Aplikacion
Virgjëresha
Anulime, shtyrje udhëtimesh, përçarje dhe tensione: Sa më sipër e karakterizojnë prillin për ju dhe ju çojnë në lëvizje të nxituara, të cilat nuk do të kenë rezultatet që dëshironi. Mendoni përsëri nëse keni lënë pas dore njerëzit që ju kanë mbrojtur, pranoni gabimin tuaj dhe pranoni atë. Lëvizni me kujdes nëse dëshironi që marrëdhëniet tuaja të kenë paqe.
Peshorja
Priten prishje në marrëdhëniet personale dhe profesionale. Nevoja juaj për ekuilibër bëhet më e madhe, ndërsa harmonia gjithashtu zhduket nga jeta juaj gjatë kësaj kohe. Ditët më të mira janë përpara, ndaj jini të durueshëm.
Ujori
Eklipsi hënor në Akrep më 24 Prill aktivizon sektorin tuaj të karrierës, duke sjellë sfida me eprorët apo probleme në çështjet profesionale. Mërkuri retrograd gjithashtu shkakton përçarje në shtëpinë dhe familjen tuaj, duke kërkuar komunikim të kujdesshëm.
Samanta Karavella bëhet nënë për herë të parë/ Ndan me ndjekësit foton dhe emrin e veçantëKëngëtarja Samanta Karavella ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Samanta përmes një postimi në rrjetet sociale. Përpos lajmit, këngëtarja ka ndarë me ndjekësit edhe emrin e veçantë që ka zgjedhur për të bijën.
Siç shkruan Samanta, vajza e saj quhet Gia Rose dhe ka ardhur në jetë më datë 18 mars të këtij viti.
Samanta është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës prej disa kohësh, së bashku me partnerin e saj.
“Është homosek*ual”/ Përplasje mes Limit dhe Yllit në Ferma VIP: Më ke kërcënuar!
Përplasjet mes fermerëve nuk kanë munguar në “Ferma VIP”, edhe pse spektakli ka vetëm pesë ditë që ka startuar.
Ishte deklarata e Limit ajo që ndezi gjakrat mes tij dhe Yllit.
Sipas Limit, Ylli është homoseksual, deklaratë e cila është mohuar publikisht në spektaklin e sotëm nga ky i fundit.
Nga ana tjetër, Ylli është shprehur se gjatë një bisede në fermë, Limi e ka kërcënuar.
Pjesë nga biseda:
Ylli: Limi është shumë djalë i mirë, por ai nuk mundet t’a përcaktojë seksualitetin. Është mendimi i tij. Unë e pranoj publikisht që nuk jam gej. Ai më kërcënoi. Më tha: Kur të dalim jashtë, do e shohësh. Nuk thashë që është djalë i keq. Ky është mendimi im.
Limi: Ylli mu duk djalë i mirë, interesant. Më pëlqeu si djalë, por ne u ndamë për disa gjëra. Po flisnim për familjen dhe mu duk fallco. Punët e shtëpisë i bën vetëm për të rënë në sy. Deklaratën e dhashë nga mënyra si rri, si flet, zihet vetëm me gocat. Nuk bëjnë burrat ashtu.
Zhaku: Nuk ka çfarë i duhet Limit. Pse të ndikon seksualiteti i një personi? Çfarë të duhet ty nëse është gej?
Limi: Është e rëndësishme, dua të di kë kam afër.
Zhaku: Ke frikë se të kap me zor natën? Edhe Ylli nuk ka pse justifikohet. Për mendësinë time, nuk i përket askujt seksualiteti i dikujt aty.
Tik Tok/ Donald Trump merr një tjetër vendim të rëndësishëmPresidenti i SHBA-së, Donald Trump i ka dhënë TikTok një zgjatje 75-ditore për të respektuar një ligj që kërkon që aplikacioni ose të shesë asetet e tij në SHBA ose të përballet me mbyllje.
“Ne nuk duam që TikTok të të mbyllet. Ne mezi presim të punojmë me TikTok dhe Kinën për të mbyllur Marrëveshjen”, shkroi presidenti në Truth Social.
Platforma aktualisht është në pronësi të kompanisë kineze ByteDance.
Zgjatja e parë e Trump hyri në fuqi në janar dhe ishte caktuar të skadonte të shtunën.
Platforma e mediave sociale, e cila ka 170 milionë përdorues në SHBA, fillimisht u mbyll për disa orë përpara se Trump të merrte detyrën, ndërsa aplikacioni përgatitej të mbyllej në SHBA për shkak të një ligji të miratuar nga Kongresi.
Zgjatja vjen pasi administrata Trump finalizon një plan për të mbajtur aplikacionin popullor në funksion në SHBA.
“Marrëveshja kërkon më shumë punë për të siguruar nënshkrimin e të gjitha miratimeve të nevojshme”, shtoi Trump.
Presidenti ka thënë se administrata e tij ishte në kontakt me katër grupe të veçanta të interesuara për një marrëveshje të mundshme për blerjen e TikTok, megjithëse ai nuk i ka përmendur ato.
Luana e nis spektaklin me “kunja”: Ju kemi parë dhe dëgjuar…Moderatorja e Ferma Vip2, Luana Vjollca e nisi me një hyrje ironike spektaklin e kësaj të enjteje, të dytin e këtij sezoni.
“Ju kemi parë, ju kemi dëgjuar, kemi reflektuar”- tha ndër të tjerash moderatorja duke iu referuar kritikave të shumta pas natës së parë të spektaklit.
Komentuesit “kryqëzuan” Luanën për pamjen dhe grimin e saj të hënën.
Megjithatë, nuk kanë munguar as komentet pozitive apo komplimentat krahasuar me moderatoren e sezonit të parë të Ferma VIP, Fjoralba Ponari./ Zoom.al
Rikthehet bora! Parashikimi i motit për fundjavënSipas parashikimit të motit për fundjavën në vendin tonë, priten kushte të paqëndrueshme atmosferike.
Të shtunën, moti do të jetë kryesisht i kthjellët me diell, me temperatura që variojnë nga 8°C në mëngjes deri në 19°C gjatë ditës.
Ndërsa të dielën, priten vranësira dhe mundësi për reshje shiu gjatë pasdites, me temperatura nga 3°C në mëngjes deri në 16°C gjatë ditës.
Në Alpe dhe relievet malore verilindore-juglindore, mbi 800 – 1000 metra lartësi, priten reshje dëbore me intensitet të ulët gjatë pasdites së ditës së dielë.
“Vdiq dashuria!”/ Në qendër të Romës mbahet ceremonia më e çuditshme mortoreGjatë muajit mars, në Romë u mbajt ceremonia më e çuditshme mortore që mund të keni dëgjuar ndonjëherë.
Një kortezh artistësh, poetësh dhe “zemrash të thyera” shoqëruan një arkivol simbolik, duke vajtuar zhdukjen e një ndjenje tashmë të mbizotëruar nga tirania e dating app-eve dhe algoritmeve: Dashuria.
Për pjesëmarrësit që inskenuan funeralin e Dashurisë Romantike, romantizmi jo vetëm që u godit, por u vra brutalisht nga moderniteti, i cili ka zëvendësuar joshjen me një “swipe right” (rrëshqit djathtas) dhe letrat e dashurisë me mesazhet “Hej, je zgjuar?” në mes të një dehjeje në mesnatë.

Dhe kështu, mes shikimeve të pabesueshme të turistëve dhe kalimtarëve, kortezhi përshkoi qytetin si një përzierje mes një “requiem dannuncian” (dehje në mesnatë) dhe një skene të dalë nga një film i Fellinit.
Diçka që mund të ndodhë vetëm në Romë, natyrisht.
Marshi u ndal për një moment te Bocca della Verità, përballë tempullit të Ercole Vincitore, ku të dashuruarit e dëshpëruar hodhën në zjarr “mbetjet” e iluzioneve të tyre sentimentale: poezi, letra dashurie, screenshot-e të bisedave pa përgjigje.

Pas kësaj ceremonie teatrale të festimit të ndjenjës më fisnike, qëndron një kolektiv artistësh, filozofësh dhe kineastësh të udhëhequr nga Giovanni Calvario, sipërmarrës kulturor dhe shpirti i një prej qarqeve më të gjalla kulturore romake.
Misioni i tij? Të përpiqet të rikthejë romantizmin në një epokë të emoji-ve dhe takimeve të vendosura nga algoritmet./ Zoom.al
Emrat nga përgjimet/ Ja cilët kërkon Veliaj t’i shkojnë për vizitë në burg. Edhe përfaqësues fetarëDetaje të tjera kanë dalë në dritë nga bisedat mes kryebashkiakut Erion Veliaj me familjarët, përfshirë vëllanë dhe bashkëshorten, ndërsa qëndron në paraburgimin e Durrësit.
Në materialin e publikuar nga CNA.al, Veliaj përmend emrat e personave që dëshiron ta vizitojnë në qeli teksa porosit të afërmit që çdo gjë të bëhet duke informuar “Klevisin e Burgjeve”.
Mes personave që kryebashkiaku ka kërkuar janë bashkëpunëtorë, emra të medias, opozitës madje edhe përfaqësues fetarë.
“Në orën 20:08, Erion Veliaj bisedon me Ajolën, por në një moment të komunikimit të tyre, ndërhyn Arbri. Erioni i kërkon Arbrit që të flasë me Klevisin e Burgjeve, numrin e të cilit duhet ta ketë Admiri, e t’i thuhet që në takim me Erionin mund të shkojë Mero, Ylli Manjani, Mondi, Ton Gogu, Admiri, mund të shkojë në takim edhe Sara, çdokush tjetër, por thjesht t’i thuhet Klevisit dhe ai do të japë Okej. I thotë se ka porosi për të dhënë, dhe se në takim mund të shkojnë edhe përfaqësues të feve. Në komunikim, Erioni i thotë nëse po merren me ‘gjërat’ apo e kanë harruar fare. Arbri e vë në dijeni se çdo ditë po merren. Erion Veliaj i kërkon Arbrit që të merret me median, pasi duhet mbajtur ai presioni (duke nënkuptuar fushatën mediatike). Në fund të komunikimit, Erion Veliaj i kërkon që t’i dërgojë për të lexuar materialin e Ilir Yzeirit, lajme të tjera të portaleve, ato që janë pikante,”- thuhet në përgjimet e siguruara nga CNA.
Emër që bie në sy, është ai i Ylli Manjanit, një ish-ministër dhe personazh politik kontradiktor, me qëndrime të ashpra por të lëkundura sa i takon kaheve politike.
Më herët, në përgjime të tjera të bëra publike nga e njëjta media, Veliaj herë “organizonte” programacionin e disa mediave pranë të majtës e herë fliste me gjuhë kërcënuese ndaj anëtarëve të drejtësisë përfshirë edhe “kolegun”, ministrin Ulsi Manja./ Zoom.al
Shkarkojeni falas/ Proton VPN, aplikacioni që po fiton popullaritet në Shqipëri kundër censurës së TikTokNë Shqipëri, aplikacioni Proton VPN ka fituar një popullaritet të jashtëzakonshëm javët e fundit, veçanërisht mes përdoruesve të telefonave Android dhe iOS. Ky aplikacion është bërë një mjet i domosdoshëm për ata që kërkojnë të aksesojnë platformën TikTok, e cila është bllokuar nga qeveria shqiptare me arsyetimin e mbrojtjes së të rinjve nga bullizimi dhe dhuna.
Proton VPN është një shërbim virtual privat që ofron siguri dhe privatësi të lartë për përdoruesit e tij. Ai lejon përdoruesit të fshehin adresën e tyre IP dhe të aksesojnë përmbajtje të bllokuar në rajonin e tyre. Me një ndërfaqe të thjeshtë dhe intuitive, Proton VPN është i lehtë për t’u përdorur dhe ofron një gamë të gjerë serverash në vende të ndryshme, duke e bërë të mundur bypass-in e censurës së vendosur nga qeveria shqitare.
Proton VPN raportoi më 13 mars të këtij viti se përdorimi i aplikacionit në Shqipëri u rrit me 1 200 % menjëherë pas bllokimit të TikTok nga qeveria Rama.
Qeveria argumenton se masa drastike e mbylljes së TikTok është ndërmarrë për të mbrojtur të rinjtë, por shumë politikanë, analistë e qytetarë të shumtë e e shohin këtë si një kufizim të padrejtë të të drejtave të tyre. Në këtë situatë, Proton VPN ka luajtur një rol të rëndësishëm duke u ofruar përdoruesve një mënyrë për të kapërcyer këto kufizime dhe për të ruajtur lirinë e tyre dixhitale.
Kryeministri Edi Rama, duke parë se vendimi i tij për të bllokuar TikTok dështoi, me gjetjen e zgjidhjes përmes Proton VPN, ka deklaruar disa herë se përdorimi i VPN-ve mund të jetë i dëmshëm, pasi përmes tyre hacker-at mund të vjedhin të dhënat e përdoruesve.
Por Proton VPN konsiderohet si një prej aplikacioneve më dobishëm për mbrojtjen e të dhënave personale dhe për të shmangur gjurmimin online. Funksione si Kill Sëitch, Split Tunneling dhe NetShield e bëjnë këtë aplikacion një zgjedhje të shkëlqyer për ata që kërkojnë siguri dhe privatësi në internet.
Me ndihmën që po jep në hapjen e faqeve dhe aplikacioneve të ndryshme që bllokohen kryesisht nga regjime autoritare, Proton VPN po shiihet si një simbol i rezistencës ndaj censurës dhe një mbrojtës i të drejtave dixhitale. /Zoom.al
Jozi e tepron sërish me Gjestin: Më hënksh atë që hanë gratë pas darkeNjë situatë e tensionuar ka ndodhur përsëri midis Gjestit dhe Jozit, në Big Brother VIP Albania 4.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale tregohet momenti kur Jozi i drejtohet Gjestit me një fyerje të rëndë.
“Më hëngsh atë që hanë gratë,”- i thotë Jozi. Gjesti ka reaguar i nervozuar, por Jozi ka vazhduar sipas mënyrës së tij.
“Më hëngsh atë që hanë gratë pas darke,”- vazhdoi më tej Jozi.
Disa javë më parë, Jozi u eliminua nga shtëpia për arsye të një fyerje të rëndë që i kishte bërë Gjestit.
Por produksioni i dha një mundësi të dytë dhe ai u rikthye sërish në shtëpi.
Ky moment ka ngjalluar reagime të shumta në rrjet dhe publiku pret që të shohë se çfarë masë do të marrë Vëllai i Madh ndaj Jozit./ Zoom.al