zoom

Day ArchiveShpërthen skandali në SPAK/ Vidhen dosjet nga kompjuterat e 3 prokurorëve, në pranga 2 persona

Një skandal i bujshëm mësohet të ketë përfshirë SPAK-un së fundmi. Dy ish-zyrtarë janë arrestuar nën akuzën e ndërhyrjes në sistemin e IT-së së Prokurorisë së Posaçme, duke marrë prej andej dosje nga kompjuterat e 3 prokurorëve të SPAK-ut.

Sipas të njëjtave burime, ngjarja ka ndodhur pak javë më parë, ku mësohet se është hakeruar sistemi i SPAK-ut.

Në pranga thuhet se kanë rënë Zambak Gjoni, ish-drejtor i paraburgimit Vlorë dhe Arnold Rrokaj, ish-punonjës i IMT-së si të dyshuar kryesorë. Skandali pritet të dërgojë prapa hekurave edhe zyrtarë të tjerë.

Gazetarja Klodiana Lala foli për këtë çësjtje në studion e “Opinion”, ku tha se ka dyshime të forta për hakerim.

“Është ndërhyrë në kompjuterin e prokurores Enkeleda Millonai, e cila kohët e fundit për arsye shëndetësore ka pasur momente që nuk është paraqitur në punë, në këtë moment është dhënë sinjali. Ka dyshime të forta për hakerim. Është ndërhyrë! Është parë që është ndërhyrë në 3 kompjutera, të Millonait, prokurores Elida Kaçkini dhe prokurorit Behar Dibra”, – tha Lala.

Sipas gazetares, është tentuar të hakerohej edhe kompjuteri i drejtuesit të Strukturës së Posaçme AntiKorrupsion, Altin Dumani.

“Është tentuar të hakerohet kompjuteri i kreut të Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani. Nuk është hakeruar dot, është vendosur të fiket gjithë sistemi, që të mos merreshin të dhëna të tjera“, –u shpreh ajo.

Gazetarja shtoi se përmes gjurmimit të celularëve është zbuluar se në kryeqytet ekziston një zyrë hakerimi. Kështu sipas saj është arritur tek dy personat e arrestuar.

“Prokurorët përmes gjurmimit të celularëve kanë arrestuar në Kamzë Zambak Gjonin dhe më pas Arnold Rrokajn. Përmes gjurmimi të celularëve, ata kanë arritur të kuptojnë që hakerimi vinte nga një zyrë që ishtë në një nga kullat kryesore të Tiranës. Zyrë hakerimi! 

Ka dyshime që ka pasur edhe bashkëpunëtorë nga brenda. Kanë arritur përmes gjurmimit të celularëve, se kanë ndodhur brenda 24 orëve, kanë arritur të arrestojnë 2 personat. Janë ndaluar në flagrancë, u janë kapur celularët dhe u janë gjetur pajisje që përdoren për përgjim e hakerim. Dy janë sfidat kryesore, së pari kanë dalë të dhënat e një politikani, biznesmeni dhe një gruaje në administratë”, – përfundoi Lala./ Zoom.al

Nëse i përkisni një prej këtyre shenjave, nuk mund ta shijoni jetën si të tjerët

Virgjëresha

Djali më pak i relaksuar që do të takoni ndonjëherë! Ose gjithçka rreth tij do të jetë ashtu siç dëshiron ai, ose ai do të copëtojë gjithçka dhe do t’i bashkojë përsëri! Po flasim për një shpirt të tmerruar që kërkon kontroll absolut mbi skenarin e jetës së tij! Është e mundur – dhe unë besoj se po – që me pak introspeksion të thellë, ai mund t’i shohë gjërat ndryshe dhe të përpiqet të dojë veten e tij të shumëvuajtur, por cilat janë ato shanse?

Akrepi – Bricjapi

Një grusht, një ekip! Ata duan të jenë të ftohtë. Terrori i tyre! Ata vërtet duan që gjërat në jetën e tyre të arrijnë në një pikë ku mund të pushojnë dhe të kënaqen! Epo, jo! Ata kurrë nuk e marrin atë. A e dini pse? Sepse shiriti i “çdo gjë në rregull, më lër të shijoj momentin” po lëviz vazhdimisht VETË! Po, është sikur e bëjnë me qëllim, ndaj nuk kënaqen kurrë me asgjë! Perversion i atyre që duan të kenë në kontroll gjithçka dhe nuk i pranojnë gjërat ashtu siç janë!

Peshqit

Ju dëshironi të mendoni se jeni të relaksuar dhe dëshironi të dukeni pak indiferent. Bëj çfarëdo që mendon, nuk po mashtron askënd përveç vetes. Skriptet e thurura brenda kokës suaj të bukur fitojnë Oscar për DRAMA. Asnjëherë mos mendoni për asgjë pozitive! Të jesh i ndërgjegjshëm dhe të kesh vazhdimisht shtrirjen e antenave intuitive për të kapur çdo reagim të pakëndshëm nga të dashurit në këtë moment është e lodhshme. Pranoje. Relaksohuni.

Gaforrja

Dhe po, sapo të kuptoni se të gjitha shenjat e Ujit, nuk mund t’i lini të shkojnë, shumë më keq se shenjat e Tokës, që nuk mund të pushojnë. Duhet të nxitoni për të plotësuar nevojat e të gjithëve dhe të mos lini askënd të ankohet. Jini aty nëse u ndodh diçka.

25 orë?! Senatori amerikan thyen rekord me fjalimin më të gjatë me kritika kundër Trump

Senatori demokrat i Nju Xhersit, Cory Booker, ka thyer rekordin për fjalimin më të gjatë të mbajtur në Senatin amerikan.

Ai foli për 25 orë e 5 minuta në foltoren e Senatit, duke u zotuar të vazhdonte “për aq kohë sa të ishte fizikisht i aftë”. Ky veprim simbolik synonte të demonstronte rezistencën e demokratëve ndaj politikave të Presidentit Donald Trump.

Fjalimi i Booker ishte një protestë maratonë kundër administratës Trump, gjatë së cilës ai e cilësoi këtë periudhë si një moment “të rëndë dhe urgjent” në historinë amerikane. Ishte një akt i jashtëzakonshëm qëndrueshmërie, ndërsa demokratët kërkojnë të tregojnë mbështetësve të tyre se po bëjnë gjithçka për të kundërshtuar axhendën e presidentit.

Ai theu një rekord të vendosur 68 vjet më parë nga senatori Strom Thurmond i Karolinës së Jugut, i cili mbajti një fjalim të gjatë për të kundërshtuar Aktin e të Drejtave Civile të vitit 1957. Gjatë fjalimit të tij, Booker foli për rrënjët e tij si pasardhës i skllevërve, diskutoi çështje të rëndësishme si shkurtimet në Zyrën e Sigurimeve Shoqërore dhe paralajmëroi për një “krizë kushtetuese të afërt”.

Ish-kandidati presidencial kaloi gjithashtu kohë duke recituar poezi, duke diskutuar për sportet dhe duke iu përgjigjur pyetjeve nga kolegët. Gjatë fjalimit, ai lexoi edhe letra nga votuesit, ndërsa kritikoi deklaratat e Trumpit mbi aneksimin e Grenlandës dhe Kanadasë.

Në fund të fjalimit të tij, Booker u bëri thirrje amerikanëve që të përgjigjen jo vetëm me rezistencë ndaj politikave të administratës Trump, por edhe me mirësi dhe bujari. Ai e mbylli fjalimin me fjalët: “Unë mund të kem frikë – zëri im mund të dridhet – por unë do të flas më shumë.”

Demokratët kërkojnë Tiranën/ Dhurata Çupi: Terren i vështirë por besoj tek qytetarët

Deputetja demokratike, njëkohësisht edhe kandidate në qarkun e Tiranës, në Njësinë 9, Dhurata Çupi tregoi ethet e garës për zgjedhjet e 11 majit.

Në një intervistë në Vizion Plus, Çupi u shpreh se Tirana është një terren shumë i vështirë, teksa nënvizoi veçantinë e fushatës së saj. Deputetja demokrate tha se është përpjekur të bisedoj me qytetarët, të tregojë çfarë do bëjë opozita, jo të tregojë atë që nuk ka bërë qeveria.

“Po, Tirana është një terren i vështirë. Është e vështirë për ne gratë sidomos, si nga listat e hapura, por edhe në një qark si Tirana me shumë kandidatë. Unë besoj se do t’i kem votat e qytetarëve të Tiranës. Kam bërë një jetë aktive në politikë. Kam gjetur shumë pika të përbashkëta sa i takon kauzave si rritja dhe fuqizimi ekonomik i grave, mbrojtja ligjore e grave. Kam përkrahur edhe iniciativa qeveritare.”- ka thënë Çupi.

E pabesueshme/ Parashikimi i Baba Vangës bëhet realitet

Një nga parashikimet e frikshme të Baba Vangës fatkeqësisht ka ndodhur!

Bëhet fjalë për tërmetin shkatërrues e vdekjeprurës në Azinë Juglindore, një profeci që rezultoi e vërtetë, duke u marrë jetën rreth 2700 personave.

Legjenda bullgare, emri i së cilës është Vangeliya Pandeva Gushterova, vdiq në moshën 84 vjeçare në vitin 1996, por emri i saj vijon e përmendet për shkak të parashikimeve që ka bërë. E verbër që në fëmijërinë e hershme, ajo thoshte se fuqitë e saj i kishte marrë gjatë një stuhie të tmerrshme. Ka “goditur” në shenjë me disa parashikime, si ai për vdekjen e Princeshë Diana-s apo fenomene si ngrohja globale e përmbytjet.

E quajtur ndryshe “Nostadramus i Ballkanit”, Baba Vanga thuhet se 85% e vizioneve të saj i ka pasur të sakta. Për 2025-ën, ka parashikuar se do ketë një konflikt në Europë që do pasohet me një luftë të re mes 2 shteteve. Ndërsa për vitin që vjen, ajo ka thënë se do ndodhin “luftëra mizore” dhe një apokalips botëror. Çuditërisht, këto parashikime janë në sinkron me ato të Nostradamus.

Babai i Ilarias rrëfen telefonatën e fundit me të bijën dhe takimin me të dashurin

Pas ngjarjes së rëndë që tronditi Italinë fqinje ka reaguar e babai i të resë shqiptare që u masakrua me thikë nga i dashuri.

Teksa ka folur për mediat italiane, Flamur Sula ka treguar mbi telefonatën e fundit që ka zhvilluar me të bijën përpara se të ndodhte ngjarja.

“Hera e fundit që folëm me Ilarian ishte e martë dhe na tha se do të kthehej në shtëpi të shtunën. Ajo jeton me shoqet e saj në Romë, ku ndjek universitetin. Ajo ishte telefonata e fundit, pastaj morëm disa mesazhe nga celulari i saj që shkruante: ‘Përshëndetje, babi, mos u shqetëso. Jam mirë. Kam dalë me një djalë dhe një vajzë. Do të kthehem në Terni pas një muaji.’ Pastaj më përsëriste: ‘Mos u shqetëso, jam mirë.’ Kjo gjë na shqetësoi, sepse po të ishte vërtet vajza që po shkruante, do të më telefononte,”- ka treguar Flamuri.

Më tej babai ka treguar se pas disa ditësh mungesë komunikimi, ai ka bërë denoncimin në polici më 29 mars për zhdukjen e vajzës së tij, dhe një ditë më pas është takuar me filipinezin Mark Antony Samson.

Ai ka rrëfyer se i riu ishte shprehur i pikëlluar për zhdukjen e saj, madje dhe e kishte përqafuar.

Të shtunën shkuam për të bërë denoncimin për humbjen e saj. Më pas, të dielën, takuam në komisariat të dashurin e vajzës time, nuk e dinim që ata ishin ndarë. Ai na tha se ishte shumë i pikëlluar dhe ishte i shqetësuar për humbjen e saj. Dukej i qetë dhe më dha edhe një përqafim,” rrëfen Flamur Sula, babai i Ilarias.

Mediat italiane shkruajnë se sipas burimeve mjeko-ligjore, ajo vdiq të paktën 48 orë para se të gjendej, ndërsa pritet që në vijim të caktohet edhe ekipi mjeko-ligjor që do të bëjë autopsinë.

Jetonte në kushte të vështira/ Ndahet nga jeta ish-kryebashkiaku i Korçës

Është ndarë nga jeta në moshën 85-vjeçare ish-kryetari i Bashkisë së Korçës, Dhionis Robert Kotmilo.

Ai e drejtoi Bashkinë e Korçës për një mandat, nën logon e Partisë Demokratike, gjatë viteve 1996-2000, duke qenë kryebashkiak edhe gjatë periudhës së trazirave të vitit 1997. Në vitin 2000, ai vendosi të mos kandidonte më, duke njoftuar dhe tërheqjen nga politika, duke qenë dhe në prag pensioni

Më herët ai ka qenë dhe drejtuesi i Këshillit Bashkiak të Korçës, për 4 vite, para se të bëhej kryebashkiak, teksa ka punuar edhe për29 vite si kryeinxhinier i ndërmarrjes së frigoriferëve në qytetin juglindor.

Në Korçë qarkullon shprehja se “Robert Kotmilo as portën e vjetër të shtëpisë së tij nuk e ndërroi sa ishte kryetar bashkie”, duke u njohur si një person shumë i respektuar në juglindje.

Vitet e fundit, ai jetonte në varfëri dhe i vetëm në banesën e tij të vjetër dhe ushqimin e siguronte nga një fondacion në Korçë.

Pamjet/ Konkurrentja e Ferma Vip nuk i lë vend imagjinatës nga dushi

Konkurrentja “Ferma VIP”, Alba Pollozhani, ka tërhequr vëmendjen së fundmi me një kërcim tejet sensual në fermë, teksa ishte duke bërë dush.

E veshur me bikini, konkurrentja nuk ka kursyer gjatë lëvizjet nën ritmet e muzikës, duke vënë në plan të parë të pasmet e saj bombastike.

Siç shihet edhe në foto, Alba ka ekspozuar ndaj kamerës format e saj trupore, ndërsa edhe këndonte.

Alba Pollozhonai ishte një nga konkurentet e para që iu bashkua Fermës Vip në sezonin e dytë ndërsa mbeter për tu parë se si do të jetë vijimësia e saj në lojë.

E trishtë/ Shuhet në moshën 65-vjeçare aktori i njohur i Hollywood

Val Kilmer, aktori i njohur për rolet e tij ikonikë në filma si “Top Gun”, “Batman Forever”, dhe “Tombstone”, ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare.

Lajmin e ka bërë të ditur vajza e tij, Mercedes Kilmer, përmes një deklarate të lëshuar për New York Times. Shkaku i vdekjes ishte pneumonia, pas një periudhe të gjatë betejash shëndetësore.

Kilmer ishte diagnostikuar me kancer në fyt në vitin 2017 dhe kishte kaluar një trakeotomi që i kishte ndryshuar plotësisht zërin.

Pavarësisht sfidave të shëndetit, ai vazhdoi të qëndronte aktiv në industrinë e filmit dhe pati një rikthim të madh në vitin 2022, kur ai përsëriti rolin e tij si Tom “Iceman” Kazansky në Top Gun: Maverick.

Një nga figurat më të dashura të Hollivudit, Kilmer ka lënë një trashëgimi të paharrueshme në kinemanë ndërkombëtare.

Kilmer u shfaq gjithashtu në role të tjera të paharrueshme, duke krijuar një profil të fortë dhe të shumëpërfolur në industrinë e filmit.

Kilmer, përfundoi një nga karrierat më interesante dhe më të vlefshme në historinë e Hollivudit.

Masakra ndaj shqiptares/ Reagon kryebashkiaku i Romës: Dhimbje dhe zemërim

Vrasja makabre e 22-vjeçares shqiptare Ilaria Sula ka tronditur të gjithë kryeqytetin italian, Romën dhe ka nxitur reagime të shumëta.

Kryebashkiaku Roberto Gualtieri ka reaguar gjithashtu përmes një postimi ku shpreh ngushëllimet për familjarët dhe miqtë e vajzës shqiptare

Gualtieri kërkon edhe reflektim të thellë dhe marrje masash për parandalimin e ngjarjeve të tilla.

“Lajmi për vdekjen e Ilaria Sula na mbush me dhimbje dhe zemërim. Afërsia ime dhe ngushëllimet e kryeqytetit të Romës shkojnë për familjen dhe miqtë e saj. Vdekja e saj është një plagë e tmerrshme për të gjithë qytetin që nuk duhet të qëndrojë indiferent përballë një tjetër femicidi të papranueshëm”, shprehet në një shënim kryebashkiaku i Romës, Gualtieri.

 Disa orë pas arrestimit të autorit të vrasjes, motivi i ngjarjes mbetet i paqartë. Trupi i vajzës u gjet disa ditë pas vrasjes, i masakruar me thikë e i futur në një valixhe të hedhur në një zonë të pyllëzuar.