zoom

Day ArchiveKarakteristika që çdo shenjë e zodiakut nuk e sheh në vetvete!

Nëse dini diçka më shumë për shenjat e zodiakut , do të zbuloni se të 12-ta kanë të paktën një pikë të dobët, të cilën jo vetëm që refuzojnë ta pranojnë, por edhe shtiren dhe madje argumentojnë të kundërtën.

Pra, cila është karakteristika që çdo shenjë e zodiakut nuk e sheh në vetvete?

DASHI
Jam plotësisht i qetë dhe mos e merr personalisht!

DEMI
Unë kurrë nuk jam xheloz.

BINJAKËT
Unë nuk gjykoj apo dënoj askënd.

GAFORRJA
Ndihem mirë. Gjithçka është mirë , gjithçka është mirë!

LUANI
Nuk më shqetëson fare. Unë e kam kaluar atë .

VIRGJËRESHA
Nuk jam i stresuar për asgjë!

PESHORJA
Unë kurrë nuk gënjej.

AKREPI
Unë nuk kam asnjë obsesion .

SHIGJETARI
Nuk më intereson!

BRICJAPI
Nuk kam nevojë për ndihmë .

UJORI
Nuk kam pasiguri.

PESHQIT
Mund ta bëj pa ndihmën e askujt!

Zyrtarët e SHISH i shitën informacione krimit?! Vlora Hyseni ristrukturon kupolën drejtuese

Drejtoresha e SHISH Vlora Hyseni ka hedhur firmën në ristrukturim e kupolës drejtuese në drejtorinë e një qarku të rëndësishëm.

Sipas Top Chanel këto ndryshime janë ndërmarrë në drejtorinë e një qyteti problematik e ngjarje të rënda kriminale në të shkuarën.

Të njëjtat burime tregojnë për një nivel bashkëpunimi të disa zyrtarëve të SHISH në këtë drejtori me grupe të krimit të organizuar dhe shitjen e informacioneve.

Të dhënat me të cilat është njohur drejtoresha e SHISH kanë qenë shqetësuese dhe e kanë detyruar të reformojë kupolën drejtuese në këtë drejtori.
D. B. drejtues drejtorie në këtë qytet është larguar për të vijuar punën si inspektor terreni në Tiranë.

Drejtimin e SHISH në këtë qytet Vlora Hyseni ia ka besuar ish nëndrejtorit të Fierit A. S.
Kryetari degës së narkotikëve L. E. për disa vite në këtë drejtori me dosje në Drejtorinë e Sigurisë së Personelit për lidhjet e papërshtatshme me grupe kriminale në Shkodër, do ti duhet të merret me gjurmimin e spiunazhit larg informacion mbledhjes në fushën e narkotikëve.
Ish drejtori drejtorisë së këtij qyteti A. C. pasi u transferua ne Aparatin Qëndror të SHISH në Tiranë vitin e shkuar, do t’i duhet ta vijoj punën si një inspektor i thjesht.

Tjetër ngjarje e rëndë në Vlorë/ Nëna përplas foshnjën në trotuar, ndërhyn policia

Një tjetër ngjarje e paprecedentë, është shënuar në Vlorë mbrëmjen e kësaj të enjte.

Një nënë e re, ka dhunuar duke përplasur në trotuar disa herë foshnjën e saj vetëm pak muajshe.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Pavarësia të Vlorës ku nëna rreth 35-vjeçe në kushtet e dehjes nga alkooli ka kryer veprimet shqetësuese.

E reja ka kundërshtuar me forcë edhe efektivët e policisë të cilët ndërhynë për të shpëtuar foshnjën.

Bebja është dërguar në spital, dhe paraprakisht nuk ka pësuar dëmtime por po i nënshtrohet ekzaminimeve të mëtejshme për të parë gjendjen e organeve të brendshme.

Nëna e alkoolizuar është shoqëruar në polici dhe po merret në pyetje.

Kërkohet largimi i Vuçiç/ Mijëra studentë serbë mblidhen në Beograd, gati për protestën e madhe

Mijëra qytetarë dolën në rrugët e Beogradit mbrëmjen e së premtes për t’i mirëpritur studentët që po mbërrijnë në kryeqytetin e Serbisë në këmbë nga skajet e largëta të vendit, për një protestë të madhe që do të zhvillohet nesër.

Derisa pritej mbërritja e kolonave të para të këmbësorëve nga Serbia jugore dhe perëndimore, disa çiklistë nga Kragujevci ishin të parët që arritën në qendër të Beogradit.

Duke mbajtur në duar pankarta me mbishkrimin “studentë, Beogradi është i juaji”, qytetarët i pritën studentët në kryeqytet edhe me medalje e lule.

Studentët, të cilët i kanë bllokuar fakultetet anembanë Serbisë për më shumë se tre muaj, kanë bërë thirrje për një protestë masive në Beograd më 15 mars.

Studentët në bllokadë, ndër të tjera, kërkojnë përgjegjësi penale dhe politike për vdekjen e 15 njerëzve nga shembja e një strehe në stacionin hekurudhor të Novi Sadit më 1 nëntor 2024.
Rojet e studentëve u kanë bërë thirrje qytetarëve që të mos iu afrohen traktorëve dhe gardhit që çon në Parkun e Pionierëve në mes të Presidencës së Serbisë dhe Kuvendit të Serbisë, ku janë vendosur në kampe një grup tjetër studentësh që kundërshtojnë bllokadat e fakulteteve.

Një numër i madh traktorësh janë parkuar rreth Parkut të Pionierit në qendër të kryeqytetit.

Grupi “Studentët 2.0” është i vendosur në Parkun e Pionierit që nga 6 marsi. Ata e quajnë veten “studentë që duan të mësojnë” dhe kërkojnë përfundimin e bllokadave.

Në Parkun e Pionierit shihet një prani e madhe policore.

Qytetarët në anën tjetër të gardhit brohoritën “turp” dhe “kë po mbroni” ndaj policëve.

Kampi i “studentëve që duan të mësojnë” janë kryesisht meshkuj, shumë prej të cilëve fshehin fytyrat me kapele dhe kapuç. Traktorë, një gardh dhe policia ndajnë qytetarët, që presin studentët pranë Presidencës dhe Kuvendit, nga kampi në Parkun e Pionierit. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se shteti “do t’i ndërmarrë të gjitha masat” për të siguruar paqe dhe paralajmëroi arrestimin e atyre që shkaktojnë incidente.

Qeveria kishte akuzuar më parë opozitën për përgatitjen e dhunës, ndërsa studentët hodhën poshtë akuzat.

Protesta në Beograd konsiderohet si kulmi i demonstratave disamujore anembanë Serbisë të udhëhequra nga studentët.

Ndjekje si në filma në Vlorë/ Shoferi i dehur merr përpara makinat, rrezikon jetën e “Shqiponjave”

Një ngjarje e paprecedentë është shënuar në qytetin bregdetsr Vlorë mbrëmjen e kësaj të premte.

Në vendin e quajtur rrethi i Çoles një automjet Mercedes-Benz, me drejtues shtetasin Kelian Llakaj ka perplasur një automjet me drejtues shtetasin Redjon Skendo.

Pas kësaj Llakaj është larguar nga vendngjarja dhe ka goditur, në rrugën Gjergj Kastrioti në afërsi të vendit të quajtur Vola, një tjetër automjet me drejtues, shtetasen
Adelina Hysni Kasaj e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën, punonjese e I.E.V.P Vlorë.

Drejtuesi i mjetit Benz-it nuk është ndalur me kaq por ka vijuar më tej në drejtim të Zvërnecit ndërsa në ndjekje të tij ishin vendosur efektivët e Policisë.

Pas 30 minutash ndjekje, ky drejtues ka aksidentuar edhe motomjetin dhe automjetin e forcave “Shqiponja” duke vënë në rrezik jetën serioz jetën e tyre.

Pas testit të alkolit, drejtuesi i automjetit ka rezultuar i dehur.

Vlorë/ Sulmohet me thikë futbollisti i Flamurtarit (FOTO)

Njëri nga futbollistët e skuadrës së Flamurtarit në Vlorë ka rënë pre e një sulmi me mjet prerës.

Bëhet fjalë për nigerianin Sodiq Atanda, ndërsa ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Kali i Trojës” mbërmjen e kësaj të premte.

31-vjeçari, është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.

Mediat thanë fillimisht se dyshohej për një tentativë grabitje ndërsa në një njoftim të mëvonshëm policia thotë se ka identifikuar autorin. Ky i fundit dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 18:00, në vendin e quajtur “Kali i Trojës”, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka mbetur i dëmtuar lehtë në dorë, dyshohet me mjet prerës (thikë), shtetasi S. A., 31 vjeç, me origjinë nigeriane. Pas marrjes së mjekimit në spital, 31-vjeçari është paraqitur në komisariat për të bërë kallëzimin për rastin.

Falë veprimeve të shpejta të kryera nga strukturat e Komisariatit të Policisë Vlorë, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar, shtetasit D. B., 21 vjeç. Vijon puna për kapjen e tij, i cili paraprakisht dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

U bashkuan në minutën e fundit/ Dash Sula tërhiqet edhe nga koalicioni i Lapajt, arsyeja

Deputeti Dashnor Sula ka tërhequr emrin nga lista e koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet.

Mësohet se vendimi është marrë për shkak të mosarritjes së një akordi për menyren si do të funksionojë bashkëpunimi në qarkun e Elbasanit.

Ai e ka pasur emrin në pozicionin e listës se hapur, por nuk ka marrë garanci që nëse merr votat e mjaftueshme për të dalë deputet, pesë kandidatët e listës së mbyllur do ta linin mandatin e deputetit.

Sula iu bashkua koalicionit të udhëhequr nga partia e Adriatik Lapajt në minutat e fundit përpara dorëzimit të listave në KQZ, pas mosmarrëveshjeve që pati me Partinë Demokratike.

VIDEO/ Sherr me grushte e skafandër mes të rinjve në Tiranë, polici futet për t’i ndarë

Dy të rinj janë përfshirë në një konflikt fizik me njëri-tjetrin këtë të premte në Tiranë.

Në videon që qarkullon në rrjetet sociale duken dy të rinjtë që godasin njëri-tjetrin me grushte e me skafandër, ndërsa një efektiv i Policisë Rrugore është futur në mes për t’i ndarë.

Pavarësisht përpjekjes së policit, të rinjtë vazhdojnë të sulmojnë njëri-tjetrin.

Shkaku i konfliktit mes tyre nuk dihet ende, ndërsa nga policia nuk ka një reagim zyrtar.

View this post on Instagram

A post shared by zoom.al (@zoom.al)

“Ja ka q* n*nën”/ Ibrahim Lici akuzoi Astmer Bilalin se vodhi rikat (Zbardhen përgjimet)

Zbardhen përgjimet që tregojnë si nisi konflikti mes fisit Lici dhe fisit Bajri.

Sipas një bisede të zhvilluar mes Ibrahim Licit dhe Behar Bajrit, Lici e akuzon Astmer Bilalin se ka vjedhur rikat (zog rose).

Nuk dihet nëse në bashkëbisedim bëhet fjalë vërtet për rikat apo kjo fjalë përdoret si pseudonim për diçka tjetër.

Megjithatë, Ibrahim Lici ngre dyshime se autor është Astmer Bilali dhe i kërkon llogari Bajrit për të.

Ata i referohen njëri-tjetrit me emrin “kumbar” sepse Ibrahimi është kumbari i djalit të Beharit.

BISEDA ME BEHAR BAJRIN MË 09.08.2018:

Behari: O kumar!
Ibrahimi: Hë mor kumar.
Behari: O kumar, m’a thuj kur ja ka vjellë Arjanit rikat.
Ibrahimi: Ktij ja ka vjell, ja ka q.. nënë p… ka ka herë i ka kalu një mur nja 10 metra lart a nja njëzet metra, ja ka vjell rikat Behar, ai bir k….

(Në sfond dëgjohet një zile telefoni në tavolinën ku është Behari dhe Ibrahimi dyshon se bisedën po e dëgjojnë dhe të tjerë).

Ibrahimi: E fute intrigën itash. Është 100%, por për me e fut t’a thashë mos çaj kryet thuaja dhe Astmerit dhe Arjanit.
Behari: Unë Astmerin nuk e kam shok vlla. Unë me Arjanin jam rrit.
Ibrahimi: Po s’ka lidhje s’e ke shok, e fut ti atë, shok apo shok nuk i ke asnjeni ti shok ata, dhe njërit dhe tjetrit ja thua ti të dyve.
Behar: Unë Arjanin e kam shok.
Ibrahimi: E di mo, e di që e ke shok.
Behar: Kurse atë atë.
Ibrahimi: A ka hyr Arjani te ajo gjilpëra, a e ka nxën Arjanin gjilpëra, te bira e gjilpërës?
Behar: Arjanin e kam vlla,vlla mysliman
Ibrahimi: Vlla mysliman është ai besimtar.
Behari: Arjani ka hyrë në shtëpinë time dhe kur dikë fut në shpin time është diçka tjetër.
Ibrahim: Po rikat pash zotin, nja dy rika jeshile, po ça kan ken, e di Arjani shumë mirë atë punë, po dyshon Arjani dhe te ky dhe te dikush tjetër, po ky ja vjedh po ky.
Behar: E pyeta a të ka hup noj rike. Po më tha, para nja katër vjetësh.
Ibrahim: Po bravo, njashtu ka qenë.
Behari: Po jo në shtëpi time po diku tjetër.
Ibrahimi: Po ta tijat ça di unë ka kapërcyer një mur të lartë, kam hek keq me e kaprcy. Dyshonte te Sidriti, jo te Astmeri. Po është gjë e vogël kjo se çfarë po i bën Arjanit se i ka vjedh dy rika, po ulen e po pijnë kafe, se kanë interesa të përbashkëta, s’prishen kollaj.
Behari: Po për krye të nënës nuk kam punë lomshi…
Ibrahimi: Po kan interesa, nuk prishen për dy rika. Kanë interesa të perbashkëta. I kan dhënë informacione njëri – tjetrit, njeni ai e tjetri ky janë bo shok, nuk është se prishen për dy rika, është gjë e vogël.
Behari: Shokë nuk janë po…
Ibrahimi: Janë. Të kam thënë unë ty, të kam thënë kur shkojn njerzit te prifti rrëfehen mekatesh, rrefehen gjithçfarë ka dhe zënë shok të ri.
Behari: Jo mo kumar, jo mor kumar.
Ibrahimi: E di kumara mirë ku pikon çatia, i njeh kumara carangat dhe mushkonjat, i njeh mirë.
Behari: S’di gjë në këto punë.
Ibrahimi: E çfarë të thotë kumara i ke të sakta.
Behari: Kurse shoku jot ka qenë gjarpër uji, është bërë gjarpër toke.
Ibrahimi: Qesh. A e di çfarë ka kenë ai. Unë e kam dasht fort prapë.
Behari: Ka qenë gjarpër uji, është bërë gjarpër toke, i është forcu helmi.
Ibrahimi: Gjarpër e kam bërë unë mor kumar. Ai kurr s’mund me kafshu mu. Është shumё i vogël. Jo mor kumar, nja qa sa të kashon ty Daku, nja ty me u prish me ty nja aq sa te kafshon ty, ai dhe kushdo në Shkodër.
Behari: Jo mor jo.
Ibrahimi: Ku kan me zenë mua, ah po me m’thir për kafe nuk i shkoj. A me thir për noj muzikë nuk i shkoj kujt kumar se nuk i dihet.
Behari: Mos i shko kujt kumar dhe mos ja kthe shpinën Kirasit.
Ibrahimi: E nëpër kafe e nëpër shpija, nuk i shkoj kujt për kafe, se aty nuk ka gjë në dorë kumara.
Behari: Jo normal, për mua u befsh 100 vjeç kumar.
Ibrahimi: E ti për mua se jam kumara e djalit tat.
Behari: Kam qef me ndje mirë për ty, por janë disa njerëz që janë gjarpër uji bëhen gjarpër toke, u forcohet helmi. Nuk kam gjë tjetër me të thënë o kumar.
Ibrahimi: E di mor kumar, po nuk ka brum mor kumar. Duhet me pas n’rrënjë. A ke ni, dardha me ranë nën dardhë, a kupton, a ka helm Bal Bilali? Nuk ka ku e mer helmin, ka noj vagabond gjashtëmujor e u rrah me noj në boks, me u rrah me noj një në grusht mа tepër nuk përbën kush kërcënim për mua kumar.

Behari: Nuk është shoku im.
Ibrahimi: E di sa shok e ke.
Behari: Jo nuk është shoku im për mu.
Ibrahimi: E ke pas nja dy javë apo nja tre javë se ke ardh me m’a lëvdu kumar se ma kë lëvdu pak si tepër.
Behari: Normale ka qef ropi me i dit, kam pas dash me dit disa gjëna.
Ibrahimi: Ke pas shok disa ditë, se m’a ka lëvdu pak si tepër, po tash ka ndërru mendim kumara unë kam pas ndryshu mendim dhe ja kam thënë atë ditë te shpia ime kur të thashë ty me m’a thirr. Kam detyrime për ty dhe s’kam keq me ty njate ja kam kallzu, se ai ka mendu se unë di pak për të, por ka gabu se unë di më shumë për të po ja kam kallzu që s’kam keq me ty, nji kaq, pse nuk kam keq. Kam hangër bukë me të. Kam detyrime për të dhe është shumë i vogël me përbë rrezik për mua, për nji këta gjona mos ke ken njëra nga këta trija gjëra do t’ja kisha thënë noj gjë tjetër.
Behari: A po ma nigjo një fjalë.
Ibrahimi: E kuptoj.
Behari: Qenija qifte ropt atij se nuk e kam shok.
Ibrahimi: Jo mo ishalla nuk ni keq për të, se ndoshta shok nuk e kam, me thënë të drejtën, por detyrime kam pas për të para, mbrapa ishalla ni vetëm mirë, por si i ka hyrë kësaj rruge, rrah një e rrah një tjetër, ka me rënë noj burg.
Behari: Shok nuk e kam (flasin të dy përnjëherësh).
Ibrahimi: Marr vesh.
Behari: Për mua vlla rrah njerëz lart e poshtë.
Ibrahimi: Gjynah se ka hyrë në rrugë të keqe.
Behari: Vari lesht.
Ibrahimi: Çfarë kena me i bë mo kumar?
Behari: Ро.
Ibrahimi: Si më the për ata atje që nuk carave ashtu janë ata bën pa marke

Behari: Nuk ka burrë kumara e deri dje ka nejt me ty dhe ka ardh te na dhe nuk me interson puna e atij hiç, nuk më intereson puna e atij hiç atij k…

Ibrahimi: A më ke thanë ka hëngër e m’a ke kallzu vetë tana. M’i ke thënë ti dhe si ka dasht që me të hanger thashë me dy lugë. Ja kam thënë atë ditë që thashë thirre dhe ja kam thënë atë detyrim për të. Ja kam thën që s’kam asgjë me të
Behari: Ai rrin me djemt e axhes të mi, se mua nuk më intereson fare për të.

Ibrahimi: As mua s’me intereson, por s’ka qenë djalë i keq.

Behari: Po duke rrah njerëz rrugëve se nuk e ka mirë.

Ibrahimi: Nuk e ka mirë.
Behari: E duke ju thënë.
Ibrahimi: E di vetë ai punët e veta.
Behari: Tu i rrah e duke ju thënë a ju ka fol kush keq për mua.
Ibrahimi: Për çfarë i ka thënë kush aty se me ken ai kishte thënë me emra e po s’ka pas normal nigjo mu e kap keq atë gjë, po me pat përmen emra e ke pas parë punën e tij, po ai kush që do t’i thon ai dikush e ka fry po dikush e ka fry, po s’me ka borxh mua ai se e ka fry nuk me ka borxh gjë mua.

Behari: Vari lesht. Nuk më ka kurr borxh. I kshu puna e Arjanit. Ishallah nuk po bëjnë bam. Dhe po ja ka vjedh rikat mirë nuk ka bërë
Ibrahimi: Ishalla s’po i vjedh më për ner, qa i gjë nuk është se ka bo dëm të madh.

Aksident tragjik në Kosovë, ndërrojnë jetë dy vajza (VIDEO)

Dy vajza humbën jetën në një aksident rrugor të shënuar këtë të premte në Kosovë, në komunën e Kamenicës.

Sipas policisë, makina me të cilën po udhëtonin vajzat doli nga rruga dhe u përplas, duke shkaktuar dy viktima.

Drejtuesja e mjetit u detyrua të devijonte në rrugë për të shmangur përplasjen me një mjet të tonazhit të rëndë.

Në makinën që u përplas ishte edhe një vajzë e tretë, e cila mbeti e plagosur.

Drejtuesi i mjetit të tonazhit të rëndë u arrestua nga policia.