Aplikacion
Prilli nis me ditën e gënjeshtrave dhe rrengjeve, por planetet nuk do të vazhdojnë në këtë linjë sipas astrologes Meri Shehu.
Si çdo fillim muaji, astrologia ka bërë parashikimin e yjeve për secilën shenjë dhe renditjen, nga ajo më me pak fat përgjatë muajit Prill e deri tek ajo që do të jetë më e përkëdhelura e astrologjisë.
Në datën 13 do të jetë Hëna e plotë në Peshore, ose siç quhet ndryshe Hëna rozë, e cila do të sjellë shumë ngjarje erotike për 12-të shenjat e horoskopit. Ndërkohë në datën 27 në shenjën e Demit do të jetë Hëna e plotë e cila simbolizon ndryshimet, tha ajo në studion e “Rudina” në Tv Klan.
12. Bricjapi – Do të merren shumë më ekonominë. Hëna e plotë i kap në çështje familjare, kështu që shumë Bricjapë duhet të tentojnë që të qetësohen në çështje që kanë të bëjnë me familjen, apo dhe me projekte. Plus shpenzimet janë ato që do i lënë në këtë kategori. Megjithatë nga data 27 fillimi i Hënës së re në Dem do u japë një tendencë për të lëvizur, për të udhëtuar, për të kontaktuar me jashtë dhe pse jo për të bërë gjëra të reja. Fillimisht do të kemi një presion në çështjet ekonomike dhe shëndetësore, duke filluar që nga mesi i muajit.
11. Peshorja – Hëna e plotë rozë u takon Peshoreve. Ngjyra rozë përfaqëson Peshoret, bashkëpunimet, martesat, por do kenë pak konflikte me Dashin dhe Marsin derisa të futet në Luan në datën 18. Shumë Peshore nuk do të ndjehen nëse janë ato vetë të parat, apo dhe duhet të bashkëpunojnë, prandaj dhe do të kenë një konflikt të tillë. Ky konflikt i lë në këtë pozicion dhe me çështjet ekonomike do të hasen shumë në fund të muajit pas datës 27. Rikthimi i Mërkurit në Dash në datën 14 i bën disi më të vështira marrëdhëniet e tyre me të tjerët dhe i fut pak në antagonizëm.
10. Demi – Duhet të presin fundin e muajit, Hënën e re në shenjën e tyre, që të bëjnë një fillim të ri dhe t’i mbyllin derën njëherë e përgjithmonë të së kaluarës. Por, deri atëherë Marsi iu ushtron presion që do të futet në Luan në datën 18. Është në kuadrat me ata dhe u jep presion në çështjet familjare, antagonizma të ndryshme, por mund të kemi dhe çështje ekonomike që do të marrin përpjesëtime të mëdha në datën 13 me Hënën e plotë në shenjën e Peshores. Por, dhe puna nuk ngelet mbrapa. Prandaj këto janë data që shumë Demë do i shikojnë me qetësi, derisa Mërkuri të kthehet i drejtë në Dash dhe të paktën t’i çlirojë psikologjikisht pas datës 14.
9. Gaforrja – Katërkëndëshi që preket nga Hëna e plotë në Peshore, e cila në rastin e Gaforres është një kuadrat pozitiv, që lidhet me karrierën, kështu që shumë Gaforre do të kenë një hap në karrierë në mënyrë që do të mbyllin një herë diçka, pastaj do të tentojnë drejt hapjes. Prandaj ky bumi që do të bëhet, Gaforret duhet ta kenë kujdes sepse mund të jetë një mik, i cili mund të jetë jo shumë në favor të tyre dhe mund t’i nxjerrë nga qëllimi final. Mund të dalin nga milimetri i gjërave ekzakte të tyre, prandaj janë në këtë pozicion. Megjithatë çështjet ekonomike të Gaforreve do të marrin epërsi pas datës 18 dhe kjo tregon që Gaforret aty do të fillojnë të stimulohen, mbështetja dhe përkrahja në datën 18 do të jetë shumë pozitive.
8. Akrepi – Do të kenë një status pozitiv muajin Prill, sepse Afërdita do të qëndrojë në shenjën e Peshqve, një shenjë uji. Duke qenë në një shenjë uji e ndihmon në çështjet emocionale dhe erotike. Kështu që qetësinë bazë do e ruajnë, nuk do të kenë strese dhe nervozizma të mëdha. Pas datës 14 duhet të rigjenerojë edhe një herë çështjet e punës, duhen ide të reja, kontakte të reja, nuk do të merren shumë me punën dhe kjo sikur bllokon iniciativën kryesore të tyre. Por, do të bëjnë një karrierë të fuqishme pas datës 18. Marsi në shenjën e Luanit jep një tendencë ngritjen më të mirë të tyre, kështu që shumë Akrepë do të shikojnë një ndryshim jete. Edhe pas datës 27 bashkëpunime të reja i presin Akrepët me Hënën e re në shenjën e Demit përballë shenjës së tyre.
7. Luani – Duhet të marrin një lajm pozitiv këtë muaj, e kanë të nevojshme. Shumë planetë në peshë i kanë zhytur në ujërat sentimentalë, rrotullohen pas disa njerëzve dhe situatave të cilat nuk i kapin dot. Nuk është e natyrës së tyre kjo periudhë dhe kanë dalë pak jashtë loje. Pas datës 18 Luanët futen në qendër të vëmendjes, futet Marsi në shenjën e tyre dhe u jep dominancë, u jep krahë mund të themi dhe më në fund do të kuptojmë se ku do të jenë Luanët. Por, me ndryshime pune dhe situata të reja ekonomike mbas datës 27 me Hënën e re në Dem, që është në kuadrat me Luanin. Presupozohet një fillim i ri gjithsesi, qoftë në punë apo dhe në investime ekonomike. Nuk mbeten mbrapa as çështjet erotike, ku Luanët mund të marrin një tendencë pozitive.
6. Dashi – Dashët deri tani kanë ndenjur nën hijen e shumë planetëve në Peshk. Ka qenë dhe Afërdita në Peshk, kështu që shumë ndjenja nuk i kanë shprehur dhe nuk i kanë përjetuar. Por, kanë kaluar shumë momente sentimentale, ëndërrime dhe gjëra të tilla. Me Hënën e plotë në Peshore, që është Hëna e plotë do u jepet mundësia e një bashkëpunimi të madh, ose të shikojnë se ku janë me veten e tyre dhe me të tjerët. Të bëjnë bilancin e vetes. Pas datës 14 me futjen e Mërkurit që ishte i kundërt dhe çlirohet nga kundërshtimi dhe futet në shenjën e Dashit shumë persona të kësaj shenje do të marrin hov, komunikim, ide, takime, udhëtime, çështje studimore dhe intelektuale. Të gjitha këto gjëra do të ecin në mënyrë perfekte.
5. Ujori – Janë në një fazë shumë pozitive duke qenë se Mërkuri kthehet në shenjën e Dashit, pas datën 14. Hëna e plotë në Peshore u jep dashuri, komunikime me jashtë dhe bashkëpunime shumë të mira. Marsi futet në datën 18 në shenjën e tyre dhe duket sikur i fut në prizë në kuptimin e mirë, që i kujton kush janë dhe se me çfarë sfida mund të përballen. Me sfida që mund të jenë në lartësinë e tyre, prandaj shumë Ujorë do të gjejnë njeriun e duhur, kundërshtarin e duhur për të treguar vlerat e tyre. Të mos harrojmë që ky është një nga muajt më erotikë dhe më të favorshëm për ta. Mund të ishin në një pozicion shumë të mirë, por do e shohim që pas datës 14 do të kthehen akoma më fuqishëm, por kjo Hënë e plotë në Peshore është si një simfoni, por në rrafshin më të bukur, tregon se kush janë në të vërtetë ata. Pra shumë ndryshime ndodhin në jetën e tyre.
4. Shigjetari – Kanë një muaj pozitiv duke filluar më Hënën e plotë në Peshore dhe Marsi në Luan që futet në datën 18 i ndihmon shumë Luanët, këtu do të ketë vetëm lekë dhe erotizëm. Shigjetarët në këtë periudhë të mos pretendojnë gjëra të tjera veçse lekë, flirte dhe çdo gjë vjen nga fati. Megjithatë në datën 27 Hëna e re në Dem tregon se mund të bëni një ndryshim pune të rëndësishëm, mund të jetë pak i çuditshëm, megjithatë mbetet i rëndësishëm.
3. Binjakët – Edhe për 2-3 muaj e kanë stafetën sepse Jupiteri në shenjën e tyre po bën namin. Por, Hëna e plotë në Peshore do i ndihmojë shumë në dashuri, marrëdhënie me jashtë, në punë me ligjin dhe shtetin, kështu që le ta shfrytëzojnë sa më shumë të munden. Pas datës 14 rifutet Mërkuri në Dash, kështu që jep komunikimet e duhura, takimet e duhura, aleancat e duhura dhe shumë Binjakë do të zënë një pozicion komod. Vetëm një problem psikologjik ose një humbje me punën në datën 27 me Hënën e re në Dem, ose një reflektim i tyre i brendshëm nuk do i lërë shumë të qetë.
2 . Virgjëresha – Do merren shumë me ekonominë dhe erotizmin, namin do ta bëjnë Virgjëreshët. Mund të themi është rast i Virgjëreshës për të treguar talentet e brendshme menaxhuese në flirte, por edhe në punë. Kështu që do ta shikojmë që Hëna e plotë në Peshore do u japë një plotësim dëshire nga ana ekonomike, një investim të rëndësishëm, ose përfundimin e një investimi të rëndësishëm dhe aty do të duket se sa madhështore ka qenë kjo gjë. Edhe Mërkuri që do të kthehet në Dash në datën 14 u jep gjithmonë ide të reja për të investuar. Duhet të kenë kujdes në futjen e Marsit në Luan që është në shtëpinë e tyre të 12-të dhe ndoshta do i bëjë shumë antagonistë, por nuk do e nxjerrin dot së jashtmi këtë antagonizëm dhe mund të hahen me veten. Këtë duhet ta shikojnë me kujdes në muajt në vazhdim.
1. Peshqit – Kryesojnë gjatë muajit Prill, sepse Afërdita do të rrijë gjithë muajin në shenjën e tyre. Është futur dhe Neptuni në Dash dhe u jep disa tendenca të mira ekonomike. Do të kenë disa shpenzime kuptohet pas datës 18 me Marsin në Luan, ose do të hahen me njerëz të fuqishëm që dinë më shumë, por do të dinë ta “dredhin” muhabetin ashtu siç duan ata. Me Hënë e re në Dem në datën 27 gjithçka do të shkojë shumë mirë për Peshqit.
U arratis nga Bosnjë e Hercegovina/ Dodik fluturon në Moskë, takim me PutinPresidenti i entitetit të Republikës Sërpska në Bosnje, Millorad Dodik, është takuar me presidentin rus, Vladimir Putin, në Moskë më 1 prill.
Pas takimit, Dodik shkroi në X se Putini i tha që Rusia do të avokojë për ndalimin e punës së institucioneve ndërkombëtare në Bosnje e Hercegovinë, përfshirë edhe punën e Përfaqësuesit të Lartë, Christian Schmidt.
“Rusia është garantuese e marrëveshjes së paqes dhe Putin e tha këtë në takim. Ai shtoi se, në këtë kuadër, Rusia do të avokojë për përfundimin dhe ndalimin e punës së institucioneve ndërkombëtare, veçmas të Përfaqësuesit të rremë të Lartë, ose, siç i referohet ai, Përfaqësuesit jolegjitim”, tha Dodik. Sipas Dodikut, ky ishte takimi i tij i 26-të me Putinin.
Agjencia shtetërore e lajmeve në Rusi, TASS, paraprakisht kishte raportuar se një zëdhënës i Kremlinit ka thënë se presidenti rus ishte takuar me Dodikun.
Një ditë më herët, Dodik, politikan prorus, njoftoi se kishte arritur në Moskë, pasi Gjykata e Bosnje e Hercegovinës ka kërkuar lëshimin e një fletarrestimi ndërkombëtar për të.
Ai nuk tregoi se cili ishte qëllimi i vizitës së tij në Moskë, por shtoi se do të qëndronte në Rusi edhe më 9 maj, kur shënohet Dita e Fitores kundër fashizmit – ditë kur në Moskë pritet të mbahet një paradë e madhe ushtarake.
Më 27 mars, Gjykata e Bosnjës i kërkoi INTERPOL-it të lëshojë një “njoftim të kuq” për Dodikun dhe kryetarin e Parlamentit të Republikës Sërpska, Nenad Stevandiq, të cilët dyshohen se kanë kryer veprën penale të “sulmit ndaj rendit kushtetues të Bosnje e Hercegovinës”.
Ky vendim u mor pasi Dodik dhe Stevandiq u larguan nga Bosnja, duke shmangur procedurat e përcaktuara me ligj të kontrollit kufitar, në kohën kur ndaj tyre ishte lëshuar një fletarrestim qendror, që nënkupton se çdo agjenci policore duhet t’i dërgojë pranë gjykatës në Bosnje.
Tensione të forta në BBV për zgjedhjen e finalistëveNë shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4, zgjedhja e finalistëve ka shkaktuar përplasje mes banorëve. Ata kanë akuzuar njëri-tjetrin se nuk kanë qenë të sinqertë në emrat që dhanë, duke bërë që diskutimet të tensionohen.
Secili nga banorët dha një argument teksa Egli mbrojti pozicionin e saj, duke thënë se ky format ka treguar se mund të dalësh, të kthehesh dhe ta fitosh.
Danja argumentoi se ata që kanë dalë kanë avantazh, pasi kanë pasur mundësinë të rregullojnë gabimet. Rozana dhe Gerta hodhën dyshime mbi sinqeritetin e disa banorëve, duke përmendur se disa zgjedhje janë bërë për strategji dhe jo për meritë.
Ndërkohë, Gjesti u përball me akuza se nuk e konsideron Eglin si finaliste, pavarësisht se e përmendi, ndërsa Gerta u shpreh e habitur nga shpëtimi i Jozit nga eliminimi, duke sugjeruar se ai është i sigurt që do të shkojë në finale.
Debatet për finalistët kanë krijuar ndasi të forta në shtëpi, duke nxitur strategji dhe aleanca mes banorëve ndërsa finalja afrohet.
Mesazhi i Ramës për kandidatët e listave/ Malaj: Ministrat janë sulur për Braçen e MajkonIsh-ministri i Financave dhe ish-deputeti i PS, Arben Malaj ka komentuar dhe analizuar listat e Partisë Socialiste.
Ai tha se mesazhi i Ramës për kandidatët tregoi se ka një përplasje të fortë brenda PS, mes të vjetërve dhe të rinjve.
Sipas Malajt ministrat që janë në lista të mbyllura, po bëjnë fushatë për të rinjtë dhe po dëmtojnë senatorë si Majko apo Braçe.
“Kanë besuar te hesapet me Edi Ramën. Në këto lista jo vetëm në Tiranë por në përgjithësi kemi dy grupe. Lista e mbyllur ka dy grupe, ministrat që Rama ka dashur t’i çimentojë, aty ka ministra që nuk kanë asnjë kontribut për të majtën, se kuptojnë ekonominë reale. Është mungesë përgjegjshmërie. Është grupi tjetër që janë të rinjtë, unë nuk po ndalem por i admiroj. Është si në futboll ekipet janë më të sukseshsme kur i merr lojtarët nga akademia, PS e ka akademinë. Kur vjen puna te përzgjedhja i ka në dorë PS. Vijmë te një krizë që Rama u kujtua sot tu nisë sms deputetëve. Unë njoh kolegë te listat e hapura në Tiranë, pavarësisht se çfarë thotë Rama, ajo që po ndodh në një grindje të brednshme, me emra që kanë patur histori, si Braçe, Majko, këta ministra që kanë pushtet, jaën sulur tani që pjesa e vjetër të spastrohet dhe të marrin sa më pak vota.”- ka thënë ish-Ministri në emisionin Quo Vadis në Vizion Plus.
Borakaj: Nuk e dinte Rama se do të ndodhte kështuu? Hoqi Braçen nga një qark që kishte vite?
Malaj: Ishte tipik deputet i zonës, e kishte fituar besimin duke mbrojtur mandatin në shërbim të atyre. Majko ka kontribute të tjera në PS. Ideja e Ramës për t’i dhënë PS një ekipi të ri është edhe justifikimi për këtë që po ndodh me të vjetrit. Partia është organizëm i gjallë, duhet harmonizim.
Kur zgjidhet kryeministri në Kosovë dhe kush ka “vija të kuqe”Përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje, partisë fituese në zgjedhjet e rregullta parlamentare të 9 shkurtit, pretendojnë se ky subjekt mund t’i sigurojë votat për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.
Ndërkohë që dy parti opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kanë hedhur poshtë mundësinë e bashkëqeverisjes me Lëvizjen Vetëvendosje, Partia Demokratike e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate nuk kanë vendosur vija të kuqe për koalicione.
Asnjëra nga partitë politike nuk ka mjaftueshëm vota për të formuar e vetme Qeverinë e re.
LVV-ja, por edhe tri subjektet tjera politike shqiptare që renditen pas saj, llogarisin në komunitetet joshumicë, të cilat kanë dhjetë ulëse të garantuara në Kuvend.
Lista Serbe, me nëntë deputetë, nuk është pjesë e përllogaritjeve të asnjërës prej partive politike shqiptare për një koalicion të mundshëm qeverisës.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën ka thirrur seancën konstituive të përbërjes së re të Kuvendit të Kosovës, e cila do të mbahet më 15 prill.
Thirrja e kësaj seance nga Osmani vjen rreth një javë pas certifikimit të rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të rregullta parlamentare në Kosovë, të mbajtura më 9 shkurt.
Më 30 mars, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, aktualisht kryeministër në detyrë, paralajmëroi mundësinë që Kuvendi dhe Qeveria të formohen brenda një dite.
“Pasi u publikuan rezultatet, mbahet një seancë ku japim betimin. Synojmë një seancë për të zgjedhur edhe kryetarin, kryesinë, edhe Qeverinë, siç kemi bërë edhe herën e kaluar në të njëjtën ditë”, tha Kurti.
“LVV-ja mund t’i ketë numrat për krijimin e Qeverisë”
Armend Muja, deputet i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, tha për Radion Evropa e Lirë se seanca konstituive e Kuvendit, në të cilën pritet të zgjidhen kryetari dhe nënkryetarët, i hap rrugë propozimit nga Lëvizja Vetëvendosje për kryeministrin dhe përbërjen e re të Qeverisë.
Ai tha se Lëvizja Vetëvendosje synon të krijojë Qeverinë e re sipas premtimeve elektorale, që nënkuptojnë një kurs të ri veprimi, ruajtjen e agjendës kundër korrupsionit, zhvillimin ekonomik, si dhe sigurinë dhe barazinë sociale.
“Në këtë konjukturë, unë besoj se Lëvizja Vetëvendosje mund t’i ketë numrat për të krijuar Qeverinë. Kaq mund të them në këtë fazë”, theksoi Muja.
Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 42.3 për qind të votave në zgjedhjet e 9 shkurtit dhe ka siguruar 48 ulëse në Kuvendin e Kosovës. Por, ato nuk mjaftojnë për formimin e Qeverisë, që kërkon të paktën 61 vota.
Sa i përket koalicioneve, LVV-ja ka thënë se preferon ta formojë Qeverinë me partitë e komuniteteve joshumicë – të cilat kanë dhjetë ulëse të garantuara në Kuvendin e Kosovës.
Deri më tani, LVV-ja ka përjashtuar mundësinë e koalicionit me tri subjektet tjera politike: PDK-në, që ka siguruar 24 ulëse në Kuvend; LDK-në, me 20 ulëse dhe koalicionin AAK-Nisma, që ka siguruar tetë ulëse.
Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, më 28 mars deklaroi se, në rast se Lëvizja Vetëvendosje nuk arrin ta krijojë Qeverinë brenda afateve ligjore dhe kushtetuese, atëherë PDK-ja është e gatshme të marrë përgjegjësinë për krijimin e saj.
Megjithatë, ai përsëriti qëndrimin e tij të deklaruar edhe gjatë fushatës zgjedhore se nuk ka “vija të kuqe” ndaj asnjë partie dhe është i gatshëm të bisedojë me të gjithë.
LDK-ja dhe AAK-ja kanë hedhur poshtë mundësinë e krijimit të një koalicioni me LVV-në dhe kanë shprehur gatishmëri për të formuar një ekzekutiv së bashku.
Ndërkohë, qasjet e AAK-së dhe Nismës Socialdemokrate pas zgjedhjeve kanë ndryshuar lidhur me koalicionet e mundshme për formimin e Qeverisë.
Nisma: Nuk na takon neve iniciativa për formimin e Qeverisë
Nisma Socialdemokrate nuk ka vendosur “vija të kuqe” ndaj koalicioneve të mundshme, qoftë me LVV-në, qoftë me tri partitë tjera: PDK-në, LDK-në dhe AAK-në.
Ky subjekt politik ka siguruar tre deputetë në Kuvendin e Kosovës, të cilët do të mund të siguronin numrin prej 61 votash për miratimin e Qeverisë së re, bashkë me votat e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të komuniteteve joshumicë.
Fatmir Matoshi, përfaqësues i Nismës Socialdemokrate, tha për Radion Evropa e Lirë se kjo parti ka pasur takime joformale me zyrtarë të partive të tjera, përfshirë edhe të Lëvizjes Vetëvendosje.
Megjithatë, sipas tij, Nisma nuk ka zhvilluar takime zyrtare dhe nuk ka marrë ftesë nga asnjë subjekt për koalicion qeverisës.
“Nuk kemi ‘vijë të kuqe’ as për Lëvizjen Vetëvendosje. Por, çështja është se ne jemi parti e vogël në Kuvendin e Kosovës. Nuk na takon neve të ndërmarrim iniciativa. Lëvizja Vetëvendosje i ka 48 deputetë dhe ata e kanë radhën për të provuar ta formojnë Qeverinë. Përballë kësaj, ata duhet të sillen me përgjegjësi”, theksoi Matoshi.
Ai sqaroi se Nisma jo domosdo do të hyjë në një koalicion qeverisës me cilëndo parti.
“Ka shumë tema që mund të na ndajnë dhe të na largojnë nga tavolina, por kjo nuk do të thotë se nuk do të ulemi në tavolinë”, theksoi Matoshi.Mbledhja konstituive e përbërjes së re legjislative, e thirrur nga presidentja Osmani, do të konsiderohet e mbyllur vetëm pasi të zgjidhen kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit.
Partia fituese e zgjedhjeve – në këtë rast, Lëvizja Vetëvendosje – nominohet nga presidentja e vendit si mandatare për formimin e Qeverisë. Procesi duhet të zhvillohet “sa më parë që të jetë e mundur”.
Në rast se kabineti qeveritar i propozuar dështon të sigurojë votat e 61 deputetëve, presidentja është e obliguar që, brenda dhjetë ditësh, t’i ftojë partitë politike për konsultime dhe, sipas diskrecionit të saj, të vendosë për mandatarin e ri, nëse ai/ajo dëshmon se i ka numrat për të formuar qeverinë.
Mandatari i ardhshëm ka afat 15 ditë për t’ia paraqitur Kuvendit përbërjen e kabinetit qeveritar.
Nëse Qeveria nuk formohet as pas 40 ditësh, presidentja duhet të shpallë dekretin për zgjedhje të reja, të cilat duhet të mbahen 40 ditë pas shpalljes së vendimit.REL/
LAJM I FUNDIT/ GJKKO urdhëron SPAK të marrë të pandehur Olta Xhaçkën dhe Artan GaçinNjë tjetër kandidate për deputete e Partisë Socialiste të Kryeministrit Edi Rama futet nën hetim nga SPAK. Kjo për shkak se Gjykata e Posaçme ka marrë vendim duke urdhëruar Prokurorinë e Posaçme të regjistrojë procedimin penal ndaj deputetes Olta Xhaçka dhe bashkëshortit të saj Artan Gaçi.
Ishte eurodeputeti Fredi Beleri që bëri kallëzim ndaj tyre në SPAK për çështjen e tjetërsimit të pronave në Himarë. Në momentin që SPAK mbylli hetimet për ish-kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goro dhe bashkë me disa të tjerë e dërgoi në gjyq, u lanë mënjanë Xhaçka dhe bashkëshorti i saj. Ndaj Beleri bëri një kallëzim të ri ku kërkonte shfuqizimin e vendimit të SPAK me të cilin njoftohej mosfillimi i procedimit penal “ndaj shtetasve të kallëzuar Olta Xhaçka dhe Artan Gaçi”.
Tashmë Gjykata, me një vendim të marrë që në datë 28 shkurt, të siguruar nga Zoom.al, ka urdhëruar SPAK regjistrimin e procedimit penal dhe vazhdimin e hetimeve për veprat penale “Shpërdorim i detyrës”, “Falsifikim i dokumenteve”, “Pastrim i produkteve të veprës penale” të kryera në bashkëpunim.
Bëhet fjalë për dhënien e një prone e cila sipas Belerit është tjetërsuar dhe më pas i është shitur Artan Gaçit, bashkëshortit të ish-ministres së Jashtme, Olta Xhaçka. Beleri akuzon ish-kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goro, Artan Gaçin dhe ZRVPP Vlorë për falsifikimin që i dha 5512 metra katrorë tokë, familjes Foto Pavllo Mëhilli. Kjo pronë e cila është tokë truall, u regjistrua në ATMP si tokë bujqësore dhe më pas iu shit Artan Gaçit. Pas kallëzimit të ngritur SPAK ka vendosur nën sekuestro tokën në Dhërmi.
Në 13 mars gjykata dënoi me 3 vite e 1 muaj burg, Jorgo Goron. Me gjykim të shkurtuar, ky vendim zbret në 2 vite e 20 ditë burg. Goro u gjet fajtor për akuzën e shpërdorimit të detyrës në 2 raste dhe mosdeklarim pasurie. Gjykata i dha dënim plotësues Goros edhe me 5 vite heqje e të së drejtës për të ushtruar funksione publike.
Që në ditën e parë/ Thyhen rregullat në Ferma VIP, dënime dhe penalizime ndaj fermerëveEnde pa u bërë 24 orë nga startimi i Ferma VIP 2, Alba Pllozhani ka thyer rregullat.
Fermerja ka gjetur një zarf, që ishte i ndaluar të lexohej nga të tjerët, veç Ronit. Ron Zaiti ishte me një mision të fshehtë nga Agai.
Atij iu komunikua gjatë spektaklit të mbrëmjes se askush nuk duhet t’a “rrëmbente” atë zarf, në të kundërt duhet të përgatiteshin për një dënim. E mesa duket Alba ka vendosur që ta marrë përsipër këtë sfidë nga Agai.
Në zarf thuhej: Për te qëndruar të lidhur me jetën e qytetit, Agai ka vendosur që të ju bëjë një sfidë në Arenë duke u veshur siç ju ka hije. Orari i nisjes është në orën 21:00, por me një kusht, që mos të harrojnë që janë në fermë dhe nesër kanë punët e fermës.
Fermerja e ka ndarë këtë thyerje të rregullores vetëm me Big Mamën, teksa janë në pritje nga dënimi që do iu komunikohet.
Big Mama është shprehur se Alba do të dënohet individualisht, dhe sipas saj kjo nuk është një nisje e mirë në fermë.
Vendim ekstrem/ Prokuroria amerikane kërkon dënim me vdekje për 26-vjeçarin Luigi MangioneProkurorët federal në SHBA, kanë kërkuar dënim me vdekje për 26-vjeçarin Luigi Mangione i cili akuzohet se ka vrarë me paramendim, drejtorin ekzekutiv të UnitedHealthcare, Brian Thompson , jashtë një hoteli në Manhattan më 4 dhjetor.
Prokurorja Bondi tha në një deklaratë për shtyp se ajo kishte urdhëruar prokurorët federalë të kërkonin dënimin me vdekje për Mangionen, sepse ai dyshohet se kreu “një atentat të paramenduar, gjakftohtë që tronditi Amerikën”.
Sipas prokurores, masa ekstreme vjen si një përpjekje për tu afruar me axhendën e presidentit Trump për të dënuar dhe ndaluar krimin e dhunshëm e për ta bërë Amerikën të sigurt përsëri.
26-vjeçari italo-amerikan nga Baltimore është deklaruar i pafajshëm për akuzat që variojnë nga vrasja e shkallës së parë me qëllim terrorizmi deri në armëmbajtje pa leje.
Për Mangionen ka nsiur edhe një fushatë për mbledhjen e fondeve e c ila ka kaluar shifrën e 500,000 dollarëve. Me një vendim historik që mund të ndryshojë drejtësinë penale në SHBA, sytë e Amerikës janë të kthyer nga ky proces gjyqësor.
Berisha “zbërthen” listën e socialistëve: Grupi Xhafaj është armiqësor, hapur fareKrue i Partisë Demokratike ka vijuar takimet me strukturat e partisë për zgjedhjet e 11 majit.
Këtë pasdite ai u ndal në Tiranë, ku bisedoi me drejtuesit politik dhe kryetarët e degëve ndërsa “zbërtheu” listat e Partisë Socialiste për deputetë.
“Grupi Xhafa është armiqësor, po haptas. Është grupi armiqësor. Sepse këta në këto koncepte ecin. Kjo situatë është kudo, në të gjitha qarqet. Në garë është bota e krimit, ndaj dhe misioni ynë bëhet cdo ditë edhe më i rëndësishëm.”- tha Berisha.
Ai vijoi më tej duke thënë se Erion Veliaj e meritoi burgun, por siopas tij e gjithë kupola socialiste është e përfshirë.
“Ai u arrestua, ishte në gjykim, ky merrej me statuset e tij. Ky i conte Ulusiun, organizonin truk pas truku vetëm e vetëm si ta shpërbenin totalisht në mënyrë që të mos denonconte. Por natyrisht socialistët këto i kanë kuptuar. E kanë kuptuar që këta që ka në Tiranë, i ka armiq. Secili nga ne duhet ta ketë të qartë se fitorja buron nga ndërgjegjësimi i qytetarëve.”- u shpreh Berisha.
Këto janë shenjat më me fat të muajit prill!Muaji prill sjell mundësi të reja dhe energji pozitive për disa shenja të horoskopit, të cilat pritet të kenë një periudhë të mbarë në dashuri, financa dhe karrierë. Sipas astrologëve, tre shenjat që do të përfitojnë më shumë këtë muaj janë:
1. Dashi – Ky muaj është perfekt për Dashin, pasi do të ndjejë një rritje të madhe të energjisë dhe motivimit. Planetët janë në favorin e tij, duke i sjellë fat në karrierë dhe mundësi të reja financiare. Për beqarët, prilli mund të sjellë një njohje të veçantë.
2. Luani – Fati është në anën e Luanit këtë muaj, sidomos në aspektin profesional. Një promovim apo një ofertë e re pune mund të trokasë në derë. Në dashuri, gjërat do të shkojnë më mirë se kurrë, veçanërisht për ata që janë në një marrëdhënie.
3. Peshorja – Prilli i sjell Peshorjes harmoni dhe mundësi të mëdha financiare. Investimet e bëra më parë mund të sjellin fitime, ndërsa në aspektin personal, do të ketë shumë momente të lumtura dhe takime të veçanta.
Nëse je një nga këto shenja, shfrytëzoje maksimalisht këtë muaj plot energji pozitive!