zoom

Day ArchiveAtentati në Tiranë/ Detajet, objekt i sulmit ishte makina e kompanisë “Pelikani security”

Një automjet i kompanisë së policisë private, “Pelikani Security” ishte shënjestër e atentatit me katër të plagosur në Tiranë. 

Makina u qëllua në levizje në perfieri të Tiranës nga një tjetër automjet i cili u dogj në Lundër vetëm pak momente pas ngjarjes. 

Katër personat u paraqitën me plagë të shkaktuar nga arma e zjarrit pranë Spitalit të Traumës. Dy të miturit 17 dhe 11 vjeç (vëllezër) janë futur në sallën e operacionit. Më i vogli ndodhet në gjendje të rëndë. 

Pritet që policia të japë detaje të mëtejshme./ Zoom.al

Nata e krimit që rrëzon rendin: 1 i vrarë në Milot, 4 të plagosur në TEG – Policia e Ilir Prodës në gjumë

17 prilli shënoi një tjetër natë të zezë për rendin dhe sigurinë publike në Shqipëri. Një i vrarë në Milot dhe katër të plagosur, mes tyre dy të mitur, pranë TEG-ut në Tiranë janë dëshmi të një realiteti ku armët kërcasin pa frikën e askujt.

Në Milot, një qytetar u vra. Ishte babai i një të riu të vrarë pak muaj më parë në Athinë. U qëllua në derë të lokalit të tij dhe vrasësit janë ende të lirë. Po shteti ku ishte? Brenda 2 orësh, vetëm pak kilometra nga qendra e Tiranës, pranë një prej zonave më të frekuentuara, TEG, katër persona u plagosën. Dy prej tyre janë fëmijë — një 11 vjeç dhe një 17 vjeç. A është kjo thjesht “një ngjarje kriminale” apo është një alarm i madh për rrënimin total të sigurisë në vend?

Është skandaloze që në një vend ku qeveria premton pasaporta të BE-së, fëmijët të përfundojnë nën bresheritë e plumbave të armëve në rrugë.

Shqipëria është sot një shtet që nuk e frikëson më krimin. Dhe ka një polici që i frikësohet krimit. Një polici që ka humbur autoritetin dhe besimin. Dhe një drejtues i saj që sillet si spektator./ Zoom.al

Atentati në Tiranë/ Emrat e personave të plagosur. Dy të miturit, vëllezër

Zoom.al ka siguruar emrat e katër personave që mbetën të plagosur nga atentati në Tiranë. 

Në spitalin e Traumës kanë shkuar të plagosur me armë zjarri nga Lundra shtetasit Arens Stafa, 34 vjeç, M.Bardhi Demiraj, 17 vjeç, të cilët janë të dëmtuar në dorë dhe krah, D. Demiraj, 11 vjeç dhe Kian Mullaj, 19 vjeç, të cilët janë futur në sallë.

Dy të miturit janë vëllezër. 

Nuk dihet ende në ç’rrethana ndodhi plagosja, ndërsa paraprakisht raportohet se katër personat e plagosur ndodheshin ne të njëjtin automjet dhe janë qëlluar me armë zjarri në ecje nga një tjetër automjet në periferi të Tiranës. 

Autorët dogjën automjetin afër Lundrës. / Zoom.al

Detaje nga atentati në Tiranë/ Dy prej të plagosurve, të mitur. 11-vjeçari në gjendje të rëndë

Policia ka dhënë detaje mbi atentatin në Tiranë.

Mes katër personave të plagosur me armë zjarri janë dy të mitur dhe dy të rritur, të cilët kanë mbërritur për mjekim pranë spitalit të Traumës. Burime bëjnë me dije se 11-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë.

Mbeten të paqarta rrethanat se si ka ndodhur ngjarja.


Në drejtim të 4 personave që ndodheshin në një automjet në lëvizje, është qëlluar nga një mjet tjetër në periferi të Tiranës. Më pas, autorët e atentatit e kanë djegur makinën në Lundër.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 17.04.2025, rreth orës 21:50, në spitalin e Traumës, kanë shkuar dyshohet të plagosur me armë zjarri në Lundër, shtetasit A. S., 34 vjeç, K. M., 19 vjeç, dhe dy të mitur të moshës rreth 11 vjeç dhe 17 vjeç.

Është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Për këtë ngjarje do të kemi informacion më të zgjeruar pas sqarimit të plotë të rrethanave të rastit./ Zoom.al

Tronditet Tirana/ Atentat pranë TEG, katër persona të plagosur

Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur vendin mbrëmjen e kësaj të enjteje.

Katër persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri dhe po marrin mjekim në spital.


Paraprakisht ngjarja raportohet të ketë ndodhur pranë qendrës tregtare TEG, në perfieri të Tiranës, në zonën e Lundrës.


Policia nuk ka bërë ende një reagim. Nuk dihen rrethanat se si janë plagosur katër personat dhe si është gjendja e tyre.

Detaje nga atentati në Lezhë/ Autorët ishin 4 persona, lëviznin me “Porche”

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga atentati në Lezhë mbrëmjen e kësaj të enjte ku u vra Gjovalin Prendi.


Sipas inforamcioneve paraprake, autorët e atentatit ishin të paktën katër persona të ndarë në dy automjete.


Të gjithë, të moshës rreth 30-35 vjeç. Njëri nga automjetet e autorëve dyshohet se ishte “Porche Caynne” ndërsa nuk ka informacione për automjetin e dytë.


Viktima, 64-vjeç është babai i Sidorel Prendit, i njohur ndryshe si Roan Dervishi i cili është vrarë gjithashtu në një attentat mafioz rreth një vit më parë në periferi të Athinës.

Babai iu vra në atentat/ Kush ishte Sidorel Prendi, nga përleshja me Ervis Martinajn tek dyshimet për vrasje

Familja e Sidorel Prendit (Roan Brahimit) është rikthyer në vëmendje të opinionit publik këtë të enjte pas atentatit kriminal ndaj babait të tij Gjovalin Prendi rreth një orë më parë. 

Kjo, për shkak të dyshimeve të forta për hakmarrje të mundshme që lidhet me të shkuarën e errët të Sidorel Prendit, gjithashtu i ekzekutuar në një atnetat mafioz rreth një vit më parë në Greqi. 

Po kush është Sidorel Prendi?

Përplasjet e armatosura dhe përfshirja e tik në aktivitete kriminale daton që në 2014, kur në një atentat vriten 2 kushërinjtë e tij, Klodian Ndreca e Taulant Prendi dhe u plagos Aurel Prendi.

Në 2020, në lokalin e babait të tij, persona të paidentifikuar qëlluan me breshëri, por pa lënduar askënd. Brahimi gjithashtu ishte shpallur në kërkim nga policia shqiptare që në vitin 2021, pasi dyshohej se bashkë me Ramazan Rraja dhe Alesio Dobrozi, hynë të armatosur në një lokal në Zejmen të Lezhës, terrorizuan klientët dhe kërkuan pronarin.

Edhe pse policia nuk e ka dokumentuar, Rohan Brahimi njihej si kundërshtari i Ervis Martinajt, i zhdukur prej 2022, ku informacionet flasin për një sherr fizik mes tyre. Nisur nga këto informacione, Roan Brahimi ka qenë i dyshuar për vrasjen e Brilant Martinajt dhe dy të tjerëve, më 17 korrik 2022, si edhe për ngjarjen e 5 ditëve më vonë, ku u tentua të eliminohej miku i tij i dikurshëm, Ylli Brahimi, por u vra Klisman Preçi.

Atentati ndodhi kur të dy po ktheheshin në shtëpi me makinë të blinduar. Në të shkuarën e errët të Roan Brahimit, policitë e të dy vendeve do të përpiqen të gjejnë dhe dokumentojnë emrin e autorit apo porositësit të vrasjes që tronditi Athinën.

Atentati në Lezhë/ Reagon Policia për vrasjen e babait të kundërshtarit të Ervis Martinaj

Policia e Shtetit ka reaguar për atentatin në Lezhë, ku mbeti i vrarë 64-vjeçari Gjovalin Prendi. 

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, pas marrjes së informacionit, forca të shumta të rendit janë nisur drejt vendit të ngjarjes. Në operacion janë angazhuar edhe forcat e Forcës Kombëtare të Sigurisë dhe Njësia Speciale e Shkodrës, për të garantuar sigurinë dhe për të mbështetur hetimet.

Nuk ka detaje të qarta mbi rrethanat e atentatit. 

Lezhë/Informacion paraprak

Në fshatin Pllanë, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi Gj. P. 64 vjeç, banues në Pllanë, Lezhë.

Forca të shumta të Policisë kanë shkuar në drejtim të vendit të ngjarjes të mbështetura nga Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër.

Ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili ka shkuar  në vendin e ngjarjes, dhe nën drejtimin e Prokurorit, po kryejnë veprimet hetimore me qëllim zbardhjen e ngjarjes./ Zoom.al

Atentat në Lezhë/ Vritet babai i Roan Brahimit, i dyshuar për masakrën e Fushë-Krujës

Një tjetër ngjarje tronditëse ka ndodhur këtë të enjte në Lezhë, ku është ekzekutuar me armë zjarri Gjovalin Prendi, babai i Sidorel Prendit, i njohur ndryshe si Roan Brahimi, i cili u vra disa muaj më parë në një atentat në Greqi.

Ngjarja ndodhi vetëm pak momente më parë, ku viktima mbeti fillimisht i plagosur rëndë dhe më pas ndërroi jetë në spital. 

Ekzekutimi i tij vjen pak muaj pas vrasjes së djalit të tij, Sidorel Prendi (Roan Brahimi), i cili u ekzekutua në rrethana të dyshimta në Greqi. Kjo ka shtuar dyshimet se atentati i sotëm mund të jetë i lidhur me ngjarjen e ndodhur më parë jashtë vendit.

Roan Brahimi ka qenë gjithashtu i dyshuar për ngjarjen e Fushë-Krujës, ku mbeti i vrarë Brilant Martinaj. 

Policia po heton pistat e lidhura me hakmarrjen, konfliktet kriminale./ Zoom.al

Lajm i fundit/ Një i plagosur në Lezhë, dyshohet me armë zjarri

Një person ka mbetur i plagosur në Lezhë mbrëmjen e kësaj të enjteje.

I plagosuri është dërguar me urgjencë në Spitalin e Lezhës në gjendje të rëndë. 

Paraprakisht dyshohet se ndaj tij është qëlluar me armë zjarri. 

Ngjarja e minutave të fundit ka ndodhur në rrethana ende të paqarta dhe identiteti i të plagosurit nuk është bërë ende publik./ Zoom.al