zoom

Day ArchiveBardh Spahia denoncon kërcënime nga bandat në Shkodër: Po intimidohen qytetarët dhe strukturat e PD

Kandidati i Partisë Demokratike në Shkodër, Bardh Spahia, ka ngritur akuza të forta ndaj grupeve kriminale, duke deklaruar se ato kanë nisur një fushatë kërcënimesh ndaj qytetarëve dhe përfaqësuesve të PD-së në qytet.

Në një prononcim për SYRI TV, Spahia theksoi se intimidimi po ndodh nëpërmjet telefonatave dhe kontakteve të drejtpërdrejta përmes njerëzve të lidhur me krimin në terren.

Sipas tij, në shënjestër janë komisionerët dhe zyrtarët lokalë të Partisë Demokratike, të cilët po kërcënohen në mënyrë të përsëritur për të ndikuar në procesin zgjedhor. Ai shprehu zhgënjimin ndaj mungesës së reagimit nga institucionet shtetërore dhe SPAK, duke theksuar se kjo heshtje favorizon deformimin e vullnetit të qytetarëve.

“Po asistojmë sërish në një skenar të njohur: presion ndaj votuesve, blerje votash, parakalim bandash ditën e zgjedhjeve. Struktura të caktuara të shtetit nuk po bëjnë asgjë për ta ndalur këtë”, tha Spahia, duke shtuar se PD do të dokumentojë çdo rast dhe do të vazhdojë denoncimet për të mbrojtur integritetin e zgjedhjeve.

Ai përfundoi duke thënë se qytetarët do të japin përgjigjen e tyre në mënyrë demokratike, me votë, për të ndalur kapjen e shtetit nga krimi i organizuar.

Sherri në zyrat e PSD/ Del foto e personit të armatosur

Një incident i rëndë ndodhi këtë të martë pranë zyrës elektorale të Partisë Socialdemokrate në zonën e Ali Demit në Tiranë.

Kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin kur shtetasi Arjan Telhallari, i armatosur, është afruar drejt zyrës, ndërkohë që përplasja përfundoi me dëmtime në fasadën dhe xhamat e saj.

Sipas burimeve, konflikti ka nisur për shkak të një sherri mes djalit të Telhallarit dhe shtetasit Lendi Palaj, dyshohet për arsye të lidhura me bastet. Për pasojë, policia ka shpallur në kërkim Arjan Telhallarin dhe djalin e tij.

Partia Socialdemokrate ka reaguar pas ngjarjes, duke sqaruar se konflikti nuk ka asnjë lidhje me aktivitetin elektoral të forcës politike. Ndërkohë, policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

“Sapo është arrestuar një person”/ Karamuço detaje të forta nga vrasja në Vlorë: Porosi nga Dubai

Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço, deklaroi në emisionin Now në Euronews Albania se policia ka zbardhur plotësisht vrasjen e 58-vjeçarit Renato Hoxhaj, ngjarje që tronditi Vlorën dy ditë më parë.

Sipas tij, një nga autorët e atentatit është arrestuar nga forcat speciale FNSH dhe RENEA në Ksamil, ndërsa autori tjetër, një shtetas i huaj, është arratisur drejt Greqisë dhe është në ndjekje nga autoritetet greke.

Karamuço theksoi se kjo nuk ishte një vrasje për motive pronësie, siç u dyshua fillimisht, por një atentat mafioz i porositur nga Dubai nga grupe kriminale ndërkombëtare. Sipas hetimeve, viktima dyshohej se ishte informator i një grupi rival dhe për këtë arsye është ekzekutuar me urdhër nga Emiratet e Bashkuara.

“Vrasja është kryer nga dy persona të porositur, një prej të cilëve është kapur, ndërsa tjetri është në arrati. Grupi kriminal që qëndron pas ngjarjes ka rrënjë në Vlorë, por vepron në mënyrë transnacionale,”- u shpreh Karamuço./ Zoom.al

Dalin përgjimet për atentatin ndaj Ardjan Çapjas: “Q… robt, shkoi për rreze të murit”

Një seri përgjimesh dhe hetimesh kanë zbuluar një komplot mafioz të orkestruar nga Suel Çela dhe grupi i tij kriminal për të eliminuar Ardian Çapjan.

Përpjekja për atentat me snajper ndaj tij në qershor 2020 dështoi për shkak të pengesave fizike dhe vendndodhjes së viktimës. Komunikimet e përgjuara zbulojnë dëshpërimin e Çelës dhe vendosmërinë për të finalizuar vrasjen, ndërsa qitësi i paguar—i njohur si “Marinsi”—përdori alibinë e gjuetarit për të shmangur hetimet.

Vetëm një orë pas atentatit të 8 qershorit, u konfirmua se Çapja kishte shpëtuar me një plagë në shpatull. Grupi shpresonte që dëmtimi të ishte fatal. Hetimet zbuluan gjithashtu përfshirjen e një efektivi të policisë në informimin e grupit për lëvizjet e autoriteteve.

Në planin e tyre kriminal përfshiheshin edhe atentate të tjera, përfshirë vrasjen e avokatit Ravik Gurra në mars 2019 dhe një tjetër tentativë për të ekzekutuar Bledar Muçën (“Gollo”) në Belgjikë, i konsideruar krahu i djathtë i Çapjave. Të gjitha këto veprime u dokumentuan në bisedat e aplikacionit “Sky ECC”, që tashmë po shërbejnë si prova kyçe për prokurorinë.

Pjesë nga përgjimet të publikuara nga emisioni Në Shënjestër:

Biseda

Hë, s’munde?

S’më lanë degët e selvisë. Shkoj për rrëzë të murit…Q… robt

Ishte e pa mundur, kuptoj

Vetëm kokën i kam parë.

Si thua presim pak, mos kthehet?

Nga ajo çfarë vihet re, Suel Çela duket i dëshpëruar që nuk mundi të eliminoje Ardian Çapja në këtë ditë.

Gjithsesi ai ngushëllon veten dhe të tijët me mendimin se në një nga ditët në vazhdim, do ta mbyllin me sukses këtë punë.

Edhe pse i pezmatuar për humbjen e këtij shansi, ai nuk e humbet toruan, dhe urdhëron çunat të cilët janë vendosur në pika të ndryshme të qytetit dhe jashtë tij, që të lëvizin dhe të jenë gati për një ditë tjetër më të mirë për ta.

Ditë që në fakt nuk do vonojë të afrojë.

Suel Çela

‘Na shpëtoi kurva edhe sot.

Po do e kap, do e kap.

Më ka lodh shumë rob…. Si djall është Puna është, vendi ku jemi ne është delikat, po shyqyr deri tani nuk është djegur.

Përveç kësaj mënyre, e vetmja mundësi është ti hyjmë ‘talebançe’ dhe përfundon pastaj, s’ka rrugë tjetër.

Po të eci edhe 1 metër larg murit, mbaron 100 përqind’.

Pasi kanë dështuar disa herë për të eliminuar Ardian Çapjan, grupi duket më i vendosur se kurrë për ta çuar këtë punë deri në fund.

Aq më shumë kur vetë qitësi ka dhënë siguri se puna mund të kryhet, pasi tashmë ka një panoramë më të qartë të banesës.

Por edhe të vetë zakoneve të viktimës, që duket se ka oraret e tij të ajrimit në oborrin e banesës.

Pavarësisht se është penguar në momentin e fundit nga gjethet e pemës.

Ai premton se do të kthehet shpejt në aksion. Është e hënë, data 8 Qershor dhe për të gjithë duhet të jetë një javë e mbarë.

Vetëm 2 orë pasi grupi ka marrë në kontroll zonën me detyra të përcaktuara qartë, Xhino Roka njofton Ledio Zabelin se tashmë më në fund, qitësi ka qëlluar mbi objektivin, Ardian Çapja.

Ora shënon 7.18 min.

Hetimet

Në orën 07:17, Xhino Roka kontakton Ledio Zabelin, të cilit i tregon që objektivi, Ardian Çapja, po del.

Në orën 07:18, Xhino Roka njofton Ledio Zabelin, se qitësi ka qëlluar dhe se ndërrimi i automjeteve do bëhet tek kryqëzimi’

‘Gjuajti. Ikim ‘bisha’.

Ndërrimin te kryqëzimi.

Ikni nëpër vende. Jemi për rrugë.’

Po ndërsa prisnin që Ardian Çapja tashmë të kishte marrë rrugën për në atë botë, duket se gjërat nuk kishin shkuar ashtu siç duhet.

Kjo lihet të kuptohet edhe nga ankthi i shtuar që Suel Çela paraqet në komunikimet me pjesëtarë të togës së tij.

Ku pasi fillimisht sigurohet nëse e dogjën makinën, ai kërkon të marrë informacione në lidhje me ‘shëndetin’ e Ardian Çapjas, nëse është gjallë apo është plagosur.

Vetëm një orë më pas, në orën 9.30, Policia e Elbasanit konfirmon se Ardian Çapja është plagosur.

Çka duket se ligshton edhe më shumë grupin, të cilët panë t’u hidheshin në erë dy vite punë për elemnimin  e tij.

Pasi kanë mësuar se Ardian Çapja, ka shpëtuar, por ka marrë një plagë të rëndë, pjesëtarët e grupit fillojnë të luten që të paktën plumbi ta ketë kapur në një organ jetësor që t’i shkaktojë vdekjen e mëtejshme.

Ndërsa tashmë kanë mësuar se plumbi e ka kapur Ardian Çapjan në shpatull.

Gjatë bisedave të grupit del në pah në këtë moment edhe komunikimi që ata kanë me Dedan Gjonin, i cili në këtë kohë mbulon detyrën e zv/shefit të policisë në komisariatin e Elbasanit, që i informon për çdo lëvizje të policisë.

Është ky momenti kur për herë të parë falë edhe bisedave që kreu i grupit bën me anëtarët e tij, grupi hetues do të mësojë edhe emrin, se kush është qitësi i vërtetë që qëlloi me snajper mbi Ardian Çapjan. ‘Marinsi’ i cili menjëherë sapo qëlloi, për të fshehur gjurmët u kthye në mal për të vrarë derra.

Kjo me qëllim për të krijuar alibinë se ai është një gjahtar dhe jo një vrasës me pagesë që thirrej në detyrë sa herë bandat kishin nevojë për dhuntitë e tij të padiskutueshme në përdorimin e armëve me qitje në distancë të gjatë.

Prekë Kodra që shpreh shqetësim përse nuk ia kishte dalë dot, por Suel Çela, i shkruan që të mos shqetësohet aspak për armën dhe se policia deri më tani nuk ka asnjë të dhënë për autorin.

Dhe se ai është interesuar vetë personalisht që të përhapë fjalë, sikur autori i plagosjes së Ardian Çapjas është pjesëtar i forcave speciale greke. Plani i tij, i treguar në bisedat e përgjuara është asgjësimi i plotë, me çdo mënyrë i nipave të Çapjave.

Të cilët ka menduar t’i sulmojë me kundërtank, por i druhet faktit se me një sulm të tillë mund të vrasë edhe fëmijë, dhe nuk e dëshiron një gjë të tillë.

Duhet theksuar se para se të tentonin me çdo kusht eleminimin e Çapjas, në kulmin e përplasjes mes dy grupeve një tjetër ngjarje do të trondiste qytetin e Elbasanit.

Ekzekutimi mafioz i avokatit Ravik Gurra.  Avokati i familjes Capja, duket se ishte kthyer në një shqetësim serioz, për kundërshtarët për shkak të provave inkriminuese që siç thuhet kishte mbledhur kundër tyre.  Ndaj duket se kjo ishte arsyeja përse ai u qëllua mbrëmjen e 22 Marsit 2019, në ambientet e jashme te lokalit ‘Konti’ në lagjen ‘Luigj Gurakuqi’ në Elbasan teksa pinte kafe me disa miq.

Ngjarja e cila dhe sot është e pazbardhur.

Pas vrasjes së avokatit duket se radha i kishte ardhur një tjetër ushtari të Ardian Çapjas.

Ai ishte një nga emrat që Suel Çela, kërkonte medoemos të eleminonte, kjo fill pasi organizata e drejtuar prej tij të lante hesapet me Ardian Çapjan.

Ky personazh që Çela kërkonte ishte Bledar Muça, i njohur si ‘Gollo’, i konsideruar si krahu i djathtë i Çapjave.

‘Gollo’ ishte kthyer në një gjah të pamundur për grupin e Suel Çelës.  Kjo, pasi ai ndryshonte shpesh vendet e qëndrimit dhe shihej të lëvizte kohë pas kohe midis Shqipërisë dhe Belgjikës.Këtu, ku thuhet se ushtronte një pjesë të aktivitetit të tij kriminal, kryesisht në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Gollo, sic e thërrisnin të gjithë i shpëtoi ndjekjes së drejtësisë, por jo ndjekjes së grupit të Suel Çelës.

Të cilët ishin të gatshëm në vitin 2020, ta vrisnin edhe në Belgjikë aty ku qëndronte.

Plan ekzekutimi që del i plotë edhe nga zbërthimi i bisedave në aplikacionin Sky Eç.

Ku edhe këtë herë personat që do të angazhoheshin për të kryer ekzekutimin e tij do të ishin të njëjtët që ishin përfshirë edhe në atentatin e dështuar me snajper ndaj Ardian Çapjas në fillimin e qershorit të vitit 2020.

Por ndryshe nga atentatet e mëparshme, këtë radhë vrasja planifikohet të kryhet në Belgjikë, kjo pasi një nga anëtarët e bandës së Suel Çelës, ka mundur të shquajë në Bruksel, Bledar Muçën.

Por grupi nuk mund të gjuanin në mes të Brukselit pasi kishin frikën e ushtarëve që këto kohë ishin të shumtë në rrugë. Kjo për shkak të masave Covid.

Të cilët sipas tyre nëse nxirrnin armët, mund t’i merrnin për terroristë dhe mund t’i qëllonin.

Bisedat për ekzekutimin e Bledar Muçës vazhdojnë edhe në muajin qershor, pas dështimit për ekzekutimin e Ardian Çapjas.

Ku Suel Çela e quan më të rëndësishme për të, eleminimin e Bledar Muçës se sa të vetë Florenc Çapjas, që e thërrasin ‘Lepri’

Sulm kibernetik ndaj Wizz Air: Hakerët pretendojnë se kanë marrë 22 GB të dhëna të ndjeshme

Grupi famëkeq i hakerëve “Stormous” ka deklaruar se ka kryer një sulm kibernetik ndaj linjës ajrore Wizz Air, duke marrë rreth 22 GB të dhëna të ndjeshme që përfshijnë informacione të brendshme të kompanisë, si dhe të dhëna personale të punonjësve dhe klientëve.

Përmes kanaleve të tyre online, “Stormous” publikoi disa mostra të dokumenteve të vjedhura, ku përfshihen raporte të brendshme, dokumente operacionale, certifikata të operatorëve ajrorë, dhe materiale që lidhen me aktivitetin dhe partnerët e linjës ajrore me kosto të ulët.

Në përmbajtje figurojnë gjithashtu të dhëna personale të stafit dhe udhëtarëve, çka ngre shqetësime të mëdha për sigurinë dhe privatësinë e përdoruesve të aplikacionit dhe shërbimeve online të kompanisë.

Në lidhje me këtë ngjarje, ka reaguar edhe Julian Hima, drejtues i një agjencie turistike, i cili i bën thirrje qytetarëve që përdorin aplikacionin e Wizz Air të kontrollojnë llogaritë e tyre për çdo aktivitet të dyshimtë apo të paautorizuar.

Deri në këtë moment, kompania Wizz Air nuk ka reaguar zyrtarisht, ndërsa sulmi ka ngjallur shqetësim të madh në rrjetet sociale dhe mes përdoruesve të shërbimeve të saj.

Grupi “Stormous” është i njohur për sulme të mëparshme ndaj institucioneve dhe kompanive të mëdha, dhe konsiderohet si një nga grupet më aktivë në sferën e krimit kibernetik në nivel global.

Operacion sekret në Ksamil: Policia ndjek persona me rrezikshmëri të lartë, FNSH në terren

Prej orëve të vona të së hënës, qyteza turistike e Ksamilit është vënë nën një operacion të gjerë policor, i cili po zhvillohet në fshehtësi të plotë nga forcat operacionale, FNSH dhe Policia e Sarandës.

Mësohet se në shënjestër janë disa persona me rrezikshmëri të lartë, të cilët aktualisht nuk janë lokalizuar.

Burime për mediat raportojnë se dy furgonë me efektivë të FNSH-së janë vendosur në zonë dhe po krehin territorin nga Ksamilit deri në Butrint, në një përpjekje për të ndalur të dyshuarit. Pika kontrolli janë ngritur në hyrje-daljet e qytezës, ndërsa efektivët e “Shqiponjave” kanë marrë në dorë kontrollin e plotë të qarkullimit në zonë.

Nga informacionet paraprake, ka dyshime për një përplasje të mundshme mes policisë dhe të dyshuarve, çka ka sjellë shtimin e forcave në terren. Përgjatë ditës së sotme, agjentët e hetimit kanë nisur kontrollin e kamerave të sigurisë në disa biznese, me qëllim identifikimin dhe lokalizimin e individëve të përfshirë.

Operacioni është ende në zhvillim dhe mund të shtrihet deri në kufirin shqiptaro-grek, në territorin e Bashkisë së Konispolit. Policia mbetet e rezervuar për detajet, ndërsa pritet që gjatë orëve në vijim të ketë një reagim zyrtar mbi rezultatet e ndërhyrjes.

E akuzuar për vrasjen e ish të fejuarit/ Keisi Spaillari reagon me gishtin e mesit

Vajza që shihni në foto është Keisi Spaillari, e shpallur në kërkim nga Prokuroria e Korçës për akuzën e “vrasjes me dashje” kryer në bashkëpunim, në dëm të të ndjerit Antonio Karafili.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vitin 2018, në Voskopojë, por vetëm së fundmi autoritetet kanë finalizuar aktet e dosjes dhe kanë lëshuar urdhër arresti me masë “arrest në burg”, ndërkohë që Spaillari ndodhet prej kohësh në Kanada.

Reagimi i saj ndaj shpalljes në kërkim ka qenë jo vetëm i pazakontë, por edhe sfidues. Përmes një postimi në rrjetet sociale, 24-vjeçarja ka publikuar një foto ku nxjerr gishtin e mesit, një përshëndetje ironike që i drejtohet autoriteteve shqiptare të drejtësisë dhe mediave që raportuan lajmin gjatë ditës së sotme.

Sipas dosjes hetimore, ngjarja ndodhi pas një sherri me motive xhelozie mes Spaillarit dhe të ndjerit Karafili, i cili ishte në një marrëdhënie me të. Së bashku me bashkëpunëtorin Rexhep Vathi, Spaillari dyshohet se e ka mbytur Karafilin me çarçaf, e më pas e ka varur trupin në një pemë, për të simuluar një vetëvrasje.

Ndërkohë, Rexhep Vathi ndërroi jetë një vit më parë, në atë që autoritetet e konsideruan vetëvrasje, duke e lënë Kejsin si të pandehurën e vetme në këtë çështje të rëndë penale, tashmë e transferuar për gjykim pranë Gjykatës së Krujës.

Prokuroria shqiptare ka kërkuar nga autoritetet e huaja që të procedojnë me lokalizimin dhe arrestimin e 24-vjeçares, me qëllim ekstradimin e saj në Shqipëri për t’u përballur me drejtësinë.

Plazhet më të bukura në botë për vitin 2025, Shqipëria mbetet jashtë listës

Ka vende në këtë planet që ngjasojnë më shumë me parajsën sesa me realitetin – dhe ndër to, plazhet me rërë të bardhë, ujëra të kthjellëta blu dhe një qetësi natyrore mbeten më të lakmuarit.

Lista “World’s 50 Best Beaches” për vitin 2025 sapo është publikuar, duke ofruar një panoramë të destinacioneve më të bukura bregdetare në botë, të përzgjedhura nga mbi 1,000 ekspertë udhëtimi nga mbarë globi.

Plazhet janë vlerësuar sipas disa kritereve: bukuritë natyrore, fauna, paprekshmëria, qetësia e ujërave, aksesueshmëria, ndikimi i aktivitetit njerëzor dhe përvoja e përgjithshme që ato ofrojnë.

Në vendin e parë renditet Cala Goloritzè, në lindje të Sardenjës në Itali – një plazh i mbrojtur nga UNESCO që ofron pamje të mrekullueshme, ujëra kristal dhe shkëmbinj të egër që e bëjnë atë unik. Vizitorët duhet të paguajnë 7 euro për hyrjen dhe ta arrijnë atë me këmbë ose not, pasi anijet nuk lejohen më afër se 200 metra nga bregu.

Në vendin e dytë është Entalula Beach, në El Nido, Filipine, i njohur për shkëmbinjtë dramatikë dhe shkëmbinjtë koralorë, ndërsa vendi i tretë i takon Bang Bao Beach, në ishullin Koh Kood të Tajlandës, një tjetër perlë tropikale.

Megjithëse Shqipëria ka fituar vëmendje ndërkombëtare vitet e fundit për vijën bregdetare të bukur dhe destinacione si Dhërmiu, Jala apo Ksamil, asnjë plazh shqiptar nuk u përfshi në listën e 50 më të mirëve për vitin 2025. Kjo përjashtim ngre pikëpyetje mbi promovimin ndërkombëtar, ruajtjen e natyrës dhe menaxhimin e qëndrueshëm të plazheve shqiptare.

Lista plotësohet me destinacione nga të gjitha kontinentet, duke përfshirë Fiji, Brazili, Australia dhe Republika Domenikane – duke dëshmuar edhe njëherë konkurrencën e fortë mes vendeve që investojnë në turizëm bregdetar.

“Gazooo ome ku je?!” – Rama shkrihet së qeshuri me fjalimin e Zegjinesë në Roskovec

Kryesocialisti mbajti një takim elektoral në Roskovec këtë të martë ku nuk mungoi kandidatja e famshme e qarkut të Fierit për deputete Zegjine Caushi. 

Kjo e fundit u vendos në qendër të vëmendjes me një fjalimet e saj ndaj rivalit politik, Gazment Bardhi.

Nga podiumi në Roskovec Zegjineja realizoi një video-mesazh drejtuar Bardhit, me një stil komunikimi që shumëkush do ta quante “si e lagjes”. Ajo e ngacmoi publikisht kundërshtarin duke e përmendur me emër dhe duke përdorur një ton tallës:

“Gazooo, ome ku je?! Po më sheh nga televizori ë? Këto ta qajnë hallin ty Gazo!”, u shpreh ajo. 

Kryeministri Edi Rama, u pa buzagaz teksa dëgjonte batutat e kandidatet së tij, ndërsa Zegjineja vijonte me një sërë ironish dhe akuzash ndaj Bardhit, duke e përshkruar atë si “të përdredhur”, “balerin” dhe “spiun”, ndërkohë që e quante “Gazi i Zegjinesë”, siç – sipas saj – i referohen në radhët e Partisë Demokratike.

“Po si të thërrasin te PD-ja ë, Gazi i Zegjinesë? Po mirë ta thonë, se vetëm unë ta qaj hallin se s’të do askush,” vijoi ajo me tone ironike, ndërsa theksoi se PS do të vazhdojë punën pas 11 majit, ndërkohë që “filmi” i PD-së do të përfundojë.

Ngjarje e rëndë/ Shqiptarja gjendet e vdekur poshtë urës në Itali

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar dhe atë italian në Montecilfone, ku një grua 27-vjeçare me origjinë shqiptare u gjet pa shenja jete mbrëmjen e së hënës, më 28 prill.

Trupi i saj u zbulua pranë një ure të njohur si “Ura e Sherifit”, në rrugën që lidh Larinon me Biferninën.

Sipas të dhënave të para, alarmi është dhënë nga bashkëshorti i saj 51-vjeçar, i cili njoftoi autoritetet pasi nuk kishte më kontakte me të. Ai e ka gjetur atë të varur në një pemë pranë mbikalimit. Në vendngjarje kanë ndërhyrë menjëherë karabinierët, zjarrfikësit dhe ekipet mjekësore të emergjencës, të cilët konstatuan vdekjen në vend.

Prokuroria Publike e Larinos ka nisur hetimet nën hipotezën e “nxitjes për vetëvrasje”, për të sqaruar të gjitha rrethanat që çuan në humbjen e jetës së saj. Autopsia do të kryhet më 2 maj në morgun e spitalit “San Timoteo” në Termoli, dhe pritet të ndihmojë në zbardhjen e shkakut të vdekjes.

Burime nga komuniteti lokal bëjnë me dije se e ndjera jetonte vetëm me djalin e saj shtatëvjeçar dhe punonte në një qendër pritjeje për emigrantët. Ajo kishte kohë që ishte ndarë nga bashkëshorti pas një krize martesore, ndërsa ky i fundit, i njohur më parë nga policia për probleme me ligjin, është marrë në pyetje për disa orë nga hetuesit. Aktualisht, nuk ka persona të hetuar apo të dyshuar të regjistruar në proces.