Aplikacion
Gjatë një bisede në ‘Big Brother VIP Albania’, Danja Koka ka ndarë detaje rreth punës së saj, duke theksuar angazhimin e saj profesional, shumë ndryshe nga modelingu, siç jemi mësuar ta shohim.
Ajo i tha Gjestit se punon si specialiste te Bashkia e Tiranës.
“Unë jam në zyrë, punoj në zyrë. Jam specialiste te Bashkia e Tiranës”, tha Danja.
Kjo deklaratë ka tërhequr vëmendjen e shikuesve, të cilët nuk ishin në dijeni të këtij fakti.
RAPORTI: Gazetarët në Shqipëri, nën presione dhe pengesa të mëdhaNë Tiranë, Rrjeti BIRN dhe Qendra SCIDEV sapo kanë publikuar Raportin Vjetor 2024 mbi lirinë e medias dhe sigurinë e gazetarëve, në Shqipëri.
Vitin e kaluar u regjistruan 45 incidente ndaj gazetarëve, që kanë rritur pasigurinë dhe vetë-censurën e tyre në punë. Vëzhgues të pavarur pohojnë se organet e drejtësisë lëvizin ngadalë për të mbrojtur gazetarët e kërcënuar dhe kjo dekurajon gazetarët të bëjnë më shumë denoncime, si dhe nxit dhunuesit e tyre në përkeqësimin e gjendjes.
Në Raportin vjetor hartuar nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative BIRN dhe Qendra studimore SCIDEV mbi progresin e Shqipërisë në lirinë e medias dhe sigurinë e gazetarëve në përputhje me standardet e BE-së, theksohet se “situata e lirisë së medias dhe siguria e gazetarëve nuk patën asnjë përmirësim të konsiderueshëm në vitin 2024”.
Në Raport thuhet se “Shqipëria përballet me probleme të mëdha, si ndërhyrja politike, përqendrimi i madh i pronësisë së medias në pak duar dhe vështirësitë ekonomike që komprometojnë integritetin e gazetarëve”.

“Studimi tregon që më shumë se 45 për qind e gazetarëve shprehen se ata ndjehen të kërcënuar ose kanë qenë nën presion dhe të intimiduar. Burimi kryesor i këtyre presioneve janë pronarë të mediave, funksionarë publikë, aktorët politikë dhe individë të tjerë privatë të lidhur me interesa të fuqishëm”, thotë për Zërin e Amerikës Blerjana Bino, bashkautore e studimit dhe drejtuese e Qendrës SCIDEV.

Autorët vërejnë se gazetarët në Shqipëri përballen me kërcënime dhe presione në rritje, jo aq me sulme fizike, se sa me presione, padi gjyqësore dhe ngacmimet online, të cilat rritin autocensurën dhe pasigurinë.
Ata theksojnë se frikësimet ndaj gazetarëve vijnë nga aktorë shtetërorë e joshtetërorë dhe kanë krijuar një atmosferë të vazhdueshme kërcënuese dhe fushata padish e shpifjesh për reporterët, që pengojnë të përmirësohet mbrojtja e lirisë së shtypit.

Të 45 incidentet e raportuara për dhunë ndaj gazetarëve në 2024-ën janë gati sa dyfishi i 24 episodeve të raportuara në 2023-shin. Sipas Rrjetit të Gazetarëve të Sigurtë (SafeJournalists Network), ngjarjet ishin kryesisht “sulme verbale dhe debate anti-media nga aktorët politikë të të gjithë spektrit”.
“Rastet e sulmeve ndaj gazetarëve janë shtuar, por po ashtu janë shtuar edhe reagimet. Gjykatat janë shumë të ngadalta, por tek gazetarët shihet një ndërgjegjësim më i lartë. Ata po i ndjekin më shumë procedurat, po adresojnë më shumë çështje drejt policisë, prokurorisë, por ka ende një mosbesim të lartë ndaj organeve ligjzbatuese.

Gazetarët që të mos denoncojnë rastet, megjithatë ata po i denoncojnë kanosjet, por institucionet po punojnë shumë ngadalë. Unë do të doja të punonin më shpejt dhe të raportonin në mënyrë konkrete për hapat e ndërmarra në çdo rast, sepse kjo dekurajon denoncimet nga gazetarët dhe kjo nxit elementët kriminale që nga kjo zvarritje besojnë që kanosja e tyre funksionon. Ligjet janë të mira, por zbatimi duhet përmirësuar”, thotë për Zërin e Amerikës avokati Dorian Matlija, drejtues i Qendrës Respublica, organizatë që mbrojtjen e gazetarëve e ka në qendër të punës së vet.

Raporti vjetor përfshin edhe një anketim të gazetarëve, ku doli që pjesa dërrmuese i njoftuan rastet e kërcënimit në polici dhe më pak në prokurori, por një pjesë e madhe e cilësuan reagimin nga policia dhe prokuroria shumë joefektive. Mbi tre të katërtat e gazetarëve të anketuar ndjehen të pasigurtë dhe besojnë se forcimi i mbrojtjes ligjore do të rriste këtë siguri. Pjesa më e madhe e tyre u shprehën se reagimi më i ashpër nga organet e zbatimi i ligjit dhe nga gjyqësori ndaj kërcënimeve dhe sulmeve do të përmirësonte sigurinë e gazetarëve.
“Policia e Shtetit e ka qendër të vëmendjes rritjen e sigurisë së gazetarëve, sepse i quan aleatë në zbulimin dhe goditjen e shkeljeve ligjore në vend. Policia ka caktuar punonjës të posaçëm për të ndjekur denoncimet për incidente me gazetarët dhe i ndjek me shumë seriozitet ato dhe në mënyrë dinamike. Ka një pikë kontakti në policinë e shtetit ku gazetarët duhet të kontaktojnë fillimisht. Kemi një oficer të posaçëm që merr kallzimet e gazetarëve. Gjithë drejtoritë policore dhe çdo punonjës policie i ka në vëmendje prioritare për të ndihmuar gazetarët në terren, për çdo shqetësim dhe nevojë që ata mund të kenë”, thotë për Zërin e Amerikës Gentian Mullai, pas një takimi konsultativ, me organizata të gazetarëve dhe qendra studimore të shtypit, mbi Udhëzuesin e Policisë së Shtetit për Sigurinë e Gazetarëve.

Midis kolegëve të tjerë, edhe mbi 20 për qind e grave gazetare në Shqipëri pohojnë se kanë hasur në kërcënime ose frikësime me bazë gjinore që lidhen me punën e tyre. Shumica e gazetarëve janë shprehur se situata mund të përmirësohet me një vullnet më të madh politik në mbrojtje të lirisë së shtypit, Më shumë se dy të tretat e të anketuarve raportojnë se janë ndeshur me kufizime në punën e tyre për të raportuar lirisht, shpesh nga frika e hakmarrjeve apo censurës. Këtu kanë ndikuar interesat e biznesit dhe kontrolli editorial i pronarëve të mediave, gjë që pengon gazetarinë investigative dhe integritetin e raportimit.
Për shumicën dërrmuese të gazetarëve temat me më shumë pengesa për raportim janë korrupsioni, krimi i organizuar, korporatat e mëdha dhe abuzimet ekonomike.
“Shifrat e incidenteve të raportuara janë dyfishuar, sepse tani ka një monitorim më të madh e më të detajuar, por edhe sepse është bërë më shumë ndërgjegjësim me gazetarët për të mos normalizuar asnjë rast sulmi, intimidimi apo kërcënimi ndaj tyre. Ne e kemi në vazhdimësi thirrjen që kjo kulturë dhune nuk normalizuar dhe duhet të kemi tolerancë zero ndaj çdo rasti të presionit dhe sulmit ndaj gazetarëve , thotë zonja Bino e Qendrës SCIDEV.

Raporti Vjetor 2024 përshkruan “një mjedis kompleks dhe të vështirë për lirinë e medias dhe sigurinë e gazetarëve në Shqipëri pa progres të konsiderueshëm, ndërsa zbatimi i rekomandimeve të BE-së në këtë fushë mbetet i kufizuar”.
Raporti thekson se gazetarët durojnë kushte të pasigurta pune, paga të ulëta, pagesa joformale dhe të vonuara dhe mungesa e masave mbrojtëse në detyrë. Kjo i gjendje, theksojnë autorët, nxit autocensurën tek profesionistët e medias përballë presioneve të jashtme, dhe dëmton pavarësinë dhe cilësinë e punës së tyre.
Në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit për vitin e kaluar Shqipëria u rendit e 99-ta midis 180 shteteve, çka shënon një rënie prej tre vendesh krahasuar me një vit më parë, si dhe sfidat e vazhdueshme që hasin liria e mediave dhe siguria e gazetarëve. /VOA
“Arrestime para zgjedhjeve”, deklarata e fortë e gazetarit: Në lupën e SPAK janë 10 kandidatë për deputetëGazetari Julian Kasapi ka bërë një deklaratë të fortë mbi arrestimet e SPAK, duke paralajmëruar se do të ketë ndalime para zgjedhjeve të 11 majit.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Top Story”, Kasapi u shpreh se “në lupën e SPAK janë 10 kandidatë të PS për deputetë”.
Ndër të tjera ai komentoi punën e SPAK, ku tha se gëzon mbështetje të madhe publike, pasi ka arritur të godasë të ‘fortët’ që janë konsideruar si të paprekshëm.
“Prokuroria e Posaçme gëzon sot mbështetjen më të madhe të publikut. SPAK ka treguar se në Shqipëri mund të bëhet drejtësi, mund të funksionojë sistemi i drejtësisë, edhe në një Shqipëri ku asnjë institucion antikorrupasion… më thoni ju mua, dini ju ndonjë institucion antikorrupsion i cili mund të ketë bërë një kallëzim në Prokurorinë e Posaçme.
Nga ana tjetër SPAK ka treguar se në Shqipëri flisnim deri dje për Jurgis Çyrbjan, tani kemi kryetarin e bashkisë Tiranë. Ka treguar se të paktën në këtë pikë SPAK gëzon mbështetje kaq të madhe. Ashtu siç është historia me kryebashkiakun, ku unë mendoj se është një nga goditjet më të guximshme të SPAK dhe që ishte e nevojë, pasi nesër pasnesër ka nevojë për një ripërtëritje. Kemi edhe dosje të tjera siç është ‘21 janari’, dosja ‘5D’.
Kam kuptuar që historia në Shqipëri do vijojë me komente, në të vërtetë SPAK është i vetmi institucion që gëzon mbështetjen më të madhe nga publiku. Pse? Sepse ka shkuar deri aty ku godet edhe ata që janë ka shumë të fortë dhe që nuk mund të preken.
Nga ana tjetër kam një informacion se SPAK nuk do të vijojë me listën e zgjedhjeve, apo se duhet të bëjë arrestime të tjera para 11 majit dhe pas 11 majit. Është institucion që s’ka agjendën e PS apo PD. Tani është momenti që të bëjë… në lupën e saj janë mbi 10 kandidatë të PS, të cilët janë për deputetë. Kemi dëgjuar për këta persona që deri dje kanë pasi imunitet. SPAK po tenton të bëjë, apo të shmangë historinë e përplasjes së Kuvendit. Tani është momenti. Ndaj them që s’ka listë zgjedhore për SPAK, është momenti për të bërë veprimet e saj, ky është informacion që më ka mbërritur. Janë figura që dihen që janë politike dhe SPAK po tenton të shmangë përplasjen dhe të bëjë ndalime para zgjedhjeve”, tha Kasapi.
Rreziqet që iu kanosen nëse konsumoni shpesh ushqime të skuquraKonsumimi i rregullt i ushqimeve të skuqura, veçanërisht pulës së skuqur dhe peshkut të skuqur, lidhet me një rrezik në rritje të vdekjes së parakohshme tek gratë, veçanërisht ato të moshës 50 deri në 65 vjeç, sipas një studimi të ri shkencor amerikan.
Studiuesit, të udhëhequr nga profesori asistent Wei Bao i Departamentit të Epidemiologjisë në Kolegjin e Shëndetit Publik të Universitetit të Ioëa-s, i cili publikoi studimin në British Medical Journal (BMJ), analizuan të dhënat për gati 107,000 gra të moshës 50 deri në 79 vjeç, nga të cilat 31,600 vdiqën gjatë studimit.
U zbulua se ata që hanin një ose më shumë porcione pulë të skuqur në ditë kishin mesatarisht 13% rrezik më të lartë të vdekjes nga çdo shkak, dhe konkretisht një rrezik 12% më të lartë të vdekjes nga shkaqet kardiovaskulare, krahasuar me ata që nuk hanin fare ushqim të skuqur.
Ata që hanin të paktën një porcion peshk të skuqur ose ushqim deti çdo ditë kishin një rrezik 7% më të lartë të vdekjes nga çdo shkak dhe, konkretisht, një rrezik 13% më të lartë të vdekjes nga shkaqe kardiovaskulare. Nuk u gjet asnjë lidhje midis konsumimit të rregullt të ushqimeve të skuqura dhe rritjes së rrezikut të vdekjes nga kanceri.
Gratë që konsumonin më shumë ushqime të skuqura prireshin të ishin më të reja, më pak të arsimuara, me të ardhura më të ulëta, duhanpirëse, ushtroheshin më pak dhe përgjithësisht hanin më shumë në mënyrë jo të shëndetshme.
Studimet e mëparshme kanë lidhur konsumimin e shumë ushqimeve të skuqura me një rrezik më të lartë të diabetit të tipit 2 dhe sëmundjeve të zemrës. Pas gjetjeve të reja, studiuesit këshilluan që ushqimet e skuqura duhet të konsumohen në moderim.
Masakra e Urës Vajgurore ne 1997-ën ku u vranë 4 policë e u plagosën 6, burg përjetë për Fran MarashinGjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO) ka dënuar me burgim të përjetshëm Fran Marashin i akuzuar për mαsαkrën e vitit 1997 në Urën Vajgurore ku humbën jetën 4 efektivë policie dhe mbetën të plagosur 6 të tjerë.
Në një njoftim të GJKKO thuhet se në përfundim të shqyrtimit të çështjes së paraqitur në 19 shtator 2023 është vendosur shpallja fajtor e Marashit, për veprat penale “Krijimi i bandës së armatosur dhe organizatës kriminale”, në formën e pjesëmarrjes në bandë të armatosur, “Vrasje me dashje” dhe “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”.
Marashi kishte kërkuar rigjykimin e çështjes, por trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Erjon Bani, Flora Hajredinaj dhe Flojera Davidhi vendosën ta lënë atë në burgim të përjetshëm.
Marashi kishte pretenduar se ai ishte dënuar padrejtësisht dhe se në kohët kur gjykata ka dhënë vendimin, nuk ka pasur dijeni se ndaj tij po zhvillohej një proces hetimor. Marashi ka deklaruar se dënimin dhe akuzat për ngjarjen i kishte mësuar pasi ishte ekstraduar në Shqipëri duke i ka mohuar ato.
Ai u ekstradua nga Italia në vitin 2007, por 2 vite më vonë, tentoi të arratisej nga burgu i Burrelit bashkë me Preng Lleshin, anëtar tjetër i bandës së Urës Vajgurore, veprim për të cilin do të deklaronte se e bëri për të tërhequr vëmendjen që procesi ndaj tij të rihapej. Në 2013-ën Marashi u arratis edhe nga burgu i Drenovës, por më pas u arrestua në Përrenjas bashkë me Admir Tafilin dhe Gëzim Gurin.
Ngjarja për të cilën akuzohet ka ndodhur më datë 17 qershor 1997, ku në një përplasje me armë në Urën Vajgurore mbetën të vrarë 4 efektivët e policisë Arjan Shemuni, Miltjadh Koço, Asllan Selalmaj dhe Ilia Banaj që u dogjën brenda makinës së tyre. Ndërkohë që 6 efektivët e tjerë Thimi Tanku, Shkëlqim Selfaj, Ylli Dhamo, Neim Gjeroveni, Ëngjëllush Pasha dhe Arben Bega mbetën të plagosur rëndë.
Të dënuar për masakrën janë edhe Musa Protoduari, me burgim të përjetshëm; Shkëlqim Protoduari, me burgim të përjetshëm, Fatbardha Protoduari, me 25 vjet burg, Sokol Ndreu, Gjovalin Ndreu, Preng Miri dhe Gjelosh Miri.
Fillon nga 500 mijë dollarë…/ Gazetarja zbulon shifrat marramendëse të avokatëve amerikanë të VeliajtGazetarja Ola Xama, deklaroi se studio ligjore që po mbron Veliajn është ndër më të shtrenjtat në SHBA dhe e lidhur me presidentin Trump.
E ftuar në një emision, Xama tha tha se studioja ligjore është e udhëhequr nga Mark Kasovic, një avokat që ka punuar për presidentin Trump dhe ka asistuar në çështje ligjore të nivelit të lartë.
Xama: Një lloj presioni po i bëhet sistemit të drejtësisë dhe Gjykatës së Apelit përpara shqyrtimit të masës së sigurisë për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, një ditë para seancës.
Fakti që përfaqësuesi i studios ligjore Kasowitz Benson Torres, tha se do të ishte në rolin e vëzhguesit, kishte një nëntekst. Ky nëntekst nënkuptonte se jo vetëm do të shihte se si respektohet procedura dhe e drejta nga ana e personit të dyshuar për veprat penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave, Erion Veliaj, por edhe që procesi do të ndiqej me vëmendje nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Nëse e analizojmë më thellë, studio ligjore Kasowitz Benson Torres, e udhëhequr nga Mark Kasoviç, ka një background të veçantë. Mark Kasovic ka qenë një nga avokatët e presidentit aktual të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Ai ka asistuar gjithashtu në disa çështje ligjore, duke përfshirë periudhën kur Trump ishte i akuzuar gjatë mandatit të tij të parë, në vitet 2015 dhe 2017.
Megjithatë, ajo që është e rëndësishme të theksohet është se kjo studio ligjore është një nga më të kërkuarat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por fokusi i saj kryesor nuk janë çështjet penale. Ajo merret më shumë me çështje të të drejtës tregtare dhe arbitrazhit ndërkombëtar.
Po ashtu, kjo studio është një nga më të paguara në SHBA, ku paga e partnerëve të saj arrin nga 250 mijë deri në 450 mijë dollarë në vit. Tarifimi për çështjet që ata marrin përsipër është gjithashtu i lartë, duke varion nga 500 mijë dollarë deri në dy milionë dollarë për një çështje.
Ndërkohë, honoraret për orët e punës të kësaj studioje variojnë nga një mijë deri në dhjetë mijë dollarë.
Nëse është e mundur, kjo çështje do të ndiqet edhe më nga afër nga avokati i përfshirë.
EMRI/ Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Shkodër, humb jetën motoçiklistiNjë aksident tragjik ka ndodhur pranë kryqëzimit të Dajçit, në autostradën Lezhë-Shkodër.
Sipas burimeve, një kamion është përplasur me një motor, duke shkaktuar plagosjen e rëndë të drejtuesit të motoçikletës, shtetasin Arben Tanushi.
Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të ambulancës dhe transportimit të tij në spital, i plagosuri nuk ka mundur t’u mbijetojë dëmtimeve të rënda dhe ka ndërruar jetë.
Në vendngjarje ndodhet policia, e cila po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Lezhë/ Informacion paraprak
Rreth orës 20:50, në aksin rrugor Lezhë – Mabe, në zonën e Dajçit, një automjet tip “Kamion”, i drejtuar nga shtetasi K. Z., 28 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin A.T, 51 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motomjetit ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Ndërsa drejtuesi i kamionit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Çfarë pritet nga bisedimet SHBA-Ukrainë në Arabinë Saudite?Gjatë përplasjes së tyre në Zyrën Ovale, presidenti amerikan, Donald Trump, i tha homologut ukrainas, Volodymyr Zelensky, se “t’i aktualisht nuk i ke letrat”.
Deklaratat e bëra nga Trumpi muajin e kaluar i referoheshin pozicionit të perceptuar të dobët të Kievit në dritë të përparimeve në fushëbetejë nga Rusia dhe një Shtëpie të Bardhë që është e etur që t’i japë fund luftës trevjeçare.
Tani, teksa Zelensky viziton Arabinë Saudite – ku një ekip negociator ukrainas do të zhvillojë bisedime të nivelit të lartë me zyrtarët amerikanë më 11 mars lidhur me një marrëveshje të mundshme të paqes – letrat e Kievit do të çelen plotësisht.
“Ukraina ka letrat më të dobëta në tavolinë”, tha Michael Froman, president i Këshillit për Marrëdhënie të Jashtme. “Siç Trumpi dhe të emisarët e tij e kanë bërë të qartë, Uashingtoni nuk është i prirë ta mbështesë pafundësisht Kievin”.
Pezullimi i ndihmave amerikane për Ukrainën – në shifra
Që nga përplasja në Shtëpinë e Bardhë në fund të shkurtit, Uashingtoni ka rritur presionin ndaj Ukrainës, duke pezulluar ndihmën ushtarake dhe ndarjen e informacioneve të inteligjencës. Po ashtu, një marrëveshje e rëndësishme për minerale SHBA-Ukrainë ka mbetur e panënshkruar.
Trump ka shprehur optimizëm për bisedimet, duke u thënë gazetarëve se “besoj që ne do të bëjmë shumë përparim gjatë kësaj jave”. Para se të udhëtonte për në Arabinë Saudite, Zelensky tha se “ne do të vazhdojmë të punojmë për hir të paqes”.
“Tani vjen koha për një rund të ri bastesh”, tha Froman. “Cila është vija e kuqe e Ukrainës, me SHBA-në dhe Rusinë? Çfarë lëshimesh amerikane është Trump i gatshëm të bëjë, jo vetëm për të arritur një marrëveshje të çfarëdoshme, por një marrëveshje që krijon paqe të drejtë e të qëndrueshme?”.
Kush do të marrë pjesë në bisedime?
Bisedimet njëditore në Arabinë Saudite do të jenë bisedimet e para mes zyrtarëve ukrainas dhe amerikanë që nga vizita e tensionuar e Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë.
Ato do të mbahen po ashtu një muaj pasi zyrtarët amerikanë dhe rusë u takuan në kryeqytetin saudit, Riad, lidhur me përfundimin e luftës në Ukrainë – pa praninë e Kievit.
Presidenti ukrainas në vizitën e 10 marsit do të takohet me Princin saudit të Kurorës, Mohammed bin Salman.
Zelensky në Arabinë Saudite një ditë para bisedimeve SHBA-Ukrainë
Ekipi negociues ukrainas do të qëndrojë në shtet për t’u takuar me homologët amerikanë një ditë më vonë. Delegacioni i Kievit do të përfshijë Andriy Yermak, shefin e stafit të Zelenskyt, ministrin ukrainas për Punë të Jashtme, Andriy Sybiha, dhe atë të Mbrojtjes, Rustem Umerov.
Bisedimet SHBA-Ukrainë do të mbahen në qytetin Xheda. Ekipi negociues amerikan do të udhëhiqet nga sekretari i Shtetit, Marco Rubio, dhe në të do të bëjë pjesë edhe këshilltari për siguri kombëtar, Mike Waltz.
I dërguari i Trumpit për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, që mori pjesë në bisedimet e Riadit, pritej të merrte pjesë. Por, raportimet tani thonë se ai mund të udhëtojë për në Katar për bisedime lidhur me armëpushimin e brishtë në Rripin e Gazës mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian.
Çfarë dëshiron SHBA-ja nga Ukraina në këto bisedime?
Trump tha se Ukrainës po i mbarojnë fuqitë njerëzore dhe burimet dhe duhet që shpejt të ulet në një tavolinë negocieuse me Rusinë.
Fokusi i bisedimeve në Xheda do të jetë vlerësimi nga zyrtarët amerikanë dhe ukrainas se çfarë lloj i procesit të paqes është i mundur.
Witkoff tha javën e kaluar se shpreson që të diskutohet për një “kornizë” lidhur me një marrëveshje të mundshme armëpushimi dhe marrëveshje të paqes.
Lufta e Rusisë në Ukrainë nxit një stuhi diplomatike
Zyrtarët amerikanë po ashtu do të shikojnë se ku Kievi është i gatshëm për kompromis. Që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës më 2022, Kievi ka bërë thirrje për kthimin e të gjithë territorit të tij dhe tërheqjen e plotë të forcave ruse.
Deklaratat e bëra nga Trumpi zyrtarët e tjerë amerikanë lanë të kuptohen se ky qëndrim nuk shihet si realist në Shtëpinë e Bardhë.
Renditja e hapave në procesin e paqes për të arritur një marrëveshje gjithashtu mund të jetë pjesë e bisedimeve, duke përfshirë çështje si një armëpushim i hershëm për të ndërtuar besim, këmbimi i të burgosurve dhe, potencialisht, në një moment të caktuar, mbajtjen e zgjedhjeve në Ukrainë.
Para bisedimeve, Serhiy Leshchenko, këshilltar për kreun e Zyrës së Presidentit ukrainas, u tha gazetarëve se Kievi po përgatitet për të pranuar një armëpushim të pjesshëm që do të mbulonte sulmet ajrore dhe detare.
“A dëshironi armëpushim, ne jemi gati”, tha ai më 10 mars. “Megjithatë, në terren ku [presidenti rus, Vladimir] Putin do të jetë në gjendje të pranojë një armëpushim për disa muaj: të kurojë të plagosurit, të rekrutojë këmbësori në Korenë e Veriut dhe ta rinisë këtë luftë”.
Në këmbim të koncesioneve nga Ukraina, administrata Trump po shikon që të rinisë ndihmën ushtarake dhe ndarjen e informacioneve të inteligjencës.
Trump tha më 9 mars se SHBA-ja “pothuajse” ka përfunduar pezullimin e ndarjes së inteligjencës me Ukrainën, duke lënë të kuptohet se ndarja e informacioneve mund të rifillojë dhe do të jetë një rezultat pozitiv në Arabinë Saudite.
A ka Ukraina ndonjë levë negociuese?
Zelensky është përballur me presion të madh nga SHBA-ja për të bërë koncesione para ndonjë bisede për paqe dhe ka kërkuar garanci të forta të sigurisë për Kievin, që deri më tani nuk i ka pranuar.
Po ashtu, mbi takimin në Xheda rëndon edhe fati i marrëveshjes për minerale mes SHBA-së dhe Ukrainës. Kievi dëshiron të përfshijë një garanci të qartë të sigurisë nga SHBA-ja në këmbim të qasjes në burime të mineraleve të caktuara në Ukrainë, një kërkesë që është refuzuar nga Uashingtoni.
Ajo marrëveshje u pezullua gjatë vizitës së Zelenskyt në Uashington, por të dyja palët kanë shprehur gatishmërinë që ta nënshkruajnë atë. Para bisedimeve të ardhshme, Trump tha se mendon se Ukraina do ta nënshkruajë marrëveshjen.
Gjatë një interviste dhënë së fundi, i dërguari i posaçëm amerikan, Keith Kellogg, sugjeroi se ky mund të jetë opsioni më i mirë i Kievit.
“Nëse SHBA-ja ka interes të drejtpërdrejtë ekonomik në Ukrainë, atëherë SHBA-ja ka po ashtu interes të drejtpërdrejtë për të mbrojtur interesat e saj ekonomike – që shërben, de facto ….. si garanci të sigurisë për Ukrainën”, tha ai.
Kësaj radhe, Rusia nuk do të jetë në tavolinë të bisedimeve në Arabinë Saudite, por ajo që Moska është e gatshme të heqë dorë – nëse ka diçka – është një pyetje që gjithashtu rëndon mbi takimin SHBA-Ukrainë.
Zelensky ka thënë se Putini nuk dëshiron paqe dhe ka theksuar se udhëheqësi rus ka shkelur marrëveshjet paraprake të armëpushimit.
Aleatët evropianë të Ukrainës kanë argumentuar se Kievi mund të arrijë një marrëveshje me Rusinë vetëm nga një pozicion i forcës dhe se Ukraina nuk duhet të nxitohet që të ulet në tavolinën e negociatave.
Pavarësisht këtyre gjërave, ish-drejtori i Këshillit Kombëtar të Sigurisë për Rusinë, Thomas Graham, që ka shërbyer gjatë mandatit të presidentit George W.Bush dhe ende mban kontakte me zyrtarët në Moskë, tha se “Kremlini nuk ka hequr dorë nga kërkesat e saj maksimaliste për përfundimin e konfliktit”.
Moska vazhdon të kërkojë që Ukraina të mbetet jashtë NATO-s, vazhdon të kërkojë që t’i njihen territoret ukrainase që i ka okupuar, çarmatosjen e Ukrainës dhe heqjen e sanksioneve perëndimore ndaj ekonomisë ruse.
“Kremlini mirëpret hapa të mëtejshëm të sekuencuar që dëmtojnë pozicionin e Ukrainës, siç është vendimi i SHBA-së për të pezulluar dërgesat e armëve për Ukrainën, të cilin një zëdhënës i Kremlinit e quajti ‘kontributin më të mirë për kauzën e paqes”, tha Graham./REL
Identikiti i Edison Pulës, shqiptarit që terrorizoi EuropënNga Tom Ruedell, Luxemburger Wort
Ky njoftim bëri shumë bujë të shtunën: Gjashtë anëtarë të dyshuar të një bande hajdutësh nga Shqipëria, e cila thuhet se ka kryer shumë vjedhje në Francë dhe Belgjikë, kanë dalë në gjyq në Reims. Në përgjithësi, vlera e mallrave të vjedhur thuhet se shkon në miliona euro, sepse banda e quajtur “Nikla”, kishte në listën e saj vilat luksoze, disa prej të cilave u përkisnin personave të njohur – një këngëtar dhe një futbollist thuhet se janë në mesin e viktimave. Banda arrinte në adresat e tyre përmes kërkimeve në rrjetet sociale.
Kreu i dyshuar i bandës, Edison Pula, u arrestua së bashku me një person tjetër, Altin S., nga policia e Luksemburgut në Steinbrücken në fund të janarit, pasi dyshja ishte përfshirë në një ndjekje spektakolare me policinë. RTL raporton se disa makina të parkuara u dëmtuan gjatë arrestimit, një nga personat u përpoq të arratisej në këmbë dhe në fund u bllokua në kopshtin e një banese. Në mediat franceze flitet për dëmtimin e pesë automjeteve të policisë.
Kushdo që kërkon më shumë informacion rreth Edison Pulës do të kuptojë shpejt se ai nuk është një ‘peshk i vogël’.
Pula është 30 vjeç dhe ka lindur në Krujë të Shqipërisë. Emri “Nikla” për bandën e hajdutëve është vendi i origjinës së Pulës. Para arrestimit të tij në janar, Pula ishte në kërkim nga Interpoli me një “Njoftim të Kuq”, pra një kërkesë drejtuar autoriteteve të policisë lokale për ta arrestuar dhe ekstraduar atë në bazë të urdhër-arrestit ekzistues – në rastin e Pulës, në Shqipëri.
Por mes arrestimit të tij në Steinbrücken dhe urdhrit të arrestit shqiptar kishte një tjetër ndalesë: Italia. Pula ishte arratisur nga burgu në Treviso, Itali, në vitin 2022. Ai përdori “metodat klasike”: Pula u ngjit përmes një dritareje të hapur me dy të burgosur të tjerë shqiptarë dhe më pas zbriti duke përdorur çarçafin. Të paktën kështu e përshkruan avokati i tij për mediat italiane: “Isha me të pasdite dhe ai u arratis në mbrëmje”. Sipas raportimeve të ndryshme në media, dy bashkëpunëtorët u kapën sërish me shpejtësi, por Pula mbeti në arrati.
Kjo bëri që ai të gjykohej në mungesë në Gjykatën Rajonale në Tirolin e Jugut në korrik të vitit 2023. Pretendimi: rreth 50, ndoshta më shumë, vjedhje banesash në Tirolin e Jugut, Trentino dhe provincat e Veronës dhe Belunos midis janarit dhe tetorit 2020. Skema e plaçkitjes këtu ishte ndoshta e ngjashme me atë në Francë, por banda ishte e specializuar kryesisht për arin, sipas shefit të policisë së Bolzanos, Alessandro Coassin, i cili tani punon për Komisionin e BE-së në Bruksel. Vetëm disa nga sendet e vjedhura ishin në gjendje të konfiskoheshin. Mediat raportojnë për orë të vjedhura, veshje të markës, një kasafortë, armë dhe dy makina.
Si rezultat i kësaj akuze në Bolzano, Pula është dënuar me tetë vjet burg. Por kjo nuk është e gjitha.
Në Shqipëri, Pula u arrestua në dhjetor të vitit 2016 pasi dyshohet se ishte përfshirë në mënyrë indirekte në vrasjen e një oficeri të njohur policie dhe kreu vetë një atentat. Më 24 shkurt 2013, komisari i policisë Dritan Lamaj u qëllua për vdekje nga një makinë në lëvizje në Tiranë. Më 19 shtator 2016, Pula mësohet se ka shpërthyer një mjet shpërthyes në makinën e Gentjan Bejtjas duke përdorur një aparat shpërthimi në distancë nëpërmjet celularit. Bejtja dyshohej se kishte vjedhur BMË-në që u përdor në atentatin ndaj Lamajt në vitin 2013, por kjo nuk u vërtetua.
Bejtja i mbijetoi sulmit me eksploziv, por u plagos rëndë. Kjo nuk do të ishte përpjekja e fundit për të vrarë, njëra prej të cilave përfundimisht ishte e suksesshme: një raport i mediave shqiptare raportoi në mars 2024 se Bejtja ishte “ekzekutuar në kopshtin e tij”. Kjo u parapri nga disa përpjekje të dështuara për të vrarë ish-gardianin e burgut që nga viti 2016. Në njërën prej tyre në vitin 2023, i vdiq kunati dhe u plagosën dy fëmijët.
Sërish tek Pula: Në vitin 2016, policia zbuloi numrin e celularit që shkaktoi shpërthimin në makinën e Bejtjes. Pula u arrestua për vrasje të mbetur në tentativë dhe vepra të tjera të ndryshme. Në total, ai do të përballej me 14 vite burg në Shqipëri. Mirëpo, edhe atje u dënua në mungesë – sepse Pula u arratis nga policia para komisariatit në vendlindjen e tij në Krujë në dhjetor të vitit 2016, dy ditë pas aktakuzës. Ai u largua kur oficerët shoqërues u përpoqën ta nxirrnin nga makina, u ngjit mbi murin e komisariatit dhe u fsheh. Vetëm për t’u rishfaqur më pas në Tirolin e Jugut si një hajdut serial siç përshkruhet.
Në fund të janarit 2025, prangat tringëlluan sërish në jug të Luksemburgut – me sa duket jo pa rezistencë. Nuk dihet pse Pula ishte në vendin tonë, as si erdhi këtu.
Gjyqi në Francë, si në Tirolin e Jugut, përfshin rreth pesëdhjetë vjedhje. Bëhet fjalë për bizhuteri, orë luksoze, artikuj lëkure luksoze, para dhe makina, siç raporton agjencia e lajmeve AFP. Një raport lokal vlerëson se dëmi është 1.4 milionë euro. Me sa duket Pula kishte lënë gjurmë të ADN-së në të paktën një skenë krimi në zonën e Reims.
Aktualisht është e paqartë nëse do të ketë ndonjë ekstradim në Shqipëri. Rreth një javë pas arrestimit të Pulës, mediat shqiptare raportuan se avokati i tij kishte marrë një pezullim të dënimit ndaj Pulës përmes gjykatave në korrik 2024, të paktën për momentin.
Kërkon mandatin e deputetit në Tiranë, Rama sërish takim tek BashkiaKryeministri Edi Rama ka shkuar sërish në Bashkinë e Tiranës mbrëmjen e sotme, ku mësohet se ka zhvilluar një takim me kryetaren e komanduar.
Makina e Ramës është parë e parkuar jashtë ambienteve të Bashkisë, teksa kreu i qeverisë është takuar me Anuela Risanin, katër nënkryetarët si dhe drejtorët e Bashkisë.
Mësohet se takimi ka patur për qëllim bërjen e një analize javore të punës së Bashkisë së kryeqytetit.
Edhe më herët, Rama ka vizituar Bashkinë, duke shprehur se do të monitorojë punët tashmë që kryetari Erion Veliaj ndodhet në qeli. Një ditë pas arrestimit të Veliajt, Rama njoftoi se ai vetë do të garojë në listën e Tiranës për zgjedhjet e 11 majit duke treguar se ai është i vetmi “zëvëndësues” i Veliajt.