zoom

Day ArchiveNjë tjetër tërmet i fuqishëm trondit botën/ Ja ku ishte epiqendra

Ndërsa Mianmari dhe Tajlanda janë ende duke gërrmuar rrënojat e tërmetit shkatërrues që shkaktoi mbi 1700 viktima, bota ka marrë njl tjetër goditje.

Ishulli Tonga në Paqësor është goditur sot nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.1 ballë.

Tërmeti u regjistrua mesditën e së dielës së 30 marsit.

Sipas të dhënave fillestare nga Instituti Amerikan, tërmeti me magnitudë 7.1 Rihter kishte një thellësi fokale prej 10 kilometrash.

Qendra e Paralajmërimit të Tsunamit të Paqësorit lëshoi një paralajmërim duke thënë se mund të ketë valë të rrezikshme në brigjet brenda 300 kilometrave (185 milje) nga epiqendra.

“Përfundova në spital në gjendje të fikti 4 herë”/ Gazetarja helmohet nga filetot me salmonelë

Gazetarja Arestina Skënderi ka rrëfyer si përfundoi për ditë me radhë në spital nga salmonela e pulave që qarkulluan në Shqipëri pavarësisht se ishin evidentuar me bakterin e rrezikshëm.

Skënderi shkruan se kishte pësuar gjendje të fikti më shumë se 4 herë dhe se i duhej të merte trajtim mjekësor.

“Para 1 muaj, pasi konsumova ushqim në një restorant që në përmbajtje kishte fileto pule, përfundova në gjendje të fikti prej me shumë se 4 herësh. Në analiza rezultoi se isha prekur nga një virus i “familjes së salmonelës”. U desh të shtrohesha në spital me ditë që të stabilizohesha… Qartazi në Shqipëri, AKU-ja është institucioni më i papërgjegjshëm që ka ky vend. Prej vitesh dëgjoj që në tregjet tona vijojnë të qarkullojnë ushqime që jashtë janë të ndaluara apo kanë përmbajtje që dëmtojnë rëndë shëndetin dhe askund nuk merr masa të repta për të parandaluar situata të rënda.
Ajo që më shqetëson më shumë në këtë çështje është se tek çerdhet apo shkollat që shkojnë fëmijët konsumohet fileto e pulës. Kush na siguron ne që fëmijët tanë nuk kanë konsumuar nga ky produkt me salmonelë? Kush na siguron që ky produkt nuk është shpërndarë më parë në treg?? AKU, je institucioni që duhet të shkrihesh për paaftësinë që tregon prej vitesh”, shkruan Skënderi.

Këto shenja të horoskopit nuk falin gabimet lehtë

Sipas disa astrologësh, disa shenja të horoskopit kanë një natyrë të fortë, duke e bërë që gabimet të mos falen lehtë. Kjo karakteristikë sjell sfida të veçanta në marrëdhënie, pasi keqkuptimet dhe pretendimet për padrejtësi mund të qëndrojnë për një kohë të gjatë.

Akrepi
Njerëzit me shenjën e Akrepit njihet për emocionet e tyre të thella dhe për kujtesën e fortë. Nëse ndihen lënduar, ata shpesh mbajnë mend gabimet, duke e bërë procesin e faljes një sfidë të madhe.

Luani
Luani, i njohur për krenarinë dhe vetëvlerësimin e tij të lartë, i percepton gabimet si sulme ndaj dinjitetit personal. Kështu, ata kanë tendencë të mbrojnë me fortësi imazhin e tyre, duke e bërë faljen diçka e vështirë.

Ekspertët sugjerojnë që, për të menaxhuar më mirë marrëdhëniet me këto shenja, është e rëndësishme të zhvillohen dialogje të hapura dhe të krijohen mekanizma për rikonstruktimin e besimit. Falja, megjithëse e rëndësishme për paqen emocionale, mbetet një sfidë për ata që nuk harrojnë gabimet lehtë, duke sjellë një dinamikë komplekse në marrëdhënie.

“Bashkëjetesa ndërfetare, pasuri që duhet ruajtur”/ Kryepeshkopi Joan vizitë në selinë e Komunitetit Mysliman në Tiranë

Kryepeshkopi Joan Pelushi ka uruar besimtarët myslimanë të Shqipërisë me rastin e Fitër Bajramit

Ai vizitoi sot selinë e Komunitetit Mysliman në Tiranë, me rastin e Fitër Bajramit, ku u mirëprit nga Kryetari i këtij komuniteti, Bujar Spahiu.

Ndër të tjera, gjatë vizitës së tij, Kryepeshkopi Joan theksoi rëndësinë e bashkëjetesës ndërfetare në vendin tonë, si një nga pasuritë më të mëdha që kemi, shembullin e të cilës mund ta përçojmë edhe jashtë kufijve tanë.

“Si çdo pasuri, duhet të kujdesemi për të siç janë kujdesur paraardhësit tanë, drejtuesit e mëparshëm të komuniteteve fetare. Kështu kemi edhe ne përgjegjësi që t’ia trashëgojmë atë brezave që do të vijnë. Për këtë nuk mjafton vetëm puna e klerikëve të secilit komunitet, por të gjithë duhet të japin kontributin e tyre”, shtoi ai.

Gjatë vizitës së Kryepiskopit, i pranishëm ishte edhe Mons. Arjan Dodaj, kreu i Arqidioqezës së Tiranës dhe Durrësit të Komunitetit Katolik. Takimi u zhvillua në klimë mjaft miqësore.

Trump ndryshon tonet me Putin: Më ka mërzitur. Do t’i vendos tarifa shtesë

Presidenti amerikan Donald Trump ka ndryshuar tonet me preisdentin rus Vladimir Putin për herë të parë që nga rikthimi i tij në shtëpinë e bardhë.

Trump ka thënë se është shumë i mërzitur dhe inatosur me Putin pasi ky i fundit, ka vënë në pikëpyetje udhëheqjen e Ukrainës.

Në një intervistë, kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se thrirrja e Putin për qeveri të re në Kiev do të vononte negociatat dhe marrëveshjen e paqes.

Më tej, Trump kërcënoi me tarifa shtesë ndaj naftës ruse nëse nuk do të ketë një marrëveshje amrëpushimi pas ngociatave të nisura, për faj të Rusisë.

“Sanksionet do të ishin që nëse blini naftë nga Rusia, nuk mund të bëni biznes në Shtetet e Bashkuara. Do të ketë një tarifë 25- deri në 50% për naftën” tha Trump.

Putin kishte kërkuar pak kohë më parë një qeveri të re në Ukrainë të mbikqyrur nga OKB, pasi sic tha, qeveria aktuale me në krye presidentin Volodymir Zelenskyn nuk janë të besueshme.

Ndërsa komentet e Trump vijnë pas disa muajsh kritikash se administrata po pajtohet me agresionin rus në Ukrainë për të ndalur luftën trevjeçare.

Skandali me filetot me salmonelë/ Ministrja e Bujqësisë: Kemi bërë detyrën, mos e politizoni

Ministrja e Bujqësisë, Anila Denoaj është pyetur lidhur me skandali ushqimor ku një sasi e madhe mishi pule rezultoi e kontaminuar me salmonelë.

Denaj ka thënë se AKU, e cila është në varësi të ministrisë që ajo drejton, ka kryer punën e saj dhe rezlizuar kontrollet e nevojshme duke hequr të gjithë përgjegjësinë nga vetja.

Ajo ka kërkuar gjithashtu mospolitizimin e ngjarjes pavarësisht se mishi i kontaminuar u hodh në treg dhe u konsumua nga qytetarët.

“Lajmi është bërë publik, janë konfirmuar përgjigjet e analizave dhe i gjithë zinxhiri i kontrollit, për të cilin AKU ka denoncuar ata që kanë shkelur protokollet. Çështja i takon insitucioneve si krimi ekonomik, policia që duhet të japin gjykimin përkatës. Nuk bëhet politikë me ushqimin, është shumë e rëndësishme që të verifikohen prononcimet në media nga institucionet shtetërore. Jo vetëm që kemi reaguar, por gjithashtu i kemi çuar çështjet përpara institucioneve. Por, politikë me ushqimin nuk bëhet, institucionet janë aty për të garantuar zbatimin e protokolleve, të cilat janë të shkruara dhe të zbatuara nga ne. Jam gjithmonë në shërbim të sqarimit, por vetëm për publikun.” – deklaroi Denaj.

Për rastin në fjalë është shpallur në kërkim pronari i komanisë “diMal”, Mondi Goxha, teksa janë vënë nën hetim dhe tre inspektorë të AKU-së.

Plagosi me thikë të moshuarin/ Klodian Allajbeu “dorëheq” administratorin në arrati, Asllan Fetiu

Me një proces gjyqësor mbi supe për pastrim parash në Kosovë, si edhe me dyshime publike për përfshirje në koncesionet problematike të Shëndetësisë në Shqipëri, biznesmeni Klodjan Allajbeu duket se nuk është ndjerë aspak komod kur bashkëpunëtori i tij i ngushtë, Asllan Fetiu, njëkohësisht administrator i rrjetit të dyqaneve “Anamark”, plagosi një 85-vjeçar, pak ditë më parë në Berat.

Një ditë pasi Fetiu kreu aktin e rëndë kriminal, shefi i tij, Allajbeu, ka pranuar “dorëheqjen e administratorit”, një lëvizje që duket se ka pasur qëllim që të mbrojë sa më shumë biznesmenin e rëndësishëm në fushën spitalore.

“Dorëheqja” rezulton se është dorëzuar në kompani nga arratia, pasi Asllan Fetiu nuk u arrit të arrestohej nga Policia pas krimit, duke u larguar “në drejtim të paditur”

Sipas kronikës policore, pasditen e 24 Marsit, 37-vjeçari Asllan Fetiu, hyri në një lokal në lagjen Çelepias të Berat, ku kërkonte një person, me të cilin dyshohet se kishte pasur konflikt më herët.

Ai nuk e gjeti “objektivin”, por kishte nisur të ofendonte klientët e tjerë që gjendeshin në lokal. Për arsye, ende të pasqaruara plotësisht nga Policia, Asllan Fetiu konfliktohet me të moshuarin Todi Biçaku, duke e plagosur me thikë në bark.

Një ditë më pas, e konkretisht në 25 Mars 2025, pronari i rrjeteve të dyqaneve “Anamark”, Klodjan Allajbeu, miraton vendimin, në bazë të të cilit pranon dorëheqjen e Asllan Fetiut nga pozicioni i administratorit të kompanisë, sipas një dokumenti të siguruar nga “Boldnews.al”.

Është e paqartë se si Asllan Fetiu ka dorëzuar tekstin e dorëheqjes, pasi ai ishte në kërkim nga Policia dhe, si rregull, duhet t’i ketë pasur lëvizjet dhe veprimet shumë të kufizuara.

Fetiu, njeriu “kyç” i Allajbeut

Asllan Fetiu rezulton si administrator i disa prej bizneseve me pronar Klodian Allajbeun. 37-vjeçari Fetiu është administrator në kompanitë “Anamark”, “EKMA ose Tregu Agro-Ushqimor në Tiranë. Ndërkohë, “Anamark”, zotëron 85% të kapitalit tek një tjetër biznes i Allajbeut, “Equos Resort” në Mullet.

Po ashtu, Asllan Fetiu rezulton si administrator edhe tek kompania “Medical Recycling”, me pronar 100 % Klodian Allajbeun. Kjo kompani ka si veprimtari “në fushën e trajtimit, riciklimit dhe përpunimit të mbetjeve spitalore, hapja dhe menaxhimi i qëndrave të përpunimit të mbetjeve spitalore. Import-Export, tregti me shumicë dhe pakice i makinerive për trajtimin e mbetjeve.”

Asllan Fetiu ka qenë dhe pronar i kompanisë “Forever Construction”. Kjo kompani ka si veprimtari “Investime në fushën e ndërtimit, ndërtime të objekteve qytetare, industriale dhe qëndra multifunksionale, punime dheu, sistemime, ndërtime pallatesh civile, ekonomike, tregtare, kulturore, sportive, të objekteve sociale, hoteleve, fshatrave turistike, etj.”.

Ndërkohë, në Prill të vitit 2020, këtë kompani Asllan Fetiu e ka shitur tek Kloldian Allajbeu, i cili më vonë sërish e ka shitur tek persona të tjerë, por kalimi nga Fetiu tek Allajbeu, nisur nga faktet e mësipërme, duket se kemi të bëjmë me një shitje fiktive.

Ndërkohë, pavarësisht se rezulton si administrator i bizneseve të Klodian Allajbet, mediat raportojnë se 37-vjeçari punonte si shofer i biznesmenit.

Kujtojmë se Klodian Allajbeu është një prej biznesmenëve më të akuzuar në Shqipëri, teksa pak kohë më parë u paraqit për t’u marrë në pyetje edhe në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), ku ka dëshmuar për rreth dy orë.

Allajbeu është përfolur si i përfshirë në dy nga dosjet e nxehta të shëndetësisë: atë të koncesionit të laboratorëve dhe dializës. Emri i tij u shfaq edhe në dosjen e Erion Veliajt, ku kanë udhëtuar së bashku në drejtim të Kinës, ku prokurorët nuk kanë marrë edhe përgjigje se kush i ka mbuluar shpenzimet për këtë udhëtim. BoldNews/

Detaje nga hetimi i motrave Nikolli, zbulohet çfarë sekuestroi SPAK

Detaje të reja kanë dalë nga kontrolli që u zhvillua në 28 Mars në banesën e motrave Xhovana dhe Alda Nikolli.

Në vendimin e gjykatës ishte specifikuar që të kontrollohet banesa ku jetojnë dy motrat dhe e prindërve të tyre, po ashtu të sekuestrohen edhe aparatet celularë.

Operacioni i strukturave të policisë ka nisur që në orët e para të mëngjesit me vëzhgimin e dy motrave dhe të babait të tyre. Në momentin, që ata u ngjitën në një automjet BMV X1 që drejtohej nga babai i tyre, mësohet se forcat e policisë i prenë rrugën dhe informuan se ndaj tyre kishte një urdhër gjykate për kontrollin e banesave.

Prokuroria e Posaçme ka dyshime se Xhovana Nikolli e fejuara e të penduarit të drejtësisë, Amarildo Nikolli dhe motra e saj Alda që ishte në një lidhje me Nuredin Dumani kanë dijeni se kush është personi që ka vendosur tritolin në derën e apartamentit të tyre, e po ashtu edhe për emrin e urdhëruesit.

Shpërthimi ndodhi në katin e 4 të pallatit në Lagjen Haxhias të Elbasanit ku banonin motrat Nikolli ndodhi më 14 korrik 2024. Banesa e dy motrave pati vetëm dëme materiale ndërsa komshiu përballë humbi jetën disa muaj më vonë për shkak të plagëve të marra.

Ndikimi i ndryshimit të orës dhe këshilla për t’u përshtatur

Sot shënohet e diela e fundit e muajit mars, që do të thotë se ora është shtyrë një orë përpara, duke kaluar nga ora 02:00 në 03:00 të mëngjesit.

Ky ndryshim i orës, i cili ndodh çdo vit, sjell disa pasojat për shëndetin tonë dhe mund të shkaktojë vështirësi në përshtatjen me ritmin e ri të jetës.

Ekspertët theksojnë se edhe ky ndryshim i vogël mund të ndikojë në mirëqenien tonë, duke shkaktuar lodhje fizike dhe një ndjenjë të përgjithshme të shqetësimit.

Ky proces i ngjan përjetimit të lodhjes fizike që mund të kemi pas një udhëtimi të gjatë ajror, ku trupi duhet të përshtatet me një zonë orare të re.

Sipas psikiatrit John Sharp, eksperti i Universitetit të Harvardit, mund të ndodhin probleme si oreksi i shtuar, vështirësi për të fjetur ose përgjumje e tepruar.

Ky ndryshim gjithashtu ndikon në kapacitetin tonë për t’u përqendruar dhe rrit stresin, gjë që mund të çojë në një rritje të numrit të aksidenteve rrugore, veçanërisht në ditët pas ndryshimit të orës.

Këshilla për të fjetur mirë pas ndryshimit të orës:
– Ajri i pastër: Mundohuni të qëndroni në ajër të pastër çdo ditë për të paktën 30 minuta, pasi kjo ndihmon organizmin të përshtatet me ritmet natyrore të ditës dhe natës.

– Dieta e shëndetshme: Ushqimi luan një rol të rëndësishëm. Konsumoni ushqime të pasura me sheqerna të lehta dhe produkte që nxisin gjumin, si bananet, fiqtë dhe ushqimet e pasura me kalcium.

– Përgatitja për gjumë: Filloni përgatitjet për gjumë rreth orës 10 të mbrëmjes. Fikni dritat, eliminojeni zhurmën dhe përpiquni të shmangni aktivitetet e ngarkuara.

– Ambient i qetë për gjumë: Sigurohuni që dhoma e gjumit të jetë e pastër dhe pa rrëmujë. Dysheku nuk duhet të jetë shumë i fortë ose shumë i butë për të mbështetur shpinën tuaj.

Nëse keni vështirësi për të fjetur:
– Lëvizni nga krevati: Nëse jeni zgjuar për më shumë se 20 minuta, ngrini dhe kaloni në një ambient tjetër, duke bërë diçka që ju qetëson, si leximi ose shkruajtja.

– Bëni joga: Ushtrimet e thjeshta si joga ndihmojnë në relaksim. Shtrihuni me shpinë dhe përpiquni të qetësoni trupin dhe mendjen.

– Ushtrime gjatë ditës: Ushtrimet e moderuara, si ecja, ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë së gjumit, ndaj sigurohuni që të ecni rreth 30 minuta disa herë gjatë javës.

Pas disa ditësh të përshtatjes, trupi do të kthehet në normalitet, por për këtë periudhë është e rëndësishme të kujdeseni për shëndetin tuaj dhe të mbani ritmin e zakonshëm të aktiviteteve.

Dëshironi 10 vite jetë më shumë?/ Ja çfarë diete duhet të ndiqni

David Sinclair, një shkencëtar dhe profesor në Universitetin e Harvardit, ka studiuar shumë për mënyrat se si mund të jetoni më gjatë dhe të ngadalësoni plakjen. Ai thotë se disa ndryshime të thjeshta në mënyrën se si hani dhe jetoni mund t’ju shtojnë deri në 10 vjet jetë.

Për Sinclair, nuk ka rëndësi vetëm çfarë hani, por edhe si e hani atë. Ai beson se është më e rëndësishme të hani ushqime të shëndetshme dhe të freskëta, sesa të hani shumë, madje dhe ushqime të shpejta.

Një nga këshillat e tij është të hani më pak, por ushqime të pasura me vitamina dhe minerale, si perime dhe fruta. Ai gjithashtu sugjeron të mos hani karbohidrate në mëngjes, pasi këto ushqime i japin trupit një ndjenjë bollëku, që e pengon trupin të përdorë energjinë dhe të aktivizojë proceset që ju ndihmojnë të jetoni më gjatë.

Për të nisur ditën, ai rekomandon ushqime si kosi, arrat dhe disa suplemente që ndihmojnë trupin të djegë yndyrën dhe të rigjenerohet. Kjo mund të ndihmojë në mbajtjen e trupit të shëndetshëm dhe në parandalimin e plakjes.

Sinclair gjithashtu është një mbështetës i dietës mesdhetare, e cila përfshin ushqime të shëndetshme si vaji i ullirit, drithërat dhe perimet. Kjo dietë ndihmon zemrën dhe parandalon sëmundjet që lidhen me plakjen.

Megjithatë, për Sinclair, është e rëndësishme jo vetëm të hani mirë, por edhe të bëni ushtrime dhe të siguroheni që të flini mirë. Ai sugjeron të përdorni shtretër që rregullojnë temperaturën për të fjetur më mirë.