Aplikacion
Këtë të martë, spektakli në “Big Brother VIP Albania” nisi me largimin e Eglit dhe diskutimin nëse faji për këtë vendim i përkiste Gjestit.
Banorët po jepnin argumentet e tyre se si Gjesti duhej të ishte treguar më i qartë dhe i drejtë me Eglin dhe mesa duket kjo e fundit po ndiqte gjithçka po diskutohej rreth saj.
Egli duket se ka vendosur të reagojë, duke shpërndarë një video gjatë qëndrimit të saj në “BBVA”, ku shfaqet e përlotur si pasojë e një situate të krijuar me Gjestin asokohe.
Përbi videos, Egli shkruan:
“Mendohuni mirë para se të bëni një grua të qajë, sepse Zoti numëron lotët e saj.”

Me këtë frazë, ajo zgjedh të urojë gratë dhe vajzat për 8 Marsin. Egli u largua nga “BBVA” me vendim të produksionin për shkak të gjendjes së saj të rënduar shëndetësore./ Zoom.al
Zbardhen detaje nga ngjarja rëndë në Kamëz ku një 2-vjeçar u përplas për vdekje nga makina pasditen e sotme.
Mësohet se familjarët e të miturit, të tronditur nga ngjarja, fillimisht nuk dhanë informacion të saktë, duke shpresuar se vogëlushi do të shpëtonte duke deklaruar se ishte përplasur nga një automjet në rrugë, pa e identifikuar atë.
Por, policia ngriti një grup hetimor, i cili arriti të identifikojë dhe kapë autorin, Y.M., i cili ishte komshi me familjen.
Gjithashtu u sekuestrua mjeti tip Mercedes-Benz, me të cilin u përplas i mituri.
Njoftimi paraprak i policisë:
Rreth orës 17:30, në Spitalin e Traumës, familjarët kanë dërguar për mjekim një të mitur rreth 2 vjeç, të cilin e ka aksidentuar në Kamëz një automjet me drejtues ende të paidentifikuar.
Si pasojë i mituri ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të rastit.
Sa të rëndësishme janë informatat e inteligjencës amerikane për Ukrainën?Vendimi i Shteteve të Bashkuara për ta kufizuar përkrahjen e Ukrainës me informata të inteligjencës do t’i dëmtojë rëndë aftësitë e Kievit për ta mbrojtur veten kundër Rusisë, por nuk do nënkuptojë fund për përpjekjet e Ukrainës për të luftuar, thonë zyrtarët dhe analistët.
Uashingtoni njoftoi më 5 mars se vendosi kufizime ndaj ndarjes së informatave të inteligjencës me Ukrainën, pasi paraprakisht e kishte pezulluar ndihmën ushtarake për Kievin.
Drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, tha se kufizimet e reja ndaj ofrimit të informatave të inteligjencës burojnë nga shqetësimet e presidentit Donald Trump në lidhje me përkushtimin e homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, ndaj paqes, pas takimit katastrofik mes tyre në Zyrën Ovale javën e kaluar.
Si po i përdor Ukraina informatat e inteligjencës amerikane?
Përmasat, natyra dhe ndikimi i ndihmës së informatave të inteligjencës së SHBA-së për Ukrainën nuk janë bërë të ditura. Po ashtu, nuk është e qartë se deri në çfarë pike është pezulluar ndarja e informatave të inteligjencës, ose në cilat fusha të veçanta po ndodhin pezullimet.
Dy zyrtarë amerikanë të Mbrojtjes i thanë CNN-së më 7 mars se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të ndajnë informata të inteligjencës me Ukrainën për ta ndihmuar në operacionet mbrojtëse, por e kanë “kufizuar” ofrimin e informatave të inteligjencës që mund të përdoret për t’i sulmuar forcat ruse.
Disa ekspertë dhe politikanë që folën për Radion Evropa e Lirë (REL) thanë se Shtetet e Bashkuara po i japin Ukrainës të dhëna kyçe – të mbledhura përmes mbikëqyrjes së sofistikuar satelitore, kapjes së sinjaleve dhe informacionit nga burimet njerëzore – për vendndodhjen dhe lëvizjen e trupave ruse, armëve të rënda dhe sulmeve të tyre të planifikuara.
Maxar, kompania amerikane që ofron imazhe satelitore me rezolucion të lartë, tha për Current Time se klientët e saj ukrainas po përballen me kufizime për t’u qasur në të dhënat që ofrohen nga Shtetet e Bashkuara.
“Maxar ka kontrata me Qeverinë e SHBA-së dhe dhjetëra shtete aleate dhe partnerë në mbarë botën për të ofruar imazhe satelitore dhe të dhëna të tjera gjeospatiale,” tha një zëdhënës i Maxar-it për Current Time.
“Një nga këto kontrata është GEGD, një program i Qeverisë amerikane që ofron qasje në imazhe satelitore komerciale, që janë caktuar dhe grumbulluar nga Qeveria e SHBA-së. Qeveria amerikane ka vendosur t’i pezullojë përkohësisht llogaritë ukrainase në GEGD”, tha ai.
Të dhënat e inteligjencës amerikane ia kanë mundësuar ushtrisë së Ukrainës t’i planifikojë sulmet dhe operacionet e saj, si dhe të marrë paralajmërime në kohë për sulmet ajrore ruse, si dhe sulmet tokësore, thanë ekspertët.
Që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia në shkurt 2022, qytetet ukrainase, përfshirë kryeqytetin, Kiev, janë goditur vazhdimisht nga sulme ajrore.
Roman Kostenko, sekretar i Komitetit Parlamentar të Ukrainës për Sigurinë Kombëtare, Mbrojtjen dhe Inteligjencë, tha se mungesa e informatave jetike të inteligjencës amerikane e vë “në rrezik më të madh” jetën e ushtarëve dhe civilëve ukrainas.
“A mund ta godasim ne [ende] armikun pa informata të inteligjencës së jashtme? Po, sigurisht. Për shembull, mund t’i godasim objektivat e palëvizshme – si një pistë të largët ajrore – që ne tashmë i dimë”, tha Kostenko, ish-komandant ushtarak.
“Por, [ne mbështetemi te inteligjenca amerikane] për të parë në kohë reale nëse atje janë avionë, nëse ata po përgatiten për t’u ngritur për ta sulmuar Ukrainën”, shtoi ai.
Ukraina gjithashtu varet nga të dhënat e SHBA-së për t’i përdorur sistemin raketor të artilerisë me lëvizshmëri të lartë (HIMARS) dhe sistemin raketor taktik ushtarak (ATACMS), të cilat janë ndër sistemet më të avancuara të artilerisë në botë.
Ekspertët thanë për REL-in se pezullimi i ndarjes së informatave të inteligjencës përfshin edhe të dhënat për HIMARS dhe ATACMS, që nënkupton se do t’ia pamundësojnë Ukrainës përdorimin e tyre kundër Rusisë.
Sisteme të avancuara dhe spiunë
Duke e përshkruar inteligjencën amerikane si “superiore” dhe “të pakrahasueshme”, analisti rus i inteligjencës me bazë në Nju Jork, Ruslan Leviev, tha se Shtetet e Bashkuara zotërojnë një rrjet të gjerë satelitësh zbulues, teknologji të avancuar dhe burime financiare shumë më të mëdha për të investuar në aftësitë e tyre të inteligjencës.
“Kur bombarduesit rusë nisen drejt kufirit për të lëshuar raketa, inteligjenca amerikane mund ta zbulojë këtë shumë përpara. [Shtetet e Bashkuara] madje mund t’i përgjojnë komunikimet e brendshme nga Ministria e Mbrojtjes e Rusisë, ku jepen urdhra për të planifikuar fluturime ose për të kryer sulme ndaj objektivave specifikë. Kjo do të thotë se Shtetet e Bashkuara mund të jenë në dijeni të një sulmi edhe përpara se avionët të ngrihen”, tha Leviev për REL-in.
Leviev, themelues i Conflict Intelligence Team, një organizatë e pavarur që heton aktivitetet ushtarake ruse, theksoi gjithashtu se Shtetet e Bashkuara kanë “më shumë aftësi” se çdo vend tjetër për të rekrutuar agjentë në terren.
A mund të mbijetojë Ukraina me më pak të dhëna të inteligjencës amerikane?
Ekspertët dhe politikanët pajtohen se vendimi i Uashingtonit për ta kufizuar ndarjen e informatave të inteligjencës do ta vendosë Ukrainën në pozitë të vështirë dhe më të pafavorshme në luftën e saj kundër Rusisë.
Por, disa ukrainas shpresojnë se vendi do ta mbulojë boshllëkun e informatave të inteligjencës me informata që ia ofrojnë aleatët e tjerë perëndimorë, si dhe me informata nga burimet e veta.
Franca ka thënë se ndarja e informatave të inteligjencës së saj me Ukrainën nuk është prekur nga vendimi i SHBA-së.
Sipas mediave britanike, Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë t’i ofrojë të dhëna të inteligjencës Ukrainës, megjithëse nuk do t’ia pasojë të dhënat e pranuara nga Shtetet e Bashkuara.
Roman Bezsmertniy, ish-ambasador i Ukrainës në Bjellorusi, tha se “nuk është korrekte” t’i atribuohen të gjitha informatat e inteligjencës kritike për operacionet sulmuese dhe mbrojtëse të Kievit “ekskluzivisht agjencive amerikane, veçanërisht inteligjencës operacionale-taktike”.
“Franca, Gjermania, Britania, Italia dhe Kanadaja kanë aftësi të ngjashme për grumbullimin e informatave të inteligjencës. Nuk ka mungesë të informatave të inteligjencës dhe sigurimi i një informacioni të tillë nuk është problem”, tha Bezsmertniy.
Ngjashëm, Mykola Melnyk, ekspert në grupin analitik Leviathan me bazë në Kiev, tha se pezullimi i ndarjes së informatave të inteligjencës nga SHBA-ja nuk është “katastrofë” për Kievin, përderisa ai ka ndihmën e “strukturave mjaft të fuqishme të inteligjencës të vendeve si Britania dhe Franca”.
Megjithatë, shumë ekspertë theksojnë se informatat e inteligjencës, të ofruara nga aleatët e tjerë perëndimorë dhe ato të mbledhur nga vetë Ukraina, nuk mund të krahasohen në përmasa dhe cilësi me ato të Shteteve të Bashkuara dhe mund ta plotësojë vetëm pjesërisht boshllëkun e lënë nga pezullimi i SHBA-së./REL
E rëndë në Kamëz! 2-vjeçari përplaset për vdekje nga makina, zhduket shoferi
Njê aksident i rëndë ka ndodhur në Kamëz ku një 2-vjeçar është përplasur nga makina.
I mitur është dërguar nga familjarët në Spitalin e Traumës rreth orës 17:30 por ska mundur të mbijetojë.
Ndërsa shoferi i mjetit, ende i paidentifikuar, është larguar nga vendngjarja.
Njoftimi i policisê:
Kamëz/Informacion paraprak
Rreth orës 17:30, në Spitalin e Traumës, familjarët kanë dërguar për mjekim një të mitur rreth 2 vjeç, të cilin e ka aksidentuar në Kamëz një automjet me drejtues ende të paidentifikuar.
Si pasojë i mituri ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të rastit.
Ronaldo përballet me sozinë në stadium: Nuk më ngjan, je shumë i shëmtuarCristiano Ronaldo është përballur me një tifoz, i cili ishte sozia e tij përpara ndeshjes së të premtes në Ligën Profesionale të Arabisë Saudite kundër Al-Shabab.
Ronaldo e pa tifozin në turmë i veshur me një fanellë të Portugalisë dhe me të njëjtën model flokësh si superylli i Al-Nassr.
Pa humbur kohë, Ronaldo iu afrua dhe i tha me shaka: “Vëlla, nuk më ngjan, nuk më ngjan, je shumë i shëmtuar”.
Tifozi, i emocionuar, qeshi me komentin dhe u përgjigj: “Ti je më i miri”.
Ronaldo, duke u siguruar që komenti ishte marrë me humor, vrapoi përsëri drejt tifozit dhe i drejtoi gishtin e madh, duke sinjalizuar se ishte një shaka.
Jennifer Lopez dyshon se Ben Affleck e ka tradhtuar me ish-gruan e tij, Jennifer GarnerJennifer Lopez dyshon se Ben Affleck e ka tradhtuar atë me ish-gruan e tij Jennifer Garner, pasi thashethemet po rriten se çifti po ribashkohet.
Sipas Radar Online diva 55-vjeçare po pyet veten nëse afërsia e Affleck me Garner kishte të bënte me prishjen e martesës së tyre.
J-Lo njoftoi ndarjen e saj nga ylli i Armageddon gushtin e kaluar dhe që atëherë aktori ka qenë i pandashëm nga Garner, nëna e tre fëmijëve të tij.
Javën e kaluar, Affleck dhe Garner, të dy 52 vjeç, u panë duke u përqafuar ndërsa merrnin dy nga fëmijët e tyre, Fin, 16 vjeç dhe Sam, 13, për të luajtur paintball në Los Angeles, duke ndezur thashethemet se kanë rindezur marrëdhënien e tyre.
Një burim tha për Radar Online: “J-Lo ka zbuluar se sa kohë ka kaluar Ben me ish-gruan e tij. Ajo e di se të afërt ishin ata, por ndoshta ajo e nënvlerësoi se sa afër janë. Natyrisht, ajo po pyet nëse lidhja e tyre ka ndikuar në marrëdhënien e saj me Ben dhe ndoshta nëse ai e ka tradhtuar ndonjëherë derisa ata ishin bashkë”.
Për të shtuar zhurmën rreth ribashkimit të Garner dhe Affleck, aktorja nuk është parë me të dashurin e saj, John Miller, që nga 20 shkurti.
Zgjedhjet në Kosovë/ Lëvizja Vetëvendosje kërkon përsëritjen e votimit me postë
Në një ankesë drejtuar Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa (PZAP), Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar që të anulohet votimi me postë për zgjedhjet e 9 shkurtit dhe se ky proces të përsëritet.
“Ne po presim prej PZAP-së të vendosë që të anulojë votimin me postë dhe të kërkojë përsëritjen e procesit”, ka thënë Rama për KOHËN.
LVV-ja po pretendon për manipulime të votave me postë nga Lidhja Demokratike (LDK). Gjithashtu, partia fituese e zgjedhjeve pati kërkuar të rishikohen disa fletëvotime me postë që janë shpallur të pavlefshme – diçka për të cilën Komisioni Qendror i Zgjedhjeve votoi kundër.
Jehona Lushaku-Sadriu nga LDK-ja ka thënë se LVV-ja po kërkon përsëritjen e votimit pasi nuk po i ka numrat siç i donte.
“Partia në pushtet paska nisë ankesa për procesin zgjedhor, me qëllim të vazhgitjes së certifikimit. Arsyeja është e thjeshtë: S’po ka numra, ashtu siq donte. E, pra mendësia absolutiste e ‘500K zemrave’ nuk ja doli, e tash turren me kontestu procesin e zgjedhjeve. Është e dukshme që rritja e LDK-së është pengesa kryesore për ta. E po, rritja e LDK-së është vet puna e pandalshme e shumë aktivistëve e bashkatdhetarëve tanë që s’u ndalën asnjëherë”, ka shkruar ajo në Facebook.
KQZ-ja në njoftim të shtunën ka thënë se po pret që të shqyrtohen ankesat e LVV-së e më pas të shpallen rezultatet përfundimtare.
Në votimin me postë, LVV-ja doli e para me 31.963 vota apo 51.57 për qind. E dyta është LDK-ja me 18.933 vota apo 30.55 për qind. PDK-ja e treta ka 5878 vota apo 9.48 për qind, ndërsa koalicioni AAK-Nisma ka marrë 2 mijë vota apo 3.23 për qind.
Sipas rezultateve nga numërimi i të gjitha votava, LVV-ja pritet t’i ketë 48 deputetë, PDK-ja 24, LDK-ja 20 e koalicioni AAK-Nisma tetë./Koha.net
Gratë në Shqipëri po lindin më pak se sa dëshirojnë, faktorët që po ndikojnëMe gjithë ndryshimet ekonomike dhe sociale, shoqëria shqiptare ruan ende vlerat e traditës dhe familjes. Gratë shqiptare duan ende të lindin fëmijë më shumë se sa kanë.
Para gjashtë vitesh, gratë u pyetën se sa ishte numri ideal i fëmijëve që do të donin të lindnin gjatë jetës së tyre. Rezultatet treguan se 100 gra donin të sillnin në jetë së paku 250 fëmijë, një shifër kjo më e lartë se norma e zëvendësimit të prindërve që garanton rritjen natyrore të popullsisë.
Në të vërtetë, këto gra lindën shumë më pak fëmijë se sa dëshironin në idealen e tyre. Gjashtë vite më vonë nga anketa, 100 gra në moshë riprodhimi lindën vetëm 121 fëmijë, as gjysmën e asaj që e konsideronin si ideale më 2018.
Praktikat e vendeve të tjera, që kanë përjetuar rënien normave të fertilitetit para nesh, tregojnë se mjeti më efektiv ishte mbështetja e familjeve të reja të martuara.
Franca është modeli më i mirë në Europë për politikat pro-fertilitetit. Të dhënat zyrtare nga burimet vendase tregojnë se Franca aplikoi lejen me pagesë për gratë që në vitin 2013.
Në vitin 1939, Franca miratoi Kodin e ri të Familjes. Aktualisht rregulloret franceze të pronatalizmit janë ndër më të suksesshmet në Europë.
Ato përfshijnë, ndër të tjera, përfitime financiare për fëmijët, mbështetje financiare për familjet, një shtesë për prindin e vetëm, një shtesë për birësim dhe disa lehtësi strehimi për familjet me tre ose më shumë fëmijë.
Çiftet gjithashtu marrin leje të konsiderueshme gjatë lehonisë, kjo përfshin edhe burrat. Gjithashtu Franca ka një rrjet të gjerë objektesh publike për kujdesin ndaj fëmijëve (një nga më të mëdhenjtë në Europë), duke ofruar kujdes të plotë ditor sapo fëmija mbush moshën dy ose tre vjeç.
Ndërmjet viteve 1995 dhe 1998, Franca shpenzoi 2.3% të Prodhimit të saj të Brendshëm Bruto për familet me fëmijë. Masat bujare franceze pronataliste nuk e kanë rikthyer lindshmërinë në nivelin e zëvendësimit, megjithatë Franca kryeson Europën dhe po ecën më mirë se shumica e vendeve europiane.
Qeveritë konservatore po shtojnë presionin mbi politikat pronataliste. Elon Musk, njeriu më i pasur i botës, tani pjesë e administratës së presidentit Trump në SHBA, e konsideron rënien e lindjeve më të rrezikshme se ndryshimet klimatike. Disa qeveri konservatore në Europë kanë marrë masa për përmirësimin e lindjeve.
Hungaria është e fundit që ka miratuar masa radikale në përpjekje për të trajtuar problemin. Kryeministri Viktor Orban i ka shpallur klinikat e fertilitetit si një sektor strategjik.
Familjeve të reja tashmë u ofrohet një kredi që nuk kanë nevojë ta kthejnë, nëse kanë një fëmijë të tretë. Gratë që kanë katër fëmijë do të përjashtohen nga tatimi mbi të ardhurat për gjithë jetën. Gjithashtu Qeveria konservatore e Polonisë prezantoi pagesa për të nxitur familjet më të mëdha.
Programi i tij “Family 500+” shpërndan 118 euro në muaj për familjet me të ardhura të ulëta për fëmijën e tyre të parë dhe për çdo familje për fëmijët pasardhës.
Në fakt, masat më të suksesshme synojnë t’ua bëjnë jetën më të lehtë nënave që punojnë: zakonisht kur detyrohen të zgjedhin midis rritjes së fëmijëve ose karrierës, gratë kanë zgjedhur të punojnë.
Pas Francës, Suedia vjen e dyta, falë edhe politikave pro familjes, si dhe nxitjes për burrat që të kujdesen më shumë për fëmijët. Politikat kanë treguar se është e mundur të ndryshohet tendenca e normave të ulëta të lindshmërisë.
Gjermania, ku masat për promovimin e lindshmërisë dikur ishin tabu, ka arritur të rrisë normën e lindjeve gjatë dekadës së fundit.
Deri më tani, disa qeveri në Europë kanë shpallur në një “emergjencë kombëtare” nivelet e ulëta të lindjeve, ndërsa të tjera kanë mbyllur sytë. Sido që të jetë, politikëbërësit janë në një situatë të ndërlikuar: politikat e fertilitetit që funksiononin në shekullin XX mund të mos jenë më efektive.
Fatmirësisht ekziston tashmë një grup studimesh demografike dhe politikash familjare që tregojnë se cilat taktika ia vlen të ndiqen dhe cilat jo.
Studimet e fundit tregojnë se aspiratat për të pasur fëmijë nxiten nga besimi social dhe qëndrueshmëria individuale dhe dobësohen nga polarizimi politik dhe vuajtjet e tjera moderne, duke përfshirë edhe ndikimin e mediave sociale.
Pasojat
Faktori demografik, me rënien e lindjeve, emigracionin e lartë të të rinjve dhe plakjen e popullsisë është duke ndikuar negativisht të gjitha aspektet e jetesës në vend. Rënia e lindjeve në një shoqëri si Shqipëria ka pasoja të thella ekonomike, sociale dhe demografike.
Rënia e fortë e lindjeve po ndikon negativisht në strukturën e popullsisë. Të dhënat e Censit 2023 tregojnë se mosha mesatare e popullsisë arriti 42.5 vite duke u rritur me 7 vite nga viti 2011, ku ky tregues ishte 35.5 vjet.
Një në pesë individë (19,7%) janë 65 vjeç e lart, krahasuar me një në nëntë individë (11,3%) në Censin e vitit 2011 dhe 7,5% në Censin e 2001. Tranzicioni drejt një popullsie më të vjetër vihet re edhe në raportet e varësisë.
Raporti i varësisë së të rinjve pësoi rënie në 24,0% nga 30,4% vlerësuar në Censin e 2011, dhe raporti i varësisë së të moshuarve pësoi rritje në 30,4% nga 16,7% në 2011.
Duke analizuar grupmoshën 50-69 vjeç në piramidën e popullsisë, vërehet një zgjerim që përputhet me një periudhë lindjesh midis mesit të viteve 1950-1970. Shqipëria gjatë kësaj periudhe është karakterizuar nga një rritje e normave të lindshmërisë, njohur si “baby boom”.
Pas viteve ’90, normat e ulëta të lindshmërisë dhe trendi në rënie, kombinuar me emigracionin e popullsisë në moshë riprodhuese solli ngushtimin e bazës së piramidës së popullsisë.
Lindshmëria nën nivelin e zëvendësimit prej vitit 2001, rritja e jetëgjatësisë, si dhe migracioni mbeten faktorët kryesorë të plakjes së popullsisë.
Sistemet e pensioneve, ato shëndetësore dhe të mbrojtjes sociale do të përballen me shpenzime të larta në vijim. Me më pak kontribuues në skemën e sigurimeve shoqërore dhe më shumë pensionistë, shteti do të përballet me vështirësi në financimin e pensioneve, duke rrezikuar stabilitetin e skemës.
Më pak lindje do të thotë më pak familje dhe më pak konsum në ekonomi. Kjo ndikon drejtpërdrejt në sektorët si arsimi, tregtia dhe ndërtimi, pasi kërkesa për produkte dhe shërbime bie.
Në vendin tonë, aftësia blerëse është e përqendruar në grupmoshën 20-45 vjeç, pasi kjo ka të ardhurat më të larta dhe për rrjedhojë dhe shpenzimi është më i lartë.
Një popullsi më e plakur priret të kursejë, të mos konsumojë, të mos investojë, të mos marrë kredi. Tkurrja e lindjeve, në anën tjetër, do të çojë në mbylljen e shkollave dhe mbylljen e shërbimeve arsimore Në shumë zona të Shqipërisë, shkollat janë mbyllur për shkak të mungesës së nxënësve.
Në të ardhmen, kjo mund të prekë edhe shërbime të tjera si spitalet dhe transporti publik, duke e bërë jetën më të vështirë në qytete të vogla dhe fshatra.
Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Arsimit referojnë se nga viti shkollor 2012-2013 në vitin shkollor 2021-2022 janë mbyllur 295 shkolla të arsimit 9-vjeçar në të gjithë vendin duke e çuar numrin total të tyre në 1051 nga 1346 që ishte në vitin 2013.
Mbyllja e shkollave ka ardhur në raport të drejtë me rënien e nxënësve, pasi nga 2011 më 2023, INSTAT referon se numri i nxënësve në arsimin 9-vjeçar ka shënuar tkurrje me rreth 30%.
Plakja e popullsisë do ta bëjë më të shtrenjtë kujdesin për të moshuarit. Në një shoqëri tradicionale si Shqipëria, familja luan një rol kyç në kujdesin për të moshuarit.
Me më pak lindje, më pak fëmijë do të jenë në gjendje të kujdesen për prindërit e tyre në pleqëri, duke krijuar nevojë për institucione të posaçme për të moshuarit.
Për shumë të moshuar, jeta do të lehtësohej po të funksiononin azilet, të cilat sot mungojnë në raport me nevojat që ka vendi për këto shërbime.
Njësia e Kombeve të Bashkuara, për çështjet e punësimit (ILO) evidentoi pak vite më parë se popullsia e Shqipërisë po plaket me shpejtësi dhe 91 mijë persona mbi 65 vjeç kanë nevojë për përkujdesje sociale afatgjatë, ndërkohë që vetëm 1.6% e tyre përfitojnë mbrojtje.
Azilet publike mungojnë, ndërsa nismat për hapjen e shtëpive të kujdesit për të moshuarit gjithashtu mungojnë.
Një popullsi e plakur nuk mund të ofrojë stimuj për të rinjtë, duke u bërë kështu shkak për rritje edhe më të fortë të emigracionit. Nëse ky trend vazhdon, Shqipëria mund të përballet me një krizë të thellë demografike dhe ekonomike në dekadat e ardhshme.
Për ta parandaluar këtë, mund të nevojiten politika si mbështetja për familjet e reja, rritja e pagave dhe përmirësimi i cilësisë së jetesës, u shprehën ekspertët dhe demografët.
Sherr me sende të forta mes dy familjeve në Kamëz, vihen në pranga 5 personaPolicia ka arrestuar 5 persona pas një sherri mes dy familjeve në Kamëz.
Në pranga ranë shtetasit me iniciale S. K., 57 vjeç, J. K., 28 vjeç, J. K., 35 vjeç(babai me dy djemtë) G. D., 54 vjeç dhe R. D., 30 vjeç(babë e bir).
Raportohet se në Valias, për motive të dobëta, dy familjet janë konfliktuar me njëri-tjetrin dyshohet me sende të forta.
Njoftimi i policisë:
DVP Tiranë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasit S. K., 57 vjeç, J. K., 28 vjeç, J. K., 35 vjeç(babai me dy djemtë) G. D., 54 vjeç dhe R. D., 30 vjeç(babë e bir), pasi në Valias, për motive të dobëta, janë konfliktuar me njëri-tjetrin dyshohet me sende të forta.
Në vijim të veprimeve u proceduan në gjendje të lirë shtetasit V. K., 55 vjeçe, R. A., 24 vjeç dhe L. D., 53 vjeçe, të përfshirë në konflikt.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
BE: Serbia me sjelljen e saj po e shkel Marrëveshjen e OhritZyrtarë të Bashkimit Evropian thanë, se Serbiame sjelljen e saj në Këshillin e Evropës, është duke e shkelur Marrëveshjen e Ohrit të vitit 2023, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e cila u ndërmjetësua nga BE-ja. Në këtë marrëveshje, mes të tjerash, thuhet se “Beogradit i kërkohet të mos e pengojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare”.
Por, në fund të javës, Kosova, me kërkesë të Serbisë, sërish u la jashtë agjendës për në Komitetin për Çështje Politike dhe Demokraci të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, dhe këtë e bëri të njohur vetë kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq.
“Mirënjohje e madhe për miqtë tanë nga Spanja, mirënjohje e madhe për miqtë tanë nga Partia Popullore Evropiane (EPP), të cilët na ofruan mbështetje në mënyrë që ta kishim shumicën për të arritur ta heqim këtë pikë nga rendi i ditës i komitetit politik të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës”, tha Bërnabiq, para deputetëve të parlamentit serb.
Serbia, vitin e shkuar, kishte formuar edhe një grup punues për koordinimin e aktiviteteve të autoriteteve shtetërore kundër pranimit të Kosovës nëKëshillin e Evropës. Një zëdhënës i Bashkimit Evropian tha të premten (07.03.2025) për mediet në Bruksel se “Serbia qartazi po i shkel detyrimet e saj nga Marrëveshja e Ohrit, e arritur mes saj dhe Kosovës më 2023”.
“Sjellja e Serbisë në Këshillin e Evropës është një shkelje e qartë e detyrimeve të Serbisë nga Marrëveshja e Ohrit. Ky obligim përmendet në nenin 4 të Marrëveshjes, ku flitet për moskundërshtimin e anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare”, tha një zëdhënës i BE-së.
Marrëveshja e Ohrit ligjërisht e detyrueshme si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë
Marrëveshja e Ohrit nuk është nënshkruar nga palët, pasi presidenti serb Aleksandar Vuçiqrefuzoi ta nënshkruante, por BE-ja ngul këmbë se marrëveshja, megjithatë, është ligjërisht e detyrueshme si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë dhe duhet të zbatohet në tërësi.
Në fillim të vitit 2024, Kosova dështoi të anëtarësohet në Këshillin e Evropës, ndonëse kishte shpresa për një shumicë votash, por në fund u kushtëzua për faktin që qeveria e Kosovës nuk e dërgoi për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese draft-statutin e BE-së për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ky ishte edhe kushti kryesor për Kosovën për anëtarësim në këtë organizatë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte pranuar një letër nga presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni, të cilët shprehnin mbështetje për propozimin e draftit të BE-së për Asociacionin dhe jo vetëm për zotimet e Prishtinës, pa hapa konkretë.
“Së pari, projekt-statuti i paraqitur nga përfaqësuesi special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, nuk është thjesht një ‘propozim xhentëlmenësh’. Është një model solid, i hartuar me kujdes me ndihmën e juristëve dhe ekspertëve evropianë, bazuar në praktikat më të mira ekzistuese në Evropë. Ai merr plotësisht parasysh të gjitha vijat tuaja të kuqe si dhe kuadrin kushtetues dhe ligjor të Kosovës. Si i tillë, ai gëzon mbështetjen tonë të plotë. Le të theksojmë edhe një herë se ne nuk duam një Kosovë jofunksionale; Asociacioni nuk është në asnjë mënyrë i krahasueshëm me Republikën Serbe”, thuhej në letrën e tre udhëheqësve evropianë.
Megjithatë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vazhdon të refuzojë ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese për interpretim propozimin e BE-së për Asociacionin, duke thënë se ai është një draft evropian dhe jo i qeverisë së Kosovës. Kurti vazhdon të këmbëngulë që Marrëveshja e Ohrit e vitit 2023 fillimisht duhet të nënshkruhet nga Serbia dhe Kosova si tërësi, dhe pastaj të fillohet me zbatimin e pikave të saj.
Këshilli i Evropës, ku Kosova po synon të anëtarësohet, është organizatë lidere në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe anëtarësimi eventual do t’i ndihmonte Kosovës, mes tjerash, në fushën e sundimit të ligjit dhe luftimin e korrupsionit./DW