zoom

Day ArchiveNjihuni me ushqimet që frenojnë urinë

Ushqimet janë të ndryshme e për rrjedhojë edhe mënyra e përpunimit të tyre në organizëm është e tillë.

Çdo ushqim ka një ndikim të caktuar tek uria, hormonet dhe numri i kalorive të djegura.

Në këtë artikull do të mësoni më shumë për ushqimet që ju ndihmojnë të mbani peshën nën kontroll.

Vezët

Studimet e kohëve të fundit kanë treguar se vezët janë të mira për shëndetin dhe përkundër pretendimeve të mëparshme, ato nuk shkaktojnë probleme për zemrën dhe nuk ndikojnë në kolesterolin në gjak.

Për më tepër, vezët janë të pasura me proteinë, yndyrna të shëndetshme dhe ju mbajnë ngopur për shumë gjatë, duke ofruar pak kalori.

Vezët janë të pasura me ushqyes dhe plotësojnë shumë nevoja të organizmit.

Pjesa më e madhe e ushqyesve janë tek e verdha e vezës.

Barishtet Dhe Perimet

Barishtet si spinaqi apo brokoli, lulelakra, lakra ofrojnë sasi të shkëlqyera të proteinës.

Ato janë perfekte për rënien në peshë, sepse përmbajnë pak kalori dhe karbohidrate por shumë fibër.

Ngrënia e barishteve u jep volum vakteve tuaja por kufizon sasinë e kalorive.

Shumë studime kanë treguar se vaktet dhe regjimet ushqimore me një dendësi të ulët energjie e ndihmojnë njeriun të konsumojë më pak kalori.

Për më tepër, barishtet përmajnë shumë vitamina, antioksidantë dhe minerale siç është kalçiumi që ndihmon në djegien e yndyrnave.

Mishi Pa Yndyrë I Viçit Dhe Pulës

Mishi i kuq i papërpunuar dhe pa yndyrë ka një rol të rëndësishëm për mirëqenien e organizmit.

Ai përmban shumë proteinë, një ushqyes i rëndësishëm, prania ditore e të cilit ju ndihmon të digjni nga 80 deri në 100 kalori në ditë.

Për më tepër, falë proteinës, njeriu mund të përgjysmojë dëshirën për ushqim në mbrëmje vonë dhe të humbasë 2 kilogramë në muaj.

Meqenëse mishi i kuq nuk është shumë i rekomandueshëm, proteinën mund ta gjeni edhe te shumë produkte bimore si më poshtë.

Fasulet, Supat Dhe Bishtajat

Disa fasule dhe bishtaja si mashurka apo barbunja etj, janë të rekomandueshme për rënien në peshë.

Këtu përfshihen edhe thjerrëzat, fasulet e zeza, të bardhat e të tjera.

Këto ushqime përmbajnë shumë proteinë dhe fibër, dy ushqyes që ju ndihmojnë të jeni të ngopur për më gjatë.

Njerëzit që duan të bien në peshë, gjithashtu duhet të hanë më shumë supëra.

Studimet kanë treguar se ngrënia e një ushqimi të transformuar në supë, pra jo i skuqur apo i pjekur, i bën njerëzit të jenë më të ngopur.

Për rrjedhojë, ata janë më pak të uritur dhe marrin më pak kalori.

E papritur/ Del FOTO-ja e të dashurës transgjinore të Laertit

Ish-banorja Amber pak momente më herët ka bërë një deklaratë të bujshme në lidhje me Laertin, duke thënë se ai ka pasur eksperienca me një shoqen e saj transgjinore.

Kjo deklaratë vjen pas debatit të ndezur gjatë Prime-it të sotëm, ku u diskutua për puthjet mes Laertit, Aldos dhe Gjestit.

Rrëfimi i Amber ka shkaktuar reagime të forta në rrjet, duke nxitur edhe më shumë diskutime rreth jetës private të Laertit.

Mbetet për t’u parë si do të ndikojë kjo deklaratë në dinamikën e lojës dhe cili do të jetë reagimi i Laertit pasi ta shohi jashtë shtëpisë ose nëse produksioni do të vendosë ta nxjerrë në “Prime”.

“Një person i afërm i Veliajt”/ Ish-prokurori: Ja kush është Nesti Angoni

Ish-prokurori Ervin Karanxha ka thënë se Nesti Angoni, personi që denoncoi Erion Veliajn është një person i afërt i kryebashkiakut.

Ai u shpreh në Vizion Plus se denoncuesi është një person në pushtet dhe i brendshëm, sepse dinte çdo të dhënë të saktë në lidhje me veprimet dhe lëvizjet e Erion Veliajt.

“Nesti Angoni është një person i afërm i Veliajt dhe që është në pushtet. Nesti Angoni shkon me atë pallatin 176 që e nisi vetë letrën dhe i ra në kokë. Veliaj e ka të brendshme. Letra ka qenë e saktë, me të dhëna të sakta. Në bazë të ligjit, ky kallëzim anonim nuk mund të përdoret. Qoftë nga hyrjet në doganë, si nga tatimet, janë të sakta dhe i di vetëm një i brendshëm”, u shpreh ish-prokurori.

Sa i përket përplasjes me prokurorin Ols Dado, Karanxha deklaroi se ka diçka personale mes tij dhe Veliajt.

“Ka diçka personale me Ols Dadon, se janë dy prokurorë dhe merren vetëm me një. Me sa kemi parë, Veliaj pretendon për sjellje jo korrekte të Ols Dado, pretendime se ka marrë në orë të vona natës bashkëshorten e kryebashkiakut, etj. Sipas Veliajt, Ols Dado është bërë prokuror në kundërshtim me ligjin,” tha Karanxha.

“Mund të intimidojë dëshmitarët”/ Veliaj është përgjuar në paraburgimin e Durrësit?

Gazezarja Klodiana Lala ka deklaruar se Erion Veliajt, i janë bërë përgjime ambientale në paraburgimin e Durrësit, duke thënë se kanë qenë të autorizuara nga Prokuroria.

Sipas Lalës, i janë përgjuar bisedat jo vetëm me vëllain, por edhe personat e tjerë. Më tej shton Lala, se bazuar në këto përgjime, “prokurorët kanë pretenduar në sallë se Veliaj mund të intimidojë jo vetëm dëshmitarët, por të vërë në rrezik edhe marrjen e provës”.

Gazetarja ka zbuluar dhe bisedën që ka patur me avokatin e Veliajt pas seancës së sotme në Apelin e GJKKO, lidhur me provat e reja të prokurorëve të SPAK ndaj tij.

“Unë kam zhvilluar një bisedë telefonike me zotin Ermir Beta. Ka qenë i rezervuar për të dhënë detaje të reja. Për sa kohë tha nuk jam njohur me këto prova të reja. Do t’i shqyrtoj bashkë me ekipin ligjor dhe më pas të mbaj qëndrimin zyrtar në seancën e nesërme”, tha Lala.

Puthja në buzë/ Laerti-Aldos: E kam kuptuar që je i dashuruar me mua

Puthja në buzë mes Aldos dhe Laertit krijoi një situatë të re brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, duke sjellë reagime të ndryshme nga banorët.

Gjatë Prime-it të së martës, Laerti iu përgjigj Aldos me ironi, duke i thënë se iu plotësua një dëshirë e jetës së tij, duke shtuar edhe më shumë debatet dhe diskutimet mes banorëve.

“Dje kemi qeshur me këtë dhe sot vijmë në Prime e shoh Aldon që më sheh sikur do të më vrasë. Flirtimet e Aldos i kam parë. Do të përgjigjem me të njëjtat gënjeshtra që ti i hedh si të vërteta. E kam kuptuar që je i dashuruar me mua. Ta dhashë mundësinë të më puthësh. Unë jam fisnik, jam bujar. T’u plotësua dhe kjo dëshirë e jetës tënde, të puthje Laert Vasilin.

Amberi ka qenë aty, por ka qenë mision. Shkëlzen, je burrë malësie… Kjo gënjeshtër dhe kjo parodi që luhet nga ju…”, u shpreh Laerti.

Sondazh për zgjedhjet e 11 Majit/ Kush është partia fituese dhe kryeministri i ardhshëm

Barometri Euronews – Albania ka zhvilluar matjen e dytë zgjedhore pas matjes së Janarit 2025.

Sërish metodologjia e përdorur dhe kampioni ka qenë i njëjtë, 1600 qytetarë të pyetur në gjithë territorin e vendit, ballë për ballë. Periudha kohore e mbledhjes së të dhënave për matjen e dytë zgjedhore të Barometrit Euronews-Albania është 15-25 Shkurt 2025.

Njëra nga pyetjet e matjeve të dyta politike të Barometrit ka qenë:

Cili mendoni se është politikani më i përshtatshëm për të qenë kryeministri i vendit?

43 % e qytetarëve thonë se më i përshtatshmi për kryeministër është Edi Rama.

Pas tij me radhë 19.9% Sali Berisha, 9.7% Adriatik Lapaj, 5.6% Agron Shehaj, 2.5% Arlind Qori, 1.5% Endri Shabani, 0.6 % Lulzim Basha, 0.4% Alibeaj dhe 16.3% janë përgjigjur nuk e di.

Brenda mbështetësve të partive tyre ndodh si më poshtë:

80.2% e votuesve të PS në vitin 2021, mendojnë se Edi Rama është më i përshtatshmi për kryeministër.

57.8% e votuesve të PD mendojnë se Sali Berisha është kandidati më i përshtatshëm për kryeministër.

Pyetja e dytë e këtij lloji:

Cila është partia më e përshtatshme për të qeverisur vendin?


43,5% e qytetarëve shprehen se është Partia Socialiste, 23,1% Partia Demokratike, 8,4% Shqipëria Bëhet, Partia Mundësia 4,9%, 2.7% Lëvizja Bashkë, 1% Nisma Thurje, 0.4% Djathtas 1912, 0,3% PSD.

Charteri, ende mister: Pyetjet qe Edi Rama nuk guxoi t’u përgjigjet kurrë

Aktivisti Julian Kruja ka bërë një analizë te shpenzimeve të kryeministrit vetëm për fluturimet dhe udhëtimet me charter.

Kruja ngre disa pyetje të cilave kryeministri nuk ka guxuar kurrë t’ju japë përgjigje.

Më herët teksa fliste me komentuesit në rubrikën “Sy më sy”- shefi i qeverisë u pyet pikërisht për këtë çështje ndërsa pëgjigjja që dha nuk ishte e qartë. Ai tha se charteri isshte shkurtim kohe dhe shpenzimesh por pa treguar për çfarë bëhet fjalë.

FJALIA PROBLEMATIKE E KRYEMINISTRIT:

…Fluturimet e punës 𝐦𝐞 𝐚𝐯𝐢𝐨𝐧𝐢𝐧 𝐪𝐞̈ 𝐩𝐚𝐭𝐚 𝐦𝐮𝐧𝐝𝐞̈𝐬𝐢𝐧𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐤𝐞𝐦 janë fluturime pune dhe janë shkurtim kohe shkurtim shpenzimesh të tjera dhe për më tepër 𝐦𝐞 𝐦𝐚𝐫𝐫𝐞̈𝐯𝐞𝐬𝐡𝐣𝐞𝐧 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐞𝐦𝐢 𝐩𝐞̈𝐫 𝐚𝐭𝐞̈ 𝐚𝐯𝐢𝐨𝐧 nuk shpenzojmë asnjë lek më shumë për shtetin sa çfarë është shpenzuar mesatare çdo vit nga kryeministrat…

1) Me avionin që pata mundësi të kem?!!!!!!
-Çfarë do të thotë kjo shprehje?
-A është ky avion një privilegj personal apo një mjet zyrtar për të cilin qytetarët duhet të dinë të vërtetën?
-Kush vendosi që Kryeministri i Shqipërisë të përdorë këtë avion?
-A paguhet ky avion nga taksapaguesit shqiptarë apo nga ndonjë palë e tretë?
-Nëse ky është një shpenzim shtetëror, pse nuk publikohet vlera e saktë e fluturimeve?

2) me marreveshjen qe kemi per ate avion?!!!!
-Pse paska një marrëveshje për një avion të dedikuar për Kryeministrin? Dhe pse publiku nuk e di këtë?
-Me cilin subjekt është lidhur kjo marrëveshje dhe çfarë termash ekonomikë përmban?
-A ka pasur një tender apo proçes transparent për këtë marrëveshje?
-Pse nuk publikohet kjo marrëveshje që qytetarët të dinë kush paguan për luksin e qeveritarëve?

Këto pyetje i kam adresuar edhe në kryeministri nëpërmjet emailit por edhe nëpërmjet portalit https://www.pyetshtetin.al/, për të cilat sigurisht nuk kam marrë kurrëfarë përgjigje.

Kryeministri ka vite që udhëton me chartera, ku më së shumti janë të rregjistruar në Tuqi si p.sh. TC-SGO me të cilin udhëtoi në Madrid, por nuk mungojë as charteri N445SK me të cilin ishte së fundmi në Mynih, apo chartera kompanish shtetërore/private si TC-OIL i SOCAR (The State Oil Company of the Republic of Azerbaijan) me të cilin ka udhëtuar në Baku.

Edhe një herë, me një fjali të vetme, na tregoi se nuk ka llogaridhënie të drejtpërdrejtë dhe mungesë trasparence për përdorimin e parasë publike.

Nëse ai nuk ka diçka për të fshehur, përgjigjet duhet të jenë të qarta, të sakta dhe të mbështetura me dokumente.
Ndryshe, heshtja flet vetë!

50mln euro garanci/ “Çfarë ndodhi në gjyqin për Veliajn, Dumani këmbënguli të mbetet në burg”

Gazetarja Klodiana Lala ka treguar në detaje se çfarë ndodhi në seancën gjyqësore të kryebashkiakut Erion Veliaj që u mbajt këtë të martë e që zgjati rreth 10 orë.

“Fillimisht foli njëri nga dy avokatët e Veliajt, ai kërkoi shfuqizim të plotë të masës, sipas tij nuk ekzistonte asnjë rrezik që Veliaj të largohet jashtë vendit, sipas tij nuk ishte asnjë rrezik nga ana e Veliajt që të shkatërronte provat. Garanci pasurore në vlerën 50 mln euro të vjetra. Kur përfunduan avokatët ishin prokurorët për të dhënë deklaratat e tyre.”- ka thënë Lala.

Ajo deklaroi gjithashtu se kryeprokurori Altin Dumani, ka këmbëngulur që Veliaj të vijojë të qëndrojë në të njëjtën masë sigurie pas provave të reja.

“Dumani 1 orë e 30 minuta ka këmbëngulur që Veliaj të qëndronte në të njëjtën masë sigurisë, se sipas SPAK ka prova dhe edhe prova të reja që e rëndojnë pozitën e Veliajt. Seanca ishte shumë e gjatë. Provat e reja janë vënë në dispozicion vetëm avokatëve të Veliajt.”- tha gazetarja.

Sipas Lalës të dhënat e reja janë kryesisht kontrata të lidhura nga kompanitë e Ajola Xoxës.

“Konsiderohen kontrata të lidhura në mënyrë fiktive dhe më pas të shoqëruara me transaksione bankare fiktive që mendohet që e shtojnë edhe më shumë skemën e pastrimit të parave. Veliaj implikohet në këtë skemë jo vetëm se është bashkëshorti i Xoxës por ka përfituar përmes saj edhe për shkak të funksionit që ka patur si kryetar i bashkisë. Ka patur po ashtu të dhëna që kanë të bëjnë me fatura të sekuestruara në kompanitë e Ajola Xoxës por po ashtu të arra nga institucione të treta.”- është shprehur gazetarja.

Seanca në Gjykatën e Posaçme të Apelit që nisi rreth orës 10:00 dhe zgjati deri në 17:30, është shtyrë për ditën e mërkurë.

Në pritje të fëmijës së parë, Dafina njofton shkëputjen nga muzika

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka njoftuar fansat për një pauzë në karrierën muzikore, ndërsa po përgatitet për të përjetuar një nga momentet më të veçanta të jetës së saj, ardhjen në jetë të djalit të saj të parë.

Lajmin këngëtarja e njoftoi përmes rrjeteve ku u shpreh se edhe pse do të tërhiqet për pak kohë, muzika nuk do të mungojë.

“Koha po fluturon dhe s’kan mbet edhe shumë net magjike me ju pa para pauzës sime… Shpresoj t’ju shoh të gjithëve për të shijuar bashkë çdo moment! P.S. Mos u shqetësoni, muzika vazhdon! Ju dua shumë”, ka shkruar Dafina në njoftimin e saj.

Trumpit i bien nervat pas marrëveshjes: Do e ftoj Zelenskin në Zyrën Ovale

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar pas përfundimit të negociatave në Arabinë Saudite të cilat prodhuan rezultate.

Trump ka bërë të ditur se grupi amerikan do të takohet me atë rus më vonë sot ose nesër. Ai njoftoi gjithashtu se do të flasë me Putin gjatë javës duke iu treguan gazetarëve se duhen dy persona për të kërcyer tangon.

Kreu i shtëpisë së Bardhë ka thënë gjithashtu se do të ftojë sërish Zelenskyn në Uashington, në Zyrën Ovale aty ku dy presidentët dhuruan spektaklin më të paparë ndonjëherë më parë.

“Ne duam t’i japim fund fund luftës së Ukrainës”- ka thënë Trump.

Pas takimit Volodomoyr Zelensky, falenderoi delegacionin amerikan për diskutimet konstruktive dhe shtoi se propozimi për armëpushim nuk përfshin vetëm ndalimin e sulmeve ajrore dhe nga anijet, por në të gjithë fushën e betejës.

Pala ukrainase shkoi në Xhedah të Arabisë Saudite me propozimin që të ndalojnë sulmet ajrore edhe në Detin e Zi, por pas nëntë orësh negociatash, Kievi dhe Uashingtoni u pajtuan që të gjitha luftimet të ndalojnë për 30 ditë.

Tashmë “topi” është në anën e Rusisë dhe do të jetë kjo e fundit që do të vendosë për vijimësinë e ngjarjeve.