Aplikacion
Problemet me dëmtimet vazhdojnë të shtohen te Real Madrid. Pas Ferland Mendy, David Alaba dhe Antonio Rudiger, madrilenët kanë humbur një tjetër futbollist të rëndësishëm.
Bëhet fjalë për Jude Bellingham. Mesfushori anglez shfaqi probleme të Enjten, ndërsa mungoi në stërvitjen e kësaj të Premte.
21-vjeçari pritet të humbasë ndeshjen e radhës në kampionat ndaj Celta Vigo-s, duke shtuar telashet, në një periudhë kur skuadra po lufton për titullin kampion.
Bellingham ka shfaqur probleme muskulore dhe nuk pritet të qëndrojë për shumë gjatë jashtë, por mungesa në ndeshjen e radhës ndaj Celta Vigo-s duket e sigurt.
Rama e Noizy japin shfaqje në Dibër/ “Paradë” në rrugën Maqellarë- PeshkopiKryeministri Edi Rama në orët e mbrëmjes së kësaj të premteje është shfaqur në rrugën e re Maqellarë-Peshkopi, ku është pritur me daulle dhe valle.
Kreu i qeverisë teksa po përshkruante një pjesë të rrugës në këmbë u ndal për të shijuar shfaqjen që ishte përgatitur posaçërisht për të.
Ai iu afrua pranë valltarëve dhe mori tupanin duke i rënë bashkë me ta. Më pas, në rrugë u shfaq me Lamborghini reperi Noizy, ndërsa Rama shihet teksa bën shenjë me duar që ti hapet rruga.
Më pas kryeministri i entuziazmuar nga e gjithë atmosfera ironizoi opozitën dhe Sali Berishën, duke bërtitur: Dibra Madhështore.
Berisha “i pret biletën” Majlinda Carës: Do ta dërgojmë te VeliajKryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti një fjalim të zjarrtë gjatë takimit elektoral në Kurbin, ku premtoi se brenda një viti nga ardhja në pushtet do të mbyllen përfundimisht plagët e lëna nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit 2019.
Në një mesazh të fortë ndaj qeverisë aktuale, Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama për braktisjen e qytetarëve të prekur nga fatkeqësia natyrore dhe dështimin në rindërtim. “Pas 6 vitesh, mbi 200 familje në Kurbin ende jetojnë në çadra, ndërsa pallate të reja janë ndërtuar jashtë çdo standardi. Vetëm qeveria turke ndërtoi apartamente, qeveria shqiptare nuk bëri asgjë,” u shpreh ai.
Duke iu referuar tragjedisë në Thumanë, Berisha theksoi se askush nuk ka mbajtur përgjegjësi për humbjen e jetëve nga shembja e godinave të dëmtuara, duke akuzuar direkt ministrat dhe zyrtarët e qeverisë si pjesë e “klanëve të Edi Ramës”.
Në një ton të ashpër, ai paralajmëroi shkarkimin e menjëhershëm të kryetares së Bashkisë Laç, Majlinda Cara, duke e akuzuar për abuzime me fondet publike dhe punësime fiktive. “Majlinda do shkojë tek Erion Veliaj, në burg. Duhet të punojë 30 vjet për paratë që u ka marrë qytetarëve,” tha Berisha, duke theksuar se ajo dhe zyrtarë të tjerë lokalë do të përballen me drejtësinë.
Kryedemokrati u zotua gjithashtu për rikthimin e institucioneve të mbyllura nga reforma territoriale, si gjykatat dhe prokuroritë, në të gjitha rrethet e vendit. “Largimi i shërbimeve nga qytetarët është një formë gjobëvënie, dhe kjo do të marrë fund,” tha ai.
Berisha përmbylli fjalimin me një thirrje mobilizuese për mbështetësit: “Fitorja është në duart tona. Le t’i bëjmë këto 9 ditë natë e ditë, të takojmë çdo të njohur dhe më 11 maj të votojmë për ndryshimin.”
“Nuk ha dot grosh”/ Kejsi përjashtohet nga Ferma VIPMbrëmjen e sotme, spektakli FERMA VIP ka nisur me një moment të fortë, pasi Kejsi është përjashtuar nga gara me vendim të AGAIT.
Shkak për këtë vendim është bërë mosbindja e saj ndaj një urdhri të qartë: qëndrimi në shtëpinë e fakirit.
Në vend që të qëndronte në izolim, siç i ishte kërkuar, Kejsi vendosi të largohej dhe të bashkohej me pjesën tjetër të fermerëve për të festuar Ditën e Punëtorëve, 1 Majin. Ky veprim është cilësuar si një thyerje e rregullave, që sipas produksionit, nuk mund të tolerohet më.
“Nuk ha dot grosh se më dhëmb stomaku”-tha Kejsi si arsye për largimin nga fakiri.
“Duke qenë se kjo është një nga disa shkelje të përsëritura që kanë ndodhur në FERMA VIP, dhe për faktin që shumë fermerë i kanë marrë me shaka rregullat e spektaklit, AGAI ka vendosur të marrë një masë drastike për të dhënë një shembull të qartë për të gjithë,” thuhet në deklaratën zyrtare të produksionit.
AfD u shpall ekstremiste, vjen reagimi i ashpër nga Shtëpia e BardhëSekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, denoncoi të premten përcaktimin nga Gjermania të partisë së ekstremit të djathtë AfD si një grup ekstremist.
“Gjermania sapo i dha agjencisë së saj të spiunazhit kompetenca të reja për të mbikëqyrur opozitën”, tha Rubio në një postim në X. “Kjo nuk është demokraci – është tirani e maskuar”.
Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës e ka klasifikuar partinë gjermane Alternativa për Gjermaninë (AfD) si një entitet të “djathtë ekstrem”.
Për Shërbimet e Brendshme ka elementë “sigurie” në profilin ekstremist të partisë, e cila doli e dyta në zgjedhjet federale në shkurt.
Disa fraksione të AfD-së, siç është krahu i saj rinor, ishin klasifikuar tashmë si ekstremiste, ndërsa partia në tërësi u klasifikua si “e dyshimtë” në vitin 2021.
Ngjarje e rëndë në Gjermani, makina hyn mes turmësNjë incident i pazakontë ndodhi ditën e sotme në Shtutgart të Gjermanisë, ku mbetën të plagosur gjashtë persona.
Një makinë tip Mercedes hyri mes për mes turmës, duke përplasur qytetarët dhe duke shkaktuar panik dhe kaos në qytet.
Policia e Shtutgartit tha në një postim në rrjetet sociale se incidenti ndodhi në zonën e Olgaeck.
Më vonë, policia shtoi se operacioni po vazhdon dhe se në zonë është bllokuar qarkullimi për shkak të hetimeve si edhe për arsye sigurie.
Të plagosurit janë transportuar në spital, ku pa marrin ndihmë mjekësore. Disa prej tyre janë në gjendje të rënduar shëndetësore, raportojnë mediat gjermane.
Berisha sulmon Ramën: Shpenzon më shumë se Donald Trump me udhëtimeKryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vijuar fushatën zgjedhore në Fushë-Krujë, ku prezantoi kandidatët e “Aleancës për Shqipërinë Madhështore”.
Gjatë fjalimit të tij, Berisha lëshoi akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar për abuzime masive dhe mungesë transparence gjatë 12 viteve të qeverisjes.
“I tmerruar dhe në panik, Edi Rama nuk guxon të dalë përpara qytetarëve, sepse e di se e pret një disfatë e thellë. Në 12 vite ai ka provuar se është e keqja më e madhe që shqiptarët kanë njohur,” deklaroi Berisha para mbështetësve.
Sipas tij, Rama nuk ka dalë asnjëherë publikisht për të dhënë llogari apo për të treguar qoftë edhe një sukses të vetëm të qeverisjes së tij, sepse çdo projekt apo investim është i mbuluar nga vjedhja dhe korrupsioni.
Berisha përmendi konkretisht aferën e inceneratorëve, duke akuzuar Ramën për përvetësimin e 130 milionë eurove për djegësin e Tiranës, si dhe për abuzime në ndërtimet publike: “Në çdo kilometër rrugë janë vjedhur 90% e fondit, në çdo shkollë 80%.”
Ndër të tjera, lideri demokrat akuzoi kryeministrin për shpenzime marramendëse në udhëtime me avion dhe për luks të papërballueshëm, duke përmendur shtëpinë e tij luksoze dhe investime të shtrenjta në rezidencën qeveritare: “Nuk del dot përpara jush për të dhënë llogari, sepse e di që me avionët në dispozicion, ka shpenzuar e se ka udhëtuar dy herë më shumë se Presidenti i SHBA-së në 2 vite. Se ju ka gjobitur ju me 20 milionë euro. Nuk del dot përpara jush, sepse pasi kishte deklaruar 3800 euro, na doli me saraje dy herë më të mëdha se Enver Hoxha. Doli me oborr katër herë më të madh se diktatori.”
“Dragua që shëron”: Rrëfimi prekës i Danelës për vëllain e ndjerë: U shfaqet njerëzve në ëndërrNë një intervistë të ndjerë në emisionin Living Room në Vizion Plus, ish-fermerja Danela Shima ndau një histori të pazakontë dhe prekëse për vëllain e saj, të cilin nuk e ka njohur kurrë fizikisht, pasi ai kishte ndërruar jetë një vit para lindjes së saj.
Megjithatë, lidhja shpirtërore me të ka qenë gjithmonë e fortë, duke u kthyer në një histori që ka magjepsur publikun.
Danela tregoi se familja i ka ndërtuar një shtëpizë të vogël mbi varrin e të ndjerit, të cilin ajo e quan “Dragua”. Sipas saj, ideja për ndërtimin e kësaj shtëpize erdhi pas një ëndrre të nënës, ku djali i kërkonte një strehë që të mos lagej nga shiu.
“Ne i kemi bërë një shtëpi të vogël, se ai kërkonte një shtëpi, thoshte që më lag shiu,” rrëfeu Danela. Ajo shtoi se nëna e saj mori një dhunti pas kësaj ëndrre: të shihte një qiri që simbolizonte praninë e të birit.
Por ajo që e bën historinë edhe më të veçantë është fakti se, sipas Danelës, varri i vëllait të saj është kthyer në një vend pelegrinazhi. “Ai ju dilte në ëndërr çdo njeriu që kishte nevojë për të, ju thoshte që të vinin te ai se i shëronte ai,” tregoi ajo. Sipas saj, shumë njerëz që përjetojnë vështirësi ose sëmundje shkojnë te varri, ku gjejnë prehje dhe, sipas dëshmive të tyre, edhe shërim.
Shtëpiza, që ndodhet në varrezat ku prehet Dragua, është ndërtuar me kujdes dhe simbolikë: “Është e mbuluar me çati, vetëm anash është e hapur që ai të ketë mundësi të dalë,” tha Danela, duke ruajtur një ndjeshmëri të thellë ndaj kësaj figure shpirtërore që për të dhe për shumë të tjerë mbetet burim shprese dhe force.
Rama i pakënaqur me kandidatin socialist: Ka shpenzime, nuk na dha as kafeKryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim elektoral në qytetin e Burrelit, në kuadër të fushatës për zgjedhjet vendore të 11 majit.
Në fjalën e tij para mbështetësve, Rama u shpreh se është i lehtësuar që këtë herë nuk po bën premtime për përfundimin e Rrugës së Arbrit, por po zhvillon fushatën pasi ajo tashmë është realitet.
“Jemi vetëm 9 ditë larg një takimi me historinë. Jam realisht i lehtësuar që nuk po bëjmë një tjetër fushatë duke premtuar për Rrugën e Arbrit, por po bëjmë një fushatë duke ardhur nga kjo rrugë,” tha Rama.
Ai u ndal edhe te projektet e ardhshme infrastrukturore në zonë, duke përmendur përfundimin e rrugës së Lurës brenda këtij viti dhe ndërtimin e aksit Burrel–Ulëz në mandatin e katërt. “Dibra do të jetë pjesa më e lakmuar e metropolit të Shqipërisë në dekadën e ardhshme,” theksoi kreu i qeverisë.
Me tone humori, Rama komentoi edhe mikpritjen e kandidatit socialist për kryetar bashkie, duke thënë se “u ndalëm pimë vetëm një gotë ujë, se Argoni ka pasur shpenzime dhe nuk na dha kafe.” Ai shtoi gjithashtu se rruga Skuraj–Burrel, e cila sipas tij përfaqëson “rrugën e dytë të Arbrit”, do të jetë një tjetër projekt i rëndësishëm që do të realizohet.
Takimi i Ramës në Burrel ishte pjesë e një turi elektoral që synon mobilizimin e votuesve në prag të zgjedhjeve të ardhshme.
Surpriza të mëdha për këto shenja horoskopi gjatë majitPeshqit
Energjia e ndryshimit do të jetë aq e fuqishme saqë me siguri nuk do të jeni në gjendje t’i shpëtoni. Edhe nëse përpiqesh të qëndrosh në sfond dhe të kthehesh në jetën tënde të përditshme, mrekullitë dhe aventurat do të të gjejnë.
Fati po përgatit një surprizë të veçantë për ju, prandaj përgatituni për një fund fantastik të pranverës. Maji do t’ju surprizojë, por vetëm në mënyrë të mirë, kështu që mos u shqetësoni.
Virgjëresha
Horoskopi për fundin e pranverës ju premton ngjarje të pabesueshme. Megjithatë, nuk duhet ta nisësh këtë udhëtim vetëm, gjej dikë që do të jetë mbështetja jote më e mirëe. Pushtimi i çdo maje bëhet shumë më i lehtë me ata të cilëve u beson plotësisht.
Për më tepër, pranë jush mund të shfaqet dikush që mund të bëhet shpirti juaj binjak dhe kjo do të ndryshojë jetën tuaj.
Demi
Fati nuk do të presë që të jesh gati për të gjitha surprizat që ka rezervuar. Pra, nuk ka gjasa që të përgatiteni për fillimin e jetës suaj të re.
Do të ndodhë papritur dhe shpejt, maji do të fillojë me ngjarje të rëndësishme që do t’ju bëjnë të hidheni nga gëzimi. Suksese të rëndësishme profesionale janë të mundshme dhe ato do t’ju bëjnë të ndiheni më të qëndrueshëm.
Luani
Muaji i fundit i kësaj pranvere do t’ju ofrojë përvoja të paharrueshme, të këndshme dhe të veçanta. Këto ngjarje do të mbeten në kujtesën tuaj përgjithmonë, pasi ato jo vetëm që do ta ndryshojnë jetën tuaj, por edhe do ta bëjnë atë më të lumtur.
Mbani ekuilibrin tuaj dhe përpiquni të mos harroni as punën dhe as pushimin. Fati ju jep mundësinë të shpëtoni nga të gjitha problemet në çdo fushë të jetës suaj.