Aplikacion
Ilir Alimehmeti, kandidati i PD-së në Tiranë, i ka cilësuar si telenovelë përgjimet ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili ndodhet në burg prej 10 shkurtit.
Sipas Alimehmetit, po tentohet që të largohet vëmendja nga problemet madhore, të cilat sipas tij, janë shpërdorimi i fondeve publike edhe pse kryebashkiaku ndodhet i izoluar.
Alimehmeti: Kjo telenovelë e krijuar mbi përgjimet heq vëmendjen nga dëmi i madh që i bëhet Tiranës dhe qyteteve të tjera. Nuk ka hetim për inceneratorët, nuk ka hetim për 5D. Duhet hetim dhe për përgjimet por fondet publike vazhdojnë abuzohen. Fondet për inceneratorin vijiojnë jepen, fondet për 5D jepen. Inceneratori nuk funksionon. Pse duhet të jepen fondet? Në këtë drejtim duhet të shohë drejtësia. Nga njëra anë kemi dikë që abuzoi 10 vite dhe SPAK veproi me vonesë duke i pasur të gjitha provat aty.
Inceneratori nuk ekzison dhe kjo është e dukshme, shko aty dhe kërkoje, e gjen? SPAK nuk e sheh këtë dhe lejon marrjen e parave. Tahni cfarë krize ka nbashkia e Tiranës? Komandohet një drejtuese, por nuk ka të drejtën kushtetuese të bëjë veprimet që ka një kryetar i zgjedhur, ajo është një administrator e thjeshtë. Mund të paguajë ujin dhe dritat e bashkisë, por ne nuk kemi këto halle. Gjithë kjo historia e përgjigmeve është për të hequr vëmendjen nga këto.”- tha Alimehmeti në Quo Vadis në Vizion Plus.
Pritet të afrohet gjatë verës/ Arbër Hoxha nën shenjestrën e klubit të Serie AArbër Hoxha mund të bëjë një hap të madh në karrierën e tij duke u transferuar në një prej ligave më të forta të Evropës.
Sipas mediave italiane Lecce është duke shqyrtuar mundësinë e transferimit të sulmuesit shqiptar, Hoxha, për t’u bashkuar me skuadrën në verën e ardhshme.
Klubi italian ka shprehur interes për Hoxhën për të përforcuar krahun e majtë të ofensivës.
Hoxha duket se është vlerësuar për aftësitë e tij sulmuese dhe mund të sjellë risi në formacionin e Lecce për sezonin e ardhshëm.
Sherr për pronat/ 50-vjeçari qëllon vëllain me armë gjahu në DivjakëNjë konflikt për motive pronësie ka përshkallëzuar në dhunë dhe përdorim arme në fshatin Fierseman të Divjakës, rreth orës 20:00 të mbrëmjes së sotme.
Sipas njoftimit paraprak të Policisë, shtetasit Z. K., 58 vjeç dhe A. G., 57 vjeç, kanë goditur me grushte shtetasin Sh. K., 50 vjeç, i cili është vëllai i Z. K.
Pas përplasjes fizike, Sh. K. ka reaguar duke përdorur armën e tij të gjahut, të cilën e posedonte me leje, duke qëlluar drejt makinës së shtetasit A. G. dhe duke e dëmtuar atë.
Sh. K. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë, ndërsa dy të tjerët, Z. K. dhe A. G., janë shpallur në kërkim.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të konfliktit, si dhe për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Autoritetet kanë siguruar se situata është nën kontroll dhe se po kryhen të gjitha veprimet procedurale.
Planetet retrogradë po marrin fund dhe të ardhurat e këtyre shenjave po rritenKëto shenja të zodiakut tërheqin sukses financiar deri më 13 prill 2025, pasi Venusi të kthehet në një kurs të drejtë te Peshqit.
Kohët e rishikimit, si ajo që sapo kaluam, janë koha më e mirë për të menduar për hapat tanë të ardhshëm dhe për të planifikuar për të ardhmen. Në ditët në vijim do të ketë mundësi që do të rrisin kapitalin tuaj financiar, ndaj përqendrohuni në atë që mundeni dhe filloni të veproni sipas asaj që dini se do t’ju sjellë më shumë pasuri.
Binjakët
Bëhuni gati për të ndërmarrë veprime. Mërkuri është tashmë në tranzit direkt te Peshqit nga e hëna, 7 prill në shtëpinë tuaj të financave dhe karrierës dhe do të sjellë oferta dhe mundësi për të rritur të ardhurat tuaja përmes karrierës. Kjo mund të nënkuptojë se do t’ju duhet të ndiqni ëndrrat, ndaj mos hezitoni të aplikoni për një pozicion të ri ose të rrisni pagën gjatë kësaj periudhe. Kjo do të jetë një periudhë e vlefshme për karrierën tuaj, pasi mund të negocioni dhe të pranoni me besim ofertat e reja. Mos e nënvlerësoni vlerën e talenteve tuaja, pasi jeni gati të hyni në një kapitull krejt të ri të pasurisë dhe njohjes.
Virgjëresha
Vini re ndryshimet pozitive që ndodhin rreth jush. Hëna e Plotë në Peshore do të lindë të shtunën, më 12 prill, në shtëpinë e pasurisë dhe bollëkut. Hëna e Plotë në Peshore nuk ka të bëjë me fundin, por me shënimin e përparimit tuaj. Nëse një përpjekje ose investim i veçantë nuk po jep rezultatin siç keni shpresuar, përdorni atë energji për të bërë ndryshime që janë më në përputhje me atë që dëshironi. Ndërsa ky aspekt është i sigurt se do të rrisë financat tuaja, ai gjithashtu mund t’ju ndihmojë të bëni ndryshime të tjera të rëndësishme gjatë kësaj periudhe. Përqendrohuni në atë që do të thotë të jetosh një jetë vërtet të bollshme, duke ditur se paratë janë vetëm një pjesë e ekuacionit.
Ujori
Përqafoni ndryshimet pozitive në jetën tuaj financiare. Venusi, planeti që sundon paranë dhe pasurinë. Afërdita do të jetë në rrugën e duhur te Peshqit nga e shtuna e datës 12 prill, duke sjellë mundësi të reja për rritjen e të ardhurave. Përdoreni këtë energji për t’u fokusuar në investime të reja, projekte ose një punë më të paguar për t’u siguruar që të merrni atë që shpresoni.
Italia pritet të realizojë këtë javë një tjetër transfertë emigrantësh të parregullt drejt vendit tonë.
Sipas raportimeve nga mediat italiane dhe shqiptare, Ministria e Brendshme e Italisë ka përgatitur një listë me emigrantë që do të riatdhesohen apo do të mbahen në pritje të vendimeve përfundimtare për statusin e tyre.
Rreth 100 emigrantë, përfshirë shtetas nga Tunizia, Egjipti, Maroku dhe Shqipëria, pritet të mbërrijnë mëngjesin e së mërkurës në Portin e Shëngjinit, prej nga do të transportohen drejt kampit të përkohshëm në Gjadër. Ajo që ka ngjallur më shumë reagime është përfshirja e shqiptarëve në këtë listë, të cilët gjithashtu do të qëndrojnë në këtë qendër derisa të pranohet riatdhesimi i tyre nga autoritetet në Tiranë.
Kjo lëvizje është pjesë e marrëveshjes dypalëshe mes Shqipërisë dhe Italisë, që parashikon vendosjen në territorin shqiptar të një pjese të emigrantëve të parregullt që mbërrijnë në brigjet italiane. Megjithatë, projekti është shoqëruar me polemika dhe kritika të shumta nga organizata të të drejtave të njeriut dhe institucione ndërkombëtare, të cilat shprehin shqetësim për kushtet dhe qartësinë ligjore të këtij procesi.
Një vend në finale/ Kush fiton mes Eglit dhe Laertit?Sonte, në spektaklin e “Big Brother VIP Albania”, pritet të zhvillohet një përballje e fortë mes dy banorëve, Egli Tako dhe Laert Vasili, të cilët garojnë për t’u shpallur finalisti i dytë i këtij edicioni.
Kjo përballje vjen pas vendimit të Rozana Radit, e cila zgjodhi që Egli dhe Laerti të shkojnë në televotim së bashku.
Gjatë qëndrimit të tyre në shtëpi, të dy konkurrentët kanë shprehur bindjen se meritojnë të jenë në finale. Laert Vasili ka deklaruar se e ka luajtur lojën pa asnjë strategji dhe se meriton të vlerësohet për këtë arsye.
Ndërkohë, Egli Tako ka qenë një prej banoreve më të spikatura, duke u rikthyer në shtëpi pas një largimi të përkohshëm për arsye shëndetësore.
Publiku ka mundësinë të votojë përmes televotimit për të përcaktuar se cili prej tyre do të bashkohet me Rozana Radin në finalen e madhe. Sipas jush, kush do të jetë finalisti i dytë?
Gjermanët largohen nga aeroporti i Vlorës. Goditje ndërkombëtare për qeverinëNga redaksia Zoom.al
Projekti i shumëdebatuar i aeroportit të Vlorës ka pësuar një goditje të rëndë: kompania Munich Airport International (MAI), degë e Aeroportit të Mynihut, ka njoftuar tërheqjen nga angazhimi i saj në ndërtimin e aeroportit në zonën e mbrojtur të Vjosa-Nartës. Vendimi është marrë pas presionit të organizatave ndërkombëtare mjedisore, Parlamentit Evropian dhe qytetarëve të Mynihut, që përmes një peticioni arritën të detyrojnë autoritetet gjermane të distancohen nga një projekt i cilësuar si i papranueshëm dhe shkatërrues për natyrën.
635 qytetarë firmosën peticionin “Raus aus dem Flughafen Vlora”, ku kërkuan që bashkia e Mynihut dhe bordi mbikëqyrës i Aeroportit të ndërprisnin çdo përfshirje në këtë projekt. Laguna e Nartës është një nga zonat më të rëndësishme për shpendët migratorë në Evropë, përfshirë flamingon dhe pelikanin kaçurrel, të cilët janë të rrezikuar nga zhdukja.
“Ky projekt shkatërron një nga pasuritë më të rralla natyrore të kontinentit.”
— Gabriel Schwaderer, drejtor i organizatës EuroNatur
Çfarë ndodhi?
• Qeveria shqiptare po ndërton një aeroport në zonën e mbrojtur Vjosë – Nartë.
• Munich Airport International (MAI) ishte e përfshirë si këshilltare.
• Më 8 prill 2025, MAI njoftoi tërheqjen për shkak të kritikave të ashpra ndërkombëtare.
• Projekti është kundërshtuar nga:
• Parlamenti Evropian
• Komisioni Evropian
• Berner Konvention (Këshilli i Evropës)
• Organizatat mjedisore në Shqipëri dhe jashtë saj
Qeveria shqiptare, ndërkohë, sillet si në një xhungël pa ligj, duke injoruar qëllimisht jo vetëm opozitën e institucioneve të BE-së, por edhe konventat ndërkombëtare që vetë ka firmosur. Në një kohë kur vendet e zhvilluara po përpiqen të mbrojnë çdo metër katror natyrë të mbetur, Shqipëria po e përdor natyrën si beton për propagandë.
Bund Naturschutz në Bavari paralajmëroi se aeroporti do të sillte “shfarosje të shpendëve dhe shkatërrim të jetës së egër në një nga zonat më të rralla të Evropës”. Ndërkohë, EuroNatur e quajti projektin “të paligjshëm” dhe në shkelje të drejtpërdrejtë të Konventës së Bernës.
“Shqipëria është larg, por nuk mund të mbyllim sytë ndaj kësaj shkatërrimi të natyrës.”
— Christian Hierneis, kreu i Bund Naturschutz, Mynih
Tërheqja e gjermanëve është më shumë sesa një vendim teknik. Ajo është një akt politik, një dënim i heshtur për arrogancën me të cilën qeveria shqiptare sillet ndaj natyrës dhe të drejtave ndërkombëtare.
Nëse edhe një partner si Gjermania largohet nga një projekt, atëherë lind pyetja: kush qëndron ende përkrah këtij aeroporti përveç tenderëve dhe klientëve politikë?
Pelikani kaçurrel, kjo spcecie e rrallë që rrezikon të zhduket për shkak të aeroportit ia doli jo vetëm t’i largojë gjermanët, por edhe t’i tregojë qeverisë shqiptare se si duket ajo në Europë. Tani është radha e qytetarëve shqiptarë të flasin.
Goditje e fortë për projektin e aeroportit të Vlorës/ Aeroporti i Mynihut tërhiqet nga ndërtimiAeroporti i Mynihut ka vendosur të tërhiqet zyrtarisht nga projekti i ndërtimit të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës.
Vendimi është bërë publik gjatë një mbledhjeje të Këshillit Bashkiak të Mynihut, ku u konfirmua se kompania e aeroportit, Munich Airport International (MAI), do të përfundojë angazhimin e saj në këtë projekt deri në fund të prillit.
MAI ka qenë e përfshirë në projekt si konsulente për ndërtimin dhe operimin e aeroportit të ri, por vendimi për t’u tërhequr vjen pas presioneve të shumta nga organizata mjedisore dhe institucione ndërkombëtare. Projekti është kritikuar për ndikimin e mundshëm negativ në ekosistemin e lumit Vjosa, një nga lumenjtë e fundit të egër në Evropë, dhe ka qenë objekt kundërshtimesh të forta nga Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian.
Partia e Gjelbër në Mynih e ka mirëpritur vendimin, duke theksuar nevojën që në të ardhmen aeroporti të mos angazhohet në projekte të diskutueshme që cenojnë mjedisin dhe të drejtat komunitare.
Tërheqja e Aeroportit të Mynihut shihet si një goditje për projektin ambicioz të ndërtimit të aeroportit të tretë ndërkombëtar në Shqipëri, i cili është parashikuar të shërbejë si një nyje e rëndësishme për zhvillimin e turizmit në jug të vendit./ Zoom.al
Abdixhiku i thotë “JO” ftesës së Kurtit për qeveri: Na keni quajtur bashkëpunëtorë të SerbisëKryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka refuzuar ftesën e kryeministrit në detyrë dhe liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për një takim konsultativ lidhur me formimin e institucioneve të reja.
Në një deklaratë publike, Abdixhiku theksoi se për LDK-në, fjala është përgjegjësi dhe besë, duke nënvizuar se “fjalët kanë peshë”. Ai kujtoi se për një kohë të gjatë, LDK dhe anëtarët e saj kanë qenë subjekt i një gjuhe ofenduese dhe përçarëse nga ana e LVV-së.
Abdixhiku deklaroi se, pavarësisht besimit të LDK-së në dialog dhe bashkëpunim, një takim i tillë do të ishte “kapërcim fatal i dinjitetit njerëzor dhe politik”. Ai shtoi se mes ofendimeve të vazhdueshme ndaj LDK-së, ai dhe partia e tij nuk e gjejnë veten as për konsultim.
Kjo përgjigje e Abdixhikut vjen pas ftesës së Kurtit për një takim më 9 ose 10 prill, me qëllim konsultimin për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e qeverisë së re.
Vendimi i Abdixhikut reflekton qëndrimin e LDK-së për të mos bashkëpunuar me LVV-në në formimin e institucioneve të reja, duke mbetur besnik ndaj premtimeve dhe qëndrimeve të shprehura ndaj votuesve të saj.
“Të dashur qytetarë të Republikës, Në politikë, si në jetë, fjalët kanë peshë. Ato janë pasqyrë e karakterit, e vlerave dhe e qëllimeve. Janë reflektim i momenteve që, kur përsëriten, bëhen bindje – shpesh edhe të pakapërcyeshme. Për ne, në Lidhjen Demokratike të Kosovës, fjala është përgjegjësi. Është zotim. Është besë. Prandaj, secili – veçanërisht ata me pushtet – duhet të jenë të përgjegjshëm për fjalët që thonë dhe për bindjet që mbjellin.
Për muaj, e në të vërtetë për vite të tëra – para, gjatë dhe pas fushatës – LDK, anëtarët tanë dhe votuesit tanë, kanë qenë subjekt i një gjuhe dhe mendësie që ofendon, përçan, etiketon dhe sulmon. Një mendësi që ka goditur thelbin njerëzor të politikës – respektin dhe dinjitetin. Dhe ka cenuar parimet themelore mbi të cilat ne kemi zgjedhur të bëjmë politikë.
Duket se fjalët e thëna e bindjet e ushqyera në vijimësi, nuk kanë peshë njëjtë për të gjithë. Sepse, pavarësisht të gjithë gjërave të thëna, të bëra e stërbëra, dje kam pranuar një letër nga Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, z. Kurti, për takim konsultativ mes nesh.
Sado që unë dhe LDK nuk udhëhiqemi nga inati; sado që ne besojmë në dialog, bashkëpunim e komunikim njerëzor e politik; një takim i tillë – madje edhe konsultativ – do të ishte kapërcim fatal i dinjitetit njerëzor dhe politik.
Mes ‘hajvanatit’, ‘mbytjes së LDK-së’, ‘bashkëpunëtorëve të Serbisë’, mes moçalit të madh të pështymave ndaj nesh – unë, LDK dhe votuesit tanë – nuk e gjejmë veten as për konsultim. Sepse fjalët, si edhe bindjet, kanë peshë. Fjalët e thëna ndaj nesh kanë peshë. Dhe fjalët tona – ato që u kemi dhënë qytetarëve tanë, atyre që nuk joshen nga spektakli i përçarjes por që besojnë se shteti ndërtohet me respekt e dinjitet – kanë peshën e fjalës së dhënë. Peshën e besës. Besë do të ketë! Le të jetë kjo përgjigje e qartë edhe për të tjerët që së fundi, duke marrë peshën që nuk u takon, kanë tentuar t’i tregojnë LDK-së se çfarë duhet të bëjë.
LDK – për ta kuptuar mirë – u qëndron besnike vendimeve, bindjeve dhe fjalëve të thëna para fushatës, gjatë fushatës dhe pas fushatës. Ndaj të gjithëve – njësoj. Sepse fjalët kanë peshë! LDK e pret dhe e mbështë konstituimin e Kuvendit më 15 prill. Nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë pengesë. Prandaj, le ta konstituojmë Kuvendin e Republikës. LDK njeh të drejtën legjitime, demokratike dhe kushtetuese të partisë së parë për të marrë mandatin për qeverisje. Dhe në rast të dështimit të saj, njeh të drejtën e secilit për të ndërtuar shumicën. Qëndrimet tona janë të qarta.I juaji, Lumir Abdixhiku”, ka shkruar Abdixhiku.
Stresi reagon ashpër ndaj Laertit: Që je shkronja B e LGBT-së e dimë…Stresi ka reaguar ashpër ndaj aktorit dhe banorit të “Big Brother VIP Albania”, Laert Vasili, pas deklaratave të këtij të fundit mbi origjinën greke.
Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Stresi ndau një video të një interviste të mëparshme ku Laerti shprehej për prejardhjen e tij greke.
Në mbishkrimin e videos, Stresi ironizon Laertin.

Ky reagim i Stresit ka ngjallur diskutime të shumta në rrjetet sociale me disa që e mbështesin për qëndrimin e tij, ndërsa të tjerë e kritikojnë për tonin e ashpër.
Ndërkohë, Laert Vasili vazhdon të jetë një nga banorët më të komentuar në “Big Brother VIP Albania”, si për lojën e tij brenda shtëpisë, ashtu edhe për deklaratat e bëra gjatë qëndrimit të tij atje.