Aplikacion
Njihuni me shenjat më mosmirënjohëse të zodiakut:
Binjakët
Binjakët do të shprehin mirënjohjen e tyre për një dhuratë, por kur bëhet fjalë për akte dashurie dhe dhurimi, si për shembull për të kaluar kohë së bashku (kohë që ju luteshin ta kaloni bashkë) nuk kanë ndërmend të shprehin “faleminderit”.
Virgjëresha
Virgjëresha nuk do të tregojë vetëm mosmirënjohje ndaj jush. Jo, ata që i përkasin kësaj shenje të zodiakut besojnë se jeta u detyrohet gjithçka, prandaj mirënjohja nuk ekziston as si mendim në mendjet e tyre. Në thelb, ata nuk mund të vlerësojnë asgjë.
Akrepi
Akrepat i konsiderojnë të tjerët inferiorë dhe të lindur për t’u shërbyer atyre. Mirënjohja nuk ekziston në mendjet e tyre. Puna dhe mundi juaj në asnjë rrethanë nuk do të vlerësohet, pasi ju jeni të detyruar të bëni atë që bëni për ta./ Zoom.al
Një dokument i deklasifikuar i CIA-s po rikthehet në vëmendjen e publikut pas valës së fundit të interesit për fenomenet ajrore të paidentifikuara.
Bëhet fjalë për një raport të çuditshëm dhe tronditës, i cili përshkruan një incident misterioz të ndodhur në fund të viteve ’80 në territorin e asaj që sot është Ukraina – një ngjarje që ka ngjallur spekulime të shumta dhe që vijon të sfidojë kufijtë e imagjinatës njerëzore.
Sipas dokumentit, një UFO është shfaqur gjatë një stërvitjeje ushtarake sovjetike dhe është rrëzuar pas goditjes me një raketë tokë-ajër. Nga mbetjet e objektit, që përshkruhet si një disk fluturues klasik, kanë dalë disa krijesa të vogla me pamje humanoide, të cilat janë mbledhur së bashku dhe më pas janë shndërruar në një sferë ndritëse. Çfarë ndodhi më pas? Një shpërthim i fortë drite, që sipas raportit, ka ngurtësuar 23 ushtarë, duke i kthyer në formacione të ngjashme me gurin gëlqeror. Vetëm dy mbijetuan, të mbrojtur pjesërisht nga hija.
Dosja, sipas CIA-s, ka origjinë nga KGB dhe përmban 250 faqe me detaje, analiza dhe deklarata. Shkencëtarët sovjetikë thuhet se kanë arritur në përfundimin se drita e emetuar ka ndryshuar strukturën qelizore të trupave, duke i kthyer indet në një substancë të ngurtë minerale.
Një koment i përfshirë në dokument, thuhet të jetë nga një agjent i CIA-s:
“Ky ishte një akt i pastër hakmarrjeje nga qeniet jashtëtokësore. Ata kanë mënyra për t’u mbrojtur kur ndihen të rrezikuar – dhe teknologjia e tyre është përtej çdo përfytyrimi njerëzor.”
Një mister që ngre më shumë pyetje se përgjigje
Megjithëse raporti është autentik në kuptimin arkivor, përmbajtja e tij është marrë nga një përkthim i një artikulli të vitit 1993 në një gazetë ukrainase, që vetë referohej te tabloidi kanadez Weekly World News, i njohur për raportime fantastike e shpesh fiktive. Në të njëjtën kohë, burime si Kyiv Post dhe Jerusalem Post kanë konfirmuar se CIA nuk ka bërë asnjëherë një verifikim zyrtar të ngjarjes.
Gjithsesi, historia ka kapur imagjinatën e publikut dhe është risjellë në qendër të debatit nga podcasti i famshëm “Joe Rogan Experience”, i cili është kthyer në një platformë ku ndahen histori të çuditshme dhe shpeshherë tronditëse, që sfidojnë realitetin dhe logjikën konvencionale.
Realitet apo mit modern?
Derisa të dalë ndonjë provë konkrete – fotografi, mbetje biologjike apo dëshmi nga burime të pavarura – kjo ngjarje mbetet në kufirin mes legjendës urbane dhe misterit të pashpjeguar. Një episod që do të kishte qenë në vendin e vet në një seri të “X-Files”, por që për shumë njerëz vazhdon të ushqejë një pyetje të përjetshme: “A jemi vërtet vetëm në këtë univers?”
U plagos në atentatin e Tiranës/ Niset jashtë vendit për mjekim 11-vjeçari11-vjeçari që mbeti i plagosur nga atentati në Tiranë mbrëmjen e së enjtes, është nisur për mjekim të specializuar jashtë vendit.
I mituri u dërgua fillimisht në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë ku qëndroi rreth 24-orë. Gjendja shëndetësore mbetet ende kritike.
Më herët, për mjekim më të specializuar u dërgua jashtë Shqipërisë edhe vëllai i tij 17-vjeçar.
Të dy të miturit së bashku me dy persona të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një atentati mafioz ndaj automjetit të tyre.
Ka dyshime të forta që autorët të kenë ngatërruar shënjestrën megjithatë hetimet vazhdojnë.
Sipas astrologjisë, ky do jetë fituesi i “Big Brother VIP 4”Bazuar në analizën astrologjike dhe informacionet e disponueshme, parashikimi i fituesit të “Big Brother VIP Albania 4” ndërmjet katër finalistëve—Egli Tako (Virgjëreshë), Gjesti (Dem), Rozana Radi (Gaforre) dhe Laert Vasili (Peshqit)—mund të bëhet duke konsideruar karakteristikat e shenjave të tyre dhe ndikimin e tyre në lojë.
1. Egli Tako (Virgjëreshë): Virgjëreshët janë të njohur për natyrën e tyre analitike, të përpiktë dhe të kujdesshme. Në një lojë si Big Brother, këto cilësi mund të ndihmojnë në ndërtimin e strategjive të qëndrueshme dhe në shmangien e konflikteve. Megjithatë, ndonjëherë kjo qasje mund të perceptohet si e ftohtë ose e distancuar nga publiku.
2. Gjesti (Dem): Demi është një shenjë tokësore, e njohur për qëndrueshmërinë, besnikërinë dhe këmbënguljen. Këto cilësi mund të kenë ndihmuar Gjestin të krijojë marrëdhënie të forta brenda shtëpisë dhe të fitojë simpatinë e publikut. Për më tepër, raportet sugjerojnë se Gjesti ka fituar një mbështetje të gjerë nga publiku, e cila është reflektuar në sondazhe dhe diskutime në rrjetet sociale.
3. Rozana Radi (Gaforre): Gaforret janë të ndjeshme, intuitive dhe të lidhura ngushtë me familjen dhe miqtë. Këto cilësi mund të kenë ndihmuar Rozanën të krijojë lidhje emocionale me banorët e tjerë dhe me audiencën. Megjithatë, ndjeshmëria e tyre mund t’i bëjë ata të prekshëm ndaj stresit dhe konflikteve.
4. Laert Vasili (Peshqit): Peshqit janë të njohur për kreativitetin, empatinë dhe natyrën e tyre ëndërrimtare. Këto cilësi mund të kenë ndihmuar Laertin të shfaqë një anë artistike dhe të ndjeshme, duke krijuar lidhje me publikun. Megjithatë, ndonjëherë Peshqit mund të perceptohen si të pavendosur ose të larguar nga realiteti.
Duke marrë parasysh këto karakteristika astrologjike dhe informacionet e disponueshme, Gjesti (Dem) duket të ketë një avantazh të konsiderueshëm për të fituar “Big Brother VIP Albania 4”. Kjo për shkak të qëndrueshmërisë së tij, aftësisë për të krijuar marrëdhënie të forta dhe mbështetjes së gjerë nga publiku.
Trump paralajmëron Rusinë dhe Ukrainën: Nëse nuk doni zgjidhje ne po largohemiDonald Trump paralajmëroi tërheqjen e SHBA-së nga përpjekja për të arritur paqen mes Rusisë dhe Ukrainës.
Ai theksoi se një skenar i tillë nuk përjashtohet nëse nuk shikon përparim si nga Rusia ashtu edhe nga Ukraina.
Deklaratat e Donald Trump vijnë menjëherë pas deklaratës së Sekretarit Amerikan të Shtetit Marco Rubio.
Presidenti Trump e bëri të qartë se “askush nuk mund të luajë me të”.
Deklaratat Donald Trump i bëri para gazetarëve gjatë ceremonisë së betimit të Mehmet Oz, i cili zyrtarisht mori detyrën si drejtor i Qendrave për Shërbimet e Medicare dhe Medicaid, të cilat ofrojnë shërbime shëndetësore për të moshuarit dhe grupet vulnerabël.
Duke iu referuar mundësisë së një marrëveshjeje paqeje midis Rusisë dhe Ukrainës, Trump tha: “Ne do ta arrijmë atë, në mënyrë ideale. Nëse për ndonjë arsye një nga dy vendet e bën shumë të vështirë … atëherë ne thjesht do të largohemi. Shpresoj se nuk do duhet ta bëjmë këtë”.
“Unë mund të them kur dikush po luan me mua”.
Më herët, i pyetur nga një gazetar nëse kishte ndjenjën se Rusia “po luante me të”, ai theksoi se ka jetuar një jetë plot negociata dhe se është në gjendje të kuptojë kur dikush po përpiqet ta mashtrojë, duke thënë në mënyrë karakteristike: “E gjithë jeta ime ka qenë një negociatë e madhe. Mund të dalloj kur dikush “luan” me mua”.
Trump më pas e bëri të qartë: “Askush nuk luan me mua”.
Më herët, Marco Rubio e kishte lënë të hapur mundësinë që SHBA të ndalonte përpjekjet ndërmjetësuese për t’i dhënë fund luftës.
“Nëse nuk është e mundur t’i jepet fund luftës në Ukrainë, ne do të duhet të ecim përpara.”
“Nuk është lufta jonë, nuk e filluam ne,” u tha Rubio gazetarëve përpara se të nisej nga Parisi pas një takimi dje, të enjten, me zyrtarë evropianë dhe ukrainas, ku mori pjesë edhe i dërguari special i presidentit amerikan, Steve Witkoff.
“Burrat, çyrykë”/ Berisha i përgjigjet Ramës: Qafën e Buallit nuk e kishe kaluar ti pa të tredhur dibranëtKryedemokrati Sali Berisha ka reaguar ashpër ndaj gjuhës së përdorur nga kryeministri Edi Rama gjatë një takimi në Dibër, ku ky i fundit etiketoi gjysmën e burrave si “çyrykë”.
Nga një takim elektoral, Berisha nuk kurseu akuzat dhe ironitë ndaj shefit të qeverisë, duke e cilësuar këtë si një fyerje të rëndë dhe një shfaqje të papranueshme për një kryeministër.
“Shkoi në Dibër dhe me gjuhën e një kopuku u tha se zonja gjysma juaj burrat i ka çyrykë. Unë i them Ramës, ta dish mirë, se në ligj, në kanun dhe në ligjin e sotëm qafën e buallit nuk e kishe kaluar ti pa të tredhur dibranet,” deklaroi Berisha me tone sfiduese.
Ai vijoi më tej duke e goditur Ramën me një metaforë të rëndë që ka ngjallur reagime të menjëhershme në opinionin publik:
“Po ata janë burra të mençur dhe e dinë që i tredhuri nuk tridhet më.”
Berisha e cilësoi këtë retorikë si përçmuese dhe të papranueshme për një lider që pretendon të përfaqësojë të gjithë shqiptarët, ndërsa theksoi se shqiptarët nuk do ta tolerojnë më gjuhën e arrogancës dhe përçmimit nga pushteti.
Ministrja Balluku i përdor faqet e institucioneve si ‘mur’ për posterat e fushatësPremtimet elektorale të ministres dhe kandidates socialiste, Belinda Balluku shpërndahen brenda një kohe të shkurtër nga faqet zyrtare të Ministrisë së Infrastukturës dhe institucioneve të varësisë në rrjetet sociale, pavarësisht se praktika ndalohet nga Kodi Zgjedhor dhe një rregullore e KQZ.
Mëngjesin e së enjtes në orën 9:56, ministrja e Infrastrukturës dhe drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Belinda Balluku, shpërndau nga faqja e saj në Facebook një poster me premtime elektorale.
“Brenda mandatit të katërt. Bypassi i Elbasanit. Bypassi i Sarandës,” shkruhet me kapitale në një sfond me ngjyrë vjollcë, mbi foto që paraqesin makineri në punë. Në poster shtohet: “Shqipëria 2030” dhe “#PartiaSocialiste”.
Dy minuta më vonë, i njëjti postim u nda nga faqja zyrtare e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës, MEI. Në minutat dhe orët që pasuan, faqe të tjera zyrtare në Facebook dhe Instagram të institucioneve të varësisë së Ministrisë së drejtuar nga Balluku shpërndanë të njëjtin postim.
BIRN gjeti se posteri elektoral u nda nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, Task Forca e Transportit Rrugor, Agjencia Shtetërore për Shpronësim dhe Albgaz, një kompani 100 për qind publike në varësinë e MIE. Ai u pëlqye gjithashtu nga Autoriteti i Aviacionit Civil dhe Spitali Memorial Fier.
Faqet zyrtare të institucioneve publike në varësinë e ministres Belinda Balluku po shërbejnë si një mur për posterat virtualë të fushatës së saj elektorale, edhe pse Kodi Zgjedhor dhe një rregullore e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve e ndalojnë kategorikisht këtë praktikë, duke e konsideruar “përdorim të burimeve publike në mbështetje të subjekteve zgjedhore”.
Për ekspertët e shoqërisë civile që monitorojnë përdorimin e administratës publike në fushatë, këto postime bëhen në shkelje të legjislacionit dhe janë tregues i funksionimit të “partisë-shtet”.
“Këto postime apo ripostime, edhe pse në mënyrë të tërthortë, bëhen qartazi për qëllime politike, pasi i rrisin dukshmërinë në rrjetet sociale titullarit të institucionit si dhe krijon në publik perceptimin mbi njësimin e shtetit me një parti të caktuar politike,” tha Dhimitër Zguro, aktivist pranë organizatës “Qëndresa Qytetare”.
Zguro theksoi se veprime të tilla binin ndesh edhe me një rregullore të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, por shtoi se ato tolerohen për shkak se institucionet nuk sanksionohen.
“Për shkak të praktikës administrative të këtij organi, duket sikur institucionet nxiten që të postojnë apo ripostojnë postime me përmbajtje politike apo elektorale, për shkak të mungesës së sanksioneve, duke qenë se Komisioneri mjaftohet me fshirjen e postimeve, duke e konsideruar të përmbushur qëllimin e ligjvënësit për ndalimin e shpërdorimit të burimeve publike”, tha Zguro.
Një përfaqësuese e kompanisë publike “Albgaz”, që u përgjigj në numrin publik të kontaktit, këmbënguli që shpërndarja e posterit ishte gabim.
“Duhet të jetë postuar gabimisht. Më lër kohë të rakordoj,” i tha ajo këtij gazetari, ndërkohë që pak minuta pas bisedës telefonike, postimi u fshi.
Florion Serjani, këshilltar për Median dhe Komunikimin i Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, i tha BIRN po ashtu se postimi në fjalë ishte gabim dhe se për këtë do merreshin masa. Por ai këmbënguli se postimet e tjera, ku fushata nuk përmendet specifikisht, ishin pjesë e punës së përditshme të institucioneve dhe ishin diçka që kryhej prej vitesh në vazhdimësi.
“Nuk e kanë me detyrim, por për të mbajtur gjallë rrjetet sociale të institucioneve, mund të postojnë edhe jashtë fushës së tyre, sigurisht postime që janë brenda fushës së përgjegjësisë së MIE. Në fund të fundit është pjesë e aktivitetit të tyre të informojnë publikun për punët e bëra”, tha Serjani.
Pavarësisht posterit elektoral të shpërndarë nga MEI dhe një sërë institucionesh varësie, Serjani këmbënguli se në faqet e “Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe agjencive të saj të varësisë nuk ka publikime që janë pjesë e fushatës elektorale”.
Rrjetet sociale janë kthyer prej kohësh në mjete të rëndësishme të propagandës elektorale, me kandidatë dhe parti që harxhojnë qindra mijëra në reklama dhe me stafe të dedikuara për të menaxhuar përmbajtjen e tyre. Në betejën për të dominuar rrjetet sociale, partia në pushtet avantazhohet nga administrata publike dhe dhjetra institucione shtetërore, të cilat shërbejnë për të shpërndarë, pëlqyer dhe komentuar mesazhet elektorale.
Gjatë periudhës së fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit, BIRN gjeti se postimet e ministres Balluku shpërndahen gjerësisht nga institucionet e varësisë dhe vetë faqja e Ministrisë, ndërsa justifikohen si postime që kanë të bëjnë me informimin për punët e institucionit.
Për Zguron nga “Qëndresa Qytetare”, shumë prej këtyre postimeve lidhen indirekt me fushatën dhe i përkasin kategorisë së aktiviteteve të ndaluara.
“Në vlerësimin tim, këto veprimtari përfshihen në ndalimin që lidhet me përdorimin e tërthortë të llogarive zyrtare për qëllime partiake. Ndonëse nuk ka asnjë element në përmbajtjen e përshkrimit të postimit, qëllimi i postimit është partiak,” vlerësoi Zguro.
KQZ nuk iu përgjigj pyetjeve për koment deri në publikimin e këtij shkrimi. BIRN/
“Trump style” / Berisha shfaqet me kapele në takimin e radhësKreu i PD, Sali Berisha ka tërhequr vëmendjen në daljen e tij më të fundit publike, këtë herë jo vetëm për deklaratat, por edhe për stilin e tij.
Me kapele në kokë ku shkruhej numri 1, simbol i Partisë Demokratike në fletën e votimit, Sali Berisha ka ndaluar pasditen e sotme në Kamëz, ku ka prezantuar kandidatët e tij për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Pamja e tij, e ngjashme me stilin e njohur të Donald Trump gjatë fushatave në SHBA, nuk kaloi pa u vënë re nga të pranishmit dhe rrjetet sociale.
Në fjalën e tij para qytetarëve të Kamzës, Berisha premtoi rritje të ndjeshme të pensioneve, duke theksuar se nëse fiton zgjedhjet, do të sjellë ndryshime të menjëhershme në jetën e pensionistëve.
“Kjo qeveri u vërsul mbi taksat, poshtëroi pensionistët. Zotohem se në 100 ditët e para nuk do të ketë pensionist që nuk do të marrë 200 euro,” deklaroi ai me tone të forta.
Nga podiumi, Berisha nuk kurseu as kritikat për kryeministrin Edi Rama, të cilin e akuzoi për mungesë guximi dhe për deklarata të papërgjegjshme ndaj shtresës së pensionistëve.
“Më lejoni pak t’i them atij burracakut dy metra që fshihet, pasi e keni kapur me presh në dorë duke vjedhur, nuk del dot të ballafaqohet para jush në TV apo në skenë. Thotë që po të rrisim pensionin biem në humnerë, ndërsa sot tha do ta rrisim në 2030… ka deklaratë më cinike?” – vijoi Berisha.
U plagos në atentatin e Tiranës/ 17-vjeçari niset për kurim jashtë vendit, vëllai 11-vjeçar në gjendje kritike te Trauma17- vjeçari që mbeti i plagosur nga atentati në Tiranë, mbrëmjen e së enjtes është nisur për mjekim të specializuar jashtë vendit.
Ndërsa i mituri tjetër, vëllai 11-vjeçar vijon në gjendje kritike për jetën teksa ndodhet në reanimacion në spitalin e Traumës në kryeqytet.
11-vjeçari ka plagë në pjesën e kraharorit, gjë që e ka vështirësuar gjendjen e tij.
Të dy vëllezërit ishin së bashku me dy persona të tjerë në një automjet të enjten në mbrëmje, kur u bënë shënjestër e një atentati mafioz në periferi të Tiranës.
Te gjithë dyshohet se u qëlluan gabimisht, pasi autorët duket se kishin objektiv një tjetër person që përdorte të njëjtin model automjeti me atë të plagosurve. / Zoom.al
EDITORIAL/ Plumbat bien mbi fëmijët, ku janë politikanët e “ndryshimit” Shehaj, Shabani, Lapaj e Qori?Mbrëmë, Tirana u trondit nga një atentat mafioz, i paprecedent. Në mes të zonës së populluar pranë TEG-ut, u qëllua me kallashnikov ndaj katër personave – dy prej të cilëve të mitur, 11 dhe 17 vjeç dhe të tjerë, 19 dhe 34 vjeç. Vetëm një mrekulli i shpëtoi nga vdekja. Vetëm dy orë përpara kësaj ngjarje tronditëse, në Milot, u ekzekutua me armë zjarri Gjovalin Prendi, babai i Roan Brahimit, një tjetër krim që policia nuk e parandaloi dot. Kjo që po ndodh në Shqipëri nuk është më një çështje sigurie; është emergjencë kombëtare.
Në këto orë të errëta ku krimi e ka futur vendin, ku policia është inekzistente, e gjithë shoqëria ka mbetur pa zë. Edhe ata që flasin gjatë gjithë vitit për gjithçka, heshtën.
Ku janë partitë e vogla që premtojnë “ndryshim”? Ku janë kandidatët “e rinj” që flasin për drejtësi, shtet ligjor, moral dhe dinjitet?
Ku është Arlind Qori që protestonte deri dje edhe për hallet personale të një oficeri policie?
Ku është Endri Shabani me diplomën e tij e Oksfordit?
Ku është Adriatik Lapaj me licensën e tij të avokatit?
Ku është Agron Shehaj, “kandidati cool” i kësaj fushate që promovon veten me këngë dhe videoklipe dhe po shpenzon miliona nga call-centerat e tij?
Askush prej tyre nuk reagoi. Askush nuk doli në protestë. Asnjëri nuk qëndroi përballë Drejtorisë së Policisë, Ministrisë së Brendshme apo Kryeministrisë për të kërkuar llogari për jetët e rrezikuara të fëmijëve. U zgjuan sikur e sotmja të ishte ditë normale, a thua se fëmijët e tyre do t’i rrisin gjetkë.
A është kjo politika e re që na premtojnë në përpjekjet gati të dëshpëruara për të qenë vetë në parlament?
Sepse kur plumbat bien mbi fëmijë në mes të qytetit dhe për këtë heshtin edhe ata politikanë që thonë se janë në opozitë si me pushtetin ashtu edhe me partitë tradicionale, atëherë nuk ka më as ndryshim e as shpresë. Kjo është thjesht një fasadë e zbukuruar e të njëjtit sistem. Nëse nuk protestoni për jetët e fëmijëve, për çfarë do të protestoni?
A e keni zgjedhur vërtet ndryshimin, apo thjesht po kërkoni një vend për veten në llozhën e kësaj politike të kalbur?
Nëse ka diçka që duhet ndryshuar në Shqipëri, është frika që ndiejmë çdo ditë kur fëmijët tanë dalin nga shtëpia. Dhe nëse nuk e nisni nga këtu, atëherë nuk jeni ndryshe. Jeni thjesht zëvendësimi estetik i një klase politike që nuk dëgjon dhe nuk ia ndjen.
Heshtja juaj sot është bashkëfajësi, është zhgënjim. Heshtja juaj sot flet më shumë sesa çjerrjet e gjithë jetës politike që keni mbi supe./ Zoom.al