Aplikacion
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi zbuloi këtë të enjte se Lulzim Bashës i është refuzuar një herë viza amerikane.
Ajo deklaroi në studion e “Opinion” se diçka e tillë ndodhi në vitin 2018, kur dy liderët e opozitës asokohe do të udhëtonin drejt SHBA-së për takime politike.
Kryemadhi e lidhi këtë me faktin që, sipas saj, Lulzim Basha prishi marrëveshjen e 5 Qershorit për Kodin Zgjedhor, i udhëzuar nga ambasadorja amerikane në atë kohë, për interesat e tij.
“Sigurisht në këndvështrimin e LSI apo Partisë së Lirisë nuk ka pasur asnjë lloj puçi të tillë, mund të ketë pasur një mungesë eksperiencë nga ana ime si kryetare partie në atë kohë, mungesa e një grupi këshillues dashamirës në atë kohë, por ndoshta urrejtja e personave të caktuar, kishin urrejtje personale ndaj Edi Ramës apo PS, të cilët pranonin çdo lloj vendimi ekstrem.
Megjjithatë, ndryshimi që u bë në Kodin Zgjedhor në marrëveshjen e 5 Qershorit në një farë mënyre e reduktoi sadopak konfliktin e parlamentit, djegien e mandateve sepse Këshilli Politik i dha mundësinë opozitës që të futej në zgjedhjet e 2021 me koalicion. Personi që e shkatërroi marrëveshjen e 5 Qershorit, e dimë shumë mirë, nuk është thjesht Edi Rama ai cili bëri ndryshimet kushtetuese në parlamet. Por personi që e shkatërroi është vetë Lulzim Basha me Yuri Kim. Në takimet e mëvonshme që unë kam pasur në SHBA edhe mbas zgjedhjeve të 2021, por edhe më vonë, në të gjitha kontaktet që kam pasur unë kam kërkuar që cila është arsyeja që DASH pranoi rrëzimin e marrëveshjes së 5 Qershorit.
Ka qenë vetë zoti Basha që në një farë mënyre për problemet e tij, ndoshta refuzimin e vizës amerikane që iu bë në 2018. Jam e sigurt sepse ne do të iknim bashkë në Miçigan, ku unë kisha disa takime të tjera dhe ai do të bënte disa takime të tjera dhe zotit Basha iu refuzua viza amerikane. Dhe për këtë arsye duke qenë se ka filluar edhe presioni i McGonigal në atë kohë që nuk është thjesht si çështje, por ekziston një file për financimet ruse”, tha Kryemadhi./ Zoom.al
Berisha tregon kush i zuri vendin në listë Dash SulësListat e hartuara nga Partia Demokratike për zgjedhjet e 11 majit shkaktuan pakënaqësi te disa demokratë.
Një prej tyre ishte deputeti aktual Dashnor Sula, i cili u largua nga gara për PD-në sepse ishte lënë në listë të hapur.
Sali Berisha deklaroi këtë të enjte në studion e “Top Story” se vendin e Dash Sulës në listën e mbyllur e zuri një grua.
Pjesë nga diskutimi në studio:
Rakipllari: Jeni rikthyer me mision për të sjellë demokratët në pushtet, apo jo?
Berisha: Pak më gjerë. Kam kthyer për të ndaluar këtë te keqe dhe për të bashkuar PD-në.
Rakipllari: Nga kjo pikëpamje, lista e Tiranës ka dy probleme. Lista e mbyllur nuk është guxuese, është listë e viteve 2000, nuk është e dekadës tani. Ju në rikthimin tuaj në krye të PD premtuat se kandidatët do zgjidheshin me Primare, ju këtë kriter nuk e zbatuat, ato që ishin në krye nuk janë në listë. Pse nuk guxuat me një listë me kandidatë të rinj dhe pse nuk zbatuar atë që thatë?
Berisha: Kjo është vetëm aparencë. Nëse studiojmë atë listë del ndryshe, në listën e mbyllur janë kryetari dhe sekretari i përgjithshëm i partisë që ka një rol të pazëvendësueshëm. Vokshi ka një përkushtim shumë të madh dhe efeciensë të madhe. Është Topalli, pra, ka qenë kryetare parlamenti dhe koordinatore për diasporën. Është Belind Këlliçi, Klevis Balliu, më i votuari i kandidatëve në Tiranë.
Rakipllari: S’mund të kishit të rinj që frymëzoni të rinjtë?
Berisha: Është vetëm një ministër, që është Flamur Noka. Është dhe Mediu që është aleat. Po të shkosh në parlament kudo në botë, gjen deputetë të rinj, por ka dhe deputetë të vjetër. Paloka kaloi një jetë të tërë në politikë. Edi Paloka, një gazetar i ditëve të para të lëvizjes, është kryetari i Parlamentit të PD, për këtë arsye u vendos në atë pozicion. Këlliçi është i ri, Besart Xhaferi, Klevis Balliu, Tedi Blushi.
Më i votuari në Elbasan ishte Dash Sula nga meshkujt, por ishte dhe Çapja nga gratë. Për gratë ke një standard tjetër dhe je i detyruar të vendosësh 1 në 3, grua. Klodiana Çapja doli më e votuara nga gratë në qarkun e Elbasanit.
Rakipllari: Berisha premtoi ‘do i vendosni ju me Primare’. Pse nuk është Hysen Kadiu. Alimehmeti pse nuk është në listën e mbyllur, Tabaku…
Berisha: Ishte, por s’kishte vend ku ta vije, lista ishte me 12 vende. E meritonte Kadiu, por s’kishte vende. Edhe nga ata në listë ke Primare.
Rakipllari: Pse Igli Cara po dhe Dash Sula jo?
Berisha: E fitoi me garë Cara. Sepse në vend të Dash Sulës u vendos një zonjës e cila është Klodjana Çapja
Monika Kryemadhi bëhet aktore: Po xhiroj një film, kam një rol të rëndësishëmDeputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi i është futur aktrimit.
Ajo nuk është pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të Partisë së Lirisë më 11 maj, por duket se nga politika, Kryemadhi po provon aftësitë e saj si aktore.
“Po xhiroj një film, kam një rol të rëndësishëm”, tha ajo mbrëmjen e kësaj të enjteje në studion e “Opinion”.
Monika Kryemadhi foli edhe për divorcin me Ilir Metën, duke zbuluar se lajmin e kishte marrë vesh nga mediat.
“Unë edhe informacionin e divorcit e kam parë në media dhe ka qenë një gazetar i Zërit të Amerikës që më ka marrë në telefon dhe më ka thënë këtë gjë. Madje kam qenë duke parë ndeshjen Itali-Francë dhe sigurisht nuk më erdhi mirë”, u shpreh Monika Kryemadhi./ Zoom.al
“Ty të kanë rrahur në fushë”/ Koço Kokëdhima përplaset në studio me ish-arbitrinPolicia e Shtetit procedoi penalisht presidentin e klubit Apolonia, Koço Kokëdhima, pas incidenteve të krijuara gjatë ndeshjes së Kampionatit Kombëtar të Futbollit për Femra mes Apolonisë dhe Gramshit, zhvilluar të martën në Fier.
Ndaj Kokedhimës rëndon akuza “Veprime të dhunshme në aktivitete sportive”.
Pas nisjes së hetimeve, Kokëdhima u ftua në studion e “Shqipëria Live”, ku u përplas me ish-arbitrin Lorenc Jemini.
Ky i fundit nuk ra dakord me sjelljen e Koço Kokëdhimës në fushë, ndërsa më pas përballja mes tyre degradoi në ofendime personale.
Përplasja në studio:
Kokëdhima: Unë kam protestuar aty. Madje kam zbritur dy herë në fushë. Kam folur me arbitrin dhe herën e dytë, mu desh të zbrisja prapë, sepse delegati më tha që të tre zyrtarët donin të dilnin nga fusha. Zbrita, i thashë disa fjalë atij zotërisë dhe ata dolën. Kjo është ajo që duket. Por ajo që mua më nxeh është që arbitri u përpoq me vetëdije të plotë ta vriste atë ndeshje. Kjo është e papranueshme në kulturën time. Ai kërkoi që të vendoste rezultatin kundër vajzave tona. Apolonia sivjet ka luajtur tre herë me Gramshin dhe Gramshi ka marrë vetëm një fitore në tavolinë. Ajo që pamë në Fier, ishte një situatë e papranueshme. Kodet tona nuk i lënë lojtaret tona të protestojnë.
Kokëdhima: Me çfarë mund të kërcënojë trajneri? Trajneri ynë është një djalë i shkëlqyer. Edhe për trajnerin e Gramshit kam respekt. Me çfarë? Duke qarë dhe duke shpërthyer në revoltë kundër një arbitri në një ndeshje që s’ka tension? E vret ndeshjen në minutën e 65’, duke dhënë dy kartonë të kuq.
Jemini: Duhet të shoh rastet. Por nga informacionet që kam, më thanë që ishin kartonë të drejtë. E marrim të mirëqenë se nuk kanë qenë. Përsëri, sjellja që ka bërë presidenti, mua më duket gjë e jashtëzakonshme. Të futet presidenti, trajneri dhe staf t’i bëjnë presion trajnerit e ta ofendojnë, është e patolerueshme. Nëse fusha ‘pushtohet’ nga persona të tjerë që i bëjnë presion arbitrit, aty mbaron ndeshja. Nuk ka më futboll.
Kokëdhima: Jemini mirë bën që i thotë mendimet e tij, se s’janë të panjohura për mua këto mendime. Ai duhet të konsiderojë që arbitrat mund të bëjnë gabime, sepse janë njerëz dhe gabime bëjnë të gjithë, por nëse një arbitër komploton dhe kërkon të vendosë rezultatin e ndeshjes, kush duhet të protestojë? Kush ngre zërin ndaj abuzuesve?
Jemini: Duke u futur në fushë dhe duke bërë vetëgjyqësi?
Kokëdhima: Çfarë vetëgjyqësie po thua ti? Unë jam zyrtar i Apolonisë dhe mund të bëj çdo shkelje dhe të marrë masën, çfarë problemi ka?
Jemini: Ju merrni karton të kuq, masë disiplinore vetëm duke shkelur fushën e blertë, e jo më duke u përplasur me arbitrin.
Kokëdhima: Ti do më heqësh mua të drejtën të revoltohem?
Jemini: Padrejtësitë nuk i vendosni ju, por Komisioni i Disiplinës.
Kokëdhima: Komisioni i Disiplinës nuk i gjykon gjyqtarët. Unë kam qenë në atë tip tribune që ka aty…
Kokëdhima: Përpara se të vija unë president aty, ju nuk guxonit të vinit, se ju vendosnin koburet në kokë. Unë e kam kthyer Apoloninë një ekip që respekton çdo ekip dhe çdo gjyqtar.
Jemini: Nga momenti që Kokëdhima thotë që mban përgjegjësi për veprimet që ka bërë, këtu mbaron. Unë them që nuk i shkon vetëm për emrin që ka. Imagjino çfarë mund të ndodhë në fushat më të ashpra. Nëse një ndeshje ndërpritet 25 minuta…
Kokëdhima: E di pse u ndërpre?
Jemini: Se nuk ka pasur forca policie.
Kokëdhima: Nuk është e vërtet. Ka pasur forca policie. Arbitri tha se ishte i frikësuar dhe kërkonte forca shtesë. Për çfarë nuk i mjaftonin policët atij?
Jemini: Për sa kohë e keni kërcënuar, atëherë normal që ai do kërkonte forca shtesë.
Kokëdhima: Je i turpshëm. Je një rracë me ta. Je i paguar në këto qëndrime. Kur them që këto janë struktura kriminale.
Jemini: Ti nuk mban etikë këtu, e jo më në fushë.
Kokëdhima: Ti je dhunuar në fushë. Të kanë rrahur e më tregon mua.
Nën sekuestro, por fitoi tender për rindërtimin në Thumanë/ Cila është kompania “PE VLA KU”? Me probleme edhe në KosovëNjë tender i dhënë për kompaninë “PE VLA KU” është veshur me hije skandali, duke ngritur dyshime për procedurën e ndjekur nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.
Pas tërmetit në vitin 2019, Fondi Shqiptar i Zhvillimit hapi garën më 4 gusht 2020 për të rindërtuar disa pallate në Thumanë.
Tenderi u fitua nga “PE VLA KU”, që ka si aksioner, Vladimir Pjetërgjokaj me 53% të aksioneve dhe Kujtim Arifaj me 47% të aksioneve. Kjo kompani u përzgjodh fituese mes 17 të tjerave.
Por emisioni “Vetting” ka zbuluar pas një verifikimi të kryer në Qendrën Kombëtare të Biznesit se kompania fituese është e bllokuar nga përmbarimi.
“Konkretisht në datë 18.12.2017, me anë të urdhrit Nr. 1303 Prot “Për Vendosjen e sekuestros konservative”, lëshuar nga përmbaruesi gjyqësor Altin Vako, u urdhërua vendosja e masës së sekuestros konservative mbi të gjitha aksionet që zotëron debitori subjekti “PE – VLA – KU” shpk”, thuhet në njoftim.
Urdhëri për sekuestron ka qenë në fuqi deri më 23 tetor 2020, pra edhe në kohën kur është hapur gara për tender dhe është shpallur fituese, kompania ka qenë nën sekuestro.
Në bazë të ligjit të prokurimeve neni 46/1, kompania “PE VLA KU” duhet të ishte skualifikiar, por ligji nuk u zbatua.
Veç kësaj, nga një verifikim në terren vihet re se punimet për pallatet ku duhej punuar nuk janë përfunduar në kohë.
“Por edhe jashtë afateve sipërfaqja e projektuar për të ndërtuar ishte një kantier ndërtimi me vinça, mjete të rënda teksa në pallatet e ndërtuar karabinaja nuk ishin vendosur pllakat, dritare, dyer madje nuk ishin kryer as suvatimet dhe termoizolimi”, raportoi “Vetting”.
Probleme edhe në Kosovë
Jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë. Për kompaninë “PE VLA KU” janë hedhur hije skandali edhe në Kosovë, në një tender të hapur në Gjakovë.
Sipas gazetës online Insajder, kompania është futur në listën e zezë.
“Gjykata e Tenderave Kosovë ka marrë vendim për të penalizuar kompaninë “PE VLA Ku” dega Kosovë dhe kjo masë u mor pas mosrespektimit të kushteve të përshtatshmërisë në një tender për rindërtimin e stadiumit të qytetit në Gjakovë.
Në vendimin e lëshuar më 17 tetor 2024, Organi Shqyrtues i Prokurimit ka pranuar pjesërisht kërkesën e Komunës së Gjakovës për diskualifikimin e operatorit ekonomik “PE VLA KU” dhe të tjerë, për përfshirje në aktivitete të papërputhshme me dispozitat ligjore të tenderimit.
Kjo kompani ka shfaqur mungesa serioze në dokumentat e depozituara duke u përjashtuar për një afat 6 mujor për të marr pjesë në tenderat e Kosovës”, thuhet në analizën e “Vetting”.
SKANDAL/ Qeveria blen pajisje për të ngadalësuar mediat kritike?Ende pa shpalosur një program elektoral, mandatin e katërt kryeministri Edi Rama duket se synon ta fitojë përmes propagandës dhe sulmit ndaj fjalës së lirë.
Si një lider në mazhorancë prej 12 vitesh dhe me një sërë figurash të larta pas hekurave, për qeverinë socialiste ka shumë për t’u kritikuar.
Por duket se për të ruajtur imazhin e mirë, qeveria është vënë në sulm të mediave online.
Në në ditët e fundit, qarkullon lajmi se qeveria ka blerë pajisje të dyshimta për të përgjuar komunikimet në internet dhe për të ngadalësuar mediat online që janë kritike me të.
Për këtë ka folur mbrëmjen e kësaj të enjteje në “Task Force” edhe gazetari Klodian Tomorri.
“Një qeveri prokuron në mënyrë të dyshimtë disa pajisje, të cilat nuk dihet se kush i ka marrë, pajisje që u përdorkan për bllokim interneti, për të bllokuar apo ngadalësuar mediat që ti do, u përdorkan për përgjime masive.
Si mund të bëhet fshehtas, dhe fakti që është bërë në fshehtësi, në sekret të plotë, tregon se kjo është tërësisht jo ligjore.
Denoncimi dhe detaje që na japin se kur ka ardhur, e ku është instaluar pajisje, ky është një informacion që i ka faktet të gatshme.
Gjërat që bëhen fshehtas, nuk kanë asnjëherë qëllim të mirë, por qëllime djallëzore nga pas.
Për mua kjo gjë duhet të hetohet nga struktura e posaçme, për faktin se kjo është një bombë që qeveria e ka në dorë dhe mund ta lëshojë kur të dojë, për interesat e veta.
Nuk mund të jetë Shqipëria një vend ku qeveria merr pajisje të dyshimta, i fut përmes metodave të fshehta, dhe mund ti përdorë si të dojë.
Ma merr mendja se edhe në Turqi, sapo vende të tjera “demokratike” nuk e kanë bërë një gjë të tillë.
Kjo është totalisht jashtë shinave të ligjit”, u shpreh Klodian Tomorri.
Edhe eksperti i IT, Besmir Semanaj tregoi se me justifikimin për të mbyllur TikTok, në Shqipëri kanë hyrë pajisje të dyshimta që mendohet se vijnë nga Izraeli dhe se qytetarët nuk e dinë saktësisht për çfarë po përdoren ato.
“Këto paisje kanë hyrë në Shqipëri më 11 mars 2025. Nuk janë kompani të cilat kanë bërë kërkesë dhe të cilat i kanë blerë këto paisje. Një prej këtyre është përballë spitalit nr 5. Kolegët janë të shqetësuar, sepse në fund të ditës janë qytetarë dhe kanë bërë fotografi të paisjeve.
Pajisjet vijnë nga Izraeli dhe nuk është e qartë kush ka bërë pagesën. Justfikimi i këtyre paisjeve është bllokimi i TikTok-ut. Gjatë tentativave për mbylljen e TikToku-t bënë edhe shumë gafa duke bllokuar mbylljen e shërbimeve sociale. E kuptuan që nuk mund ta bllokojnë dot TikTok-un, sepse çdo gjë funksionon në kohë reale”, tha Semanaj./ Zoom.al
VIDEO/ Aksident i rëndë në Tiranë, makina “merr para” 4 mjete të tjera. Njerëzit vënë duart në kokëNjë aksident i rëndë rrugor u shënua pasditen e kësaj të enjteje në Tiranë.
Harta Digjitale e Aksidenteve Rrugore, një faqe në Facebook që raporton për aksidente të ndryshme në vend, tregoi se në rrugën “Sabaudin Gabrani” një makinë u përplas me katër mjete të tjera.
Sipas Hartës Digjitale të Aksidenteve Rrugore, aksidenti ndodhi sepse drejtuesi i mjetit po lëvizte me shpejtësi, duke përplasur tri makina dhe një motor, ndërsa njerëzit vënë duart në kokë.
Ende pritet një reagim zyrtar nga policia për të sqaruar më shumë detaje për ngjarjen./ Zoom.al
Sherr mes adoleshentëve në Sarandë/ I riu goditet me thikë në stomak dhe ijëTre të rinj janë përfshirë në një konflikt fizik me mjete prerëse në Sarandë.
Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen nr.1 të Sarandës, ku një 17-vjeçar u qëllua tre herë me thikë nga një bashkëmoshatar.
Adoleshenti mori një plagë në stomak dhe dy të tjera në ijë. Ai shoqërohej nga shoku i tij në momentin e sherrit.
17-vjeçari u dërgua në spitalin e Vlorës për ndihmë mjekësore më të specializuar, ndërsa autori i plagosjes u arrestua nga policia./ Zoom.al
VIDEO/ Ngjarje e rëndë në Amsterdam, njerëzit sulmohen me thikëNjë ngjarje e rëndë u regjistrua këtë të enjte në Amsterdam.
Të paktën pesë persona u plagosën nga një sulm i papritur me thikë në rrugë.
Sipas mediave të huaja, autori i sulmit u arrestua, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e sulmit.
Në rrjetin social “X”, u publikuan video vetëm disa sekonda pas ngjarjes, ku duken policia, ambulanca dhe një helikopter i ndihmës së shpejtë, për të ndihmuar të plagosurit.
Amsterdam stabbings: Multiple people injured after horror Dam Square attack (photos and Video) https://t.co/1FSt3Lgl4x pic.twitter.com/73ZlKnjTp1
— Cedar News (@cedar_news) March 27, 2025
35 pesticide të ndaluara në Shqipëri/ Shpërthen nutricionisti: Si ju zë gjumi o fermerë?
Nutricionisti Altin Joka reagoi i revoltuar pas lajmit të BIRN se në Shqipëri qarkullojnë dhe përdoren në produkte 35 pesticide të ndaluara në Bashkimin Evropian sepse janë kancerogjene.
Përmes një videomesazhi, Joka ngre shqetësimin për mungesën e reagimit dhe për përdorimin masiv të këtyre produkteve, pa u shqetësuar për pasojat në shëndet.
Nutricionisti shpreh pakënaqësi për punën e shoqatave të fermerëve që kurrë nuk e evidetojnë këtë problem, për doganierët që bëjnë pazar me jetët e njerëzve dhe për fermerët që, të pashqetësuar, vijojnë përdorimin e pesticideve.
“Fermerët i përdorin këto pesticide për të fituar më shumë për të konkurruar tregun dhe për të ulur koston. Nuk duan t’ja dinë nëse këto shkaktojnë sëmundje kancerogjene, autoimune, depresion. Këto pesticide filtrohen në tokë përmes ujit të shiut, duke shkuar në burime që ne i konsumojmë. Një pjesë e tyre janë ato shishet që ne po pimë sot. Toka është helmuar. Po këto shoqatat e fermerëve që thonë mbroni produktet vendase, po si nuk kanë treguar anën tjetër të medaljes. Përdorimin e këtyre pesticideve nga këta maskarenj.
Po mirë mo këto pesticide a kalojnë nëpër dogana? Po ju o doganierë, ekspertë të sigurisë ushqimore për disa lekë që korruptoheni aty, a e dini që me ato lekë po u jepni vdekjen fëmijëve tuaj dhe familjarëve tuaj.
Po ju fermerë, si i shikoni njerëzit në sy kur paguajnë për këto produkte? Si ju zë gjumi ore? Secili shikon vetëm interesin e tij, përfitimin e tij dhe nuk do t’ja dijë a sëmuren të tjerët a jo”, tha Altin Joka./ Zoom.al