Aplikacion
Sot është ekuinoksi pranveror dhe nuk po flasim vetëm për fillimin zyrtar të pranverës, por edhe fillimin e vitit astrologjik.
Tani jemi në atë pikë ku shfaqen mundësi të reja për rritje, por edhe në vendin e duhur për të marrë një mesazh të rëndësishëm nga vetë universi. Cilat shenja të horoskopit duhet t’i kushtojnë më shumë vëmendje gjatë kësaj periudhe:
Dashi
Kjo është gjithmonë një kohë e mirë për ju Ka shumë gjëra që mund të bëni tani e tutje dhe shumë prej tyre krijojnë emocione për ju. Në fund të fundit, ditëlindja juaj po afron, ndaj nuk mund të mos ndiheni optimistë dhe gati për ndryshimet që do të vijnë. Dhe nëse ka një mesazh të rëndësishëm nga universi për të marrë, ekuinoksi pranveror ju sjell atë sot – ai është ai që ju thotë të shijoni jetën tuaj, të mos pendoheni për asgjë dhe të vazhdoni me gjithçka që po bëni. Duajeni veten, duajini njerëzit përreth jush dhe thjesht jetoni pa menduar për gjithçka.
Binjakët
Pranvera ka ardhur dhe ju jeni të ndjeshëm ndaj ndryshimeve të stinës. Gjatë ekuinoksit pranveror do të zbuloni se ngrohtësia e motit përputhet me humorin tuaj dhe do të jeni gati për të nisur diçka të re. Dhe këtu universi dëshiron t’ju dërgojë një mesazh të rëndësishëm: Provoni diçka që nuk e keni bërë kurrë dhe keni dashur gjithmonë. Diçka që nuk keni guxuar ta planifikoni deri më tani. Do të zbuloni se gjithçka rreth jush funksionon për ju këto ditë, ndërsa njerëzit tuaj janë pranë jush. Ju ndiheni në qendër të vëmendjes dhe ju pëlqen kjo.
Ujori
Edhe pse ju pëlqen të kaloni mirë, ndoshta keni nevojë për pak energji dhe universi është ai që do t’ju japë atë. Falni veten dhe bëhuni më aktiv, por për gjërat që dëshironi vërtet. Ju jeni duke e shtyrë veten tuaj të brendshme shumë fort për të bërë gjëra që nuk i do vërtet ose nuk është gati. Kapeni ditën, por vetëm nëse e ndjeni brenda vetes. Ekuinoksi pranveror dhe lëvizjet e planetëve ju japin besimin për të vazhduar atë që doni ose për të filluar diçka që keni dashur prej kohësh – për aq kohë sa e dëshironi vërtet.
Gazetarja Ola Xama ka deklaruar se kompani si “One Comunication” janë në lupën e SPAK-ut për marrëdhënien që kanë patur me kompaninë Gogel të Arbër Veliajt, vëllait të kryebashkiakut.
Gazetarja ngre dyshime nëse ka patur favorizime, apo ushtrim të ndikimit të paligjshëm nga ana e zotit Veliaj që të merrte këtë lloj kontrate.
Xama tregoi edhe paratë që Veliaj ka dhënë për kompanitë e Xoxës dhe të ëmës së saj.
“Një pjesë e kompanive siç është “One Comunication” janë në lupën e SPAK-ut për marrëdhënien që kanë patur me kompaninë Gogel të Arbër Veliajt, duke kontrolluar çmimet që kompania “Gogel” ka patur me “ONE” dhe nëse ka patur favorizime, apo ushtrim të ndikimit të paligjshëm nga ana e zotit Veliaj që të merrte këtë lloj kontrate. Marketingu në Shqipëri është një treg që kanalizohet në 4-5 kompani dhe përveç kompanive celulare, të marrësh në portofolin tënd edhe bankat, ato kanë buxhete të mëdha.
Te një kompani sigurimi dhe të “ONE” SPAK ka gjetur që ka patur marrëdhënie kontraktuale që shkojnë në 5 milionë euro, por ka patur edhe tendera që këto kompani kanë fituar nga bashkia e Tiranës, ku autoriteti kontraktor drejtohet nga vëllai i Arbër Veliajt, Erion Veliaj.
Një pjesë e parave që ka arkëtuar kompania Gogel, kanë shkuar te kompanitë e drejtuara nga Ajola Xoxa. Për kompaninë “Partner Law” janë faturuar 100 mijë euro si shërbime fiktive, për qendrën BYLA ka dhënë 20 mijë euro për ava studio të mamasë së Xoxës ka dhënë 74 mijë euro, pra në total 200 mijë euro që Arbër veliaj ka dhënë për Ajola Xoxën.”- ka thënë gazetarja.
Prapaskenat në paraburgimin e Durrësit/ “Veliaj kërkoi psikiatër, u bë inventari i ilaçeve…”Gazetarja Klodiana Lala, ka zbuluar detaje nga qëndrimi i Erion Veliajt në paraburgimin e Durrësit.
Gazetsrja tregon se Veliaj ka kërkuar psikiatër pasi pretendon se ka qenë në gjendje të rënduar dhe për këtë arsye ka folur në mënyrën që kanë treguar përgjimet e SPAK.
Pjesë nga biseda:
Ylli Rakipi: Veliaj ka pretenduar që i është dhënë ilaç në burg, dhe ai ka folur përçart, këto përgjimet domethënv dhe ka kërkuar edhe psikiatër. Çfarë informacioni keni ju?
Klodiana Lala: Janë urdhra edhe në dosjen hetimore. Zoti Veliaj pasi është bërë me dije për përgjimet, ka pretenduar se nuk është në gjendje të mirë psikologjike, ka kërkuar konsultë me psikiatrin, ka thënë nuk kam qenë në situatën më të mirë mendore se është e pamundur të kem folur në këtë mënyrë. Ulsi Manja ka bërë një urdhër, është bërë inspektim nga Drita Jaka, shefe e sektorit të shëndetësisë në burgje, zyrtarja më jetëgjatë në këtë institucion. Zonja Jaka para se të merrte kontakt, ka bërë një inventar të të gjithë barnave që kanë hyrë. Është bërë inventar për barnat në gjendje dhe ato që i janë dhënë të paraburgosurëve. Në bashkëpunim edhe me mjeken e burgut kanë marrë kontakt me zotin Veliaj dhe rezulton se ai ka marrë vetëm ilaçe për tensionin, ka patur problematika me tensionin e lartë.
Zotit Veliaj i është kërkuar nga drejtoria e burgut, të transferohet në qendrën spitalore të burgjeve për ekzaminime, nuk ka shkuar. Zoti Veliaj si çdo i paraburgosur mund të ketë shqetësime shëndetësore. Pra këtë thotë raporti.
Zoti Veliajt duhet ti respektohen të gjithë të drejtat, jam për trajtimin e tij human, si çdo i paraburgosur.
Për një periudhë të gjatë zyrtarët e lartë nuk rrinin në burg, se i bënin ose me probleme psikologjike, klaustrofobike, të zemrës e me rradhë në spitale me pesë yje. Ke edhe sot zyrtarë të lartë që rrinë në spitale private. Është problem thelbësor po ti hysh kësaj.
Ju e dini si ka qene burgu i Durrësit. Aty për kohë me rradhë, hynte drogë, çfarëdo lloj ushqimi, kishte palestër….”, tha Lala.
Gazetarja zbulon përgjimet e Veliajt: Ka folur me gjuhë të papërshtatshme për MaznikunGazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje nga përgjimet e SPAK ndaj Veliajt në qeli.
Sipas saj, një nga personat për të cilët Veliaj flet me urrejtje, është Arbjan Mazniku, për të cilën ka një gjuhë mjaft të papërshtatshme.
“Veliaj, ndoqi strategji të gabuar në mënyrën si e ndërtoi narrativën. Veliaj mund të ishte në situatë tjetër ligjore, por të merrej në mënyrë proceduriale dhe jo në kurthin ku e futën të vetët. Përmendet termi redaktori, është e vërtetë ajo që thotë zoti Berisha. Statuset shkruhen nga jashtë, ai flet për thelbin dhe shkruhet. Një nga njerëzit që mund të ishte pranë zotit Veliaj dhe ai e përmend në përgjime është zoti Mazniku dhe që Veliaj ka një lloj urrejtje. Ai ka pritur që Mazniku të bënte të pamundurën për të. Kam patur mundësi të informohem nga përgjimet. Në mënyrën se si e sulmon dhe gjuhën që përdor ndaj zotit Mazniku, mes tyre ka një krisje shumë të madhe dhe rrugët janë ndarë. Veliaj flet me urrejtje për Maznikun dhe gjuhë të papërshtatshme. Duket se Veliaj diku në mes të rrugës ka kuptuar se është tradhtuar.”- ka thënë Lala në emisionin “Të paekspozuarit”.
Më tej gazetarja tregon për raportet e kryebashkiakut me socialistë të tjerë si Klotilda Bushka apo Fatmir Xhafaj.
“Klotilda Bushka ka qenë shumë pranë Veliaj, sot nuk besoj. Në kushtet kur është në telashe me drejtësinë dhe pozita e saj është shumë delikate dhe rrezikon të shkojë e pandehur, nuk besoj se është në kushtet për ti dhënë ndihmë. Xhafaj është në pikëpyetje për vete. Sot që flasim Xhafaj e ka luftën me listën e hapur, hyn apo jo në Parlament. Kur zoti Xhafaj, mund të mbetet jashtë parlamentit, apo për probleme të tjera, është një person i dobësuar në pushtetin e vet. Besoj se zotit Veliaj, për mënyrën se si u soll dhe ngriti narrativën… Ka shumë të larguar në Bashki dhe asksuh nuk flet, me dorëheqje, shkarkime, ka përplasje brenda grupimeve.
Nëse Veliaj do të vepronte ndryshe, mbase mund të dëmtonte realisht Ramën në zgjedhje. Fakti që u tërhoq, kuptohet që nuk është në kushtet për të hapur betejë me Edi Ramën”, tha Lala.
Me vendim të Këshillit të Ministrave është miratuar miratuar ndërtimi i një centrali gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike për vetëprodhim dhe veprave ndihmëse në territorin e Aeroportit të Kukësit.
Ky impiant me kapacitet të instaluar prej 12 MW do të ndërtohet nga shoqëria “Global Technical Mechanics” sh.p.k.
“Për miratimin e kontratës së koncesionit/partneritet publik privat, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Bashkimit të Operatorëve Ekonomikë “Global Technical Mechanics”, sh.p.k., dhe “Bami”, sh.p.k., si koncesionari, dhe shoqërisë koncesionare “Kukës International Airport”, sh.p.k., për rehabilitimin, operimin, transferimin e Aeroportit të Kukësit”, thuhet në vendim.
“Dhuna nuk është provuar”/ Drenusha reagon ashpër ndaj Olsa Muhametit: Do të padisIsh-banorja e BBVK, Drenusha Latifi ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së Olsa Muhametit, e cila deklaroi se Atilla nuk ka ushtruar dhunë ndaj saj.
Sipas producentes së “BBVK”, nuk është provuar kurrë ligjërisht dhuna e Atillës ndaj Drenushës, ndaj edhe nuk e konsideroi të gabuar vendimin për t’i futur të dy në të njëjtin ambient.
Këto deklarata janë konsideruar si tentativë për manipulim të opinionin publik nga Olsa. Po ashtu, ajo theksoi se dhuna ndaj saj është “dokumentuar dhe janë tri procese gjyqësore në vazhdim, një civil dhe dy penale”.
“Atilla nuk ka mundur të më dhunonte mua ‘ligjërisht’. Dhuna nuk është një akt që ndodh ‘ligjërisht’, por është një realitet i rëndë për viktimat. Deklarata e saj është një lojë me fjalët dhe një tentativë për të manipuluar opinionin”- shprehet ajo.
Gjithashtu, Drenusha është shprehur se ka marrë një urdhër mbrojtjeje nga Atilla, ndërsa e përshkroi deklaratën e Olsës si skandaloze.
“Mos e harrojmë që si shtet kemi marrë përsipër të zbatojmë Konventën e Stambollit për parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave. Një deklaratë e tillë nga një producente femër hedh në dyshim jo vetëm historinë time, por edhe të mijëra grave që kanë përjetuar dhunë” – shkruan ajo.
Në përfundim, ajo theksoi se ka përgatitur një padi ndaj Olsës.
E besuara e Ramës në bashki?/ Reagon për herë të parë Anuela RistaniNjë vendim i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për t’ia hequr kompetencat kryetares së komanduar, Anuela Ristani e për t’ia deleguar ato Sara Goxhajt bëri bujë në media ditën e sotme.
Vetë Veliaj në një reagim pasdite deklaroi se gjithçka ishte një keqkuptim duke ia rideleguar sërish kompetencat Anuela Ristanit dhe duke sqaruar se nuk ka asnjë “luftë” mes tij dhe kryeministrit siç u aludua.
Vetë nënkryetarja, Ristani reagoi për gazetarin Blendi Fevziu pasi emri i saj u përmend gjatë debatit.
“Kam një reagim nga Anuela Ristani. Më thotë zoti Fevziu ndjesë, por duke ju ndjekur vërej se po përgojohem me të pavërteta që do ishte shumë e lehtë të mësonit se sa të pavërteta janë. Unë nuk jam e besuara e Ramës siç më quajtën aty sepse me kryeministrin nuk kisha komunikuar asnjëherë përpara se të merrja delegimin nga kryetari Veliaj. Dhe në Bashkinë e Tiranës nuk është zënë askush me “gishta në vesh” ndërsa keqkuptimi i krijuar nga pamundësia e komunikimit normal nuk ka asnjë lidhje nga fishekzjarrët mediatikë të ditës së sotme. Do të vlerësojë leximin e mesazhit tim për të korrigjuar sadopak shtrembërimin e emrit tim në publik, Anuela Ristani”, lexoi Fevziu.
Tragjedia në Koçan, arrestohet kryetari që dha dorëheqjen dhe dy ish-kryetarë të bashkisëKryetari i dorëhequr, Ljupço Papazov dhe dy ish-kryetarë të bashkisë së Koçanit Nikolço Iliev dhe Ratko Dimitrovski janë arrestuar, pasi dyshohet se janë të përfshirë në tragjedinë me 59 viktima në klubin “Pulse”.
Një aksion i ekipeve policore është duke u zhvilluar me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike të Koçanit lidhur me procedurën e zjarrit në klubin “Pulse”. Sipas informacioneve fillestare, janë arrestuar ish-kryetarët e Komunës së Koçanit, Nikolço Iliev dhe Ratko Dimitrovski dhe kryetari i dorëhequr, Ljupço Papazov.
Prokuroria Publike njoftoi sonte se operacioni për ndalimin e personave të dyshuar për përfshirje do të vazhdojë gjatë gjithë natës, ndërsa më shumë detaje do të japin pas përfundimit të operacionit nesër.
Ljupço Papazov më 17 mars është marrë në pyetje nga prokurori në Prokurorinë Publike të Koçanit dhe pas përfundimit të marrjes në pyetje, Prokuroria ka njoftuar se do të merret vendim për statusin e tij të mëtutjeshëm në procedurë.
Kryetari i komunës është marrë në pyetje dhe ka dhënë disa sqarime dhe informacione. Një deklaratë e tillë krahasohet me materialin dëshmues dhe me kompetencat e komunës, pas së cilës do të vendoset për statusin e tij të mëtutjeshëm në procedurë – njoftuan nga Prokuroria pas përfundimit të marrjes në pyetje të Papazov.
“Ferma Vip” do të hapë dyert sërish për një sezon të dytë plot aventura dhe sfida.
Vetë faqja zyrtare e reality show-t në Instagram ka bërë me dije se programi do të nisë së shpejti në ekranin e Vizion Plus megjithëse nuk ka ende një datë zyrtare.
Konkurrentët, të cilët nuk janë bërë akoma publikë zyrtarisht, do të përballen me sfidat e jetës në fermë për 90 ditë ndërsa fituesi do të rrëmbejë çmimin prej 100 mijë eurosh.
Megjithatë, në rrjetet sociale kanë nisur aludimet për emrat e mundshëm që do të jenë pjesmarrës mes të cilëve përmenden Luiz Ejlli, Olsi Bylyku, Big Basta, Rovena Dilo, Erand Sojli si dhe personazhi i njohur në Tik Tok si Andreaaa.
Do të mbetet për tu parë deri në nisje të spektaklit.
Basha i përgjigjet Ramës: Ke lënë duhanin por mos ke nisur ndonjë gjë tjetërDrejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha ka vijuar replikat e me kryeministrin Edi Rama.
Kësaj radhe Basha zgjodhi t’i përgjigjej nga takimi në Njësinë 11, në Tiranë ku prezantoi kandidatët për deputetë para strukturave të Koalicionit.
Duke i’u referuar përgjigjes të vonuar të kryeministrit për shokët në burg, Basha thotë se Rama është hutuar dhe replikat i bën me montazh.
Ai më tej i rikujton porosinë që paketat e duhanit ishin për shokët, jo për të.
View this post on Instagram