Aplikacion
Pas 90 minutash lojë të mbushura me emocione, adrenalinë dhe gola, Inter dhe Barcelona bënë paqe në fund të ndeshjes.
Edhe pse rastet nuk munguan as pas golit të barazimit që Barcelona shënoi në minutën e 68, asnjë prej lojtarëve nuk e gjeti dot më rrugën e rrjetës, duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e radhës.
Barcelona ia doli të barazojë dy herë, duke ulur ritmin e zikaltërve, si në pjesën e parë, ashtu edhe në pjesën e dytë.
Ndeshja u mbyll në barazim 3-3, ndërsa për të identifikuar skuadrën që do të sigurojë biletën si finaliste e Champions League, duhet të pritet ndeshja e kthimit, pas 3 javësh në “San Siro”./ Zoom.al
Spektakël golash në Champions League/ Inter shënon, por Barcelona barazonNjë “çmenduri” golash përballja e sotme mes Interit dhe Barcelonës.
Ekipet u rikthyen në fushë në pjesën e dytë me të njëjtin ritëm dhe dëshirë për të shënuar.
Në kërkim të avantazhit, zikaltrit shënuan golin e tretë. Në një tjetër goditje nga këndi, Dumfris me kokë gjeti hapësirën për të gjuajtur dhe e çoi topin në rrjetë në minutën e 65.
Por pak sekonda më pas, katalanasit u kundërpërgjigjën me një top te gjuajtur nga distanca të Rafinjas. Sfera u përplas në traversë, në shpinën e Zomer dhe pastaj përfundoi në rrjetë, duke shënuar golin e barazimit për Barcelonën./ Zoom.al
Monika nis të nxjerrë të palarat e Partisë së Lirisë: Tedi ka blerë 3 shtëpiNë prag të përfundimit të mandatit të saj si deputete në Kuvendin e Shqipërisë, Monika Kryemadhi ka filluar të sulmojë eksponentë të Partisë së Lirisë dhe të zbulojë detaje për figura me peshë në këtë parti.
Në një intervistë të fundit në emisionin “Dekalog” të Roland Qafokut në DritareTV, Monika Kryemadhi sulmoi ashpër Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, duke e akuzuar për shkatërrimin e partisë dhe përfitime personale në kurriz të saj.
Kryemadhi deklaroi se Blushi është “njeriu më i lumtur në botë sot”, duke theksuar se ai është bërë deputet, bashkëshortja e tij është drejtoreshë në Ministrinë e Drejtësisë, dhe vjehrri i tij është nëndrejtor në spitalin e burgut.
Ajo shtoi se Blushi ka përfituar tri shtëpi, ndërkohë që më parë ishte pa shtëpi, duke e lidhur këtë pasurim me shkatërrimin e partisë.
“Tedi Blushi është njeriu më i lumtur në botë sot. Deputet është, gruan e ka drejtoreshë te Ulsi Manja, vjehrrin e ka nëndrejtor te spitali i burgut. Me tri shtëpi është sot, kur ka qenë pa shtëpi.
Nuk ia ka bërë pushteti këto shtëpi, por shkatërrimi i partisë. Tedi Blushi e shkatërroi partinë”, tha Kryemadhi./ Zoom.al
Barcelona kap shpejt ritmin, i shënon golin e barazimit InteritSfida hapet sërish mes Interit dhe Barcelonës, pas golit të barazimit që shënuan katalanasit ende pa u mbyllur pjesa e parë.
Në minutën e 38, Ferran Torres shkundi rrjetën kundërshtare, duke rikthyer garën në fushë.
Katër gola të shënuar ende pa u bërë 40 minuta ndeshje, kjo është një sfidë e mbushur me gola, emocione dhe ankth për emrin që do dalë fitues e që do të vazhdojë ëndrrën për Ligën e Kampionëve./ Zoom.al
Nuk ndalet Inter, i shënon të dytin Barcelonës. Por katalanasit marrin hak shpejtInter po tregon një super formë në përballjen me Barcelonën, të vlefshme për Ligën e Kampionëve.
Që në minutat e para, ndeshja është e mbushur me emocione të forta dhe gola të shënuar.
Pas golit të shënuar në sekondat e parë, zikaltrit dyfishuan shifrat në minutën e 21 me Dumfris.
Por ende pa u shuar entuziasmi në kampin zikaltër, Barcelona shënoi gol me Jamal, duke çuar shifrat në 1-2./ Zoom.al
Inter kap në befasi Barcelonën, shënon që në sekondat e paraVetëm pak sekonda i mjaftuan Interit për të zhbllokuar rezultatin dhe për të shënuar golin e parë përballë Barcelonës.
Në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Champions League që po luhet në Spanjë, sulmuesi Marcus Thuram realizoi një gol spektakolar, duke kaluar Interin në avantazh që në sekondën e 34.
Ky është është goli më i shpejtë i shënuar ndonjëherë në një ndeshje gjysmëfinaleje të Ligës së Kampionëve./ Zoom.al
FOTO/ Zbulohet i dashuri i ish-banores së Big Brother VIPKëngëtarja dhe ish-banore e “Big Brother VIP Albania”, Xheisara Frisku, po shijon pushimet në Maldive dhe duket më e lumtur se kurrë.

Për herë të parë, ajo ka ndarë imazhe pranë partnerit të saj, duke marrë vëmendjen e ndjekësve, ndërsa nuk munguan as urimet e shumta për çiftin.


Xheisara Frisku ka qenë e rezervuar në lidhje me jetën e saj private, veçanërisht pas ndarjes nga bashkëshorti i saj të parë. Në vitin 2022, ajo ka rrëfyer se u martua në qershor të vitit 2021 dhe u ndarë pas një viti martesë. Ajo ka theksuar se ndarja erdhi pasi nuk u përshtatën.
Ndërsa për partnerin e saj aktual, ajo ka zbuluar se e ka njohur atë në rrethana shoqërore./ Zoom.al
Paralajmërimi i fortë nga Britania/ Të tjerë zyrtarë shqiptarë do të shpallen non grata?Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Nicholas Abbott, ka lënë të hapur mundësinë për shpallje të tjera “non grata” ndaj zyrtarëve dhe politikanëve shqiptarë, në varësi të interesave të sigurisë kombëtare të vendit të tij.
Në një intervistë për “Top Channel”, Abbott tha se vendimet e deritanishme janë pjesë e masave për mbrojtjen e sigurisë britanike dhe se autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar do të vazhdojnë të veprojnë në këtë drejtim kurdo që ta shohin të nevojshme.
“Gjithmonë më ka intriguar kjo “listë mitike” që personalisht nuk e kam parë kurrë. Siç e dini, ne nuk komentojmë mbi raste individuale ligjore për momentin. Mbretëria e Bashkuar kujdeset për sigurinë e saj kombëtare, ndërmerr masat e nevojshme për ta mbrojtur atë dhe ne do të vazhdojmë në këtë drejtim.
Por unë e di që agjencitë tona të zbatimit të ligjit, institucionet tona të drejtësisë kanë një marrëdhënie shumë të fortë këtu në Shqipëri. Dhe që nga viti 2022, kemi ndërtuar një marrëdhënie operacionale vërtet të shkëlqyer”, tha ambasadori.
Mbretëria e Bashkuar ka shpallur Sali Berishën, ish-kryeministër dhe ish-president i Shqipërisë, “non grata” më 19 korrik 2022.
Në njoftimin zyrtar të Qeverisë britanike thuhej se Berisha u ndalua të hynte në Mbretërinë e Bashkuar për shkak të “përfshirjes në korrupsion të lidhur me keqpërdorimin e fondeve publike dhe ndërhyrjen në procese publike gjatë kohës që ka ushtruar funksione zyrtare, për përfitime personale dhe të aleatëve të tij politikë.”/ Zoom.al
Zbulohet rast tronditës: Fëmijët e vegjël u mbajtën 3 vjet të izoluar në shtëpi nga prindëritPolicia spanjolle ka arrestuar një çift gjerman në qytetin Oviedo, në Spanjën veriperëndimore, pasi zbuloi se ata kishin mbajtur tre fëmijët e tyre në izolim total për më shumë se tre vjet.
Sipas autoriteteve, fëmijët, një djalë 10-vjeçar dhe binjakët 8-vjeçarë, jetonin në kushte mjerimi dhe nuk ndiqnin shkollën.
Ngjarja u bë e ditur nga një fqinj më 14 prill, i cili raportoi sjellje të pazakonta në shtëpinë e marrë me qira nga çifti që prej tetorit 2021, në kohën e pandemisë. Gjatë kontrollit, policia zbuloi një ambient të errët, me qepena të mbyllur, erë të rëndë dhe mungesë të plotë higjiene.
Sipas mediave spanjolle, të gjithë fëmijët mbanin pelena dhe tre maska kirurgjikale në fytyrë. Kur dolën jashtë për herë të parë, prekën barin “sikur të mos e kishin parë kurrë më parë”, raportoi gazeta La Razon.
Prindërit , një burrë gjerman dhe një grua gjermano-amerikane – akuzohen edhe për posedim të sasive të mëdha të drogës. Autoritetet kanë nisur një hetim për të zbuluar motivin e këtij izolimi ekstrem dhe arsyet e qëndrimit të familjes në Spanjë.
Fëmijët janë nën kujdesin e një qendre për mbrojtjen e të miturve, ndërsa prindërit përballen me akuza të shumta penale.
Shkodra, qarku i luhatjeve të stërmëdha elektoraleVotuesit në qarkun Shkodër, i cili përfshin një zonë të larmishme bregdetare, fushore, kodrinore dhe malore, pritet të mandatojnë 11 deputetë në zgjedhjet e 11 majit, ndërsa zgjedhjet e së shkuarës, për shkak të luhatjes së madhe të sjelljes së votuesve, e kanë bërë atë një prej qarqeve fushëbetejë për përcaktimin e maxhorancës qeverisëse.
Dhe, ndërsa betejat kanë qenë të ashpra në të shkuarën, ajo që nuk mundet të mos merret parasysh në zgjedhjet e këtij viti është fakti që, përgjatë dy viteve të fundit, disa hetime të bujshme kundër krimit të organizuar nga Struktura e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit, SPAK, kanë dërguar pas hekurave disa nga figurat kyçe të përfolura apo të njohura për angazhim në zgjedhje në të dy krahët e politikës shqiptare.
Në këtë kontekst, çfarëdolloj parashikimi mbi rezultatin e 11 majit, mbështetur në analizën e rezultateve të shkuara, është thjeshtë i pamundur për shkak se rezultatet e shkuara janë ndikuar vazhdimisht nga përfshirja e krimit të organizuar në zgjedhje dhe, nën hijen e hetimeve të shkuara dhe kërcënimeve për hetime të tashme kundër krimeve zgjedhore, çfarëdolloj parashikimi duhet të presë hapjen e kutive të votimit.
Përmbysjet dramatike
I gjithë qarku i Shkodrës ka qenë dikur një bastion i fortë i Partisë Demokratike, produkt ky i historisë së persekutimit të shumëfishtë në këtë krahinë, persekutim politik, persekutim fetar dhe persekutim kulturor. Dhe u deshën më shumë se dy dekada nga rënia e komunizmit që Partia Socialiste të fillonte të depërtonte politikisht në këtë zonë, duke rekrutuar politikanë që flisnin në konferenca për shtyp në gegnisht dhe duke rekrutuar politikanë nga radhët e katolikëve. Vetë kryeministri Edi Rama e kurorëzoi hapjen e socialistëve ndaj veriut kur, në vitin 2014, me rastin e vizitës së Papës Françesk në Shqipëri, deklaroi publikisht se ai, në foshnjërinë e tij, ishte pagëzuar si katolik nga gjyshja.
Marrëdhënia mes Shkodrës dhe Partisë Demokratike nuk ka qenë kurrsesi pa kushte. Pakënaqësia është shprehur shpesh ndërsa zona ka mbetur tradicionalisht e dizavantazhuar nga programet e investimeve publike. Për shembull, qyteti më i madh i veriut vijon të ketë një lidhje rrugore me dy korsi me Lezhën dhe pjesën tjetër të vendit, rrugë që është në mënyrë pothuajse të përhershme e mbingarkuar me trafik.
Në vitin 2009, hera e parë që zgjedhjet u zhvilluan me sistemin e listave të mbyllura në nivel qarku, socialistët dhe aleatët e tyre morën 35% të votave dhe 4 mandate, ndërsa demokratët dhe aleatët e tyre morën 58% të votave dhe 7 mandate. Dy koalicione pa mandate garuan në ato zgjedhje; koalicioni i drejtuar nga LSI mori 2.9% të votave ndërsa koalicioni Poli i Lirisë, një koalicioni i drejtuar nga Lëvizja për Zhvillim Kombëtar por që në Shkodër kishte faktor kyç Partinë Demokristiane, mori 3.5% të votave. Vetë Partia Demokristiane e Shqipërisë mori mbi 3,300 vota, gjë që nga njëra anë tregon se sa i rëndësishëm është identiteti fetar për një pjesë të popullsisë së qarkut dhe nga ana tjetër, marrëdhënien jo gjithmonë pa kushte mes Partisë Demokratike dhe katolikëve të veriut.
Çudia e madhe ndodhi në vitin 2013, dhe, në këtë rast, faktori kyç kishte gjithashtu një emër me tingëllim fetar.
Koalicioni i drejtuar nga Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim arritën të marrin 53% të votave të qarkut ndërsa Partia Demokratike dhe aleatët e saj ranë në 45%.
Lëvizja Socialiste për Integrim me deputetin e saj Agron Çela, një biznesmen vendës, ishte kyçi në këtë përmbysje por një faktor gjithashtu i rëndësishëm ishte një parti e quajtur Partia Kristian Demokrate. Në aleancë me PS-në, kjo parti mori gati 7 mijë vota. Kandidati i saj, Mark Frroku, vëllai i kryetarit të partisë, i cili ishte i pandehur për vrasjen e një shefi policie, ndërsa vetë Marku ishte i dyshuar për vrasje, u zgjodh deputet. Mark Frroku rezultoi më vonë në gjykatë i pafajshëm për akuzën për vrasje, bëri ca kohë burg për akuza të tjera dhe u shpall i rehabilituar nga gjykata.
Në tërësi, në zgjedhjet e vitit 2013, koalicioni i majtë mori 6 mandate, ndërsa ai i djathtë, mori 5, një përmbysje kyçe kjo në rang kombëtar. Socialistët morën 4 mandate, aq sa kishin marrë edhe më herët, por dy aleatët e tyre, LSI dhe PKD, morën nga një mandat.
Në zgjedhjet e vitit 2017, Partia Demokratike në opozitë vijoi të lëshojë terren, kur, në Shkodër dhe në të gjithë Shqipërinë, një pjesë e konsiderueshme e elektoratit të saj vendosi, siç duket, të qëndrojë në shtëpi në vend që të votojë atë. Por Kristiandemokratët u zhdukën nga harta elektorale dhe ranë në 193 vota.
Në rezultatin e përgjithshëm dhe në fatin e maxhorancës gjithsesi nuk pati ndryshime thelbësore. Demokratët në opozitë u bënë sërish forca e parë në qark me një avantazh të lehtë kundrejt socialistëve dhe morën 5 mandate deputetësh kundrejt katër të socialistëve. LSI, kësaj here duke garuar më vete, ruajti mandatin e Agron Çelës. Ajo që ndryshoi ishte që largimi i kristiandemokratëve nga fushëloja u zëvendësua me ardhjen e Socialdemokratëve.
Po, në Shqipëri ka një parti me emrin Socialdemokrate, një emër i huazuar nga e majta evropiane që kundërshtoi, në vitet 1930 e më pas, diktaturën e proletariatit të vendosur në Bashkimin Sovjetik dhe, në mënyrë kuptimplotë, kjo parti në Shqipëri u themelua nga një numër komunistësh, kryetari i së cilës, Skënder Gjinushi, ishte ministri i vetëm i qeverisë komuniste shqiptare që arriti të manovrojë në epokën postkomuniste. Gjinushi ia transferoi partinë politikanit Tom Doshi. Doshi ishte një deputet i Partisë Socialiste që fitoi në zgjedhjet e vitit 2005 në zonën 7, zonë që mbulon fushën e nën-Shkodrës me qendër fshatin bregdetar të Velipojës. Ai u rizgjodh për socialistët më 2009 dhe 2013 ndërsa Edi Rama e përjashtoi nga Partia Socialiste dhe grupi parlamentar në vitin 2015 pasi Doshi, bashkë me deputetin kristiandemokrat Mark Frroku, akuzuan publikisht Ilir Metën, aleatin e Ramës, se kishte paguar Durim Bamin, një i akuzuar për vrasës me pagesë, për t’i hequr qafe. Ngjarja u shpall e sajuar në gjykatë.
Doshi fitoi mandatin në Shkodër më 2017, por në vitin 2018, administrata amerikane e presidentit Trump në mandatin e tij të parë, “e emërtoi” atë si zyrtar i huaj i përfshirë në korrupsion madhor dhe e sanksionoi duke i ndaluar hyrjen në SHBA.
Shpallja “non grata” nga amerikanët nuk e pengoi Doshin që të fitonte në zgjedhjet e vitit 2021, jo më një, por tre mandate: dy në Shkodër dhe një në Tiranë.
Doshi dha dorëheqjen pas zgjedhjeve nga partia dhe shpalli aleancë me socialistët, ndonëse socialistët nuk firmosën ndonjë marrëveshje konkrete. Deputetët e kësaj partie mbështetën rregullisht Ramën në parlament duke u konsideruar si aleatë të pashpallur.
Në zgjedhjet e 11 majit ka disa faktorë njëherësh që kanë ndryshuar dhe që mendohet se do të kenë efekt në rezultat, ndonëse efekti nuk është lehtësisht i parashikueshëm. E para, socialistët fituan bashkinë Shkodër me përmbysje në zgjedhjet për pushtetin vendor 2023, fitorja e parë e tyre që kur i ndërruan emrin partisë nga Partia e Punës në Partia Socialiste tridhjetë e pesë vjet më parë. Kjo përmbysje u parapri nga një ndryshim tjetër madhor. Deputeti Agron Çela i LSI-së, i cili e ka mbajtur këtë pozicion që nga viti 2013, ndonëse nuk njihet si orator dhe nuk mbahet mend të ketë folur ndonjëherë në parlament, ka kaluar në mbështetje të Partisë Socialiste. Aktualisht Çela ka vendosur të mos garojë në këto zgjedhje, por vajza e tij, Xhenis Çela, është e treta në listën e mbyllur për Partinë Socialiste. Xhenis Çela është nga deputetët që konsiderohen sakaq të zgjedhur sepse PS nuk ka rënë kurrë më poshtë se sa tre mandate në Shkodër.
Ndryshimi i tretë i madh ka të bëjë me Doshin, i cili së fundmi ka shprehur planin e vet për të qenë forcë përcaktuese në maxhorancën parlamentare të ardhshme por njëkohësisht, ka shenja të qarta se marrëdhënia mes PSD-së dhe PS-së nuk është aq fjollë sa ka qenë katër vitet e fundit. Doshi ka shprehur objektivin që të fitojë tre mandate në Shkodër dhe, nëse ia del, ai mundet të bëhet forca që LSI ka qenë në vitet 2009-2017, një herë në koalicion me PD-në dhenjë herë në koalicion me PS-në.
Kjo është veçanërisht e vërtetë nëse shikohet rezultati i zgjedhjeve të vitit 2021. Partia Demokratike fitoi 44% të votave në Shkodër, rezultati i saj më i mirë që nga viti 2009, gjë që i dha asaj 5 mandate. Aleati i saj LSI mbajti një mandat ndërsa Doshi fitoi dy mandate. Rezultati për PS-në ishte zhgënjyes, kjo parti ra në 28% të votave dhe mori vetëm 3 mandate. Me pak fjalë, PSD-ja ka gërryer nga mandatet e socialistëve dhe, me gjasa, edhe nga elektorati i socialistëve pa e dëmtuar shumë PD-në. Në këtë kontekst, nëse votat e deputetit Çela të LSI-së i kalojnë PS-së, atëherë PS-ja rritet në 4 mandate, por, nëse merr parasysh rezultatin e vitit 2021, PD mbetet forcë e parë dhe me tepri votash gjë që bën që rezultati i përgjithshëm në mandate, i vlefshëm për maxhorancën e ardhshme, të mos jetë i sigurt për PS-në.
Profili demografik e social
Qarku i Shkodrës është një nga zonat më të larmishme nga pikëpamja gjeografike, sociale e kulturore të vendit. Territori i qarkut shtrihet nga brigjet e detit Adriatik deri në Alpet e Shqipërisë dhe përfshin zona të ulëta dhe pjellore dhe njëkohësisht, zona të thella malore. Pasuria natyrore është e jashtëzakonshme, me detin, lumenjtë Drin, Bunë, Kir e Gjadër, liqenin e Shkodrës dhe malet e shumta.
Qyteti i Shkodrës ka qenë historikisht qendër kyçe për kulturën kombëtare ndërsa përbërja fetare e popullsisë është e ndarë 47% myslimanë dhe 44% katolikë, krahas religjioneve të tjera.
Gjithsesi, popullsia ka pësuar rënie të konsiderueshme gjatë dekadave të fundit pasi ekonomia jobujqësore nuk është zhvilluar mjaftueshëm për të plotësuar nevojat e popullsisë së gjerë për punë. Rënia e popullsisë ka përfshirë të gjithë territorin e qarkut, si zonat rurale ashtu edhe zonat urbane, si qytezat si Puka apo Vau i Dejës ashtu edhe vetë qytetin e Shkodrës.
Censi i vitit 2023 numëroi 149 mijë banorë në qark, me rënie 25% kundrejt vitit 2011 dhe 54% kundrejt vitit 2001, rënia më dramatike e regjistruar në vend. Rreth 63% e popullsisë jetonte në zonat urbane. Vetë qyteti i Shkodrës ka rënë në më pak se 62 mijë banorë, 20% më pak se sa në censusin e vitit 2011.
Ekonomia e qarkut është e diversifikuar nga turizmi bregdetar në zonën e Velipojës apo turizmi malor në zonat e tjera, te manifaktura në qytetin e Shkodrës dhe bujqësia e orientuar drejt zarzavateve dhe bostanorëve për eksport në zonën e Bushatit.
Kandidatët
Marjana Koçeku, sipërmarrëse në agroturizëm udhëheq listën e mbyllur të Partisë Socialiste, pasuar nga Onid Beleri, nënkryetar i bashkisë dhe ish-drejtor i Kadastrës dhe Xhenis Çela, vajza e deputetit të LSI Agron Çela. I katërti në listën e mbyllur të socialistëve dhe personi që me gjasa duhet të përmirësojë rezultatin e socialistëve të vitit 2021 nëse dëshiron të marrë mandat është Bujar Rexha, i cili deklaron eksperiencën e tij në punë si “drejtor garde”.
Luçiano Boçi, më herët deputet i Elbasanit, udhëheq listën e mbyllur të demokratëve, pasuar nga Kliti Hoti, mjek dhe drejtor i një kompanie farmaceutike të huaj, deputetja aktuale Greta Bardeli dhe Ramadan Likaj, ky i fundit, ish-kryetar i Bashkisë Koplik deri në vitin 2015.
Ish-kryebashkiaku i Shkodrës Bardh Spahia garon nga pozicioni i listave të hapura krahas dhjetë kandidatëve të tjerë.
Tom Doshi udhëheq listën e mbyllur të Partisë Socialdemokrate në qark pasuar nga Sabina Jorgo, drejtoreshë në Profarma, dhe Osman Teta, drejtor gjithashtu në Profarma. Profarma është një kompani farmaceutike nën pronësinë e Doshit./ Reporter.al