zoom

Day ArchiveShenjat e horoskopit që bëhen më të bukura ndërsa rriten

Dashi

Dashi njihet për vetëbesimin e shfrenuar. Kjo shenjë zjarri nuk e humb pasionin për jetën me kalimin e kohës. Vendosmëria dhe vetëbesimi i tyre i bëjnë ata tërheqës.

Ata janë plot energji dhe pasion për jetën. Ndërsa rriten, ky pasion nuk zhduket, por kthehet në një forcë të thellë të brendshme. Ata janë të sigurt dhe e dinë se çfarë duan, gjë që i bën ata jashtëzakonisht tërheqës për të tjerët. Ajo që ndryshon për Dashin me moshën është një ndjenjë e thelluar e qëllimit. Dashi fillon të mprehë personalitetin e tij të zjarrtë duke e kanalizuar vrullin e tyre në qëllime kuptimplota. Në këtë mënyrë, ata bëhen më të durueshëm, më të fokusuar dhe me vetëbesim. Është pothuajse sikur ata grumbullojnë përvoja jetësore, duke e kthyer entuziazmin e tyre të papërpunuar në një shkëlqim, të cilin e rrezatojnë ndërsa rriten.

Binjakët

Binjakët janë shpirti i përjetshëm fëmijëror i zodiakut. Kurioziteti dhe etja për të mësuar i mbajnë gjallë, pasi janë gjithmonë të gatshëm të eksplorojnë botën përreth tyre. Në vend që të përfshihen në të përditshmen, Binjakët ruajnë shpirtin e tyre rinor, i cili reflektohet në lëkurën dhe energjinë e tyre. Ata janë si vera – bëhen më të bukura me kalimin e moshës. Nevoja e tyre e lindur për të mësuar dhe kurioziteti shndërrohet në vetëbesim dhe mençuri të thellë. Rrezatojnë energji pozitive nga jashtë dhe bukuria e tyre e brendshme është e parezistueshme.

Peshorja

Ata që i përkasin kësaj shenje të zodiakut janë natyralisht të bukur. Harmonia që rregullon personalitetin e tyre dhe qetësia që ata përpiqen të ruajnë në jetën e tyre i ndihmon ata të qëndrojnë të qëndrueshëm, paqësorë dhe me mendje të kthjellët. Në të njëjtën kohë, natyra e tyre e ndjeshme dhe këndvështrimi artistik ndaj jetës pasqyrohen edhe në pamjen e tyre. Ata e duan luksin dhe priren të shohin të mirën te njerëzit, prandaj mbeten të dashur. Kjo mirësi e qenësishme kthehet në një hijeshi që nuk zbehet kurrë sado vite të kalojnë.

U kallëzua në SPAK nga Basha/ Arjan Ndoja: Edi Rama ka filluar ta ndjejë erën e humbjes në Durrës


Arian Ndoja, kandidat për deputet në Qarkun e Durrësit, ka reaguar ashpër ndaj kallëzimit penal të bërë nga lideri i opozitës, Lulzim Basha, në SPAK. 

Në një postim në rrjetet sociale, Ndoja ka hedhur poshtë çdo lidhje me veprime të tilla dhe ka theksuar se është i arsimuar në Drejtësi dhe Ekonomi, me një karrierë të pasur dhe të ndershme, dhe se gjithmonë ka ndërtuar marrëdhënie me njerëzit përmes punës, dialogut dhe respektit. 

Më tej Arian Ndoja shprehet se ky sulm i përforcon bindjen se Edi Rama ka filluar ta ndjejë erën e humbjes në Qarkun e Durrësit. Ai e konsideron si një akuzë të stisur, teksa sipas tij, mund ta bëjë vetëm dikush që ndien rrëzik nga kandidimi i tij, ose ndonje personazh që përdoret në mënyre komike në batutat folklorike në TikTok-un e Edi Ramës.

Postimi i plotë: 

Sot mësova nga mediat se Z.Lulzim Basha më paska bërë kallezim penal në SPAK si një kandidat për deputet i opozitës që u bën presion votuesve për të mbledhur vota! Unë jam Arian Ndoja, i arsimuar në Drejtësi dhe Ekonomi, kam mbaruar Shkollën e Magjistraturës duke marrë titullin Magjistrat Prokuror, kam gradën Doktor i Shkencave Juridike, dhe jam pjesetar i një familjeje të nderuar intelektuale.

Gjatë gjithë jetës time marrëdhëniet me njerëzit i kam ndërtuar vetëm përmes punës, dialogut, respektit dhe mirëkuptimit. Në asnjë rast unë nuk kam shitur mandate deputetësh, leje ndërtimi dhe nuk kam shpërdoruar besimin e zgjedhësve të një zone dhe aq më pak atë të mijëra demokratëve. Unë nuk i kam hedhur në rrugë anetarët e Partisë Demokratike dhe as votuesit e kësaj force për t’i dhënë pushtet në tavolinë Edi Ramës. Përtej falsitetit të akuzës së stisur më lind natyrshëm mendimi se këtë gjë mund ta bëjë dikush që ndien rrëzik nga kandidimi im, ose ndonje personazh që përdoret në mënyre komike në batutat folklorike në tik tokun e Edi Ramës.

Ajo që e bën edhe më absurde këtë akuze është fakti që nga komunikime me anëtarët e simpatizantë të Partisë Demokratike pas marrjes dijeni për këtë kallëzim, me thuhet se Z. Lulzim Basha edhe pse ka justifikuar 10 vjet humbje në opozite me vjedhjet dhe presionet e bëra nga Edi Rama, nuk ka marrë asnjehere iniciativën në një dekade, si kryetar opozite, të padisë qoftë edhe një personazh apo eksponent të botës së krimit të organizuar për presion,vjedhje apo blerje votash.

Përkundrazi më thuhet nga strukturat dhe simpatizantët se ai ka përdorur djersën, sakrificat, mundin e madje dhe gjakun e atyre demokratëve që janë përballur me bandat e Edi Ramës vetëm për të rritur vlerat e marrëveshjeve që bën me të! Sulme të tilla vetëm sa me përforcojnë bindjen se Edi Rama ka filluar ta ndjejë erën e humbjes në Qarkun e Durresit dhe se deri ditën e zgjedhjeve duhet të dedikojme cdo shqise energji dhe mundesi për të rikthyer Durrësin në bastion të demokracisë për realizimin e misionit të Shqipërise Madhështore! Mbetem i përkushtuar në realizimin e misionit tonë si ekip për ndryshimin e qeverisjes së vendit.

“Ç’është ky 600 lekshi?!”/ Qytetari sikletos ish-ministren Ibrahimaj përpara Ramës (VIDEO)

Një qytetar ka vendosur përpara një situate të parehatshme ish-ministren e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, duke i kërkuar llogari lidhur me një taksë prej 600 lekë për hyrjen në Portin e Durrësit.

Sipas tij, ky vendim ka shkaktuar shqetësime për qytetarët dhe bizneset që përdorin këtë port, dhe ai kërkoi shpjegim për arsyet e këtij taksimi.

Indinjata e qytetarit nxiti reagimin e kryeministrit Edi Rama i cili ishte gjithashtu i pranishëm në takim. 

“Çështë ky 600 lekshi”- tha Rama duke kërkuar sqarime nga vartësit e tij. 

View this post on Instagram

A post shared by zoom.al (@zoom.al)

Abakarov i dhuron Shqipërisë medaljen e bronztë në Europianin e mundjes

Mundësi i shqiptarizuar Zelimkhan Abakarov fitoi medaljen e bronztë në peshën 61kg të stilit të lirë, në Kampionatin Europian të Mundjes për të rritur, turne që po zhvillohet në Bratislavë të Sllovakisë.

Në sfidën për medaljen e bronztë, ai mundi 11-0 rivalin moldav Leomid Colesnic, në një përballje që nuk pati histori dhe ku Abakarov ishte ndjeshëm më superior.

Më herët në këtë turne, ai pati fituar 10-0 ndaj zviceranit Nils Leutert dhe më pas fitoi 11-2 ndaj Nuradin Novrozov të Azerbajxhanit. Ndërsa në gjysmëfinale ai u mund 5-2 nga armeni Arsen Harutyunyan.

Sondazhi/ Kush është politikani më i pëlqyer ne Shqipëri, një muaj para zgjedhjeve

Një muaj përpara zgjedhjeve të 11 majit, sondazhi i realizuar nga MRB dhe Data Centrum për Euronews Albania zbulon renditjen e politikanëve shqiptarë sipas pëlqyeshmërisë së publikut.

Në krye të listës qëndron kryeministri Edi Rama me 51.9% pëlqyeshmëri pozitive, ndjekur nga Adriatik Lapaj me 39.9% dhe Agron Shehaj me 33.9%.

Megjithatë, përqindja e negativitetit ndaj Ramës është gjithashtu e lartë, me 44.9%, por diferenca e tij mbetet dominuese në krahasim me figurat e tjera politike.

Pas Ramës renditet Lapaj me 36.9% vlerësim pozitiv dhe një balancë më të ulët negativiteti në 34.6%. Ndërkaq, figura si Sali Berisha dhe Lulzim Basha përballen me shifra të larta të perceptimit negativ – përkatësisht 63.1% dhe 78.3%.

Ndër politikanët më pak të njohur ose më neutralë, përqindja e lartë e përgjigjeve “Nuk e di” bie në sy, veçanërisht për emra si Kreshnik Osmani (71.9%) dhe Elton Stojku (71.5%).

Michele Obama reagon për herë të parë dhe sqaron lajmet për divorcin

Ish-Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Michelle Obama, ka adresuar së fundmi spekulimet mbi martesën e saj me ish-Presidentin Barack Obama.

Në një intervistë në podcast-in “Work in Progress” të Sophia Bush, Michelle foli për vendimin e saj për t’u tërhequr nga jeta publike dhe për të përqafuar pavarësinë e saj pas largimit nga Shtëpia e Bardhë.

Ajo theksoi se ky vendim ishte personal dhe nuk lidhej me ndonjë problem martesor.  

Michelle 61 vjeçe, shpjegoi se rolet e saj të mëparshme si nënë dhe Zonja e Parë kufizonin aftësinë e saj për të bërë zgjedhje personale. Tani, e lirë nga këto detyrime, ajo po fokusohet në projekte që i pëlqejnë dhe po jeton më lirshëm, ndërsa vajzat e saj janë rritur dhe kanë lënë shtëpinë. Ajo kritikoi prirjen e shoqërisë për të interpretuar gabimisht pavarësinë e grave, duke theksuar se shumë njerëz nuk mund ta konceptojnë që ajo të bëjë ndryshime në jetën e saj për veten e saj pa supozuar probleme martesore.  

Barack Obama gjithashtu ka pranuar se përgjegjësitë politike kanë sjellë herë pas here tensione në martesën e tyre, por ka theksuar se lidhja e tyre mbetet e fortë. Çifti, i martuar që nga viti 1992, shpesh shpreh publikisht dashurinë e tyre, duke përfshirë mesazhe të përzemërta në rrjetet sociale.  

Këto deklarata vijnë pas spekulimeve të shumta mbi një ndarje të mundshme të çiftit, të cilat u intensifikuan pas mungesës së Michelle në disa ngjarje publike. Megjithatë, reagimet e fundit të tyre tregojnë për një marrëdhënie të qëndrueshme dhe përkushtim të vazhdueshëm ndaj njëri-tjetrit.

Gjuzi sqaron sherrin në hotel: “Ai më shau, unë ruajta qetësinë”. Kush është gruaja e pranishme në video

Ish-deputeti Kujtim Gjuzi ka reaguar pas një përplasjeje të ndodhur në ambientet e Hotel Tirana, ku sipas tij, është sulmuar verbalisht dhe fizikisht nga Ilir Demaliaj.

Gjuzi tregon se ndodhej në një tavolinë me kryetaren e degës së Tropojës, Sanije Hajdarmataj, kur situata degjeneroi në fyerje dhe tentativa dhune.

“Isha me kryetaren e degës së Tropojës, Sanije Hajdarmataj, po diskutonim në tavolinën tonë. Hyn Demaliaj në holl dhe filloi me fyerje dhe sharje, me fjalë burrash që nuk thuhen në sy të një gruaje. Filloi të më fyejë, i thashë se unë jam në kafe me njerëz… më sulmoi, por u tërhoqa sepse nuk doja të merrja goditje”, deklaroi Gjuzi.

Ai shtoi se situata u përshkallëzua në prani të dëshmitarëve të tjerë dhe ndërhyrja e stafit të sigurisë së hotelit bëri që incidenti të mbyllej pa pasoja më të rënda.

“Doli dhe kryetarja përpara, ai nuk ndaloi, më pas ika në holl, ndërhynë badigardët e Hotel Tirana dhe çdo gjë u shua. Ishte tentativë për të grushtuar dhe sulmuar, por unë ruajta qetësinë”, përfundoi ai.

PAMJET/ Përplasje fizike mes Ilir Demaliajt dhe Kujtim Gjuzit, shkelma e grushte ndaj njëri-tjetrit

Një përplasje fizike ka ndodhur mes analistit Ilir Demaliaj dhe ish-deputetit Kujtim Gjuzi në hollin e një hoteli në Tiranë.

Në një video të publikuar online, Demaliaj shihet duke goditur me shkelm Gjuzin, ndërsa një grua tenton të ndalojë përplasjen.

Ende nuk dihen arsyet e sherrit, por tensionet politike mes tyre janë të njohura.

Demaliaj është shprehur hapur pro qeverisë, ndërsa Gjuzi është një aleat i opozitës.

Lutfi Dervishi replikon ndaj idesë së Agron Shehaj për mbylljen e RTSH: Jo buldozer, por guxim dhe vizion

Gazetari dhe analisti Lutfi Dervishi ka reaguar përmes një replike publike ndaj idesë së kryetarit të Partisë Mundësia për mbylljen e Radiotelevizionit Shqiptar, duke e cilësuar këtë ide si një reflektim të një shoqërie që përballë problemeve zgjidhjen e kërkon me “gërshërë”.

Në një reagim të gjatë, Dervishi argumenton se sfida nuk është mbyllja e RTSH-së, por rikthimi i saj në jetë si një media publike që i përket publikut, dhe jo si një hapësirë “zombish televizivë që lexojnë teleprompterin”.

“Ka më shumë se kurrë nevojë për një ekran që nuk mat suksesin me klikime, që nuk i shërben partive, por publikut,” thekson ai, duke shtuar se në një realitet mediatik të dominuar nga banaliteti dhe mediokriteti, RTSH mund të shndërrohet në një “vendstrehim të arsyes, dinjitetit dhe inteligjencës”.

Sipas Dervishit, problemi i RTSH nuk zgjidhet me mbyllje apo ndërhyrje të dhunshme, por me pastrim, vizion dhe mbi të gjitha, me guxim për të mos i rënë shkurt. “Po, ka shumë pluhur mbi RTSH, por pluhuri nuk hiqet me buldozer,” shprehet ai.

Në fund të reagimit të tij, Dervishi nënvizon se në kohë kur logjika duket se “ka marrë lejen e zakonshme”, më shumë se kurrë nevojitet një zë që flet me mend – dhe kjo, sipas tij, duhet të vijë nga televizioni publik.

View this post on Instagram

A post shared by Agron Shehaj (@agronshehaj_)

3 shenjat e horoskopit më me fat për prillin

Sipas parashikimeve astrologjike për muajin prill 2025, disa shenja të zodiakut pritet të kenë një periudhë veçanërisht të favorshme:

Dashi: Ky muaj do të sjellë një shpërthim të ri energjie për Dashin, duke e bërë atë një kohë të përshtatshme për të nisur projekte të reja dhe për të marrë situatat në kontroll.

Luani: Energjia dhe optimizmi i Luanit janë në kulm gjatë prillit, me krijimtarinë dhe humorin që shkëlqejnë.

Ujori: Komunikimi do të jetë arma më e fortë e Ujorit këtë muaj, duke sjellë shumë ndërveprime dhe mundësi për të mësuar gjëra të reja.