zoom

Day Archive‘5 B’ e Parqeve fotovoltaike, si drejtori i Ballukut u bë biznesmen i paneleve diellore

Emisioni Plug në Syri TV ka bërë një investigim mbi një aferë korruptive në disa sektorë të quajtur “5B” nga ku sipas emisionit, drejtorët e ministres Belinda Balluku kanë përfituar miliona.

Në rastin konkret bëhet fjalë për sektorin e Parqeve Fotovoltaike,

“Plug” flet për një personazh Maksim Et’hemaj, jo shumë i njohur për publikun, por një nga personazhet kyç të Belinda Ballukut, sa i përketë mbarimit të punëve, kryesisht në fushën e Aviacionit Civil, ku edhe vetë Balluku gëzon një eksperiencë të gjatë. Maksim Et’hemaj aktualisht është Drejtor Ekzekutiv i Autoritetin e Aviacionit Civil Shqiptar, dhe me një përvojë 22 vjeçare në menaxhimin e trafikut ajror. Por përvoja e Et’hemajt, fal lidhjeve të forta me Belinda Ballukun, apo familjarëve të tij, është po ashtu e suksesshme edhe në kontrata me qeverinë. Sipas standartit rilindas, bashkëpunëtorët e afërt të ‘Shefe Belës’ shpërblehen me licensa po me firmë të saj.

Në tetor të vitit 2020 themelohet kompania GREEN PLUS ENERGY me aksionere shtetasen Eva Kjaer dhe administrator shtetasin Gjergj Pano. Objekt i aktivitetit: Implementimi dhe menaxhimi i projekteve gjeneruese te energjise – elektrike, fotovoltaike, dhe gjithe llojeve të tjera të prodhimit të energjisë dhe veprave ndihmese në gjithë territorin e Shqipërisë.

Pra aktiviteti që ka zgjedhur zonja që jeton jashtë Shqipërie e me profesion shef kuzhinë është prodhimi i energjisë nëpërmjet impianteve fotovoltaike. Eva Kjaer, kuzhinierja, me ambicie për investime në energjetikë, rezulton të jetë motra e Drejtorit të Aviacionit Civil Maksim Et’hemaj, kurse shtetasi Gjergj Pano është vëllai i gruas së Maksim Et’hemaj. Të dhëna të mjaftueshme këto, që në datë 28 prill të vitit 2023, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë t’i hapë rrugë firmosjes së kontratës “Për ndërtimin, shfrytëzimin dhe administrimin e centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike, me kapacitet prodhues 2 Më, dhe veprave ndihmëse, në Njësinë Administrative Topojë, Bashkia Fier, Qarku Fier”, ku aktualisht Belinda Balluku drejton Fushatën Elektorale.

Në një kohë record, vetëm një muaj më pas, leja e firmosur nga Balluku, merr edhe vulën e KKT, që i miraton lejen zhvillimore. Pra gjithë kjo urgjencë për të miratuar këtë kontratë të majmë për motrën e Drejtorit Et’hemaj, për një kompani që nuk ka asnjë të ardhur dhe 0 m2 tokë në pronësi.

Dy muaj pasi është miratuar leja zhvillimore nga KKT në korrik të vitit 2023, Eva Kjaer vendos të shes 40% të aksioneve kompanisë 4 A-M në vlerën 40.000 lekë. Deri këtu kushdo do të mendojë që është një marrëdhënie normale biznesi por bilancet e kompanisë flasin ndryshe. Në bilancin e vitit 2020 pasqyrohet se kompania ka në llogari vlerën 34.500.000 lekë e cila sipas sqarimeve pasqyrohet si garanci paraprake për kryerjen e punimeve. Kjo vlerë e konsiderueshme nuk është kontribut i ortakut të kompanisë dhe nuk identifikohet se kush i ka parapaguar. Për vitet 2021,2022 kjo vlerë qëndron në llogari bankare e pandryshuar. Në bilancet e vitit 2021 dhe 2022 pasqyrohet dhe një tjetër pagesë, ajo për Bashkisë Fier për marrjen me qëra të tokës. Specifikisht për vitin 2021 është paguar 221.000 lekë qera toke dhe në vitin 2022 është paguar 121.000 lekë. Një vlerë qesharake qeraje 120 euro në muaj për 30.000 m2 tokë sipas përcaktimeve në studimin e paraqitur pranë KKT. Në bilancin e vitit 2023 identifikohet më në fund se kush ishte bamirësi që i dha rreth 340.000 euro pa interes për 3 vite kompanisë së motrës së Drejtorit të Aviacionit Civil i cili më parë ka mbajtur dhe detyrën e rëndësishme në ANTA, atë të Drejtorit të Përgjithshëm Teknik. Sipas të dhënave rezulton se tashmë vlera 34.500.000 nuk paraqitet më si parapagim por si hua e dhënë nga ortaku 4 A-M shpk.

Pra, e thënë më thjeshtë, motrës së drejtorit i lind dëshira t’i futet biznesit energjitik në Shqipëri dhe pse dekada në emigracion dhe me profesion kuzhuniere. Për të realizuar këtë dëshirë sepse duhen disa para e garanci në ndihmë i vjen kompania bujare 4 A-M dhe Bashkia Fier. Njëra bamirëse me para dhe tjetra bamirëse me toka shtet.

Por a është kjo rastësi? Në kohën kur 4 A-M tregohej bamirëse me kompaninë e të motrës, ANTA i jep asaj 3 tendera në vlerën 500 mijë euro. Konkretisht në vitin 2018, mes ANTA-s dhe 4 A-M lidhet kontrata për “Blerje AC specifik sipas nevojave te Teknikes” me vlerë 2. 5 milionë lekë. Në prill të vitit 2019, në një tendera pa garë dhe flamur të kuq, 4 A-M merr 29. 3 milionë lekë për “Shpenzime mirëmbajtje dhe blerje pjesë ndërrimi e sistemeve të instaluara në Administratë”. Dhe në fund të vitit 2021 merr tenderin tjetër me vlerë 20.5 milionë lekë pa garë e me flamur të kuq. Të gjitha këto procedura të përfituara nga 4 A-M pranë ANTA (ALBCONTROLL) në vlerën 500.000 euro janë në periudhën kur Drejtori Drejtorisë Teknike është pikërisht vëllai I Eva Kjaer shtetasi Maksim Et’hemaj. Nuk duam të akuzojmë askënd por këto veprime ngrenë dyshime të arsyeshme që SPAK të hetojë.

Një tjetër problem i konstatuar në këtë projekt është kategoria e tokës, e cila nuk e lejon miratimin e ndërtimit të nje Impianti Fotovoltaik, pasi sipas projektit është thjesht “ranishte” por pa përcaktuar kategorinë. Ky fakt penal gjendet gjerësisht në kontratat e firmosura nga Balluku për Shqipërinë Superfuqi Energjitike por që do të jetë objekt i një tjetër emisioni.

Ndryshimi i orës! Ja se si e ndikon organizmin

Ne do të kthejmë orët tona një orë përpara në agim të së dielës. Ndryshimi i afërt i orës krijon ndjenja gëzimi dhe optimizmi tek shumica prej nesh, të cilët presin të shijojnë më shumë orë të ditës çdo ditë. Sipas ekspertëve, megjithatë, ajo nuk vjen pa një çmim.

Zhvendosja e orëve përpara barazohej me shfrytëzimin më të madh të dritës së diellit dhe u miratua si një përpjekje globale për të kursyer energjinë. Ai u zbatua për herë të parë gjatë Luftës së Parë Botërore, ndërsa sistemi aktual i ndryshimit dy herë në vit filloi në 1972. Megjithatë, sot, ndërsa teknologjia ka evoluar, qëllimi fillestar i kursimit të energjisë mund të mos arrihet më. Përkundrazi, zgjatja e orëve të ditës i inkurajon njerëzit të përdorin më shumë ajër të kondicionuar, duke vepruar si një “bumerang”.

Çmimi i kohës së kursimit të ditës

Ora e ditës nuk do të thotë më shumë dritë dielli. Thjesht ndryshon oraret në mënyrë që drita natyrale të përdoret më shumë. Ekspertët megjithatë theksojnë se ajo shoqërohet me një sërë efektesh shëndetësore. Sipas Beth Ann Mallow, profesoreshë e Neurologjisë dhe Pediatrisë në Universitetin Vanderbilt, këto efekte ndihen gjatë 7 muajve të kohës së lirë.

Simptomat më të zakonshme që shfaqen pas ndryshimit janë:

-Përgjumje gjatë ditës,
-Irritim
-Performanca e reduktuar mendore dhe fizike
-Çrregullimi i urisë, i cili mund të ndodhë në momente të papërshtatshme

-sulmet në zemër,
-goditjet,
-migrena dhe dhimbje koke,
-shtim në peshë,
-rreziqet e sigurisë (rritja e aksidenteve në trafik dhe në punë).

Humbja e një ore gjumë mund të mos duket diçka e madhe, por ka një ndikim të rëndësishëm. Hulumtimet nga Akademia Amerikane e Mjekësisë së Gjumit (AASM) kanë zbuluar se afërsisht 55% e të rriturve ndihen të lodhur pas ndryshimit të orës.

Efekti më i menjëhershëm është ndryshimi në sekretimin e melatoninës, hormonit që rregullon gjendjet e zgjimit dhe gjumit bazuar në rrezet e diellit. Drita pengon prodhimin e melatoninës, duke vonuar gjumin.

Netflix/ “Adolescence” thyen një tjetër rekord

“Adolescence” ka grumbulluar një numër të mahnitshëm shikimesh brenda vetëm 11 ditëve, duke u bërë seriali më i ndjekur në Mbretërinë e Bashkuar ndonjëherë.

Brenda kësaj periudhe kohore, drama kriminale e vlerësuar nga kritikët – e cila ka ndezur biseda jashtëzakonisht të rëndësishme për të rinjtë në shoqërinë e sotme -shënoi 66,300,000 shikime.

I publikuar më 13 mars, seriali me katër pjesë luan Stephen Graham në rolin e Eddie Miller, një baba, familja e të cilit është shkatërruar pasi djali i tij 13-vjeçar Jamie (Owen Cooper) është akuzuar për vrasje.

Brenda katër ditëve të para, ai mblodhi 24,300,000 shikime dhe aktualisht mban një vlerësim sensacional prej 99% në Rotten Tomatoes.

Shifrat e shikueshmërisë së tij rezultuan që “Adolescence” të bënte histori televizive në Mbretërinë e Bashkuar, pasi 6.45 milionë njerëz e panë episodin e parë në shtatë ditë në Mbretërinë e Bashkuar.

Njekësit presin me ankth për një sezon të dytë edhe pse zyrtarisht nuk ka ende një njoftim për një të tillë.

Skandal i madh/ Vuçiç kishte dërguar gruan në Kenia për të penguar njohjen e Kosovës

Pavarësisht ofensivës diplomatike të Serbisë, ku ishte përfshirë edhe bashkëshortja e presidentit serb Tamara Vuçiç, Kenia ka njohur sot Kosovën shtet i pavarur.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani konfirmoi se Kenia e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran me një vendim të nënshkruar nga presidenti William Ruto. Kështu Kenia u bë shteti i 105-të anëtar i Kombeve të Bashkuara që njohu Kosovën.

Por mediat në Kosovë kanë bërë të ditur se disa muaj më parë, presidenti i Serbisë ALeksandër Vuçiç kishte dërguar në Nairobi bashkëshorten e tij Tamara, si pjesë e një fushate diplomatike për të penguar njohjen. Vizita e saj nuk ishte paralajmëruar paraprakisht, gjë që nxiti më tej spekulimet se qëllimi i udhëtimit ishte pikërisht lobimi kundër njohjes së Kosovës. Vuçiq më pas mori pjesë në bisedime me kryeministrin kenian Musalia Mudavadi dhe ministrin e Punëve të Jashtme, ku theksi u vu në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimin ekonomik ndërmjet Serbisë dhe Kenias.

Përveç bisedimeve diplomatike, Serbia ka premtuar edhe ndihmë financiare për Kenian, duke përfshirë një donacion prej 150,000 eurosh për viktimat e përmbytjeve. Tamara Vuçiç ka vizituar edhe lagjen e varfër Mukuru në Nairobi, ku ka përcjellë mesazhin e “vullnetit të mirë” të presidentit serb.

Gruaja e Vuçiqit ka kërcyer edhe me gratë vendase në Kenia.

Kažu prva dama uzalud troši pare za putovanja po svetu.
‘de uzalud, evo Kenija posle ove posete priznala Kosovo. pic.twitter.com/ZKVKRafiDx

— Željko Veljković (@novinarupenziji) March 26, 2025

Ministria e Jashtme e Serbisë dënoimashpër vendimin e Kenias, duke e quajtur atë një “shkelje të rëndë të ligjit ndërkombëtar” dhe një “shkelje të drejtpërdrejtë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”.
“Një vendim i tillë minon përpjekjet që synojnë dialogun konstruktiv, stabilitetin rajonal dhe respektimin e rendit juridik ndërkombëtar. Ai gjithashtu vendos një precedent të trishtuar në marrëdhëniet tradicionalisht miqësore midis Serbisë dhe Kenias”, thuhet në deklaratë.
Ministria njoftoi se Serbia do të marrë “të gjitha masat e nevojshme diplomatike dhe politike” për t’iu përgjigjur masës së Kenias.

Europa miraton rregullat e reja për patentat/ Ndryshime drastike nga mosha tek afatet e skadencës

Parlamenti dhe Këshilli Evropian kanë miratuar marrëveshje të re për modernizimin e rregullave të patentave të shoferëve në BE.

Ndryshimet synojnë rritjen e sigurisë rrugore dhe thjeshtimin e procedurave administrative.

Direktiva e re parashikon që lejet e drejtimit të jenë digjitale dhe të njihen në të gjitha vendet anëtare. Gjithashtu do të jenë të disponueshme përmes telefonit. Njerëzit që dëshirojnë ta kenë edhe fizikisht dokumentin, do të kenë të drejtën për ta marrë. Patentat për motoçikleta dhe autovetura do të jenë të vlefshme për 15 vjet, por vendet anëtare mund ta reduktojnë këtë periudhë në 10 vjet nëse ajo përdoret si dokument identifikimi kombëtar.

Patenta për kamionët dhe autobusët do të vlejë pesë vjet. Për shoferët mbi 65 vjeç, vendet anëtare mund të vendosin vlefshmëri më të shkurtër dhe të kërkojnë kontroll mjekësor para vazhdimit të patentë shoferit.

Për të adresuar mungesën e shoferëve profesionistë në BE, mosha minimale për marrjen e patentës për kamionë është ulur nga 21 në 18 vjeç, ndërsa për autobusë nga 24 në 21 vjeç, me kushtin që shoferët të kenë certifikatë kualifikimi profesional. Shtetet anëtare mund të lejojnë 17-vjeçarët të drejtojnë kamionë në territorin e tyre, por vetëm nën mbikëqyrjen e një shoferi me përvojë. Direktiva e re do të miratohet zyrtarisht nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli Evropian dhe do të hyjë në fuqi 20 ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të BE-së. Shtetet anëtare do të kenë 4 vite kohë për të integruar rregullat e reja në legjislacionin kombëtar.

Pamje të frikshme nga Italia/ Autobusi i pasagjerëve përfundon në lumë

Një autobus me turistë ka përfunduar në lumin “Po” në Torino. Sipas mediave italiane si pasojë ka humbur jetën shoferi i autobusit.

Kanë qenë zjarrfikësit ata që kanë bërë të mundur të nxjerrin nga lumi shoferin e autobusit, i cili fillimisht ka qenë në jetë dhe është transportuar me urgjencë në spital.

VIDEO

Pavarësisht ndihmës mjekësore, ai nuk ka mundur të mbijetojë.

Ndërkohë që në momentin që ka rënë në lumë, autobusi ka qenë pa pasagjerë. Një grup hetimor po realizon verifikimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

BE këshillon qytetarët: Si të veproni në kohë krizash dhe sulmesh ushtarake

Qytetarët në Bashkimin Evropian këshillohen të grumbullojnë mjaftueshëm ushqim, ujë dhe gjëra esenciale për 72 orë, si pjesë e një strategjie evropiane që synon të rrisë gatishmërinë për përmbytje dhe zjarre katastrofike, pandemi dhe sulme ushtarake.

Ndërsa ka paraqitur strategjinë e parë të gatishmërisë, Komisioni Evropian ka thënë se do që të inkurajojë qytetarët të marrin “masa proaktive për t’u përgatitur për kriza, si zhvillimi i planeve emergjente në shtëpi dhe grumbullimi i furnizimeve esenciale”.

Strategjia pjesërisht u bazua nga planet në Gjermani dhe shtetet nordike, të cilat kanë shpërndarë këshilla se çfarë të bëhet në rast të një sulmi ushtarak ose krize tjetër.

Hadja Lahbib, komisionere evropiane për menaxhimin e krizave, ka publikuar një video ku paraqet një çantë emergjence. Në të shihet dokumenti identifikues, ushqim i konservuar, ujë, shkrepës, një thikë, para, ilaçe dhe një radio e vogël.

Ajo ka thënë se është në dorë të shteteve anëtare të vendosin se çfarë është e nevojshme për qytetarët e tyre të kenë në çantën e emergjencave, varësisht “nga bazat gjeopolitike dhe gjeostrategjike ku gjenden”.

Erë lufte në Europë: 4 ushtarë amerikanë vriten në Lituani, pranë kufirit bjellorus

Katër ushtarë amerikanë rezultojnë të vrarë në Lituani pasi u zhdukën në një vend trajnimi gjatë manovrave që po kryenin atje, vetëm pak milje larg kufirit. Lajmin e bëri të ditur të mërkurën (sot) Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte.

Katër ushtarët e Brigadës së Parë, Divizioni i 3-të i Këmbësorisë, me bazë në Fort Stewart, Gjeorgji, u panë për herë të fundit të gjallë të martën duke hipur në një makinë të blinduar gjatë stërvitjeve taktike në një vend ushtarak pranë qytetit Pabrade, në Lituaninë lindore.

Zona është rreth gjashtë milje nga kufiri me Bjellorusinë – një aleat i vendosur rus, thanë zyrtarët e ushtrisë.

Ushtarët u panë për herë të fundit gjatë stërvitjeve taktike në një vend ushtarak pranë qytetit të Pabrade. Foto e Ushtrisë Amerikane nga Pfc. Nathan Arellano Tlaczani

Një hartë e vendit ku u zhdukën ushtarët në Pabrade, Lituani. Donna Grace / NY Post Design

“Ky është ende një lajm i fundit, kështu që ne nuk i dimë detajet,” u tha ai gazetarëve gjatë një vizite në kryeqytetin e Polonisë, Varshavë. “Ky është vërtet një lajm i tmerrshëm dhe mendimet tona shkojnë për familjet dhe të dashurit.”

Ushtria amerikane nuk ka lëshuar ende asnjë deklaratë për vdekjen e ushtarëve, por më herët ka shprehur falënderimet për forcat e armatosura të Lituanisë për ndihmën në misionin e kërkim-shpëtimit.

“Unë do të doja të falënderoja personalisht Forcat e Armatosura të Lituanisë dhe reaguesit e parë që na erdhën shpejt në ndihmë në operacionet tona të kërkimit,” tha në një deklaratë gjenerallejtënant Charles Costanza, gjenerali i Korpusit V. “Është kjo punë në grup dhe kjo mbështetje që ilustron rëndësinë e partneritetit tonë dhe humanizmin tonë, pavarësisht nga flamujt që mbajmë mbi supe.”

Forcat e armatosura të Lituanisë së bashku me ushtrinë amerikane kërkuan për trupat e zhdukur. Foto e Ushtrisë Amerikane nga Pfc. Nathan Arellano Tlaczani

Ushtarë me Divizionin e 3-të të Këmbësorisë në një mjet rikuperimi M88A2 Hercules në Fort Stewart, Gjeorgji më 5 mars 2025. Foto e Ushtrisë Amerikane nga Spc. Rebeka Soria

Brigada e Parë e Blinduar ishte një nga njësitë më të hershme të dislokuara në krahun lindor të NATO-s në vazhdën e pushtimit rus të Ukrainës në shkurt 2022.

Njësia u kthye në Evropë në janar për të filluar një rotacion tjetër nëntëmujor.

Njësitë brenda brigadës stërviten në kushte të vështira, shpesh me moçal në Lituani, Poloni dhe pjesë të tjera të vendeve baltike.

Katër ushtarët po udhëtonin me një mjet të blinduar rikuperues M88A2 kur u zhdukën rreth orës 19:00 sipas kohës lokale të së martës, sipas raporteve të mediave lituaneze.

Njësia u kthye në Evropë në janar për të filluar një rotacion nëntë-mujor. Foto e Ushtrisë Amerikane nga Pfc. Nathan Arellano Tlaczani

Një operacion i madh kërkimi dhe shpëtimi u vendos duke përfshirë trupa nga Lituania dhe vende të tjera të NATO-s, si dhe helikopterë të forcave ajrore lituaneze dhe Shërbimin Shtetëror të Rojës Kufitare të vendit, raportoi gazeta lituaneze Delfi.

Operacioni, me ndihmën e Departamentit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit të Lituanisë, kishte ngushtuar kërkimin në një vend të mundshëm deri të mërkurën, sipas një njoftimi për shtyp nga ushtria lituaneze.

“Vendndodhja e mundshme e incidentit është identifikuar dhe një operacion kërkim – shpëtimi është duke u zhvilluar”, tha për Elta zëdhënësi ushtarak lituanez, Major Gintautas Ciunis.

Ushtria e Lituanisë nuk ka qenë në gjendje të konfirmojë detajet e sakta të asaj që ka ndodhur.

“Ne vërtet vlerësojmë dhe jemi mirënjohës për praninë e SHBA-së këtu. Ne kemi krijuar të gjitha kushtet që ata të rrisin gatishmërinë e tyre ushtarake,” tha në një deklaratë Giedrimas Jeglinskas, kryetar i Komitetit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Lituanisë.

“Ngjarje të tilla ndodhin vërtet gjatë stërvitjeve të përbashkëta ushtarake në shkallë të gjerë, jo vetëm midis amerikanëve, por edhe në ushtritë e tjera. Qëllimi është të zvogëlohen shanset për gjëra të tilla, por gjëra të tilla nuk janë të pamundura. Nëse ka pasur ndonjë lloj aksidenti, nxirren mësime dhe rriten kërkesat e sigurisë”, vazhdoi ai.

Ngjarja vjen disa ditë pasi vendet baltike njoftuan planet për të rritur mbrojtjen e tyre kufitare me Rusinë dhe Bjellorusinë përballë luftës së vazhdueshme në Ukrainë dhe frikës së inkursionit rus në territorin e NATO-s.

Javën e kaluar, Lituania zbuloi se po i bashkohej fqinjit të saj Polonisë për të minuar plotësisht kufijtë e saj me Rusinë dhe Bjellorusinë. /Zoom.al

Bëri xhiron e rrjetit/ Nuk do ta besoni sa kushtoi xhaketa e Ledionit

Ledion Liço komentohet shpesh në rrjete sociale për paraqitjet dhe veprimet që bën.

Një nga më të komentuarat ishte në fakt veshja e prime-t të së martës në mbrëmje, një xhaketë e errët me disa detaje interesante.

Dhe kjo xhaketë e prezantuesit të famshëm është e markës Dolce & Gabbana dhe kap një vlerë marramendëse. Sipas “Farfetch”, ajo kushton hiç më pak se 3,400 euro.

Ndonëse nuk e kemi parë të tillë më parë, Ledioni shpesh befason me paraqitjet e tij në ekran.

Nata e Kadrit, çfarë duhet të dini për ditën ku agjërimi vlen sa 1000 muaj

Sot është nata e Kadrit dhe sipas fesë islame, agjërimi në këtë ditë konsiderohet i vlefshëm sa një mijë muaj.

Nata e Kadrit shënon zbritjen e Kuranit në Tokë dhe fillimin e shkrimit të librit të shenjtë.

Sipas predikuesve fetarë, agjërimi dhe lutjet ndaj Zotit xheleshanuhu në këtë ditë përcaktojnë fatin dhe jetën e njeriut gjatë një viti. Nga agjërimi i kësaj dite nuk përjashtohen dhe shumë njerëz, që edhe pse nuk janë muslimanë, u bashkohen miliona agjëruesve muslimanë në mbarë botën. Mjafton si nderim për këtë natë dhe fakti se Allahu xh.sh ia ka kushtuar një kaptinë të plotë me këtë emër në Kur’an, që quhet Suretul Kadr. Ajetet e para të cilat zbritën në këtë Natë të madhërishme kishin të bëjnë me leximin dhe diturinë, e cila tregon qartazi përcaktimin e lartë të fesë Islame në shkollimin, arsimimin dhe edukimin e individit dhe shoqërisë në përgjithësi.

Ne e zbritëm atë (Kur’anin) në natën e Kadrit. E ç’të bëri ty të dish se ç’është nata e Kadrit? Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj! Me lejen e Zotit të tyre në (atë natë) të zbresin engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) për secilën çështje. Ajo (që përcakton Zoti) është paqe deri në agim të mëngjesit”. (El-Kadr, 1-5).

Zoti Fuqiplotë i zbriti Muhammedit a.s Ajetet e para të Kur’anit famëlartë derisa ai qëndronte në shpellën Hira, e cila ishte e vendosur në periferi të Mekës së bekuar.

Ajetet e para të cilat zbritën në këtë natë të madhërishme kishin të bëjnë me leximin dhe diturinë, imperativ i cili tregon qartazi përcaktimin e lartë të fesë Islame në shkollimin, arsimimin dhe edukimin e individit dhe shoqërisë në përgjithësi.

Porosia e këtyre Ajeteve të Kur’anit famëlartë i ishte drejtuar Muhamedit a.s, mirëpo kjo porosi ishte universale dhe kishte të bëjë me banorët e Mekës si dhe mbarë njerëzimin, ngase jo rastësisht Allahu xh.sh, Muhamedin a.s e dërgoi si mëshirë për tërë njerëzimin.

Kjo natë është më e vlefshme se një mijë muaj të cilët neve i numërojmë në jetën tonë të përditshme, periudhë e cila nëse llogaritet do të barazoheshe me një periudhë jetësore në këtë botë.