Aplikacion
“Jemi të lumtur për punën e Simone Inzagit. Rinovimi i kontratës së tij është thjesht çështje formaliteti. Ka punuar mirë në këto vite dhe është një pikë referimi si në nivelin personal dhe atë teknik.
Jemi të kënaqur që e kemi në skuadrën tonë. Do të takohemi në heshtje për t’ia rinovuar kontratën”.
Kështu presidenti i Interit, Bepe Marota ka folur në mikrofonin e “Radio Anchi’Io Sport”, në një intervistë ku ka folur për titullin, merkaton dhe kombëtaren italiane.
Ai gjithashtu u ndal në garën për titullin kampion, duke thënë se do të luftojnë 3 skuadra deri në fund.
“E bukura e futbollit është që të kesh 3 skuadra në garë për titullin. Kampionati në këtë mënyrë bëhet tërheqës, siç nuk ndodhte prej vitesh. Kjo gjë çon përpara lëvizjen e futbollit italian. Jemi aty në një fazë të hapur.
Seria A? Unë vazhdoj të mendoj që duhet të kampionati ynë të ketë 18 skuadra. Në këtë mënyrë do të ulej numri i ndeshjeve për lojtarët dhe skuadrat.
Kalendari është i tmerrshëm edhe me kombëtaren. Sot konsumohen shumë energji si në aspektin fizik dhe mental.
Për këtë arsye ka shumë dëmtime të lojtarëve”, theksoi numri një i kampionëve të Italisë.
Ai gjithashtu shpjegoi edhe punën e tij në kampin zikaltër duke theksuar se në këtë ekip ka sjellë mentalitetin fitues.
“Kam sjellë kulturën e punës dhe mentalitetin fitues të Juventusit. Jemi perfeksionuar dita-ditës”, thotë Marota.
Debate të ashpra në Senatin amerikan për skandalin e sigurisëNë Senatin e SHBA-së u kërkua dorëheqja e zyrtarëve të lartë përgjegjës për skandalin e sigurisë ku planet e sulmit të Jemenit u diskutuan në një platformë jo zyrtare e madje në grupin e komunikimit u ftua gabimisht dhe një gazetar.
Senatorët thirrën në seancë dëgjimore drejtoreshën e Komunitetit Kombëtar të Zbulimit, Tulsi Gabbard dhe drejtorin e CIA-s John Ratcliffe. Që të dy pjesë e bisedës në aplikacioni Signal, dëshmuan para Komitetit të Zbulimit të Senatit se nuk ishte shpërndarë asnjë material i klasifikuar.
Senatorët demokratë shprehën skepticizëm rreth këtij pretendimi, duke vënë në dukje se gazetari, kryeredaktori i revistës “The Atlantic”, Jeffrey Goldberg, raportoi se Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth postoi në grup hollësi operacionale në lidhje me sulmet e ardhshme ndaj rebelëve Houthi të Jemenit të lidhur me Iranin.
“Ky qëndrim kalorësi ndaj informacionit të klasifikuar është i pamatur, i ngadaltë dhe pabesueshëm,” tha senatori demokrat nga Virxhinia, Mark Warner në seancën dëgjimore. Warner pyeti vazhdimisht drejtoren Gabbard nëse detajet e ndara në aplikacionin Signal ishin konfidenciale dhe nëse jo, i kërkoi t’i ndajë hollësitë e bisedës me komitetin.
“Nëse nuk ka material të klasifikuar, ndaje atë me komitetin,” tha Warner.
“Senator, unë po e përsëris se nuk kishte asnjë material të klasifikuar të shpërndarë në atë bisedë,” u përgjigj Tulsi Gabbard drejtore e Komunitetit Kombëtar të Zbulimit.
Zbulimi i jashtëzakonshëm të hënën shkaktoi zemërim dhe mosbesim në mesin e ekspertëve të sigurisë kombëtare dhe bëri që demokratët dhe disa prej kolegëve republikanë të bënin thirrje për hetim të thellë të asaj që ata e përshkruan si një shkelje të madhe të sigurisë.
“Kjo pakujdesi, kjo paaftësi, ky mungesë respekti për agjencitë tona të zbulimit dhe personelin që punon për to është krejtësisht e papranueshme”, tha senatori Michael Bennet nga Kolorado në një shkëmbim me drejtorin e CIA-s John Ratcliffe. “Ju duhet të bëni më mirë,” shtoi Bennet.
Senatori demokrat Jon Ossoff i Xhorxhias u shfaq i frustruar pasi drejtori i CIA-s Ratcliffe iu përgjigj “nuk më kujtohet” për një sërë pyetjesh në lidhje me përmbajtjen e bisedës në aplikacionin Signal.
“Ne do të marrim transkriptin e plotë të këtij zinxhiri dhe dëshmia juaj do të matet me kujdes ndaj përmbajtjes së tij“, tha Ossoff.
I nguli thikën të moshuarit në Berat/ Çfarë ndodhi në lokal, Fetiu administrator i Klod AllajbeutJanë zbardhur detaje të reja nga plagosja e regjistruar mbrëmjen e djeshme në ambientet e një lokali në lagjen “Çelepias” të Beratit. 37-vjeçari Asllan Fetiu plagosi me me thikë në bark 85-vjeçarin Todi Biçaku.
Pas krimit, autori u largua në drejtim të paditur dhe ende nuk është kapur, ndërsa i moshuari u dërgua për mjekim në spitalin e Beratit.
Burime për mediat bëjnë me dije se Asllan Fetiu ka hyrë në lokal duke kërkuar një person të quajtur Fatjon Azizolli, një person me precedent të mëparshëm penal, por nuk dihet për çfarë motivi. Pasi i kanë thënë se nuk ndodhej aty, 37-vjeçari ka nisur të shajë klientët dhe t’i ngrejë zërin personelit të lokalit.
I moshuari Todi Biçaku, klient i rastësisht në lokal, gjithashtu ka ndërhyrë për të shuar situatën dhe i ka kërkuar që të dilte jashtë, por autori iu përgjigj duke e goditur me thikë.
Policia ka marrë pamjet filmike të kamerave të sigurisë të biznesit, si dhe të bizneseve për rreth për të zbardhur ngjarjen, por mbetet për t’u parë se sa do të dalë para drejtësisë autori, kjo për shkakun se ai është njeriu i besuar i një biznesmeni të fuqishëm në vendin tonë. Bëhet fjalë për Klodian Allajbeun, pronari i “Spitalit Amerikan”.
Asllan Fetiu rezulton si administrator i disa prej bizneseve të tij përfshirë “ANAMARK”, EKMA ose Tregu Agro-Ushqimor në Tiranë.

Ndërkohë, “ANAMARK”, zotëron 85% të kapitalit tek një tjetër biznes i Allajbeut, “Equos Resort” në Mullet.

Ndërkohë, nga dokumenti i mëposhtëm rezulton se Asllan Fetiu ka qenë dhe pronar i kompanisë “FOREVER CONSTRUCTION”. Kjo kompani ka si veprimtari “Investime në fushën e ndërtimit, ndërtime të objekteve qytetare, industriale dhe qëndra multifunksionale, punime dheu, sistemime, ndërtime pallatesh civile, ekonomike, tregtare, kulturore, sportive, të objekteve sociale, hoteleve, fshatrave turistike, etj.”.

Ndërkohë, në Prill të vitit 2020, këtë kompani Asllan Fetiu e ka shitur tek Kloldian Allajbeu, i cili më vonë sërish e ka shitur tek persona të tjerë, por kalimi nga Fetiu tek Allajbeu, nisur nga faktet e mësipërme, duket se kemi të bëjmë me një shitje fiktive.
Ndërkohë, pavarësisht se rezulton si administrator i bizneseve të Klodian Allajbet, mediat raportojnë se 37-vjeçari punonte si shofer i biznesmenit.
Kujtojmë se Klodian Allajbeu është një prej biznesmenëve më të akuzuar në Shqipëri, teksa pak kohë më parë u paraqit për t’u marrë në pyetje edhe në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), ku ka dëshmuar për rreth dy orë.
Allajbeu është përfolur si i përfshirë në dy nga dosjet e nxehta të shëndetësisë: atë të koncesionit të laboratorëve dhe dializës. Emri i tij u shfaq edhe në dosjen e Erion Veliajt, ku kanë udhëtuar së bashku në drejtim të Kinës, ku prokurorët nuk kanë marrë edhe përgjigje se kush i ka mbuluar shpenzimet për këtë udhëtim.
Gjithashtu, Klodian Allajbeu është nën hetim edhe nga Prokuroria Speciale e Kosovës, pasi akuzohet se në bashkëpunim me persona të tjerë kanë pastruar para përmes një skeme të falsifikimit të dokumenteve dhe prezantimit të dokumenteve false në Administratën Tatimore të Kosovës. Bold News/
Media austriake zbulon skandalin me ambasadorin shqiptar në Vjenë/ E lidhur edhe ministrja e jashtme e venditMedia investigative “FoB” në Austri ka publikuar një hetim të thelluar lidhur me emërimin e ambasadorit shqiptar atje, Fate Velaj.
Media austriake e krahason rastin me një fuçi baruti diplomatike mes dy vendeve.
“Emërimi i Fatmir Velajt si ambasador i Shqipërisë në Vjenë në vitin 2023 po kthehet gjithnjë e më shumë në një fuçi baruti diplomatike dhe politike. Rasti nga Shqipëria aktualisht po hedh shumë pluhur mbi Ministrinë e Jashtme të Beate Meinl-Reisinger (nga partia NEOS). Çështja Velaj tani po kthehet në një çështje politike, duke e vendosur qeverinë e re federale në një situatë të pasigurt.” – shkruan media austriake.
Që kur u mësua emërimi i Velajt në Austri, për të zëvendësuar në këtë post ambasadorin Roland Bimo, partia NEOS kishte ngritur pikëpyetje duke theksuar se ai nuk plotëson kriteret.
“Në vitin 2024, emërimi i Velajt si ambasador u diskutua për herë të parë në një seancë nga anëtari i atëhershëm i Këshillit Kombëtar të NEOS, Helmut Brandstätter. Kërkesa tregon se sa të thella janë dyshimet për papërshtatshmërinë e tij. Ajo përmban 14 pyetje të detajuara në lidhje me papajtueshmëritë e mundshme, kërkesat që mungojnë dhe ndikimin politik. Ndër të tjera, Brandstätter donte të dinte nëse Velaj kishte nënshtetësi të dyfishtë austriako-shqiptar në kohën e emërimit të tij, dhe nëse ai kishte aktivitet tregtar aktualisht në Austri. Sipas praktikës, të dyja do të ishin arsye për përjashtim nga akreditimi si ambasador i një vendi të tretë.
Pyetja fjalë për fjalë thotë: “A është e vërtetë që kandidati i caktuar ushtron një aktivitet tregtar në Austri? A do të ishte kjo një arsye për përjashtim?”
Gjithashtu pyetet: “A dihet nëse kandidati i caktuar ka hequr dorë nga shtetësia austriake apo do të hiqte dorë nga ajo nëse emërohej?”,” shkruan media austriake.
Por pavarësisht kësaj, Velaj e mori akreditimin dhe nisi punën.
“Ajo që është veçanërisht shpërthyese është dyshimi se një anëtar i qeverisë mund të ketë ndërhyrë në emër të Velajt, pavarësisht shqetësimeve ekzistuese,” vijon më tej investigimi. “Biografia e Velajt duket meteorike në pamje të parë. Ish-azilkërkuesi nga Traiskirchen mori jo vetëm Medaljen e Artë të Meritës së Republikës së Austrisë, por edhe titullin “Profesor”. Sipas certifikatës së çmimit të datës 13 dhjetor 2019, ai u nderua për arritjet e tij si “piktor, fotograf, shkrimtar, gazetar, menaxher kulturor dhe kurator ekspozite”. Certifikata është në dispozicion të ekipit redaktues,” thuhet në shkrim.
Por kush ka ndërhyrë që Velaj të vazhdonte punën?
“Tashmë është e qartë edhe pse me vonesë: Ministrja e Jashtme Meinl-Reisinger është nën presion për të vepruar. Sipas dosjeve të brendshme të Ministrisë së Jashtme, Velaj mësohet se ka ndërhyrë personalisht në disa raste. Në interes të transparencës dhe higjienës politike, i gjithë procesi duhet të rishqyrtohet. Pyetja qendrore është nëse ka pasur ndikim të padrejtë gjatë emërimit si ambasador”. “Një hap i tillë do të kishte peshë edhe në nivel ndërkombëtar. Kjo mund të çojë në tensione diplomatike me Tiranën dhe të hedhë një dritë shqetësuese mbi standardet e politikës së jashtme austriake”.
“Shqipëria është aktualisht nën presion gjithsesi: vetëm muajin e kaluar, prokuroria e posaçme shqiptare arrestoi kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj për ryshfet të dyshuar, pastrim parash dhe fshehje të ardhurash. Një gjë është e sigurt: Shumë pyetje mbeten pa përgjigje në rastin Velaj. Por një gjë është tashmë e qartë – nëse rezulton se një kandidat i papërshtatshëm është emëruar ambasador përmes ndërhyrjes politike, ekziston rreziku i një skandali diplomatik me pasoja të konsiderueshme. Dhe një gjë është po aq e sigurt: kjo çështje nuk mund të anashkalohet thjesht me buzëqeshje në aspektin e politikës së jashtme”, e mbyll shkrimin media austriake.
Dodik arratiset nga Bosnja në Serbi, më pas shfaqet në IzraelPresidenti i entitetit të Republikës Srpska në Bosnje dhe Hercegovinë, Milorad Dodik ka arritur të largohet nga vendi, pavarësisht se ndaj tij ishte lëshuar një urdhër-arrest.
Ai ka udhëtuar fillimisht për në Serbi nga ku ka fluturuar më pas për në Izrael.
Pas zbarkimit në Izrael, Dodik dërgoi një mesazh në rrjetin social X dhe tha se respekton thellësisht historinë dhe vendosmërinë e Izraelit.
Avokati i Dodik thotë se vendimi nuk ka ardhur i gjykatës nuk është përfundimtar dhe se ai mund të apelojë.
“Unë kam filluar një vizitë në Izrael, një vend, forcën, historinë dhe vendosmërinë e të cilit e respektoj thellësisht. Izraeli tregon se liria dhe siguria nuk kanë çmim dhe se një popull që e di se kush është – nuk pranon të jetë as një objektiv, as një vartës, shkroi ai.
Ai shtoi gjithashtu se Republika Srpska dhe Izraeli mbrojnë njëri-tjetrin pa kërkuar falje.
Ashtu si Izraeli mbrohet pa falje, po ashtu edhe Republika Srpska mbron të drejtën e saj për të ekzistuar, vendosur dhe ruajtur besëlidhjen e të parëve të saj. Serbët dhe hebrenjtë janë popuj që u përpoqën të zhdukeshin plotësisht – dhe ata mbijetuan. Kjo është arsyeja pse ne e kuptojmë njëri-tjetrin. Dhe kjo është arsyeja pse ne qëndrojmë së bashku”.
Sipas të dhënave Milorad Dodik është planifikuar të marrë pjesë në Konferencën kundër Antisemitizmit në Jerusalem, Izrael, më 26 dhe 27 mars.
Largimi i Dodikut shkaktoi reagim të Policisë Kufitare në Bosnjë-Hercegovinë, ndërsa ka nisur një hetim se si ai mundi të kalojë kufirin.
“Me të qeshme me të ngjeshme”/ Basha tregon si nisi “telenovela” me RamënDrejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka treguar për herë të parë se si nisi “telenovela” e replikave me kryeministrin Edi Rama.
Në një intervistë me gazetarin Ermal Qori, Basha ka treguar se ka qenë në një takim kur i kanë sjellë disa video të Ramës, teksa pyeste “Ku je o Lul” në podcastin e tij.
“Unë iu përgjigja menjëherë nga takimi, O RAMEEE..”- ka thënë Basha.
Ai më tej tha se ironinë që përdor ndaj Ramës me 7×7 = 313 është e vërtetë dhe pa asnjë sforcim, pasi fakti është që shokët e tij janë në burg për korrupsion, apo në arrati nga SPAK-u për korrupsion.
“Por fakti është që shokët e tij, që nuk kthen përgjigje ku i ka shokët, janë në burg për korrupsion. Janë në arrati nga SPAK-u, se kërkohen për korrupsion. Dhe ky nuk kthen përgjigje. Tani me gjithë këta shokë në burg për korrupsion, o ti je i paaftë, pra je më buf se bufi, ose ti je pjesë e kësaj. Duke qenë kryeministër ke përgjiegjësi për këtë, politike dhe penale. Ky është një diskutim që ai nuk do ta bëj.”- vijoi Basha më tej.
Shenjat e Horoskopit që do t’u largohen energjitë negative gjatë muajit prillTre shenja të horoskopit do të çlirohen nga energjia negative në fund të marsit.
Këto tre shenja të horoskopit do ta nisin prillin dhe shumë fat dhe surpriza.
Demi
Ju do të lini pas mendimet e ngurta dhe do të çliroheni nga negativiteti dhe toksiciteti. Ngrohtësia dhe pozitiviteti nuk janë luks, por zgjedhje dhe ju jeni gati t’i bëni ato.
Akrepi
Keni kuptuar se koha është para dhe ju nuk keni aspak kohë për të humbur. Ju e dini se çfarë është e mirë dhe çfarë është e keqe për ju. Tashmë mund të shihni qartë se kjo trazirë e brendshme nuk ka asgjë për t’ju ofruar, dhe mjafton vetëm ky realizim për të ndjerë “çlirim” nga negativiteti.
Peshqit
Peshqit, jeni një nga njerëzit më dhurues, plot ndjeshmëri dhe mirëkuptim. Megjithatë, ju jeni ndjerë bosh nga dashuria. Megjithatë, më 25 mars, universi ju jep një dorë ndihmëse. Ju do të vendosni kufij, do të mbroni veten dhe do të përpiqeni për një jetë më të qetë.
“Erjon Veliaj kontraktoi avokat amerikan me 2000 USD ora e punës”Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili gjendet në arrest me burg me me akuzën e krijimit të një skeme korruptive mes kompanive të bashkëshortes dhe një grupi biznesmenësh pranë tij, ka parapaguar 300 mijë dollarë një studio ligjore amerikane për shërbime ligjore.
Kontrata me studion “Kasowitz Benson Torres’ e firmosur nga kryebashkiaku dhe vëllai i tij Arbër Veliaj është publikuar në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Drejtësisë dhe parashikon shërbime ligjore në formë këshillash ligjore, mediatike dhe strategjike për procesin gjyqësor.
Avokatët e studios që do të asistojnë Veliajn në këtë proces kanë një pagesë për orë pune që varion nga 500 USD deri në 1950 USD.
Sipas kontratës kjo studio do të marrë përsipër përveç konsulencës ligjore dhe lobim pranë Departamentin Amerikan të Shtetit dhe degë të tjera të qeverisë amerikane dhe shërbime të marrëdhënieve me publikun në lidhje me qeverinë shqiptare dhe legjislacionin shqiptar.
Një përfaqësues i studios ligjore të kontraktuar nga Veliaj erdhi në Tiranë në fillim të marsit gjatë seancës së Apelit për masën e sigurisë, por ai nuk u lejua të merrte pjesë në seancë për shkak të ndalimeve ligjore që parashikon legjislacioni shqiptar.
Veliaj, bashkëpunëtori i ngushtë i kryeministrit Edi Rama dhe kryetar i Bashkisë së Tiranës prej vitit 2015, u arrestua nga SPAK më 10 shkurt. Prokuroria e Posaçme, SPAK, thotë se ai dyshohet se ka përfituar përmes familjarëve të vet të afërm apo personalisht, pagesa apo të mira të tjera nga biznesmenë të ndryshëm në nëntë raste.
Veliaj i mohon akuzat dhe pretendon se është shënjestër e një prokurorie të padrejtë.
Pas arrestimit, Veliaj sulmoi përmes disa statuseve në Facebook, prokurorin e çështjes, Ols Dado dhe gjyqtarin Erion Bani, duke pretenduar për persekutim politik. Veliaj publikoi gjithashtu një transkript me përmbajte të pavërtetë, që u vlerësua si një përpjekje për të sfiduar drejtësinë dhe për të diskretituar figurën e prokurorit, nëpërmjet të dhënave të tjetërsuara, që u shpërndanë nga media pranë tij.
Po ashtu, gjatë seancës së vlerësimit të masave së sigurimit, qindra mbështetës të Veliajt protestuan kundër ndalimit të tij. Sipas njoftimeve të atëhershme të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë dhe SPAK, protestuesit kishin rrezikuar seriozisht jetën dhe shëndetin e gjyqtarëve, prokurorëve dhe punonjësve të administratave të këtyre institucioneve, kur ata ishin larguar nga puna. BIRN/
Aksident i rëndë në Lezhë-Shëngjin, plagosen disa personaNjë aksident i rëndë ndodhi në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin.
Dy makina janë përplasur kokë më kokë dhe për pasojë kanë mbetur të lënduar tre persona, ku dy prej tyre janë në gjendje të rëndë.
Njëri prej të plagosurve në gjendje të rëndë është nisur drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.
Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit të rëndë ndbrsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë rrethanave.
VIDEO/ Ilir Meta flet për herë të parë nga burgu: Fitorja jonë në 11 maj, e pashmangshmePresidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka përcjellë një mesazh audio nga qelia, ku shprehet i bindur se opozita ka një rrugë të qartë për të rrëzuar kryeministrin Edi Rama nga pushteti.
Në mesazhin e tij, Meta ka akuzuar ashpër 12 vitet e qeverisjes socialiste, duke e cilësuar fitoren e opozitës në zgjedhjet e 11 majit si të pashmangshme.
“Fitorja i zgjidh të gjitha. Për t’i dhënë zgjedhje historike për të ardhmen e Shqipërisë duke ndëshkuar pengmarrësit e demokracisë. Keqpërdori pushtetin për të shantazhuar drejtuesit e pozitës dhe që sot nxjerr lotë krokodili për primaret e PD-së të cilat janë si dita me natën me përzgjedhjet e tij personale në errësirë si Kryetari i Organizatës me anonimë pafund, shumica të rekomanduar nga banda të njohura…Ai që në 2021 kandidoi i teti në Durrës dhe e kishte kopsitur rezultatin, me bandat dhe partnerin e tij të errësirës së 17 majit, tani është kyçur i pari në bunkerin e listave të mbyllura bashkë me gjithë anonimët, që nesër s mund t’i kërkojnë llogari për humbjen… Të gjithë të përqendrohemi në programin tonë të shkëlqyer që është në interes të të gjithë shqiptarëve. Të gjithë të përqendrohemi në një Fitore Madhështore” – deklaroi Meta.