zoom

Day Archive“Tavo i Ramës pagoi 100 mijë euro këngëtarin për fushatën e PS në Himarë”/ Media denoncon skandalin

Një tjetër denoncim për shkelje të Kodit Zgjedhor nga PS është shënuar në Himarë, ku kryebashkiaku Vangjel Tavo ka paguar 100 mijë euro nga taksat e qytetarëve, për një këngëtar të njohur në Greqi për hapjen e sezonit veror. Por ky aktivitet duket se fsheh qëllime elektorale.

Portali Himara.gr shkruan se Tavo ka financuar artistin e njohur Christos Mastoras, me rreth 100 mijë euro, vetëm pak ditë para zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri dhe se ky aktivitet është promovuar në rrjetet sociale nga vetë kryeministri Rama.

“Kjo kompani, e cila specializohet në… mbledhjen dhe përpunimin e metaleve të skrapit, ndodhet mjaft larg Himarës dhe nuk ka lidhje me kulturën lokale apo turizmin vendas. Megjithatë, ai e mori punën nëpërmjet dhënies së drejtpërdrejtë të kontratës dhe me çmimin “e përcaktuar” – pa asnjë konkurrencë dhe asnjë zbritje oferte. Ky është shpërdorim i parave publike dhe abuzim me pushtetin” – shkruan portali.

“Dhe të gjitha këto në një kohë kur Himara po rënkon nga mungesat dhe problemet” – vijon artikulli. Sipas portalit që trajton kryesisht çështje që lidhen me bashkinë e Himarës, “rrugët janë të dëmtuara, furnizimi me energji elektrike është problematik dhe sistemi i kanalizimeve është inekzistent – me ujërat e zeza që derdhen direkt në det”.

Artikulli i plotë:

Një festë e organizuar në kuadrin e hapjes së sezonit veror u mbajt më 3 maj në Himarë, me protagonist artistin e njohur Christos Mastoras. Megjithatë, pas dritave të skenës dhe melodive muzikore, fshihet një strategji politike që fyen qytetarët dhe nënvlerëson nevojat e një zone të tërë.

Ky aktivitet, i cili paraqitet si një ngjarje kulturore për fillimin e sezonit turistik dhe do t’u kushtojë banorëve të Himarës 100,000 euro, nuk është gjë tjetër veçse një promovim i qartë dhe pa shije nga Partia Socialiste e Shqipërisë në pushtet. Nuk është rastësi që kjo ngjarje zhvillohet vetëm pak ditë para zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri dhe promovohet nga rrjetet sociale të vetë kryeministrit shqiptar Edi Rama. Prandaj, është e qartë se kjo nuk u zgjodh për qëllime turistike, por për qëllime politike – dhe madje edhe në rrethana që shkaktojnë zemërim.

Kryetari aktual i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, është një krijesë e regjimit të Ramës. Ai u emërua fillimisht nga qeveria si kryetar bashkie i përkohshëm, pas shkarkimit të paligjshëm të kryetarit të zgjedhur ligjërisht, Fredis Beleris. Tavo  kandidoi më vonë për kryebashkiak dhe fitoi duke u mbështetur nga shteti dhe me metoda manipulative të njohura, që janë denocuar nga vetë banorët e Himarës.

Tani, në një kohë kur Tavo po punon ‘part-time’ si kryetar bashkie, profesioni i tij është mbledhja e votave për Partinë Socialiste të Ramës.

Ai gjeti pak kohë për t’u marrë me çështjet e Bashkisë së Himarës dhe konkretisht me organizimin e një eventi për fillimin e sezonit turistik. Siç raportojnë mediat shqiptare, pa asnjë konsultim, pa transparencë dhe pa konkurs – ai ia caktoi organizimin e eventit një kompanie që nuk kishte lidhje me fushën e eventeve kulturore. Të njëjtat burime raportojnë se zyra e prokurorit të posaçëm SPAK ka nisur  hetimet paraprake mbi konkurrencën e dyshimtë.

Kjo kompani, e cila specializohet në… mbledhjen dhe përpunimin e metaleve të skrapit, ndodhet mjaft larg Himarës dhe nuk ka lidhje me kulturën lokale apo turizmin vendas. Megjithatë, ai e mori punën nëpërmjet dhënies së drejtpërdrejtë të kontratës dhe me çmimin “e përcaktuar” – pa asnjë konkurrencë dhe asnjë zbritje oferte. Ky është shpërdorim i parave publike dhe abuzim me pushtetin.

Dhe të gjitha këto në një kohë kur Himara po rënkon nga mungesat dhe problemet. Rrugët janë të dëmtuara, furnizimi me energji elektrike është problematik dhe sistemi i kanalizimeve është inekzistent – me ujërat e zeza që derdhen direkt në det. Banorët shohin festivale që organizohen, ndërkohë që nuk mund t’i mbulojnë nevojat e tyre themelore, shohin festa për fillimin e sezonit turistik ndërkohë që nuk ka infrastrukturë për turistët. Edhe për sa kohë do të jenë të nënvlerësuar?

Pjesëmarrja e Christos Mastoras, megjithëse ndoshta me qëllime të mira, vazhdon të përdoret si mjet për shfrytëzim politik.

Por kjo nuk e mohon faktin se emri i tij po përdoret për të “larë” një praktikë antidemokratike dhe për të promovuar një qeveri dhe një kryetar bashkie që diskrediton qeverisjen vendore dhe nevojat reale të qytetarëve.

Qytetarët e Himarës nuk kanë nevojë për festa dhe festivale parazgjedhore – ata kanë nevojë për rrugë, infrastrukturë, ujë të pastër dhe dinjitet. Përpjekja për t’i çorientuar ata përmes ngjarjeve muzikore është te turpshme. Kultura nuk mund të jetë vitrinë për paaftësinë dhe keqbërjet e organeve kompetente.

Kultura nuk duhet të përdoret si fasadë për të fshehur problemet, mangësitë apo paaftësinë e institucioneve që kanë përgjegjësi.

Del për herë të parë video/ Alba dhe Limi kryejnë marrëdhënie në FermaVIP

Për herë të parë është publikuar video e çiftit Limi-Alba duke kryer marrëdhënie brenda Ferma VIP.

Pamjet ekskluzive mund t’i gjeni në kanalin Telegram, duke klikuar në këtë link: https://t.me/+IRD4UJsv4oAyMmM0.

Dyshja e ka mohuar një akt të tillë, por pamjet thonë tjetër gjë.

Më herët Big Mama ka akuzuar Albën se ka kryer marrëdhënie me Limin.

“E ka parë gjithë Shqiptaria ça ke bërë mbrëmë, edhe klithmat t’i kanë dëgjuar! Të hysh në krevat dhe të bësh ‘ah ah’”- iu drejtua Albës. “O Limi, vëlla të kam, bëj çfarë të duash vetëm farën mos e zgjero.”- iu drejtua edhe konkurrentit.

Prej kaq ditësh, produksioni ka tentuar të fshehë pamjet e marrëdhënies seksuale brenda reality show-t të transmetuar në një televizion publik.

Rama sulmon mediat: Këneta televizive thotë se populli voton nga frika PS-në

Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar një takim me qytetarët e Lezhë, në kuadër të fushatës përmbyllëse të 11 Majit.

Gjatë fjalës së tij Rama sulmoi mediat duke i etiketuar si “këneta elevizive”. Rama gjithashtu theksoi se ata thonë që popullit i ka hyrë frika në palcë dhe disa të tjerë thonë se populli është i sëmurë, ndërkohë që sipas Ramës, askush nuk e ka ngritur pyetjen, ‘Mos vallë populli është në rregull dhe ne e kemi gabim?’

Kryeministri gjithashtu nuk i kurseu as batutat me drejtuesin politik të qarkut të Lezhës, Ulsi Manja, të cilin e kishte pyetur nëse ishte e vërtetë apo jo opinioni se populli e voton PS-në nga frika.

“Shumë nga ata që nuk do votonin për ne, thonë “do fitojë PS-ja”, se e dinë njerëzit; njerëzit janë vërdallë, e dinë edhe ata të kënetës këtu se kush do të fitojë në Lezhë, edhe e thoshin. Aty e humbën pinin komplet. Edhe, sipas tyre, thuhej se tani jemi në autokraci putiniane dhe nuk e paskemi kuptuar. Këtu frika ka hyrë kaq shumë në palcë, sa këtë milet kur e pyeske “si të duket situata?”, thotë “mirë” nga frika. Kur e pyeske “me kë do votosh?”, thotë “PS” nga frika. Kur e pyeske “si do jetë ekonomia?”, thonë “PS-në” nga frika.

Edhe kur e pyeske “kush do fitojë?”, më shumë thonë “do fitojë PS-ja”, i bie që këta janë tmerruar të gjithë. Mirë, unë kam një pyetje. Kam pyetur edhe Ulsiun, se këta dibranët kanë përgjigje për çdo pyetje, madje kanë tre përgjigje për të njëjtën pyetje dhe nuk di pastaj cila është ajo që do të marrësh për të vërtetë. Pyetja ime është: Mos vallë populli është në rregull dhe ne e kemi gabim?” tha Rama.

Bardhi akuza Peleshit: Urdhëron si skuth sulmin e familjarëve të kandidatëve të PD

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar ditën e sotme lidhur me ngjarjen ku kandidati i listës së mbyllur në qarkun e Korçës, Bledjon Nallbati, është përfshirë në një konflikt me një shofer kamioni.

Bardhi, në reagimin e tij, akuzon Peleshin për një skemë të pastër sulmi dhe i bën thirrje Prokurorisë së Korçës të ndërpresë në këtë gjendje flagrante intimidimi. Nga ana tjetër, Bardhi thekson se Peleshi po sulmon familjarët e kandidatëve të PD-së në Korçë.

“Niko Peleshi bën gabim të rëndë kur i jep vetes autoritetin për të qenë në krye të një skeme të pastër të sulmit ndaj kundërshtarit politik dhe rikthimit të “luftës së klasave”. E siguroj shokun Niko se i ka bërë llogaritë gabim, kur urdhëron si skuth sulmin e familjarëve të kandidatëve të Partisë Demokratike.

Policia e Shtetit kryen krim kur i nënshtrohet urdhrave arbitrarë që privojnë lirinë e shtetasve pa asnjë shkak të ligjshëm, vetëm për kalkulime politike dhe sulme personale. I bëj thirrje Prokurorisë së Korçës që të ndërhyjë menjëherë dhe të ndërpresë këtë gjendje flagrante paligjshmërie, që synon të intimidojë kandidatët për deputetë të opozitës.

Forca Bledjon Nallbati, edhe 7 ditë, as mos u ndal dhe as mos iu nënshtro presioneve kriminale të një bande që ka humbur çdo arsye, çdo kufi. Fundi gjithmonë vjen në këtë formë! Tërbohesh kur kujton se ke shumë llogari të hapura me drejtësinë, që nisin me vjedhjen e hekurit në uzinat në Berat e deri tek batërdia me pronat e ushtrisë”, shkruan Bardhi.

Premier League, mposhtet Manchester United

Në orën 15:00 nisën tri ndeshje të vlefshme për javën e 35-të të Premier Ligë. U shënuan 11 gola në total ku dy sfida u mbyllën me barazim.

Mançester Junajtid është mposhtur nga Brentford me rezultatin 4-3. Kështu nuk i ndahet rezultateve negative në Premier Ligë.

Brajton dhe Njukasëll u ndanë njëjti si Uest Hem dhe Totenhem, pikërisht me rezultatin 1-1. Totenhem dhe Junajtid po mbyllin një sezon të dështuar pranë fundit të tabelës.

Njukasëll mbetet në zonën Champion dhe ky është synimi për 3 javët e mbetura.

Thumb për Tom Doshin? Rama kritikon kryebashkiakun e Vaut të Dejës: Mos luaj me dy porta o Kristian!

Në fund të takimit në prezantimin e projekteve për Shkodrën, kryeministri Edi Rama i “tërhoqi veshin” kryebashkiakut të Vau Dejës, Kristian Shkreli, lidhur me angazhimin e këtij të fundit në fushatë.

Rama iu drejtua Shkrelit me fjalët “Kristian mos më luaj me dy porta Kristian! Mos më luaj me dy porta!”.

Kristian Shkreli, kryebashkiak i Vau Dejësit i fitoi zgjedhjet 2 vite më parë si kandidat i Partisë Socialiste.

Thumbat e Ramës në Shkodër thuhet se në fakt i drejtohen Tom Doshit dhe jo Shkrelit. Më herët Rama tha se “është një parti në këshillin bashkiak që s’po voton plazhet e Velipojës”, ndërkohë që Vau i Dejës njihet edhe si bastion i Partisë Social Demokrate.

Nga ana tjetër, Tom Doshi nuk i ka kursyer sulmet e ashpra dhe publike ndaj kryebashkiakut të Shkodrës, socialistit Benet Beci.

Zbulohet SMS e Ramës për kandidatët 1 javë para zgjedhjeve: Bëni 7-8 video në ditë

Një javë nga dita e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ka kërkuar një ndryshim të strategjisë së fushatës. Mediat kanë publikuar një mesazh të kryesocialistit për kandidatët e PS-së.

Ai u ka kërkuar kandidatëve socialistë që të bëjnë video-selfie dhe t’i hedhin nëpër rrjete sociale, secili nga 7-8 postime të kësaj natyre, nën paralajmërimin se profilet e tyre do të minitorohen.

Pjesë e kërkesës së Ramës është që në video-selfie të përfshihen kategori të ndryshme për të treguar, sipas tij, mbështetjen e të gjitha shtresave.

“Duke qenë se kanë mbetur dhe pak ditë nga dita e zgjedhjeve, fushata në këtë pikë ku jemi, veç axhendës së secilit si dhe asaj të përbashkët, do të fokusohet në komunikimi direkt në rrjetet sociale.

Nga e diela (pra sot) deri të premten datë 9 maj, të gjithë kandidatët duhet të mbushin rrjetet e tyre sociale me VIDEO SELFIE me njerëz. Këto duhet të jene video të shkurtra të bërë në mënyrë spontane me këdo gjykoni të përshtatshëm gjatë ditës në terren. Mbani ne vëmendje të jenë kategori të ndryshme për të treguar mbështetjen e të gjitha shtresave.

Numri i videove selfie në ditë për secilin prej jush: 7-8. Sa më lart është porosi e Kryeministrit, ju lutem vëmendjen tuaj! Profilet do të monitorohen për të gjithë kandidatët” – thuhet në mesazhin e shpërndarë nga zyra e Ramës. /

Mashtrimet me projektin e Unazës së Madhe, qytetarët shpërthejnë në rrjet: Qeveria tallet me shqiptarët!

Projekti i Unazës së Madhe të Tiranës, ndonëse ka disa muaj që ka përfunduar vazhdon të nixisë debat në rrjet.

Një post që krahason projektin e prezantuar filllimisht të Unazës dhe projektin real ka marrë shumë komente negative ku qytetarët shprehin pakënaqësinë e tyre me investimet publike të qeverisë.

Projekti, sipas pamjeve nuk është i njëjti me atë që iu hsit shqiptarëve para një dekade, kur u prezantua për herë të parë.  Përpos kësaj, rrugët e kësaj autostrde nuk përmbushin kriteret ligjore për shkak të sinjalistikave të munguara si edhe korsive tëpër të ngushta, duke shkaktuar më shumë trafik nga se redukton.

Me një kosto totale prej 433 mln euro, një km rrugë e unazës së madhe ka kushtuar mesatarisht 15 mln euro.

Kostoja sipas segmenteve ndahet në:

-Kostoja e Unazës Veriore eshte 16.8 miliard lek (me tvsh)

-Kostoja e Unazës Perëndimore  është 5.8 miliard lek (me tvsh)

-Kostoja e Unazes Jugore është 9.6 miliard lek (me tvsh)

-Kostoja e Unazes Lindore është 12.1 miliard lek (me tvsh)

View this post on Instagram

A post shared by Autoplus Albania (@autoplus)

Trump: Ka shumë urrejtje mes Putinit dhe Zelenskyt, s’është e mundur

Presidenti amerikan Donald Trump, ka pranuar se paqja midis Rusisë dhe Ukrainës, të cilën ai dikur e kishte premtuar se do ta arrinte shpejt, mund të mos jetë e arritshme.

“Ndoshta nuk është e mundur’, tha ai. Ekziston një urrejtje e jashtëzakonshme mes atyre burrave”, tha Trump, duke folur për NBC News

Ndërkohë presidenti rus Vladimur Putin tha në një intervistë se ka besim që paqja me Ukrainën është thjesht çështje kohe.

Sipas tij, Rusia nuk donte luftë dhe nuk ishte përgatitur për të në vitin 2014, por synonte një zgjidhje paqësore në Donbas.

“Ne sinqerisht aspironim ta zgjidhnim problemin e Donbasit me mjete paqësore. Por doli që pala tjetër mendoi dhe veproi në një drejtim tjetër”, tha Putin.

Të panjohurat e banorit të Ferma VIP/ Babai i Lim Hotit është hoxhë, por…

E ftuar në Ferma Club, shoqja e Lim Hotit, banor i Fermës , Ana deklaroi se babai i tij është i veshur me rrobën muslimane dhe është Hoxhë i njohur në xhaminë e Paskuqanit.

Në lidhje me çfarë mendon ai për Limin, Ana, mikesha e tij deklaroi se babai e mbështet plotësisht dhe se Limi është njeri kompleks.

Biseda në studio:

Meridian Ramcaj: Do doja të dija reagimin e babait të Llimit pasi me sa di unë babai i Limit është musliman është Hoxhë.

Ana: Ai e njeh Limin, është mësuar me Limin.

Elton Tozaj: Babai i Limit është Hoxhë i xhamisë së Paskuqanit.

Ana: Ashtu është Limi është një kompleks. Ai ka tatuazh Allahun dhe Kryqin.

Ditea: Pra babai që është hoxhë e mbështet Limin?

Ana:  Po, plotësisht.