Aplikacion
Në Fermën VIP duket se kanë nisur shkëndijat e para të dashurisë.
Edhe pse kanë vetëm një javë që janë bërë pjesë e Fermës, Limi dhe Ester kanë filluar të shprehun ndjenja për njëri-tjetrin.
I pari që shprehu pëlqimin ishte Limi, ndërsa këtë mbrëmje marrëdhënia e tyre u diskutua edhe gjatë spektaklit sepse ai ka shfaqur xhelozi për raportin e Esterit me Yllin.
Pjesë nga biseda:
Limi: Ma ka prishur qejfin Ester. Është shumë gocë e mirë. Unë kam rrugën time. Do e shohim si do shkojnë punën. Por, nuk dua të përfshihem më me Ester për këtë çështje. Më ka interesuar Ester dhe mendimi i Ester. Por, ja lëmë kohës.
Ester: Fakti që Limi shprehu një pëlqim, okej ishte e dukshme. Por, unë nuk kam shprehur asnjë pëlqim.
Luana: Kur i thua të kam xhan, çfarë do të thotë?
Ester: E kam xhan si njeri. Jo detyrimisht se më shprehu Limi pëlqimin, duhet ta shprehja në atë moment edhe unë. E kam shumë xhan. Vazhdoj t’a kem xhan.
Limi: Ke 7 ditë dhe se ke gjetur rastin të vish të flasim.
Ester: Në spektakël u shpreh direkt nuk kam më pëlqim për ty, vetëm se unë thashë që nuk kam ende pëlqim për ty.
Limi: Unë në spektakël thashë kam pëlqim për Nur, por ishte shaka.
Ester: Do të përçash dy shoqe?
Limi: Ti rri me Yllin…
Ester: Nuk është nevoja të jesh xheloz. Yllin e kam shok. Nuk dua të merrem më me Limin.
Masat për mbylljen e TikTok ngrenë shqetësime për cenimin e të dhënave personalePrej disa ditësh, komuniteti i ekspertëve të teknologjisë në Shqipëri ka ngritur alarmin për rreziqet e përdorimit të pajisjeve të njohura si “Deep Packet Inspection”, DPI, në ndihmë të vendimit të qeverisë shqiptare për të bllokuar rrjetin social TikTok për një periudhë 1-vjeçare.
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike pretendon se DPI janë një teknologji që do t’i ndihmojë ata në mbylljen e plotë të TikTok, por ekspertët e teknologjisë theksojnë se kjo mund të cenojë privatësinë dhe të dhënat personale të shqiptarëve.
Besmir Semanaj, eskpert i sigurisë dhe teknologjisë i tha BIRN se implementimi i kësaj teknologjie pa asnjë bazë ligjore rrezikon t’i hapë rrugën shkeljes së të drejtave dixhitale të qytetarëve shqiptarë. Ai theksoi gjithashtu se DPI përdorej aktualisht për censurë apo survejim nga regjime diktatoriale apo autokratike.
“Nëse ata vendosin të aplikojnë një teknologji të tillë, do ishte mirë të kishte një bazë ligjore,” tha Semanaj, duke iu referuar qeverisë shqiptare dhe autoriteteve përgjegjëse për sigurinë kibernetike.
“…kemi shtete të tjera si Irani dhe Turqia që i përdorin këto pajisje për censurë,” shtoi ai, duke theksuar se baza ligjore është e domosdoshme për të parandaluar keqpërdorime të tilla.
“Deep Packet Inspection” është një teknologji e avancuar që monitoron dhe filtron aktivitetin e përdoruesve të internetit në mënyrë të detajuar, duke mundësuar më tej kufizimin apo bllokimin e disa faqeve apo linqeve të caktuara.
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, AKSK, i zhvlerësoi shqetësimet në një përgjigje me shkrim për BIRN, duke theksuar se qëllimi i përdorimit të DPI lidhej me zbatimin e vendimit të Këshillit të Ministrave për Mbylljen e TikTok-ut.
AKSK sqaroi më tej se përdorimi i DPI-ve ishte pjesë e masave të ndërmarra në bashkëpunim me Autoritetin e Komunikimeve Elektronike për ndërprerjen e përkohshme të aksesit të TikTok, përfshirë edhe ngritjen e një grupi teknik për gjurmimin e DNS-ve, SNI-ve dhe IP që përdorin platformën TikTok.
Por ndryshe nga ekspertët, Autoriteti pretendon se teknologjia DPI nuk përpunon të dhëna personale, por identifikon aplikacionet që përdoren dhe shërben për mbrojtjen kibernetike.
“Deep Packet Inspection mund të konsiderohet si një zyrtar poste, që nuk e hap dot letrën e mbyllur, por shikon zarfin, madhësinë, destinacionin dhe shpeshtësinë e dërgesës dhe në bazë të kësaj, mund të marrë vendime ose të bëjë analiza,” e përshkroi AKSK rolin e teknologjisë DPI që po planifikon të implementojë për bllokimin e TikTok.
“Kjo teknologji mund të kuptojë cilin aplikacion po përdor (p.sh., TikTok), dhe mund të bllokojë disa lloje trafiku, për shembull një platformë të caktuar, sulmet volumetrike (DDoS), sulmet kërcënuese (malëare, ransomëare), fushatat phishing, etj,” shtoi Autoriteti.
Sipas AKSK, platforma DPI e instaluar në operatorët e ofrimit të shërbimit të internetit është në përputhje me standardet e sigurisë së informacionit dhe rregulloren europiane të mbrojtjes së të dhënave, GDPR.
Por Semanaj theksoi se veprimi në përputhje me GDPR nuk është bërë e qartë.
“Shtetet europiane që e përdorin këtë teknologji kanë specifika të saktësuara, sipas ligjit të GDPR për mbrojtjen e të dhënave personale për mënyrën si do të përdoren, nga kush dhe përsa kohë, por në Shqipëri nuk ka një bazë ligjore,” përfundoi ai./ Reporter.al
Festë bardheblu në stadium/ Tirana triumfon 3-0 përballë PartizanitTirana fitoi me rezultatin e pastër 3-0 sot përballë Partizanit, duke fituar derbin e kryeqytetit.
Në “Arenën Kombëtare”, bardheblutë dominuan ndeshjen dhe vulosën fitoren me rikthimin në fushë në pjesën e dytë.
Pas dopietës së shënuar nga Zharmuni në 45 minutat e para të lojës, Ernest nuk gaboi nga penalltia dhe e dërgon rezultatin në 3-0, në minutën e 68.
Kjo fitore për Partizanin vjen pas dy vitesh e gjysmë, duke siguruar 3 pikë të arta në Superligë dhe duke shpërthyer në festë tifozët bardheblu, që ishin në stadium./ Zoom.al
Ernest përfiton dhe driblon Alban Hoxhën, me portierin që e ndal me faull në zonë.
Virusi që qarkullon në WhatsApp/ Karamuço zbulon çfarë ndodh nëse e klikoniEksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço komentoi një virus që po qarkullon në WhatsApp në formën e një mesazhi.
“Përshëndetje! Ju lutem votoni Roxana Costin në këtë sondazh, ajo është vajza e një miku im, çmimi kryesor është një bursë për arsim falas për të gjithë vitin e ardhshëm, kjo është shumë e rëndësishme për të.
Faleminderit shumë!”, është mesazhi që qarkullon.
Karamuço tregoi në “Top Story” se nëse klikohet linku, shqiptarëve iu vidhen të dhënat dhe më pas hakeri merr kontroll mbi telefonin.
Sipas tij, pas këtij virusi nuk qëndrojnë hakera shqiptarë, por të huaj.
“Që nga formulimi do e shohësh që ai që e ka shkruar nuk është shqiptar. Nëse janë emra të njohur na ka ndodhur me President Republike. Po ta çosh emër të ndonjë ministri, do hapeshin se do besoheshin. Po të klikosh në link merr nën kontrollin e plotë celularin e dikujt.
A ka sisteme të tjera sot? Ka. Atë me telefonin zero besoj se e mbani mend. Edhe tani që flasim ka ende tendera sekret për përgjime, të ligjshme”, tha Ervin Karamuço./ Zoom.al
Është ndarë me Vesën apo jo? Big Basta “vulos” marrëdhënien e tyre me veprimin e funditPasi Big Basta u bë pjesë e Fermës VIP, në rrjet nuk munguan aludimet se marrëdhënia e tij me Vesa Lumën është në krizë dhe u përfol për divorc.
Shkak për këto thashetheme u bë përgjigja e Big Bastës kur u pyet nga Luana Vjollca se për kë do ta merrte malli gjatë qëndrimit në Fermë dhe ai tha: “Për djalin”.
Po ashtu, gjatë këtyre ditëve kanë munguar postimet e Vesa Lumës në mbështetje të Big Bastës në Ferma VIP.
Por Big Basta ka hedhur çdo thashethem poshtë me deklaratat e tij të fundit.
Pasi tha se është i dashuruar me Vesën dhe se në Fermë nuk ka shkuar për të gjetur dashuri, Big Basta ka “vulosur” marrëdhënien e tyre me veprimin e fundit.
Ai është shfaqur duke kënduar bashkë me një pjesë tjetër të fermerëve këngët e Vesës.
Në fund, Big Basta i dhuroi këngëtares një puthje, teksa iu drejtua edhe me frazën: Të dua!/ Zoom.al
Tirana-Partizani/ Zharmuni bën heroin dhe shënon dopietë për BardheblutëNë “Arenën Kombëtare” po luhet derbi i kryeqytetit Tirana-Partizani.
Pjesa e parë e lojës u mbyll në avantazh nga Bardheblutë, të cilët arritën të zhbllokojnë ndeshjen fillimisht në minutën e 19 me Zharmunin.
Dopieta për Zharmunin erdhi në minutën e 41.
Pasi u fut bukur në zonë, pasimi i tij u ndal me dorë në zonë dhe Xhaja akordoi penallti. Nga 11 metra francezi u tregua i saktë, duke e çuar kështu ekipin në pushimin e pjesës së parë me dy gola të siguruar.
Dueli Tirana-Partizani vlen për raundin e 33-të në Superligë dhe objektivat e skuadrave janë të ndryshme./ Zoom.al
Në burg prej shkurtit/ Veliaj regjistrohet si banor i Durrësit. Juristët: Ka humbur mandatin e kryebashkiakut!Erion Veliaj, i cili ndodhet në qelinë e paraburgimit të Durrësit që prej 12 shkurtit, kur Gjykata e Posaçme e la në burg, tashmë rezulton edhe banor i Durrësit.
Nga një kontroll në listën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve rezulton se Veliaj është banor i Durrësit dhe se të drejtën e votës e ka atje.

Kjo, për juristët interpretohet si humbje e mandatit të kryetarit të Bashkisë së Tiranë.
Juristi Marash Logu i kërkon Këshillit Bashkiak të Tiranës të marrë situatën në dorë pas kësaj dhe të njoftojë Këshillin e Ministrave.
“Erion Veliaj humbet mandatin e kryetarit të Bashkisë Tiranë!
Neni 61, pika 1, gërma “c”, e Ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, i ndryshuar, parashikon se mandati i kryetarit të bashkisë përfundon përpara afatit në rastet kur kryetari nuk është më banor i përhershëm i bashkisë ku është zgjedhur. Duke qenë se tashmë Erion Veliaj nuk rezulton më si banor i Bashkisë Tiranë, por si banor i Bashkisë Durrës, kjo do të thotë që ai automatikisht humbet mandatin e kryebashkiakut të Tiranës. Këshillit Bashkiak të Tiranës nuk i mbetet tjetër veçse të njoftojë Këshillin e Ministrave, i cili ia përcjell njoftimin Presidentit të Republikës për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme”, tha Marash Logu./ Zoom.al
Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë-Vorë/ Një person në gjendje kritike për jetën (PAMJET)Një aksident i rëndë rrugor u shënua mbrëmjen e kësaj të hëne në aksin Fushë Krujë-Vorë.
Një person, që po kalonte rrugën, u përplas nga një makinë, duke e lënë të plagosur rëndë.
I plagosuri, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur, është në gjendje kritike për jetën në spitalin e Traumës në Tiranë.
Policia po vijon hetimet për të zbardhur më shumë detaje për ngjarjen e rëndë./ Zoom.al
DETAJE nga vrasja e shqiptarit në Itali/ Vladimir Topjana i kafshoi veshin babait të autoritZbardhen detaje të reja tronditëse nga vrasja e 43-vjeçarit shqiptar Vladimir Topjana në Itali.
Sipas mediave italiane, një 30-vjeçar shqiptar qëlloi për vdekje Vladimir Topjanën pasi ky i fundit, ishte përfshirë në një konflikt të dhunshëm me babanë e autorit.
Fillimisht, sherri ka nisur mes Topjanës dhe 30-vjeçarit, të cilët kanë qenë duke parë ndeshjen në një lokal.
Në konflikt më pas është përfshirë edhe babai i 30-vjeçarit. Në inat e sipër, Vladimir Topjana i ka kafshuar dhe këputur veshin babait të 30-vjeçarit.
Përballë kësaj skene, 30-vjeçari shqiptar ka qëlluar dy herë me armë zjarri mbi Topjanën, duke e lënë të vdekur në vend.
Pas ngjarjes së rëndë, autori u largua nga vendngjarja dhe u ndalua në Orsago, provincë e Trevizos, ku në makinë më të ndodhej dhe babai i tij./ Zoom.al
Panik gjatë ndeshjes Egnatia-Elbasani/ Tifozi rrëzohet nga tribunaNdeshja mes Egnatias dhe AF Elbasanit, e zhvilluar në stadiumin “Egnatia Arena” në Rrogozhinë, u ndërpre për 12 minuta në minutën e 78-të, pasi një tifoz vendas u rrëzua nga tribunat.
Lojtarët ndërprenë menjëherë lojën për t’i ardhur në ndihmë, ndërsa autoambulanca e pranishme në stadium e transportoi tifozin për ndihmë të specializuar në spital.
Lojtarët e Egnatias refuzuan të rinisnin ndeshjen derisa u siguruan për gjendjen shëndetësore të tifozit.
Pas konfirmimit se ai ishte në gjendje të stabilizuar dhe me mbërritjen e një autoambulance tjetër në stadium, ndeshja vijoi normalisht. Sipas zyrtarëve, rrëzimi i tifozit ishte aksidental./ Zoom.al