Aplikacion
Babai i ish-Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme.
Haxhi Thaçi ndodhej i shtruar në QKUK pas problemeve shëndetësore.
Disa ditë më parë, ish-Presidenti Thaçi nën masa të rrepta sigurie la Hagën dhe vizitoi babanë në spital.
Vizita zgjati rreth tre orë dhe u zhvillua nën masa të rrepta sigurie.
Të shumtë ishin ata qytetarë të cilët ishin mbledhur jashtë spitalit për t’i dhënë mbështetje ish-presidentit dhe për t’i treguar që populli i Kosovës është me të.
“Nuk kam as ministri dhe as para”/ Erion Braçe hedh akuza: Po garoj në një strategji jo etike “o unë, o ai”Deputeti Erion Braçe ka reaguar për herë të parë, pasi u vendos në listën e hapur të PS-së në Qarkun e Tiranës. Në një reagim në rrjetet sociale, Braçe thotë se është gati për betejë, teksa thekson se gara është e pabarabartë.
Braçe hedh edhe një akuzë duke thënë se “po përtyp përfundimisht inatin brutal përjashtues o unë, o ai.”
Reagimi i plotë:
Gati! Edhe një herë! Do e bëj këtë betejë edhe këtë herë, do marr vota me fytyrë, kurrë pa fytyrë! Nuk kam ministri, ndërmarrje, asete, nëpunës, të mira publike për të shpërndarë i ka ndaluar ligji këto; nuk kam biznes, para, llogari bankare nga rrjedhin para zgjedhore; nuk kam biznesmenë, as përpara e as mbrapa, detyrim ndaj tyre; nuk kam televizion, gazetë, portal, podcast.
Poooo, kam punë të bëra dhe dua punë për të bërë! Kam mendje për vizionin e duhur, zemër për t’i përfshirë të gjithë e ndjerë njësoj, gjuhë për të komunikuar me çdokënd, këmbë për të ecur e shkuar kudo, dorë-duar për t’i shtrënguar me secilin. Poooo, kam partinë më të madhe në vend,
Partinë Socialiste, partinë time – me të u bashkova fare i ri, u rrita aty, nuk e përdora kurrë për vete, nuk e dëmtova kurrë, nuk e tradhtova kurrë; kurrë nuk mora.
Jam socialist në thelb dhe nuk kam turp ta them hapur, me zë të lartë, kudo.
Nuk e kam instrument karriere, lavdie personale, por mundësi për të arritur qëllime të mira e të përbashkëta në shërbim të njerëzve – kështu ka qenë çdo ditë për mua.
Do e bëj këtë betejë në #Tiranë, më në fund edhe për Tiranën e madhe – kam 6 javë që bëj dhjetëra kilometra këtu. Kjo javë ka qenë e vështirë. Më është dashur të përtyp përfundimisht inatin brutal përjashtues “o unë, o ai”, të pranoj një garë të pabarabartë kur kam veç 6 javë këtu, të shkel mbi ca parime që i kam të shenjta kur më duhet të konkuroj në një strategji jo etike me shokët e mi të vjetër e të rinj.
Në kaq vite kam mësuar se ka gjëra më të mëdha se kaq; njerëzit, jeta e tyre në këtë vend – mirëqenia, barazia e mundësive, puna, shëndeti, solidariteti, ky vend dhe e ardhmja e tij vlejnë më shumë!
Ndaj po vendos ta bëj këtë betejë në Tiranë;
Nga Rrogozhina komshie për 12 vite me radhë – bujqësore e blegtorale, Kavaja po e tillë, fshatrat me radhë – fokusi i një pune për ta e me ta të papërfunduar në Kuvend, Tiranën bujqësore si e dyta e Shqipërisë po të tillë – bujqësore; në Kombinatin ku u linda e kam njerëzit e mi të gjakut e jetës së përbashkët, kudo në Tiranë ku kam marrë gjithë jetës shumë mbështetje e fuqi, për t’u ndalur te 5-sa, njësia simbol e këtij qyteti!
Është një thirrje, më pas vijën zgjedhjet” – më shkroi një mike e mirë ditën më pas, të enjten. Nuk bëhet vetëm! ndaj kam unë një lutje, së pari për çdo socialist: e di që je këtu, te pallati me shigjeta, Irfan Tomini, Vilat, Selitë Lart, Vasil Shanto, Komuna, 1 Maji, Tirana e Re, Dëshmorët e Lirisë, Rruga e Kosovarëve, Petro Nini, Juridiku, Libri Universitar, Garda, ish-Blloku. Je i mërzitur, i lënë pas dore, i harruar, marrë i mirëqenë, i pa shërbyer, por edhe me gojën plot për çfarë kemi bërë mirë me urbanizimin, rrugët, trotuaret, sheshet, ndriçimin, ujin, energjinë – çmimin e saj, shkollat, kopshtet, rrogat, abonentët – ilaçet – shpërblimet për të moshuarit, njohur thuajse kudo në europë vitet e punës këtu e emigrimit për pensionin, drejtësinë, që për herë të parë në këtë vend – me të mirat, ngadalësinë, të metat e saj – ekziston, më në fund, rrugën shtruar dukshëm për t’u bërë anëtarë të be-së;
Kemi ambicien dhe detyrën të bëjmë më shumë, shumë më tepër, ndaj dil nga shtëpia dhe eja, merr me vete këdo, në çdo ë nga çdo cep i tiranës së madhe, jemi në shtëpinë tonë, në shtëpinë tende, në shtëpinë e socialistëve, aty ku ka vend për të gjithë – burra e gra, djem e vajza, ka vend për të vegjëlit e të mesmit, të harruarit e të pamundurit, të punësuarit e të papunët, të shërbyerit e ata që nuk e morën dot në vite shërbimin e duhur, të gjithë që duan një mundësi të barabartë apo solidaritetin jetik – besimtarët e ateistët – të gjithëëëëëëëë!
Unë jam në këtë betejë si gjithnjë – të bëj punën për ju! Ju jeni punëdhënësi dhe unë e dua këtë punë; nuk do e lë në mes për asnjë arsye karriere, nuk do iki asgjëkund tjetër e as për t’u bërë më shumë se kaq, dua të jem deputeti juaj, deputeti i Tiranës!/ Zoom.al
“Do ta shtyp me makinë”/ Dalin postimet, çfarë shkruante Rozana Radi për Nedën kur ishte brenda BB4Në rrjetet sociale po qarkullojnë postime të vjetra, të cilat pretendohet se janë bërë nga Rozana Radi gjatë kohës kur Neda Balluku ishte pjesë e “Big Brother 4”.
Në këto postime, Rozana shpreh qëndrime të forta kundër Nedës, duke përfshirë edhe komentin: “Mbajeni këtë Nedën larg nga rrugët kryesore kur të dalë, se do ta shtyp me makinë. Uaa më acaroi.”

Rozana, gjatë qëndrimit në shtëpi është shprehur hapur për çështje nga e kaluara që lidhen me Neda Ballukun, e cila tanimë është opinioniste e spektaklit.
“Kur ka qenë Neda në ‘Big Brother para shumë vitesh, kam bërë statuse në Facebook dhe kur ka dalë ka thënë: Më ka rënë Rozana. Tani i ka rënë guri në dorë. E di që e ka me mua, por s’ka problem, unë po e dëgjoj,”- është shprehur Rozana gjatë qëndrimit në shtëpi.

Në diskutimet mes tyre gjatë prime-eve, Neda ia ka bërë të qartë Rozanës që ka qenë kjo e fundit që është marrë me një vajzë të re, që nuk i kishte bërë asgjë./ Zoom.al
Zjarr në Elbasan, përfshihet nga flakët një objekt në kalaNjë zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë një objekt në Kalanë e Elbasanit.
Në vendngjarje kanë shkuar mjetet e shërbimit zjarrfikës dhe një numër i madh punonjësish, të cilët po punojnë për izolimin e flakëve.
Paraprakisht nuk janë të qarta shkaqet e këtij zjarri, i cili duket i vështirë për t’u vënë nën kontroll të plotë për momentin./ Zoom.al
Aksident i rëndë në Pogradec-Qafë Thanë/ Ndërron jetë një person, shoferi arratiset nga vendi i ngjarjesNjë person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Pogradec-Qafë Thanë, në afërsi të kryqëzimit të fshatit Mëmëlisht.
Viktima është identifikuar si Ilir Mimimi, 55 vjeç.
Burime pranë vendit të ngjarjes bëjnë me dije se 55-vjeçari ka qenë duke lëvizur në këmbë kur është përplasur nga makina.
Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia po këqyr kamerat e sigurisë së bizneseve përgjatë këtij aksi rrugor për të bërë të mundur identifikimin e tij.
Po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Pogradec/Informacion paraprak
Rreth orës 18:45, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, në fshatin Mëmëlisht, një automjet i paindentifikuar, ka përplasur këmbësorin, shtetasin I. M., 55 vjeç, banues në Mëmëlisht.
55-vjeçari si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në vëndngjarje./ Zoom.al
Tragjedia në Koçan/ 47 persona me lëndime të rënda dërgohen jashtë venditPas tragjedisë në Koçan, një pjesë e mirë e pacientëve po dërgohen për mjekim jashtë vendit për shkak të plagëve të marra nga zjarri.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari ka bërë një përditësim të bilanceve gjatë orëve të pasdites.
“Në klinikën e Kirurgjisë këtu ndodhen 25 pacientë, në Kirurgjinë e qytetit 24, në klinikën 8 Shtatori gjithashtu ndodhen 24, në Shtip 29 , dhe në Koçan 13. Gjithsej janë 117 pacientë, në ndërkohë jashtë shtetit janë dërguar 13 pacientë…Pacientët tonë që tani më janë dërguar për shërim, disa do jenë në Greqi, disa në Bullgari, në Turqi dhe në Serbi dhe të tjerët do të shërohen këtu”, tha Taravari.
Dy spitale private kanë vënë në dispozicion pesë automjetet e tyre për kujdes intensiv dhe për transportimin e pacientëve. Gjithashtu kanë arritur dy autoambulanca nga Serbia, të cilët transportojnë pacientët drejt Nishit. Disa ambulanca kanë arritur edhe nga Bullgaria, ndërsa një avion nga Turqia gjithashtu do të transportojë pacientë.
“Meqenëse këto janë djegie që mund të komplikohen, për në ditët në vijim këshilli i mjekëve mendoi se do ishte mirë që të gjithë pacientëve tu bëhej vend në Shkup, ndërsa më kritikët të dërgohen jashtë vendit. Tre pacient u dërguan në spitalin Papanikolaou në Selanik. Ka mbërritur edhe avioni nga Bullgaria atje ka 8 pacientë, pesë më kritikë dhe tre më pak kritikë”, u shpreh Sasho Klekovski, Drejtor i Fondit Shëndetësor.
Gjatë ditës së nesërme për ndihmë do të arrijnë specialistë të djegieve dhe të kujdesit intensiv dhe nga Izraeli, Beogradi dhe nga Praga.
Hotelet e Shkupit ofrojnë akomodim falas për familjarët e personave të lënduar nga zjarri në KoçanAkomodimi falas për familjarët e të lënduarve dhe të vdekurve në zjarrin në diskotekën Pulse në Koçan, ka ofruar nga Shoqata e Hotelierëve të Shkupit.
155 persona po trajtohen në klinikat në të gjithë vendin, ndërsa familjarët e të plagosurve janë para spitaleve në pritje të informacioneve të reja për të dashurit e tyre.
Familjet e të lënduarve dhe viktimave mund të qëndrojnë dhe pushojnë pa pagesë në hotelet në territorin e qytetit të Shkupit.
“Nëse kanë nevojë për më shumë informata, mund të telefonojnë në numrin e telefonit 073 821 120”, njoftojnë nga Shoqata e Hotelierëve Shkup.
Përkrahje për familjarët e viktimave dhe personave të lënduar kanë shfaqur dhe institucionet e tjera të shtetit, nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës thanë që dhe konviktet në qytetin e Shkupit do të jenë në shërbim të familjarëve të prekur nga tragjedia e Koçanit.
Këto janë shenjat më gënjeshtare të horoskopitTë gjithëve na ndodh që të themi ndonjëherë gënjeshtra të vogla.
Gënjeshtra thuhet për një qëllim të mirë, për të shmangur disa probleme, për të bërë një përshtypje më të mirë te njerëzit ose sepse, për fat të keq, është një lloj varësie. Secili nga ne ka gënjyer në periudha të caktuara të jetës së tij, por sipas astrologjisë, disa shenja të zodiakut kanë më shumë gjasa ta bëjnë këtë.
Akrepi
Është shenja që është në gjendje të manipulojë më mirë njerëzit dhe të vërtetat. Një profesionist i vërtetë për ta bërë veten të besueshëm dhe nuk ka gjasa të zbulohet. Asnjë shenjë tjetër nuk mund të krahasohet me aftësinë e Akrepit që padyshim shkëlqen. Ai është aq i mirë në gënjeshtra sa mund të ketë vështirësi në kujtimin e të gjitha gënjeshtrave ka thënë.
Binjakët
Ata që kanë lindur nën shenjën e Binjakëve janë shumë të mirë në gjetjen e strategjive për të manipuluar realitetin e gjërave dhe njerëzve. Në këtë pikë ata janë shumë të ngjashëm me Akrepin, ata janë gjithmonë shumë origjinal dhe qesharak kur gënjejnë. Kjo është arsyeja pse ata falen më lehtë për disa gënjeshtra të vogla, të këndshme!
Peshqit
Jemi mësuar të mendojmë se ata që lindin nën shenjën e Peshqve kanë një shpirt të thjeshtë dhe një temperament artistik, por në realitet, kur bëhet fjalë për gënjeshtrën, ata kanë shumë pak rivalë. Duke qenë më intuitivë se shumica e njerëzve, ata ndërtojnë gënjeshtra të arta që zbulohen vetëm shumë kohë më vonë.
Peshorja
Po, edhe ata që kanë lindur nën shenjën e Peshores gënjejnë. Manipulues të shkëlqyeshëm, ata gënjejnë për të shmangur problemet, për t’u dukur më mirë dhe për të marrë gjithçka që dëshirojnë. Ata me siguri e meritojnë thënien: “gënjejnë më shumë sesa flasin” ose edhe më mirë “në gjashtë gjërat që tha, shtatë janë gënjeshtra” Nuk është shumë e thjeshtë të zbulosh gënjeshtrat dhe hipokrizitë e tyre. Zakonisht versioni i asaj që ata thonë ndryshon disa herë dhe kjo i bën të tjerët konfuz.
Gaforrja
Në dallim nga shenjat e tjera, Gaforrja nuk gënjen për të manipuluar ose dëmtuar të tjerët. Përkundrazi, ajo tenton të ekzagjerojë realitetin e gjërave, të dramatizojë, të ngjyrosë tregimet. Pra, pavarësisht se është ndër shenjat më gënjeshtare të zodiakut, merita është se janë të padëmshme.
Ujori
Ujori, ashtu si Gaforrja, nuk gënjen për të dëmtuar ose shkatërruar dikë ose diçka. Ndonjëherë e bën thjesht sepse e sheh të bukur për të parë “kapjen e peshkut”. Kjo nuk e shfajëson atë dhe mbetet akoma një gënjeshtar i shkëlqyeshëm i cili, nëse zbulohet, e mohon deri në të pamundurën.
Familjarët e viktimave bllokojnë spitalin në Koçan: Nuk mund t’u bëni autopsi fëmijëveFamiljarët e viktimave të cilët humbën jetën pas zjarrit në një diskotekë në Koçanë, refuzojnë që trupat e të ndjerëve ti ushtrohen autopsisë.
Ata kanë bllokuar hyrje-daljet e spitalit kryesor në Koçan për të mos lejuar heqjen e trupave të fëmijëve të tyre që duhet të dërgohen për obduksion. Ata kanë bllokuar me makina rrugën, ndërsa janë shprehur se nuk mund të lejojnë që fëmijët e tyre të vriten për së dyti.
“Duhet të na vrisni ne që të bëni autopsi fëmijët tanë. Nuk mund ti vrisni për herë të dytë”,-janë shprehur prindërit e viktimave.
Më herët Ministri i Punëve të Brendshme të vendit kishte thënë se identifikimi i disa prej trupave që kishin opësuar djegie të rënda, mund të bëhej vetëm përmes autopsisë.
Një vajze e re shprehet për mediat se miq të saj kanë humbur jetën në zjarrin në diskotekë. Ajo tregon se njëri prej tyre ishte vetëm 14-vjeç, ndërsa shton se në diskotekë pas orës dy të natës mund të futej kushdo edhe nën moshën 18 vjeç.
“Shokë të mi kanë humbur jetën. Një nga miqtë e mi që vdiq ishe 14 vjeç. Mendoj se pas orës 2 të mëngjesit lejojnë të futen edhe pas moshës.
U rikthye në BBV/ Sa ndjekës humbi Egli Tako në vetëm 24 orëRikthimi shumë i diskutuar i Egli Takos në
shtëpinë e Big Brother VIP duket se nuk i ka kënaqur të gjithë.
Në betëm 24 orët e fundit, banorja ka humbur më shumë se 10 mijë ndjekës nga llogaria e saj në Instagram.
Këngëtarja ka rënë nga 353,000 në 343,000 ndjekës.
Egli Tako u rikthye mbrëmë në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” pas një votimi publik që i dha një shans të dytë për të luftuar për çmimin e madh dhe për të rikthyer dinjitetin e saj.
Mbetet për tu parë qëndrimi që ajo do të mbajë ndaj Gjestit pas rikthimit në shtëpi.