Aplikacion
Gazetari amerikan Marc Caputo publikoi të martën në rrjetin social X një deklaratë që mund të sinjalizojë një ndryshim të rëndësishëm në qasjen amerikane ndaj kryetarit të Partië Demokratike, Sali Berisha. Sipas Caputo, Departamenti i Shtetit i ka konfirmuar se Berisha mund të udhëtojë në SHBA, pavarësisht shpalljes “non grata” në vitin 2021 për korrupsion madhor.
“Ne rutinisht japim përjashtime për të lehtësuar udhëtimin e individëve të caktuar në SHBA në përputhje me interesat tona kombëtare. Nuk do të lejojmë që marrëdhënia me Shqipërinë të mbahet peng nga vendime të politizuara të epokës Biden”, citohet nga Caputo një zyrtar i paidentifikuar.

Kjo deklaratë vjen në një moment kritik për politikën shqiptare dhe pason një raportim tjetër nga gazetari John McCormick, i cili përshkroi një mbrëmje në Tiranë ku një amerikan me lidhje me fushatat e Donald Trump ngjitej në skenë për të pyetur: “Kush është gati ta bëjë Shqipërinë të madhe sërish?”
Ky zhvillim, që vjen vetëm 3 ditë para zgjedhjeve, mund të shihet si sinjal i përfshirjes më aktive të qarqeve të afërta me republikanët amerikanë në politikën shqiptare dhe si një sfidë e hapur ndaj trashëgimisë diplomatike të administratës Biden në Ballkan. /Zoom.al
Sherri masiv në Elbasan/ Plagoset në kokë djali i Luçiano Boçit, detajetDjali i deputetit Luçiano Boçi ka mbetur i plagosur në kokë gjatë incidenteve te mitingun elektoral ne Elbasan.
Konfirmohet se ndodhet ne Spitalin Rajonal te Elbasanit për mjekim
Ka një çarje në kokë, por pa pasoja serioze.
Policia e Elbasanit po kryen veprimet proceduriale dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Nga informacionet e deritanishme incidenti ka ndodhur për shkaqe banale mes militanteve te PD gjate mitingut permbylles.
Rama mbyll fushatën në Fier me sulme ndaj Bardhit: Gazi i botës, nuk meriton respektin e askujtKryesocialisti Edi Rama ka mbajtur këtë të mërkurë mitingun përmbyllës elektoral në Fier, ku nuk kurseu sulmet ndaj kundërshtarëve politikë, në veçanti ndaj drejtuesit të Partisë Demokratike në këtë qytet, Gazment Bardhi.
Gjatë fjalës së tij para mbështetësve, Rama e cilësoi Bardhin si “Gazi i botës”, duke thënë se ai nuk përfaqëson vlerat e qytetit të Fierit dhe nuk meriton as besimin dhe as respektin e qytetarëve.
“Në këtë shesh është e pamundur të mos prek edhe një pjesë të historisë së shëmtuar të politikës – këneta, që është mbledhur këtu si mbetje nga Gjanica. Kjo këneta që ka sjellë në emër të Fierit një person që nuk e meriton asnjë respekt. Dikë që është vetëm Gazi i botës,” deklaroi Rama.
Ai vijoi më tej duke akuzuar opozitën se është peng i interesave personale dhe se nuk mund të përfaqësojë as Fierin e as Shqipërinë.
“Fieri nuk mund të bëhet gazi i botës duke ndjekur një plak të rrjedhur që nuk di më si të përfundojë fjalitë. Ata nuk mund të marrin peng as Fierin, as Shqipërinë,” përfundoi kreu i qeverisë.
I ra skela nga objekti në ndërtim në kokë/ Qytetarja padit biznesmenin Armand LilonBiznesmeni Armand Lilo, pronar i kullës “Eyes of Tirana” dhe i kompanisë ndërtuese “Arlis Ndërtim”, do të përballet me drejtësinë pas një incidenti të ndodhur në janar të vitit 2024, kur një skelë hekuri e një pallati në ndërtim ra mbi trotuar në qendër të Tiranës, duke plagosur dy kalimtarë të pafajshëm.
Ndër të plagosurit ishte edhe Imelda Shkëmbi, bashkëshortja e trajnerit të Tiranës dhe ish-futbollistit të njohur Bledi Shkëmbi, e cila pësoi dëmtime të rënda në fytyrë dhe fraktura serioze. Po ashtu, një 70-vjeçar mbeti i plagosur rëndë nga rënia e skelës.
Imelda Shkëmbi ka dorëzuar një kërkesë padi në Gjykatën e Tiranës, duke kërkuar nga kompania “Arlis Ndërtim” një dëmshpërblim financiar prej 100 milionë lekësh për dëmet e pësuara në shëndetin dhe mirëqenien e saj. Çështja do të shqyrtohet nga gjyqtarja Ina Hoxhaj, e cila pritet të vlerësojë përgjegjësinë ligjore të kompanisë për incidentin.
Ngjarja kishte ngjallur reagime të forta në opinionin publik edhe në janar, kur Policia e Tiranës arrestoi tre punonjës të kompanisë për “shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”: punëtorin Elton Osmanllari, sipërmarrësin Erjon Kanto dhe inxhinierin Zef Kalaj. Megjithatë, të tre u lanë të lirë pak ditë më pas, duke u konsideruar si “koka turku” të një ngjarjeje më të thellë.
Procesi gjyqësor ndaj “Arlis Ndërtim” pritet të hedhë më shumë dritë mbi sigurinë në ndërtim dhe përgjegjësinë e kompanive që zhvillojnë projekte të mëdha në zemër të kryeqytetit.
PAMJET/ Sherr masiv në mitingun e PD-së në Elbasan, përfshihen dhjetëra personaNjë incident i rëndë ka ndodhur gjatë mitingut përmbyllës të Partisë Demokratike në qytetin e Elbasanit.
Një sherr masiv është regjistruar mes disa prej të pranishmëve, në hyrje të stadiumit “Elbasan Arena”, ku po mbahej aktiviteti elektoral.
Pamjet filmike tregojnë një grup personash, kryesisht të veshur me rroba të zeza, teksa përleshen fizikisht me disa individë të tjerë. Përplasja ka qenë e ashpër dhe ka zgjatur për më shumë se një minutë, duke shkaktuar tension në zonë.
Ende nuk dihen shkaqet që çuan në këtë përplasje, ndërsa identiteti i personave të përfshirë nuk është konfirmuar zyrtarisht. Mbetet e paqartë nëse ka persona të lënduar apo nëse policia ka ndërhyrë për të qetësuar situatën.
PD nuk ka reaguar ende për ngjarjen, ndërsa incidenti hedh hije mbi mbylljen e fushatës elektorale në këtë qytet.
Ndërsa bota i ka kthyer sytë nga oxhaku i Vatikanit, votimi i parë i kardinalëvë ka nxjerrë tym të zi.

Kjo nënkupton se nuk është zgjedhur Kreu i Kishës Katolike.
Do të jetë tymi i bardhë shenja që do të sinjalizojë zgjedhjen e pasardhësit të Papa Franceskut.
Konklava nisi këtë të mërkurë dhe do të zgjasë deri në zgjedhjen e Papës së ri. Sot u zhvillua votimi i parë ndërsa nga dita e nesërme kardinalët do të mblidhen sërish dhe do të kryejnë katër raunde votimesh çdo ditë, deri në përfundim të procesit.
Tom Doshi sfidon Ramën: Pa ne nuk bëni dot mazhorancë. Benet Becin e bëra unë…Kreu i Partisë Socialdemokrate, Tom Doshi, ka lëshuar akuza të forta ndaj kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Beci, duke e akuzuar se po ushtron presion ndaj votuesve në prag të zgjedhjeve.
Në një deklaratë për mediat, Doshi theksoi se PSD synon të marrë tre mandate në qarkun e Shkodrës dhe një tjetër në Kukës, duke u shprehur se Partia Socialiste nuk mund të formojë qeverinë pa mbështetjen e tij.
“Ne premtojmë se do të zhdukim korrupsionin. Po bëhet presion te votuesit tanë. Drejtori i Spitalit të Shkodrës thotë se duhet vënë shenjë dalluese kur votohet. Benetin e solla vetë në Shkodër kryetar, ndërsa tani na kthehet kundër,” tha Doshi.
Ai shtoi se në Shkodër PSD është një forcë e rëndësishme politike dhe paralajmëroi se së shpejti do të ketë zgjedhje të reja për Bashkinë e Shkodrës, pasi partia e tij nuk do të mbështesë korrupsionin e kryebashkiakut aktual.
“Nuk ia lëmë PD-së bashkinë. PSD nuk është kundër PS-së, por nuk mbështet ministrat e korruptuar. Vetë kryeministri ka thënë se nuk është avokat i tyre. Do t’i kthejmë dinjitetin Partisë Socialiste, duhet të ndahet nga korrupsioni,” vijoi Doshi.
Në fund, ai u shpreh i prerë për pozicionin e PSD-së në skenën politike: “Nuk sjell autobusë në mitingje. Në Vaun e Dejës jemi forcë e parë. Do të marrim një mandat edhe në Kukës. Pa ne nuk ka mazhorancë, t’i bëjë llogaritë PS-ja. Me PD-në nuk bëjmë aleancë kurrsesi.”
Ndërroi jetë pasi ra nga ballkoni/ Zbulohet kush do të trashëgojë 24mln paund pasuri të Liam PayneIsh-anëtari i grupit të famshëm One Direction, Liam Payne, ka lënë pas një pasuri prej 24.3 milionë paundësh pas vdekjes së tij tragjike në tetor të vitit të kaluar në Argjentinë.
Dokumentet zyrtare konfirmojnë se 31-vjeçari nuk kishte lënë një testament.
Payne ndërroi jetë pas një rënie fatale nga ballkoni i një hoteli në Buenos Aires, ngjarje që tronditi fansat në mbarë botën. Në shkurt të këtij viti, një gjykatë argjentinase rrëzoi akuzat për neglizhencë kriminale ndaj tre prej pesë personave të dyshuar për lidhje me vdekjen e tij.
Sipas ligjit britanik, kur një person ndërron jetë pa lënë testament, pasuria e tij kalon automatikisht te fëmijët, nëse nuk ka bashkëshorte apo partnere civile. Liam Payne nuk ishte i martuar, por kishte një djalë 9-vjeçar, Bear, nga marrëdhënia me këngëtaren Cheryl.
Cheryl dhe avokati i familjes, Richard Bray, janë caktuar si administratorë të pronës së tij. Ata do të kenë përgjegjësinë për të menaxhuar pasurinë e këngëtarit, por nuk do të kenë të drejtë për ta shpërndarë atë sipas dëshirës së tyre.
Vlera bruto e pasurisë së Liam Payne ishte 28.6 milionë paund, por pas shlyerjes së borxheve dhe shpenzimeve, vlera neto është reduktuar në 24.3 milionë paund.
Vdekja e Payne mbetet një humbje e madhe për botën e muzikës dhe për mijëra fansa që e ndoqën rrugëtimin e tij që nga fillimet me One Direction. Ai do të kujtohet si një nga zërat më të dashur të brezit të tij.
Çfarë po ndodh mes çiftit?! Jozi uron publikisht Loredanën (FOTO)Joz Marku ka zgjedhur të bëjë një urim për ditëlindjen e Loredanës përmes një postimi në Instagram Story.
Ai ka ndarë një foto të saj me tortën e ditëlindjes, duke e shoqëruar me nje emoji me aureolë.

Ky gjest i Jozit duket se konfirmon se lidhja mes tij dhe Loredanës vazhdon të jetë e fortë, edhe pse dyshja nuk janë ekspozuar shumë kohët e fundit në rrjetet sociale. Kujtojmë që ata kanë qenë bashkë në BBA, por pas daljes e pas skandalit të shpullës, nuk u bë e ditur asgjë për to.
Vrasja në Has e paralajmëruar/ Çfarë shkruante autori një ditë para ngjarjesNjë ngjarje e rëndë tronditi pasditen e sotme fshatin Pla të Hasit, ku 41-vjeçari Ylber Jaku vrau me armë zjarri 34-vjeçarin Ryshyt Sallahu.
Sipas të dhënave paraprake, krimi i rëndë duket se është pasojë e një konflikti të gjatë për çështje pronësie mes dy familjeve, që ka kulmuar me një akt dhune dy ditë më parë.
Mësohet se viktima po udhëtonte me automjetin e tij kur u qëllua për vdekje nga Jaku me një plumb të vetëm. Autori u arrestua menjëherë pas ngjarjes, ndërsa policia sekuestroi armën e krimit.
Duket se vrasja ishte e paralajmëruar. Vetëm një natë më parë, Ylber Jaku kishte publikuar në rrjetet sociale një foto të tij, të shoqëruar me një mesazh të drejtpërdrejtë që shihet si paralajmërim për familjen Sallahu: “Mjaft është Mjaft! Kur ju injoroni (drejtësinë) njerëzit nuk ju injorojnë ju!”
Ngjarja e rëndë lidhet me një përplasje të dhunshme që ndodhi dy ditë më parë, ku 21-vjeçarja Artjola Sallahu, motra e viktimës, dhunoi me sende të forta dy të moshuar – Agim dhe Vera Jaku, prindërit e autorit të vrasjes. Çifti përfundoi në spital me plagë, ndërsa Artjola u arrestua për “plagosje të rëndë me dashje” dhe “plagosje të lehtë me dashje”.