zoom

Day ArchiveVëllezërit Tate kthehen në Rumani: Do të dëshmojmë pafajësinë

Vëllezërit kontrovers, Andrew dhe Tristan Tate, janë kthyer në Rumani nga Shtetet e Bashkuara, teksa po akuzohen nga autoritetet rumune për trafikim me qenie njerëzore dhe krime të tjera.

“Ne kemi ardhur këtu për të dëshmuar pafajësinë tonë sepse e meritojmë që ta kemi ditën tonë në gjykatë”, tha Andrew Tate para gazetarëve më 22 mars jashtë shtëpisë së tij në Voluntari, afër Bukureshtit.

Vëllezërit, që kanë pasaporta britanike dhe amerikane, përballen me disa akuza në Rumani, përfshirë trafikimin me qenie njerëzore dhe krijimin e një grupit të organizuar kriminal. Andrew Tate akuzohet edhe për përdhunim.

Sipas prokurorëve, ata kishin rekrutuar disa gra dhe i kishin detyruar që të krijonin përmbajtje pornografike, nga e cila përmbajtje ata kishin fituar shuma të mëdha parash. Dy vëllezërit i mohojnë akuzat.

Edhe pse janë nën “kontrollin gjyqësor”, që nënkupton se rregullisht duhet të raportojnë para autoriteteve, Rumania hoqi ndalesën e udhëtimit në shkurt, që deri atëherë ua kishte pamundësuar largimin nga shteti. Më 27 shkurt, vëllezërit udhëtuan për në Florida.

Tani ata janë kthyer në Rumani dhe që të dy janë ftuar që të paraqiten në stacionin policor në Voluntari më 24 mars, një obligim që ata duhet ta kryejnë, sipas procedurave të kontrollit gjyqësor.

“Na janë kthyer pasaportat. Ne jetojmë në Rumani, ne e duam Rumaninë. Ne kurrë nuk do të largohemi nga Rumania. Ne kemi një shtëpi në Rumani, kemi fëmijë rumunë”, tha Tate, sipas Ştirileprotv.

Ai insistoi se që të dy, të cilët po hetohen se kanë krijuar një grup të organizuar kriminal, për trafikim të qenieve njerëzore, përfshirë të mitur, përdhunim dhe pastrim parash, “asnjëherë nuk është dashur të shkojmë në burg” dhe se “asetet tona nuk duhet të jenë të konfiskuara”.

Në dhjetor, gjykata e apelit në Rumani tha se rasti për trafikim ndaj vëllezërve Tate nuk duhet të shkojë në gjykim pasi kishte pasur disa parregullsi ligjore dhe procedurale nga prokurorët. Rasti që atëherë është kthyer te prokurorët dhe vazhdon të jetë i hapur.

Andrew Tate, 38 vjeç, u tha gazetarëve më 22 mars se ai dhe Tristani, 36 vjeç, u kthyen në Rumani “për të pastruar emrat tanë dhe për t’u shfajësuar”.

Para se të arrinte në Voluntari, ai shkroi në X, ku ka pothuajse 10.8 milionë ndjekës, se kishte shpenzuar 185.000 dollarë vetëm për të nënshkruar një letër në Rumani. “Të pafajshmit nuk ikin”, shkroi ai, duke postuar një fotografi me të vëllain në një avion privat.

Përveç akuzave që përballen në Rumani, vëllezërit po ashtu po hetohen në Mbretërinë e Bashkuar lidhur me pretendimet për përdhunim dhe trafikim me qenie njerëzore.

Në SHBA, vëllezërit Tate përballen me një padi civile të ngritur nga një grua e cila ka thënë se është detyruar që të bëhej punëtore seksi dhe se vëllezërit Tate shpifën ndaj saj pasi ajo iu dha prova prokurorëve rumunë.

Vëllezërit Tate po ashtu përballen me akuza për shmangie të tatimeve në Mbretërinë e Bashkuar.

Ata i mohojnë edhe këto akuza.

Filmi i animuar kinez që po thyen rekorde

Filmi kinez “Ne Zha 2” është bërë filmi i animuar më i suksesshëm i të gjitha kohërave, duke fituar mbi dy miliardë dollarë në arkat botërore.

Ky sukses tejkaloi rekordet e mëparshme të mbajtura nga filma si “Inside Out 2” dhe “Frozen 2”.

“Ne Zha 2” është një vazhdim i filmit të animuar të vitit 2019 bazuar në mitologjinë kineze. Filmi ndjek historinë e një fëmije demon, Ne Zhi, i cili nis një udhëtim epik për të shpëtuar mikun e tij, princin e dragoit, Ao Bing.

“Ne Zha 2” u drejtua nga Yang Yu i njohur gjithashtu si Jiaozi i cili mori vlerësime të veçanta për animacionin e tij unik dhe historinë e thellë emocionale. Edhe pse filmi ishte një sukses në Kinë, ku fitoi më shumë se 14.7 miliardë dollarë, popullariteti i tij jashtë Kinës ende nuk është konfirmuar.

“Ne Zha 2” së fundmi ka filluar shfaqjen në Britani të Madhe dhe kritikët janë të ndarë në përshtypjet e tyre. Ndërsa disa e lavdërojnë filmin për pamjet e tij vizuale dhe historinë komplekse, të tjerë e kanë të vështirë të kuptojnë për shkak të mbështetjes së tij të madhe në mitologjinë kineze.

Berisha tregon arsyen: Ja pse u kacafytën Rama me Veliajn

Lideri i opozitës Sali Berisha ka deklaruar se pas ndryshimeve në administratën e SHBA, Rama ka nisur të përpëlitet në Tiranë.

Ai tha se përflitet që përplasja mes tij dhe kryebashkiakut Erion Veliaj ka nisur nga një gabim që ka bërë përtej oqeanit Aleks Soros.

“A e dini ju që në themel të kacafytjes Rama-Veliaj qëndron një hap i gabuar i Aleks Soros  që ka sjellë McGonigal dhe Rama kuptoi se armikun e kishte brenda dhe jo jashtë. Prerja e kokës së gjarprit ishte goditje e fortë për Ramën. Ai po përpëlitet, ajo përplasja e tavolinës lidhet me Chris laCivita. Me ambasadën e SHBA përdori letrën e fundit, shpalljen “non grata” të Berishës. Por PD u bashkua dhe bashkë me të dhe opozita”, tha Berisha në një intervistë me gazetaren Nisida Tufa.

Parashikimi i motit për ditën e dielë

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e dielë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime të herëpashershme me kthjellime.

Era do të fryjë me drejtim verilimdje – juglindje me shpejtësi mesatare 24m/s.

Valëzimi në det do të jetë i forcës deri në 4-5 ballë.

Do të bëhet pjesë e Ferma VIP? Reagon për herë të parë Luiz Ejlli

Luiz Ejlli ka reaguar ashpër ndaj spekulimeve që po qarkullojnë rreth emrit të tij në rrjet.

Përmes një postimi në Instastory, këngëtari mohon kategorikisht çdo përfshirje në programin “Ferma VIP” apo në ndonjë forcë politike.

“Mendoja se do ndalonit, por jo!” – shkruan ai, duke shtuar se nuk ka folur kurrë me askënd dhe nuk ka bërë asnjë telefonatë lidhur me pjesëmarrjen në këtë reality show.

Në vijim të reagimit të tij, Luiz e bën të qartë se nuk do të jetë pjesë e asnjë ferme dhe nuk ka ndërmend të kandidojë për ndonjë forcë politike. Ai e mbyll mesazhin me një thirrje të drejtpërdrejtë për ndalimin e këtyre lajmeve të rreme: “Boll se nuk ka më lezet!”

Ky reagim vjen pas disa ditësh aludimesh në media dhe rrjete sociale për rikthimin e tij në televizion apo përfshirjen në skenën politike.

Qindra protetues të arrestuar në Turqi/ “Nuk do të tolerojmë kaos dhe provokim”

Autoritetet turke kanë arrestuar 343 persona në protestat e mbajtura gjatë natës në disa qytete, demonstrata të organizuara kundër arrestimit të kryetarit të Stambollit, Ekrem Imamoglu, tha Ministria e Brendshme më 22 mars.

Protestat u mbajtën në dhjetëra qytete, përfshirë në qytetin më të madh të Turqisë, Stamboll, dhe në kryeqytet, Ankara, tha Ministria përmes një njoftimi.

Në njoftim u tha se arrestimet u kryen për të parandaluar “prishjen e rendit publik” dhe u paralajmërua se autoritetet nuk do të tolerojnë “kaos dhe provokim”.

Dhjetëra mijëra turq po protestojnë, kryesisht në mënyrë paqësore, që nga e mërkura, kur Imamoglu u arrestua nën akuzat për korrupsion dhe ndihmë ndaj një grupi terrorist.

Ai është rivali kryesor politik i presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.

Partia e kryetarit të Stambollit, Partia Popullore Republikane (CHP) – subjekti kryesor opozitar – e ka dënuar arrestimin e tij, duke e cilësuar si të motivuar politikisht dhe u ka bërë thirrje mbështetësve që të protestojnë në mënyrë të ligjshme.

Imamoglut, 54 vjeç, u arrestua derisa CHP-ja po përgatitej për ta shpallur atë kandidat presidencial të dielën. Partia u ka kërkuar njerëzve jashtë partisë të votojnë për të në kutitë e votimit të vendosura në të gjithë vendin, si shenjë e rezistencës publike.

Zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Turqi duhet të mbahen më 2028, por Erdogan, 71 vjeç, mund të shpallë zgjedhje të parakohshme për ta shmangur kufizimin prej dy mandatesh, nëse vendos të garojë përsëri.

Zhduket 15-vjeçarja në Tiranë, familajrët ngrejnë alarmin

Policia e Tiranës është vënë në kërkim të një 15-vjeçare e cila është larguar nga banesa e aj në drejtim të paditur.

Denoncimi ëhstë bërë nga babi i adoleshentes këtë të shtunë.

Ndërsa vijojnë kërkimet, nuk bëhen të ditura informacione për kohën kur është larguar apo detaje të tjera.

“Shtetasi A. Gj, 42 vjeç, ka kallëzuar se është larguar nga banesa vajza e tij e mitur 15 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj”, njofton policia.

Tension në BBV/ “Përleshje” mes Eglit dhe Gjestit (VIDEO)

Një lojë mes Eglit dhe Gjestit brenda shtëpisë së Big Brother Vip këtë të shtunë, është shndërruar në një “përleshje” fizike mes dyshes.

Pamjet e publikuara në faqen zyrtarë të Reaity-shoët, kanë nxitur shqetësim dhe reagime të shumëta nga komentuesit.

View this post on Instagram

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Disa shprehen se është faji i Eglit që poi afrohet sërish Gjesitit, edhe pse tha të kundërtën, ndërsa të tjerë bëjnë me faj banorin nga Kosova për të cilin shpehen se ka tepruar me veprimet e tij.

Marrëdhënia mes Eglit dhe Gjestit ka qenë e ndërlikuar gjatë gjithë spektaklit, veçanërisht pas rikthimit të Eglit në shtëpi dhe refuzimit të saj për t’i dhënë një tjetër shans lidhjes së tyre. Kjo përplasje ka shtuar edhe më shumë tensionet mes tyre.

Berisha shënjestron partitë e reja: Janë patericë e Ramës! Listat e tyre, të frikshme

Për herë të parë kreu i PD Sali Berisha, komentoi listat e partive të reja në garën e 11 Majit duke i cilësuar ato si të frikshme për shkak të përfshirjes së familjarëve.

“Ishte i frikshëm vendimi i disa partive që quhen të reja gjoja, por që janë paterica të Edi Ramës, kur pashë që futën familjarët e tyre në listat e mbyllura. Nga dy dhe tre familjare në listat e mbyllura.

Imagjinoni ju një qeveri të tyre, do ishte një qeveri me familjare. Do bënin atë që bën Edi Rama sot që ndan paratë me baxhanakun, ndan pronat me vëllain, ndan shuma me familjarët e vet.

Këto janë origjina e tmerrshme e korrupsionit. Sikundër ministrat, me ligj nuk do mund të merren në asnjë mënyrë me prokurimet publike dhe koncesionet. Nuk janë marrë. Dhe kjo i bën ata syçelët ndaj korrupsionit në ministritë e tyre. Do institucionalizohen dhe forma të tjera. Do bëhet një audit i përgjithshëm i vjedhjeve 12-vjeçare në mënyrë që të gjenden fondet ku kanë shkuar, t’u kthehen paratë shqiptarëve, por në mënyrë që edhe e shkuara të mos përsëritet më”, tha ai.

“Braktisi” PD-në për PS-në, Halit Valteri “shpërthen” në studio: E ndërrova se më deshi tr*pi

Kandidati për deputet në listat e PS-së, Halit Valteri ka shpërthyer në ofendime në Top News gjatë një debati në studio me avokatin Romeo Kara.

Teksa u përballë me “tradhtinë” e tij ndaj PD-së për t’iu bashkuar Edi Ramës, Valteri u shpreh se ndërroi partinë “se më deshte tr*pi”.

Gjithashtu shtoi se do e ndërrojë sërish “sa herë të më dojë tr*pi” nëse nuk ndihet mirë me Partinë Socialiste.

“E di kush është kompleksi yt dhe i njerëzve që nuk bëjnë asgjë në jetë? Është që kur unë jam i lirë të bëj atë që më do trapi ty të shqetëson, dhe e vetmja gjë që mund të thuash ti dhe shumë njerëz si puna jote është që ndërrove PD me PS. E kam ndërruar se më desh trapi dhe do ta ndrroj nëse nuk ndihem mirë, sa herë të më dojë trapi” ka thënë Valteri.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Top News (@topnews_al)