zoom

Day ArchiveUzuni shënon në minutën e fundit/ Shqipëria siguron tre pikët e para me tre gola ndaj Andorës

Shqipërisë ka mposhtur 3-0 Andorën në “Arenën Kombëtare”. Rei Manaj ishte heroi i mbrëmjes së sotme i cili gjeti dy herë rrjetën e Androës, në minutën e 11-të dhe të 20-të.

Pas një faulli të fituar nga Armando Broja, Kristjan Asllani krosoi mjaft saktë në zonë ku gjeti Manajn, i cili realizoi me kokë golin e parë.

Ndërsa nëntë minuta më pas Armando Broja do të vallëzonte mes mbrojtjes së Andorës, duke i nxjerrë të gjithë jashtë loje përfshirë dhe portierin dhe dha një asist për Manajn, i cili nuk e pati të vështirë të realizonte dhe golin e dytë të ndeshjes dhe të dytin personal.

Në minutat e fundit të ndeshjes ka ardhur edhe qershia mbi tortë, ku Myrto Uzuni ka shënuar edhe golin e tretë për Shqipërinë.

Ndëkrohë që në ndeshjen tjetër të Grupit K, ku bën pjesë edhe Shqiëpria, Anglia ka triumfuar 3-0 përballë Letonisë duke u ngjitur në vendin e parë me 6 pikë, e ndjekur nga kuqezinjtë me tre pikë por me golavarazh më të mirë se Letonia.

BILD: Putin me origjinë të largët gjenetike nga Kosova

Një kompjuter i hakeruar ka nxjerrë në dritë një zbulim të pazakontë rreth presidentit rus, Vladimir Putin, i cili me sa duket, origjinën e largët e paska nga Kosova.

Kështu shkruan e përditshmja gjermane BILD, të cilës i kanë rënë në dorë të dhënat e identitetit gjenetik të një kushëriri të afërt të Vladimir Putin, prej kompjuterit të të cilit ishin hakeruar shumë dokumente.

Nga frika se dikush mund të zbulojë prejardhjen e tij gjenetike dhe “dobësitë” e mundshme, Vladimir Putin shmang kontaktin fizik me shumicën e mysafirëve të tij. Ai përdor vetëm filxhanë dhe gota që i sjell vetë dhe i mbledh pas përdorimit. Madje, që nga viti 2017, ai dyshohet se ka punësuar agjentë që gjatë udhëtimeve të tij jashtë vendit mbledhin jashtëqitjet e tij dhe i kthejnë në Rusi për t’i asgjësuar, në mënyrë që askush të mos analizojë ADN-në e tij.

Por të gjitha këto tashmë kanë rënë dhe ADN-ja e Putinit është zbuluar!

Hakerët, me porosi të një institucioni shtetëror, janë futur në kompjuterin e Mikhail Putin, nipit të presidentit rus. Rezultatet e këtij zbulimi i janë dorëzuar gazetës “BILD“. Vladimir Putin dhe Mikhail Putin ndajnë një lidhje të drejtpërdrejtë gjenetike. Gjyshërit e Putinit janë stërgjyshërit e Mikhailit, që do të thotë se ata kanë një përputhje gjenetike prej 6,25 %. Për më tepër, të dy ndajnë të njëjtin haplogrup mashkullor Y, pasi kanë një paraardhës të përbashkët në linjën atërore. Ashtu si shumica e anëtarëve të familjes Putin, Mikhail Putin ka një punë të rëndësishme dhe të mirëpaguar në kompaninë shtetërore Gazprom, ashtu si edhe djali i tij. Por ajo që bënë hakerët ishte vërtet befasuese: ata zbuluan se nipi i dytë i Putinit kishte bërë një test gjenetik në dhjetor 2022 në kompaninë ruse “Genotek”, rezultatet e të cilit i mori në shkurt 2023.

Testi gjenetik i Mikhail Putinit zbuloi se Vladimir Putin dhe të gjithë meshkujt e familjes së tij i përkasin haplogrupit të rrallë E-V13, që është i pazakontë në Rusi. Ky grup gjenetik ka origjinën në Kosovën e sotme, ku 30 % e popullsisë e posedon atë. Në të gjithë Ballkanin, kjo përqindje është rreth 15 %, ndërsa në Rusi më pak se 5 %. Por ky gjen ka edhe disa pasoja për mbartësit e tij, përfshirë Vladimir dhe Mikhail Putin. Një nga rreziqet kryesore është një predispozitë më e lartë për kancer të prostatës. Një studim i vitit 2024 ka treguar një lidhje midis kësaj sëmundjeje dhe gjenomit të Putinit. Gjithashtu, sipas hakerëve, Mikhail Putin është veçanërisht i prirur ndaj paranojës, por nuk dihet nëse kjo vlen edhe për xhaxhain e tij, Vladimir Putinin.

Një detaj tjetër befasues është se sipas një raportimi të “Daily Mail” në vitin 2010, edhe Adolf Hitler ishte pjesë e haplogrupit të rrallë E-V13 (i njohur gjithashtu si E1b1b).

A është ky shkaku i sekretit të madh të Putinit?

Fati i keq për të është se nipi i tij i dytë, jo vetëm që u përpoq të mësonte më shumë për prejardhjen e tij gjenetike, por edhe nuk ishte shumë kreativ në zgjedhjen e fjalëkalimit për llogarinë e tij në “Genotek”, duke lehtësuar punën e hakerëve.

U vra nga babai/ Familjarët nuk marrin trupin e 24-vjeçares, mund të varroset në Tiranë

Pas vrasjes nga babai në një apartament të marrë me qira në Tiranë, 24-vjeçarja palestineze Rayyan Alëan mund të prehet përgjithmonë në vendin tonë.

Kjo pasi familjarët e së resë e cila u masakrua pa mëshirë, nuk kanë shorehur interes për të tërhequr trupin nga morgu i kryqytetit edhe pse janë njoftuar nga autoritetet.

Nëse deri ë përfundim të afatit ligjor, asnjë familjar nuk paraqitetet, 24-vjeçarja do të varroset në Tiranë.

Rayyan dhe Fadi Alëan mbërritën ne Rinas me datë 19 shkurt dhe u vendosën në një banesë me qira në rrugën Gjon Muzaka në kryeqytet. Sipas hetuesve Fadi Alëan pasi vrau 24-vjecaren me disa goditje thike me datë 22 shkurt, u largua nga Shqipëria në drejtim të Greqisë e prej andej në Amsterdam. Ai dyshohet se është larguar drejt Libanit dhe deri më tani nuk është arrestuar.

Trupi i pajetë i 24-vjecares u gjet nga pronarja e banesës, 5 ditë pasi autori i dyshuar ishte larguar nga vendi.

Trump do të vendosë 25% tarifë ndaj shteteve që blejnë naftë dhe gaz nga ky shtet

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë të hënën se çdo shtet që blen gaz apo naftë prej Venezuelës, do të paguajë tarifë prej 25 për qind në tregtinë që bën me Shtetet e Bashkuara.

“Tarifat sekondare” do të hyjnë në fuqi më 2 prill, ka thënë Trump përmes një postimi në platformën e tij Truth Social.

Trump ka thënë se e ka marrë këtë vendim, sepse Venezuela ka dërguar “dhjetëra mijëra” njerëz në SHBA, të cilët kanë “natyra shumë të dhunshme”.

Ky njoftim e rriti çmimin e naftës së papërpunuar për gati 1.5 për qind. Më herët gjatë këtij muaji, Trump e ka pezulluar për 30 ditë licencën që i ka dhënë SHBA-ja kompanisë së naftës, Chevron, e cila prej vitit 2022 ka operuar në Venezuelën e sanksionuar.

Presidenti e ka marrë këtë vendim pasi e ka akuzuar presidentin Nicolas Maduro se nuk ka bërë përparim të mjaftueshëm për reformat zgjedhore dhe kthimin e migrantëve.

Trump ka thënë më herët gjatë muajit se e ka fuqizuar Aktin 1798 për Armiqtë e Huaj për të arsyetuar dëbimin e anëtarëve të dyshuar të bandës venezuelase Tren de Aragua, pa pasur urdhra përfundimtarë të gjyqtarëve për imigrim.

Kina, e cila veçse është e prekur nga tarifat amerikane, është blerësja më e madhe e naftës së Venezuelës.

Në shkurt, Kina ka pranuar direkt ose indirekt 503.000 fuçi nafte në ditë prej Venezuelës.

Spanja, Italia, Kuba dhe India janë konsumatorët tjerë të naftës venezuelase.

Qeveria e Maduros nuk e ka komentuar këtë vendim. Rel/

PAMJE TË RËNDA/ Pak momente pas ngjarjes me dy viktima, trupat të shtrirë pranë njëri tjetrit (VIDEO)

Pamje të rënda janë bërë publike nga ngjarja në Kosovë.

Në videon e publikuar nga Klan Kosova pak momente pas vrasjes duken trupat e të dy personave të shtrirë përtokë pranë njëri- tjetrit.

Spas informacioneve paraprake, pronari i një biznesi vrau ish-punonjësen dhe më pas veten. Motivi i ngjajres dyshohet xhelozia pasi gruaja ishte larguar nga biznesi i autorit për të punuar në një tjerër vend pune.

Autoritetet e Kosovës kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shqipëri-Andora/ 2-0 në pak minuta, Manaj shënon sërish

Shqipëria po përballet me Andorrën në “Arenën Kombëtare” në ndeshjen e dytë kualifikuese për Kupën e Botës 2026.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Sylvinho kanë gjetur shpejt golin që në minutat e para.

Ishte Rey Manaj që dërgoi me kokë topin në rrjetë në minutën e 9-të, pas krosimit të ardhur nga goditja e dënimit e ekzekutuar nga Kristjan Asllani.

Në minutën e 19-të, pas një topi të gjatë të marrë nga mbrojtja, Armando Broja bën gjithçka bukur dhe asiston në mënyrë përfekte për Rei Manaj, i cili dërgon topin në rrjetë për herë të dytë.

Goool!/ Rey Manaj shënon të parin ndaj Andorës

Shqipëria ka shënuar golin e parë të ndeshjes përballë Andorës. Kanë mjaftuar vetëm 9 minuta lojë që kuqezinjtë të zhbllokojnë rezultatin, duke çuar në peshë stadiumin “Arena Kombëtare”.

Një faull i fituar nga Broja, një kros i saktë i Asllanit, dhe Rei Manaj shënon për Shqipërinë.

Një ndeshje totalisht tjetër nga ajo që pamë tre ditë më parë përballë Anglisë.

Motra e Gjestit bën veprimin e papritur ndaj Eglit

Marrëdhënia e Eglit dhe Gjestit, ka ndikuar edhe tek familjarët e banorit. Motra e Gjestit, Blerina, nuk e ndjek më Eglin në Instagram, ndërsa kjo e fundit po.

Rikthimi i bujshëm i Eglit ka bërë që përveç Blerinës të humbasë edhe mijëra ndjekës të tjerë.

Marrëdhënia Egli-Gjesti, ka qenë një nga çështjet më të diskutuara të këtij edicioni.

Dyshja ende nuk i ka rregulluar raportet dhe mbetet të shihet se si do jetë në vazhdim loja. / Zoom.al

Reshje të dendura dhe temperatura të ulëta/ Sinoptikani: Qarqet që rrezikojnë përmbytje

Shqipëria është përfshirë nga reshje shiu, ku në disa qarqe nuk do të mungojnë edhe rrebeshet.

Sipas sinoptikanëve, kryeqyteti, Shkodra dhe Lezha janë qarqet që do të kenë më shumë reshje shiu dhe përmbytje lokale.

Për pasojë nuk do të mungojnë edhe temperaturat e ulëta.

“Nga e marta në vijim kemi rënie graduale të temperaturave të ajrit si në vlerat minimale edhe ato maksimale”, tha sinoptikani Hakil Osmani. Në disa zona malore të vendit nuk do të mungojnë edhe reshjet e dëborës.

“Në zonat e thella malore në pjesën e dytë të javës do kemi prezente edhe reshje dëbore në verilindje dhe juglindje”, tha Osmani.

Herë pas here problem do të jetë edhe era duke krijuar dallgëzim në det të hapur. Sipas sinoptikanëve, kjo situatë moti i paqëndrueshëm me reshje shiu dhe dëborë pritet të na shoqërojë deri në fund të muajit Mars.

Gruan ia vrau ish-pronari/ Momenti kur burri merr vesh lajmin (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë, me dy fatalitete, tronditi veriun e Kosovës pasditen e kësaj të hëne, ku një pronar biznesi qëlloi ish- punonjësen e tij për vdekje me armë zjarri, për t’i dhënë më pas fund edhe jetës.

Mediat lokale kanë publikuar një video, ku sipas tyre duket bashkëshorti i viktimës në momente dëshpërimi ndërsa është njoftuar për vdekjen e bashkëshortes.

Paraprakisht thuhet se motiv i ngjarjes ishte xhelozia e pronarit të furrit të bukës ndaj gruas dhe bashkëshortit të saj që u larguan nga biznesi i tij për të nisur punë në një vend tjetër.

Megjithatë, autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.