Aplikacion
Dijonis Biba ka bërë një rrëfim të sinqertë mbi jetën e tij.
I ftuar këtë mbrëmje në “Kurthin e Piter Pan”, Dijonis tregon se si është larguar që në moshën 15-vjeçare në emigrimim dhe e vetmja e arsye që e kthye në Shqipëri ishte largimi i nënës së tij nga kjo botë.
Ai tregon mes lotësh takimin e fundit me nënën e tij para se ajo të ndërronte jetë. E ndodhur në gjendje kome në spital, i vetmi reagim për të ishte një pikë loti nga sytë e saj kur ai i shtrëngoi dorën.
Dijonis po ashtu tha se pengu ma i madh është largimi i tij nga Shqipëria dhe largësia nga nëna e tij.
Alketa Vejsiu: Sa vite ke jetuar larg Shqipërisë?
Dijonis Biba: Kam jetuar disa vite me thënë të drejtën, jam larguar nga Mokra në moshën 15 vjeçare, jam larguar drejt Francës, kam jetuar disa vite atje dhe pastaj kalova direkt në Angli, domethënë pa ardhur fare në Shqipëri, direkt në Angli, jetova edhe disa vite andej dhe pastaj u ktheva.
Alketa Vejsiu: Pse u ktheve në Shqipër?
Dijonis Biba: U ktheva sepse fatkeqësisht ndërroi jetë mami, dhe nuk kisha, kurrsesi, të mos të vija t’i jepja lamtumirën e fundit. Kjo ishte arsyeja që unë erdha në Shqipëri dhe nuk kemi çfarë të bëjmë, jeta vazhdon.
Alketa Vejsiu: Si ka qenë momenti i fundit me të? Të ka lënë ndonjë këshillë, amanet, çfarë kujton prej saj?
Dijonis Biba: Në fakt, para se të vija, ajo ishte në koma. Kur erdha në Shqipëri ajo ishte akoma në koma dhe kur iu afrova afër, i shtrëngova dorën. I thash që ‘kam ardhur këtu mam’. Doktori më tha që ajo nuk i dëgjon këto fjalë, por kur unë i thash këto fjalë ajo nxori një pikë loti dhe unë e kuptova që ajo është aty.
Alketa Vejsiu: Cila është këshilla më e vyer që të kanë lënë nëna dhe e mban vëth në vesh?
Dijonis Biba: Që gjithmonë më ka mbetur vëth në vesh është që “mos na sill probleme në shtëpi”
Alketa Vejsiu: Ti ke dalë në punë që herët apo jo?
Dijonis Biba: Kam dalë që i vogël dhe nëse do më pyesje pengesa që ty të ka mbet në jetë, është që unë jam larguar nga Shqipëria që i vogël. Dhe jam penduar shumë që jam larguar nga Shqipëia sepse është dashur që të rri dhe pak të shpenzojë kohë me familjen time dhe kur e mendoj që sa kohë pa takuar mamin tim, pa qendruar me mamin tim them… nuk është vetëm dhimbja që të vret është dhe inati që unë i kam ndenjeur larg mamit, ndërkohë që unë mund të kisha mundësi që të vija.
Kosova po përballet me një valë të re sulmeve kibernetike të koordinuara, për të cilat dyshohet se qëndrojnë pas grupe hakerësh me origjinë ruse dhe me përkrahje të mundshme nga vet shteti rus.
Sulmet kanë zgjatur për tri ditë radhazi, ndërsa sipas ekspertëve të sigurisë kibernetike, ato lidhen ngushtë me qëndrimin politik të Kosovës ndaj agresionit rus në Ukrainë.
Studiuesi i sigurisë kibernetike, Halil Berisha, ka njoftuar për një sulm të dytë kibernetik, i cili kësaj radhe ka pasur në shënjestër mediat vendore.
“Ashtu siç paralajmërova, grupet e hakerëve rusë, të përkrahura nga vet shteti, kanë nisë valën e dytë të sulmeve. Tash target i patën mediat”, shkroi ai, duke theksuar se sulmet u kryen përmes metodës DDoS, duke tentuar bllokimin e faqeve që kishin raportuar për sulmet e mëhershme.
Institucionet më të goditura nga sulmi i parë përfshijnë Zyrën e Kryeministrit, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Zyrën e Presidentes, Kuvendin e Kosovës, si dhe Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.
Megjithatë autoritetet kanë thënë se nuk ka pasur ndërprerje të shërbimeve për qytetarët.
Berisha i përgjigjet Ramës: Jam politikani më i pastër që ka pasur ShqipëriaKryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ndaj akuzave dhe ironive të kryeministrit Edi Rama, gjatë fjalës së mbajtur në çeljen e fushatës elektorale të PD-së.
Berisha u shpreh se, përmes përpjekjeve për të njollosur figurën e tij, Rama në fakt ka bërë të kundërtën: ka provuar pastërtinë e tij politike.
“Vettingu që më bëre me lakejtë e tu, tregoi se Sali Berisha del sot para shqiptarëve si politikani më i pastër që ka njohur Shqipëria dhe më gjerë,” deklaroi Berisha me tone sfiduese.
Duke iu përgjigjur ironive të Ramës mbi moshën dhe rolin e tij politik, Berisha shtoi: “Edvin, vitet e Sali Berishës janë të gjitha vite bio.” Ai theksoi se propaganda e kryeministrit nuk mund të ndryshojë realitetin dhe as të zbehë besimin e qytetarëve te lidershipi i tij.
“Me atë vetting, që e nise si e nise, mund të them se nder më bëre. U tregove shqiptarëve se ku qëndron forca e pathyeshme e Sali Berishës,” përfundoi kreu i demokratëve.
Berisha mbyll fjalimin me paralajmërimin e fortë për RamënKryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbyllur fjalimin e tij në mitingun e hapjes së fushatës së Aleancës për Shqipërinë Madhështore me një mesazh të fortë politik ndaj kryeministrit Edi Rama.
Gjatë fjalës së tij, Berisha paralajmëroi se nëse do të ketë parregullsi në zgjedhje, pasojat do të jenë të rënda për kreun e qeverisë.
“Mos prek votën, se në mënyrë absolute vend mbi tokë nuk do kesh,”- u shpreh ai, duke e cilësuar Ramën si një nga të këqijtë më të mëdhenj në historinë e Shqipërisë.
Berisha bëri thirrje për largimin e Ramës përmes votës më 11 maj, duke theksuar se qeverisja e tij i ka shkaktuar vendit dëmet më të mëdha që nga koha e diktaturës. “Po ikën me turp si e keqja më e madhe pas Enver Hoxhës,” deklaroi Berisha.
Në përmbyllje, Berisha falënderoi qytetarët dhe socialistët që, sipas tij, i janë bashkuar kësaj lëvizjeje për ndryshim, duke premtuar një Shqipëri të qetë dhe me më shumë besim për të ardhmen./ Zoom.al
“Ngarkesa” e radhës/ Italia dërgon sërish emigrantë në GjadërAutoritetet italiane më 11 prill njoftuan për transferimin e 40 emigrantëve në qendrat për strehimin e tyre në vendin tonë. Kjo, pasi Roma tha se emigrantët nuk kishin më leje të qëndronin në Itali.
Kjo është hera e parë që vendi i Bashkimit Evropian po dërgon emigrantë në një shtet jashtë BE-së, pasi atyre u është refuzuar kërkesa për azil.
Qeveria italiane nuk ka publikuar kombësinë e emigrantëve e as detaje të tjera për ta.
Emigrantët do të qëndrojnë në dy qendrat në Shqipëri – që drejtohen nga Italia – një në portin e Shëngjin dhe një në Gjadër. Qendrat janë ngritur për të strehuar emigrantët, që shpëtohen në det nga Italia, gjatë kohës kur procesohen kërkesat e tyre për azil.
Por, që nga inaugurimi i qendrave në tetor të vitit të kaluar, gjykatat italiane kanë ndaluar autoritetet që t’i përdorin ato dhe grupe të vogla emigrantësh janë kthyer në Itali.
Nuk është e qartë se sa gjatë emigrantëve, që u është refuzuar kërkesa për azil, mund të qëndrojnë në Shqipëri. Sipas ligjeve, në Itali ata mund të arrestohen dhe të mbahen deri në 18 muaj, derisa të përfundojnë procedurat për dëbimin e tyre.
Qeveria italiane, e udhëhequr nga Giorgia Meloni, muajin e kaluar miratoi një dekret që zgjeron përdorimin e qendrave të emigrantëve në Shqipëri, duke mundësuar që atje të dërgohen edhe persona që u është refuzuar kërkesa për azil dhe ndaj tyre janë lëshuar urdhra për dëbim./ Zoom.al
Trajneri i Tottenham: Kemi një tradhtar në klubSikur të mos mjaftonin problemet me rezultatet, trajneri i Tottenham, Ange Postecoglou, duhet të përballet edhe me një situatë tjetër brenda ekipit.
Sipas tij, në skuadrën e tij është dikush, të cilin e quajti “tradhtar”, që nxjerr sekretet e skuadrës. Kjo u zbulua, kur në media doli lajmi se Wilson Odobert rrezikonte sfidën me Wolves.
Tepër i irrituar për këtë u shfaq Postecoglu, i cili tha se kjo nuk është e mirë për skuadrën.
“Nuk ka asnjë dyshim, që në klub kemi një tradhtar dhe na i nxjerr informacionet. Nuk e di pse, por nuk na ndihmon. Na i bën shumë të vështirë punën. E di se nga mund të vijë e gjithë kjo dhe definitivisht nuk është mirë për ne. Ndonjëherë dalin gjysmë të vërteta, herë të tjera edhe më shumë”, tha Postecoglu.
“Jepini vendit një mundësi me Berishën”/ Çfarë tha LaCivita në mitingun e Shqipërisë MadhështoreFushata e Partisë Demokratike nisi me tone të forta dhe mesazhe të drejtpërdrejta, ku strategu amerikan Chris LaCivita dha një deklaratë që ngjalli menjëherë reagimin e pjesmarrësve.
Gjatë aktivitetit inaugurues të aleancës “Shqipëria Madhështore”, LaCivita akuzoi ashpër qeverinë socialiste për tentativë për të shuar zërin opozitar në vend.
“Në vitin 2025, këtu në Shqipëri, socialistët duan të burgosin të gjithë opozitën. Por ata do të dështojnë. Pse? Sepse nuk kanë çfarë të thonë për dështimet e tyre në këto 12 vite,” deklaroi ai.
LaCivita listoi një sërë akuzash të rënda ndaj qeverisë aktuale: “12 vite krim, 12 vite drogë, dhe 1 milion shqiptarë që janë larguar nga vendi. 12 vite dështim ekonomik.” Ai i bëri thirrje qytetarëve të mos mbështesin një qeveri që, sipas tij, vetëm ka shtuar problemet në vend.
“Pse të votosh për një parti që ka prodhuar vetëm krizë? Votoni doktor Berishën. Jepini Shqipërisë një mundësi të re,” përfundoi LaCivita.
(VIDEO) Basha tmerron “luanin e Kryeministrisë”: Ku i ke shokët?!Kreu i Aleancës Euroatlantike, Lulzim Basha ka lënë sërish një skenë teksa vijon takimet për fushatën eketorale.
Gjatë një takimi me të rinj simpatizantë, Basha është shfaqur në një atmosferë të qeshur dhe të çlirët duke biseduar me një lepur.
Si një referencë e qartë ndaj batutave të fundit që ai ka shkëmbyer me kryeministrin Edi Rama, Basha pyet kafshën: Ku i ke shokët??
“Shqipëria Madhështore” nis fushatën/ Berisha mbërrin në shesh krah LaCivitas, aleatët në rresht të parë
Partia Demokratike dhe aletatët e “Shqipërisë Madhështore kanë nisur zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Kryedemokrati Berisha mbërriti në Sheshin Nënë Tereza krah drejtuesit të fushatës Chris LaCivita, ku u prit me brohorima.
Në rresht të parë, duken krerët e partive aleate të koalicionin, teksa nuk kanë munguar as fëmijët e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.
Fushata nisi me Himnin Kombëtar, ndërsa secili nga aleatët do të mbajë një fjalim./ Zoom.al
Edhe pse ideja që Edi Rama të tërhiqet nga skena politike mund të duket e largët, ka pasur shumë zëra për atë se kush mund ta pasojë në krye të Partisë Socialiste.
Gjatë një takimi me gratë dhe vajzat socialiste këtë pasdite, Rama bëri një deklaratë të fortë.
Ai shprehu bindjen se në vitin 2030, vendi do të qeveriset nga një grua. Me ton profetik, kryeministri tha se jo vetëm që e di kush do të fitojë në zgjedhjet e 11 majit, por është i sigurt edhe për udhëheqësin e ardhshëm të Shqipërisë pas disa vitesh.
“Kemi nisur rrugën për të ndërtuar dy ose tre aleanca të rëndësishme strategjike, të cilat do ta transformojnë vendin. Mbajeni mend këtë që po them sot: në vitin 2030, me ndihmën e Zotit do të rikthehemi për të mbështetur një kryeministre grua. Shqipëria do të drejtohet nga një grua,” u shpreh Rama.