zoom

Day ArchiveRomancë e re në ‘Ferma VIP’? Lim Hoti “i vë syrin” fermeres

Lim Hoti ka shprehur hapur pëlqimin e tij për aktoren Ester Alushi, duke i bërë kështu një deklaratë që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.

Në një moment të zhvillimeve në fermë, Andueli e pyeti Lim Hotin se me cilën nga vajzat do të krijonte lidhje, dhe pa hezitim ai dha emrin e Esterit.

Reagimi i Esterit nuk ka munguar aktorja ka qeshur me komentin e Limit, duke lënë hapësirë për spekulime të tjera mbi mundësinë e një historie mes tyre.

Por kjo nuk ka qenë e vetmja herë që dyshja ka pasur momente të veçanta. Sot, Limi dhe Esteri janë parë duke u përqafuar ngrohtësisht, duke marrë energjinë e nevojshme për të përballuar punët e ditës.

Kush janë demokratët më besnikë? Berisha rreshton emrat

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka renditur emrat e demokratëve më besnikë sipas tij.

I pyetur në emisionin “Opinion”, Berisha ka thënë se pa ta, nuk do të ishte Partia Demokratike dhe si shpërblim ata janë vendosur në listat e mbyllura për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

 “PD kaloi në një kalvar të padëgjuar ndonjëherë, ekzistence ose jo…Këta njerëz u rreshtuan në krahun e ekzistencës së një partie politike jashtë kontrollit të Edi Ramës, ambasadës apo tjetër kujt. Flamur Noka, Oerd Bylykbashi, Albana Vokshi, Belind Këlliçi, Besart Xhaferri, Edmond Spaho, Ivi Kaso e të tjerë e një grup i tërë u përballën ama në zgjedhjen e tyre. Zgjodhën të mbështesnin një kauzë që zgjodhi Berisha. Pa mbështetjen e këtyre individëve, PD-ja nuk do ishte kurrë një forcë siç është sot, por një shtojcë, një fasadë e opozitës. Opozita sovrane nuk është çështje partie, por themelore e pluralizmit. Eee po ju keni qenë…Kanë qenë more, por meritojnë nderimin më të madh se kaluan një proces”, tha Berisha.

Skandal/ Balluku hap tenderin: 10 mijë euro për larjen e “Audit”, kushtet specifike që kërkon

Ministria e Infrasturkturës dhe Energjikikës ka hapur një tender “të çuditshëm” për larjen e automjeteve qeveritare dhe mirëmbajtjen e tyre.

Plot 10 mijë euro në muaj do të ofrojë ministria për këtë shërbim.

Tenderi, i hapur më 28 mars 2025, parashikon që lavazhi të mos jetë më larg se 2 km nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës, të punojë me dy turne (përfshirë të shtunat), të ketë ambient pritjeje për 4 makina dhe të garantojë që asnjë mjet nuk do të presë më shumë se 30 minuta në radhë.

Po ashtu, lavazhi duhet të ofrojë pastrim brenda dhe jashtë për 30 minuta dhe të jetë i pajisur me leje mjedisore.

Dhe një detaj tjetër që nuk mund të lihet pa përmendur: “Larja të bëhet me solucion, jo furçë”.

Sipas specifikimeve të tenderit, vetëm Audi A8 i Belinda Ballukut nëj prej miniftreve më të përfolura për abuzime me tendera, do të lahet 12 herë në muaj, që do të thotë një herë në çdo dy ditë pune. Por nuk është vetëm kjo makinë që do të përfitojë nga ky shërbim “i veçantë”. Në listën e lavazhit janë përfshirë gjithashtu një Toyota, një Volksëagen Touareg, një Hyundai, një Citroen, një Land Rover, një Toyota Rav4, një Skoda dhe një tjetër Toyota.

Në total, një flotë e tërë makinash qeveritare do të ketë një ceremoni të përmuajshme larjeje, e gjitha e paguar nga taksat e qytetarëve

“Tre ditë deri në liri”/ Udhëzimet e Veliajt ndaj të vëllait: Ta mbajmë presingun lart lal

Nga përgjimet e bisedave të Veliajt, të bëra publike ditën e sotme dalin në dritë detaje të tjera nga koha përpara seancës në GJKKO, ku Veliaj shpresëplotë, priste të lirohej.


Teksa zhvillonte telefonatën me vëllanë, Arbër Veliajn nga qelia, kryebashkiaku e orientonte atë të mbante lart presionin në media, gjë që sipas tij do të ishte vendimtare në 13 mars, ditën kur u zhvillua seanca.


Pjesë nga dosja e përgjimeve e bërë publike nga CNA.al.


Në orën 20:17, Erion Veliaj bisedon me Arbrin dhe e pyet nëse amerikanët (avokatët) e arrijnë datën 11 (data e zhvillimit të seancës së Apelit). Arbrit i tregon se po mundohet të lidhet me ta dhe me shumë gjasa do të jenë në Shqipëri. Erion Veliaj i kërkon gjithashtu që ata të bëjnë një intervistë te Top-i. Ndërkohë, Arbri e njofton edhe në lidhje me konferencën e avokatëve, e cila është lënë të bëhet të nesërmen në orën 14:00, “off camera” “on record”, që gazetarët t’i prodhojnë vetë lajmet. Arbri i tregon se takimi do të quhet “takim informative me avokatët e familjes Veliaj”. Në bisedë, Erion Veliaj i kërkon që “duhet mbajt presingu lal se dita e martë është e pandryshueshme, kshu që katër ditë kemi’. “three days to freedom”. I kërkon Arbrit që “edhe thuaj të merret içik me kuç e me maç kush po ndjek gjëra?”

Vrasja makabre e Ilaria Sulës/ Nën hetim edhe prindërit e të dashurit të saj, çfarë dyshojnë autoritetet

Autoritetet italiane kanë vënë nën hetim edhe prindërit e autorit të ngjarjes.

Kjo pasi ka dyshime se prindërit e të dashurit të viktimës kanë bashkëpunuar me djalin e tyre për fshehjen e trupit të 22-vjeçares shqiptare, pas vrasjes.

Më herët mediat raportuan se të dy prindërit e autorit ndodheshin në të njëjtën banesë ku ndodhi vrasja makabre.

Pas një jave kërkimesh, më 2 prill 2025, trupi i pajetë i Ilaria Sulës u gjet brenda një valixheje në një zonë të pyllëzuar pranë qytetit Poli, afër Romës.

Ish-i dashuri i saj, Mark Antony Samson, një 23-vjeçar me origjinë filipinase, është arrestuar ndërkohë dhe ka pranuar autorësinë e vrasjes.   

Autopsia tregoi se Ilaria kishte marrë tre goditje me thikë në qafë, duke shkaktuar vdekjen si pasojë e hemorragjisë. 

Nga titujt, oraret, emrat dhe gjithçka tjetër/ Përgjimet zbulojnë “tentakulat” e Veliajt në media

Të tjera përgjime të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj kanë nxjerrë zbuluar lidhjet e tij dhe autoritetin mbi disa media në vend.

Në bisedat e nxjerra nga CNA.al, Veliaj komunikon me emra dhe mbiemra mediat dhe gazetarët, materialet që do të bëhen publike, oraret dhe koordinon në detaje çdo lëvizje me qëllim ndikimin mbi vendimin e organeve të drejtësisë.

Në orën 16:16, shtetasi Erion Veliaj bisedon me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, të cilës ndër të tjera, i kërkon që të bisedojë me Karlon e ta pyesë nëse i ka marrë përgjigjet e tij për emisionin që do të zhvillohet sot. Ajola Xoxa e informon se nuk e ka numrin e Karlos, por Erioni e pyet “Po Albën, s’ke as Albën as Karlon?”. Ajola i përgjigjet se numrin e Albës e ka dhe do ta pyesë. Erioni i thotë gjithashtu se numrin e Karlos mund t’ia japë edhe Renato. Në orën 16:21, Erion Veliaj bisedon me vëllain e tij Arbërin, të cilit i kërkon që të pyesë Karlon nëse i ka marrë përgjigjet e tij për emisionin që do të zhvillohet sot në darkë. Në vijim të komunikimit, Arbëri i tregon se “kta shokët tanë” i kanë thënë që nesër do të zhvillohet konferenca me gazetarë. Erion Veliaj e orienton që takimi me gazetarët të bëhet me gazetarë normal, nga Top Channel, Report Tv, Tema, pa njoftim për shtyp që mos të vijnë gazetarët e Syrit apo MCN-ja. Erioni po kështu, i thotë që ata të bëjnë pyetje normale.

Në orën 16:22, Erion Veliaj bisedon me Ajolën, dhe kjo e fundit i thotë se ka folur dhe i ka thënë që po e bëjnë gati AI (inteligjencë artificiale). I kanë marrë përgjigjet dhe po e bëjnë gati. Po kështu, Ajola i tregon se e ka pyetur nëse do që të japë intervistë, por i ka thënë jo. Të njëjtën gjë i kërkon edhe Erioni, të rrijë sa më larg (nënkupton intervistës).

Në orën 18:05, Erion Veliaj bisedon me Ajolën dhe i kërkon që të flasë me Albin e”Ditës”, sepse Geri Kokalari ka bërë një super intervistë te Report Tv, e kërkon që t’i japë prioritet intervistës së tij. Erioni i tregon se intervistën e tij do e publikojnë dy-tre gazeta, edhe Tema ndoshta. I kërkon që për këtë të bisedojë me Meron dhe Albin.

Në orën 18:07, Erion Veliaj bisedon me Arbrin, ku ky i fundit i tregon se “shokët tanë” i kanë thënë që intervistën (konferencën) ta bëjnë me të gjithë gazetarët, dhe për pyetjet që nuk duan të përgjigjen, do thotë se nuk flasin dot në këto momente. Më pas, Erion Veliaj i tregon Arbrit në lidhje me intervistën e Geri Kokalarit te Report Tv dhe i kërkon ta lidhë me Temën dhe Ditën (Gazeta), që t’i japin vëmëndje, pasi Shqiptarja do e bëjë patjetër.

Në orën 19:55, Erion Veliaj bisedon me Arbrin dhe i kërkon që të sigurohet që intervista e Geri Kokalarit të shpërndahet sot te Gazeta Dita, Tema dhe Shqiptarja, sigurisht edhe për gazetat nesër. Po kështu, i thotë se është mirë që edhe Amerikanët(avokatët amerikanë) të informohen se çfarë po ndodh në mënyrë sistematike. Kjo gjë, thotë Erioni, duhet të jetë në përditshmëri, “daily tasks”.

Në orën 20:17, Erion Veliaj bisedon me Arbrin dhe e pyet nëse amerikanët (avokatët) e arrijnë datën 11 (data e zhvillimit të seancës së Apelit). Arbrit i tregon se po mundohet të lidhet me ta dhe me shumë gjasa do të jenë në Shqipëri. Erion Veliaj i kërkon gjithashtu që ata të bëjnë një intervistë te Top-i. Ndërkohë, Arbri e njofton edhe në lidhje me konferencën e avokatëve, e cila është lënë të bëhet të nesërmen në orën 14:00, “off camera” “on record”, që gazetarët t’i prodhojnë vetë lajmet. Arbri i tregon se takimi do të quhet “takim informative me avokatët e familjes Veliaj”. Në bisedë, Erion Veliaj i kërkon që “duhet mbajt presingu lal se dita e martë është e pandryshueshme, kshu që katër ditë kemi’. “three days to freedom”. I kërkon Arbrit që “edhe thuaj të merret içik me kuç e me maç kush po ndjek gjëra?”

Në orën 20:30, Erion Veliaj bisedon me bashkëshorten e tij, Ajolën, të cilës i kërkon që “Thuaji ktyre qe ta shperndajne sa me shume edhe ta mbajne presionin se keto kater dite jane vendimtare” “Domethënë o dal këto katër ditë, o rri këtu edhe katër muaj. Kismet pastaj Gjykata e Lartë. Mbas Zgjedhjeve.” “Kshuqë është “vital”. Këto katër ditë janë vendimtare“, thuhet në përgjime.

Më tej, zbulohen të tjera detaje ku theksohet se lajmi i bërë nga Ilir Yzeiri ku sulmohen prokurorët e SPAK-ut është pasqyruar dhe në faqen e medias online që i përket Carlo Bollinos.

“Angazhimi i vëllait të tij, shtetasit Arbër Veliaj, bashkëshortes Ajola Xoxa, shtetasve Alban dhe Renato, për organizimin e fushatës mediatike, postimin kohë televizive dhe postime të ndryshme në media në rrjete sociale, marrje Online si Tema, Shqiptarja.com apo edhe portale të tjera. Vihet re, se shtetasi nën hetim Erjon Veliaj, por edhe bashkëbiseduesit e tij, drejtohen nga një person që përmendet në komunikime si “Redaktori”.

Nga komunikimet konstatohet se, shtetasi Arbër Veliaj orientohet nga shtetasi nën hetim që të takohet me gazetarët Carlo, Mero apo edhe me Mirën me qëllim që postimet në favor të tij të bëhen gjithmonë e më shpesh. Ka diskutime në lidhje me kohën televizive te Top-i, e më konkretisht në emisionin Top Story të gazetares Grida Duma.

Po kështu, sipas bisedave të transkriptuara konstatohet se shtetasi Erion Veliaj përcakton edhe editorialin në disa media, ku kërkon orë të caktuara për publikimin e statuseve të tij, me qëllim që ky lajm të përsëritet edhe në kohë televizive/lajme të mëvonshme. Rasti i publikimit të një artikulli të gazetarit Ilir Yzeiri është ilustrim i plotë i sa më sipër.

 Në lidhje me këtë, rezulton se në faqen e medias online “Shqiptarja.com” është publikuar një artikull me titull “Ilir Yzeiri: Përse Dado Bani dhe Samet Gurguri duhet të…”. Artikulli është publikuar në date 03.03.2025, ora 11:35

 Në përmbajtje të artikullit, lir Yzeirit bën një analizë kritike të sistemit të drejtësisë në Shqipëri, duke ngritur akuza të forta për ndikimet politike dhe korruptive që ndodhin brenda strukturave të drejtësisë”, thuhet në dosje./ Zoom.al

Dalin PËRGJIMET/ “Do ta mbys me thonj”, Veliaj shpërthen ndaj Ulsi Manjës: Katundar i ndyrë

Bisedat e bëra publike nga përgjimet e kryebashkiakut Erion Veliaj, gjatë kohës që ky i fundit ndodhet në paraburgimin e Durrësit kanë zbuluar detaje të frikshme nga mënyra e komunikimit që ai ka pasur me bashkëshorten e tij.

Sipas CNA.al, Veliaj i kërkon së shoqes, Ajola Xoxës dhe vëllait Arbër Veliaj që të flasin me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, në mënyrë që të mos transferohet në një IEVP tjetër dhe të shmangë kontrollet që i bëjnë në dhomat e paraburgimit.

Për këtë, kryebashkiaku ka kërkuar nga Ajola Xoxa dhe Arbër Veliaj që të angazhojnë të gjithë të njohurit dhe miqtë, që t’ia kërkojnë këtë gjë Ministrit të Drejtësisë.

Përpjekjet e shtetasit nën hetim Erjon Veliaj te ministri i Drejtësisë, në mënyrë që të mos transferohet në IEVP tjetër dhe të shmanget nga kontrollet që i bëhen në dhomat e paraburgimit. Për këtë gjë, shtetasi nën hetim bisedon me bashkëshorten dhe vëllain e tij, që të angazhojnë të njohurit, miqtë, shokët, të cilët duhet të kërkojnë te ministri i Drejtësisë këtë gjë.

Gjithashtu nga përmbajtja e komunikimeve të përgjuara përftohet edhe një e dhënë e rëndësishme që ka të bëjë me marrëdhënien mes dy personave nën hetim Erion Veliaj dhe G.S.”, thuhet në përgjimet e siguruara nga CNA.

Më tejVeliaj shpërthen ndaj ministrit Ulsi Manja, duke e quajtur qelbësirë, pasi sipas tij i kanë bërë zbor në burg dhe e kanë lënë me njerëz që kanë 100 vite burg duke i rrezikuar jetën dhe nuk do t’ia falë, madje “do ta mbysë me thonj”.

I kërkon që të merret me Ministrin e Drejtësisë, pasi sipas tij i kanë bërë zbor në burg, dhe nuk e pranon këtë sjellje duke e lënë me njerëz që kanë 100 vite burg, dhe se i ka rrezikuar jetën. Ajola i tregon se me të kanë folur të gjithë. Në lidhje me Ministrin e Drejtësisë, Erion Veliaj shprehet se i ka rrezikuar jetën, nuk do ta falë dhe do ta mbysë me thonj. I tregon se në lidhje me transferimin e pritshëm, punonjësit në IEVP, i kanë treguar e-mailin e dërguar prej tij, ku gjenden shtatë emrat për transferim. Ministrit të Drejtësisë i drejtohet me fjalët “Qelbësirë” dhe nuk ka për tía falur. Më të njëjtin fjalor flet edhe për Prokurorin Ols Dado, madje në bisedë me Ajolën i shprehet: “Le ta dëgjojnë të gjithë, qelbësirë, atij s’kam për t’ia fal, as Ols Dados, por sidomos Ulsi Qelbësirës...” Biseda e Erion Veliajt me Ajolën vazhdon ku ai flet sërisht për Ministrin e Drejtësisë, të cilin e quan qelbësirë, katunar i ndyrë, i ndyrë, i cili sipas tij e ka futur në burg dhe e ka vënë në gjumë, e nuk pranon që t’i bëhen kontrolle.”/ Zoom.al

Tarifat/ Kanadaja i përgjigjet Trump “aty për aty”, Europa ende në pikëpyetje

Kanadaja ka reaguar menjëherë përmes veprimeve ndaj tarifave shtesë të shpallura nga presidenti amerikan Donald Trump një natë më parë.

Kryeministri i vendit ka njoftuar këtë pasdite kundër-tarifa për automjetet ndaj SHBA-së.

“Qeveria e Kanadasë do të përgjigjet duke përshtatur qasjen e SHBA-së me tarifa 25% për të gjitha automjetet e importuara nga Shtetet e Bashkuara që nuk janë në përputhje me CUSMA, marrëveshjen tonë të tregtisë së lirë të Amerikës së Veriut”, tha kryeministri kanadez.

Ato tarifa nuk do të ndikojnë në pjesët e makinave, tha ai, “sepse ne i dimë përfitimet e sistemit tonë të integruar të prodhimit”.

 Nga ana tjetër, Europa ka reaguar vetëm me fjalë. Presidentja e Komisionit Europian, Von Der Leyen ka thënë se unioni është gati të përgjigjet por deri tani nuk ka asnjë vendim.

“Më vjen keq për këtë zgjedhje”, tha von der Leyen. “Duket se nuk ka asnjë rregull në këtë kaos. Asnjë rrugë e qartë përmes kompleksitetit dhe kaosit që po krijohet, teksa të gjithë partnerët tregtarë të SHBA-së po goditen”. Ajo shtoi se BE-ja është “e gatshme të përgjigjet”.

“Ne tani po përgatitemi për kundërmasa të mëtejme për të mbrojtur interesat tona dhe bizneset tona nëse negociatat dështojnë”, tha ajo.

Disa krerë shtetesh, përfshirë Melonin apo Macron ka qenë më të zbutur në qëndrime ndaj Uashingtonit.

Në kërkim për evazion fiskal/ Dorëzohet në Policinë e Tiranës, biznesmeni i “Buzi Store”

Është dorëzuar në ambjentet e Policisë së Tiranës, biznesmeni Oltion Buzi.

Pronari i “Buzi Store” ishte shpallur në kërkim që prej muajit Janar të këtij viti për mosdeklarim të ardhurash në autoritetet tatimore. Bëhej fjalë për një shumë prej 3.7milionësh euro.

Në janar 2025, Buzi është shpallur në kërkim me urdhër të Prokurorisë së Tiranës, e cila i zbuloi evazionin fiskal.

Prokuroria kishte bërë të ditur asokohe se firma “Buzi Sport”, përdorte në kompjuter një sistem të paautorizuar për monitorimin dhe lëshimin e faturave tatimore.

“Gati për të nisur një kapitull të ri”/ Parashikimi i horoskopit për 3 ditët në vazhdim

Dashi (21 Mars – 19 Prill): Këto ditë do të ndihesh energjik dhe gati për të marrë iniciativa të reja. Mund të kesh mundësi për të ndikuar tek të tjerët dhe për të zgjidhur disa probleme që të kanë shqetësuar kohët e fundit. Kujdes nga impulsiviteti në marrëdhëniet personale.

Demi (20 Prill – 20 Maj): Këto ditë janë të mira për të përmirësuar aspektet financiare. Mund të ketë mundësi për fitime të vogla ose për të bërë investime të mençura. Do të ndihesh i sigurt dhe tërheqës, prandaj mund të shfrytëzosh mundësitë që do të vijnë.

Binjakët (21 Maj – 20 Qershor): Kjo periudhë do të sjellë disa mundësi për të përmirësuar komunikimin me ata që të rrethojnë. Mund të kesh mundësi për të mbyllur disa çështje të pazgjidhura. Këshillohet të kujdesesh për shëndetin dhe të mos i neglizhosh nevojat e trupit.

Gaforrja (21 Qershor – 22 Korrik): Në këto ditë do të ndihesh më i qetë dhe më tërheqës, duke u fokusuar tek çështjet financiare dhe ato profesionale. Do të kesh mundësi për të arritur një qëllim të rëndësishëm. Kujdes nga ndikimet e jashtme që mund të të shpien në situata të tensionuara.

Luani (23 Korrik – 22 Gusht): Këto ditë mund të ndihesh i tensionuar për shkak të detyrave që duhet të përfundosh. Mund të ndodhin disa ndryshime të papritura, por mund të ndikojnë pozitivisht në të ardhmen tënde. Gjeni kohë për të relaksuar mendjen dhe trupin.

Virgjëresha (23 Gusht – 22 Shtator): Kjo periudhë është e përshtatshme për reflektim të thellë dhe për të vendosur qëllime të reja. Mund të ndihesh i mbushur me ide të reja dhe entuziazëm. Nëse ke ndonjë shqetësim personal, mund të jetë koha për të marrë vendime të rëndësishme.

Peshorja (23 Shtator – 22 Tetor): Ndihesh i fokusuar në marrëdhëniet personale dhe mund të kesh mundësi për të zgjidhur mosmarrëveshjet që kanë lindur kohët e fundit. Do të kesh një periudhë të shkurtër të qetësisë dhe balancës në jetën tënde.

Akrepi (23 Tetor – 21 Nëntor): Këto ditë mund të ndihesh tërheqës dhe gati për të nisur një kapitull të ri. Mund të kesh disa mundësi profesionale që do të ndikojnë pozitivisht në karrierën tënde. Kujdes nga pasiguritë që mund të të shtyjnë të marrësh vendime të nxituara.

Shigjetari (22 Nëntor – 21 Dhjetor): Kjo periudhë mund të sjellë mundësi për të përmirësuar financat dhe për të mbyllur disa çështje të pazgjidhura. Do të ndihesh energjik dhe tërheqës, por kujdes nga tensionet që mund të lindin me ata që të rrethojnë.

Bricjapi (22 Dhjetor – 19 Janar): Këto ditë do të përballesh me disa sfida që kërkojnë menaxhim të kujdesshëm. Do të duhet të fokusohesh në detajet dhe të tregosh durim. Në fundjavë, mund të gjesh një mundësi për t’u relaksuar dhe për të kaluar kohë me të dashurit.

Ujori (20 Janar – 18 Shkurt): Këto ditë janë të mira për të menduar për të ardhmen dhe për të filluar projekte të reja. Kjo periudhë mund të jetë e mbushur me mundësi për të përmirësuar jetën personale dhe profesionale. Mos harro të bësh pauza dhe të kujdesesh për veten.

Peshqit (19 Shkurt – 20 Mars): Kjo periudhë do të sjellë disa mundësi për të reflektuar dhe për të mbyllur cikle të vjetra. Mund të ndihesh i mbushur me emocionet dhe mund të kesh mundësi për të pasur biseda të sinqerta me të tjerët. Do të kesh mundësi për të bërë ndryshime pozitive në jetën tënde.