Aplikacion
Elton Ilirjani zbuloi në emisionin “Opinion” të pathënat e historisë së Parashqevi Simakut, ikonës së muzikës shqiptare që u gjet pas shumë vitesh në SHBA. Ai tregoi se ka pasur shumë persona që kanë tentuar ta godasin atë për t’i shkatërruar karrierën.
Po ashtu, ai tha se ka pasur edhe ka pasur pjesëtarë të Sigurimit të Shtetit që e kanë ndjekur për shkak të fiksimit seksual ndaj saj.
Elton Ilirjani: Kur lançoi albumin “Equos From Illyria” me një label të rëndësishëm amerikan filloi goditja sërish nga këta persona që po e përndiqnin që nga Shqipëria për t’i shkatërruar karrierën. Arsyet janë të shumta. E para njëherë është xhelozia. E dyta sapo kishte filluar në Shqipëri tutorizmi i vajzave të bukura ku ajo nuk zgjodhi që të ishte pjesë. Ku filluan dëshirat për t’i treguar vajzat e bukura për t’i sjellë në një treg të etur seksualisht, ku ajo nuk pranoi. Tjetra ishte dhe fiksimi që mund të kenë pasur njerëz me pushtet të asaj kohe sidomos të Sigurimit ku ajo nuk i njihte fare.
Blendi Fevziu: Kishin fiksim seksual?
Elton Ilirjani: Po
Blendi Fevziu: Ndaj saj?
Elton Ilirjani: Ndaj saj.
Blendi Fevziu: Dhe e kanë përndjekur?
Elton Ilirjani: Dhe e kanë përndjekur. Patjetër kanë pasur disa persona që pas viteve ’90 u rikthyen sërish në pozicionet që kishin dhe ishin përsëri pjesë e Sigurimit të Shtetit të cilët e përndiqnin dhe udhëtonin në SHBA. Ajo nuk i njihte fare.
Kush është politikani i preferuar i Tiranës? Ilir Meta në vend të funditNjë sondazh i bërë nga Euronews, dy muaj përpara zgjedhur ka treguar se kush është politikani i preferuar në Qarkun e Tiranës.
Sipas të dhënave të përftuana nga kampioni me 1000 persona në periudhën 15-25 shkurt, tregohet pëlqyeshmëria për secilin nga kandidatët për kryeministër por edhe politikanë të tjerë.
Edi Rama në matjen e parë në Qarkun e Tiranës ka 50.3% mendim pozitiv dhe 47.1% mendim negativ.
Agron Shehaj renditet i dyti me 29.9% që kanë mendim pozitiv dhe 39% që kanë mendim negativ për të.
Adriatik Lapaj renditet i treti për mendimin pozitiv me 29.3 % dhe 39.4% mendim negativ.
Më pas vjen Sali Berisha, 28.2% mendim pozitiv për të dhe 66.2% mendim negativ.
Arlind Qori 25.2% mendim pozitiv dhe 45% mendim negativ.
Endri Shabanin ka 17 % mendim pozitiv nga qytetarët e Qarkut Tiranë dhe mendim negativ 43.1 %.
Lulzim Basha 12.7% mendim pozitiv dhe 81.5% mendim negativ.
Enkelejd Alibeaj ka 9.1% mendim pozitiv dhe 59.6 % mendim negativ.
I fundit për pëlqyeshmërinë është Ilir Meta me 5% mendim pozitiv dhe 85.7% mendim negativ.
Zgjedhjet e 11 Majit/ Lapaj: Marrim 13 mandate, 70mijë vota nga diasporaLideri i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj është shprehur i bindur se subjekti politik që ai drejton do të marrë të paktën 13 mandate nga zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
Në një intervistë në emisionin Opinion, Lapaj tha se të paktën 70mijë vota, do t’i marrë nga diaspora.
Përballë moderatorit të emisionit Blendi Fevziu, ai argumentoi edhe pse nuk iu bashkua koalicionit të Partisë Demokratike.
“Në fakt me këtë filozofi erdhi Rama në 2013-ën, duke bërë koalicion edhe me krimin, duke bërë aleancën e qelbësirave, që siç duket 12 vite më vonë e ka futur vendin në qorrsokak. Nëse votat ikin, i ikin një opozite që deri tani ka luftuar për një sistem të mbyllur, që për mua është njësoj si forca në pushtet. Të dyja palët u bënë bashkë për një sistem të mbyllur”, tha Lapaj.
Meloni: Pakti me Shqipërinë për emigrantët, shembull për EuropënKryeministrja Meloni, në fjalën e saj gjatë punimeve në Senatin Italian vlerësoi nismën e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, që në samitin e liderëve evropianë, këtë fundjavë në Bruksel t’i hapet rruga marrjes për bazë të modelit italo-shqiptar për hapjen e qendrave për menaxhimin e azilkërkuesve jashtë BE-së.
“Përsa i përket protokollit me Shqipërinë ju i kuptoni arsyet pse për momentin zbatimi i tij është pezulluar. Kjo çështje po shqyrtohet nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë. Shumica e shteteve anëtare të BE-së dhe Komisioni Evropian mbështesin qëndrimin e qeverisë italiane për këtë çështje. Në propozimin e presidentes së KE, Ursula von der Leyen për Këshillin Evropian, që mblidhet këtë fundjavë, thuhet se duhen hapur qendra pritjeje në shtete të treta jashtë BE-së, për shqyrtimin e kërkesave të azilkërkuesve.
Kjo nuk do të ndodhte nëse Italia nuk do të kishte kurajon që të inicionte protokollin me Shqipërinë. Me këtë kurajo ne u përcollëm të tjerëve në BE zgjidhje inovative për të përballuar së bashku flukset emigratore”, tha kryeministrja italaliane Giorgia Meloni.
Duke iu referuar angazhimit të qeverisë italiane, për zgjidhje inovative, Meloni përmendi Protokollin Itali-Shqipëri, të cilin ajo tha se qeveria është e vendosur ta çojë përpara.
Meloni tha se Italia përshëndet propozimin e Komisionit Evropian për reformën e kuadrit legjislativ evropian për riatdhesimet, nëpërmjet kalimit nga një Direktivë në një Rregullore të zbatueshme drejtpërdrejt në 27 Shtetet Anëtare.
“Ne e konsiderojmë atë një zhvillim jashtëzakonisht të rëndësishëm, gjithashtu për të harmonizuar praktikat e shteteve të ndryshme anëtare dhe për të bërë veprimet e riatdhesimit të atyre që nuk janë të mirëpritur në Bashkimin Evropian: nëse hyni ilegalisht në Evropë, nuk mund të qëndroni në territorin tonë”, tha kryeministrja italiane Giorgia Meloni.
Sfida me Shqipërinë, Pickford: Dalim të parët, jemi për Kupën e BotësAnglia synon që të dalë e para në kualifikueset e Botërorit, teksa në një grup me ta është edhe Shqipëria.
Jordan Pickford, portieri i “3 luanëve”, foli për mediat në grumbullimin e përfaqësueses, ku u ndal te objektivat.
“Po bëhemi gati për Kupën e Botës dhe për të qenë në atë avion për në Kupën e Botës. Pikë së pari duhet të kualifikohemi, por ai i do standartet të vendosen më herët. Ky është kampi i parë i epokës së tij menaxheriale dhe ai do që standarte të larta të vendosen që nga dita e parë. Ai ishte shumë i lumtur se si ishim dje dhe do që të vazhdojmë në atë rrugë deri në Kupën e Botës.
E dimë që kemi një grup për t’u kualifikuar dhe duam që të dalim të parët. Ky është objektivi jonë kryesor dhe më pas të jemi në avion për të shkuar në SHBA verën e ardhshme. Ai do që ne të jemi në majën tonë për të shkuar verën e ardhshme në SHBA”, tha Pickford.
Andrew Stowe zëvendëson Yuri Kim në Departamentin e ShtetitAndrew Stowe është zyrtari që ka zëvendësuar Yuri Kim në Departamentin e Shtetit.
Andrew Stowe është Zëvendës Sekretari i Shtetit në Detyrë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike. Përpara se të merrte këtë rol, ai ka shërbyer si Drejtor Ekzekutiv për Zyrat e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike si dhe Çështjeve të Organizatave Ndërkombëtare që nga korriku 2023.
Me një përvojë 23-vjeçare në Shërbimin e Jashtëm, postet e tij të mëparshme përfshijnë: Oficer Menaxhimi në Sao Paulo, Brazil; Oficer Mbikëqyrës i Menaxhimit për NEA/EX; Këshilltar Menaxhimi në Dhaka, Bangladesh; Zëvendës Këshilltar Menaxhimi në Kabul, Afganistan; Oficer i Shërbimeve të Përgjithshme në Njësinë e Mbështetjes për Irakun në Aman, Jordani; Oficer Menaxhimi në Bangkok, Tajlandë; Oficer Konsullor në Kampala, Ugandë; dhe Oficer i Çështjeve Kulturore Ndihmës në Xhakartë, Indonezi.
Ai është diplomuar në Universitetin e Utah dhe në Universitetin Amerikan. Është i martuar dhe ka tre fëmijë.
Rama i bën “Diss” Bashës në episodin e radhës/ “Sa herë e ki provu aq herë ki dështu”Ka dalë episodi i ri i “telenovelës” më të fundit mes kryeministrit Edi Rama dhe Lulzim Bashës në rrjetet sociale.
Shefi i qeverisë i është përgjigjur sërish Bashës, këtë herë me një këngë të Unikatilit, pikërisht ato që Basha përdor për ta “thumbuar”.
“E dëgjon Unikatilin a jo. Pse nuk e kupton se ti nuk mund me u shty me mu. Ti ndaç mohoje Dost sa herë e ke provu me mu ke dështu”, shprehet Rama.
Ndërsa pyetjes që Basha i bëri paradite: Ku i ke shokët Rame?
“Ta kam thënë që PS është oqean, një mbytet, qindra ngrihen”, përgjigjet Rama, duke vijuar më tej ironinë që kur ecën me makinë ndalon dhe kap ndonjë pasagjer demorkat.
SKANDAL USHQIMOR/ Tërhiqen të gjitha vezët nga tregu! Çfarë po fsheh qeveria?
View this post on Instagram
Pas produkteve të Rea’s dhe Aibas, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka tërhequr nga tregu në të gjithë vendin, të gjitha vezët me paketim.
Në qarkullim janë vetëm ato të hapura ndërsa nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga autoritetet përkatëse.
Vendimi drastik ka ardhur pas infektimit të pularive me gripin e shpendëve H5N1, lajm i cili është konfirmuar në fillim të muajit.
Ministria e Bujqësisë konfirmoi prezencën e sëmundjes në dy nga kompanitë e mëdha të produktit në vend, Reas dhe Aiba si dhe njoftoi për ngordhjen dhe asgjësimin e dhjetëra mijëra shpendëve, por pa dhënë detaje ku dhe kur.
Mirëpo në mungesë të transparencës dhe informacioneve të mëtejshme nga Autoriteti i Ushqimit apo Ministria e Bujqësisë, ngrihen pikëpyetje forta nëse skandali që lidhet drejtëpërdrejtë me shëndetin e konsumatorit është më i madh seç na kanë thënë. Zoom.al/
U la jashtë listave të mbyllura/ Tabaku: Do e kem shumë të lehtë garënDeputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e cila do të kandidojë në zgjedhjet e 11 majit në listë të hapur për Qarkun e Tiranës, shprehet besimplotë tek vota e qytetarëve.
Në një intervistë për Vizion Plus, Tabaku nuk la të kuptohej për ndonjë hatërmbetje me kryetarin e PD-së, Sali Berisha madje tha se beson se do të jetë një nga kandidatet më të votuara.
Tabaku tregoi fushat kryesore ku do të fokusohet në betejën elektorale, ku ndër të tjera përmendi luftën ndaj korrupsionit, denoncimet, ekspozimin e aferave socialiste, betejën për taksat, ekonominë, qoftë për pensionistët, qoftë për të punësuarit.
“Kjo është një garë që unë do ta fitoj lehtë, për faktin që jam deputete e qytetit të Tiranës prej kohësh, e njoh mirë zonën e këtij qyteti, e njoh dinamikën. Nuk është e paarritshme. Në këto 3 vite me sfida shumë të vështira, unë e kam pasur fokusin në opozitarizmin dhe në betejën me kundërshtarin.”- u shpreht deputetja.
Sa i përket deklaratave të 3 vite më parë kur tha tha se ishte dita e fundit e Berishës në politikë, Tabaku tha se kjo nuk ka ndikuar në marrëdhënien e tyre.
“Besoj se jo, jam treguar shumë e kujdesshme. Diskutimet që kam pasur me të, e kuptoj që çdo gjë është pjesë e së shkuarës. Pastaj ka pasur edhe persona që kanë bërë deklarata më të rënda.”- tha ajo.
Si ta reduktoni fryrjen në stomakPërtypja e pamjaftueshme, gëlltitja e shpejtë, por edhe bisedimi gjatë ushqimit janë shkaqet kryesore të mbledhjes së ajrit në stomak.
Ekspertët sugjerojnë të shmangni pijet e ëmbla me gaz, për të mos vuajtur nga fryrja e stomakut.
Po ashtu, edhe pse perimet e gjalla përmbajnë më shumë përbërës të ushqyeshëm, nëse i zieni, ato do të treten më shpejt.
Edhe ushqimi i skuqur ngadalëson tretjen dhe lë ndjenjën e rëndë në stomak.
Nga ana tjetër, si shkaktar të shpeshtë të ndjesisë së fryrjes në stomak ekspertët kanë gjetur laktozën dhe sheqerin që gjendet në produktet e qumështit.
Po ashtu, konsumatorët këshillohen të hanë hudhër dhe ananas për të zbutur ndjesinë e fryrjes dhe të bëni të paktën 30 minuta ushtrime në ditë për të përshpejtuar tretjen dhe për të larguar lëngjet e tepërta nga trupi.