Aplikacion
“Të zgjedhësh midis BE-së dhe kënetës, kënetën, domethënë nuk je mirë… Politikisht je autik, nuk je mirë”. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama ditën e sotme, gjatë fushatës elektorale të 11 majit nga Gjirokastra.
Deklarata në fjalë u shoqërua me reagime të Partisë Demokratike dhe disa shoqatave, si dhe nxiti zemëratë në rrjetet sociale. I zënë ngushtë nga situata që vetë krijoi, kryeministri u detyrua që në orët e vona të së martës, të postojë një video ku kërkon ndjesë. Megjithatë, ndonëse tërhiqet nga termi që përdori, Rama nuk nguron të fyejë ata që në fakt duket se e detyruan të kërkonte ndjesë.
“Është vonë, por nuk mund të mos e ndaja dot këtë reflektim. Të gabosh është njerëzore, por të mos kërkosh ndjesë kur gabon nuk është burrërore. Krejt pa dashje sot kam cenuar fëmijët autik dhe me siguri kam lënduar prindër të tyre duke folur për autizëm politikë, shprehje që diku më ka mbetur në mendje sepse është përdorur shpesh edhe në literaturë politike e akademike e më doli sot krejt pa dashje. Ja që u desh të gaboja e pastaj të mësojë që prej vitesh konsiderohet e papërshtatshme dhe në fakt me plot të drejtë. Prandaj kërkoj ndjesë dhe u garantoj se kam jo respekt, por admirim për ta dhe të gjithë prindërit e fëmijëve me aftësi të veçanta ose speciale, çka dhe më ka shtyrë të nxis dyfishimin e mbështetjes nga qeveria.”
Më tej vijoi:
“Ndërsa lehaqenieve që i kam nga pas dhe që u kapën pas fëmijëve autik si i mbyturi pas fijes së barit për të fituar ndonjë pikë në sytë atyre prindërve të nderuar, kjo do të jetë një motiv më shumë që ta shpenzoj çdo energji timen deri në 11 maj që t’u japim mësimin e merituar për të gjithë ato prapësi të tyre të panumërta në kurriz të këtij vendi dhe këtij populli,”- a thua se përgjegjës për ato çfarë thotë dhe bën nuk është vetë ai, por të tjerët./ Zoom.al
Shenjat më me fat të zodiakut të javës
Gaforrja
Të mërkurën, më 23 prill, Saturni do të bashkohet me Venusin te Peshqit, duke sjellë transformim dhe aftësi për të ndryshuar oraret në jetën tuaj. Peshqit janë një nga shenjat më shpirtërore dhe për ju, ai është në shtëpinë e fatit, bollëkut dhe udhëtimit. Ndërsa udhëtimet e favorizuara nga energjia e Peshqve janë të largëta ose të huaja, ato gjithashtu mund të përfshijnë një udhëtim shpirtëror. Gjatë kësaj kohe, ju duhet të merrni rreziqe dhe të investoni në ëndrrat tuaja për jetën. Keni kaluar shumë në vitet e fundit, por ka ardhur koha të shpërbleheni. Thjesht lijani kontrollin në univers. Zgjidhni ëndrrat që ndiheni të thirrur për t’i realizuar dhe investoni energji për t’i realizuar ato – megjithatë, lini hapësirë të mjaftueshme që universi t’ju udhëheqë. Kur jeni të gatshëm të përqafoni të papriturën, magjia do të ndodhë përfundimisht.
Virgjëresha
Besoni se gjithçka ndodh për të mirën tuaj. Po kaloni një periudhë interesante në jetën tuaj. Kombinimi i energjisë së Peshqve dhe Demit sjell një kapitull të ri në jetën tuaj romantike. Hëna e Re në Demi do të lindë të dielën, më 27 prill, në shtëpinë që lidhet me fat, zgjerim dhe aventura. Përqendrohuni në atë që dëshironi të filloni gjatë kësaj periudhe, qoftë në jetën tuaj të dashurisë, qoftë për veten tuaj personalisht.
Peshqit
Është koha për t’u lidhur me brendësinë tuaj. Ju jeni qenie shpirtërore dhe lidhja me emocionet tuaja më të thella është thelbësore për të shprehur veten. Jeni fokusuar në përpjekjet dhe punën për të arritur ëndrrat tuaja, por mos sakrifikoni pjesën më të mirë të vetes: intuitën dhe natyrën tuaj shpirtërore. Ju nuk mund ta mohoni më natyrën tuaj emocionale, ndaj duhet të filloni të dëgjoni shpirtin tuaj dhe ku po ju çon. Nuk është koha për të vënë në dyshim ndjenjat, por për të dëgjuar dhe besuar instinktet dhe fatin tuaj./ Zoom.al
“E ke sa një kokërr ulliri”, Ilir Vrenozi dhe Edi Rama përplasen hapur pasi demokrati i refuzoi kafenNë politikën shqiptare, duket se nuk ka më kufij të asaj që mund të thuhet dhe kush mund ta thotë. Përplasja e fundit mes Kryeministrit Edi Rama dhe Ilir Vrenozit është një përballje pa pikë lidhje me debatin politik.
Përballja mes tyre ka degraduar sot. Por ajo nisi kështu. Edi Rama i kërkoi demokratit të pinte një kafe me të. Ai e refuzoi dhe në një video në rrjetet sociale e ekspozoi tentativën e Ramës. Kryeministri tha se në disa gjëra Vrenozi gënjente, por nuk e fshehu dot irritimin që tentativa e tij e dështuar u bë publike.
Dje Rama u tha disa fëmijëve në Kavajë të futeshin në internet e të shikonin fotot e tij nudo të 15 viteve më parë në një plazh të jugut të Francës. Deklarata skandaloze solli reagime të ashpra nga PD, ndërsa OJQ-të dhe institucionet heshtën.
Sot Ilir Vrenozi, që publikoi një video duke pirë kafe me kryetarin e PD-së, Sali Berisha, e shpotiti Ramën për deklaratën e tij. Duke folur në mitingun e PD-së në Korçë ai tha:
“O shkë*dhatë. (Rama) U thotë fëmijëve hyni në Youtube e më shihni nudo. Ato janë foto të para 15 vjetëve. Nxirre tani, që e ke sa një kokërr ulliri.”
Dhe si të bëhej fjalë për trurin, Rama reagoi i irrituar. Krenaria mashkullore kapërcen mendjen në Ballkan.
“Po pse kot e thashë unë që Vrenozi është 1-shi i vërtetë i PD-së! Shikojeni se si e shpërthen ai një sallë të tërë me sharjet e tij ekstreme e me thirrjet ndaj fantazisë erotike të audiencës fanatike, që ta kuptoni deri në fund se çfarë kënete është PD-ja! Bufi as në ëndërr se kap dot më atë nivel ekzaltimi të turmës së habitatit të tij të lashtë. Për mua Vrenozit i takon kapelja e Bufit deri në 11 maj dhe pas 11 majit edhe froni i mbretit të kënetës. Po ju si mendoni?” -shkruan kreu i qeverisë.
Me sarkazmën e tij Rama e quan Vrenozin “1-shin e vërtetë të PD-së” dhe “mbretin e kënetës”. Por kjo ngjan pak me përrallën e La Fontaine, “Dhelpra dhe rrushtë”. Rama e di që Vrenozi ka fjalor banal si në videot që tha se ia ndjek. Por pavarësisht kësaj dje ai i kërkoi të takoheshin për një kafe. Por sot, pas refuzimit, nisi fyerjet ndaj tij.
Thelbi i kësaj historie është tjetërkund: është një tregues se për ca vota Edi Rama është gati të ulet edhe me djallin dhe as që turpërohet kur denigrimi personal bëhen mjet komunikimi.
Dhe kur fjalori në publik degradon, kjo nuk është më “dhelpra dhe rrushtë”, kjo është “derrat në llucë”, ku të dy palët rrokullisen në të njëjtin llum verbal për të marrë sa më shumë duartrokitje nga fanatikët e tyre.
Edi Rama pa sot që përralla me Vrenozin ka mbaruar. Dhe realiteti tregon se kur fjalori banalizohet, nuk ka më dallim mes politikanit dhe karikaturës./ Zoom.al
“Ti i pesti, Liri i shtati…”/ Si e ndihmuan “të fortët”, Jurgis Çyrbjen të zgjidhej 2 herë deputetEmisioni investigativ “Në Shënjestër” ka trajtuar mbrëmjen e sotme krimin zgjedhor dhe deformimin e votës së lirë.
Në qendër të analizës ishin rastet konkrete të përfshirjes së krimit të organizuar në proceset zgjedhore, të dokumentuara në media dhe të përfshira në hetimet e SPAK.
Për herë të parë, në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, SPAK ka ndërmarrë hapa konkrete për të parandaluar ndikimin e krimit dhe korrupsionit në procesin zgjedhor, me qëllimin për të garantuar një garë të ndershme dhe transparente.
Një nga rastet më të bujshme të ekspozuara ishte ai i ish-deputetit të Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja. Përgjimet e SkyECC zbuluan se emri i tij ishte promovuar nga eksponentë të krimit të organizuar. Në dosjen hetimore thuhet se Çyrbja kishte krijuar lidhje të ngushta me krimin në zonën e Durrësit, ku sipas përgjimeve, grupet kriminale kishin ndikim të drejtpërdrejtë në përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë.
Në një bisedë të zbardhur nga dosja hetimore, Altin Hajri, një prej drejtuesve të një grupi kriminal në Shijak, shprehej:
“Tashi sa e mbylla muhabetin tënd se kam 3 orë me atë, po mos fol me njeri se na prishin pun. Se ja kërkova personalisht. Do ja çoj ashtu tha, normal ti i pesti, Liri i shtati.”
Në dokumentet hetimore përmendet edhe Julian Meçaj, ish-anëtar i bandës së Durrësit, i cili, sipas SPAK, ka pasur bashkëpunim të ngushtë me Çyrbjen gjatë fushatës së vitit 2021.
Në një tjetër episod tronditës, emisioni solli në vëmendje detaje nga dosja hetimore 339, ku del emri i Astrit Avdylajt, kreu i grupit kriminal të Shijakut. Sipas përgjimeve, Avdylaj ka ndërhyrë direkt për të siguruar kandidimin e Ilir Ndraxhit për deputet në zgjedhjet e vitit 2017.
Në një bisedë me zyrtarë lokalë të PS dhe figura të krimit të organizuar, Avdylaj shprehej hapur për planifikimin e takimeve me drejtues të lartë të partisë për të siguruar pozicionimin e Ndraxhit në listën fituese.
“Nesër kemi një takim në orën 10 të mëngjesit. Unë, ti, Gjushi, Liri, vllai i Lirit, dhe Jupi do pimë një kafe nesër në Durrës”, dëgjohet të thotë Avdylaj në një telefonatë.
Disa ditë më pas, Ilir Ndraxhi u konfirmua si kandidat zyrtar i PS për qarkun e Durrësit, duke dëshmuar një tjetër rast ku interesat e krimit u përkthyen në ndikim real në përfaqësimin politik.
Kush e ndau Monikën nga Iliri? Kryemadhi: Janë në lista të sigurtaNë një intervistë të drejtpërdrejtë për emisionin Quo Vadis në Vizion Plus, Monika Kryemadhi ka folur pa doreza për ndarjen e saj nga Ilir Meta, duke treguar se politika ishte jo vetëm lidhja e tyre, por edhe shkaktarja kryesore e largimit.
E pyetur nga moderatorja Pranvera Borakaj se “kush e ndau Monika Kryemadhin nga Ilir Meta?”, ish-kryetarja e LSI nuk ngurroi të përgjigjej se ishin njerëz të lidhur me politikën, që kërkuan të përfitonin në kurriz të tyre.
“Politika ishte ajo që na lidhi dhe po ajo që na ndau,” – tha Kryemadhi, duke shtuar se ndërhyrjet e individëve të caktuar, që kërkonin mandate deputeti apo afërsi me Ilir Metën, luajtën një rol kyç në prishjen e marrëdhënies së tyre.
“Ka pasur nga ata që mendonin se Monika ua kishte prishur punët, ua kishte shkatërruar karrierën… dhe i përdorën situatat për të ndërtuar të tyret,” – shtoi ajo, duke lënë të nënkuptohet se këto ndërhyrje kanë ardhur si pasojë e rivaliteteve të brendshme dhe ambicieve personale.
E pyetur nëse këta emra ndodhen aktualisht në pozita të sigurta në listat politike, Kryemadhi tha prerë:
“Edhe në vende të sigurta, edhe ata që s’janë. Koha tregoi që kishte shumë, dhe do të ketë akoma. Përdorimi i tyre nga individë të caktuar i hodhi dhe i flaku në rrugë.”
Kushtetuesja godet SPAK/ Shfuqizohet sekuestrimi i të dhënave të gazetarit Elton QynoNjë vendim i paprecedentë është marrë këtë të martë nga Gjykata Kushtetuese, e cila i dha të drejtë gazetarit Elton Qyno në përplasjen e tij ligjore me SPAK, duke shfuqizuar vendimet gjyqësore që lejonin sekuestrimin e të dhënave të tij kompjuterike dhe mjeteve të punës.
Sipas vendimit të bërë publik sot më 22 prill 2025, trupa gjyqësore konstatoi se sekuestrimi i kryer nga SPAK përbënte një ndërhyrje të pajustifikuar dhe joproporcionale në lirinë e shprehjes së gazetarit, një e drejtë themelore e mbrojtur nga Kushtetuta dhe Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Gjykata Kushtetuese nënvizoi se e drejta e gazetarit për të ruajtur burimet e informacionit nuk është një privilegj personal, por një garanci e drejtpërdrejtë për mbrojtjen e lirisë së shtypit dhe të drejtës së publikut për të qenë i informuar.
Kryetarja e Gjykatës, Holta Zaçaj, në një deklaratë për mediat theksoi se gjykatat e mëparshme nuk kanë ofruar asnjë argument bindës se përse sekuestrimi i të dhënave ishte mjeti i vetëm i nevojshëm për zbardhjen e një çështjeje penale, duke injoruar alternativa të tjera më pak invazive dhe duke mos vlerësuar urgjencën apo proporcionalitetin e masës.
Me këtë vendim, Gjykata Kushtetuese jo vetëm shfuqizoi vendimet e GJKKO dhe Gjykatës së Apelit, por urdhëroi gjithashtu asgjësimin e të gjitha të dhënave të sekuestruara, duke rikthyer besimin se e drejta për gazetari të lirë dhe të pavarur nuk mund të dhunohet nga asnjë institucion, qoftë edhe në emër të hetimit penal.
Megjithëse Gjykata nuk shqyrtoi ende në thelb ligjshmërinë e kontrollit fizik të banesës dhe zyrës së gazetarit, pasi kjo pjesë mbetet e hapur për veprime të mëtejshme ligjore, ky vendim shënon një fitore të madhe për gazetarinë investigative dhe mbrojtjen e burimeve konfidenciale.
Deklarata diskriminuese e Ramës/ Tupe: Përbindshmëri e instaluar në majën e pushtetit, çnjerëzoreGjuha fyese e kryeministrit Edi Rama në fushatën elektorale të 11 majit ka kaluar çdo kufi, duke provokuar reagime të forta nga shoqëria civile dhe figura publike.
Gjatë një aktiviteti politik të martën, Rama përdori termin “autik” në mënyrë përçmuese, teksa u shpreh: “Të zgjedhësh midis BE dhe kënetës, kënetën domethënë nuk je mirë, politikisht je autik, s’je mirë.”
Kjo deklaratë ka shkaktuar zemërim të madh, sidomos mes familjeve të personave me aftësi ndryshe, duke u interpretuar si një akt diskriminues dhe i pavend për një përfaqësues të lartë të shtetit.
Kritikat më të ashpra kanë ardhur nga profesori Edmond Tupja, i cili në një intervistë për Syri.net e ka cilësuar Ramën si “monstër politik” dhe “njeri të pashpirt”.
“Edi Rama nuk ka dhembshuri për askënd. Ai urren vetveten dhe të tjerët, është shoqërisht dhe ndërkombëtarisht i rrezikshëm,” – tha Tupja, duke theksuar se kjo lloj gjuhe është jo vetëm zhgënjyese dhe çnjerëzore, por edhe dëshmi e një përbindshmërie të instaluar në majën e pushtetit.
Sipas profesor Tupes, përdorimi i një diagnoze serioze si “autizmi” për të fyer kundërshtarët politikë nuk është vetëm mungesë ndjeshmërie, por edhe një shpërfaqje e hapur e një sadizmi verbal, që godet padrejtësisht një nga shtresat më të pambrojtura të shoqërisë. /Zoom.al
A mundet që Papa i ardhshëm të jetë grua?Përgjigja e shkurtër, e shpejtë dhe e menjëhershme është jo.
Vetëm burrat e kishës katolike romake që janë pagëzuar mund të merren në konsideratë në përzgjedhjen e Papës.
Në teori, mund të ishte çdo burrë i pagëzuar, por në praktikë, kardinalët preferojnë që të zgjedhin një nga mesi i tyre.
Veç kësaj, vetëm burrat mund të emërohen si priftërinj në Kishën Katolike.
Një argument që lidhet me këtë shpjegon se 12 dishepujt e Jezusit ishin burra, ndaj duhet të jenë burrat ata që udhëheqin Kishën.
Megjithatë, ka pasur arsyetime si për emërimin e burrave, ashtu edhe të grave.
Për shembull, në mësimet e krishtera, burri dhe gruaja janë krijuar nga Zoti, ndaj të dy janë të barabartë para Tij dhe duhet të emërohen njësoj.
Gara për drejtorin e RTSH/ Kandidati: Auron Tare më tha që fituesi është paracaktuarKandidati për drejtues të përgjithshëm të Radiotelevizionit Shqiptar, Jetmir Shpuza, ka reaguar me tone të forta pas zhvillimeve të fundit në procesin e përzgjedhjes së kreut të ri të institucionit, duke ngritur akuza të drejtpërdrejta për manipulim dhe ndërhyrje politike.
Në një deklaratë publike, Shpuza pohon se fituesi i garës është i paracaktuar dhe se këtë ia ka pohuar hapur edhe anëtari i Këshillit Drejtues të RTSH, Auron Tare. “Sot pata dhjetëra telefonata që po ma konfirmojnë këtë. Dhe të gjithë thonë vetëm një emër,” shprehet ai.
Shpuza thekson se nuk ka hyrë në këtë garë për të justifikuar një proces formal apo për të qenë “koperturë” e një emri të vendosur më parë nga politika. Ai nënvizon se motivi i tij ka qenë pasioni dhe ambicia për transformimin e RTSH-së, si një institucion publik që duhet të jetë i pavarur dhe profesional.
“Shpresoj akoma, në njëfarë mase, te integriteti i këshilltarëve të KD të RTSH për të mos iu bindur urdhërave të marrë në vesh apo telefon,” thotë Shpuza, duke paralajmëruar se nëse procesi vijon në këtë mënyrë, do të konfirmohet se shkrirja e këshillit të mëparshëm kishte një qëllim të qartë politik.
Në përfundim, Shpuza ngre alarmin se ky zhvillim mund të paralajmërojë “ditë të këqija për RTSH-në”, duke lënë të nënkuptohet një përshkallëzim i ndikimit politik në median publike.
Vrasja e Gjovalin Prendit, e bija flet për mediat: Ja kush janë organizatorët, e vërteta e vëllait me Vis Martinajn“Kërkoj që të vihet drejtësi për kushërinjtë e mi, vëllanë tim, babanë tim. Të gjenden autorët, të kapen dhe të marrin dënimin e merituar”, tha Viola Prendi, e bija e viktimës për Top Chanel.
Ky është apeli i familjes Prendi drejtuar autoriteteve.
Vrasja e 64 vjeçarit Gjovalin Prendi mbrëmjen e 17 prillit pranë lokalit të tij në Pllanë ishte humbja e katërt për këtë familje në harkun e 11 viteve.
Më 19 shkurt 2014 janë vrarë Taulant Prendi e Klodian Ndreca, 10 vite më vonë në 9 maj në Athinë u ekzekutua Sidorel Prendi i njohur edhe me emrin Roan Brahimi dhe më 17 prill u ekzekutua i ati i tij, i cili për ikjen e nipave dhe të birit priti nga shteti gjetjen e autorëve që janë ende anonim.
“Ne nuk kemi marrë asnjë kërcënim, babai im jetonte i lirë, dilte në rrugë se thoshte nuk i kam hyrë në hak njeriu”, tha ajo.
Një orë pas këtij krimi në tiranë ndodhi një atentat me 4 të plagosur që u dyshua se në shënjestër ishte bashkëshortja e Sidorel Prendit, por për familjen ky ishte një dyshim i pabazë pasi e veja e tij në ato momente ndodhej në Lezhë por kjo zhurmë ka lënë shenjë tek fëmijët e vegjël.
“Kemi fëmijë që janë të terrorizuar, kanë frikë të shkojnë në shkollë, thonë do na vrasin edhe ne si gjyshin dhe për ne kjo është e tmerrshme”, tha e bija e viktimës.
Policia ka hedhur dyshimet se vrasja e Gjovalin Prendit lidhet me të shkuarën e të birit Sidorel Prendi i cili sipas bluve megjithëse jo zyrtarisht dyshohet për krime të ndryshme si atentati ndaj Brilant Martinajt, vrasja e Gentjan Bejtes etj, por familja ka një tjetër version dhe flet me emra për autorët.
“Çdo gjë nisi nga një konflikt banal për një femër. Rivali i vetëm është Ardian Gjeloshi, i biri Klajd Gjeloshi dhe aleatët e tyre. Ata janë organizatorët e vrasjes së babait dhe vëllait tim. I kam deponuar edhe në polici”, tha ajo.
E motra e Sidorel Prendit alias Rohan Brahimit mohon kategorikisht që i vëllai të jetë përfshirë në vrasjen e Brilant Martinit apo në krime të tjera të ndodhura vitet e fundit pasi ai në këtë kohë nuk ka qenë në Shqipëri. Viola Prendi pranon që i vëllai kishte njohje me Ervis Martinajn, por kurrsesi nuk ishte kundërshtar i tij.
“Vëllai im nuk ishte kundërshtar i Martinajt. Ka marrë një telefonatë nga ai, u revoltua. Ka ik e ka takuar dhe është kthyer po atë darkë. Nuk është dhunuar siç thonë. Ka ardhur, kemi vijuar darkë.”, u shpreh ajo.