Aplikacion
Lëkundje sizmike janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjteje në juglindje të vendit.
Sipas Qendrës Sizmiologjike Evropiane-Mesdhetare, tërmeti ka qenë me magnitudë 3.5 e Shkallës Rihter, teksa lëkundjet janë regjistruar rreth orës 22:46.
Epiqendra e tërmetit ka qenë rreth 11 km në juglindje të Pogradecit, teksa ka patur një thellësi fokale prej 5 km.
Mësohet se tërmeti është ndjerë në zonën e Pogradecit dhe Maliqit./ Zoom.al
Vrasja e Gjovalin Prendit në Lezhë, gazetarja tregon detaje për viktimën: Kishte organizuar një darkëGazetarja Dorjana Bezat zbardhi detaje të reja këtë të enjte për vrasjen e Gjovalin Prendit në Lezhë, i cili ishte babai i Roan Brahimit.
Sipas saj, edhe pse djali i tij ishte i njohur për problemet me eksponentë të krimit, Gjovalin Prendi jetonte i lirë dhe jo me frikë, duke mos nxitur hakmarrje.
Ajo shtoi se para se të ekzekutohej, Gjovalin Prendi kishte planifikuar një darkë familjare, por që nuk e realizoi dot.
“Babai i Roan Brahimit lëvizte si njeri i lirë. I vetmi në këtë familje që predikonte që t’ja linin në drejtësi. Kishte organizuar një darkë ku do mblidhte nipat për tjua thënë për hakun e të birit. T’ja linin shtetit, por nuk ndodhi kjo sepse në lokal ai ka qenë së bashku me disa klientë të rastësishëm.
Jetonte si një njeri i lirë, pavarësisht se ishte me shpinë dhe krejt i pambrojtur, u zbrazën plumbat. E shoqja ka tentuar për ta ndihmuar, por nuk ka mundur. Familjarët pretendojnë se reagimi i policisë ka qenë shumë i ngadaltë.
Kjo është e metë e policisë se sot shqetësimi është se kemi armët e zjarrit në duart e personave që treguan se nuk kanë ndrojtje për t’i përdorur”, tha gazetarja Bezat.
Mbrëmjen e 17 prillit 2025, Gjovalin Prendi, 64 vjeç, u ekzekutua me armë zjarri pranë lokalit të tij në fshatin Pllanë të Lezhës. Sipas raportimeve, autorët e atentatit ishin katër persona që lëviznin me një automjet tip “Porsche”. Dy prej tyre, të maskuar, zbritën nga makina dhe qëlluan me breshëri plumbash në drejtim të Prendit në një distancë të afërt. Pas ngjarjes, automjeti i përdorur nga autorët u gjet i djegur në afërsi të fshatit Fushë Gjorm, rreth 300 metra larg autostradës pranë një kanali./ Zoom.al
Gazetarja bën deklaratën e fortë: Një kriminel po bën fushatë nga burguGazetarja Klodiana Lala deklaroi mbrëmjen e kësaj të mërkure se për herë në këtë fushatë zgjedhore, sipas saj, është regjistruar rasti i një krimineli që përpiqet të sigurojë vota për një parti politike nga qelia.
Lala tha se rasti është nën hetim dhe se po mbahet sekret, duke shtuar se të dhënat janë marrë pasi iu sekuestrua telefoni në burgun e sigurisë së lartë.
Klodiana Lala nënvizoi në një emision se deri tani kanë nisur 25 procedime penale për krime zgjedhore.
“Nga janari deri më sot janë 25 procedime penale, 7 me iniciativën e prokurorëve që kanë konstatuar që ka vepra penale për krim zgjedhor. Ka patur një risi se është platforma online me ankesa dhe të dhëna. Ka pasur shumë kërkesa për administratën, për resurset shtetërore nga ministra dhe dyshime për shiblerje të votës. I vetmi rast zyrtar është ai i Lushnjës që mund të hetohej nga prokuroria vendore.
Njëri nga hetimet ka nisur nga sekuestrimi i një celulari në burgun e sigurisë së lartë. Ka dyshime të arsyeshme, është një hetim që po mbahet në sekret të plotë që ka derivuar nga sekuestrimi i një celulari, ku rezulton se i dënuari ishte i përfshirë në fushatën e një force politike. Mund të ketë ofruar para apo bërë presion. Është hera e parë. Duhet parë se çfarë do të japë në ditët edhe javët në vijim”, tha Klodiana Lala./ Zoom.al
Dalin pamjet/ Momenti kur rrëmbehet i riu në Tiranë (VIDEO)Një ngjarje e rëndë u raportua pak minuta më parë në Tiranë, ku një i ri u rrëmbye nga një grup djemsh në zonën e ish-sheshit “Shqiponja”.
Sipas raportimeve të para, i riu fillimisht u dhunua dhe më pas u mor peng, duke e futur me forcë në makinë.
Një qytetar që ishte dëshmitar i ngjarjes ka telefonuar policinë, e cila është vënë në ndjekje të makinës së autorëve, ndërsa kanë dalë edhe pamjet e para nga vendngjarja./ Zoom.al
Një person është marrë peng mbrëmjen e kësaj të enjteje në Tiranë.
Burime për Zoom.al konfirmojnë se peng është një person i ri, i cili është dhunuar dhe i është hequr liria nga disa të rinj të tjerë.
Ngjarja e rëndë ndodhi te një kompleks pallatesh tek ish-sheshi “Shqiponja”, ku një grup djemsh e futën me forcë në makinë të riun për arsye që nuk dihen ende.
Policia është njoftuar përmes një telefonate në sallën operative për ngjarjen dhe më pas ka nisur kontrollet për automjetin me të cilin po lëviznin të rinjtë.
Hetimet për të zbardhur identitetin e autorëve dhe të personit të marrë peng si edhe shkaqet e ngjarjes po vijojnë./ Zoom.al
“Më preke, pis mashkull”/ Çfarë i ndodh Albës në Fermën VIP? Ia plas të qarësNjë tjetër situatë tensionuese ka përfshirë konkurrentët e Fermës VIP, Albën, Ganiun dhe Limin.
Në qendër të debatit ka qenë një reagim i fortë i Albës ndaj Ganiut, të cilin ajo e akuzoi se e kishte prekur pa dëshirë dhe se ishte afruar qëllimisht nga pas me tendencë provokimi.
Ngjarja ndezi menjëherë atmosferën në shtëpi, me Albën që ngriti tonet dhe kërkoi mbështetjen e Limit, i cili në atë moment zgjodhi të ruajë qëndrimin neutral.
Mungesa e përkrahjes nga ana e tij duket se e goditi emocionalisht Albën, e cila në kulmin e reagimit e quajti Ganiun “pis mashkull”, ndërsa ky i fundit nuk dha asnjë reagim dhe qëndroi i heshtur.
Alba: Pse më the para të gjithëve hë se s’të ka bërë gjë?
Limi: Unë nuk kam parë gjë.
Alba: Të ma thuash para gjithë njerëzve që janë kundër meje. Më thë para të gjithëve hë se s’ka bërë gjë.
Limi: Të thash nuk e kam parë. Po s’të ka bërë gjë se ne gjithë kalojmë ashtu më njëri-tjetrin.
Në këtë moment Alba nis të qajë./ Zoom.al
Berisha premton arsimim pa lekë: Do heqim tarifën për studentëtKryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha premton arsimim falas për studentët, nëse opozita fiton zgjedhjet e 11 majit.
Gjatë një takimi elektoral në Sarandë, ai tha se studentët nuk do të paguajnë tarifa për universitetin.
Berisha shtoi se bursat për ta do jenë 200 euro dhe se do të garantohet punësimi i çdo të riu.
“Saranda a mund të jetë madhështore pa rininë e vet? Një vend pa rini është një vend pa ëndërr, një shkretëtirë njerëzore. Nëse ka një vend që humb rininë në mënyrën më të pamëshirshme, është Shqipëria e këtyre 12 viteve. A e dini ju se OKB njoftoi se Shqipëria do ketë lindshmërinë më të ulët në botë, për shkak të largimit të të rinjve. A nuk janë këto klithma që dalin nga shpirti i kombit, nga thellësia e dheut e këtij vendi, që ne të bëjmë të pamundur, që të rinjtë tanë të ndërtojnë në Shqipëri ëndrrën e tyre?
Do bëjmë gjithçka që çdo i ri të shkollohet. Hiqet mesatarja, s’ka më mesatare. S’ka më tarifa, simbolike do jetë, ose do hiqet fare.
Bursa 200 euro do jetë. Punësimi i çdo të riu, çdo sipërmarrësit do i paguhet siguracionet për 1 vit. Çdo i ri që martohet e do ndërtojë familjen e tij në Shqipëri do ketë një grant prej 30 mijë eurosh. Fëmija e tretë do paguhet nga shteti deri në 23 vjeç. Fëmija i parë do ketë një bonus 70 euro, fëmija i dytë do ketë një bonus 60 euro. Do bëjmë gjthcka që të rinjtë në vetëm 10 vitet e fundit, janë larguar 700 mijë, të kthehen prap në Shqipëri. Do financojmë bizneset e tyre, 5 vite do jenë pa taksa. Një komb pa rini, është një komb pa të ardhme”, tha Berisha./ Zoom.al
“Do marrin vendime për martesa”/ Parashikimi i horoskopit për fundjavënDashi
Duhet të bëjë një riorganizim të mirë të agjendës. Mbivendosje të reja. Është një katërditësh që do të bëjë të mundur që sot të merren me çështje njerëzore dhe të shtunën do merren me punën. Të dielën nis një periudhë që do bëjnë planifikime shumë më afatgjata. Do e kenë mendjen të lëvzijet dhe udhëtimet.
Demi
Sot është një ditë që agjenda e tyre vështirë të kontrollohet ose të caktohet siç ata duan. Kjo për shkak të devijimeve që do jenë të detyruar të bëjnë, por për mirë. Dielli është tek ata, në hyrje serioze me Plutonin dhe Marsin. Të dielën në darkë do kalojnë vështirësitë e para me Hënën te vetja. Sot ka një tendencë për t’i nisur gjërat, por mungon këmbëngulja. Nesër kanë një ditë të mirë për vete. Të shtunën kanë një tendencë për të qenë vetëm dhe do preferojnë vende me qetësi.
Binjakët
Shqetësimi qendror i ditëve ka të bëjë me lekun në përgjithësi. Nga sot, si tendencë është shumë e fortë për ta gjetur veten të rrethuar me njerëz që i ndjejnë shumë të afërt. Për dreka, për darka. Duket sikur kanë nevojë për të marrë rrezatimin diellor. Duhet të jenë të kujdesshëm të shtunën pas dreke, pasi Hëna është në gradët e fundit të humbjes.
Gaforrja
Sot ka energji për të bërë shumë gjëra, nesër nuk do bëjë asgjë dhe pasnesër futet sërish me vrull në çështjet e punës. Hëna e të dielës do iu shkojë shumë, pasi është në hyrje shumë të fortë për planifikimet e tyre verore. Kanë tendencën për të treguar apo për të shfaqur shumë siguri te njerëzit që duan.
Luani
Kanë Marsin me vete. Në një hiperaktivitet jo shumë produktiv. Por java tjetër do ndryshojë shumë. Do përmirësohet ndjeshëm. Këtë fundjavë janë në lëvizje, por nuk do ndihen produktivë. Vështirë se mblidhen në shtëpi, por produkti është në shërbim të mbylljes së detyrimeve që kanë të mbartura nga Marsi te Gaforrja.
Virgjëresha
Një pjesë e mirë do merren me çështje që kanë të bëjnë me familjen ose me njerëz shumë të afërt me ta. Vendimet që merren në këtë periudhë i rezistojnë kohës për gjatë. Në çështje që i përkasin familjes dhe gjërave të tyre të rëndësishme duhet të mendohen mirë. Sepse edhe nëse kanë ujdira këto ditë, do jetë një vendim që do jetë për gjatë.
Peshorja
Marsi te Luanët i ndihmon, në një mënyrë apo tjetër në pjesën e karrierës dhe çështjeve produktive. Në këtë katërditësh, Pershorja ka në mendje lëvizjen. Udhëtime pune apo për qejf, kryefjala e këtij katërditëshi është lëvizja apo udhëitimi. Vetëm të shtunën duhet të bëjni kujdes, në orët e vona.
Akrepi
Katërditësh shumë i mirë. E kanë ndarë mendjen që duan t’i japin drejtim gjërave të veta. Sikur bëjnë një nisje të re. Tendenca për t’i vendosur gjërat për një plan të ri do përshkruajë ditët e akrepëve. Momenti është për dashurinë dhe për sigurinë ekonomike, por jo nisje profesionale.
Shigjetari
Më në fund nis periudha e shpërblimit të Saturnit në katërkëndësh tek ata. Përshpejtimi i çështjeve për gjëra të rëndësishme profesionale. Kanë që nga fundi i mjait 2024, që kanë patur ngecje dhe shtyrje profesionale. Nga sot dhe nesër që Hëna shkon në gradë të barabarta me ju, ritmi përshpejtohet dhe do kenë shije më të mirë me sigurinë. Kjo në profesion dhe në dashuri (në raporte që i kanë rezistuar kohës).
Bricjapi
Edhe për Bricjapin, tendenca për të bërë lëvizje dhe organizime të vogla është prezente dhe do e gjejnë veten me njerëz. Nuk do fokusohen shumë te çështjet e punës. Ndihen më të lehtësuar në agjendë. Tematikat që duhet të shmangin nesër dhe të shtunën në mëngjes janë çështjet e lekut. Lërini këto biseda nga e hëna dhe në vazhdim.
Ujori
Dielli akoma nuk ka vajtur në hyrjen e Plutonit me Marsin përballë. Por sa më shumë t’i afrohen fundit të javës, aq më të lehtësuar dhe optimistë do jenë. Do dalin nga shija e keqe që ka dhënë Marsi te Luanët. Fundjava sjell pranverë për ata. Çështje që i përkasin ekonomisë është tendenca e këtij katërditëshi dhe zgjidhja do vijë.
Peshqit
Vazhdojnë të kenë një agjendë më sociale, më të qeshur. Është periudhë shumë e mirë për të marrë vendime serioze në lidhje me familjen, që do i rezistojnë kohës. Një pjesë e mirë do marrin vendime për fejesa, martesa. I pret një verë shumë e bukur emocionalisht.
Numri i të plagosurve nga tërmeti i fuqishëm që goditi Stambollin të mërkurën është rritur në 236, sipas të dhënave të fundit nga Ministria e Shëndetësisë së Turqisë.
Shumica e lëndimeve janë shkaktuar nga paniku dhe përpjekjet e njerëzve për të dalë me shpejtësi nga banesat, përfshirë raste të rënda ku individë janë hedhur nga ndërtesa të larta.
Fatmirësisht, autoritetet konfirmojnë se nuk ka viktima. Të gjithë të plagosurit po marrin trajtim mjekësor në spitale dhe gjendja e tyre po monitorohet nga afër.
Tërmeti me magnitudë 6.2 ballë goditi rajonin me epiqendër në detin Marmara, pranë brigjeve të Stambollit, duke shkaktuar tronditje të ndjeshme në të gjithë qytetin dhe duke rritur menjëherë nivelin e alarmit. Ngjarja detyroi autoritetet të marrin masa emergjente sigurie për popullatën.
Zyra e Guvernatorit të Stambollit njoftoi pezullimin e mësimit për dy ditë në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme, si masë parandaluese për sigurinë e nxënësve. Oborret e shkollave, sallat sportive dhe xhamitë janë hapur për qytetarët që kërkojnë strehim të përkohshëm, ndërsa shumë banorë kanë kaluar natën jashtë, në parqe dhe zona të hapura, nga frika e pasgoditjeve./ Zoom.al
Ekzekutohet me breshëri plumbash “koka” e mafies në GreqiNjë vrasje mafioze tronditi Greqinë mesditën e së enjtes në zonën e Halkandrit, ku u ekzekutua Georgios Moschouris, i njohur si “Thamnaki”, një nga figurat më të njohura të mafies greke.
Ai u qëllua për vdekje me armë automatike nga persona ende të paidentifikuar, teksa po dilte nga një qendër private mjekësore.
Moschouris u godit me breshëri plumbash, disa prej të cilëve në fytyrë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Në vendin e ngjarjes u gjetën dhjetëra gëzhoja, çka tregon për një atentat të organizuar dhe të mirëplanifikuar.
Pak pas krimit, një automjet i djegur u zbulua në zonën e Patimës, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët për të kryer atentatin dhe më pas për t’u larguar nga vendngjarja.
Moschouris nuk ishte emër i panjohur për autoritetet greke. Në vitin 2020, ai i mbijetoi një atentati tjetër në zonën e Voulas, duke forcuar imazhin e tij si një figurë kyçe në botën e krimit të organizuar.
Policia greke ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, duke marrë në shqyrtim konfliktet e mëparshme të viktimës. Aktualisht, hetuesit po analizojnë pamjet nga kamerat e sigurisë dhe dëshmitë e të pranishmëve për të ndërtuar itinerarin e autorëve dhe për të bërë identifikimin e tyre./ Zoom.al