zoom

Day ArchiveCilit politikan i besojnë më shumë shqiptarët?

Një tjetër pyetje domethënëse e sondazhit të realizuar nga News24 në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze italiane Notosondaggi të ekspertit Antonio Noto, ka qenë ajo për nivelin e besimit tek liderët politikë.

Pyetjes: Sa besim keni tek…

Edi Rama, 18% e të anketuarve shprehen se kanë “shumë” besim, ndërsa 24% janë shprehur se besojnë “mjaftueshëm”. Në total, “shumë+mjaftueshëm”, pëlqyeshmëria për Edi Ramën shkon në 42%. 17% kanë “pak” besim te Edi Rama dhe 35% “aspak”.

Te Sali Berisha kanë “shumë” besim 17% e të anketuarve dhe po 17% janë shprehur “mjaftueshëm” për liderin demokrat. Në tërësi tek kryedemokrati kanë besim 34%. 15% kanë “pak” besim dhe 45% “aspak”.

Te Agron Shehaj besojnë “shumë” 4% dhe “mjaftueshëm” 17%. 30% “pak” dhe 39% “aspak”. “Nuk e di” janë përgjigjur 10%.

Sa i takon Adriatik Lapajt, 2% e të anketuarve kanë “shumë” besim tek ai, 12% “mjaftueshëm”, 24% “pak”, 49% “aspak” dhe 13% janë përgjigjur “Nuk e di”./ Zoom.al

Sondazh/ Nëse zgjedhjet do të ishin nesër, ja kush do të fitonte

News24 në bashkëpunim me kompaninë italiane Notosondaggi të sondazhuesit të njohur Antonio Noto sollën sondazhin e parë parazgjedhor këtë të hënë në emisionin Open, 14 prill, për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Të dhënat e sondazhit u prezantuan nga Antonio Noto, ekspert në fushën e sondazheve politike, themelues i kompanisë Notosondaggi, figurë e njohur në analizën e prirjeve elektorale në Itali dhe jashtë saj, me reputacion për saktësinë dhe profesionalizmin.

Një mijë të anketuarve ju është drejtuar pyetja:Nëse nesër do të mbaheshin zgjedhjet kombëtare në Shqipëri për të rionuar Parlamentin, ju cilën parti do të votonit?

46% janë përgjigjur se do të votonin PS-në (shifrat ndërmjet 44-48%). E dhëna e sondazhit është 2.6% më pak se rezultati që morën socialistët në zgjedhjet parlamentare të 2021, 48.67%.

35% do të votonin PD-në (33-37%), 4.4% më pak se rezultati i 2021.

6.5% të anketuarve janë përgjigjur se do të votonin partinë Mundësia të Agron Shehajt.

5% do të votonin koalicionin “Nisma-Shqipëria Bëhet”.

Partitë e tjera do të merrnin, si vijon: PSD 2.5%, Koalicioni Euroatlantik 2%, Lëvizja Bashkë 1.5%, koalicioni Djathtas për Zhvillim 1% dhe 0.5% do të votonin për forca të tjera.


Sondazhi i News24 dhe Noto:

PS  46% (44-48%)

PD-ASHM 35% (33-37%)

Mundësia 6.5% (5.5-7.5%)

Nisma – Shqipëria Bëhet 5% (4-6%)

PSD 2.5% (1.5-3.5%)

Koalicioni Euroatlantik 2% (1-3%)

Lëvizja Bashkë 1.5% (0.5-2.5%)

Djathtas për Zhvillim 1% (0-2%)

Tjetër 0.5% (0-1%)

Kapet i arratisuri nga burgu i Lezhës/ Daut Laze bie në prangat e policisë në Astir

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 në Tiranë kanë finalizuar me sukses kapjen e shtetasit Daut Laze, 49 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim pas arratisjes nga Institucioni i Posaçëm Mjekësor në IEVP Lezhë, më datë 4 shkurt 2025.

Bazuar në informacionet e marra nga inteligjenca policore dhe ndjekjen e gjurmëve të vendndodhjes së tij, policia arriti ta lokalizojë dhe ta arrestojë Lazen në zonën e Astirit, ku edhe banonte.

Sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, kapja e 49-vjeçarit u krye pa incidente, ndërsa veprimet e mëtejshme procedurale do të ndiqen nga Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë, në bashkëpunim me institucionet përkatëse të drejtësisë.

Daut Laze ishte shpallur në kërkim kombëtar pasi u arratis nga një institucion i posaçëm për trajtim mjekësor brenda sistemit penitenciar, një ngjarje që ngriti shqetësime për sigurinë e brendshme dhe kontrollin në burgje.

Policia ka theksuar se hetimet do të vijojnë për të zbuluar nëse Laze ka pasur ndihmë nga persona të tjerë gjatë arratisjes apo qëndrimit të tij në liri.

Shkullaku: Rama mashtrues si Rrapushi! Mitingu i tij një cirk ku mungonte thelbi

Për gazetarin Armand Shkullaku, mitingu i hapjes së fushatës nga Edi Rama ishte një cirk mashtrues ku mungonte thelbi.

Gjatë debatit në ‘Çim Peka LIVE’, Shkullaku e krahasoi Edi Ramën me Rrapush Xhaferrin, që premtonte lugë floriri.

‘Mitingjet elektorale dhe diskutimet që bëhen mbrapa në mediat kryesore, është mesazhi që jepet dhe pjesëmarrja. Por mesazhet janë të rëndësishme.

Tek mitingu i Ramës, por cilësoj elektoral, për mua ishte një lloj cirku ku mungonte thelbi, mungonte mesazhi. Kaq njerëz Edi Rama i mori për të protestuar kundër Erion Veliajt.

Ideja është tani se, ai miting reflekton edhe mungesën e mesazhit të Edi Ramës. Pra kur ti nuk ke çfarë ti thuash njerëzve, do të japësh koncert. Kur nuk ke çfarë premtimesh të bësh, se nuk ke mbajtur ato që ke bërë 12 vite më parë, atëherë do shpikësh diçka, për mua këto më kujtuan ato të Rrapush Xhaferrit, ku thoshte ‘do hani me lugë floriri, do bëhet kështu’, bëheshin këngë për Rrapushin dhe ky thotë, 2030, kur largqoftë Rama të mos jetë më, Shqipëria do hyjë në Europë.

Enver Hoxha thoshte do hani me lugë floriri një ditë, do vuani, do rrini pak pa ngrënë dhe në kushte të vështira, e përsëris se Shqipëria është vendi më i varfër i Europës dhe në vendin më të varfër të Europës ti jep një koncert dhe thua dua të zgjidhem se do të hyjmë në BE.

Ky mashtrim i Ramës e ka kushtëzuar gjithë fushatën e tij dhe prandaj them se, është fushatë mashtruese dhe manipuluese.

Dekori, rrethi, flamuri janë në funksion të një manipulimi të madh. Nëse ti ke në themel të mesazhit, manipulimin e madh, kuptohet se gjithçka rreth e qark, edhe ata të ulur atje që ndjekin Edi Ramën, e dinë që ky është një budallallëk.

Tu thuash shqiptarëve, pas 12 vitesh, më votoni se në 2030 do ndodhë një gjë, që edhe ajo nuk dihet nëse do ndodhë, kjo shpjegon atë mungesë entuziazmi.

Pse duhet të shkojë socialistët në miting, kur 100 metra më tutje, njeriu që ka qëndruar 10 vite në pushtet, numri 2 i PS, me lekët dhe taksat e atyre ka bërë 1 mln euro veshmbathjet e gruas. Ka në burg njeriun që dy vite më parë, me këto para, vodhi e bleu zgjedhjet në Tiranë’, tha Shkullaku.

Fushata/ Bushati: Rama bëri spektakël, ndërsa Berisha fitoi betejën politike

Analisti Andi Bushati deklaroi se në ditët e para të fushatës u pa një ndarje e qartë mes Edi Ramës dhe Sali Berishës.

Sipas Bushatit, Rama fitoi betejën e spektaklit, ndërsa Berisha fitoi betejën politike. Ai tha se në pamundësi për të bërë bilancin e qeverisjes së tij, Rama zgjodhi t’i shmangej thelbit me një spektakël që për të personalisht nuk ishte i pëlqyeshëm.

Sipas tij, kreu i qeverisë hodhi topin larg zgjedhjeve duke folur për vitin 2030, ndërsa mandati aktual përfundon në 2029. Në të kundërt, Bushati vlerësoi qasjen e Berishës si një diskurs tipik opozitar në një vend autoritar, duke e paraqitur rezistencën e PD-së si shembull për shoqërinë. Ai theksoi gjithashtu se debatet mbi premtimet konkrete ekonomike të Berishës, si rritja e pensioneve apo rikthimi i taksës së sheshtë, duhet të ishin në qendër të fushatës.

“Në këto ditë të para apo 2 ditë të para kishim një ndarje shumë të qartë, në një farë mënyre Rama fitoi betejën e spektaklit me Berishën, kurse Berisha fitoi betejën politike me Ramën nëse shohim ditën e parë të fushatës si rivalitet mes tyre.

Vëre pak veten në lëkurën e Ramës, të bësh dhe bilanc 4-vjeçar dhe bilanc 12-vjeçar.

Nuk ke çfarë thua, dhe kur nuk ke çfarë thua, çfarë zgjedhje bën?
Ose do i shmangesh thelbit dhe do mundohesh të bësh një spektakël, për mua ai nuk qe një spektakël që më pëlqeu, nuk është as ai Goliku në shijet e mia, nuk është as ai lahutari i Ulsiut në shijet e mia.

Por bëri një zgjedhje për t’iu shmangur thelbit, pra për të bërë një fushatë politike me bilanc.
Pra çfarë bëri? Spektakël një, dhe atë që do të diskutojmë më vonë, e hodhi topin larg zgjedhjeve, 2030 thotë, ky mandat mbaron në 2029.

Në këtë kuptim i gjithë spektakli ishte, mbulimi më i mirë i mundshëm për mungesën e thelbit dhe në kuptim, edhe mua po të më pyeste Rama, ore si të gënjej sot se s’kam ç’të them, “këtë bëj” mund t’i thosha.

Pse them që pjesën politike e fitoi Berisha?
Po të dëgjoje Berishën edhe në Pallat të Kongreseve edhe në sheshe, e para pati diskurin e një lideri tipik opozite në një vend autoritarist.

Ne kemi diskutuar shpesh sesi diktatura dhe autokracia e mposht shoqërinë, e përgjum shoqërinë, e bën apatike.
Berisha e mori këtë fabul dhe tha jo, na votoni ne se ne jemi shembulli konkret si një parti që ishte projektuar për t’u përçarë, për t’u shkatërruar, për t’i marrë vulën dhe flamurin, arriti të rezistojë.

Pra mori fabulën e vet 4-vjeçare dhe e demonstroi si shembull për shoqërinë dhe kjo është tipikisht një qasje politike në të cilën i adresohesh shoqërisë, kjo ishte një gjë për mua që ia vlente në hapjen e fushatës së Berishës.

E dyta, unë nuk jam ekonomist dhe nuk kam parë asnjëri që t’i bëjë një skanim sa të vlefshme janë premtimet e Berishës, por ama ky duhej të ishte thelbi i një fushate, pra minimum jetik 200 euro, për pensionistët, për ata që s’kanë asnjë të ardhur, dyfishim pensionesh dhe pagash, kthim tek taksa e sheshtë, janë debate që duhet të ishin normale në një fushatë, prandaj them betejën politike Berisha e fitoi, kundër sazeve, lahutarit dhe Golikut të Ramës që nuk dha ndonjë gjë më shumë se kaq.”, tha Bushati per Syri tv.

Ngjarja makabre/ Autopsia e trupit të Ilaria Sulës zbulon detaje të frikshme

Një akt i papërfytyrueshëm dhune ka tronditur opinionin publik italian dhe shqiptar.

Ilaria Sula, një studente 24-vjeçare shqiptare me ëndrra të mëdha për të ardhmen, është vrarë brutalisht nga ish-partneri i saj Mark Samson, në atë që duket të jetë një akt hakmarrjeje xheloze dhe mizorie.

Sipas rezultateve paraprake të autopsisë, të zbuluara nga autoritetet italiane, Ilaria fillimisht është goditur me forcë në kokë ose në pjesën e sipërme të trupit, në një mënyrë që ka shkaktuar humbjen e vetëdijes.

Mjekët ligjorë deklaruan se ajo mund të jetë qëlluar dhe hedhur në tokë nga agresori përpara se ai të vazhdonte me aktin fatal – therjen me thikë, që i mori jetën.

Mark Samson, 27 vjeç, kishte pasur një lidhje të trazuar me Ilarian, e cila sipas familjarëve dhe miqve, kishte tentuar të shkëputej nga ai për shkak të sjelljeve agresive dhe kontrolluese.

Disa prej shoqeve të saj kanë rrëfyer për mediat italiane se Ilaria kishte frikë për jetën e saj dhe kishte nisur të shmangte kontaktin me ish-in.

Ledioni celebron çiftin/ Egli dhe Gjesti i thonë “PO” njëri-tjetrit

Vetëm pak ditë para finales së madhe të Big Brother VIP Albania 4, shtëpia më e famshme në vend është mbushur me emocione, muzikë dhe traditë shqiptare.

Këtë herë, ishte radha e çiftit Egli dhe Gjesti që të kurorëzonin dashurinë e tyre në një dasmë të organizuar me kërkesë të veçantë të Gjestit.

Ceremonia u mbajt në “Storm Arena”, e cila u shndërrua në një ambient festiv, ku nuk munguan as të ftuarit specialë. Ish-banorë të këtij edicioni si Loredana, Valbona, Tiri, Livia, Klajdi e të tjerë ishin të pranishëm për të ndarë gëzimin e çiftit.

Roli i dëshmitarëve iu besua dy opinionistëve të programit, Arbër Hajdari dhe Neda Balluku, ndërsa momentin më të rëndësishëm të ceremonisë – kurorëzimin – e bëri moderatori i spektaklit, Ledion Liço, i cili shpalli zyrtarisht burrë dhe grua Eglin dhe Gjestin.

Dasma mori një tjetër dimension festiv kur në skenë u ngjitën dy ikonat e muzikës popullore shqiptare, Remzie dhe Nexhat Osmani, të cilët ndezën atmosferën me këngët e tyre tradicionale, duke e kthyer eventin në një festë të paharrueshme për çiftin dhe publikun.

Ministrit të Brendshëm i del VIDEO: U filmua duke shpërndarë materiale elektorale të PS-së me makinë shtetërore

Një video e shpërndarë në rrjetet sociale ka ngjallur dyshime të forta, ku Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, është filmuar teksa transporton një pako që dyshohet se përmban fletushka elektorale të Partisë Socialiste, duke përdorur mjetet dhe eskortën zyrtare të shtetit.

Aktivisti Rigels Xhemollari, i cili publikoi pamjet, i ka bërë thirrje SPAK-ut të nisë menjëherë hetimet, duke e cilësuar këtë veprim si një shkelje flagrante të ligjit zgjedhor dhe përdorim të burimeve shtetërore për përfitime politike.

“Ministri i Brendshëm përdor makinën e shtetit dhe Gardën e Republikës për të shpërndarë materiale të fushatës së Partisë Socialiste në njësinë nr. 1 në Tiranë. Kjo është një vepër penale që dënohet me burg,” thuhet në denoncimin e Xhemollarit.

Aktivisti kërkon që ky rast të shërbejë si precedent për ndëshkimin e abuzimeve me pushtetin gjatë fushatës, duke theksuar se “dorëheqja nuk është më një çështje etike, por një domosdoshmëri ligjore”.

Deri tani nuk ka një reagim zyrtar nga Ministri Hoxha apo nga Partia Socialiste.

SPAK TE NISE HETIM PER MINISTRIN E BRENDSHEM ERVIN HOXHA Ne shkelje flagrante Ministri i Brendshem Ervin Hoxha perdor…Posted by Rigels Xhemollari on Monday, April 14, 2025

Berisha paralajmëron Suel Çelën dhe Visin e Pojës: Për çdo votë të vjedhur, një vit më shumë dënim

Në një takim elektoral të mbajtur në Durrës, lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të ashpra ndaj figurave të njohura të botës së krimit dhe drejtuesve lokalë të lidhur me qeverinë. 

Berisha i ka paralajmëruar ata për pasoja të rënda nëse ndërhyjnë në procesin zgjedhor.

“I them Visit të Pojës, Suel Çelës, Shytëve: për çdo votë do të keni një vit më shumë dënim. Mos prekni votën e shqiptarëve”, tha Berisha me tone të forta, duke i cilësuar këto individë si “ushtarë të të keqes së Edi Ramës” që po guxojnë të kërcënojnë qytetarët.

Ai vijoi akuzat edhe për qytete të tjera, duke theksuar: “Shkoj në Lushnjë, më del kandidatja e bandës. Në Elbasan më del Sara Mile. Bandat u thonë qytetarëve: puna jote do të matet me votat që merr Sara”.

Sipas tij, në Durrës po zhvillohen plane për manipulimin e votës: “Gjushi me fustan dhe Poja çdo natë mblidhen si hiena për të bërë plane për të vjedhur votat e qytetarëve të Durrësit”.

Berisha përfundoi deklaratën me një paralajmërim të drejtpërdrejtë: “Nuk do të ketë dënime më të rënda në Shqipëri se për vjedhjen e votave. Ergys Agasi është dëshmitari më i keq për ju”.

SPAK zbulon shtëpinë e fshehtë të Veliajt? Agjentët e BKH-së, kontroll në rezidencën e njohur

Lëvizje të pazakonta të SPAK janë shënuar pasditen e sotme në zonën e njohur të “Kodrës së Diellit”, në Tiranë. Burime konfidenciale bënë me dije për Zoom.al se agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë ndërmarrë një kontroll në një nga ndërtesat e zonës së njohur.

Sipas tyre, dyshohet se objekt i këtij kontrolli ka qenë një banesë, një kat më lart shtëpisë së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Kjo banesë dyshohet se përdorej nga çifti Veliaj-Xoxa.

Deri më tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga autoritetet lidhur me këto zhvillime, por SPAK po i vijon hetimet për ciftin që akuzohet për korrupsion, fshehje pasurie e pastrim parash.

Erion Veliaj gjendet prej 2 muajsh pas hekurave, ndërsa bashkëshortja e tij është me masën “detyrim paraqitje”. /Zoom.al