Aplikacion
Asambleja Parlamentare e Republikës Sërpska e ka miratuar të enjten vonë një draft të kushtetutës së re, e cila synon ta shpallë shtet entitetin serb të Bosnje e Hercegovinës.
Me Kushtetutën e re, ndër të tjera, liderët e Republikës Sërpska synojnë ta përcaktojnë këtë entitet si shtet të popullit serb, t’i japin të drejtën e vetëvendosjes, ta krijojë ushtrinë e tij dhe ta shfuqizojë Këshillin e Popujve dhe nënkryetarët nga dy popujt e tjerë përbërës.
Kjo kushtetutë është në kundërshtim me Kushtetutën e Bosnje e Hercegovinës, dhe rrjedhimisht me Marrëveshjen e Dejtonit.
Që nga Marrëveshja e Dejtonit për paqe, e cila u nënshkrua në vitin 1995 dhe i dha fund luftës në Bosnje, vendi përbëhet nga Federata Boshnjako-Kroate dhe Republika Sërpska e dominuar nga serbët etnikë, nën një qeveri të dobët qendrore.
Derisa Republika Sërpska mund të miratojë ligje për çështje të brendshme, ligjet dhe institucionet në nivel shtetëror mbeten mbi të gjitha, sipas Kushtetutës së Bosnje e Hercegovinës.
Drafti, i cili u miratua me 50 vota për dhe tetë kundër të enjten në Banjallukë, tani do të kalojë në një debat publik 30-ditor, pas së cilës Komisioni Parlamentar për Çështje Kushtetuese do ta hartojë një propozim që më pas do të debatohet sërish në Asamblenë Kombëtare. Kjo është një lëvizje tjetër për ndarjen e Republikës Sërpska nga Bosnja e liderëve të këtij entiteti, pasi javën e kaluar Asambleja miratoi ligje që ndalojnë punën e institucioneve shtetërore të drejtësisë së Bosnjës në territorin e këtij entiteti.
Edhe pse Gjykata Kushtetuese e Bosnjës pezulloi zbatimin e ligjeve, Republika Sërpska ka ngulur këmbë se ligjet do të zbatohen.
Veprimet e liderëve të Republikës Sërpska janë kundërshtuar nga opozita në këtë entitet dhe janë dënuar nga bashkësia ndërkombëtare.
Në një seancë më herët të enjten, Asambleja Kombëtare e Republikës Sërpska e kaloi gjithashtu një ligj që parashikon krijimin e një gjykate dhe prokurorie speciale në këtë entitet, të cilat, siç u tha, do të siguronin “mbrojtjen e rendit kushtetues” në Republikën Sërpska. Rel/
Aksident i rëndë në Bulqizë/ Përplaset familja me 6 anëtarë, ndërron jetë nënaGjashtë anëtarë të një familjeje janë aksidentuar mbrëmjen e sotme në segmentin e rrugës së Arbrit, Bulqizë-Shupenzë në vendin e quajtur ura e qytetit Valikardhë.
Shtetasi Edmir Zogu duke drejtuar automjetin tip fuoristradë ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë ka humbur jetën bashkëshortja e tij, Matilda Zogu. Të plagosur kanë mbetur edhe katër fëmijët e çiftit.
Një prej tyre mësohet se është në gjendje të rëndë.
Të plagosurit janë nisur drejt spitalit të Traumës në kryeqytet për ndihmë mjekësore.
Tërmet i fortë/ Banorët dalin në rrugë të panikosurNjë tërmet me magnitudë 3.4 ballë rihter është regjistruar mbrëmjen e së enjtes në zonën e Messinës.
Raportimet nga vendngjarja bëjnë me dije se lëkundjet kanë zgjatur disa sekonda dhe për këtë arsye shumë banorë në panik kanë dalë në rrugë.
Paraprakisht nuk raportohen dëme apo të lënduar.
Lëkundja vjen disa orë pas tërmetit në Campi Flegri pranë Napolit, ku një person mbeti i lënduar teksa pati dëme dhe në shumë objekte.
Detaje nga përgjimet e Veliajt në burg/ “Urdhëroi mediat të sulmojnë drejtësinë”Gazetarja Klodiana Lala, ka dhënë detaje për procesin ndaj kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajt, i cili mbeti në qeli nga Apeli i GJKKO sot.
Sipas Lalës, Veliaj është përgjuar në paraburgimin e Durrësit me vendim gjykate dhe se në bisedat e tij, jepen urdhra për sulm ndaj njerëzve të drejtësisë por edhe zyrtarëve të Ministrisë së Drejtësisë dhe drejtorisë së burgjeve.
Lala tha se Veliaj u ka dhënë urdhra mediave të njohura në vend për këto sulme dhe ata i kanë zbatuar.
“Ka qenë një proces jo i zakonshëm sepse përgjithësisht përfundojnë brenda ditës, ndodh rrallë, të shtyhet procesi. Të martën zgjati shtatë orë seanca. Diku te tre orë e gjysmë folën avokatët e Veliajt, listuan provat dhe faktet që Veliaj nuk mund të qëndronte në arrest me burg. Kërkuan dhe vendosën garanci pasurore, me qëllim që të lirohej Veliaj. Prokuroria tha që Veliaj duhet të mbahet në burg. Një ndër pikat kishte të bënte me faktin që Veliaj përbën rrezik për kërcënimin e dëshmitarëve dhe prishjen e provave. Për këtë sollën përgjime të realizuara në qelinë e paraburgimit të Durrësit. Veliaj është përgjuar me vendim të Gjykatës së Posaçme në të gjithë bisedat që ka patur, kryesisht me familjarët. Prokurorët pretendojnë se zoti Veliaj ka orkestruar sulme ndaj njerëzve të drejtësisë duke përdorur media të caktuara, së dyti ka kërkuar sulm të koordinuar ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve.”- ka deklaruar gazetarja.
Më tej Lala ka thënë se ka patur gjuhë të ashpër ndaj zyrtarëve të Ministrisë së Drejtësisë dhe zyrtarëve të Drejtorisë së Burgjeve, për shkak të një kontrolli që është bërë, për shkak të dyshimeve se mund të kishte telefon, ka patur një përmbysje të qelisë ku ndodhet kryebashkiaku.
“Gjatë kontrollit, ky moment nuk është pritur mirë dhe ka një gjuhë kërcënuese. Prokurorët kanë deklaruar se kur ka këtë sjellje edhe në një institucuon sigurie, imagjinoni thonë ata se si mund të sillet jashtë me dëshmitarët për shkak të pushtetit mediatik dhe politik.
Për shkak të provave të reja, janë rreth 19 faqe përgjime. Janë depoziatuar edhe kontrata dhe fatura, të kompanive që sipas SPAK kontrollohen nga Ajola Xoxa. Avokatat kanë kërkuar kohë për këto prova. Veliaj deklaroi se SPAK po përdor kundër tij biseda me të birin dhe familjarëvt, janë biseda që kanë të bëjnë me intervista që ka dhënë në media kryesore në vend, thotë ai. Ai thotë nuk mund të përdoren bisedat me familjen. SPAK thotë mund të përdoren sepse janë me vendim të gjykatës.
Brenda përgjimeve ka shumë detaje, në zbardhjen e masës së sigurisë mund të jetë më e qartë se çfarë gjuhe ka përdorur zoti Veliaj. Ai ka orkestruar sulm ndaj njerëzve të drejtësisë.
Ditën e sotme ishte vetëm shpallje vendimi që u la në fuqi masa për Veliajn dhe për biznesmenët. U zbut masa për biznesmenin Elman Abule në arrest shtëpie.
Veliaj përpiqet të ushtrojë ndikimin në media kryesore, për sulm ndaj SPAK dhe narrativë që i shkon për shtat. Janë printuar shumë media, faqe online, etj. E dyta ka të bëjë me gjuhë shantazhuese, që ka të bëjë me zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë. Se pse ka patur Veliaj gjuhë shantazhi ndaj tyre nuk dihet. Po hetohet. Edhe ndaj drejtorisë së burgjeve, ka patur gjuhë jo të pranueshme. Prokurorët thonë se përbën rrezik të dëmtojë provat dhe të frikësojë dëshmitarët“, tha Lala në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV.
Humbi kontrollin pas kartonit të kuq/ Mirlind Daku ndëshkohet me gjobë në RusiMirlind Daku ka qenë protagonist absolut i ndeshjes së skuadrës së Rubin Kazan ndaj Spartak Moskës në kampionatin rus.
Një ndeshje ku shënoi dy gola, por edhe u ndëshkua me karton të kuq.
Në minutën e 74-t, Daku pa gjyqtarin të nxirrte kartonin e dytë të verdhë për të dhe rrjedhimisht të kuqin. Kaq mjaftoi dhe lojtari shqiptar humbi kontrollin në Rusi. Për ta qetësuar Dakun u përfshinë shumë shokë nga skuadra dhe pjesëtarë nga stafi.
Për reagimin aspak të hijshëm, sulmuesi i Kombëtares është gjobitur me 50 mijë rubla (534 euro).
Ndihmoi Safet Bajrin në vrasje/ Eria Ago protagoniste në rrjet prostitucioni disa vite më parëEria Ago, e dashura e Safet Bajrit që u arrestua
për përfshirje në vrasje në Shkodër nuk është personazh i panjohur për uniformat blu.
Ajo është përmendur edhe në përgjimet që futën në burg Hermes Nikajn, i njohur ndryshe si “Zogu i Tiranës”.
Në vitin 2020, përgjimet e Nikajt, kanë nxjerrë në skenë edhe emra të njohur të showbizit shqiptar. Një nga protagonitet në këtë rrjet prositucioni është edhe ish-missi, Eria Ago.
Në përgjime, Ago kërkohej nga Anjeza Bena për të kryer marrëdhënie intime. Mesazhet përcillen përmes “Zogut të Tiranës”.
Asokohe Ago reagoi e revoltuar duke mohuar të kishte lidhje me ngjarjen.
Pas publikimit të lajmeve për të, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ajo pretendonte se e gjitha ishte shpifje për të hedhur baltë mbi figurën e saj. Madje theksonte se nuk kishte nevojë për para.
FOTO/ Ja kush është e dashura e Safet BajritVajza në foto është e dashura e Safet Bajrit, Eria Ago e arrestuar në darën 26 shkurt të këtij viti.
Lajmi u bë i ditur këtë të enjte.
Ajo akuzohet se ka dijeni dhe ka ndihmuar në vrasjen e Fatbardh Licit, i cili u ekzekutua në lagjen Kiras në vitin 2018, shumë pranë banesës së tij.
Sipas dosjes hetimore, e reja ka bërë rolin e shoferes në automjetin me të cilin udhëtuan drejt Shkodrës ditën e ngjarjes, Safet Bajri dhe Astmer Bilali.
Eria Ago, për SPAK dhe Policinë e Shtetit ka mbi “shpinë” akuzën e përkrahjes së autorit të krimit dhe aktualisht ndodhet në burgun e grave në Pogradec.
VIDEO/ Xheneta futet në Big Brother, si reagon GjestiXheneta, ish-partnerja e Gjestit është futur mbrëmjen e kësaj të enjte në shtëpinë e BBV Albania si pjesë e sfidës së mosreagimeve.
Banorja e BBV Kosova ka hyrë në shtëpi dhe ka kërkuar në heshtje Gjestin.
Jo pak nga banorët e tjerë kanë mbetur të çuditur, ndërsa ka qenë vetëm Ola ajo që ka reaguar duke e përqafuar Xhenetën.
Stoik ka qëndruar edhe vetë Gjesti , i cili ishte duke fjetur dhe u zgjua nga ish e dashura.
View this post on Instagram
Pas kësaj, ai është marrë nga banorët e tjerë në pjesën e jashtme të shtëpisë./ Zoom.al
“Ku e keni shefin?”/ Një grup serbësh bllokojnë televizionin opozitar në BeogradNjë grup prej rreth njëqind personash të panjohur u mblodhën para hyrje në zyrave të televizionit N1 në Beograd, njoftoi kjo media.
Personat e mbledhur mbanin pankarta ku shkruhej “Ku e keni shefin” dhe brohoritën “Nuk do ta dorëzojmë Serbinë”, duke mos lejuar që askush të hyjë apo të dalë nga televizioni.
N1 njoftoi se nuk dihet se pse këta persona u mblodhën pranë zyrës së këtij televizioni. Rreth 20 minuta pas tubimit të këtyre personave, policia serbe doli në vendngjarje.
Media opozitare N1, raportoi se në mesin e protestuesve ishin Ivan Siler, ndihmës i kryetarit të Novi Sadit, si dhe Predrag Vulletiq, sekretar për politikën sociale, demografinë dhe barazinë gjinore në Provincën Autonome të Vojvodinës, si dhe Mirosllav Rodiq, deputet në Parlamentin e Vojvodinës.
Ata janë zyrtarë të Lëvizjes Socialiste, parti e themeluar nga zëvendëskryeministri prorus i Serbisë, Aleksandar Vulin, i cili ndodhet në listën e zezë amerikane, veç tjerash, për lidhjet e tij me Rusinë.
Lëvizja Socialiste është partnere e vogël në koalicionin qeverisës të Partisë Progresive Serbe (SNS).
Drejtori i programacionit në N1, Igor Bozhiq, tha se nuk e di kush janë personat që bllokuan hyrjen në ndërtesë, por theksoi se ata shkuan aty në mënyrë të organizuar.
Bozhiq tha se N1 nuk ishte në dijeni se ishte paralajmëruar një tubim i tillë, por fakti që policia doli në vendngjarje pas arritjes së protestuesve, sipas tij, tregon se autoritetet ishin të informuara.
Ai shtoi se “figurat kryesore të regjimit”, pas bllokadës së Radio Televizionit të Serbisë kishin pyetur se kur do të bllokohej N1.
“Kjo është një përgjigje e qartë e regjimit. Është e dukshme që po tentohet të largohet vëmendja nga ngjarjet që lidhen me protestat studentore dhe që regjimi përpiqet të tregojë se problemin nuk e kanë vetëm me mediat proqeveritare, por edhe me ato të pavarura”, tha Bozhiq.
Ai shtoi se N1 nuk do të ftojë protestuesit në studio sepse zyrtarët e pushtetit në Serbi nuk pranojnë të vijnë në N1, edhe pse “i kemi ftuar shumë herë”.
Studentët më 10 dhe 11 mars për 22 orë bllokuan ndërtesën e Radio Televizionit të Serbisë, në qendër të Beogradi, duke kërkuar raportim objektiv mbi protestat.
Për muaj të tërë, studentët po protestojnë në Serbi për të kërkuar përgjegjësi për vdekjen e 15 personave pas shembjes së një strehe betoni në stacionin hekurudhor në Novi Sad.
Studentët protestues kanë paralajmëruar një protestë të madhe në Beograd më 15 mars.
Që nga dhjetori, studentët kanë bllokuar fakultetet shtetërore dhe kanë udhëhequr protesta paqësore në mbarë Serbinë.
H*rror në Greqi/ Shqiptari e goditi gruan 40 herë me 4 thikaZbardhen detaje të reja tronditëse nga krimi i rëndë i ndodhur ditën e djeshme në Selanik, ku një 53-vjeçar shqiptar masakroi me thikë gruan e tij.
Ekspertiza mjeko-ligjore ka nxjerrë në pah se gruaja 44-vjeçare është goditur 40 herë me 4 thika të ndryshme nga 53-vjeçari.
Në trupin e saj janë gjetur plagë në qafë, fytyrë, në krahë dhe në bark.
Dy vajzat që çifti la pas, 16 dhe 21 vjeçe, janë në gjendje shoku.
Ndërsa miqtë e tyre kanë pranuar se çifti kishte debate, por janë shprehur të befasuar nga lajmi.
“Ajo më thoshte se kishte probleme me burrin e saj, por nuk më dha asnjë detaj”, tha një prej miqve.