zoom

Day ArchiveIsh-banori i BBV nxjerr zbuluar Eglin: Është e lidhur jashtë me një instruktor palestre

Ish-banori i BBV, Gert Ferra ka nxjerrë zbuluar Egli Takon duke treguar se ajo është e lidhur jashtë shtëpisë.

Aktori ka deklaruar se Egli është në një romancë me një instruktor palestre të quajtur Mario.

“Po të hapësh kamerat e TCH-it e shikon me vëmendje kush e ka sjellë ditën e parë fare kur ka ardhur aty”, tha ai.

Aktori shtoi se i  vjen keq sepse Egli po e masakron Gjestin.

Gerti: Nuk besoj se Egli është kaq puritane sa kur doli tashmë na ka krijuar një lloj mendimi ndryshe për njeriun që do, që donte dhe që sakrifikoi gjithçka. Ka bërë atë kthesën e madhe që ‘Unë nuk e bëj më për ty sepse kështu e do ti’. Egli ka gjërat e saj për të na thënë, pasi ka dalë jashtë ka kuptuar që Gjesti mund të ketë diçka të vetën.

Kjo Egli a ka ndonjë gjë për të na thënë neve në fund të fundit apo do të vazhdojë të na tregojë që unë hyra në shtëpi për të pastuar imazhin dhe jam ajo goca.

Çfarë është kjo?! Po shikojmë çudira, kam për të thënë që kjo Egli ka pasur ndonjë lidhje para se të hyte në shtëpi? A ka lënë ndonjë gjë hapur?

Po të hapësh kamerat e Top Channel-it e shikon me vëmendje kush e ka sjellë ditën e parë fare kur ka ardhur në Top Channel.

Mario quhet. Instruktor palestre, njohur të dy në palestër. Mua më vjen keq sepse po e masakron Gjestin e shkretë, nëse nuk do të kishte qenë ai nuk do dilte ai Xumi në radhë të parë kur nominoi veten dhe Xumin, nuk do ta nominonte kurrë ajo një si Xumi dhe ta nxirrte jashtë vetëm. E kam parë që më ka bërë copë mua dhe çdo banor të shtëpisë dhe nga krahu tjetër arritëm tek pika që thonim: “Do t’i flasësh Gjestit” dhe unë kam arritur deri te pika që kam dëgjuar “Mirë ua bën”.

Arbana Osmani rikthehet në ekran? Detaji që ngriti dyshimet

Arbana Osmani prej gati 2 vitesh ndodhet larg ekranit ku pas moderimit të BBV 2 u zëvendësua nga Ledion Liço.

Ajo hapi një podkast “Mirëmbrëma yje” me të ftuar VIP, por duket se tashmë është gati për një rikthim në televizion.

Ka qenë një postim i moderatores që nxiti dyshimet, megjithatë ende nuk dihen detaje rreth projektit.

“Të rikthehesh në televizion do të thotë t’u rikthehesh fustanëve të lezetshëm,” shkroi ajo në story-n e postuar në Instagramin e saj.

“Abuzimin me pushtetin e tregon përmes arrogancës”- Bardhi akuza numrit 2 të qeverisë: Belinda Balluku, simboli i korrupsionit në Shqipëri

Kreu i Grupit të PD, Gazment Bardhi ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe numrit 2 të qeverisë, Belinda Balluku se janë kthyer në simbol të korrupionit.

Bardhi tha se Balluku abuzimin me pushtetin e tregon përmes arrogancës.

Ai shtoi se drejtuesja politike e PS për qarkun Fier përfaqëson një sistem të ngritur vetëm për pasurimin personal.

Postimi i plotë:

Mjaft Korrupsionit!

Bashkë me Edi Ramën, Belinda Balluku është kthyer në simbolin e korrupsionit në Shqipëri! Drejtuesja politike e PS për qarkun Fier përfaqëson një sistem të ngritur vetëm për pasurimin personal.

Abuzimin me pushtetin e tregon çdo ditë në fushatë përmes arrogancës dhe mentalitetit dhunues të njerëzve në nevojë.

Partia Demokratike ka vendosmërinë për ta luftuar korrupsionin, për të mbrojtur qytetarët nga padrejtësitë, për të rritur pagat, pensionet për të shpëtuar vendin nga varfëria, ku e ka zhytur qeveria e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut. Koha për të vepruar është tani! Voto nr. për të bërë ndryshimin! Shpëto veten dhe Shqipërinë nga korrupsioni!

Gjykata spanjolle anulon dënimin për p*rdhunim të ish-yllit të Barcelonës, Dani Alves

Dhoma e Apelit e Gjykatës së Lartë të Katalonjës ka shpallur të pafajshëm për perdhunim, ish-lojtarin brazilian, i cili u dënua me katër vjet e gjysmë burg nga Audiencia de Barcelona.

Apeli konkludoi se dëshmia e të resë që akuzoi ish-futbollistin e Barcelonës në dhjetor 2022 nuk mjafton për të mbështetur dënimin e të akuzuarit dhe se në këtë rast mbizotëron e drejta e prezumimit të pafajësisë.

Gjyqtarët theksojnë se fakti që hipoteza e prokurorisë nuk pranohet si e provuar nuk do të thotë se “hipoteza e vërtetë është ajo që mban mbrojtja e të akuzuarit”.

Gjykata e Barcelonës e konsideroi të provuar, bazuar në deklaratën e viktimës, se ish-mbrojtësi kishte marrëdhënie seksuale të plota dhe jo konsensuale me një të re në një banjë të një klubi nate, por tregoi se kishte një “mospërputhje” me deklaratat e akuzuesws dhe pamjet e kapura nga kamerat. Pavarësisht kësaj, organi konsideroi se kjo mungesë konsistence nuk ndikoi apo zhvlerësonte sjelljen e Alves dhe as nuk e vuri në dyshim besueshmërinë e gruas.

Por tani, Gjykata e Lartë Katalanase arrin në përfundimin se dëshmia e viktimës nuk mjafton për të kundërshtuar prezumimin e pafajësisë së ish-futbollistit brazilian. Trupi gjykues, i përbërë nga gjyqtarët Maria Àngels Vivas, Roser Bach dhe Maria Jesus Manzano dhe gjyqtari Manuel Alvarez, nuk ndan “bindjen e gjykatës së shkallës së parë të shprehur në rezolutën e saj, ekspozimi i së cilës përmban në të gjithë arsyetimin një sërë boshllëqesh, pasaktësish, mospërputhjesh dhe kontradiktash për vlerësimin ligjor dhe faktet e tij”.

Legjenda e futbollit, Diego Maradona vdiq pas një agonie të gjatë prej 12 orësh

Eksperti i autopsisë së Maradonës thotë se legjenda e futbollit vdiq pas një agonie të gjatë

“Ai mund të kishte pasur një agoni deri në dymbëdhjetë orë”, deklaroi eksperti Mauricio Cassinelli.

Ai dëshmoi para gjykatës se, në kohën e vdekjes së tij, idhulli i futbollit kishte “një zemër që peshonte më shumë se dyfishi i madhësisë normale”, kishte “edemë të përgjithësuar, nga koka te këmbët” dhe shenja të një agonie të gjatë, e cila mund të kishte zgjatur deri në dymbëdhjetë orë.

Cassinelli, i cili në atë kohë ishte drejtor i Mjekësisë Ligjore të Policisë Shkencore, tha se Maradona kishte një akumulim prej “katër litra e gjysmë ujë në trup”, tre prej të cilave ishin në bark.

kësaj, ai tha se “uji që ka gjetur në trup ‘nuk formohet në një ditë, në dy apo në katër’, por ‘është diçka që po përparon’”. Ndonëse ka sqaruar se nuk ka mundur të saktësojë kohën e saktë, ka folur për “minimum dhjetë ditë”.

 

Braktisi politikën për aktrimin pas divorcit me Ilir Metën, zbulohet roli i Monika Kryemadhit! Deputetja krah emrave të njohur, detaje nga filmi

Ashtu edhe si kishte paralajmëruar, Monika Kryemadhi konfirmoi se do të hiqte dorë nga politika. Por kur asnjë s’e priste, deputetja u shpreh se ishte duke realizuar një film, si aktore. Një lajm ky që habiti jo pak publikun. Teksa ishte e ftuar në intervistë, politikania iu rikthye edhe njëherë divorcit me Ilir Metën.

“E vetmja gjë që na ka mbetur janë kujtimet”, tha Monika Kryemadhi për raportin me Ilir Metën, gjatë një interviste të parë publike pas divorcit.

Në fakt, ajo po vazhdon të lobojë për një votë për Ilir Metën në zgjedhjet e 11 majit, por kjo për t’u treguar të gjithëve se ish-bashkëshorti i saj dhe bashkëpunëtori më i gjatë politik duhet të jetë akoma në strukturat politike të vendit.

Pyetjes se çfarë i ka mbetur nga Ilir Meta, Monika iu përgjigj: “Nuk ka asgjë për të ndarë mes nesh. E vetmja gjë që mund të ndajmë mes nesh janë kujtimet” dhe më tej shton: “Asgjë materiale. Pavarësisht gjuhës së urrejtjes që është përdorur ndaj Ilir Metës dhe familjes së tij, sigurisht në rrjete sociale në mënyrë sistematike, qoftë nga Partia Socialiste apo qoftë Partia Demokratike njëherë e një kohë, sigurisht që ka krijuar mentalitete të ndryshme rreth Ilir Metës. Di të them që pasurinë më të madhe që Ilir Meta ka pasur dhe ka, ka qenë emri i tij dhe familja e tij”.

monika kryemadhi

Tani Monika ka plane krejt të tjera. Ajo tha se nuk do të jetë më në politikën aktive, madje tani po provon një fushë krejtësisht tjetër – shesh xhirimin. Aktualisht, Kryemadhi tha se po merr pjesë në xhirimet e një filmi që pritet ta ketë premierën gjatë muajve të verës.

“Unë kam disa projekte në dorë. Jam në realizimin e një filmi artistik, me një grup të rinjsh, kam një rol të rëndësishëm, i cili quhet “Me Fat”. Është një film shumë interesant që ka në thelb familjen, ëndrrat e të rinjve për t’i realizuar dhe se si sfidat me të cilat ata përballen dhe përplasen, shoqëria në të cilën ne jetojmë e cila vjen në mënyra nga më të ndryshmet. Shpresojmë që ta nxjerrim në verë, shumë shpejt, jemi duke xhiruar, janë xhiruar një pjesë e skenave dhe jemi duke xhiruar. Jam e bindur që do t’ju pëlqejë, sepse është shumë interesante. Mendoj që do të jetë diçka ndryshe që ka një lloj ndikimi sadopak edhe në jetën time politike dhe aktive”.

Por çfarë është ky film që ka sjellë në skenë edhe Kryemadhin. Bëhet me dije se filmi është i zhanrit dramë dhe deputetja do të jetë në rolin e protagonistes. Nga aq sa mundëm të mësonim, xhirimet sapo kanë nisur dhe bashkë me deputeten në sheshxhirim janë edhe disa aktorë të njohur të kinematografisë. Monika i ka thënë po ftesës së producentëve, për të provuar veten kështu përpara kamerave edhe në aktrim. Në rolin e kryefamiljares, ku përballet me sfidat e fëmijëve dhe të familjes, ajo do të vijë krejt ndryshe nga sa jemi mësuar ta shikojmë deri më sot.

Nuk e dimë nëse aktrimi është vetëm një hobi për të, apo realisht, Kryemadhi është duke menduar që të vijojë me botën e re të aktrimit, duke lënë pas kështu gati 30 vite angazhim në politikë. E për të parë sesa është përshtatur në lëkurën e aktores, do të na duhet të presim verën, për të qenë spektatorë të debutimit të saj në botën e kinematografisë./ Panoramaplus

Shpërthim me lëndë plasëse pranë një lokali në Lagunën e Patokut

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur pranë një lokali në Lagunën e Patokut.

Ngjarja, e cila ka ndodhur mëngjesin e 27 marsit, është raportuar nga shtetasi me iniciale Z.T., i cili ka njoftuar Policinë për incidentin.

Lënda plasëse mësohet se është vendosur tek disa banjo të jashtme, rreth 50 m larg lokalit.

Nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për tritol apo ndonjë tjetër lëndë shpërthyese, por mostra nga vendngjarja janë dërguar për ekzaminim në laboratorët e specializuar në Tiranë.

Ndërkohë, autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e këtij shpërthimi, ndërsa policia ka rritur praninë në zonë për të siguruar perimetrin e ngjarjes.

Pikë kthese? Analiza e REL: Pse njohja e Kosovës nga Kenia ka rëndësi

Qysh në takimin e parë të mbajtur nga Unioni Afrikan (UA) këtë muaj, Maroku – që udhëheq presidencën e këtij institucioni për muajin mars – bëri thirrje për mbrojtjen e “integritetit territorial”, si mënyrë për të ruajtur stabilitetin në kontinent.

Njohja nga Kenia mund të sjellë një ndryshim të kësaj politike, duke nxitur që edhe shtete të tjera afrikane ta marrin të njëjtin vendim.

Gëzim Visoka, autor i librit “Çnjohja e shteteve”, thotë se, nëse institucionet angazhohen, kjo mund të jetë një “pikë kthese në favor të Kosovës”.

“Njohja nga Kenia paraqet një mundësi të mirë për Qeverinë e Kosovës, por edhe për aktorët e tjerë të angazhuar, që të rikthejnë vrullin dhe të punojnë në mënyrë të qëndrueshme dhe strategjike për të përmbyllur procesin e njohjes ndërkombëtare të Kosovës”, thotë Visoka për Radion Evropa e Lirë.

Visoka, profesor i Studimeve për Paqe dhe Konflikt në Universitetin e Dublinit në Irlandë, thotë se, në të ardhmen, Kosova duhet të synojë 10 deri në 12 njohje brenda vitit.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se njohja nga Kenia mund të nxisë një trend të njohjeve të Kosovës.

Ai tha se, personalisht, do të bisedojë me udhëheqës të Afrikës Lindore për të parandaluar “përhapjen e trendit [të njohjes së Kosovës]”.

Ai, gjithashtu, paralajmëroi se në dy javët e ardhshme do të ketë tërheqje të njohjeve të pavarësisë së Kosovës nga dy vende afrikane, por nuk i specifikoi.

Edhe në të kaluarën, Serbia ka njoftuar për tërheqje të njohjeve nga vende si: Surinami, Burundi, Liberia, Ishujt Solomon, Madagaskari, Gana e të tjera.

Shumica prej vendeve për të cilat Serbia pretendon se kanë tërhequr njohjen, janë nga Afrika.

Visoka, më herët, i kishte cilësuar çnjohjet e pavarësisë së Kosovës si “akte të çrregullta”, që nuk kanë kuptim në rastin e Kosovës, pasi që arsyet e përmendura në njohjet fillestare – si konstatimi i 2010-tës i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë se pavarësia e Kosovës nuk e shkel të drejtën ndërkombëtare – nuk kanë ndryshuar.

“Në shumicën e rasteve, çnjohjet ndodhin prej shteteve që janë kryesisht vende post-koloniale, pa traditë të gjatë diplomatike dhe që njihen për politikë të ndryshueshme të jashtme, që e ndërrojnë varësisht prej ndihmës financiare, ekonomike, bile edhe ushtarake, që marrin prej fuqive rajonale ose ndërkombëtare”, kishte thënë Visoka.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) e Kosovës e ka akuzuar Serbinë për presion ndaj shteteve për mosnjohjen apo tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Sipas saj, Serbia po shpërfill zotimet e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit, që palët arritën në Ohër më 2023, përmes “refuzimit të njohjes së Kosovës dhe duke shtrembëruar parimet juridike ndërkombëtare”.

Pse ka nxitur reagime njohja nga Kenia?

Gëzim Visoka, autor i librit “Çnjohja e shteteve”, thotë se, nëse institucionet angazhohen, kjo mund të jetë një “pikë kthese në favor të Kosovës”.

“Njohja nga Kenia paraqet një mundësi të mirë për Qeverinë e Kosovës, por edhe për aktorët e tjerë të angazhuar, që të rikthejnë vrullin dhe të punojnë në mënyrë të qëndrueshme dhe strategjike për të përmbyllur procesin e njohjes ndërkombëtare të Kosovës”, thotë Visoka për Radion Evropa e Lirë.

Visoka, profesor i Studimeve për Paqe dhe Konflikt në Universitetin e Dublinit në Irlandë, thotë se, në të ardhmen, Kosova duhet të synojë 10 deri në 12 njohje brenda vitit.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se njohja nga Kenia mund të nxisë një trend të njohjeve të Kosovës.

Ai tha se, personalisht, do të bisedojë me udhëheqës të Afrikës Lindore për të parandaluar “përhapjen e trendit [të njohjes së Kosovës]”.

Ai, gjithashtu, paralajmëroi se në dy javët e ardhshme do të ketë tërheqje të njohjeve të pavarësisë së Kosovës nga dy vende afrikane, por nuk i specifikoi.

Edhe në të kaluarën, Serbia ka njoftuar për tërheqje të njohjeve nga vende si: Surinami, Burundi, Liberia, Ishujt Solomon, Madagaskari, Gana e të tjera.

Shumica prej vendeve për të cilat Serbia pretendon se kanë tërhequr njohjen, janë nga Afrika.

Visoka, më herët, i kishte cilësuar çnjohjet e pavarësisë së Kosovës si “akte të çrregullta”, që nuk kanë kuptim në rastin e Kosovës, pasi që arsyet e përmendura në njohjet fillestare – si konstatimi i 2010-tës i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë se pavarësia e Kosovës nuk e shkel të drejtën ndërkombëtare – nuk kanë ndryshuar.

“Në shumicën e rasteve, çnjohjet ndodhin prej shteteve që janë kryesisht vende post-koloniale, pa traditë të gjatë diplomatike dhe që njihen për politikë të ndryshueshme të jashtme, që e ndërrojnë varësisht prej ndihmës financiare, ekonomike, bile edhe ushtarake, që marrin prej fuqive rajonale ose ndërkombëtare”, kishte thënë Visoka.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) e Kosovës e ka akuzuar Serbinë për presion ndaj shteteve për mosnjohjen apo tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Sipas saj, Serbia po shpërfill zotimet e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit, që palët arritën në Ohër më 2023, përmes “refuzimit të njohjes së Kosovës dhe duke shtrembëruar parimet juridike ndërkombëtare”.

Pse ka nxitur reagime njohja nga Kenia?

Përveç shpresës nga Kosova dhe frikës nga Serbia se njohja e Kenias mund të nisë një trend të ri të njohjeve, njohja e Kenias në veçanti ka rëndësi.

Prej shteteve afrikane që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës deri më tani, Kenia është shteti i dytë me bruto prodhimin e brendshëm më të madh, pas Egjiptit.

Pas zyrtarizimit të njohjes nga Kenia, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se gjatë takimit me presidentin e Kenias, William Ruto, diskutuan edhe për “mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në tregti, arsim, turizëm dhe fusha të tjera me interes të përbashkët”.

“Të dyja vendet tona janë të përkushtuara për hapjen e misioneve diplomatike si një hap konkret drejt një partneriteti të fortë dhe të qëndrueshëm”, shkroi Osmani në X.

Deri më tani, roli i Kenias në Ballkan ka qenë i kufizuar në misionet paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara.

Por, në Afrikë, e veçanërisht në Afrikën Lindore, ky shtet gëzon një rol të rëndësishëm si fuqi rajonale, përmes pjesëmarrjes në projekte të ndryshme, si autostrada elektrike me Etiopinë dhe Rrjeti i Energjisë i Afrikës Lindore.

Kenia, gjithashtu, është anëtare themeluese e Komunitetit të Afrikës Lindore (EAC), kryesimin e së cilës tani e gëzon presidenti Ruto.

Ajo ka luajtur disa herë rol kyç edhe në ndërmjetësimin e konflikteve brenda rajonit.

Për shembull, më 28 mars, Kenia dërgoi ish-kryeministrin Raila Odinga në Sudanin Jugor, me synimin për të parandaluar rikthimin e luftës civile.

Pse nuk e njohin Kosovën më shumë shtete?

Që nga viti 2008, Kosova ka siguruar njohje nga gati 120 shtete. Në vitet e fundit, MPJD-ja është kritikuar nga opozitarë dhe njohës të politikës për mosangazhim për njohje të reja.

Visoka thotë se ka shumë arsye pse Kosova nuk ka siguruar më shumë njohje. Ndër to, kryesore janë “zhvendosja e prioriteteve të politikës së jashtme të Kosovës” dhe “fushata proaktive diplomatike e Serbisë për të parandaluar dhe, kur është e mundur, për të tërhequr njohjet e Kosovës”.

Sipas tij, ndikim ka pasur edhe Marrëveshja e Uashingtonit, e nënshkruar më 4 shtator 2021, kur Kosova është pajtuar që të respektojë një moratorium njëvjeçar, përmes së cilit, nuk do të aplikonte për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

“Kjo ka krijuar përshtypjen ndërkombëtare se Kosova nuk është më e interesuar për njohje të reja, ose se rruga për njohje duhet të kalojë përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”, thotë Visoka.

Marrëveshja e Uashingtonit obligoi edhe Serbinë që të pezullonte iniciativën e saj për t’i bindur shtetet e ndryshme të botës që ta tërhiqnin njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Visoka thotë se shumë shtete frikësohen se procesi i njohjeve mund të ketë efekte destabilizuese dhe t’i minojë interesat e tyre, “prandaj kanë prirje të ruajnë rendin ndërkombëtar ekzistues dhe t’i japin përparësi integritetit territorial ndaj së drejtës për vetëvendosje”.

Por, sipas tij, kjo gjë mund të ndryshojë, nëse shteti që kërkon njohje, si Kosova, angazhohet “me diplomaci proaktive” dhe “bashkëpunon ngushtë me aleatët e vet në botë”./REL

33 mln euro fitime nga FB, YT e Google, shqiptarët duhet të deklarojnë të ardhurat nga mediat sociale në DIVA! Afati deri më 1 Prill

Në dorëzimin e DIVA 2024 detyrim do të jetë edhe deklarimi i i të ardhurave të individëve nga platformat e rrjeteve sociale.

Administrata tatimore njofton se nga verifikimet paraprake rezultojnë rreth 33 milionë euro të ardhura të gjeneruara nga individët nëpërmjet platformave të rrjeteve sociale META, Youtube dhe Google që duhen të deklarohen te DIVA 2024.

Afati për dorëzimin e DIVA 2024 është data 1 Prill (afati i fundit të dorëzimit të DIVA është 31 Mars, por për shkak të pushimit zyrtare afati i fundit është 1 Prilli).

“Nga verifikimet paraprake me bankat rezultojnë rreth 33 milion euro të ardhura nga individët për platformat Meta, Facebook, Youtube, Google etj

Administrata Tatimore fton tatimpaguesit t’i deklarojnë këto të ardhura në DIVA 2024.

Afati final i dorëzimit të DIVA 2024 është data 1 Prill”, thuhet në njoftim.

Detyrimin për deklarimin e DIVA e kanë individët rezidentë dhe jo rezidentë, që gjatë vitit 2024: kanë pagë bruto vjetore mbi 1,2 milionë lekë; janë të dypunësuar, të paktën për një periudhë tatimore brenda vitit; realizojnë të ardhura nga burime të tjera mbi 50 mijë lekë në vit për të cilat nuk është mbajtur tatimi në burim.

Deklarata vjetore e të ardhurave gjenerohet e paraplotësuar automatikisht me të dhënat e të ardhurave vjetore bruto nga pagat apo shpërblimet nga marrëdhëniet e punësimit për individët, si edhe me përllogaritjen e Tatimit mbi të ardhurat nga Punësimi.

Me hyrjen në fuqi të ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat” detyrimi për plotësimin e DIVA 2024 është për të gjithë ata individë që kanë të ardhura bruto vjetore mbi 1,2 milionë lekë nga mbi 2 milionë lekë që ishte pragu i mëparshëm.

Nga ulja e pragut numri i deklaruesve të rinj llogaritet të shtohet në mbi 70 mijë individë.

Ndryshoi gjithashtu edhe te afati i plotësimit nga 30 Prill që ishte më parë në 31 Mars./Monitor

Balluku, foto me të arrestuarin për abuzim me një vajzë të mitur

Ajo që supozohej të ishte një darkë iftari, e mbajtur në prag periudhe zgjedhore, në fakt ka bërë bashkë zëvendëskryeministren Belinda Balluku dhe një të arrestuar për abuzim seksual me të mitur.

Arsjan Aliaj, i arrestuar një vit e gjysmë më parë shfaqet krah për krah me zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Pamjet janë shpërndarë në rrjetet sociale nga vetë Aliaj, i cili e cilëson si “kënaqësi” pjesëmarrjen në këtë darkë me përfaqësuesen e qeverisë.

Arsjan Aliaj u vu në pranga pasi u filmua gjatë një kamere të fshehtë duke i kërkuar marrëdhënie seksuale një 14-vjeçareje. Aliaj këmbëngulte që takimin me të ta kryente në banesën e motrës së tij për të cilën kishte çelësat dhe e cilësonte tejet romantike.

Përveç të tjeras, 37-vjeçari i prezantuar si 25 vjeç i kërkonte të miturës të mos tregonte për marrëdhënien e tyre. Takimi në kryeqytet u finalizua me prangosjen në flagrancë të pedofilit, që udhëtoi nga Fieri për një takim “romantik” me të miturën.

Në vrullin e organizimeve të shumta parazgjedhore të qeverisë Rama duket se filtrimi i të ftuarve në evente që s’kanë të ndalur është i vështirë për t’u mundësuar./ Zoom.al