Aplikacion
Barometri i Euronews Albania ka publikuar matjen e katërt kombëtare për preferencat elektorale të qytetarëve shqiptarë, në prag të zgjedhjeve të 11 majit.
Anketa u zhvillua gjatë periudhës 10–21 prill 2025, mbi një kampion të përfaqësueshëm prej 1600 qytetarësh të pyetur ballë për ballë në të gjithë territorin e vendit.
Sipas të dhënave të publikuara, Partia Socialiste mbetet forca e parë politike në vend me 42.6% të mbështetjes deklarative nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot. Në vend të dytë, Koalicioni “Aleanca Shqipëria Madhështore”, i drejtuar nga Sali Berisha, rezulton me 30% të mbështetjes, duke u pozicionuar si opozita kryesore.
Renditja e forcave të tjera politike vazhdon me:
• Koalicioni “Nisma – Shqipëria Bëhet” – 6%
• Partia “Mundësia” – 5.6%
• Lëvizja “Bashkë” – 2.1%
• Koalicioni “Euroatlantik” – 0.7%
• Partia Social Demokrate – 0.6%
• Aleanca Kombëtare Shqiptare – 0.6%
• Koalicioni “Djathtas për Zhvillim” – 0.5%
Ndërkohë, 11% e të anketuarve janë të pavendosur, nuk japin përgjigje ose shprehen se nuk do të marrin pjesë në votim.
Sa i përket projeksioneve të votës së vlefshme, Barometri parashikon një rezultat si më poshtë:
• Partia Socialiste – 47.9% (mes një intervali 45.9%-49.9%)
• Aleanca Shqipëria Madhështore – 33.7% (31.7%-35.7%)
• Nisma – Shqipëria Bëhet – 6.7% (5.2%-8.2%)
• Partia Mundësia – 6.3% (4.8%-7.8%)
• Lëvizja Bashkë – 2.4% (1.4%-3.4%)
• Partitë e tjera të vogla – 3% (2%-4%)
Rezultatet e Barometrit nxjerrin në pah një garë të konsoliduar mes dy blloqeve të mëdha, ndërsa partitë e reja dhe të mesme shfaqin tendencë rritjeje, sidomos në kushtet e një elektorati më të fragmentuar dhe në kërkim të alternativave të reja.
Berisha: Administrata dhe nxënësit po detyrohen të marrin pjesë në mitingun e Ramës në ElbasanKryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka ngritur një tjetër akuzë të drejtpërdrejtë ndaj kryeministrit Edi Rama, duke denoncuar atë që ai e quan “abuzim të pashembullt me administratën dhe nxënësit” në funksion të fushatës elektorale të Partisë Socialiste.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha ndau një mesazh të ardhur nga një qytetar i Elbasanit, ku thuhet se për vizitën e Ramës në këtë qytet, administrata publike është urdhëruar të ndërpresë punën dhe të marrë pjesë me detyrim në miting.
“Administrata ndërpret nesër punën, shkollat mbyllen për takimin elektoral të burrecit 2 metrosh!” – shkruan Berisha.
Sipas denoncimit, nxënësit e shkollës “Jorgji Dilo” nuk do të zhvillojnë mësim, pasi janë thirrur të paraqiten në shesh në orën 10:00 për të pritur kryeministrin. Qytetari dixhital thekson gjithashtu se punonjësit e administratës janë detyruar të firmosin për prezencën e tyre në aktivitet.
Berisha e ka quajtur këtë një tjetër provë të “përdorimit të shtetit për qëllime partiake”, ndërsa ka kërkuar nga qytetarët “të ndëshkojnë me votë arrogancën dhe abuzimin e rilindjes”.
Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Elbasanit, Arbian Mazniku dhe kryetari i Bashkisë, Gledjan Llatja kanë reaguar dhe kanë mohuar këto pretendime.
“Qyp arkeologjik”/ Rama fyen keq Enon e Partisë DemokratikeKryeministri Edi Rama ka zgjedhur një ton fyes dhe të ashpër për të komentuar kandidaturën dhe figurën e Eno Bozdos, përfaqësues i Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit.
Në një deklaratë të bërë gjatë një takimi në Berat, Rama e krahasoi Bozdon i cili është drejtues politik i PD në këtë qark, me një “qyp arkeologjik”, duke mohuar çdo vlerë politike apo profesionale të tij.
“Një Eno, Eno… Një vazo arkeologjike që nuk e di nga e kanë sjellë. As vazo jo. Qyp arkeologjik, Eno. Pa asnjë vlerë. Zero. Fatorino nuk e vë atë,” – u shpreh Rama, duke shtuar fyerjet ndaj figurës së Eno Bozdos.
Përndoqi pasuesin në detyrë/ Arrestohet në flagrancë ish-drejtoresha e Spitalit Dibër, Irini ShehuIrini Shehu, ish-drejtoreshë e Spitalit Rajonal të Dibrës është arrestuar këtë të mërkurë nga policia e Dibrës.
Shehu dyshohet se ka përndjekur drejtorin aktual të spitalit, Rruzhdi Dedën.
Ndaj Shehut ka pasur një sërë kallëzimesh për fyerje, kërcënime dhe përndjekje ndaj punonjësve të institucionit ku ajo drejtoi deri disa javë më parë.
Pas rrahjes së shefit të financës Shaban Uklala, rast i cili u bë publik disa kohë më parë, gjykata kishte vendosur që ish/drejtoresha të mos i afrohej institucionit më shumë se 300 metra.
Përgjatë kësaj kohe ajo ka qenë mën mbikqyrje policore.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër, arrestuan në flagrancë shtetasen I.Sh., 44 vjeçe, banuese në Peshkopi, pasi dyshohet se ka përndjekur shtetasin R.D.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprën penale “Përndjekja””, thuhet në njoftim.
Irini Shehu mban aktualisht detyrën e kryetares së Këshillit Bashkiak Dibër, ndërsa pasuesi i saj Ruzhdi Deda është kryetar i Partisë Socialiste për qarkun.
Ministria e Punëve të Brendshme e entitetit të Republikës Sërpska (MUP RS) ka penguar anëtarët e Agjencisë Shtetërore për Hetim dhe Mbrojtje (SIPA) të hyjnë në ndërtesën e Qendrës Administrative të Qeverisë së Republikës Sërpska në Sarajevën Lindore, ku po zhvillohet një takim mes Millorad Dodik, dhe përfaqësuesve të Qytetit të Sarajevës Lindore.
Lajmin për pengimin e hyrjes në ndërtesën ku po qëndronte presidenti i Republikës Sërpska (RS), Millorad Dodik, është konfirmuar për Radion Evropa e Lirë nga vetë SIPA.
Kjo agjenci deklaroi se anëtarët e saj po vepronin sipas një urdhri të Gjykatës së Bosnje dhe Hercegovinës dhe se nuk është përdorur forcë.
Dodik, kryetari i Parlamentit të Republikës Sërpska, Nenad Stevandiq dhe kryeministri i këtij entiteti, Radovan Vishoviq, janë të dyshuar për sulm ndaj rendit kushtetues. Për ta është lëshuar një fletarrestim qendror në Bosnje dhe Hercegovinë që nga mesi i marsit, pasi nuk janë përgjigjur ftesës së Prokurorisë së Bosnje e Hercegovinës për t’u marrë në pyetje. Rel/
Laert Vasili shpërthen për BBV: Jam ndjerë i përdhosur e i përbalturPas përfundimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania, aktori i njohur dhe finalisti Laert Vasili ka reaguar me një deklaratë të fortë, ku ka shprehur zhgënjimin e thellë ndaj eksperiencës së tij brenda formatit televiziv.
Me tone të ashpra dhe emocione të dukshme, Vasili e ka cilësuar këtë pjesëmarrje si një nga përjetimet më të rënda të jetës së tij personale dhe profesionale.
“Jam ndjerë i përdhosur dhe i përbaltur,” – u shpreh aktori, duke theksuar se ofendimet e marra gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri kanë kaluar çdo kufi etik dhe personal. Ai paralajmëroi se një pjesë e këtyre rasteve do të ndiqen ligjërisht nga përfaqësuesit e tij juridikë.
Më tej, Laert Vasili u ndal te dëmi profesional që, sipas tij, i është shkaktuar gjatë këtij reality show: “Është prishur imazhi im, sidomos ai i profesionit. Unë kam ndërtuar me vite një karrierë në skenë dhe në ekran, e nuk mund të lejoj që kjo të shkatërrohet nga një spektakël televiziv.”
I pyetur nëse do të pranonte të merrte pjesë sërish në një format të ngjashëm, përgjigjja e tij ishte e prerë: “Nuk do ta ribëja kurrë këtë eksperiencë.”
Çifti mjek-mësuese/ Jorida Tabaku: Nuk sigurojnë dot një apartament në Shqipëri, koha për t’i mbrojturKandidatja për deputete e Partisë Demokratike në listën e hapur për Qarkun e Tiranës, Jorida Tabaku, ka ndarë në rrjetet sociale një tjetër dëshmi të realitetit të vështirë me të cilin përballen përditë profesionistët shqiptarë.
Kësaj here, Tabaku sjell historinë prekëse të një mjeku shqiptar, simbol i shtresës së mesme, i cili punon në sistemin shëndetësor publik, por nuk arrin të sigurojë një jetesë dinjitoze për familjen e tij.
Në video-mesazhin e publikuar, Tabaku tregon se bashkëshortja e këtij mjeku është mësuese dhe e detyruar të mbajë një punë të dytë për të përballuar kostot e jetesës. Megjithë përpjekjet dhe përkushtimin e tyre, çifti nuk mund të përballojë blerjen e një apartamenti në Tiranë dhe as të garantojë një të ardhme më të mirë për fëmijët.
“Sot, mjekët dhe profesionistët shqiptarë ndihen të braktisur. Ata mbajnë mbi supe barrën e një sistemi që nuk i shpërblen, por i lodh dhe i përjashton,” – deklaron Tabaku. Ajo thekson se shteti ka dështuar të krijojë kushte që i lejojnë këta profesionistë të ushtrojnë punën me dinjitet, ndërsa koncesionet e panevojshme po gërryejnë thelbin e sistemit shëndetësor.
Duke i bërë thirrje votuesve, Tabaku nënvizon rëndësinë e mbështetjes së shtresës së mesme, të cilën e konsideron themelin e një shoqërie të qëndrueshme: “Shtresa e mesme po varfërohet çdo ditë më shumë nga padrejtësia ekonomike dhe mungesa e perspektivës. Është koha që të ngremë zërin për ta, është koha për ndryshim.”
Ajo apelon për mbështetje më 11 maj, duke theksuar se Partia Demokratike do të jetë zëri i profesionistëve të ndershëm dhe familjeve që punojnë me dinjitet për një jetë më të mirë.
Nuk ndalet drejtoresha e spitalit të Dibrës/ Shpallet urdhërarrest pas bëmave të funditIsh-Drejtoresha e spitalit Rajonal të Dibrës e cila u shkarkua nga kjo detyrë pak javë më parë vijon të jetë në telashe me drejtësinë.
Shehu u shkarkua nga detyra pasi goditi me një mjet metali shefin e financës, pasi Shaban Uklala e denoncoi atë në polici.
Por pas këtij episodi teksa Shehu hetohej në gjendje të lirë, të tjerë punonjës të spitalit e kanë denoncuar atë për fyerje dhe kërcënime.
Rasti i fundit ka qenë i një dite më parë teksa policia njoftoi se ka bërë një tjetër procedim ndaj Shehut pasi dyshohet se ka kërcënuar me sms dhe thirrje telefonike shtetasen Sh.B 48 vjeçe.
Po ashtu, këtë të enjte, Shehu është paraqitur tek spitali, gjë të cilën e kishte të ndaluar. Mësohet se edhe gjatë ditës së sotme ka patur përplasje me punonjës të spitalit.
Nisur nga këto ngjarje, prokuroria ka urdhëruar arrestimin e Irini Shehut, por kjo e fundit mundohet ta shmangë me gjendjen e saj shëndetësore teksa qëndron në një nga dhomat e spitalit nën monitorimin e policisë së shtetit.
Vetë Irini Shehu e ka konsideruar urdhërarrestin të paligjshëm dhe të pabazuar në prova.
Bardhi në Fier: Belinda Balluku emblemë e arrogancës së qeverisëKreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka zhvilluar një takim elektoral në Fier, ku ka akuzuar drejtpërdrejt zëvendëskryeministren Belinda Balluku dhe drejtues të tjerë lokalë të Partisë Socialiste për, siç u shpreh ai, “shndërrimin e institucioneve në vegla presioni dhe vjedhjeje.”
Në fjalimin e tij, Bardhi prezantoi kandidatët e PD-së për qarkun e Fierit, duke theksuar se “sfida e 11 majit nuk është vetëm politike, por morale dhe qytetare.” Ai e cilësoi Ballukun si “emblemë të arrogancës së qeverisë” dhe “garanci për vazhdimin e abuzimit me taksat e shqiptarëve.”
“Belinda Balluku nuk përfaqëson as zhvillimin dhe as Europën. Ajo përfaqëson tenderat fiktivë, kontratat korruptive dhe përdorimin e pushtetit për interesa personale. Ajo nuk është zëvendëskryeministre, por menaxhere e një skeme mashtrimi,” deklaroi Bardhi, duke iu referuar hetimeve që, sipas tij, janë duke u zhvilluar nga SPAK për disa projekte të mëdha infrastrukturore.
Ai përmendi shpenzime të dyshimta në institucione, përfshirë tendera me vlera të fryra për shërbime si pastrimi apo konsulencat, si dhe projektet e mëdha si tuneli i Llogarasë, të cilat i cilësoi si “gropa të zeza të financave publike.”
“Çfarë evropianizimi pret nga një qeveri që për çdo kilometër rrugë lë pas miliona euro të zhdukura? Ky është një model i kalbur që nuk sjell të ardhmen, por mban peng të tashmen,” theksoi ai.
Në përmbyllje të takimit, Bardhi u bëri thirrje qytetarëve të Fierit që më 11 maj të votojnë për ndryshimin, “për një Shqipëri që respekton qytetarin, jo që e kërcënon atë,” duke theksuar se “shpresa nuk është tek ata që kanë ndërtuar sistemin e frikës, por tek qytetarët që kanë forcën ta shembin atë me votë.”
Berisha vijon takimet e fushatës: 5-fishojmë subvencionet për fermerëtKryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi këtë pasdite një miting elektoral në Shijak, në kuadër të fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
Në prani të dhjetëra mbështetësve, Berisha akuzoi qeverinë se ka shkatërruar bujqësinë shqiptare duke lejuar, sipas tij, importin masiv të produkteve nga jashtë.
Sipas tij, politika e Edi Ramës ka lënë fermerin shqiptar të pambrojtur, në konkurrencë të padrejtë me prodhues të huaj që marrin deri në 8 herë më shumë ndihmë nga shteti i tyre. “Kjo është një garë e pabarabartë që ka çuar në faliment të mijëra fermave nga Shijaku deri në Lushnje e Fier,” deklaroi Berisha.
Duke iu drejtuar fermerëve të zonës, ai u zotua se me ardhjen në pushtet, subvencionet për prodhimin bujqësor do të pesëfishohen, duke përfshirë çdo fidan, çdo kokë bagëti dhe çdo njësi prodhimi. Gjithashtu, premtoi se do të eliminohen pensionet e pjesshme dhe asnjë pensionist në zonat rurale nuk do të marrë më pak se 200 euro në muaj.
“Ballkani i Hapur do të përfundojë në kosh. Do të rikthejmë tregun për fermerin shqiptar, që sot është bërë viktimë e një tregtie të padrejtë dhe të korruptuar,” u shpreh lideri demokrat.
Në fjalën e tij, Berisha paralajmëroi edhe një reformë të thellë fiskale, ku taksat për bizneset e vogla do të kufizohen në maksimum 1% të xhiros, ndërsa TVSH-ja do të ulet në 15%. Çmimi i energjisë elektrike për familjarët do të përgjysmohet, dhe ai për bizneset do të zbresë në vetëm 6 lekë/kWh. Nafta, sipas tij, do të shitet me të njëjtin çmim si në Kosovë dhe Maqedoni, duke ulur ndjeshëm barrën fiskale që rëndon mbi qytetarët.