Aplikacion
Policia e Tiranës ka zbuluar një banesë që dyshohet se përdorej për kultivim të kanabisit.
Shtëpia ndodhej në zonën e Laknasit.
Paraprakisht bëhet me dijese brenda shtëpisë janë gjetur disa rrënjë të lëndës narkotike. Po ashtu, sipas të njëjtave burime raportohet për një person të arrestuar.
Bëhet fjalë për një punonjës së OSHEE-së, i cili akuzohet për shpërdorim detyre.
Deri më tani nuk ka detaje të tjera në lidhje me këtë operacion të policisë.
Ekstradohet Lulzim Berisha/ Mbërrin në Rinas nën masa të forta sigurieKa mbërritur mbrëmjen e kësaj të marte në aeroportin e Rinasit ish-kryetari i bandës së Durrësit, Lulzim Berisha.
Me vendosjen e tij në qeli finalizohet ekstradimi pas arrestimit në Spanjë nën akuzën e vrasjes.
Në vitin 2020 Lulzim Berisha u shpall në kërkim nga SPAK për 2 vrasje të ndodhura në 2005-ën, atë të Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, të cilat hetuesit i zbardhën me 15 vite vonesë. Më vonë çështja ndaj Vajdin Lames u pushua dhe vijonte vetëm për Klodian Saliun.
Përveç vrasjeve, emri i Lulzim Berishës lidhet edhe me trafik ndërkombëtar droge, prostitucion dhe trafik armësh. Ai u arrestua më 6 prill të vitit 2006 për 10 akuza, mes të cilave krijimin e një organizate kriminale dhe një seri vrasjesh e atentatesh të kryera në vitet 98-99.
Më 16 janar të vitit 2012, Gjykata e Krimeve të Rënda të kohës e dënoi me burgim të përjetshëm për 6 vrasje, por Gjykata e Larta, në vitin 2014, rrëzoi dënimin me burgim të përjetshëm dhe vendosi dënimin me 25 vite burg për ish-kreun e bandës së Durrësit.
Lulzim Berisha qëndroi 10 vjet e tetë muaj në burg deri kur më 5 dhjetor të vitit 2016, u lirua me kusht nga burgu dhe u punësua në Bashkinë e Durrësit, me një vendim të diskutueshëm të Gjykatës së Apelit.
Por më 27 maj të vitit 2022, ishte Gjykata Kushtetuese ajo që vendosi për rikthimin në burg të ish-kreut të Bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, që duket se fshihej në Spanjë për t’ju shmangur përballjes me drejtësinë./ Zoom.al
Mbeti jashtë listave/ Dash Sula tregon “prapaskenat” e bisedimeve me Nokën e LapajnDeputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka treguar në detsje ngjarjet e javës së fundit për pjesmarrjen e tij në listat për deputet për zgjedhjet e 11 majit, përfshirë bisedimet me
koalicionin ‘Aleanca për Shqipërinë Madhështore’ dhe Partinë Demokratike.
Sula tha se fillimisht nuk ka qenë kurrë në listën e PD-së, as në atë të mbyllur dhe as në të hapurën.
Ai shtoi se pasi nuk pa emrin në listën e PD, shkoi te koalicioni ‘Nisma Shqipëria Bëhet’ i drejtuar nga Adriatik Lapaj, me të cilin sipas Sulës, nuk ranë dakord pasi ai kërkonte garanci që personat e vendosur në listë të mbyllur do të tërhiqeshin.
Deputeti tha se pas këtij vendimi është telefonuar nga Flamur Noka, i cili i ka kërkuar që të garojë në listën e hapur të PD-së. Ai tha se i kishte kërkuar Nokës që të krijohej një vend i lirë në listë, në mënyrë që të kishte hapësirë edhe për një të afërm të tij, të cilët sipas Sulës, janë edhe makinerie e votave që ai siguron në Elbasan.
Kjo kërkesë sipas Sulës nuk është pranuar nga Noka dhe ditën e djeshme janë mbyllur negociatat për të qenë kandidat i PD në zgjedhjet e 11 majit.
“Unë nuk kam qenë fare në listën e PD, as të mbyllur, as të hapur. Zero. Le të dali Sali Berisha i pari dhe gjithë të tjerët dhe ta kundërshtojnë këtë me prova me fakte. Ditën e enjte më ka telefonuar Flamur Noka, sekretari, numri 2 i PD, i cili pasi u mor vesh që unë nuk do duhet të kandidoj, se e thashë që ka qenë në nxitim e sipër edhe qëndrimi im në raport me atë, edhe duke pasur parasysh që ishin 2 orët e fundit, njeriu emocional, etj, etj, pavarësisht që është parti opozitare Nisma Shqipëria Bëhet, dhe kur nuk mu dha garancie teknike, sepse në listat e mbyllura kishin vënë tezet, xhajat, baballarët dhe për mua Lapaj ka humbur shancin e jetës së tij politike. Mandatin e parë do e merrte në Elbasan nga ana ime, sepse 80 % do votonin demokratët dhe 20 % mbështetësit e tij, gjë të cilën e refuzova sepse kërkoja garanci, sepse më tha që janë njerëz kot në listat e mbyllura e tërhiqen në çdo moment. Noka më kërkoi që të vazhdoj të kandidoj në listën e hapur të PD-së. Dhe unë për shkak të këmbënguljes së qindra e qindra demokratëve dhe shumë zërave, për shkak të dobësisë sime që kam për demokratët dhe për PD-në, siç jam natyrë emocionale, edhe thyhem kur duhet të bëj një shërbim e bëj.
Se sjam nga ata, po përdor një shprehje që ia kam thënë edhe Berishës në 2008 para Grupit Parlamentar, ‘jam burrë që thyhem, jo që përkulem’. Tani pasi unë kam mbajtur një fjalim shumë të hapur e të fortë në Parlament, i kam hapur telefonin zotit Noka, i kam thënë edhe 2 fjalë që duhet t’ja thoja, që ta dëgjonte me veshët e veta, nuk e kam ofenduar padiskutim.
Pastaj i thash ‘për ça më kërkoni? Për këtë, Po do reagoj. Por kam një kusht. Fuqia ime është familja ime dhe njerëzit e mi në Peqin. Dhe makina elektorale e imja janë njerëzit e mi në Peqin. Pra kushti ishte që të largohej një person tjetër nga lista e mbyllur. Diskutuam deri ditën e djeshme, por nuk ramë dakord dhe bisedimet u mbyllën”, tha Sula.
Në rrjetet sociale, këto ditë, janë bërë virale disa statuse në “Facebook” të Rozana Radit për Neda Ballukun, kur kjo e fundit ishte banore në “Big Brother 4”.
Tashmë, Rozana është konkurrente në “Big Brother VIP 4” dhe Neda Balluku është opinioniste në këtë reality show, ku përplasjet mes tyre nuk kanë munguar. Rozana vazhdimisht e ka cilësuar Nedën të njëanshme me opinionet që ka dhënë. Ndërkohë, në nisje të spektaklit të sotëm, dy vajzat u sqaruan me njëra-tjetrën.
Neda u shpreh se statusi i Rozanës “mbajeni Nedën larg nga rrugët kryesore kur të dalë se do ta shtyp me makinë”, i bërë në 17 mars 2011, është më i rëndi që ka lexuar ndonjëherë për veten. Megjithatë, theksoi se për herë të parë këtë deklaratë e mësoi të shtunën e kaluar dhe se nuk ka asnjë inat ndaj Rozanës.
Nga ana tjetër, Rozana kërkoi falje për statusin dhe theksoi se një veprim të atillë nuk do ta bënte kurrë.
Rozana: Nuk është foto e profilit tim, por unë mund të kem bërë këtë status.
Neda: Është muaji i Ramazanit dhe e kam për detyrë të sqaroj opinionin publik që jam përballur me këto statuse për herë të parë në 15 vite. Nëse do isha përballur me këto statuse, do më kishin prekur, por është hera e parë që I lexoja të shtunën. Nuk i kam ditur, po t’i dija do ta kisha vënë këtë produksion në dijeni. Ajo që kam kuptuar gjatë kohës, kam ndiej një lloj urrejtjeje nga Rozana. Më tha për herë të parë që e kisha personale kur i thashë pse e fali Jozin, kur i tha atë që i tha. Nuk kam qenë në asnjë moment personale dhe për këtë betohem për ata tre fëmijë që kam në shtëpi. Jam e qartë që jam opinioniste që kam qëndrime të forta, besoj për këtë bien dakord të gjithë banorët. Unë që sot jam e gatshme që çfarëdolloj vendimi të merret nga ky produksion, jam e gatshme ta pranoj. Unë jam e gatshme të bëj punën time, por nuk jam hipokrite. E them me plot gojë, që e kam ndierë urrejtjen dhe më vjen keq që më është bërë të ndiej në shpinë përgjegjësi për gjëra që s’kam pasur…
Unë Rozanën e kam takuar vetëm një herë. Ju mendoni se unë kam pasur diçka personale me Rozanën
Rozana: Më pyet mua dhe unë them po
Neda: Rozana mundohet të më faturojë gjëra që unë nuk kam… jam e qartë që personalja ka qenë nga ana e kundërt, jo nga ana ime. Jam e hapur për çdo dëshirë që shpreh produksioni
Rozana: Tani, që të mos filloj dhe unë të zë be (betohem), nuk e di me kë po flasim, me Rozanën para 14 vitesh apo me Rozanën sot. Unë në dëshminë e penalitetit, rezultoj e pastër. Unë në atë kohë s’kam pasur makinë, e shumta do kem pasur ndonjë biçikletë. Fakti që ti mban mend që je takuar me mua dhe nuk të është prekur asnjë fije floku, je shëndoshë e mirë. Unë e dija që do ishe opinioniste dhe s’kam menduar në asnjë moment t’i them produksionit unë me këtë kam pasur këtë atë…. Por, si opinioniste, me rezulton që ke thënë 2-3 gjëra që nuk kanë qenë të vërteta. Dhe të kam thënë, po manipulon dhe aty të kam thënë, e ke personale me mua. Nëse e kam fyer me statusin që kam bërë, publikisht i kërkoj të falur. Në Facebook-un tim, kanë qenë vetëm 1000 veta në atë kohë. Kam bërë një gjë që nuk ia uroj askujt, por unë nuk mendoj se Neda nuk i ka lexuar këto statuse.
Neda: Ledion, dy gjëra. E përsëris pozicionin tim. Jam sulmuar pikërisht për këtë pozicion, nuk më është lënë të çoj mendimin tim deri në fund. Por, edhe të kalojmë dhe të minimizojmë me filtra kohorë një gjuhë dhune që në 2011 lejohej dhe në 2025 nuk lejohet… gjuha e dhunës nuk mund të minimizohet
Kryeministri Edi Rama, i cili pak ditë më parë deklaroi se qëndron 2 ditë pa ngrënë, duket se e ka prishur dietën.

Në disa foto, të publikuara gjatë aktiviteteve të ditës, shefi i qeverisë shfaqet përpara një tryeze të shtruar plot e përplot.

Shoqëruar nga zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, kryetari i Bashkisë Berat, Ervin Demo dhe të tjerë, Rama edhe ujin e ka zëvendësuar me verë.

Kjo duhet të jetë një nga rastet e rralla të kryeministrit Rama, i cili siç vetë u shpreh pak ditë më parë, në restorant ka qenë 30 herë në 12 vite./ Zoom.al
“Do ta kryejmë këtë punë”/ Trump tregon çfarë i tha Putinit në telefonPresidenti amerikan Donald Trump ka reaguar pas bisedës me homologun rus Putin, duke treguar në detaje çfarë diskutuan.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se telefonata e tij me shefin e Kremlinit ishte shumë e mirë dhe produktive dhe se marrëveshja që Rusia t’i japë fund sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike erdhi me mirëkuptimin për të pasur një armëpushim të plotë në fund të muajit.
“U diskutuan shumë elementë të një kontrate për paqen,” tha ai, duke shtuar: “Ai proces tani është në fuqi dhe efekt të plotë, dhe ne, shpresojmë, për hir të njerëzimit, do ta kryejmë këtë punë!”
Ai shkroi në platformën e tij Truth Social:
Biseda ime telefonike sot me Presidentin Putin të Rusisë ishte shumë e mirë dhe produktive. Ne ramë dakord për një armëpushim të menjëhershëm për të gjithë Energjinë dhe Infrastrukturën, me mirëkuptimin se do të punojmë shpejt për të patur një armëpushim të plotë dhe, në fund të fundit, një FUND të kësaj lufte shumë të tmerrshme midis Rusisë dhe Ukrainës. Kjo luftë nuk do të kishte filluar kurrë nëse unë do të isha President! U diskutuan shumë elementë të një Kontrate për Paqe, duke përfshirë faktin se mijëra ushtarë po vriten dhe si Presidenti Putin ashtu edhe Presidenti Zelenskyy do të donin ta shihnin atë të përfundojë. Ai proces tani është në fuqi dhe efekt të plotë, dhe ne, me shpresë, për hir të Njerëzimit, do ta kryejmë këtë punë!
Pamje të pazakonta nga Tirana/ Efektivi i rrugores rrihet me qytetarin në mes të rrugësPamje të pazakonta janë filmuar dhe janë bërë publike sot në Tiranë.
Rrethanat mbeten të paqarta,por në video dallohet qartë një efektiv i Policisë Rrugore duke u përleshur fizikisht, në mes të rrugës me një qytetar.
Fare pranë tyre shihet gjithashtu automjeti i efektivit dhe ai i qytetarit, prandaj dyshimet janë që shkak për sherrin të jetë bërë ndonjë shkelje e rregullave të qarkullimit.
Deri më tani nuk ka asnjë reagim nga strukturat përkatëse lidhur me ngjarjen.
Korruptonin deputetët e Parlamentit Europian/ Arrestohen pesë persona, çfarë dyshohet
Pesë persona janë bënë përpra akuzës në një hetim korrupsioni të lidhur me kompaninë kineze Huawei, e cila dyshohet nga prokurorët belgë për korruptim të ligjvënësve të BE-së.
Prokurori Publik Federal i Belgjikës tha të martën se katër persona janë akuzuar për korrupsion aktiv, organizim kriminal dhe një person është akuzuar për pastrim parash.
Ky i fundit është lënë i lirë me kushte, por për katër të tjerët është vendosur urdhër-arresti.
Prokurori publik shtoi se kontrollet e reja janë bërë të hënën në zyrat e Parlamentit Evropian në Bruksel.
Rasti i fundit tregon se krimi i organizuar dhe korrupsioni kanë arritur në nivelet më të larta të unionit.
Kur specat e domatet bëhen luks!Dimri në Kosovë nuk sjell vetëm të ftohtin, por edhe çmime të larta të perimeve. Domatet, specat dhe trangujt – dikur ushqime të përditshme – tani janë bërë luks.
Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë se, gjatë muajit shkurt, çmimi i pemëve dhe perimeve është shtrenjtuar për 5.5 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Konsumatorët si Erina, 23 vjeçe, e ndiejnë menjëherë ndikimin.
Familja e saj 4-anëtarëshe ka një buxhet të kombinuar prej rreth 800 eurosh në muaj.
Erina thotë se përpiqet ta menaxhojë me kujdes buxhetin ushqimor, por se rritja e çmimeve e bën atë gjithnjë e më të vështirë.
“Çmimet janë tepër të larta, në maksimum. Është e tmerrshme. Një kilogram speca kushton deri në pesë euro, ndërsa domatet dhe trangujt mbi dy euro”, thotë prishtinasja për Radion Evropa e Lirë.
Ajo tregon se ka raste kur nga dyqani kthehet me duar të zbrazura, sepse “ndihet në faj” të shpenzojë shumë për diçka që “do të duhej të ishte bazike” dhe “jo luks”.

Halil Vllasi, kryefamiljar i një familjeje 6-anëtarëshe nga Podujeva, përballet me sfida të ngjashme.
I angazhuar në punë të ndryshme në sektorin privat, ai tregon se fiton deri në 600 euro në muaj, por shton se vetëm shpenzimet për ushqime e kalojnë këtë shumë.
“Nuk e di se si ia dalim. Punoj vetëm për ushqim. Tash është shtrenjtuar edhe më shumë, për shkak të Festës së Bajramit që po afrohet”, thotë Vllasi.
Krahasimi që u bëri Radio Evropa e Lirë çmimeve aktuale të tregut me ato të vitit 2020, zbulon se sa drastike ishte rritja.
Pesë vjet më parë, specat kushtonin rreth 1.5 euro për kilogram – sot deri në 5 euro.
Trangujt apo domatet kushtonin rreth 1 euro për kilogram – sot çmimi tyre i kalon 2 euro.
Sipas ASK-së, të gjitha produktet bujqësore vitin e kaluar ishin për 46.8% më të shtrenjta krahasuar me vitin 2020.
Pse kjo rritje?
Profesori i Bujqësisë në Universitetin e Prishtinës, Imer Rusinovci, përmend një faktor madhor: mungesën e prodhimit vendor gjatë dimrit.
Për shkak të kushteve të vështira të motit dhe infrastrukturës jo të përshtatshme, fermerët kosovarë e kanë të vështirë të kultivojnë perime jashtë sezonit të rregullt.
Mungesa, pastaj, plotësohet nga importet, por mallrat e importuara vijnë me çmime më të larta, për shkak të tarifave doganore, kostove të transportit dhe kërkesës në rritje.

“Një kilogram speca kushton pesë euro. Kjo situatë duhet të jetë alarm për institucionet. Duhet të gjendet zgjidhje që edhe gjatë kësaj periudhe të ketë prodhime vendore, në mënyrë që të ulet varësia nga importi dhe të ketë stabilizim të çmimeve”, thotë Rusinovci për Radion Evropa e Lirë.
Cila mund të jetë zgjidhja?
Kosova mbështetet shumë në importet nga Shqipëria, Turqia, Greqia, Holanda dhe Izraeli.
Sipas të dhënave nga Dogana e Kosovës, vendi shpenzoi mbi 1.8 milion euro për importim të specave, domateve dhe trangujve në dy muajt e parë të këtij viti.
Vetëm për speca u shpenzuan 1.2 milion euro, ndërsa gjatë gjithë vitit të kaluar mbi 14 milionë euro.
Disa fermerë, si Skënder Ramadani, shohin zgjidhje të mundshme, por thonë se kanë nevojë për mbështetje financiare.
Kompania e tij “Fidanishtja e Godancit” rrit fidanë perimesh në sera dhe në verë kultivon speca, domate dhe tranguj. Por, prodhimi gjatë dimrit thotë se është sfidë.
“Temperaturat janë të paqëndrueshme. Në serë duhet të ketë investime të shtrenjta, nevojiten kushte të jashtëzakonshme për të dalë me prodhime në treg më herët. Është shumë e vështirë”, thotë Ramadani për Radion Evropa e Lirë.
Eksperti i bujqësisë, Rusinovci, thotë se me grante apo subvencione nga institucionet, kultivimi i këtyre perimeve do të bëhej i mundur në çdo stinë.
“Faktori njeri mund t’i koordinojë dhe organizojë objektet e mbyllura – qoftë për lagështi apo temperatura të ulëta, nëse në to instalohen ngrohje dhe aparatura të reja teknologjike”, sipas tij.
“Unë do të bëja përpjekje nëse do të më siguroheshin donacionet”, thotë Ramadani.
“Edhe vetëm sikur dy javë më herët të dilnim me produkte në treg, do të ishte më e favorshme edhe për ne, edhe për konsumatorët”, shton ai.
A do të ndërhyjnë institucionet?
Radio Evropa e Lirë pyeti Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural nëse do t’i subvenciononte fermerët që mund t’i rrisin kapacitetet prodhuese gjatë sezonit të dimrit, por, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk mori përgjigje.
Një deklaratë e lëshuar nga kjo ministri në fund të vitit të kaluar, përmendi 89 milionë euro grante dhe subvencione të ndara për bujqësinë në vitin 2024, por nuk specifikoi se për cilat kultura bujqësore.
Në Prishtinë, ekipi i REL-it vërejti çmime të ndryshme të produkteve të njëjta në disa raste – më të larta në dyqane, më të lira në treg.
Përveç tyre, rritje çmimi kanë pasur edhe prodhimet dhe shërbimet tjera në Kosovë, sidomos që nga shpërthimi i pandemisë COVID-19 e këndej. Hov inflacionit i ka dhënë edhe pushtimi rus i Ukrainës që ka nisur më 2022.
Disa ekspertë thonë se varësia e madhe nga importi ka diktuar jashtëzakonisht shumë çmimet në Kosovë.
Mesatarisht në vit, Kosova importon mallra në vlerë prej 5 miliardë eurosh – duke filluar nga produktet bazë deri tek ato ndërtimore – ndërsa eksporton nën vlerën e 1 miliard eurove – më së shumti produkte të metalit dhe plastikës.
Paga mesatare në Kosovë është rreth 570 euro./ REL
Telefonata Trump-Putin/ Shtëpia e Bardhë jep detajeShtëpia e Bardhë zbardhi zyrtarisht pikat e diskutuara mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe atij rus, Vladimir Putin, gjatë telefonatës së tyre 90-minutëshe.
Sipas Shtëpisë së Bardhë, të dy presidentët ranë dakord për armëpushim, ndërsa shtuan se bisedimet për paqe duhet të fillojnë edhe për Lindjen e Mesme.
“Sot, Presidenti Trump dhe Presidenti Putin folën për nevojën për paqe dhe një armëpushim në luftën në Ukrainë. Të dy udhëheqësit ranë dakord se ky konflikt duhet të përfundojë me një paqe të qëndrueshme. Ata theksuan gjithashtu nevojën për përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë. Gjaku dhe thesari që si Ukraina dhe Rusia kanë shpenzuar në këtë luftë do të shpenzoheshin më mirë për nevojat e popullit të tyre.
Ky konflikt nuk duhet të kishte filluar kurrë dhe duhej të kishte përfunduar shumë kohë më parë me përpjekje të sinqerta dhe të mirëbesimit për paqen. Udhëheqësit ranë dakord se lëvizja drejt paqes do të fillojë me një armëpushim energjetik dhe infrastrukturor, si dhe negociata teknike për zbatimin e një armëpushimi detar në Detin e Zi, armëpushim të plotë dhe paqe të përhershme.
Këto negociata do të fillojnë menjëherë në Lindjen e Mesme. Udhëheqësit folën gjerësisht për Lindjen e Mesme si një rajon bashkëpunimi të mundshëm për të parandaluar konfliktet e ardhshme. Ata diskutuan më tej nevojën për të ndaluar përhapjen e armëve strategjike dhe do të angazhohen me të tjerët për të siguruar aplikimin më të gjerë të mundshëm.
Të dy udhëheqësit ndanë pikëpamjen se Irani nuk duhet të jetë kurrë në një pozicion për të shkatërruar Izraelin. Të dy udhëheqësit ranë dakord se një e ardhme me një marrëdhënie të përmirësuar dypalëshe midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë ka avantazhe të mëdha. Kjo përfshin marrëveshje të mëdha ekonomike dhe stabilitet gjeopolitik kur të arrihet paqja”, njoftoi Shtëpia e Bardhë.
Ndërsa mediat në Rusi treguan se Vladimir Putin ka urdhëruar ushtrinë të ndalojë sulmet mbi objektivat energjetikë të Ukrainës për një periudhë 30 ditore, por ka kërkuar ndalimin e furnizimit me armë të Kievit nga Perëndimi.
Gjithashtu sipas Moskës, është arritur dakordësia për një shkëmbim të burgosurish me Ukrainën (nga 175 secili vend) si pjesë e përpjekjeve për uljen e tensioneve./ Zoom.al