Aplikacion
Ish-ministri i Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi është arrestuar dhe vendosur në paraburgim lidhur pas tragjedisë në Koçan.
Dyshohet se Ministria që ai drejtonte ka lëshuar licencën e falsifikuar për funksionimin e lokalit të natës ku ndodhi ngjarja që i mori jetën 59 personave dhe shumë të tjerë u lënduan.
Bekteshi është mes 23 personave të ndaluar deri
Më tani.
Ndërkohë partitë politike që ishin në pushtet gjatë kohës që është dhënë licenca, BDI dhe LSDM thonë se rasti nuk duhet të politizohet, por të hetohen të gjitha institucionet që mund të kenë lidhje.
Gjatë ditës edhe kreu i komunës së Koçanit, Lupço Papazov dha dorëheqjen.
Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova, ka deklaruar se për këtë ndodhi duhet të ketë përgjegjësi, duke shtuar se “asgjë s’është më e rëndësishme se jeta e një të riu”.
Mos harroni çadrën/ Parashikimi i motit për ditën e martëDita e martë do të jetë me mot relativisht të paqëndrueshëm!
Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit.
Gradualisht reshjet do të humbasin intensitet dhe territor duke mbetur prezente në qendër dhe jug të vendit deri në orët e mesditës e më pas për tu lokalizuar vetëm përgjatë relieveve malore në jug të vendit.
Në lartësinë mbi 700-800 metra në zonat malore reshje bore.
Era nga kuadrati i veriut, deri në 18 m/s.
Deti – Valëzim do të fryjë deri në 3-4 ballë.
Bosnja lëshon urdhër-arresti ndërkombëtar për Milorad DodikGjykata e Bosnje dhe Hercegovinës ka lëshuar një urdhër-arresti mbarëkombëtar për Milorad Dodik dhe dy të tjerë, pasi Presidenti i entitetit të Republika Srpska të mbizotëruar nga serbët e Bosnjës injoroi një urdhër arresti në nivel shtetëror javën e kaluar.
Dy të tjerët janë kryeministri i njësisë Radovan Vishkoviç dhe kryetari i Asamblesë Kombëtare Nenad Stevandiç. Urdhri nënkupton që çdo oficer policie në vend që i ndeshet duhet t’i arrestojë menjëherë.
Të gjithë ata akuzohen për sjellje antikushtetuese. Mediat boshnjake raportojnë se Stevandiq është larguar nga vendi për në Serbi.
Prokurorët e nivelit shtetëror të Bosnjës lëshuan urdhra arresti për treshen javën e kaluar , gjë që nuk u zbatua.
Dodik nuk ka komentuar ende urdhrin e ri, por ka postuar në X se Republika Srpska po ndërmerr hapa për të formuar policinë e saj kufitare. Kjo do të kontrollojë kufirin midis Federatës së Bosnjë dhe Hercegovinës dhe Republika Srpska, dy entitetet në vend.
Ligjet e reja të liderit serb të Bosnjës Milorad Dodik ndezin krizë të madhe politike
Dodik, i cili më parë tha se nuk e njeh zyrën e prokurorit të nivelit shtetëror të vendit, ka hedhur poshtë vlefshmërinë e urdhrit të javës së kaluar dhe çdo përpjekje për arrestimin e tij dhe tha se nuk do të shkojë në Sarajevë për t’u marrë në pyetje.
Gjykata e nivelit shtetëror të Bosnjës e dënoi Dodikun në fund të shkurtit për kundërshtimin e vendimeve të të dërguarit ndërkombëtar të vendit për paqen, Christian Schmidt, që përbën një akt kriminal. Vendimi nuk është përfundimtar dhe Dodik mund ta apelojë atë.
Menjëherë pas kësaj, Dodik prezantoi ligje të reja që synojnë të ndalojnë funksionimin e institucioneve të sigurisë dhe gjyqësorit në nivel shtetëror në atë që përfshin rreth gjysmën e territorit të vendit të Ballkanit Perëndimor.
Vendimet janë pezulluar përkohësisht nga Gjykata Kushtetuese në nivel shtetëror.
Forca paqeruajtëse evropiane në Bosnje, EUFOR, ka thënë se po rrit numrin e trupave të saj në përgjigje të tensioneve.
Historia nuk do ta harrojë këtë vendim!Nga Lutfi Dervishi
Të ndalosh një bir nga nderimi i fundit është çnjerëzore. Nuk është as ndëshkim. Është përçmim. Është një akt që nuk ka të bëjë më me ligjin. Ose ka të bëjë vetëm me ligjin e zbatuar tepër ftohtë, amoral.
Indinjatë. Revoltë. Këto fjalë nuk përshkruajnë dhimbjen që shkakton një drejtësi e tille e padrejte. Çdokush që ka humbur një prind e kupton peshën e kësaj tragjedie. Një popull që ka kaluar nëpër luftë, arratisje, varfëri, shtypje dhe mungesa e di çfarë do të thotë humbja njerezore. Dhe di që në atë moment të fundit, njeriu ka të drejtën të jetë pranë familjes.
Por jo këtë herë.
Jo për një njeri që luftoi dhe e pa vdekjen në sy. Jo për një njeri që gjykohet. Jo për një shqiptar që mbahet në Hagë tash 4 vjet dhe kushedi deri kur.
Dhomat Speciale po i tregojne Kosovës se Kosova nuk duhej kurrsesi të kishte miratuar ngritjen e tyre, se nuk ka vend për ndjenja kur bëhet fjalë për to. Nuk ka vend për humanizëm. Nuk ka vend për logjikë. Ka vetëm rregulla të ftohta, vendime të thata, dhe një qëllim të qartë: të poshtërojnë, të thyejnë, të mohojnë çdo lloj dinjiteti, te barazojnë kriminelin që dogji, shkatërroi, dhunoi, deboj , dhe atyre që vetëm u mbrojtën.
Por a mund të mohohet dinjiteti? A mund të ndalojnë shqiptarët së kujtuari e së nderuari të vdekurit e tyre?
Jo.
Sepse kjo nuk është vetëm një çështje personale. Kjo nuk është vetëm për Hashim Thaçin. Kjo është për Kosovën. Për atë që ajo përfaqëson, për sakrificën e një lufte që nuk mund të fshihet me vendime gjykatash.
Drejtësia nuk mund të jetë vetëm ndëshkim. Drejtësia nuk mund të jetë vetëm për një palë. Dhe mbi të gjitha, drejtësia nuk mund të mohojë atë që është më themelore për një njeri: të japë lamtumirën e fundit.
Kjo prani e mohuar, është gozhdë jo në arkivolin e bacës Haxhi, por në të ardhmen e Kosovës
Historia do ta mbajë mend këtë ditë. Dhe nuk do ta harrojë
Thaçi nuk lejohet në varrimin e babait/ Reagon Rama: Gjykatë e turpshme!Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit për moslejimin e ish- Presidenrtit të Kosovës, Hashim Thaçi në ceremoninë mortore të babait të tij.
Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Rama thotë se ky është një veprim i ri i ulët ndërsa Tribulanin e Hagës e ka quajtur të turpshëm.
“Një ulje e re nga një gjykatë turpëruese dhe e paturpshme, e cila e ka kthyer drejtësinë ndërkombëtare në një farsë, të drejtat demokratike në fjalë boshe, dhe vullnetin e Parlamentit të Kosovës në një boomerang të dhunshëm!”- shkruan Kryeministri.
Babai i ish-Presidentit Thaçi ndërroi jetë një ditë më parë pas një sëmundje të rëndë.
Reagime të tjera nuk kanë munguar as në Kosovë nga zyrtarë e figura politike.
Pas qeses në kokë/ Aleati i Berishës kapet në një tjetër moment të sikletshëm (Video)Selami Jenisheri, njëri nga aletatët e Berishës në koalicionin Shqipëria Madhështore ka marrë vëmendjen e mediave sociale këtë të hënë.
Gjatë orëve të paradites, duke qenë se në Tiranë moti ishte i paqëndrueshëm, Jenisheri u pa të kishte gjetur një zgjidhje të momentit, duke u mbrojtur nga shiu me një qese në kokë.
Pas kësaj, Jenisheri është “kapur” sërish në një moment epik.
Në një video të publikuar nga gazetari Olti Curri, ai shihet në rrugë duke krehur flokët që ia kishte prishur qesja që kishte vendosur më herët.
Rikthimi i Eglit në BBV/ Familja e Gjestit bën reagimin e fortë
Rikthimi i Eglit në shtëpinë e “Big Brother Vip” nuk është pritur mirë as nga familjarët e Gjestit.
Në një postim në ‘InstaStory’, në një shkrim të gjatë, thuhet se personazhet e rikthyer në shtëpi po përpiqen ta rrëzojnë Gjestin, duke përdorur ato që kanë parë jashtë.
Postimi i plotë:
“I mbyllur per me shume se 150 dite, pa qasje ne boten e jashtme, pa e shijuar luksin e thashethemeve apo gjykimin e turmes, pa e ditur cfare mendon bota, qe nuk ndjen as duartrokitjet e atyre qe e duan, por e as “perbuzjen” e atyre qe nuk e duan por serish e ndjekin ne cdo levizje tijen.
I vijne njerez qe kane pasur fatin te dalin jashte, te mbushen me informacione te fresketa e t’ia servirin ato te perzgjedhurat per ta thyer, per ta rrezuar duke e nxitur te dyshoje te vetja dhe te humbase busullen e lojes. E megjithate, ka ende fuqine ta shnderroje gjithe kete presion ne burim force te pashterrshme.
Nese ka nje fitore qe eshte me e veshtira ne te gjitha historite e Big Brother-ave eshte kjo. Jo nje fitore qe vjen gjithmone me brohoritje, por ajo qe vjen pasi ke kaluar neper humnere, kur gjithcka ka punuar kunder teje, pa asnje dritare te hapur, pa asnje dore te shtrire por vetem me nje shpirt qe refuzoi te mposhtet. Kjo eshte nje fitore qe nuk kuptohet nga te gjithe, por peshon me rende se cdo gje tjeter.”
Ende pa nisur zyrtarisht fushata, subjektet politike në vend kanë nisur punën në terren në tentativë për të bindur qytetarët.
Kryeministri Edi Rama me Partinë Socialiste po kërkon një mandat të katërt në krye të ekzekutivit me premtimin se gjatë katërvjeçarit të ardhshmëm Shqipëria do të futet në Bashkimin Europian.
Nga ana tjeterë Partia Demokratike ka bashkuar forcat me Partinë e Lirisë dhe një sërë partishë të tjera të vogla në një koalicion për ta bërë Shqipërinë Madhështore.
Adriatik Lapaj në krye të koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet, ka ndetur motorrët për tu bërë forcë e tretë në vend.
Sipas mendimit tuaj, cili do të jetë rezultati i zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit.
Kë do votoni në 11 Maj?
Posted by Zoom.al Lajme on Monday, March 17, 2025
Qindra qytetarë në Koçan të Maqedonisë së Veriut protestuan më 17 mars për të shprehur revoltën e tyre dhe për të kërkuar drejtësi pas zjarrit në klubin e natës “Puls” në Koçan, ku më 16 mars humbën jetën 59 persona, shumica prej tyre të rinj.
Duke u nisur nga ndërtesa e komunës drejt stacionit policor, një pjesë e qytetarëve hodhën gurë drejt kafenesë “Klasik”, e cila është në pronësi të të njëjtit person që ka në pronësi edhe klubin e natës “Puls”.
Protestuesit po ashtu hodhën gurë dhe vezë në drejtim të komunës, duke kërkuar nga kryetari i komunës, Ljupço Papazov – i cili më 17 mars dha dorëheqje të parevokueshme – të dilte që të përballej me ta.
“Kjo humbje është e jashtëzakonshme. Nuk ka fjalë që mund të përshkruajnë dhimbjen që ndjejmë të gjithë. Ata fëmijë ishin fëmijët tanë. I njihja shumicën prej tyre, i njihja edhe familjet e tyre, me disa prej tyre ishim edhe miq familjarë. Shoku dhe thyerja që ndiej do të më shoqërojnë për gjithë jetën. Kjo tragjedi e ka zhytur Koçanin dhe Maqedoninë [e Veriut] në zi, ndërsa boshllëku që ka lënë është i pakalueshëm”, shkroi Papazov në Facebook.
Ai kërkoi që autoritetet të hetojnë përgjegjësinë e të gjithë të përfshirëve, duke theksuar se është i gatshëm të bashkëpunojë me ta.
Ndërkaq, gjatë ditës, qytetarët bënë homazhe për viktimat në parkun e qytetit të Koçanit, ndërsa teksa ecnin nëpër rrugë brohorisnin “vrasës, vrasës, secili prej nesh mund të jetë i radhës, ejani rini, ngrini zërin”.
Në disa nga pankartat e tyre shkruhej: “Vrasja e të rinjve është vrasja e së ardhmes” dhe “Nuk vdesim nga aksidentet, vdesim nga korrupsioni”.
Në total, 59 persona humbën jetën në zjarrin e klubit të natës “Puls” në Koçan dhe të paktën 155 të tjerë u plagosën.
Për këtë ngjarje janë të dyshuar 23 persona, ndërsa 11 prej tyre ndodhen në paraburgim, teksa autoritetet kanë thënë se po vazhdojnë hetimet për këtë ngjarje. Pas zjarrit vdekjeprurës, Qeveria e Maqedonisë së Veriut shpalli të dielën shtatë ditë zie./REL
Nesër telefonata Trump-Putin/ Shtëpia e Bardhë: S’kemi qenë kurrë më pranë paqesTë martën mes presidentëve Vladimir Putin dhe Donald Trump do të zhvillohet një telefonatë për të biseduar për arritjen e marrëveshjes për armëpushim me Ukrainën.
Në prag të kësaj telefonate, Shtëpia e Bardhën konfirmoi se marrëveshja mes dy vendeve në luftë është shumë pranë.
“Nuk kemi qenë kurrë më parë kaq afër paqes”, thuhet në deklaratën e fundit të Shtëpisë së Bardhë.
Sipas zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë, presidenti Donald Trump është i vendosur në qëllimin e tij për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Më herët, Trump deklaroi se gjatë telefonatës do të flasë me Trump për territoret e termocentralet.
“Jemi që tani në bisedime për këtë çështje, për ndarjen e aseteve të caktuara. Ne do të shohim nëse kemi diçka për të shpallur ndoshta të martën. Unë do të flas me presidentin Putin të marten. Shumë punë është bërë gjatë fundjavës. Duam të shohim nëse mund t’i japim fund asaj lufte”, tha Donald Trump.
Më herët, presidenti Donald Trump e paralajmëroi Rusinë se do të vendosë sanksione shtesë ndaj saj, nëse ajo e hedh poshtë propozimin amerikan.
Ukraina pranoi propozimin amerikan më 11 mars në takimin në Arabinë Saudite.
Sipas kësaj marrëveshjeje, mes Rusisë dhe Ukrainës do të ketë një armëpushim 30-ditor. Tani topi është në anën e Rusisë, por ende nuk ka një afat kohor sesa ditë do të pritet pala ruse për përgjigje.
Nga ana tjetër, Shtetet e Bashkuara të Amerikës premtuan se në këmbim, do të heqin menjëherë pauzën për ndarjen e informacionit të inteligjencës dhe do të rifillojnë ndihmën e sigurisë për Ukrainën.