Aplikacion
Dashamir Shehi ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur pak pas mesdite në afërsi të Kishës së Laçit, ku pesë persona mbetën të plagosur nga të shtënat me armë zjarri.
“Në Shqipëri plas pushka si në Vlorën e 1997-ës! 5 të plagosur me armë zjarri sot në Laç, mes tyre edhe një grua që shiste qirinj pranë Kishës. Këta nuk njohin më respekt as për vendet e shenjta. Po roli i shtetit ku është? Apo është përqendruar te fushata e Edi Ramës. Duke iu uruar shërim të shpejtë të plagosurve, kërkoj me forcë krijimin e Xhandarmërisë Kombëtare, si një instrument efikas për vendosjen e rendit dhe sigurisë. Krijimi i Xhandarmërisë Kombëtare, dhe shkëputja e lidhjeve të Policisë me krimin, janë pika kyçe të platformës së koalicionit “Djathtas për Zhvillim”, i cili mban numrin 9 në fletën e votimit në zgjedhjet e 11 majit 2025,”- tha Shehi përmes një postimi në Facebook.
Nga të shtënat mbetën të lënduar pesë persona, ku njëri prej tyre është në gjendje të rëndë.
Të lënduarit janë Amarildo Ndoj, Liridon Ismaili, Daniel Gjeloshi, Geri Bitri dhe Angjelina Gjezaj (shitësja ambulante). Policia ka identifikuar autorin dhe e ka shpallur në kërkim./ Zoom.al
”Fushatë alla Zegjine”/ Berisha: Balluku lë të sëmurët te Onkologjiku pa ilaçe dhe lan makinën 10 mijë euro në muajNga qyteti i Fierit, Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe zv.kryeministres Belinda Balluku, duke thënë se pasi vjedhin dhe grabisin bëjnë fushatë “alla Zegjine”.
Berisha u ndal edhe te mungesa e medikamenteve në Spitalin Onkologjik, ku u shpreh se të lësh të sëmurët pa ilaçe dhe të lash makinën me 10 mijë euro siç bën Belinda Balluku është krim.
Berisha akuzoi Ramën dhe Ballukun se kryejnë krime kundër njerëzimit.
“Edi Rama dhe Lubi Balluku që plaçkisin e grabisin, ju pensionistët, rrogëtaret, mësuesit, mjekët, naftëtarët, grabisin me miliarda euro dhe pastaj bëjnë fushatën alla Zegjineja. Ju jeni me ne, sepse nuk mund të mohoni se të trajtosh pensionin me një pension që nuk siguron kafshatën, nuk blen dot ilaçet, është krim.
Të lësh të sëmurët në spital onkologjik pa ilaçe dhe të lash makinën me 10 mijë euro siç bën Belinda Balluku është krim. Asnjë fierak s’mund të jetë me ata që kryejnë krime kundër njerëzimit,”- tha Berisha./ Zoom.al
Parashikimi i motit për ditën e diel, temperaturatPër ditën e diel, 4 maj 2025, Shqipëria do të përjetojë mot të kthjellët dhe të ngrohtë, të përshtatshëm për aktivitete në natyrë dhe udhëtime.
Në pjesën më të madhe të vendit, temperaturat do të variojnë nga 23°C deri në 25°C gjatë ditës, ndërsa në orët e natës do të zbresin në rreth 13°C.
Moti do të jetë kryesisht i kthjellët në të gjithë territorin, me mundësi për vranësira të lehta kalimtare në disa zona.
Era do të fryjë me drejtim juglindor, me shpejtësi mesatare prej 10 deri në 15 km/h./ Zoom.al
Dashuria po troket! Cilat shenja të zodiakut përjetojnë momente pasioni në majDashi
Vetëbesimi rritet dhe tani merrni iniciativa në marrëdhëniet tuaja, sepse tani e dini se gjithçka fillon dhe mbaron me ju. Njohjet e reja ju entuziazmojnë dhe ndjeni sytë e vëmendjes të përqendruar mbi ju. Është momenti kur do të marrësh një përgjigje dhe do të luftosh frikën. Shijoje!
Luani
Dashuria ka tendencën të shfaqet papritur — përmes përvojave që të ripërtërijnë dhe të kujtojnë se guximi ka vlerë. Mund të lindë përmes një lëvizjeje, një përvoje jashtë të zakonshmes ose një personi që të motivon. Maji aktivizon dëshirën tuaj për një lidhje kuptimplote. Sfida është: a do të qëndrosh aty ku ndihesh i sigurt apo do të guxosh të ndjekësh atë që të thërret vërtet?
Ujori
Një takim i ri që fillon pa pritshmëri, por që evoluon në diçka më intensive, dhe zbulon se flet pafund, qesh spontanisht dhe përjeton momente që mendove se nuk do të vinin më kurrë. Komunikimi është pika juaj e fortë, dhe qoftë një lidhje e re apo ringjallja e një marrëdhënieje të vjetër, momenti është ideal për diçka të fuqishme.
Kryeministri Edi Rama ndaloi sot në Sarandë në kuadër të fushatës ku nisi fjalimin e tij duke u ndalur te një nga shqetësimet më të mëdha të banorëve: mungesa e ujit të pijshëm.
Edhe pse jemi në vitin 2025, Rama vijon të kërkojë votën e qytetarëve me premtime për nevojat më bazike, siç është furnizimi me ujë.
“Është bërë një investim për ujin, por ndërkohë që në zonat e tjera uji i pijshëm është stabilizuar, në Sarandë ndërkohë që u bë ai investim, janë shtuar shumë më tepër numri i konsumatorëve, edhe për shkak të turizmit, dhe është ulur furnizimi me ujë,” u shpreh Rama.
Kreu i qeverisë premtoi një “riinvestim” për përmirësimin e situatës, duke theksuar rëndësinë që ka Saranda në zhvillimin e turizmit dhe projektet që synojnë të rrisin cilësinë e shërbimeve në qytet.
Fotoja e Trump si Papë/ Mungesë respekti ndaj katolikëve apo gjetje zbavitëse?Presidentin amerikan Donald Trump ka çuditur botën me një postim të pazakontë në rrjetet sociale.
Në një foto të krijuar nga inteligjenca artificiale, Trump shfaqet i veshur me uniformën e Papës, vetëm 11 ditë pas vdekjes së kreut të Kishës Katolike.
Në imazhin e ripostuar edhe nga Shtëpia e Bardhë, Trump mban kapelen papale dhe një kryq të madh të varur në qafë.
Pak ditë më parë, kur u pyet se kë do të donte që të pasonte Papa Françeskun, presidenti bëri shaka duke thënë se ai vetë do të donte të ishte Papa i ri.
Postimi i Trump ka nxitur reagime të shumta, nga ata që e konsiderojnë mungesë respekti ndaj komunitetit katolik, si dhe ata që thanë se kjo ishte një gjetje shumë zbavitëse.
Detaje të frikshme nga atentati në Vlorë/ Autori profesionist qëlloi me dy armë dhe precizion të lartëNjë sërë detajesh të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë që ndodhi më 27 prill në Vlorë, ku u ekzekutua 58-vjeçari Renato Hoxhaj.
Burime bëjnë me dije se në vendngjarje janë gjetur 4 gezhoja, dy prej të cilave të kalibrit 9 mm dhe dy të tjera të kalibrit të një arme tjetër.
Ky informacion ka çuar grupin hetimor në përfundimin se autori i vrasjes është një vrasës profesionist me pagesë. Hetuesit theksojnë faktin se viktima ka marrë dy plumba në kokë, një shenjë që tregon se kjo goditje është realizuar me precizion nga një autor që ka eksperiencë dhe ka një qëllim të qartë për të kryer atentatin deri në fund. Po ashtu, përdorimi i dy armëve të ndryshme për ekzekutimin e Hoxhajt tregon një planifikim të detajuar dhe një operacion të koordinuar.
Grupi hetimor ka konfirmuar se po vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorit. Sipas informacioneve të para, dyshohet se vrasja e 58-vjeçarit është urdhëruar nga një grup kriminal, ndërsa hetuesit po analizojnë mundësinë që kjo ngjarje të lidhet me aktivitetet e një grupi të strukturuar kriminal.
Hetimet janë në vazhdim dhe policia po shqyrton pista të ndryshme për të zbuluar autorët dhe rrethanat e plota të këtij krimi të rëndë.
Ngjarja në Laç, reagon PD: E pafalshme, strukturat e rendit kanë dështuarDrejtuesi Politik i Partisë Demokratike në Lezhë, Agron Gjekmarkaj, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në qytetin e Laçit, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri mbetën të plagosur pesë persona, mes tyre edhe një zonjë që shiste qirinj në rrugë.
Në një deklaratë publike, Gjekmarkaj e ka cilësuar këtë akt si një krim të rëndë që thellon ndjesinë e pasigurisë tek qytetarët dhe nxjerr në pah dështimin e institucioneve të sigurisë.
“Plagosja e pesë personave në qytetin e Laçit është një akt i rëndë kriminal që dëshmon pasigurinë e jetës dhe rrezikun real që paraqesin personat e armatosur që lëvizin lirshëm nëpër qytete. Një zonjë e pafajshme që shet qirinj në rrugë për bukën e gojës u qëllua nga plumbat. Kjo situatë është e pafalshme dhe tregon dështim serioz të strukturave të rendit, përfshirë drejtuesit lokalë të policisë dhe Ministrinë e Brendshme”, deklaron Gjekmarkaj.
Ai u ka bërë thirrje institucioneve të drejtësisë dhe hetimit të veprojnë me urgjencë për të zbardhur plotësisht ngjarjen, të kapin autorët dhe të rikthejnë ndjenjën e sigurisë për qytetarët e Laçit dhe më gjerë.
Ngjarja e ndodhur pranë ish-Gjykatës së Kurbinit ka tronditur opinionin publik dhe hetimet për identifikimin dhe arrestimin e autorëve vijojnë.
Ngjarja me 5 të plagosur në Laç/ Identifikohet autori, gjendet arma e krimit (Pamjet)Policia ka mundur të identifikojë autorin e dyshuar të ngjarjes së rëndë të ndodhur mesditën e sotme në Laç, ku mbetën të plagosur pesë persona pas një konflikti me armë zjarri.
Burime bëjnë me dije se autori i dyshuar është shtetasi K. Kamberi, i cili aktualisht është në arrati. Policia është vënë në ndjekje të tij, ndërsa në ndihmë të strukturave vendore janë angazhuar edhe Forcat Kombëtare të Sigurisë nga Njësia Shkodër. Policia ka gjetur gjithashtu një armë që dyshohet se u përdor gjatë ngjarjes.

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:30 pranë ish-Gjykatës së Kurbinit. Sipas njoftimit zyrtar, si pasojë e një konflikti të çastit mes disa personave, mbetën të plagosur Amarildo Ndoj, Liridon Ismaili, Daniel Gjelosh, Geri Bitri dhe Angjelina Gjezaj, një shitëse ambulante qirinjsh, e cila ndodhej në trotuar kur u qëllua me plumb.
Të plagosurit u transportuan menjëherë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje dhe dokumentimin ligjor të saj, si dhe për lokalizimin dhe kapjen e autorit që qëlloi me armë zjarri.
Gjendja shëndetësore e disa prej të plagosurve vijon të jetë e rëndë.
Vuçiç ndërpret vizitën në SHBA/ Kthehet me urgjencë në Serbi për t’u shtruar në spitalPresidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç është shtruar në Spitalin Ushtarak në Beograd më 3 maj, raportojnë mediat në Beograd.
Paraprakisht, Vuçiç ishte sëmurë gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara. Ai ishte kontrolluar nga mjekët dhe pas kontrollit kishte vendosur të kthehej në Serbi, sipas transmetuesit publik serb, RTS.
Vuçiq gjatë qëndrimit në SHBA u takua me ish-kryetarin e Nju Jorkut, Rudy Giuliani.
Ai ishte paraparë që të takohej me disa zyrtarë të lartë të Partisë Republikane, para se të ndërpriste vizitën në SHBA.
I dërguari i presidentit amerikan për Misione të Posaçme, Richard Grenell i ka uruar shërim të shpejtë Vuçiçit, pasi udhëheqësi serb ndërpreu vizitën papritur.
Në një postim në X, Grenell po ashtu ka shprehur keqardhje që nuk ka mundur të takohet me udhëheqësin serb.
Sipas agjencisë Tanjug, Vuçiç u sëmurë teksa po përgatitej për takimet me kongresistë amerikanë.
Zyra e presidencës në Serbi nuk ka dhënë detaje se çfarë e ka shkaktuar sëmundjen e Vuçiç apo detaje të tjera lidhur me shëndetin e tij./ Zoom.al