zoom

Day Archive“Fatkeqësisht e humbëm betejën”, bashkëshortja e Andis Harasanit: Nuk rreshti së dhuruari dashuri

Ish-deputeti socialist, Andis Harasani u nda nga jeta në moshën 53-vjeçare.

Me anë të një postimi prekës në rrjetet sociale, bashkëshortja e tij, Suela Kapllani njoftoi lajmin e hidhur, duke thënë se humbi betejën me kancerin.

“Me hidhërim të thellë, njoftojmë humbjen e parakohshme të njeriut tonë të zemrës, babait, bashkëshortit, djalit, vëllait, mikut Andis Harasani. Andisi ynë luftoi për jetën me forcën, besimin dhe vendosmërinë që e karakterizonte gjithmonë. Ai luftoi fort për ne dhe nuk rreshti kurrë së dhuruari dashuri, mbështetje e forcë. Fatkeqësisht, e humbëm betejën kundër kancerit. Unë, Thea dhe Henry jemi përjetësisht mirënjohës për këtë rrugëtim jete që krijuam bashkë. Ti do mbetesh në zemrat tona, njeriu ynë më i shtrenjtë, me humor të pakrahasueshëm, gjithë mençuri e guxim për të ecur përpara. Do na mungosh pafundësisht, dashuria jonë!

Detaje për ceremoninë e lamtumirës së fundit do ndahen në ditët në vazhdim”, shkruan bashkëshortja e tij, Suela Kapllani.

Aksident në rrugën Shkodër-Koplik! Drejtuesi i motorit përfundon në spital

Një aksident rrugor është regjistruar sot rreth orës 19:00, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”.

Mësohet se shtetasi Xh. H., 71 vjeç, duke drejtuar motomjetin e tij, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe për pasojë motomjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, shtetasi Xh. H., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidenti.

Njofimi i policisë

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 19:00, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, shtetasi Xh. H., 71 vjeç, duke drejtuar motomjetin e tij, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe për pasojë motomjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, shtetasi Xh. H., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidenti.

Ndahet nga jeta ish-deputeti i Partisë Socialiste

Andis Harasani, ish-drejtori i KESH dhe deputet i Partisë Socialiste për 2 legjislatura është ndarë nga jeta si pasojë e një sëmundje të rëndë, prej së cilës kishte 2 vjet që vuante.

Lajmin e ka shpërndarë në rrjete sociale një mik i tij Agim Muço, i cili shkruan: “Para pak minutash u njoftova se u nda nga jeta pas një sëmundje të rëndë, Andis Harasani. Andisin e kam njohur kur e kisha student në Fakultetin Ekonomik. Ishte vërtetë një student inteligjent. Më pas punuam bashkë te Deloitte&Touche Tirana. Ishte një tirons i omël por dhe djal i zoti.”

Andis Harasani, u larguar nga politika në vitin 2013 kur Edi Rama erdhi në pushtet dhe jetoi në SHBA, ku u zhvendos me familjen e tij.

Rama tregon arsyen e mbulimit të monumentit të Skënderbeut në Tiranë

Kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook ka njoftuar monumenti i Skënderbeut në Tiranë është mbuluar përkohësisht, pasi po merren përmasat për të vendosur monumentin e Heroit tonë Kombëtar në një shesh të Parisit me emrin e tij.

Rama i përgjigjet kritikëve dhe aludimeve për mbulimin e monumentit, të cilët e akuzojnë “për tradhti”.

“Qarkullon një kua-kua-kua këmbëngulëse në kënetën sociale për psenë e mbulimit të monumentit të Skënderbeut në Tiranë dhe formulohen mallkime për tradhëti kombëtare, bazuar në akuza për konspiracion kundër Atletit të Krishtit në Muajin e Madhërueshëm të Ramazanit.

Arsyeja është shumë e thjeshtë, po edhe e bukur në këtë rast. Monumenti është veshur me skeleri, sepse po i merren format për realizimin më pas të një kopjeje të tij, e cila do të vendoset në sheshin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Paris.

Po po, e lexuat mirë, pas një përpjekjeje diplomatike të gjatë e të suksesshme, pikërisht sepse sot Shqipëria dëgjohet me respekt, kemi arritur të marrim miratimin e autoriteteve franceze për të vendosur monumentin e Heroit tonë Kombëtar në një shesh të Parisit me emrin e tij.

Punë ditësh dhe skela do të hiqet, kështu që edhe atdhetarët zemërtrazuar që llokoçiten në kënetën e kua-kua-kuave do të mund të çmallen me kalin e Skënderbeut dhe do t’u duhet të gjejnë një tradhëti tjetër”, shkruan Rama.

Loja e Financave me rivlerësimin e pronës paralizoi tregun, shitjet ranë me 12.5 për qind

Viti 2024 u shoqërua me një paqartësi në tregun e shit-blerjes së pronave, për shkak të nismës së mazhorancës për të ofruar një tjetër fushatë rivlerësimi.

Kjo paqartësi solli dhe një rënie të kontratave të shitjes në masën 12.5%.

Të dhënat zyrtare flasin se në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës u regjistruan 31 mijë shitje pronash, nga 35 mijë që ishte ky numër në 2023. E thënë ndryshe, janë mbi 4500 prona më pak të rishitura në tregun e real- astate. Për agjentët e këtij sektori, shifrat duhet të jenë një mësim për qeverinë që të mos krijojë paqartësi në treg me nismat fiskale.

“Pjesa e rishitjes, pra kontratat e shit-blerjes, pjesa e apartamenteve të cilat tashmë janë me një certifikatë pronësie dhe hidhen në treg kanë pësuar një rënie prej 12.58%. Deri në fund të nëntorit 2024 tregu i shitjes ka patur një ngërç për shkak të lajmeve për fushatën e rivlerësimit, deri në këtë moment rënia ishte në masën 33%. Por me qartësimin e situatës, muaji dhjetor shënoi një rikuperim të tregut. Në vitin që lamë pas në shohim që pjesa e tregut që ka konsumuar më shumë prona në ndërtim e sipër, pra ato që ofron nga ndërtuesi, të reja. Kjo pjesë e tregut ka një rritje prej 20%. Pra ata që nuk kanë mundur të gjejnë në tregun rishitjes i janë drejtuar objekteve të reja”, sqaroi Reinaldo Pipiria nga shoqata e agjentëve të pasurive të patundshme.

Shifrat janë për kontratat me tituj pronësie, ndërkohë nuk ka statistika konkrete lidhur me kontrata e porosisë.

“Kjo sepse është në vullnetin e palëve të shitësit dhe të blerësit, apo ndërtuesit dhe blerësit që të depozitojnë kontratën e porosisë pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.”

Sa i përket tatimi fitimit të paguar, rezulton se janë paguar rreth 55 milion euro të mbledhura, një shifër kjo që dominon nga kompanitë e ndërtimit të cilat zënë dhe peshën më të madhe të shitjeve.

Pjesa e individëve nga tregu i shitjes zë vetëm 3% të shitjeve dhe 97% vjen nga shitjen e ndërtuesve, pra nga zhvilluesit e pasurive të patundshme. Pra gjatë 2024 kemi një ribërje të portofolit.

“Për muaj me radhë, një vit më parë mazhoranca mbajti pezull nismën për të ofruar një fushatë rivlerësimi për pronat, me një tatim të reduktuar. Kjo solli një ngërç në treg. Tashmë është zyrtare, fushata e rivlerësimit do të nisë 2026, kohë kur hyjnë në fuqi çmimet e reja të referencës në të gjithë vendin”, tha Pipiria.

Vdes në moshën 22-vjeçare Princi i Luksemburgut

Princi Frederik, djali më i vogël i Princit Robert të Luksemburgut dhe i Princeshës Julie të Nassau, ndërroi jetë më 1 mars në moshën 22-vjeçare, i mundur nga një sëmundje e rrallë gjenetike.

Lajmin për vdekjen e tij e bëri të ditur babai i tij përmes një njoftimi emocionues të publikuar në faqen e internetit të fondacionit POLG, të cilin Frederiku vetë e kishte themeluar për të promovuar kërkimin dhe trajtimin e sëmundjes.

Princi Robert, 56 vjeç, përshkroi me pikëllim të thellë momentet e fundit të djalit të tij, duke treguar se më 28 shkurt, ditën e “Ditës së Sëmundjeve të Rralla”, Frederick telefonoi familjen e tij për t’i thënë lamtumirë.

“Ai i kishte thënë tashmë gjithçka që kishte në zemër nënës së tij, e cila nuk ishte larguar prej tij për 15 vitet e fundit”, tha Roberti. “Edhe në momentet e tij të fundit, sensi i tij i pashtershëm i humorit dhe mirësia e pakufishme e shtynë të na bënte një shaka të fundit, për të na bërë të buzëqeshim”, shtoi ai.

Në njoftimin e tij, Roberti ndau një nga fjalët më prekëse të djalit të tij pak para se të ndahej nga jeta. “Ai mezi fliste ditët e fundit, por me qartësi të plotë, më pyeti: “Baba, a je krenar për mua? ” Roberti u përgjigj pa u menduar, duke konfirmuar se Frederick kishte qenë gjithmonë “superheroi i tij” .

Sipas People, babai i tij e përshkroi atë si një njeri plot pozitivitet, vendosmëri dhe drejtësi, me aftësi të shkëlqyera sociale dhe një sens humori. “Ai ishte i disiplinuar, i organizuar dhe tepër i fortë”, theksoi ai, duke zbuluar se Frederiku shpesh quhej “ njeriu më i fortë që kemi njohur ndonjëherë”.

Frederiku lindi me sëmundjen e rrallë gjenetike POLG Sëmundja Mitokondriale, megjithëse diagnoza u zbulua vetëm në moshën 14-vjeçare, kur simptomat filluan të bëhen më të rënda. Kjo sëmundje ndikon në funksionin e mitokondrive, duke privuar qelizat nga energjia që u nevojitet për të mbijetuar, duke rezultuar në dështim progresiv të organeve të shumta.

Pavarësisht vështirësive, princi i ri e përballoi sëmundjen me pozitivitet, ndërkohë që ia kushtoi jetën sensibilizimit dhe financimit të kërkimeve për sëmundjen përmes fondacionit POLG. Roberts e mbylli njoftimin e tij me një apel për publikun për të mbështetur punën e fondacionit, qoftë përmes donacioneve ose vullnetarizmit, duke mbajtur gjallë trashëgiminë e djalit të tij.

8 orë takim, del lista e kandidatëve të PS-së për zgjedhjet e 11 majit. Rama garon në Tiranë

Pas takimit maratonë që zgjati 8 orë, kryeministri Edi Rama ka përfunduar diskutimet me 13 drejtuesit politikë të qarqeve në vend, ndërsa në media ka dalë lista me emrat që pritet të jenë në listën e mbyllur të PS.

Takimet që nisnë në orën 10: 00 dhe përfunduan në orën 18:00 u zhvilluan në vilën qeveritare nr 30. Secili prej drejtuesve të qarqeve ka dhënë propozimet për emrat që konsiderojnë si përfaqësues më të mirë të qarkut të tyre. Më pas emrat do të shqyrtohen në kryesinë e PS-së që do të mblidhet më 12 mars, ndërsa firmën finale e ka vetë Rama i cili vendos se kush do të jetë në listat e mbyllura e kush në listat e hapura.

Vetë kryeministri Rama pritet të jetë në listën e hapur të Tiranës, me angazhimit që ka marrë publikisht për drejtimin e fushës në kryeqytet pas arrestimit të Erion Veliajt.

Po ashtu, raportohet se janë 4 kryebashkiakë që kanë shprehur interes për të qenë në listat për deputetë. Flitet për kryetarin e Bashkisë së Beratit, Ervin Demo, i cili është edhe drejtues politik i këtij qarku, kryebashkiakja e Dimalit, Juliana Mema, kreu i bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi dhe kryetari i bashkisë së Matit, Agron Malaj.

LISTA E DALË NË MEDIA

Tiranë
Edi Rama
Ogerta Manastirliu
Elisa Spiropali
Ervin Hoxhaj
Adea Pirdeni
Lindita Nikolla
Olta Xhacka
Albana Koçiu
Igli Hasani
Blendi Gonxhe
Erion Braçe
Etilda Gjonaj
Fatmir Xhafaj
Ermonela Felaj
Xhemal Qefalia
Toni Gogu
Ornaldo Rakipin
Pandeli Majko
Helena Kaçe
Zerina Bruci

Fier
Belinda Balluku
Ceno Klosi
Kristo Papa
Petrit Malaj
Antoneta Dhima
Hanit Bonati
Arjan Faso
Ami Kozeli

Korçë
Niko Peleshi
Eslemvera Zake
Ilir Pendavinji
Ilir Topi
Bledi Çomo
Arjan Jaupllari
Besa Spaho
Nertil Jole
Anastasia Zaimit

Shkodër
Xhejms Çela
Onid Bejleri
Majlinda Angoni
Enertil Canaj
Ndriçim Sterkaj
Anila Gjyrezi
Besmir Lesha
Frrok Gjini

Vlorë
Bledar Çuçi
Anila Denaj
Pirro Vëngu
Plator Nesturi
Ardit Bido
Vasil Llajo
Vullnet Sinaj

Lezhë
Ulsi Manja
Ermal Pacaj
Pranvera Skana
Admir Kadeli
Marjeta Nela

Elbasan
Arbian Mazniku
Evis Kushi
Bora Muzhaqi
Ermira Urupi
Taulant Balla
Saimir Hasalla
Adi Qose
Shkëlqim Bullari
Desantila Tahiraj
Ela Toçka
Gert Durda

Durrës
Luan Zaza
Etleva Budini
Klodiana Spahiu
Milva Ekonomi
Edmond Stojku

Kukës
Eduard Shalsi

Dibër
Bledi Klosi
Agron Malaj

Berat
Ervin Demo
Juliana Memaj
Klajdi Qama

Gjirokastër
Mirela Kumbaro
Tërmet Peçi
Alda Zholi
Pirro Dhima
Edjon Maliqi

VIDEO/ Panik për Rey Manaj, humb ndjenjat në fushë pas përplasjes kokë më kokë me kundërshtarin

Rey Manaj ka ngjallur panik në ndeshjen e kampionatit turk, mes Sivasspor dhe Göztepe.

Sulmuesi i Shqipërisë, humbi ndjenjat në fushë në minutën e 3-të, pas një përplasje të fortë kokë më kokë me një mbrojtës kundërshtar.

Pas një krosimi nga e majta, Manaj gjuajti topin me kokë, ndërsa në dyluftim njëri nga mbrojtësit e Göztepe e goditi te koka.

Si pasojë e kësaj, shqiptari humbi ndjenjat në fushë dhe u transportua me urgjencë në spital. Për fat të mirë, Manaj u përmend në ambulancë dhe është i vetëdijshëm.

Për këtë ka reaguar edhe klubi i Sivasspor, që konfirmon se Manaj për momentin është i vetëdijshëm.

“Futbollisti ynë Rei Manaj humbi ndjenjat si pasojë e një përplasjeje me një lojtar kundërshtar në minutën e 3-të të ndeshjes ndaj Göztepe. Pas ndërhyrjes së parë të ekipit tonë mjekësor në fushë, ai është dërguar me ambulancë dhe tashmë është i vetëdijshëm. Pas përfundimit të analizave të nevojshme, informacioni i detajuar për gjendjen shëndetësore të Rey Manajt do të ndahet me publikun. Futbollistit tonë i përcjellim urimet për shërim të shpejtë”, thuhet në njoftimin e klubit turk.

Pas analizave mjekësore, pritet të mësohet më shumë rreth gjendjes së futbollistit shqiptar.

Net Global Sivasspor’da Koray Günter ile girdiği pozisyonda sakatlık yaşayan Rey Manaj, hastaneye kaldırıldı. | #SVSvGÖZ pic.twitter.com/VNhCj8RGYT

— beIN SPORTS Türkiye (@beINSPORTS_TR) March 9, 2025

Nxorri ar*mën e shërbimit pas kamerës së fshehtë, reagon ish-banori i BBVA. Rrjeti kundër videos

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Zebervoki ka reaguar pas rrengut që iu bë ditën e djeshme, i cili mund të kishte sjellë pasoja fatale.

Teksa ai po konsumonte qetësisht një kafe në lokal, tre persona i afrohen nga hiçi dhe i kërkojnë llogari pse ka sharë Gjestin brenda shtëpisë së Big Brother VIP, në kuadër të një kamere të fshehtë.

Gjatë konfrontimit, Zebervoki nxori armën, e kjo gjë u komentua shumë në rrjetet sociale, gjë që ka shtyrë aktorin të reagojë.

Ai ka thënë se ka arritur ta menaxhohë situatën, por edhe që situatat e tilla mund të kenë pasoja të rënda.

Nxori armën pas përplasjes me ‘fansat’ e Gjestit,

Rrengu iu bë nga të rinjtë e Andale.al, një program në Youtube e TikTok, të  cilët po përballen me kritika të pafundme për idenë e rrengut të tyre. Komentusit thonë se kamera e fshehtë është zhvilluar në mënyrë të dhunshme duke justifikuar dhe veprimin e Zebervokit.
Të tjerë komentojnë se të rinjtë e kanë “merituar” reagimin e ish-banorit të BBVA. Në komente ka dhe akuza se Zebervoki ka thyer ligjin duke përdorur armën e tij të shërbimit, në një konflikt që nuk lidhet me punën e tij si polic.
Disa nuk e besojnë fare dhe shprehen se video është e inskenuar duke i quajtur të rinjtë, por edhe Zebervokin “aktorë të dobët”.
Një bebe me Gjestin? Xheneta flet për banorin e BBVA: Narcist!

Xheneta ka folur hapur në lidhje me situatën e saj emocionale me Gjestin.

Në “E Diell” në Top Channel, Xheneta Fetahu iu përgjigj disa pyetjeve nga publiku, që rrotulloheshin rreth saj dhe Gjestit, të cilët më parë kanë pasur një raport dashurie.

Si u ndje Xheneta kur pa që Egli dhe Gjesti u puthën në Big Brother?!

“Nuk kam pse të ndihem as mirë as keq, nëse ata duan të lidhen, suksese”, u shpreh Xheneta.
“Nuk kam pas qëllim të lidhem në Big Brother, jam lidh me të për atë shpirtin e tij fëminor që ka… Jo që i ka ato kritere që unë dua të këtë një mashkull”, tha ajo duke treguar se përse u lidh me Gjestin.

A ka ndryshuar sjellje Gjesti ndaj Eglit pasi pa intervistën e saj në Fan Club?

“Ndonjëherë mendoj se po, ndonjëherë se jo, jam 50/50”, tha ajo.

“Mashtrues, narcist, dhe ka zemrën e mirë”, tha ajo kur u pyet sesi do ta përshkruante Gjestin me tre fjalë.

Pyetjes nëse do të bënte një bebe me Gjestin, ajo tha: Jo!