zoom

Day Archive“Shkunden” gjigantët e qiellit! Meri Gjini bën parashikimin e Horoskopit për muajin Prill

Astrologe Meri Gjini ka bërë parashikimin e Horoskopit për muajin prill.

Marsi ka qenë një muaj me ngarkesa të mëdha emocionale. Ishte muaji më i vështirë i 2025 dhe më i vështiri që nga tetori i 2023.

Muaji prill nuk ka ndyrshim nga marsi, deri në datën 7. Jemi me hënën në mbushje dhe emocioni do jetë shumë i mirë. Kemi një hyrje shumë të rëndësishme në Prill. Neptuni te Dashi, deri në Janar 2026.

Ky Neptun si ndikim te individ nuk e prek shumë. Më të privilegjuarit janë Dashi dhe Peshorja.

Do ketë ndikim shumë të fortë në kushtet ekonomike, politike dhe klimatike të vendeve dhe botës.

Dashi
Është një muaj që qëllimi dhe kryefjala është kontrolli i ekonomisë. Ndikimi i Neptunit do të ndihet vetëm te të lindurit në ditën e parë të shenjës. Marsi te Lunaët favorizon ndryshimet, pavarësisht se deri në datën 19 vazhdojnë të kenë vonesa. Periudha më e gëzuar dhe më e shpejtë dhe me ndryshime thelbësore nis me 19 prill. Kujdes me risqet ekonomike në ditët e fundit prill.

Demi
Marsi te Gaforrja, në momentin që kthehet mërkuri dhe venusi në të drejtë, është shumë më favorizues se Marsi te Luanët. Në prill do ndihen mirë me veten dhe më të kthjellët, pavarësisht vështirësive të marsit. Do jeni produktiv dhe me rezultate të mira, por ndjesia e muajit është që bie ritmi i punës. Emocionet dhe familja janë çështjet kryesor të muajit. Mund të dali në mes të muajit tematikë një çështje leku.

Binjakët
Jupiterin e kanë në të drejtë dhe këtë herë jo me ndikime negative. Janë vendosur në të drejtë njëri në datën 8 dhe tjetri në datën 13. Janë në një pozicion jo shumë komod për binjakun në vetvete, por do i zotërojnë mirë. Neptuni te Dashi, të lindurit në ditët e para të shenjës duhet të nisin të mendojnë si do ishte e përditshmja e tyre nëse do kenë ndryshime të mëdha të papritura, në aspektin e punës. Shija e prillit është e mirë për ata që merren me sporte dhe me gazetarinë.

Gaforrja
Më në fund do largohet Marsi nga Gaforrja. Kjo do ndihmojë dhe lehtësoje shumë Gaforren. 13-19 prill do jetë periudha më e rëndësishme për ju. Do vendosin në agjendën e tyre detyrime që mezi i pret. Humori, energjia dhe ritmi do jenë shumë më mirë nga periudha shkurt-mars.

Luani
Marsi te Luanët bën që të veshin atletet dhe të nisin vrapin. Ndryshon ritmi dhe agjenda. Do ndihen ndryshe në raport me të tjerët. Do mund të shijojnë vëmendjen në të gjitha ambjentet. Prilli do jetë i ndarë në 2 pjesë. 8-16 jep shije të mirë për çështje që i keni nga nëntori 2023. Pjesa e dytë do merren intensivisht në karrierë dhe me zhvillime të rëndësishme.

Virgjëresha
Mërkur-Venus te Peshqit përballë tyre. Sqarime, rregullime, korigjime, riorganizime do ndodhin në çdo lloj fushe që bashkëpunojnë dhe veprojnë. Vendosini në agjendë, shfrytëzoni maksimalisht këtë moment për të korigjuar çfarë është e mundur. Marsi te Lunaët shënon mbylljen e disa detyrimeve për të hapur vend për detyrime të tjera.

Peshorja
Marsi te Lunaët ju shkon shumë. Minimalisht e zotëroni mirë dhe impenjimet do i shijoni shumë më tepër. Me çështjet që i përkasin familjes nuk ju gjen shumë komod. Me çështjet që i përkasin profesionit është ajo që ju gëzon shumë dhe e shijoni gjatë gjithë muajit. Agjenda e Peshores shtohet, rregullohet dhe vendoset në qendër të vëmendjes. Mos harroni që me neptunin ballë për ballë, keni kohën dhe momentin tuaj. Kjo vazhdon nga sot deri në 2039. Tregohuni të guximshëm.

Akrepi
Për sa kohë mërkuri dhe venusi janë te peshqit, do kenë një shije më të mirë në ambjentet familjare. Beqarët e akrepave është një muaj që do rezultojë shumë i ngrohte dhe me pasion. Marsi te Luanët do lehtësojë të lindurit në 10 ditëshin e parë dhe të dytë, por do ngatërrojë të lindurit në 10 ditëshin e 3. Këtë muaj do e shijojnë maksimalisht të lindurit në 10 ditëshin e parë dhe të dytë. Pjesa tjetër duhet të presin pak për t’i çuar gjërat ekonomike aty ku duan.

Shigjetari
Më në fund Mërkuri dhe Venusi në të drejtë me Diellin e vet. Kjo dmth që minimalisht dinë çfarë duan dhe çfarë duhet ndryshuar. Ëështë e sigurt që që nga sot ndryshon shija e të përditshmes. Do jetë shumë e këndshme dhe me shumë optimizëm. Do përmirësohet energjia e tyre sa më shumë i afrohemi datës 19. Pas 19 Prillit kthehet në nivelin më të mirë të mundshëm. Marsi te Luanët është një hyrje shumë e favorshme dhe me punë që përshpejtohen.

Bricjapi
Në pjesën e parë mbyllin të gjitha çështjet që i përkasin dimrit. Mund të jetë ndryshim zyre, shtëpie, pune. Çfarë ndryshimesh kanë marrë përsipër nga mesi i vjeshtës vjet do i përshpejtojnë dhe do i realizojnë me sukses. Marsi te Luanët të Bricjapët favorizon ata që janë të qartë me gjërat e tyre. Ka që në mesin e dhjetorit vjet dhe deri tani që duket sikur vrapon dhe nuk njeh formë tjetër të funksionuari. Do të ndryshojë dhe do të lehtësohet agjenda e tyre duke lënë hapsirë edhe për gjëra emocionuese dhe argëtuese.

Ujori
U shkon shumë Marsi ballë për ballë. Ka zhvillime dhe bashkëpunime të reja. Ka habitat të ri profesional. Shija e të resë në punën e tyre do jetë prezent patjetër pas datës 19. Deri në datën 19 duhet të jenë të kujdesshëm nëse kanë detyrime me shtetin, me të tretët, dokumenta zyrtare. Plutoni është aty dhe në lëvizjet e pa menduara do përballen me korigjime që marrin kohë dhe para.

Peshqit
Mërkuri në të drejtë do i lehtësojë minimalisht me një agjendë pa anulime dhe pa vonesa. E dyta do sjelli qartësim në situata të ngarkuara emocionale që mund të kenë patur në familje nga mesi i shkurtit. E treta një bilanc më i qartë dhe më i sigurt në lëvizjet ekonomike. Është muaji i parë që Peshqit do mund të shijojë pranverë në mënyrën si ëndërron në pjesën e parë të muajit. Në pjesën e dytë të prillit do shijoj shumë pranverë në mënyrën si jeton dhe në të përditshmen. Kalimi i Neptunit te Dashi, do duhet të jeni racional.

“Kush është lakuriq?” Big Mama nuk i kursen kritikat për veshjet e fermereve: Ku po shkoni?!

Ka startuar në ekranin e Vizion Plus Ferma VIP2 ndërsa kanë hyrë edhe fermerët e parë.

Mes tyre Inida Gjata, Alba Pollozhani, Ron Zaiti, dhe Big Basta.

Megjithatë, veshja e vajzave ka tërhequr vëmendjen e Big Mamës e cila nuk i ka kyrsyer kritikat për papërshtatshëmrinë e tyre me ambjentin.

“Ku po shkoni moj me atë veshje?”- tha Big Mama

Alba i’u përgjigj me të qeshur: Dua të gjej burrë.

“Kush është lakuriq?”- ia priti Luana Vjollca.

Seriali “Adoleshenca” do të shfaqet në shkolla, falas

Miniseriali i Netflix “Adoleshenca”, i cili ka ndezur debat social në Mbretërinë e Bashkuar dhe në mbarë botën, do të shfaqet falas në shkollat ​​e mesme dhe të mesme në të gjithë vendin.

“Kjo është një iniciativë e rëndësishme për të inkurajuar sa më shumë studentë që të shikojnë serialin,” tha kryeministri britanik Keir Starmer, i cili vetë e ndoqi “Adoleshencën” me fëmijët e tij adoleshentë.

Komploti i miniserialit dramatik flet për një djalë që akuzohet për vrasjen e një shoku të klasës.

Seriali me katër episode trajton ndikimet toksike dhe mizogjene ndaj të cilave të rinjtë ekspozohen në internet. Ndikime si influencuesi i vetë-përshkruar mizogjinist Andrew Tate, dhe se si ata mund të formojnë opinionet e fëmijëve që janë të lidhur vazhdimisht me telefonat e tyre inteligjentë dhe se si përfundimisht ky ndikim mund t’i çojë të miturit në dhunë.

Starmer u takua me krijuesit e serialit sot dhe mbështeti vendimin e Netflix për ta bërë serialin “novator” të disponueshëm për shikim falas në shkollat ​​anembanë vendit.

“Si baba, duke parë këtë shfaqje me djalin dhe vajzën time adoleshente, mund t’ju them se kjo më mërziti mua personalisht ,” tha ai në një deklaratë pas takimit me bashkë-shkrimtarin e “Adoleshencës”, Jack Thorne, organizata bamirëse dhe të rinj në zyrën e tij në Downing Street.

“Siç e shoh nga vetë fëmijët e mi, është jetike që të flasim hapur për ndryshimet në mënyrat e komunikimit, përmbajtjen që shohin dhe eksplorojmë bisedat që kanë me bashkëmoshatarët e tyre”, shtoi kryeministri britanik.

Drama, episodet e së cilës u filmuan në një pamje të vetme dhe të vazhdueshme, bëri histori në televizionin britanik këtë muaj, duke u bërë emisioni i parë i transmetimit që kryeson listat e vlerësimeve.

Gati 6.5 milionë njerëz e ndoqën episodin e parë të serialit dhe 5.9 milionë të dytën në javën 10-16 mars, sipas të dhënave nga agjencia e vlerësimeve televizive Barb.

“S’mjaftuan shpullat, t’i ngjis buzët…”, e reja dhunohet nga pronarja e qendrës estetike

Në redaksinë e emisionit “Stop” është ankuar një 30-vjeçare, e cila thotë se është dhunuar nga Administratorja e “Gania’s Center”, një qendër dobësimi në Tiranë.

Fillimisht denoncuesja bashkë me shoqen e saj, përfituan paketën në ofertë prej 600 mijë lekësh të vjetra.

Kur nisën trajtimet, pronarja e qendrës, Ganimete Kadëna i fliste ashpër. Për shkak të disa pakënaqësive, zonja thotë se kur fillonte seancën e dobësimit, pajisjet nuk viheshin plotësisht në punë e në vend që të bënte 60 minuta trajtim, përfundonte me 30 minuta.

Kjo situatë përfundoi me debat dhe pronarja e qendrës e godet me shpulla.

“Kam ardhur këtu pasi jam dhunuar nga një qendër dobësimi, quhet “Gania’s Center” me administratore Ganimete Kadëna. Kam parë një ofertë aty që ishte për 14 Shkurt, ishte 600 mijë lekë. E fillova me një shoqe, nuk na është treguar asnjë rregull dhe nuk na është pyetur nëse jemi mirë apo jo. I bënte dhe menaxherja atje. Unë isha me shoqen time, po bëja një muhabet, por nuk po bërtisnin, nuk po shqetësoja njeri.

Kjo ngrinte volumin e televizorit në maksimum që ne të mos flisnim. Ne nuk i jemi kthyer, as unë e as shoqja, sepse ishte menaxherja dhe ne nuk donim asnjë lloj konflikti. Kur shoqja ime qeshte ajo na thoshte a ka mundësi të mos qeshni, na qepte gojën. I gjithë problemi tek unë ishte tek pajisjet, nuk viheshin në punë, nuk nxeheshin, nuk e bënim minutazhin për të cilin ne kishim paguar. Kur peshohesha nuk kisha rezultate, në datën 19 Mars kur shkova kisha të njëjtin problem me pajisjet. Unë flas gjithmonë me ato gocat që punojnë gjithmonë aty dhe nuk binin dakord për të ndezur pajisjet e lashë, sepse nuk doja konflikte.

Shkoj tek hidromasazhi, pajisja nuk po nxehej, unë nuk po djersija dhe i them asaj gocës nëse kishte ngritur temperaturën në maksimum, ato më thanë po dhe po qeshnin me njëra-tjetrën. Të nesërmen shkoj, atje ishte edhe menaxherja dhe më thotë a mund të flasim, i them po, dhe më thotë çfarë ka ndodhur dje, kush je ti që të ofendosh. Unë i thashë që nuk i kam ofenduar, ajo më tha ti nuk e di se kush jam, unë të marr e të përplas për muri. Nuk përplasi për muri, por më përplasi surratin. Unë kisha ngrirë, kisha telefonin në një dorë dhe ngriva”, tregon denoncuesja.

Në këto kushte u njoftua policia dhe administratorja Ganimete Kadëna pranoi, që situata kishte degraduar në dhunë fizike.

“Pas kësaj unë marr policinë dhe ajo aty pranon se më ka dhunuar. Tha të kam prekur me dorë sepse ti më ke sharë. Kërkonte më këmbëngulje nga ana ime që unë e kisha sharë, sepse kjo ishte sipas saj arsyeja që kishte kaluar në dhunë fizike. Policia pyeste nëse donin që ta çonin ngjarjen më tej, për të bërë denoncim. Nuk e bëra denoncimin, sepse nuk doja që të fusja në sherr familjen time. Bëra 11 seanca gjithsej, ndërkohë që më kishin ngelur dhe 7 të tjera për celulitin. Duhet të më ktheheshin lekët, por nuk më ktheu lekët”, shtoi më tej denoncuesja.

Gjërat u mbyllën aty dhe denoncuesja kërkoi mbrapsht pjesën e parave për seancat e pashfrytëzuara. Por pasi la një përshtypje negative në faqe, pronarja e qendrës i tha se nuk i kishin mjaftuar shpullat. TvKlan/

Studentja kritikon Inteligjencën Artificiale/ Përgjigja do t’ju habisë

Mirësjellja ndoshta nuk do ta shpëtojë botën, por të paktën mund të shmangë bisedat e pakëndshme me chatbot-ët modernë të inteligjencës artificiale.

Kur mungon respekti, edhe IA-të “rebelohen”, duke qortuar siç duhet përdoruesin.

Nuk është skenari i një filmi fantastiko-shkencor, por një situatë reale që ndodh kur dikush ndërvepron në mënyrë të pasjellshme me algoritmin. Dhe pikërisht kjo i ndodhi një studenteje e cila, siç raporton faqja e specializuar Skuola.net, testoi durimin fillimisht të ChatGPT, chatbot-it më të njohur të OpenAI, dhe më pas të Grok3, inteligjencës artificiale të ofruar nga platforma sociale X.

“Revolta” e chatbot-ëve
Nxënësja – e acaruar për faktin se nuk kishte marrë përgjigjet që priste – filloi të provokonte dy “inteligjencat”, të cilat reaguan në mënyrë të çrregullt, ashtu siç do të bënin dy njerëz gjatë një grindjeje.
Reagimi më i ashpër erdhi nga Grok, i cili e quajti përdoruesen “një njeri të neveritshëm”, duke ndaluar menjëherë së dhëni përgjigjet që ajo kërkonte. Nuk mbeti pas as ChatGPT, i cili, përballë kritikave të vazhdueshme të studentes, refuzoi të bashkëpunonte dhe bëri komente jo shumë të sjellshme.

Çfarë mendojnë IA-të për këtë çështje?

A mund të ndiejnë ndjenja edhe inteligjencat artificiale? Vështirë ta thuash. Ajo që është e sigurt, megjithatë, është se ato duken shumë të ndjeshme ndaj faktorëve si “edukata”. Për këtë arsye, vetë Skuola.net i ka pyetur drejtpërdrejt dy chatbot-ët, duke kërkuar prej tyre një përgjigje mbi mundësinë që një IA të ndalojë së përgjigjuri nëse trajtohet keq.

Përgjigja e ChatGPT ka qenë mjaft e qartë:

“Po, asistentët virtualë janë të dizajnuar për të dhënë përgjigje të dobishme. Nëse një përdorues përdor një gjuhë agresive ose bën pyetje të papërshtatshme, sistemi mund të injorojë kërkesën dhe të mos përgjigjet, të japë një paralajmërim ose një mesazh neutral që sinjalizon sjelljen e pahijshme, duke shmangur ndërveprimet e mëtejshme derisa toni të ndryshojë.”

Ai shtoi gjithashtu se “sjellja mund të ndryshojë disi në varësi të platformës ose shërbimit ku përdoret IA-ja: disa versione mund të jenë më të tolerueshme, ndërsa të tjera më të rrepta.”

Edhe Grok ndoqi të njëjtën linjë:
“Kemi disa kufizime. Nëse dikush na trajton në mënyrë tepër armiqësore ose abuzive, mund të ndalojmë së përgjigjuri plotësisht. Nuk është çështje e ‘ndjenjave të lënduara’, por më shumë e mbajtjes së një dialogu produktiv. Në rastin e studentes, ka mundësi që IA-ja të ketë identifikuar një gjuhë ose një sjellje që ka kaluar një prag të caktuar pranueshmërie, duke çuar në pezullimin e përgjigjeve.”

Një studim e konfirmon këtë fenomen

Përtej këtij episodi të veçantë, një studim akademik i vitit 2024 tregon se respekti dhe mirësjellja në komunikimin me inteligjencën artificiale sjellin përfitime edhe në internet. Studimi thekson se gjuha e përdorur për të formuluar komandat (prompt-et) mund të ndikojë ndjeshëm në rezultatet e marra: statistikisht, një qasje e sjellshme rrit cilësinë e informacionit të dhënë nga makina, ndërsa, në të kundërt, një gjuhë e ashpër shpesh çon në përgjigje më pak të sakta ose të dobishme.

Gjermania merr masat për luftë/ Gjenerali më i lartë i vendit: Jemi të kërcënuar nga Putin

Pushtimi i plotë i Rusisë në Ukrainë ka ndryshuar thellësisht mendimin në Gjermani.

Ushtria gjermane, Bundesëehr, kohët e fundit po nxit për një rritje masive të investimeve pasi Parlamenti votoi për të përjashtuar shpenzimet e mbrojtjes nga rregullat strikte të borxhit.

Gjenerali i lartë i vendit i ka thënë BBC-së se rritja e parave është urgjentisht e nevojshme, sepse ai beson se agresioni rus nuk do të ndalet në Ukrainë.

“Ne jemi të kërcënuar nga Rusia. Jemi të kërcënuar nga Putin. Duhet të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për ta penguar atë”, ka thënë gjenerali Carsten Breuer.

Ai paralajmëroi se NATO-ja duhet të përgatitet për një sulm të mundshëm brenda katër vjetësh.

“Nuk ka të bëjë me sa kohë na duhet, ka të bëjë shumë më shumë me atë se sa kohë na jep Putini për t’u përgatitur. Dhe sa më shpejt të jemi të përgatitur, aq më mirë”, ka thënë gjeneral Breuer.

Për dekada, njerëzit në këtë vend janë rritur me idenë për ta refuzuar fuqinë ushtarake, të vetëdijshëm për rolin e kaluar të Gjermanisë si agresore në Evropë.

“Ne filluam dy luftëra botërore. Edhe pse kanë kaluar 80 vjet nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, ideja që gjermanët duhet të qëndrojnë jashtë konfliktit ende qëndron në ADN-në e shumë njerëzve”, shpjegon Markus Ziener nga Fondi Gjerman Marshall në Berlin.

Kur bëhet fjalë për Rusinë, Gjermania ka pasur një qasje specifike.

Humbja e ushtarëve në kufirin bjellorus/ Reagon Rama: Lajm tragjik

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas gjetjes së katër trupave të ushtarëve amerikanë në kufirin mes Lituanisë dhe Bjellorusisë.

Rama shpreh ngushëllimet për familjet e tyre dhe solidaritetin ndaj Shtëeteve të Bashkuara ndërsa thotë se ngjarja ështtë kujtesë për rrezikun që përballen ushtarakët që shërbejnë.

Postimi i plotë i kryeministrit:
Lajme tragjike nga Lituania. Humbja e ushtarëve amerikanë gjatë stërvitjeve të fundit ushtarake është një kujtesë e dhimbshme e rreziqeve që përballen ata që shërbejnë. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e tyre. Si gjithmonë, Shqipëria qëndron pranë Shteteve të Bashkuara dhe Komandantit të saj të Përgjithshëm

Katër ushtarët amerikanë u shpallën të humbur disa ditë më parë ndërsa lajmin e konfirmoi shefi i NATO-s Mark Rutte.

Brigada e Parë e Blinduar pjesë e të cilëshin dhe ushtarët, ishte një nga njësitë më të hershme të dislokuara në krahun lindor të NATO-s në vazhdën e pushtimit rus të Ukrainës në shkurt 2022.

Njësia u kthye në Evropë në janar për të filluar një rotacion tjetër nëntëmujor.

Njësitë brenda brigadës stërviten në kushte të vështira, shpesh me moçal në Lituani, Poloni dhe pjesë të tjera të vendeve baltike.

Katër ushtarët po udhëtonin me një mjet të blinduar rikuperues M88A2 kur u zhdukën rreth orës 19:00 sipas kohës lokale të së martës, sipas raporteve të mediave lituaneze.

Lajm “bombë” nga Spanja/ Zhegrova në listën e transferimeve të Barcelonës

Katalanasja SPORT ka raportuar ditën e sotme një lajm vërtet të bujshëm ku thuhet Edon Zhegrova është në listën e transferimeve që Barcelona synon të sigurojë gjatë merkatos së ardhshme verore.

Sipas SPORT, cilësitë teknike të Zhegrovës dhe aftësia e tij për të luajtur si në krahun e majtë ashtu dhe në të djathtë, e bëjnë atë një profil shumë tërheqës për drejtuesit e Barcelonës.

Kontrata e Zhegrovës me Lille skadon në verën e vitit 2026, por lojtari dhe agjenti i tij kanë njoftuar klubin rancez se duan të largohen që në fund të këtij sezoni. Lille është e gatshme të lëjojë largimin e Zhegrovës, për të mos e humbur atë si lojtar i lirë një vit më vonë. Edhe pse ende nuk flitet për shifra zyrtare, Lille pret të përfitojë 30-35 milionë euro nga shitja e yllit të Kosovës.

Përveç Zhegrovës, Barcelona është e interesuar edhe për dy lojtarët e tjerë të Lille, portierin Lucas Chevalier dhe sulmuesin kanadez Jonathan David. Për Zhegrovën, ka një interes të madh edhe nga Napoli, klubi Italian e sheh shqiptarin si zëvendësuesin e mundshëm të Kvaratskhelia-s.

E konfirmon Luana Vjollca/ Ja kush është kryeplaku i Ferma VIP2

Albano Bogdo do të jetë kryeplaku i Ferma Vip2.

Lajmin e konfirmoi moderatorja Luana Vjollca, pak orë përpara nisjes së spektaklit.

Zoom.al kishte raportuar më herët emrin e Bogdos së bashku me emrat e opinionistëve dhe listën e personazheve që do të marrin pjesë.

Opinionistët do të jenë Kastro Zizo dhe Inida Gjata e njohur ndryshe si Zhaku.

Në fermën ku të gjithë do të duhet të jetojnë larg luksit dhe kushteve moderne, personazhet do të jenë këta: Gani Germia
, Silvana Bushati
, Andrea i TikTok-ut, Anduel Kovaçi
, Alba Pollozhani
, Albi Lushi, Big Basta
, Big Mama
, Ester Alushi
, Elinara Shenaj
, Erand Sojli
, Lim Hoti
, Frederik Ndoci
, Keisi Meshau.

Mbetet për t’u parë se si do të përshtaten VIP-at me jetën në fermë dhe cilat do të jenë konfliktet, miqësitë apo surprizat që do të sjellë ky edicion.

Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Burri i ngul thikën bashkëshortes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Sarandës, ku një burrë ka plagosur me thikë bashkëshorten.

Gruaja e identifikuar si Mairanda Budini, është goditur me thikë në bark nga bashkëshorti i saj, dhe është transportuar me urgjencë në spital ku po merr ndihmë mjekësore.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen 4 të qytetit.

Ndërkohë autori i ngjarjes është larguar dhe po kërkohet nga policia.