zoom

Day ArchiveAlarmi me ujin e pijshëm në Tiranë, qytetarëve u vjen “llum” në çezma

Alarm me ujin e pijshëm në Tiranë. Situata është denoncuar nga banorët e zonës së Komunës së Parisit.

Ata raportuan se uji i çezmave po del i ndotur, me ngjyrë të kuqe apo kafe dhe me një erë të padurueshme.

“Përshëndetje, Komuna e Parisit. Uji i kuq me erë të rëndë si ujë pusetash”, shprehet një nga qytetarët për JOQ.

“Si kaluat, anonim ju lutem. Rruga Grigor Heba ka qe në mëngjes uji del si ujë kanalesh”, thotë një tjetër denoncues.

“Përshëndetje, jemi banor te komështi botanik dhe prej më shume se 3 oresh uji del ngjyrë kafe dhe ne lavaman dhe ne wc”, deklaroi një tjetër.

Pagë minimale 500 euro dhe ulje e çmimit të energjisë, çfarë përmban programi i PD

Anëtari i kryesisë së PD, Belind Këlliçi, ka prezantuar programin e elektoral të iPartisë Demokratike për zgjedhjet e 11 Majit.

Në fokus të programit të PD-së janë ekonomia, shëndetësia, arsimi dhe strehimi.

Demokratët zotohen se me ardhjen në pushtet, do të ndërmarrin nismën për Paketën e Emergjencës, e cila përmban miratimin e minimumit jetik prej 200 eurosh për pensionistët, invalidët dhe ndihmën ekonomike.

Një ndër shtyllat kryesore e programit të PD-së është edhe rritja e pagave, ku paga minimale sipa demokratëve do të jetë 500 euro, ndërsa mesatarja 1200 euro.

Po ashtu, PD ka një plan për ndërhyrjen në sektorin e shëndetësisë, ku premtohet dyfishimi i buxhetit. Ndërsa pikat e tjera të tjera të programit të PD-së janë rinia, strehimi dhe arsimi.

Pikat e programit të PD:

1- Ndërhyrja e parë, emergjente dhe e drejtpërdrejtë është Paketa e Emergjencës. Nuk mund të flasim për rritje ekonomike dhe turizëm ndërkohë që pensionistët, familjet e reja, të rinjtë jetojnë në kufirin e varfërisë dhe pabarazia sociale është e skajshme.

Masa e parë është miratimi i minimumit jetik prej 200 eurosh, i cili garanton se çdo pension pleqërie, invaliditeti apo ndihmë ekonomike respekton dinjitetin njerëzor.

Paga minimale 500 euro, siguron çdo të ri apo punëtor në punët më të vështira se mund dhe duhet të ketë një shpërblim të denjë për djersën e vet.

Paga mesatare 1200 euro, i jep profesionistit në sektorin publik apo atë privat statusin që meriton dhe shanset reale për të mundësuar banim dhe mirëqenie për familjen e tij.

2- Çmimi i energjisë 7 lekë/Kë/h u mundëson qytetarëve të vendit me burime të mëdha hidrike që të paguajnë një çmim të drejtë, përkundër zhvatjes qeveritare të deritanishme.

3- Partia Demokratike angazhohet të rimëkëmbë sistemin shëndetësor:

Dyfishimi i buxhetit për shëndetësinë, sepse asnjë sistem shëndetësor serioz nuk mund të ngrihet mbi keqfinancim dhe mungesë të bazës materiale elementare.

Krijimi i një modeli të ri sigurimesh shëndetësore, që ofron më shumë mundësi dhe konkurrencë për pacientët.

Zgjerimi i listës së barnave të rimbursuara dhe garantimi i cilësisë së tyre, duke i dhënë fund ferrit të ilaçeve skadente dhe çmimeve të papërballueshme nga shtresat më të brishta ekonomikisht.

4- Programi për rininë, synon t’i japë fund dramës familjare dhe shoqërore të shpopullimit. Çdo prind meriton t’i ketë afër bijtë dhe bijat e veta. Çdo i ri meriton të ndërtojë të ardhmen në atdheun e vet, aty ku ka kujtimet, lidhjen emocionale dhe origjinën e pashkëputur kulturore.

5- Dyfishim i buxhetit për arsimin. Çdo teori zhvillimi apo ngritje sociale e vendos theksin te arsimi si faktor kyç. E nuk mund të ketë arsim modern pa një model serioz të financimit në nivelin e pagave, në shpërblim të kërkimit shkencor dhe në investime në pajisje dhe infrastrukturë arsimore.

6- Zërimi i taksave për 3 vite për bizneset e të rinjve. Të rinjtë shqiptarë e kanë dëshmuar në të gjithë botën se kanë shkëlqyer në rezultate studimi, pune dhe sipërmarrje. Është koha që këtë energji ta shfrytëzojmë në shtëpinë tonë.

7- 1 çati për çdo çift. Saga e familjeve të reja për strehim duhet të marrë fund. Shteti duhet të marrë përgjegjësinë të financojë 20% të kredive dhe 30 mijë euro kredi pa interes për çdo çift.

“Edi Rama, populli të ka braktisur”- Berisha: Mos përdor flamurin për të mbuluar vjedhjet e Ballukut dhe Veliajt! Ministret e tua me superluks

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka komentuar fushatën e PS, duke u shprehur se Edi Rama u braktis ka qytetarët dhe se sheshi ishte bosh.

Mos përdor flamurin dhe himnin kombëtar për të mbuluar vjedhjet e shpifura të Belinda Ballukut, vjedhjet e Edi Ramës, vjedhjet e Erion Veliajt, vjedhjet e Gjiknurit, e Beqës, Kokës”, deklaroi kryedemokrati.

Berisha u shpreh se bota i pa përsëri ministret e PS, me aksesorë dhjetëra mijëra euroshe teksa gëzonin luksin e tyre.

Berisha: Shqipëria të ka braktisur, të gjithë e panë sheshin bosh. Mos e përdor pasaportën kallp evropiane për të mbuluar vjedhjet e tua

Por para se të ndalem, unë kam një kërkesë, kam një thirrje për Edi Ramën. Edi Rama, mos përdor emrin e Zotit. Mos përdor emrin e Skënderbeut.
Mos përdor emrin e Ismail Qemalit. Mos përdor flamurin dhe himnin kombëtar për të mbuluar vjedhjet e shpifura të Belinda Ballukut, vjedhjet e Edi Ramës, vjedhjet e Erion Veliajt, vjedhjet e Gjiknurit, e Beqës, Kokës.

Vjedhjet pra të ekipit që hajnave që i solle Shqipërisë dhe e rope këtë vend 12 vite me radhë.
Mos i përdor këta emra, se me asgjë nuk mbulon dot vjedhjet e tyre.

Edi Rama, populli të ka braktisur.Shqipëria dhe bota e pa sheshin bosh. dhe bota i pa përsëri ministret e tua me lukse dhe superluks, me aksesorë dhjetëra mijëra euroshe teksa gëzonin luksin e tyre. Kurse ti nuk the asnjë fjalë për qytetarin, për të rinjtë, për pensionistët, për të sëmurët, për shqiptarët. U përpoqe të joshësh shqiptarët me mirëqenien e Europës. Në fakt edhe me pasaportën evropiane, nuk kërkon gjë tjetër veçse të mbulosh plaçkitjen që u ke bërë shqiptarëve.

Ai foli sot për paratë që do marrë nga BE, por nuk tha se ku janë paratë që ai ka marrë nga ju, që i ka vjedhur nga ju. Ku shkuan? Ku janë 140 milionë euro të inceneratorit të Tiranës që nuk u ndërtua kurrë? Ku janë 110 milionë euro që i fale Beketit me arrogancën tënde? Ku janë 100 milioë euro që ke shpërdoruar tek Air Albania? Ku janë 60 milionë euro të tunelit të Llogarasë? Ku janë 68 milionë euro, anijet fantazmë, Tigrat e Ballukut? Ku janë qindra milionë euro që paguan ti për rrugët e florinjta?

Duke luajtur me aspiratën evropiane të shqiptarëve, ti Edi Rama kërkon të mbulosh vjedhjet me pasaportën kallp evropiane në duart e tua.
A jetohet ndershëm në Shqipërinë e qeverisur nga Edi Rama, është pyetja që çdo qytetar duhet të shtrojë sot për fëmijët e tij? A mund të ketë siguri për të ardhmen e fëmijëve në këtë vend me Edi Ramën? A ka mundësi për të punuar dhe jetuar me dinjitet për mjekun, arkitektin, inxhinierin në Shqipëri?

Në Shqipërinë e Edi Ramës, Taulant Ballës, Belinda Ballukut, nuk ka vend për njerëzit e ndershëm.
Në Shqipërinë e Edi Ramës dhe Erion Veliajt nuk ka vend për të rinjtë. Edi Rama nuk ka qeverisur për të mirën e njerëzve të thjeshtë.

Pas 12 vitesh, edhe 4 vite të Edi Ramës vetëm do përforcojnë të keqen e madhe. 4 vjet të tjera të Edi Ramës do kenë vetëm një rezultat, kapjen totale të shtetit nga Edi Rama, organizata e tij kriminale, oligarkët e tij, kurse shqiptarët do ikin nga Shqipëria.

Ndaj dhe sot tingëllojnë më aktuale se kurrë vargjet e poetit Ali Asllani, koha është e maskarenjve, por atdheu është i shqiptarëve. Atdheu është dashuri madhështore. Është dashuria më sublime. Dhe ne do punojmë që atdheu ynë, Shqipëria të bëhet madhështore.

Berisha: Programi ynë është aq i mirë, sa edhe PS po e kopjon! Edhe Nokia tentoi të kopjojë iPhonen, por dështoi

Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po i kopjon programin.

Kreu i PD u shpreh se “kopja mbetet kopje e shëmtuar, asnjë nuk gënjehet”.

Berisha bëri krahasimin e dy gjigandëve të teknologjisë Nokia dhe iPhone.

“E mbani mend, Nokia tre dekada më parë ishte në zenitin e teknologjisë, por Apple nxori iPhonen e parë, shumë herë më lart se Nokia.

”Nokia tentoi të kopjojë iPhonen, dështoi”, deklaroi ai.

“Miqtë e mi, dy ditë Shqipëria përjeton një festë të vërtetë.

Përjeton festën e shpresës, festën e optimizmit, festën e dinjitetit, festën e cila është e gjithë energjia e fitores së 11 majit.

Sot ne jemi mbledhur këtu për të prezantuar një projekt që në 34 vite, Shqipëria nuk e ka pasur kurrë ndonjëherë.

Një projekt aq i mirë, sa edhe PS, e cila qeverisi 12 vite me mashtrime me vjedhje, u kthye ta vlerësojë, të vjedhë dhe ta kopjojë.

Ndonëse kundërshtarët politikë, Edi Rama e pranoi se nuk ka projekt, apo më mirë të themi, projekti i tij është vetëm dora për të vjedhur.

Por miqtë e mi, kopja mbetet kopje e shëmtuar.
Asnjë nuk gënjehet.

E mbani mend, Nokia tre dekada më parë ishte në zenitin e teknologjisë, por Apple nxori iPhonen e parë, shumë herë më lart se Nokia. Nokia tentoi të kopjojë iPhonen, dështoi.

Apple nuk ia përmendi kurrë kopjen Nokias, por vazhdoi të përmirësojë iPhonen e saj.
Sepse kopja mbetet kopje, nuk rritet, nuk shitet, nuk pranohet”, tha Berisha.

Rama si padron i kohës dhe shkallmues i kalendaritNga Andi Bushati Socialistët thyen çdo kod politik duke e hapur fushatën e tyre elektorale sikur të qe nisja e një festivali folklorik kombëtar. Në manifestimin ku u ndërthurën tallavaja dhe folku, ndërmjet Belinda Ballukut që kërcente nën ritemet e “fierakes me fustan me xixa” dhe Hulsi Manjës që i uli njerëzit e tij këmbëkryq përballë një lahutari, u vunë re disa simbole që kërkojnë shpjegim. E para, askush nga drejtuesit e qarqeve nuk bëri një bilanc të katëvjeçarit, por u mjaftua vetëm me vënien e një basti për të ardhmen. Asnjëri prej tyre nuk e përmendi Partinë Socialiste, por vetëm Edi Ramën. Çudia ishte se në sheshin Skënderbej nuk shihej gjëkundi, ndonjë flamur i PS-së që organizonte tubimin, por valviteshin vetëm ai kombëtar dhe ai i BE-së. Kjo atmosferë nuk arsyetohet thjeshtë vetëm me lartësimin e kultit të individit që tashmë ka hedhur rrënjë, në një parti ku të gjithë ëndërrojnë të kenë karrierrën e Mamicës, duke i thurrir lavde gojore Skënderbeut. Fabula ka mundësi të jetë pak më e ndryshme. Ngjan se tendenca është në lartësimin e Ramës dhe në lënien në hije të PS. Dikush me siguri duhet të mbajë përgjegjësi, për Kokën, Ahmetajn, Bllakon, Beqen, Dakon, Gjicin e së fundi Veliajn, që kanë qenë bij të partisë po që ia “kanë punuar pas shpine” liderit të saj. Pranddaj në këtë fushatë e para po qëndron pas kuintave, ndërsa Rama do të pushtojë të gjithë skenën. Më të qarta dhe më konkrete gjurmët e kësaj strategjie, që synon të fshehë korrupsionin galopant, të anashkalojë dhënien e llogarisë për gjërat e pabëra, të harrojë premtimet e pambajtura – që nga ato për reduktimin e pabarazisë, buxhetin e arsimit, shtimin e vendeve të punës, shëndetësinë falas etj-, u panë në fjalimin e Edi Ramës. As ai nuk e përmendi një herë të vetme emrin e Partisë Socialiste. Kur ndryshe nga të tjerët, kryeministri u ngjit i vetëm në podium, në paradën e tij verbale u vu re një përpjekje për shkallimimin e kohës dhe përçudnimin e kalendarit. Gjatë monologut ajo që mungonte ishte e tashmja dhe 12 vitet që ai ka qeverisur. Për të mbuluar këtë hendek Rama zbriti deri në mesjetën e hershme, rrëmoi në kujtimet murgjve që kishin udhëtuar në Shqipërinë e shekujve XI-XII, u afrua deri tek Skënderbeu dhe Gjergj Fishta, për t’u hedhur, menjëherë më pas, tek pasaporta e BE-së dhe tek Shqipëria 2030. Lidhja artificiale e këtij kapërcimi ishte se vetëm përmes “Atij” shqiptarët mund ta bëjnë realitet vokacionin evropian të të parëve. Por thelbi i këtij manipulimi qëndronte tek ankthi për t’u përballur me të tashmen dhe me faktin e të qenit njeriu me më shumë vite pushtet i periudhës post komuniste. Pikërisht për këtë arsye qeveria ka vendosur të kthejë në refren të fushatës pasaportën Evropiane dhe slloganin propogandistik se ajo arrihet “vetëm me Edin”. Edhe Rama edhe ata që ka përreth e dinë mirë që në një garë elektorale, nuk premtohet dot ajo që shkon përtej një mandati katër vjeçar. Ata janë të ndërgjegjshëm se Shqipëria nuk ka asnjë shanc real të bëhet anëtare e BE brenda këtyre afateve apo që qytetarët e saj të kenë në duar një pasaportë të barazvlefshme me atë të francezëve, gjermanëve apo italianëve. Por kjo është e vetmja mënyrë që ata kanë gjetur për t’u arratsisur nga e tashmja, nga hajdutëria dhe dështimet e njëpasnjëshme. Pikërisht për të shmangur këtë, Edi Rama u detyrua të zbresë dhjetë shekuj në kohë për tu katapultuar menjëherë në dekadën e ardhshme. Kjo shpjegon dhe arsyen se përse hapja e stome e fushatës mund të ngjante me gjithçka, përveçse me një manifetim elektoral. Njësoj si me ritmet folklorike, po ashtu edhe me tendencën për të prishur rrjedhën historike, qëllimi ishte i njëjtë: shmangja e llogaridhënies për 12 vite qeverisje./ Lapsi.al Pas Kenias, edhe Sudani njeh Republikën e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nga Antalya e Turqisë ka bërë të ditur se shteti afrikan, Sudani e ka njohur pavarësinë dhe shtetin e Kosovës.

Osmani, përmes një postim në Facebook e ka shpërndarë një video ku shihet në takim me shefin e diplomacisë sudaneze, derisa njofton për njohjen e pavarësisë nga ky shtet.

“Sudani njeh Republikën e Kosovës! Urime të gjithë qytetarëve të shtetit tonë!”, u shpreh Osmani.

Në një video përkrah ministrit të Jashtëm të Sudanit, Ali Yousuf al-Sharif, në Forumin e Diplomacisë në Antalya të Turqisë, Osmani tha se u njoftua nga ai për vendimin e presidentit të Sudanit për ta njohur Kosovën dhe për të lidhur marrëdhënie mes dy vendeve.

“Ishte kënaqësi dhe nder ta takoj ministrinë e Punëve të Jashtme të Sudanit. Në takimin tonë të parë, ai më ka njoftuar se presidenti i Sudanit ka njohur Republikën e Kosovës dhe se do të vendosim marrëdhënie diplomatike mes dyja vendeve tona”, ka thënë Osmani.

Tutje Osmani ka thënë se “Kjo nuk ishte vetëm njohje e republikës sonë, por edhe njohje e rrugëtimi të gjatë që të jemi të lirë, të pavarur dhe sovran”.

Ndryshe, Sudani është një ndër vendet e mëdha të Afrikës dhe ka rreth 45 milionë banorë.

Sudani është shteti i 119-të që njeh pavarësinë e Kosovës. Kjo njohje vjen o shumë kohë pasi një gjë të tillë e bëri edhe një shtet tjetër afrikan – Kenia. /Telegrafi/

Skandali/ “Më p*rdhunoi”- Vrasja e Erjon Pelivanit nga kunati i tij, si vajza falsifikoi SMS-të me të dashurin dhe “detyroi” babin të vriste dajën e saj

Një kthesë e re u shënua dje në Gjykatën me Juri të Përzier të Larisës në çështjen e vrasjes së 33-vjeçarit Erjon Pelivani, pasi vajza 19-vjeçare e të pandehurit pranoi se kishte falsifikuar mesazhet me tekst që çuan në ngjarjen tragjike.

Shtetasi 50-vjeçar shqiptar, Fatmir Tarellari nga Policani, është duke u akuzuar për vrasje me dashje në gjendje të qetë mendore, për armëmbajtje pa leje dhe për përdorim arme. Më 9 janar 2024, me pushkën e tij të gjuetisë, pranë një fabrike çimentoje në Volos, ai i ngriti një kurth kunatit të tij 33-vjeçar dhe e qëlloi për vdekje.

Sipas hetimeve, Tarellari ishte bindur nga vajza e tij se kunati, viktima, e kishte përdhunuar atë kur ishte e vogël. Ngjarja nisi pas një telefonate nga pronarja e banesës ku jetonte vajza studente, e cila i tha Tarellarit se ajo nuk kishte paguar qiranë, megjithëse ai i kishte dërguar paratë rregullisht.

Vajza 19-vjeçare kishte pretenduar në atë kohë se ia kishte dhënë paratë dajës së saj sepse ai po e shantazhonte me publikimin e fotove të saj të pahijshme. Ajo i tregoi të atit mesazhe me tekst për të mbështetur deklaratën e saj.

Por hetimet e Drejtorisë së Hetimeve Penale të Policisë Helenike zbuluan se mesazhet ishin falsifikuar. Në dëshminë e saj dje, 19-vjeçarja pranoi se i kishte krijuar vetë mesazhet duke përdorur komunikimin me të dashurin e saj, në mënyrë që të dukej sikur mesazhet ishin dërguar nga 33-vjeçari, i cili humbi jetën si pasojë e kësaj mashtrimi.

Gjyqi, që vazhdon ende, nisi me një deklaratë të thellë emocionale nga i pandehuri: “Më vjen keq për atë që ndodhi”, duke shtuar se “ato ditë ishin ditët më të këqija të jetës sime kur mësova se çfarë i ndodhi vajzës sime”, dhe përmbylli: “Isha në gjendje shoku.”

Në seancat e mëparshme kanë dëshmuar disa dëshmitarë, ndërsa procesi gjyqësor do të vazhdojë në ditët në vijim.

Cristiano Ronaldo vlen 850 milionë euro

Nuk ka dyshim që Cristiano Ronaldo vazhdon të shënojë gola në Arabinë Saudite në kërkim të shifrës mitike të 1000 golave ​​zyrtarë, që do ta bënte të hynte në histori me shkronja të arta, megjithëse e vërteta është se portugezi tashmë është pjesë e galerisë së të mëdhenjve të futbollit.

Por ka një tjetër CR7, ai që tregon të njëjtën ambicie jashtë fushës si në të. Ai kurrë nuk ka qëndruar në vend. Ai ka pasur interesa sportive dhe biznesi të të gjitha llojeve. Sipërmarrja e tij më e fundit është një aleancë me një nga regjisorët më të njohur në biznes, britanikun Matthew Vaughn, i njohur për filma si “Layer Cake” (2004), “Kick-Ass” (2010) dhe “X-Men: First Class” (2011).

Jashtë fushës, sulmuesi është një sipërmarrës i vërtetë. Vitet e fundit, ai ka udhëhequr një sërë lançimesh, si marka e veshjeve CR7, e cila shet të brendshme, këpucë dhe parfume, investime në hotele në Evropë, Azi dhe Amerikën Latine, prona luksoze në pjesë të ndryshme të botës, aksione në Chrono24, një platformë gjermane për shitje të orëve luksoze, aksione në Confina Media, një nga grupet më të njohura në audio dhe Atlantivisstae në Portugali SGPS, një prodhues portugez i porcelanit dhe qeramikës.

Sipas një studimi të IPAM (Instituti Portugez i Administrimit dhe Marketingut), i publikuar këtë vit, ‘marka CR7’ do të arrijë një vlerë rekord prej 850 milionë euro në vitin 2025. Vlerat bashkojnë një kombinim të 28 variablave të shpërndarë në gjashtë dimensione: të ardhurat, media, rrjetet sociale, arritjet, ndikimi social dhe ndikimi. 150 milionë kontrata reklamimi Shënimi nga Instituti Portugez i Administrimit dhe Marketingut raporton se, për sa i përket të ardhurave, Cristiano Ronaldo aktualisht fiton 200 milionë euro në vit në Al Nassr, përveç më shumë se 150 milionë eurove në kontrata reklamimi me markat globale si Nike, Tag Heuer dhe Louis Vuitton. Në rrjetet sociale, portugezi është kthyer në personazhin publik më të ndjekur në botë, me më shumë se një miliard ndjekës në platformat e tij.

Një fakt tjetër domethënës i siguruar nga studimi është se CR7 gjeneron mesatarisht 22.3 milionë lajme në mbarë botën çdo vit, si dhe 187 milionë kërkime në Google çdo vit. Ai përmendet gjithashtu në 4,000 libra në Amazon dhe është paraqitur në 63,000 artikuj shkencorë.

Finalja e Kupës së Botës për Klube, ndeshja më e shtrenjtë në histori

As finalja e Kupës së Botës apo finalja e Ligës së Kampionëve nuk mund të krahasohet me çmimin që do të duhet të paguajnë ata që duan të shohin finalen e Botërorit të parë për Klube më 13 korrik në stadiumin MetLife në Nju Xhersi. Dhe ende pa u zbuluar skuadrat që do kualifikohen.

Biletat për ndeshjen tashmë janë në mungesë, por ato më të lirat janë tashmë deri në 600 euro dhe biletat e tribunës, të gjitha të shitura, kërkojnë të shkojnë në tregun zyrtar të rishitjes, ku qarkullojnë nga 6000 deri në 8000 euro.

Këto janë çmimet historike për një ndeshje kur finalja e Kupës së Botës 2022 në Katar ishte midis 207 dhe 1600 euro (ndeshja hapëse ishte midis 55 dhe 620) dhe finalja më e shtrenjtë e Champions League, e cila do të jetë këtë vit në Mynih, kushton 70 euro për më të lirën dhe 960 për më të shtrenjtën. Ndeshja e dytë çerekfinale e Champions League mes Madridit dhe Arsenalit varion nga 125 në 450, duke folur gjithmonë për biletat normale, natyrisht. Bota VIP është një çështje tjetër.

Kryetari i partisë CDU, Merz pritet të zgjidhet kancelar më 6 maj

Kryetari i CDU-së Friedrich Merz duhet të zgjdihet më 6 maj si kancelari i ri. Këtë e njoftojnë disa agjenci të lajmeve duke iu referuar informacioneve nga qarqet e partive. Edhe gazeta Tagesspiegel pati përmendur më parë këtë datë. Sipas këtyre njoftimeve përgatitjet përkatëse në Bundestag tashmë kanë filluar.

Miratimi nga SPD dhe CDU i marrëveshjes së koalicionit është parakusht për zgjedhjen e kancelarit. CDU-ja do ta bëjë këtë në një kongres partie, ndërsa SPD përmes procesit të votimit të anëtarëve të partisë. Forumet e CSU (partia kristiansociale si motër e CDU-së) e miratuan qysh të enjten (10.04.2025) marrëveshjen e koalicionit. Në CDU sipas statutit duhet të vendosë një kongres i vogël partie për koalicionin e planifikuar, ndoshta kjo do të ndodhë më 28 prill. Votimi i anëtarëve të SPD-së do të zhvillohet më 30 prill. Gazeta Tagesspiegel gjithashtu njofton, se më 5 maj janë parashikuar mbledhjet e grupeve parlamentare.  Pas zgjedhjes së kancelarit menjëherë duhet të pasojë emërimi i anëtarëve të rinj të kabinetit qeveritar nga presidenti Frank-Walter Steinmeier si dhe më pas betimi i kabinetit përpara Bundestagut.

Qeveria e pestë e koalicionit me bazë të gjerë 

Kancelari zgjidhet nga deputetët e Bundestagut, i cili – pavarësisht nga seanca më 8 maj me rastin e ditës përkujtimore të fundit të luftës përpara 80 vjetësh – nis rregullisht seancat plenare nga 12 maji. Për zgjedhjen e kancelarit parashikohet një seancë e posaçme më 6 maj. Me zgjedhjen e Friedrich Merz kancelar Gjermania për herë të pestë që nga viti 1949 do të ketë një qeveri koalicioni me bazë të gjerë ndërmjet partive CDU, CSU dhe SPD. Përpara pak ditësh partitë ranë dakord pas diskutimeve të gjata për marrëveshjen e koalicionit.

CDU deklaron “program të menjëhershëm”

Pas betimit të kabinetit CDU me qeverinë e saj të re do të nisë përpara sezonit të pushimeve të Bundestagut menjëherë puna për realizimin e temave të rëndësishme. Sekretari i përgjithshëm i kristiandemokratëve Carsten Linnemann për këtë deklaroi një “program të menjëhershëm” . Qëllimi është, që “edhe në periudhën e pushimeve të verës të ketë një frymë të re në Gjermani”, tha Linnemann në emisionin  “Maybrit Illner” në kanalin e dytë televiziv gjerman, ZDF.

Drejtuesi në detyrë i grupit parlamentar të CDU-së, Thorsten Frei, vuri në dukje fluturime të menjëhershme për kthimin e azilkërkuesve të refuzuar drejt Afganistanit dhe Sirisë. Edhe SPD nuk do të humbasë kohë. Ministri i Mbrojtjes në detyrë Boris Pistorius, i cili do ta mbajë këtë post edhe në qeverinë e re, planifikon që brenda këtij viti të aplikohet një shërbim i ri ushtarak./DW