zoom

Day ArchiveTë shtëna me armë zjarri/ Vritet 19-vjeçari në Kosovë, autori në arrati

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qendër të komunës së Vushtrrisë në Kosovë, mbrëmjen e kësaj të diele.

Një 19-vjeçar është vrarë me armë zjarri rreth orës 20:35. Policia e Kosovës bën me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Galip Badivuku” në Vushtrri.

“Nga hetimet fillestare bëhet e ditur se si pasojë e plagëve të pësuara nga arma e zjarrit ka humbur jetën viktima mashkull/ kosovar rreth 19 vjeçar,”- ka deklaruar për mediat zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës.

Njësitë përkatëse policore ndodhen ne vendin e ngjarjes dhe janë në kërkim të autorit të dyshuar. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes./ Zoom.al

9 arsye përse ju lotojnë shpesh sytë dhe si të veproni

Lotët janë të domosdoshëm për sytë, pasi largojnë toksinat e dëmshme nga sytë dhe i ndihmojnë ata që të jenë më të shëndetshëm.

Jo vetëm kur qani, por edhe kur qeshni apo qëndroni shumë në dritë, lotët mund të rrjedhin shumë lehtë nga sytë tuaj duke mos krijuar ndonjë shqetësim.

Gjithsesi mbushja e syve me lot pa ndonjë arsye të veçantë mund të jetë një shqetësim shëndetësor të cilit duhet t’i kushtoni rëndësi. Në këtë artikull ju tregon disa nga arsyet se përse ju lotojnë sytë dhe si të kujdeseni për to.

Probleme me gjëndrat meboiane

Këto kanale apo gjëndra, janë të vendosura poshtë syve dhe prodhojnë një substancë vajore e cila përbën pjesën yndyrore të lotit. Sa më pak nga kjo substancë që të prodhohet aq më të thata do të ndihen sytë tuaj, duke shtuar këshu nevojën e trupit për të prodhuar lotë.

Kështu jo pak herë do ta gjeni veten duke lotuar pa pushim pa ndonjë faktor të jashtëm që j’ua shkakton këtë. Mjafton të vendosni një peshqir të ngrohtë poshtë syve tuaj për të stimuluar prodhimin e vajit në këtë zonë të fytyrës.

Keni sy të thatë

Edhe nëse gjëndrat meboiane që shpjeguam mësipër funksionojnë siç duhet ju sërish mund të vuani nga tharja e syve. Ky problem prek jo pak njerëz dhe mund të vijë si pasojë e shkaqeve të fshehura siç është artriti reumatoid, inflamacioni, medikamente të ndryshme, duhapnpirja apo era e fortë.

Kur sytë nuk kanë balancën e duhur të lagështisë do të kenë tendencën që të prodhojnë më shumë lotë Tharja kronike krijon shtimin e lotëve n mënyrë që të mbahet një balancë e shëndetëshme për sytë. Për këtë problem konsultohuni me një mjek spcialist dhe merrni pika të possacme për sytë tuaj.

Bllokimi i kanaleve të lotëve

Lotët prodhohen nga gjëndrat e lotëve, për të rrëshqitur më pas në vrimat e vogla që ndodhen në cepin e syve nga ku dalin lotët. Kur këto kanale bllokohen me lotë ata do të rrjedhin papushim nga vrimat e vogla që keni në sytë tuaj duke ju lënë me sy që lotojnë vazhdimisht. Kjo mund të ndodh tek të mëdhenjtë e të vegjlit si pasoje e ndonjë lëndimi në këtë zonë apo infeksione të ndryshme.

Për ta zgjidhur këtë problem duhet të këshilloheni me një mjek specialist pasi në rast infeksioni duhet të kurohet me antibiotikë.

Alergjitë

Si alergjitë ashtu dhe e gripi mund të shkaktojnë rrjedhje të pa vullnetëshme të syve. Sa më shumë të qëndroni larg gripit apo elementëve që ju shkaktojnë alergji aq më larg do të mbani dhe sytë e lagësht.

Konjuktiviti

E quajtur ndryshe edhe “sytë e kuq” kjo sëmundje mund të jetë pasoje e ndonjë viroze apo infeksioni të syve. Shkakton dhimbje, lot, kruarje të syve dhe një sërë simptomash të tjera të bezdisshme.

Infeksionet e syrit

Nëse ju krijohen shpesh qeska të vogla e të kuqe në kapakët e syrit atëherë po vuani nga një inkfesion bakteral. Kjo do të shkaktojë përveç dhimbjes edhe shumë lot të cilët dalin gjatë gjithë kohës nga sytë tuaj për të luftuar infeksionin.

Këto infeksione nuk janë të rrezikshme dhe mund të qetësohen me kompresa të ngrohta, por gjithnjë këshillohuni me mjekun për tu kuruar.

Problemet me kornenë e syrit

Kornea është pjesa transparente që vesh syrin tonë dhe njihet si linja e parë që na mbron nga bakteret dhe infeksionet e jashtme.

Çdo gjë që e irriton kornenë i bën sytë tuaj të lotojnë, prandaj kujdesuni që ta mbani atë sa më të paprekur.

Paraliza e fytyrës

Egziston një lloj sindrome apo gjendje e trupit ku nervat apo disa pjesë të fytyrës paralizohen de ndalin së funksionuari si pjesa tjetër. Kjo bën që qepallat tuaja të mos përplasen si zakonisht gjë që i than sytë më shumë nga sa duhet e më pas trupi fillon të prodhojë më shumë lot.

Në këto raste mjekët këshillojnë që të hidhni pika me lot artificial në sytë tuaj për t’i mbajtur sa më të shëndetëshëm.

Arrestohen 13 shqiptarë në Spanjë

Në Katalonjë, mafia shqiptare ka arritur të “gradohet” si lojtari kryesor në biznesin e paligjshëm të marijuanës.

Dhjetëra klane, disa aleate, të tjera në konflikt, kanë zgjeruar aktivitetet e tyre në të gjithë Katalonjën.

Në magazina industriale, apartamente, ambiente tregtare dhe vila, çdo hapësirë e disponueshme bëhet një mundësi e re biznesi për këto organizata kriminale.

Ky është rasti i anëtarëve të një rrjeti që është çmontuar së fundmi nga agjentë të Njësisë së Hetimit Territorial të Rajonit Metropolitane në jug të Mossos d’Esquadra, në kuadër të operacionit policor “Trifásico”.
Në total, 13 persona u arrestuan, duke përfshirë “kopshtarët” e plantacionit , ndërmjetësit, një drejtues dhe drejtuesin e organizatës.

Ata kishin vite që operonin në biznesin e paligjshëm të “floririt të gjelbër” në Katalonjë.

Sipas Zëvendës Inspektorit Durán, operacioni i policisë ishte një goditje vendimtare kundër një prej qelizave më aktive të dyshuara kriminale në rajon, e njohur për aftësinë e saj për të ngritur shpejt plantacione të reja.

Me këtë rast, tre kultura të reja janë çmontuar: një në Santa Coloma de Cervelló , një tjetër në Granollers dhe një tjetër në një fermë në Vallirana.

Ky i fundit ishte në pronësi të një individi me origjinë spanjolle, i cili vepronte si mbulesë për organizatën dhe ishte përgjegjës për të vepruar si ndërmjetës midis drejtuesit të parë, përgjegjës për pagesat e qirave për mjediset, dhe drejtuesit të grupit.
H
etimi filloi gjashtë muaj më parë, kur oficerët zbuluan konsum jonormal të energjisë në një magazinë në Santa Coloma de Cervelló (Barcelona). Ky tregues fillestar bëri që Mossos d’Esquadra të dyshonte për aktivitete të paligjshme brenda ambienteve.

Prej aty u hapën hetimet dhe nisi vëzhgimi për personat që frekuentonin magazinë, gjë që çoi në zbulimin e lidhjeve të mundshme me dy lokacione të tjera, një në Granollers dhe një tjetër në Valliranë.
Konsumi i lartë i energjisë elektrike është raportuar gjithashtu në të dy lokacionet, duke përforcuar dyshimet për aktivitete të paligjshme.

Gjatë hetimeve, u identifikuan disa anëtarë kyç të rrjetit, të gjithë me origjinë shqiptare, përfshirë ata që janë përgjegjës për plantacionet. Me të gjitha këto informacione, Grupi i Narkotikëve pranë Njësisë së Hetimit Territorial Metropolitane Jugor ka kryer fazën përfundimtare të operacionit.

Për pasojë u arrestuan 13 persona dhe u sekuestruan 5000 bimë marihuanë. Përveç kësaj, agjentët sekuestruan katër armë zjarri në shtëpinë e ndërmjetësit spanjoll, një zbulim gjithnjë e më i shpeshtë, pasi organizatat kriminale të këtij lloji zakonisht janë të armatosura.

Mediat britanike: Starmer në bisedime me vendet e Ballkanit për ndërtimin e qendrave për emigrantët e refuzuar

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar nën kryeministrin Keir Starmer raportohet se po shqyrton mundësinë e përdorimit të vendeve në Ballkan si “nyje kthimi” për të dërguar azilkërkues të refuzuar, sipas ministrave të qeverisë të cituar në një gazetë e njohur britanike.

Plane të tilla, nëse janë të vërteta, janë shumë në përputhje me tendencën midis politikëbërësve në Evropë për të ndjekur skema të tilla “offshore”. Megjithatë, ato qëndrojnë në kontrast të plotë me kundërshtimin e mëparshëm të kryeministrit Starmer për skemën shumë të ngjashme të Ruandës nga qeveria e mëparshme konservatore.

Sipas gazetës Times, partia Laburiste po shqyrton mundësitë për të nënshkruar marrëveshje me vendet në Ballkan për të dërguar atje azilkërkuesit e refuzuar. Kjo ndryshon nga skema e mëparshme e Ruandës për aq sa kjo e fundit përfshinte njerëz (teorikisht) që kërkesat e tyre për azil shqyrtoheshin jashtë vendit, ndërsa e para do të përdoret (në teori) vetëm për personat që tashmë janë refuzuar.

Pavarësisht këtij dallimi, krahasimi është vënë re dhe deklartatat e Keir Starmer që kritikonte më herët planin e mëparshëm kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale. Megjithatë, një kthesë e tillë e dukshme ndaj idesë së “zhvendosjes” së përgjegjësive të Britanisë për refugjatët nuk është një surprizë e plotë, pasi Starmer ka vlerësuar më parë kryeministren italiane Giorgia Meloni për skemën shumë të ngjashme të Shqipërisë.

Ideja e përgjithshme është shumë në modë në Evropë më gjerësisht, me shtetet individuale anëtare të Bashkimit Evropian që kanë lobuar me sukses në Komisionin Evropian, krahun ekzekutiv të BE-së, për të hapur mundësinë ligjore të ‘nyjeve të kthimit’ ku njerëzit mund të deportohen në vendet nga nuk kanë ardhur, diçka që më parë konsiderohej si anatemë.

Arsyetimi i deklaruar për skema të tilla në përgjithësi ka të bëjë me idenë se as Evropa dhe as Mbretëria e Bashkuar nuk janë në gjendje të trajtojnë numrin e njerëzve që përpiqen të kalojnë në mënyrë të parregullt në territorin e tyre për të kërkuar azil. Duke pasur parasysh konventat e ndryshme të të drejtave të njeriut, BE dhe Mbretëria e Bashkuar janë të detyruara, dhe është e vështirë t’i kthesh njerëzit drejtpërsëdrejti në vendet e origjinës së tyre, pasi në shumë raste ata do të përballen me rrezik dhe shpesh vendet nuk do të pranojnë njerëz të kthyer me forcë.

Pse filmi i ri i Borëbardhës ka nxitur debate?

Versioni i ri filmit “Borëbardha” me aktorë real i animacionit klasik të përrallës dukej si një sukses i sigurt. Por, reagimet ndaj tij kanë qenë të zhurmshme dhe shpesh armiqësore.

Versioni me aktorë realë i “Borëbardhës”, një variant i ri i klasikut të animuar të vitit 1937 “Borëbardha dhe Shtatë Xhuxhat”, është kthyer në një pikë tensioni për ndarjet sociale dhe politike, edhe përpara publikimit të premierës botërore javën e ardhshme.

Ka pasur reagime kundërshtuese ndaj zgjedhjes së Rachel Zegler, me prejardhje kolumbiane, si personazh kryesore. Më së fundmi, ka pasur reagime të ashpra si ndaj komenteve pro-palestineze të Zegler-it, ashtu edhe ndaj komenteve pro-izraelite të aktores izraelite Gal Gadot, e cila luan njerkën e Borëbardhës, “Mbretëreshën e Keqe”.

Gjithashtu, vijon debati nëse duhet të kishte xhuxha apo jo në film, qoftë të gjallë apo të krijuar me teknologjinë CGI.

Regjisori i filmit, Marc Webb, tha në shënimet zyrtare të produksionit të Disney-t: “Mendoj se të gjitha tregimet e mira evoluojnë me kohën. Ato bëhen pasqyrim i botës ku jetojmë”.

“Borëbardha” ka nisur punën për xhirimet që nga viti 2021. Prej asaj kohe, sulmet ndaj asaj që quhet “wokeness” e filmit janë përhapur, duke e bërë atë një objekt polemikash që kanë pak lidhje me përrallën në të cilën bazohet.

Një artikull i fundit në “Hollywood Reporter” shkruante : “A e kanë shndërruar gabimet në fushatën e PR-së dhe zemërimin anti-woke marketingun e filmit në një mollë të helmuar?”

Bordi editorial i “New York Post” i cili është në pronësi të Rupert Murdoch, manjatit konservator, dhe kompanisë së tij që ka edhe Fox News , e shpalli këtë javë filmin një dështim financiar para se të dalë.

Debati mbi përditësimin

Filmi origjinal kishte nevojë për një përditësim. Në kohën e tij, ai vendosi një nivel të lartë për filmat e ardhshëm të animuar të Disney-t, por gjithashtu prezantoi këngën “Someday My Prince Will Come”, duke ndikuar në pritshmëritë e vajzave të cilat prisnin që jeta e tyre të ndryshonte nga një princ. Ndërkohë, Borëbardha pastron me gëzim dyshemenë për xhuxhat deri sa ai të shfaqet për ta shpëtuar me një puthje pas gëlltiti mollën me helm.

Përpjekja për të shmangur më shumë mosmarrëveshje politike dhe sociale nuk është problemi i vetëm i Disney-t me Borëbardhën. Por ka shumë spekulime online se filmi mund të jetë thjesht i keq. Disa njerëz refuzuan gjithashtu idenë që një aktore latine mund të luante një personazh të quajtur Borëbardha. Përkrah kritikave ndaj casting-ut jo tradicional, Zegler ishte dhe subjekt i talljeve raciste .

Pas zgjedhjeve presidenciale të SHBA-së në vitin 2024, pasojat ndaj filmit u intensifikuan. Zegler postoi në Instagram se ishte “shumë e trishtuar” dhe e frikësuar, dhe se shpresonte që “votuesit e Trump dhe vetë Trump-i të mos shihnin kurrë paqe”. Në përgjigje, Megyn Kelly, ish-personaliteti i Fox News, e sulmoi Zegler, duke thënë në shfaqjen e saj në radio: “Kjo grua është një derr,” dhe se Disney do të duhet ta ribëjë casting-un. Zegler u kërkoi falje votuesve të Trump-it, duke u thënë: “I lashë emocionet të më rrëmbenin.”

Çështja e xhuxhave

Edhe kur njerëzit që kanë reaguar ndaj filmit kanë rënë dakord për një parim bazë, si për shembull mundësitë më të shumta për aktorët që vuajnë nga “dwarfizmi”, ata kanë pasur mospajtime se si të arrijnë atje.

Peter Dinklage, ndoshta aktori më i njohur në botë me dwarfizëm, ka vënë në dyshim tërë projektin para se të dihen shumë detaje, duke e quajtur filmin e vitit 1937 “një histori të prapambetur të shtatë xhuxhave që jetojnë së bashku në një shpellë”.

Disney deklaroi ditën tjetër: “Për të shmangur forcimin e stereotipeve nga filmi origjinal i animuar, po ndjekim një qasje tjetër për këto shtatë personazhe.”

Siç u pa , shtatë personazhet janë krijuar me CGI dhe Disney i ka ri-klasifikuar ata si “krijesa magjike”, jo xhuxha.

Këto ndryshime kanë shkaktuar një reagim të ashpër nga disa njerëz me “dwarfizëm”, të cilët kanë kundërshtuar Dinklage dhe kanë akuzuar Disney-n se po i privon ata nga mundësitë për të luajtur role aktorësh. Pasi vetëm këtë javë, njëri prej tyre i tha Daily Mail-it: “Mendoj se Disney po përpiqet shumë të jetë politikisht korrekt, por duke e bërë këtë po dëmton karrierat dhe mundësitë tona.”

Policia publikon planin e masave për ndeshjen Shqipëri-Andorra, nga rrugët që do bllokohen te thirrja për tifozët

Policia e Shtetit ka publikuar këtë të diel planin e masave për ndeshjen që do të zhvillohet mbrëmjen e së hënës mes Shqipërisë dhe Andorrës në Arenën Kombëtare.

“Me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit ndërmjet ekipeve të Shqipërisë dhe Andorrës, që do të zhvillohet më datën 24.03.2025, në orën 20:45, në stadiumin “Arena Kombëtare”, Policia e Shtetit ka hartuar një plan të detajuar masash, bazuar dhe në përvojën pozitive për planifikimin, organizimin dhe menaxhimin e situatës së rendit dhe sigurisë publike gjatë aktiviteteve me përmasa ndërkombëtare.

Masat konsistojnë në eskortimin dhe sigurimin e futbollistëve të ekipit të Andorrës, nga aeroporti i Rinasit, në hotel, në stadium dhe në kthim për në Rinas, eskortimi dhe sigurimi i futbollistëve të ekipit të Shqipërisë, në stadium.

Për të parandaluar futjen e sendeve të kundraligjshme në stadium si lëndë piroteknike e flakadanë e sende të tjera shërbimet e Policisë do kryejnë kontrolleve të hollësishme në mjediset e stadiumit dhe brenda stadiumit, para se të futen tifozët.

Me qëllim garantimin e rendit publik para, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes së futbollit, jo vetëm pranë stadiumit, por edhe kontrolli i territorit në të gjithë qytetin e Tiranës, janë parashikuar planëzime të shërbimeve nga Patrullat e Përgjithshme, Shqiponjat, Policia Kriminale, Policia Rrugore dhe Forca Kombëtare e Sigurisë, të cilat do të kenë si prioritet dhe sigurimin e rrugëkalimeve të shërbimeve të emergjencës dhe menaxhimin e trafikut rrugor.

Për të garantuar sigurinë para, gjatë dhe pas zhvillimit të kësaj ndeshjeje ndërkombëtare, është bashkëpunuar me të gjitha institucionet që kanë rol në mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, konkretisht me Federatën Shqiptare të Futbollit dhe UEFA-n me Gardën e Republikës, Policinë Bashkiake, Shërbimin Zjarrfikës, Shoqëritë private të sigurisë (stjuartët dhe personeli i sigurisë), Spitalet, qëndrat shëndetësore dhe ato të ndihmës së parë.

Gjithashtu, janë vendosur kontakte dhe po bashkëpunohet dhe me personelin e shërbimit të sigurisë të ekipit të futbollit të Andorrës, në funksion të rritjes së standardeve të sigurisë para, gjatë dhe pas zhvillimit të kësaj ndeshjeje ndërkombëtare.

Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, si dhe për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve në qytetin e Tiranës, ditën e nesërme, nga ora 15:00 deri në përfundim të ndeshjes, do ketë kufizime të qarkullimit të mjeteve në disa akse rrugore në afërsi të stadiumit, konkretisht:

*Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqezimi i Presidencës drejt sheshit “Nënë Tereza”;

* Rruga “Papa Gjon Pali II”;

* Rruga “Dervish Hima”, pranë ambasadës së SHBA-së;

* Rruga “Asim Zeneli”, pranë ambasadës së SHBA-së;

* ⁠rruga “Themistokli Germenji”;

– rruga “Gjergj Filipi”;

* Rruga “ Lekë Dukagjini”, nga ish-Garda e Republikës deri te stadiumi;

* ⁠rruga “Faik Konica”;

* ⁠rruga “Skerdilajd Llagami”.

Në zbatim të planit të masave, punonjësit e Policisë së Shtetit do të ushtrojnë kontroll të imtësishëm ndaj tifozëve, para futjes në stadium, me qëllim parandalimin e futjes në stadium, të banderolave me përmbajtje raciste, të fishekzjarrëve, flakadanëve, lëndëve piroteknike, monedhave metalike, çadrave, çakmakëve, karikuesve të celularëve, mjeteve/produkteve për përdorim kozmetik dhe sendeve të tjera të forta, të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e pjesëmarrësve.

Me këtë rast, informojmë shtetasit shqiptarë dhe të huaj, se në bazë të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, veprimet e dhunshme në aktivitetet sportive, si hyrja në fushën e lojës gjatë kohës së zhvillimit të aktivitetit sportiv nga persona të paautorizuar, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga 50 000 deri në 100 000 lekë. Kur nga kjo vepër, ka ardhur pengimi i zhvillimit normal të aktivitetit sportiv, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre muaj.

Hedhja e sendeve të forta në fushën e lojës ose mbi njerëzit, mbajtja apo përdorimi i lëndëve piroteknike, fishekzjarrëve, flakadanëve, gjatë zhvillimit të një aktiviteti sportiv, dënohen me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet.

Legjislacioni penal shqiptar e konsideron vepër penale, goditjen apo çdo vepër tjetër dhune, ndaj sportistit, trajnerit, arbitrit, ndërmjetësit sportiv, për shkak të veprimtarisë sportive, dhe i dënon me burgim nga një deri në tre vjet. Kjo vepër, kur kryhet në ambiente sportive, më shumë se një herë, apo nga drejtues apo anëtarë të klubeve sportive, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.

Gjithashtu dublikimi/shumëfishimi i biletës, konsiderohet falsifikim dhe mashtrim, vepra të cilat ndëshkohen nga Kodi Penal i Shqipërisë. Çdo biletë është e pajisur me barcode, është personale dhe duhet të mbahet vetëm nga shtetasi që e posedon, i cili sipas radhës, do të kalojë vetëm, për t’ju kontrolluar barcodi nga pajisja që regjistron automatikisht çdo tentativë për të hyrë me biletë të falsifikuar ose të dublikuar.

Hyrja në stadium e tifozëve dhe e sportdashësve që kanë blerë biletë, fillon në orën 18:00.

Kërkojmë mirëkuptimin e tifozëve që të paraqiten në hyrjen e stadiumit, duke filluar nga kjo orë, pasi për shkak të fluksit të tifozëve, pak para fillimit të ndeshjes, mund të humbasin mundësinë për të hyrë në stadium.

Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti sportiv, Policia e Shtetit ka angazhuar qindra punonjës policie, të cilët do të garantojnë rendin dhe sigurinë publike, si dhe do t’ju ofrojnë ndihmë dhe informacion, në rast nevoje, në mënyrë që ky aktivitet të përmbyllet pa incidente, në interes të imazhit të vendit.

Në rast se gjendeni në situata paligjshmërie apo keni nevojë për ndihmë, telefononi në numrin pa pagesë 112”, njofton policia.

Berisha fton Diasporën të kthehet në Shqipëri: 5 vite pa asnjë taksë!

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka ftuar shqiptarët e diasporës që të investojnë as 11 majit në Shqipëri.

Në një takim me shqiptarët në Napoli, Berisha u shpreh se vendi ynë do të ketë klimën më të favorshme për të thithur investimet nga të huajt dhe shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.

“5 vite pa asnjë taksë për të gjitha ata nga ju që do të vendosni të ktheheni në Shqipëri dhe të investoni atje.

Shqipëria do të ketë klimën më të favorshme ndaj biznesit. Taksa 10 përqind që është taksa e drejtësisë do të jeta e vetme në Shqipëri. Energjia do të jetë më e lirë se kudo në Europë. Shqipëria do të jetë vendi më tërheqës për investimet e huaja dhe të shqiptarëve”, tha ai.

Dyshohet se konsumoi fotoksinë, 17-vjeçarja përfundon në Spitalin e Traumës

Një 17-vjeçare, e cila dyshohet se ka konsumuar fotoksinë është transportuar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Sipas uniformave blu, fillimisht e mitura është paraqitur në spitalin Rajonal të Lezhës. Mësohet se adoleshentja është jashtë rrezikun për jetën.

“Spitali rajonal Lezhë ka njoftuar Sallën Operative se është paraqitur për ndihmë mjekësore një 17 vjeçare e cila dyshohet se kishte pirë fotoksinë. 17-vjeçarja u transportua në Spitalin e Traumës Tiranë për ndihmë më të specializuar ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Rama me pronarët e hoteleve: Po ja bëni shtetit me hile. S’ka më nëndeklarime

Kryeministri Edi Rama deklaroi ka kritikuar bizneset e akomodimit se po bëjnë hile duke fshehur turistët.

Gjatë një takimi me operatorët turistikë në Vlorë dhe kryetarët e bashkive të bregdetit, kreu i qeverisë tha se numri i netqëndrimeve gjatë sezonit turistik është absurd.

“Ka një shifër që thotë se nga 10 milionë e 155 mijë turistë që e kanë vizituar Shqipërinë në 2023, tre milionë e 900 mijë net kanë qenë të deklaruara. Janë pak si problem. E kemi studiuar me ekspertizë të huaj, këtë vit do t’ju japim mundësinë që të bëni një paradeklarim, 1 maj-30 shtator nëse nuk doni as kontrolle dhe të fokusoheni te klientët dhe jo tek inspektorët, një nivel shfrytëzimi 65% në bazë të dhomave dhe për atë nivel do të paguani detyrimin te bashkia. Niveli është më i lartë, por duam ta nisim nga ky, sepse na intereson formalizimi i sektorit. Pastaj, nga 1 tetori deri 1 prill një nivel 20%. Prapë ju do dilni me një fitim ekstra, përtej atij që ju takon.

Përgatituni sepse në 2026-ën, nuk do të keni nga të lëvizni më, sepse do fusim platformën digjitale e-Visitors dhe aty nuk do bëni asnjë shmangie sa i takon strukturave hoteliere”, tha Rama.

Kryeministri Rama iu referua modelit të bashkisë së Lezhës nën drejtimin e Pjerin Ndreut, sa i takon mirëmenaxhimit të plazheve publike dhe strukturave pritave hoteliere. “Një nga pikat më të nxehta të marrëdhënieve me qytetarët gjatë sezonit është stresi i krijuar nga xhungla e çadrave dhe shezlongëve dhe pavarësisht se çfarë është bërë vitet e fundit për t’i disiplinuar, vitin e kaluar kemi konstatuar që ishin ende shumë në anën e privatit, dhe për këtë arsye edhe në bashkëpunim me kryetarët e bashkive dhe Pjerin Ndreun e bashkisë Lezhë, që ka krijuar në bregdetin e Lezhës një model shumë të suksesshëm edhe për shkak të background-it që ka si polic që nuk rri dot pa kontrolluar çdo mizë që fluturon.

Kemi ndërtuar një plan të ri me një ndarje shumë më të qartë dhe me një balancë shumë më të arsyeshme mes plazheve të menaxhuara nga privati dhe plazhet publike që do menaxhohen nga bashkitë”, pohoi Rama.

“Të ndërtohet një sistem bashkiak i administrimit ku bashkia jo thjesht të ruajë, por të zhvillojë një sipërmarrje bashkiake që po e bën edhe Himara, që të gjitha bashkitë të kenë ofertën e tyre paralele me ofertën e operatorëve privatë dhe t’i ofrojë qytetarëve shezlonge me çmime shumë më të ulëta.

Kuptohet edhe me një gamë shërbimi më modeste, sepse nuk do ndërtojnë bashkitë edhe beach bare për plazhet publike që shumëkush i kërkon të lira me hapësira ku ka disa që thonë që ne duam thjesht të shkojmë si më përpara po harrojnë që dikur nuk ka qenë dielli dhe nxehtësia kaq e madhe”, shtoi Kryeministri.

Kryeministri shprehu edhe faktin që operatorët turistikë kërkojnë shumë, teksa bëri edhe një batutë me tramin e supozuar që do të ndërtohej nga Lulzim Basha në Tiranë.

“Duhet të biem dakord që kërkoni sa më shumë, për tramin në Vlorë do na duhej Luli. E ka bërë një në Tiranë, siç e kanë parë qytetarët është shumë i suksesshëm me një shpejtësi marramendëse, e kishte planin që ta çonte deri në Durrës po për shkak se e zuri gjumi e la vetëm në Tiranë. Shpresoj që mos të arrihet për shkak të tramit, që të çohet Vlora në këmbë dhe të thotë duam Lulin kryetar bashkie”, pohoi Rama.

Kryeministri Rama theksoi në fjalën e tij se ka një “hile” të madhe në deklarimin e netqëndrimeve në strukturat hotelerie, krahasuar me numrin total të turistëve që kanë vizituar vendin tonë.

“Duhet të jemi shumë të vërtetë që ka një hile të madhe që e bëni të tërë ju, një hile me deklarimin e netëve të fjetjes. Dhe ne për t’ju dhënë mundësi juve që të dilni faqebardhë nga kjo fazë informaliteti, kemi ulur TVSH-në ndërkohë që 6% nuk e ka asnjë vend në Mesdhe, jua kemi ulur që të deklaroni netët e fjetjes”, vijoi Rama.

Gjimshiti: Përballja me Andorrën, jo e lehtë

Kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti doli në konferencën për shtyp krah trajnerit Silvinjo në prag të sfidës me Andorrën që luhet nesër në orën 20:45.

“Unë për vete jo, edhe atë lojë e konsideroj si mundësi, ne si ekip nuk e mendojmë ashtu. Ishte mundësi për ne, Anglia është ekip botëror, luan për të fituar tituj. Nesër do të jetë një ndeshje tjetër, e vështirë dhe të jenë të përqëndruar, por në futbollin e sotëm nuk ka ndeshje të lehta.”, deklaroi ai.