Aplikacion
Që në lashtësi, hudhra është përdorur për shërimin dhe trajtimin e shumë sëmundjeve të ndryshme.
Vlerat e saj njihen gjërësisht nga shumë vende të botës që i përmbahen praktikave të mjekësisë popullore, sipas të cilave, hudhra është ajo që frikëson sëmundjet.
Përdorimet e saj janë të panumërta, madje gjatë Luftës së Dytë Botërore, ushtarët rusë shëronin plagët me hudhër si pasojë e mungesës së penicilinës. Hudhra është e mirë kundër infeksioneve për uljen e kolesterolit, tensionit të gjakut dhe për përmirësimin e qarkullimit të tij.
Hudhra është e pasur me antioksidantë, minerale dhe vitamina, veçanërisht vitaminën B e cila ndihmon në zgjerimin e enëve të gjakut dhe lehtësimin e qarkullimit të tij. Ajo pranohet gjerësisht si një prej ushqimeve më të shëndetshme për zemrën.
Hudhër dhe lëng portokalli për qarkullimin e gjakut
Hudhra mund të kombinohet me lëngun e portokallit për të përmirësuar qarkullimin e gjakut. Lëngu i portokallit është i pasur me vitaminë C dhe fibër, dy ushqyes të rëndësishëm për enët e gjakut dhe zgjerimin e tyre. Për të përfituar një kurë të mirë për qarkullimin e gjakut ju nevojiten:
Përgatitja:
Shtypni thelbinjtë e hudhrës për të lehtësuar çlirimin e alicinës. Alicina pengon rritjen e qelizave kancerogjene dhe është përbërësi aktiv më i rëndësishëm i hudhrës. Shtrydhni portokallet dhe lëngun pëziejeni me dy thelpinjtë e shtypur të hudhrës. Nëse ju bezdis prania e hudhrave të plota mund t’i kaloni ato në mikser bashkë me lëngun e portokallit. Kjo kurë duhet konsumuar çdo mëngjes me stomak bosh për minimalisht dy javë. Portokallet dhe hudhra do të ushqejnë gjakun, do të mbajnë enët e gjakut në formë të shkëlqyer dhe do të përmirësojnë ndjeshëm qarkullimin e gjakut.
Sasia e këshilluar e hudhrës për konsum ditor
Ekspertët sugjerojnë se sasia e lejuar ditore e hudhrës varet nga forma e produktit. Për shembull nëse ju pëlqen hudhra e freskët nuk duhet të konsumoni më shumë se 5 gramë.
Nëse preferoni ekstraktin e saj, duhet të merrni një sasi prej 600- 1200 miligramë në ditë dhe jo më tepër./ Agroweb
Gjermania miraton pakon e ndihmës për Ukrainën në vlerë prej 3 miliardë euroshKomiteti për buxhet i Gjermanisë ka hapur rrugën për paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën në vlerë prej 3 miliardë eurosh, pasi Friedrich Merz – kancelari në ardhje –po shtyn përpara rritjen e investimeve në mbrojtje.
Të dy dhomat e Parlamentit gjatë kësaj jave miratuan planin e konservatorëve të Merzit dhe Socialdemokratëve, të cilët po zhvillojnë bisedime për formimin e Qeverisë së re gjermane.
Planet e Merzit për shpenzime të miratuara nga Dhoma e Lartë e Parlamentit më 21 mars mundësojnë krijimin e një fondi prej 500 miliardë eurosh për shpenzime në infrastrukturë dhe lehtësim të rregullave të huas, duke mundësuar shpenzime më të larta në mbrojtje.
Ndërkaq, vendimi i Komitetit për buxhet u konfirmua nga ministrja e Jashtme, Annalena Baerbock.
Në paketën prej 3 miliardë eurosh përfshihen 2.547 miliardë nga Ministria e Financave që do t’i jepen Ukrainës këtë vit, të plotësuara edhe nga kontribute tjera, përfshirë një rimbursim nga Mekanizmi Evropian i Paqes.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, mbërrin në takimin javor të Kolegjit të Komisionerëve në selinë e BE-së në Bruksel, më 19 mars.
Ministria gjermane e Financave po ashtu planifikon të autorizojë 8.252 miliardë euro për ndihmë ushtarake për Ukrainën për periudhën nga viti 2026 deri më 2029, duke bërë që totali i ndihmës të arrijë në 11 miliardë euro.
“Ishte koha” që Komiteti parlamentar të hapte rrugën për përdorimin e fondeve dhe Gjermania tani po vendos ritmin për mbështetjen e Evropës për Ukrainën, tha Baerbock përmes një deklarate.
“Situata ushtarake e Ukrainës është bërë më e vështirë në muajt e fundit”, shtoi ajo.
Anëtarët e Bashkimit Evropian, udhëheqësit e të cilëve u mblodhën këtë javë për të diskutuar ndihmën për Ukrainën, janë nën presion që të shfaqin angazhimin e tyre për Ukrainën e cila po përballet me pushtimin rus, pasi pasiguria po rritet lidhur me të ardhmen e garancive të sigurisë nga Shtetet e Bashkuara nën udhëheqjen e Donald Trumpit./ REL
Asnjë surprizë/ Anglia mund Shqipërinë në “Wembley”Kombëtarja Kuqezi nuk ja doli të befasojë në ndeshjen përballë Anglisë, që u luajt në “Wembley”, e vlefshme për kualifikueset për Botërorin 2026.
Ekipi i Sylvinhos nuk theu dot tabunë, pasi kuqezinjtë numërojnë vetëm humbje përballë “Tre Luanëve”.
Anglia zhbllokoi sfidën në pjesën e parë të lojës me Lewis-Skelly, duke shkuar në pushim me një gol në avantazh.
Në pjesën e dytë të lojës, kuqezinjtë u rikthyen me më shumë energji në fushë dhe tentuan të barazojnë rezultatin.
Por, Anglia nuk fali dhe në minutën e 77 ndëshkoi sërish Shqipërinë. Harry Kane vulosi fitoren në minutën e 77./ Zoom.al
Anglia i shënon sërish Shqipërisë, Harry Kane çan rrjetënAtëherë kur ndeshja “u ndez” dhe çunat e Kombëtares po provokonin portën kundërshtare me sulme, Anglia shënoi golin e dytë.
Në minutën e 77, Harry Kane realizoi pas një kontrolli të bukur që i bëri topit në zonë, duke i dhuruar kështu qetësinë kombëtares së tij për minutat e mbetura të lojës.
Me futjen e Armando Brojës në fushë, ndeshja u bë më dinamike dhe ai tentoi të fusë një top në zonë në minutën e 69, por e largoi mbrojtja e Anglisë.
Ekipi i Sylvinhos pati tjetër rast në minutën e 71 me Asanin, por sërish pa fat./ Zoom.al
ANGLI-SHQIPËRI/ Sylvinho bën ndryshime në pjesën e dytë, hedh Brojën në fushëNë kërkim të golit të barazimit, tekniku Sylvihno bëri ndryshime në formacion pas rikthimit në fushën e blertë, pas pushimit të pjesës së parë.
Sylvihno hodhi në fushë sulmuesin Armando Broja në minutën e 62, ndërsa minutat e lojës mbaruan për Bajramin.
Vjen momenti i Armando Brojës. Silvinjo hedh në fushë sulmuesin, në kërkim të barazimit. Largohet nga loja Bajrami.
Ndërkohë, Anglia po ushtron presion dhe po kërkon të vulosë fitoren me një gol të dytë.
Në minutën e 59, një nddërhyrje vendimtare e Arlind Ajetit i largoi një top nga këmbët Rashofrd, i cili po i drejtohej portës.
Pak sekonda më pas tentoi me kokë edhe Kane, por topi shkoi jashtë./ Zoom.al
Aksion në Korçë/ Policia bastis dhjetëra lokalePolicia e Korçës po kryen kontrolle në dhjetëra lokale në qytet.
Sipas burimeve, aksioni po zhvillohet për të goditur fenomenin e lojërave të fatit, që ushtrohet në mënyrë të paligjshme.
Mësohet se blutë e Korçës kanë shkuar për kontroll të befasishëm si në lokalet në qendër, ashtu edhe në lagjet periferike.
Gjatë aksionit, efektivët kanë shoqëruar 8 persona, të cilëve u janë marrë edhe celularët.
Pritet që policia të dalë me një reagim zyrtar për mediat për të dhënë detaje të mëtejshme./ Zoom.al
ANGLI-SHQIPËRI/ Mbyllet pjesa e parë, Strakosha bën heroinMbyllet me rezultatin 1-0 pjesa e parë e ndeshjes Angli-Shqipëri, e vlefshme për kualifikueset për Botërorin 2026.
Pasi zhbllokuan rezultatin në minutën e 19, “Tre Luanët” tentuan disa herë të tjera t’i shënojnë Shqipërisë, por portieri Strakosha.
Në minutën e 36, Bellingam hyri në zonë nga e majta, por gjuajtja e tij u ndal nga Strakosha dhe më pas kuqezinjtë fituan një faull.
Katër minuta më vonë, Bellingam tentoi sërish të shënojë me një gjuajtje me kokë, por Strakosha shpëtoi sërish Shqipërinë.
Ndërsa Gjimshiti ndali gjuajtjen e Kejn me portën e boshatisur./ Zoom.al
E pëson Shqipëria/ Anglia çon topin në rrjetëPas 19 minutash lojë, zhbllokohet ndeshja Angli-Shqipëri që po luhet në “Wembley”.
Lewis-Skelly i shënoi Shqipërisë gol, pasi shfrytëzoi një asist të Bellingham dhe e ndali topin në rrjetë.
Dy minuta më herët, Shqipëria pati sekonda paniku kur Harry Kane ishte përballë me portierin Strakosha, por e ndali gardiani kuqezi.
Minutat e parë po tregojnë një Angli që mban topin, duke kërkuar një hapësirë para zonës së kuqezinjve.
Meteorologia bën parashikimin e motit për fundjavën: Reshje dhe erë e fortëKjo fundjavë do të shoqërohet nga vranësira dhe reshje shiu.
Meteolorogia Lajda Porja tregoi se reshjet do të rikthehen të dielën, ndërsa e shtuna do të jetë e dominuar nga vranësirat.
Temperaturat do të jenë të larta, por do të shoqërohen nga erë e fortë dhe në det do të ketë dallgë.
“Sa i përkes së shtunës dhe së dielës, pritet që sot gjatë natës të kemi ndryshim të masave ajrore. Tashmë kjo masa e ftohtë po largohet drejt vendeve lindore duke sjellë një masë ajrore me origjinë perëndimore, e cila do të sjellë menjëherë një rritje të temperaturave duke bërë që e shtuna të ketë rritje me të paktën 2-3 gradë në të paktën orët e para të mëngjesit dhe rritje në mesditë. Presim që zonat malore të ngjiten deri në 3 gradë dhe maksimalet të ngjiten në 22 gradë përgjatë së shtunës, megjithatë do të shtohen ndjeshëm vranësirat. Parashikohet që vranësirat të jenë prezente në pjesën e dytë të së shtunës ku në disa zona veriperëndimore dhe të qendrës përfshirë Tiranë, Elbasan, Librazhd të ketë momente të pakta me pika shiu. Dita e diel do të ndryshojë totalisht tablonë e motit. Mbetemi me temperatura mjaft të larta, minimalet ngjiten në 5-6 gradë në zonat malore, maksimalet në 23-24 gradë.
Dita e diel, që nga mesdita e në vijim do të sjellë zhvillim të vranësirave, reshje që më së shumti do të jenë shiu për shkak të temperaturave. Në majat e maleve, reshjet do të jenë në formën e dbëorës. Parashikohet që herë pas here të kemi ndërprerje të tyre dhe intervale me kthjellime, kështu që dita e diel do t’i ketë të gjiitha nuancat si një ditë pranvere sa u përket temperaturave, si një ditë vjeshte sa u përket vranësirave dhe herë pas here, reshje.
Parametri problematik do të jetë i erës, duke filluar që sonte gjatë natës, kemi një shtim të intensitetit të erës, do të jetë një erë e ngrohtë me origjinë nga jugu, megjithatë do të jetë mjaft e fortë duke sjellë probleme në trafikun detar, sidomos të shtunën dhe të dielën ku shpejtësia e erës do të jetë 65 km/h duke sjellë det të trazuar”, tha Lajda Porja./ Zoom.al
Aksident i rëndë në Berat/ E mitura përplaset te vijat e bardhaNjë aksident i rëndë rrugor u shënua mbrëmjen e kësaj të premteje në Berat.
Një 15-vjeçare u përplas nga një makinë që po lëvizte me shpejtësi në lagjen “30-Vjetori”.
E mitura po kalonte vijat e bardha kur u aksidentua.
Ajo u dërgua në spital me urgjencë për ndihmë mjekësore, ndërsa shoferi që shkaktoi aksidentin u largua nga vendngjarja.
Policia po heton për të identifikuar drejtuesin e mjetit dhe për ta arrestuar./ Zoom.al