Aplikacion
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas deklaratave të fundit që vijnë nga burime pranë Departamentit Amerikan të Shtetit, të cilat lënë të kuptohet se vendimi për shpalljen e tij “non grata” është konsideruar si një akt politik i administratës së Joe Biden.
Në një intervistë për emisionin “Opinion” me gazetarin Blendi Fevziu, vetëm një ditë para përfundimit të fushatës për zgjedhjet e 11 majit, Berisha tha se ky zhvillim është një sinjal i rëndësishëm që, sipas tij, tregon se administrata Trump nuk e mbështet vendimin e ndërmarrë nga ish-Sekretari i Shtetit, Antony Blinken.
“Lajmi i madh që po jehon në mbarë botën është se DASH dhe administrata Trump nuk mund të pranojnë vendime politike të Biden-it, aq më tepër të Blinken, i cili është ‘non grata’ në sytë e amerikanëve,” tha Berisha.
Ai shtoi se ky qëndrim e kthen në “koshin e plehrave” një vendim që ai e cilësoi si antidemokratik dhe të motivuar nga bashkëpunimi mes Edi Ramës, George Soros-it dhe Blinken-it për të dëmtuar opozitën shqiptare.
Gazetari Fevziu e pyeti nëse ka patur një komunikim zyrtar me DASH-in për këtë çështje. Berisha tha se përgjigjja e një gazetari korrespondent në Shtëpinë e Bardhë ka domethënie të madhe, duke e përshkruar atë si një sinjal të qëndrimit të ri të SHBA-së ndaj tij.
Ndërkohë, lidhur me mundësinë për t’u lejuar hyrja në SHBA për çështje ndërkombëtare, Berisha tha se bëhet fjalë për një proces burokratik, ndërsa vendimi politik tashmë është denoncuar dhe ka nisur të rrëzohet.
“A mund të funksionojë strategjia MAGA e Trump në zgjedhjet shqiptare?”Media amerikane “The Week” i ka kushtuar një artikull të veçantë përfshirjes dhe përpjekjeve të ish-strategut të fushatës së Donald Trump-it në zgjedhjet parlamentare në vendin tonë.
Artikulli:
Presidenti Donald Trump duket se e sheh veten si pjesë të një ndryshimi më të gjerë global drejt populizmit. Por, ndërsa ai i afrohet krerëve të tjerë të fortë të shteteve si Vladimir Putin i Rusisë dhe Benjamin Netanyahu i Izraelit, ekipi që ndihmoi në sjelljen e lëvizjes MAGA në Shtëpinë e Bardhë ka punuar për të zgjeruar listën e autokratëve aspirantë, veçanërisht në Shqipëri.
Çfarë kanë thënë komentuesit?
Sipas Wall Street Journal, LaCivita — një strateg veteran republikan dhe ish-zyrtar i lartë i Komitetit Kombëtar Republikan — është kthyer në një figurë “befas qendrore” në skenën elektorale të këtij vendi të vogël ballkanik. Ai ka organizuar mitingje të mëdha, ka ndihmuar në hartimin e reklamave televizive dhe është shfaqur në ngjarje publike në mbështetje të Berishës, duke u bërë një shënjestër për kritikë dhe mbështetës njëkohësisht. Shumë nga mesazhet e fushatës së tij pasqyrojnë ato të Trump-it, përfshirë akuzat ndaj qeverisë aktuale për rritjen e çmimeve dhe krimin, me fokus te inflacioni.
Por LaCivita nuk është i vetëm në përpjekjen për të eksportuar markën MAGA në Shqipëri. Ai shoqërohet nga Tony Fabrizio, sondazhist i gjatë i Trump-it, dhe Paul Manafort, menaxher i fushatës së tij në vitin 2016, i dënuar në vitin 2018 për krime që përfshijnë lobim të fshehtë për ish-presidentin pro-rus të Ukrainës.
Sipas Associated Press, përqafimi që Berisha i ka bërë ekipit elektoral të Trump-it tregon vlerën që kanë këta strategë për kandidatët që kërkojnë të shfrytëzojnë ndjenjat populiste dhe të imitojnë ngjitjen e Trump-it, veçanërisht në vende ku lidhjet e perceptuara me SHBA-në shihen si avantazh i madh. Për këtë arsye, Berisha dhe Partia Demokratike e Shqipërisë janë përpjekur ta paraqesin punën e LaCivita-s si një shenjë mbështetjeje nga krahu i djathtë i politikës amerikane — megjithëse kjo narrativë duket gjithnjë e më e pasigurt.
Berisha ka deklaruar për A2CNN se “Rama është kukulla e George Soros-it në Shqipëri dhe në botë,” duke përsëritur një trope antisemitik të përdorur shpesh nga lëvizjet e ekstremit të djathtë, përfshirë edhe MAGA-n. Sipas Berishës, mesazhi i LaCivita është “i kristaltë”: ai dhe partia e tij janë “partneri i SHBA-së në Shqipëri.”
“Po eksportoj MAGA-n,” tha LaCivita për New York Times. “Le ta bëjmë Shqipërinë Madhështore!” Por, pavarësisht kësaj marke fushate, administrata Trump nuk ka dhënë ndonjë sinjal mbështetjeje për ndonjë parti në zgjedhjet shqiptare, dhe vetë LaCivita ka deklaruar se nuk do t’i drejtohet administratës Trump në emër të Berishës apo partisë së tij.
Përfshirja e ekipit MAGA në zgjedhjet shqiptare ndodh në një moment delikat, ndërsa kryeministri Rama shtyn përpara përpjekjet për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, një strukturë që Trump shpesh e ka kritikuar dhe nënvlerësuar. Politico shkruan se Rama e ka bërë anëtarësimin në BE deri në vitin 2030 një “pjesë kyçe të fushatës së tij,” ndërkohë që përçarjet në rritje mes Brukselit dhe Uashingtonit mund të errësojnë këtë proces.
Çfarë pritet të ndodhë?
Sipas Wall Street Journal, pavarësisht lidhjeve të tij të forta me administratën Trump dhe rrjetin e pac-eve dhe firmave konsulente të afërta me të, LaCivita nuk ka ndërmend të regjistrohet si agjent i huaj për punën e tij në Shqipëri. Ai gjithashtu parashikon se vitin e ardhshëm do të ketë më pak kohë për klientë ndërkombëtarë për shkak të angazhimit në zgjedhjet amerikane të mesmandatit.
Megjithatë, tërheqja eventuale e LaCivita-s nuk do të thotë se Berisha do të mbetet pa akses në rrethin e Trump-it. Partia Demokratike e Shqipërisë ka angazhuar së fundmi firmën konsulente Continental Strategy, me bazë në Florida, e cila punëson lobistë me lidhje të ngushta me botën e Trump-it, sipas Mother Jones. Kostoja e lartë e kësaj shërbimi po mbulohet nga fondacioni “Make Albania Great Again,” i regjistruar kohët e fundit në një adresë në periferi të New Jersey-t. Berisha po kërkon heqjen e statusit “non grata” të vendosur nga administrata Biden për korrupsion. Sipas formularëve të deklarimit të lobimit të Continental Strategy, kjo firmë ka kontaktuar tashmë Departamentin e Shtetit në emër të partisë së Berishës./ Zoom.al
Ramën e lëshojnë nervat, i hakërrehet gazetarit: Më çmende! Mos insisto në budallallëkEdi Rama i ftuar në emisionin “Top Story” është përplasur me gazetarin Robert Rakipllari në lidhje me çështjen e integrimit.
Gazetari i ka përmendur Ramës faktin se çështja për integrimin është se kush do i mbyllë grupkapitujt që të futesh në BE, pasi përmendi se Mali i Zi i ka hapur të gjitha, por ka mbyllur vetëm 3.
Kjo gjë duket se nervozoi Ramën, të cilën e konsideroi si një budallallik këtë insistim të gazetarit.
DEBATI
Rakipllari: Mali i Zi i ka hapur të gjithë, problemi është kur t’i mbyllësh, Mali i Zi ka mbyllur vetëm tre.
Rama: O Rakipllar, kapitujt i hap Këshilli, nuk i hap Komisioni.
Rakipllari: Kush i mbyll?
Rama: Po dëgjo mo një herë të mbaroj një herë me hapjen. Kjo do të thotë se ky suport tregon se ka një mbështetje nga të gjitha vendet anëtare.
Rakipllari: Po s’ka asnjë vlerë, se kush i mbyll futet në BE. Se Mali i Zi i ka hapur të gjitha, po ka mbyllur vetlm 3.
Rama: Po si do i mbyllësh pa i hapur
Rakipllari: Ore kush do i mbyllë
Rama: Ka ndryshuar konteksi
Rakipllari: Kam dëgjuar Merzin, kam dëgjuar Macronin, nuk kanë asnjë prioritet zgjerimin
Rama: Po kush t’i thotë këto
Rakipllari: Ka dhe një problem, e thotë BE, përdorimi i integrimin për çështje meskine të politikës së brendshme, kjo e ka dëmtuar integrimin.
Rama: Tani mos ma trego mua BE-në. Po bëjmë cic mic kot. Që të mbyllen kapitujt, duhet të hapen një herë. Nuk është punë merite, se meritën as që diskutohet.
Rakipllari: Tani një gjë që ka të bëjë me vendimin e 27 vendeve anëtare atje, ti thua vetëm me Edin.
Rama: Varja, nuk kam nerva tani të të shpjegoj gjëra elemntare. Më lër të shkretën të mbaroj, mos insisto në budallallëkun tënd tani se më çmende. Thua një budallallëk dhe rri aty. Insiston në budallallëkun e vet./ Zoom.al
Detaje nga operacionet në Shkodër/ Gazetarja: Në shtabet e partive ka të infiltruarDetaje të reja janë zbuluar nga operacioni i sotëm i Byrosë Kombëtare të Hetimit në Shkodër, ku nën urdhrat e SPAK, agjentët kanë zhvilluar kontrolle në disa zona kyçe, duke përfshirë shtabet elektorale të Partisë Socialdemokrate, të drejtuar nga Tom Doshi.
Gazetarja Klodiana Lala raportoi në emisionin “Të Paekspozuarit” se gjatë këtij aksioni janë sekuestruar para, tollona nafte, si dhe lista me emra qytetarësh, për të cilët dyshohet se ishin pjesë e një skeme të organizuar për shitblerjen e votës.
Sipas gazetares, SPAK ka infiltruar persona brenda shtabeve elektorale, çka ka ndihmuar në mbledhjen e provave të pakundërshtueshme. Një pjesë e kontrolleve janë kryer në mënyrë të befasishme, duke kapur të dyshuarit në flagrancë, pa mundësi të asgjësojnë provat.
Ky operacion vjen pak ditë pas vizitës së kryeministrit Edi Rama në Shkodër, ku kritikoi publikisht kryebashkiakun e Vaut të Dejës, duke lënë të kuptohet për përfshirje të zyrtarëve lokalë në mbështetje të kandidaturës së Tom Doshit. Rama deklaroi: “Kristian, mos luaj me dy porta.”/ Zoom.al
Sali Berisha zbulon përfundimisht se kur do të tërhiqet nga politikaPas humbjes së zgjedhjeve në vitin 2013, Sali Berisha u tërhoq si kryetar i Partisë Demokratike dhe nga çdo funksion tjetër, duke qëndruar vetëm si deputet.
Ai u rikthye sërish në qendër të politikës shqiptare në vitin 2021 kur u shpall non grata nga SHBA dhe kur Lulzim Basha, kryetar i PD në atë kohë, e përjashtoi nga partia.
Pas betejës politike brenda radhëve blu, Sali Berisha arriti të votohej sërish si kryetar i PD-së dhe të mblidhte shumicën e demokratëve pas përçarjes së madhe, teksa sot PD-ja udhëheq koalicionin opozitar duke kërkuar të fitojë zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
Por kur mendon Sali Berisha që të tërhiqet, duke pasur parasysh edhe lajmin e fundit nga SHBA që Departamenti Amerikan i Shtetit nën administratën Trump e konsideron vendim politik të administratës Biden dhe ish-Sekretarit Blinken vendosjen “non grata” ndaj tij?
Kësaj pyetje, Sali Berisha i ka dhënë një përgjigje të sinqertë në emisionin Opinion në Tv Klan, ku ishte i ftuar mbrëmjen e kësaj të enjteje.
Pjesë nga biseda:
Blendi Fevziu: Tani në këtë moment që ky vendim po vjen drejt heqjes, mund të gjenit një mundësi të tërhiqeshit dhe të linit një të ri për të kandiduar për Kryeministër.
Sali Berisha: Në betejën time kundër diktaturës së parë unë kisha një koncept; Kur shihja mbështetjen që kishte diktatura unë konsideroja psikologjinë e përgjithshme shoqërore një akullnajë. Dhe mendoja që duhet të bëjmë gjithçka për të shkrirë akullin dhe për të nxjerrë njerëzit nga ngrirja. Edhe këtu adhurimi për Amerikën ishte gjëja më e ligjshme. Kjo çliron mendjet, edhe mendjet e fundit të asaj që njerëzit mund të kenë menduar që jo nuk e ka të drejtë Berisha. Është një mbështetje shumë e fuqishme.
Blendi Fevziu: Tani që e përmbushët këtë hap të rëndësishëm, a mendoni që mund të tërhiqeni?
Sali Berisha: Të tërhiqem? Misionari tërhiqet vetëm nga një faktor, Zoti i madh./ Zoom.al
Aksident i rëndë në aksin Korçë–Ersekë, një i plagosur në gjendje kritikeNjë aksident i rëndë rrugor është shënuar këtë të enjte në aksin Korçë–Ersekë, në afërsi të degëzimit për në fshatin Boboshticë.
Sipas informacioneve paraprake, një drejtues mjeti ka humbur kontrollin pas një manovre të gabuar, duke dalë nga rruga dhe përfunduar në anë të saj.
Si pasojë e aksidentit, është plagosur rëndë shtetasi V.Sh, i cili është transportuar menjëherë në spitalin rajonal të Korçës. Mjekët bëjnë me dije se i plagosuri ndodhet në sallën e reanimacionit dhe gjendja e tij shëndetësore është kritike.
Policia mbërriti në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
Hëna e plotë më 12 maj me ndikim të thellë: Cilat shenja të Horoskopit preken më shumëHëna e Plotë e Majit të hënën, më 12 maj, në shenjën e Akrepit, shenja e thellë dhe e errët që ka të bëjë me pushtetin, seksin, paratë dhe xhelozinë, njihet me titullin e pafajshëm “Hëna e Luleve”, por na prek thellë.
Mund të nxjerrë në pah anën tonë më të errët dhe më pasionante dhe të nxjerrë në dritë ndjenjat dhe mendimet që i kemi mbajtur të fshehura mirë. Intuita jonë është e fortë gjatë kësaj periudhe dhe veçanërisht deri më 17 maj, komunikimi, informacioni, kërkimi dhe eksplorimi i të resë janë në fokus. Lexoni cilat shenja të zodiakut preken më shumë.
Demi
Marrëdhëniet tuaja mund të jenë intensive nën Hënën e Plotë të Majit. Ato të mirat mund të duken edhe më mirë, ato jo aq të mirat mund të kenë nevojë për rregulla të reja ose ndryshime të mëdha. Besimi do të thotë gjithçka për ty, kështu që ndjenjat e fshehura mund të dalin në dritë tani dhe të shkaktojnë tensione në marrëdhënien tënde. Përballuni me çdo problem tani me qetësinë tuaj karakteristike, për të ndihmuar në ndërtimin e një themeli më të fortë për të ardhmen tuaj.
Binjakët
Është koha ideale për t’u detoksifikuar nga gjithçka. Shpesh merrni përsipër më shumë sesa mund të përballoni me lehtësi, duke lënë shumë detyra të pezulluara që mund t’ju shpërqendrojnë dhe të humbasin energjinë tuaj. Synoni të përmirësoni ngarkesën e punës, të çlironi axhendën nga mbingarkesa dhe të thjeshtoni rutinat e përditshme. Për të përfituar sa më shumë nga ndikimi transformues i kësaj Hëne të Plotë, hiqni qafe çdo zakon “të keq” dhe hapni mendjen dhe shpirtin tuaj ndaj mënyrave më të pastra dhe më të thjeshta të mirëqenies dhe punës.
Luani
Marrëdhëniet tuaja janë në qendër të vëmendjes. Mund të ketë ndryshime, qoftë me familjen tuaj, kushtet tuaja të jetesës apo stilin tuaj të jetesës. Emocionet tuaja mund të normalizohen gjatë kësaj periudhe dhe mund të ndërprisni lidhjet që ju pengojnë ose sabotojnë të ardhmen tuaj. Lësho dorë nga ajo që nuk funksionon më për ty, në mënyrë që të mund të ecësh përpara.
Sali Berisha ka zhvilluar këtë të enjte mitingun përmbyllës të fushatës elektorale në Shkodër, ku ka sulmuar ashpër rivalët politikë, duke bërë thirrje të drejtpërdrejtë për mosvotimin e Tom Doshit, të cilin e quajti “Tom Pazari”.
“Vota për Tomën është e gjitha votë për Edi Ramën,” tha Berisha para qytetarëve, duke akuzuar kreun e PSD-së si një “skllav të Ramës” dhe pjesë të një aleance që, sipas tij, pengon ndryshimin dhe rotacionin politik në vend.
Lideri demokrat vijoi me kritika edhe ndaj partive të reja, të cilat i cilësoi si “maska të Ramës” dhe “vegla të regjimit që po zhbën Shqipërinë”. Ai i bëri thirrje qytetarëve të votojnë më 11 maj për kandidatin e koalicionit opozitar, Luçiano Boçi, duke e cilësuar atë dhe ekipin e tij si “krenari për Shkodrën dhe Shqipërinë”.
Berisha paralajmëroi gjithashtu strukturat që, sipas tij, mund të përfshihen në manipulimin e zgjedhjeve. “Qeveria e re do t’ju shpallë grupe terroriste. Mos guxoni të kërcënoni komisionerët apo qytetarët, do të përgjigjeni siç nuk ua pret mendja,” theksoi ai.
Në fund të fjalës së tij, Berisha e paraqiti 11 majin si një ditë vendimtare për orientimin europian të vendit: “Në Europë shkohet me ideale demokratike. Me Aleancën për Shqipërinë Madhështore shkohet drejt Brukselit, drejt SHBA-ve.”
PROFIL/ Kush është Papa i ri, Leoni i XIVKisha Katolike ka një Papë të ri.
Robert Francis Prevost, kardinal me origjinë amerikane dhe me përvojë të gjatë si misionar dhe drejtues kishtar në Amerikën Latine, është zgjedhur sot nga konklava e kardinalëve si pasuesi i Papës Françesku. Prevost mori emrin papnor Leo XIV, duke u bërë Papa i 267-të në historinë e Kishës Katolike dhe i pari amerikan që zë fronin e Shën Pjetrit.
Papa i ri, i lindur më 14 shtator 1955 në Chicago, SHBA, vjen nga një familje me rrënjë franceze, italiane dhe spanjolle. Ai i përket Urdhrit të Shën Augustinit dhe ka shërbyer për më shumë se dy dekada në Peru, ku ishte ipeshkëv i Chiclayo-s, përpara se të emërohej nga Papa Françesku në vitin 2023 si Prefekt i Dikasterit për Ipeshkvijtë dhe President i Komisionit Papnor për Amerikën Latine.
Zgjedhja e tij në raundin e katërt të votimit në Konklavë u konsiderua si një kompromis i rëndësishëm për të bashkuar forcat progresiste dhe konservatore brenda Kishës, në një moment kritik për të ardhmen e saj.
Në fjalimin e tij të parë si Papë, Leo XIV theksoi thirrjen për paqe dhe unitet mes kombeve dhe besimtarëve:
“Paqja qoftë me të gjithë ju. Dua që kjo përshëndetje paqeje të hyjë në zemrat tuaja, të arrijë familjet tuaja, të gjithë njerëzit dhe mbarë botën.”
Papa Leo XIV pritet të vazhdojë reformat e nisura nga paraardhësi i tij, duke përfshirë transparencën institucionale dhe përballjen me skandalet e abuzimeve seksuale, si dhe të adresojë sfidat e shumta me të cilat përballet Kisha, përfshirë mungesën e thirrjeve meshtarake.
Emërimi i tij shënon një moment historik për Vatikanin, duke reflektuar gjithnjë e më shumë karakterin global të Kishës Katolike.
“Jam i pafajshëm…”, Luiz Ejlli reagon për herë të parë pas vendimit të Gjykatës së Apelit!Gjykata e Apelit Juridiksionit të Pergjithshëm Tiranë ka ndryshuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Fier dhe deklaruar të pafajshëm të pandehurit Luiz Ejlli dhe Fatmir Avdurramani. Gjykata e Apelit shpall të pafajshëm këngëtarin Luiz Ejlli dhe personin tjetër të pandehur bashkë me të, në lidhje me çështjen e falsifikimit të aktit noterial dhe justifikimit të një shume prej 210 mijë eurosh.
Pas këtij vendimi këngëtari Luiz Ejlli ka reaguar në rrjete sociale, ku u shpreh se gjatë kësaj kohe ka luftuar për të mbrojtur emrin, jetën dhe të ardhmen e tij.
“Pas një beteje të gjatë me padrejtësinë pas një vendimi që u bë titull portalesh dhe festë për disa, drejtësia foli sërish dhe qartë: jam i pafajshëm. Gjykata e Apelit e rrëzoi atë vendim absurd që më dënoi me një vit burg, jo sepse më dha një favor, por sepse e pa të vërtetën. Një të vërtetë që shumë më nuk e kërkuan kurrë, sepse nuk iu interesonte drejtësia por shkatërrimi.
E derisa unë luftoja për të mbrojtur emrin, jetën dhe të ardhmen teme kishte njerëz që qeshnin, kishte sy që ndriçonin nga lajmi i dënimit tem. Madje edhe thoshin që e mori atë që e meriton. Pikërisht sot deshta, është koha që këta njerëz ta ulin kokën, jo nga frika, por nga e vërteta, sepse kur e dëmton një njeri të pafajshëm, nuk fiton as drejtësia as morali, por veç urrejtja. Faleminderit drejtësisë që foli, faleminderit atyre që besuan në pafajësinë time.”- u shpreh Luiz Ejlli
Këngëtari Luiz Ejlli, fitues i “Big Brother 2”, ishte deklaruar fajtor dhe dënuar me një vit burgim për falsifikim dokumentesh nga Shkalla e Parë Fier.