Aplikacion
Në Shqipëri, pas përfundimit të shqyrtimit të të gjitha kërkesave, numri i votuesve nga jashtë që mund të marrin pjesë në zgjedhjet e 11 majit, arriti në gati 246 mijë persona. Në total ishin mbi 294 mijë ata që u rregjistruan, por më shumë se 48 mijë kërkesa u refuzuan për shkak të mangësive të ndryshme. Personat të cilëve u është refuzuar kërkesa. kanë të drejtë që të ankimohen në Gjykatën e Tiranës, deri në datën 11 Prill.
Më 9 mars komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të publikojë listën paraprake, dhe emrat e votuesve nga jashtë do të hiqen nga lista e zgjedhësve në Shqipëri. Fleta e votimit do t’u shkojë me postë në banesë, emigrantëve të rregjistruar. Kryekomisioneri i zgjedhjeve Ilirjan Celibashi tha të premten se “deri në fund të javës që vjen pritet të përfundojë procedura e përzgjedhjes së operatorit të shërbimit postar”.
Nëse procesi i miratimit të listave shumemërore ecën sipas afateve të parashikuara, mes datës 8 Prill dhe 16 Prill synohet të përfundojë dërgimi i fletës së votimit dhe dokumentacionit zgjedhor.
Rregjistrimet e zgjedhësve nga jashtë vendit, tejkaluan pritshmëritë fillestare si të Komisionit Qendror të zgjedhjeve ashtu dhe të vetë partive politike. Kërkesat kanë qenë nga më shumë se 100 shtete të ndryshme të botës, por mbi 60 përqind e emigrantëve të rregjistruar janë nga Italia (mbi 91 mijë) dhe Greqia (mbi 68 mijë), ku jetojnë dhe komunitetet më të mëdha. Në vend të tretë me mbi 25 mijë kërkesa janë emigrantët nga Gjermania, të pasuar nga pak më shumë se 20 mijë nga Shtetet e Bashkuara.
Sipas parashikimeve ligjore, vota e migrantëve do të llogaritet në qarkun ku ata kanë residencën në Shqipëri. Më shumë se 52 mijë votuesë të rregjistruar i përkasin Tiranës, e pasuar nga Fieri me mbi 32 mijë votuesë nga jashtë dhe Elbasani e Durrësi me pak më shumë se 25 mijë votues nga jashtë.
Andi Bushati: Përse i rashë me grusht tavolinës dhe u largova nga studio e emisionit “Të paekspozuarit”Nga Andi Bushati
Këtë mëngjes kur hapa celularin, u gjenda përballë një vërshimi jo normal mesazhesh që lidheshin pohuajse të gjitha me episodin e pakëndshëm të largimit tim nga emisioni “Të Paekspozuarit” i Ylli Rakipit.Disa, duke më nisur dhe sekuencën video të programit më qanin hallin për pozitën e mjerueshme ku kisha përfunduar, pa u lënë të shpreh një mendim të vetëm, për gati gjysëm ore të plotë. Të tjerë më fshikullonin për gjaknxehtësinë e largimit nga studioja dhe për fjalorin e përdorur teksa bëja këtë veprim.
Një palë e tretë më justifikonin duke më ngushëlluar se askush nuk ka pse qëndron si trung në një arenë, ku logjika është e dënuar të vritet me çdo kusht, nga histeria e britmave populiste.
S’do të isha marrë fare me këtë incident banal, nëse rrethanat që e pollën atë nuk do të kishin qenë thelbësisht të rëndësishme. Në tryezë ishim mbledhur për të diskutuar një ngjarje të mbështjellë me aureolën e një skandali: Daljen e dokumentit se SPAK kishte vënë nën përgjim një anëtar të një Gjykatës Kushtetuese, për një çështje ku Prokuroria e Posatçme ishte vetë palë: atë akuzuarit për krime të rënda, Pëllumb Gjoka.
Tema qëndrore ishte a do përdoreshin përgjimet e SKY ECC për ta mbajtur atë në burg, apo ato nuk do të konsideroheshin si prova, duke i hapur kështu udhën e pafajsisë, shumë kriminelëve dhe politikanëve të kapur në rrjetën hetuesve francezë dhe belgë. Pra çështja ishte e një rëndësie të veçantë. Nisur nga kjo, SPAK, për të cilin këto të dhëna janë tejet të rëndësishme për një sërë procesesh të mëdha, dyshoi me të drejtë se mund të ketë pasur presion nga bandat dhe nga politika për ti zhbërë të dhënat e nxjerra nga telefonët e kriptuar. Ata pretendojnë që kanë pasur indicie se njerëz të fuqishëm kanë tentuar të korruptojnë gjyqtarin Gent Ibrahimi, prandaj kanë vendosur ta përgjojnë atë, për 15 ditë, në periudhën midis marrjes së vendimit 8-0 kundër Pëllumb Gjokës, pra lënies së tij në burg dhe kohës që duhej për të arsyetuar këtë vendim.
Një nga argumentet e dyshimit të fortë të SPAK është se Kushtetuesja duhet ti zbardhë vendimet brenda treidhjtë ditësh dhe ndërkohë e ka kapërcyer këtë periudhë një mujore.
Kjo është pak a shumë ngjarja e kompikuar e përmbledhur në mënyrën më të divulguar të mundshme.
Lidhur me të duhet të shprehesha edhe unë, pasi kisha dëgjuar me durim të gjithë parafolësit, përfshirë dhe drejtuesin e emisionit, që i jepnin të drejtë veprimit të SPAK. Personalisht nuk isha krejtësisht kundër atyre që ishin thënë plot zell dhe pathos për punën e “heronjve të fëmijëve tanë”. Edhe në mendjen time vërtitej dyshimi se SPAK mund të kishte të drejtë, pasi presioni politiko-financiar i grupeve kriminale për të bërë të pavlefshme malin me përgjime të gjendur në Sky ECC, do të ketë qenë i pa imagjinueshëm.
Por bashkë me këtë bindje që e ndaja njësoj me të tjerët, doja të shprehja edhe disa dyshime që mendoj se përbëjnë ADN e çdo gazetari që ka vendosur të mos shërbejë si papagalli i askujt. Pra nuk doja të kundërshtoja askënd, thjeshtë të ngrija disa pyetje si psh:
A mundet një prokuror, që para gjykatësit, formalisht, është në pozitë të barabartë edhe me kriminelin më të madh, të ketë një pozitë të avantazhuar duke përgjuar arbitrin që do të vendosë në procesin ku ai është palë? Pra, ndonëse dihet se kush është Pëllumb Gjoka, a e ka të drejtën edhe ai për një proces të barabartë dhe të drejtë, ku prokurori mos ketë në dorë armën e shantazhimit të gjyqtarit?
Mbrojtësit e SPAK thonë se ai ka vepruar brenda ligjit, po a duhet ta pranojmë kaq lehtësisht një akt përgjimi të vendosur nga një prokuror pa vendim gjykate? A mos kanë vallë të drejtë ata thonë se pas 24 orësh këtë gjë duhet ta validonte gjykata?
SPAK sjell si argument se zbardhja e arsyetimit nga kushtetuesja u vonua përtej afatit 30 ditor, duke lënë të kuptohet se ketu mund të dyshohet për korupsion. Po në sa raste të tilla ka vepruar kjo gjykatë kështu? A nuk janë zbardhur edhe vendimet për Berishën apo Kodin zgjedhor shumë më vonë se afati i parashikuar. A mos duheshin vënë edhe këtu gjykatësit kushtetues nën përgjim?
Dhe së fundi, tani gjithçka ka përfunduar dhe vlefshmëria e malit me fakte të Sky ECC nuk është zhbërë, a duhet ta dimë se cila qe indicia që e vuri nën përgjim Gent Ibrahimin?
Pa e pasur këtë transparencë nga ana e SPAK, pa e ditur se cilat qenë rrethanat e ngjarjes, personat që ndërhynë dhe paratë që u premtuan për të infuencuar një vendim të rëndësishëm gjykate, pra pa u ditur të gjitha këto që çuan në këtë vendim ekstrem për përgjimin e Ibrahimit ne nuk mund të mbërrijmë në konkluzionin se cili ka të drejtë. Unë përpiqem të mos bëj pjesë tek ata gazetarë që nxjerrin konkluzione pa ditur provat. Dhe pa qenë në djeni të tyre nuk mund të thoja nëse SPAK kishte vepruar në mënyrë korekte dhe legjitime apo thjeshtë e kishte përdorur të gjithë këtë si shantazh për të marrë vedimin që i duhej?
Kaq doja të thoja. Këto dilema u mundova të ngrija, më kot. Por në një atmosferë të kapluar nga histerizmi kjo u bë e pamundur. Pse? Sepse derejtuesi i emisionit shpalosi devizën: më mirë të përgjojë SPAK-u se sa të fitojnë kriminelët. Sepse në krah kisha një kolege që rekej të përligjte normalitetin e përgjimeve pa vendim gjykate. Sepse përballë gjendej një politikan, që arsyetonte se për të mbrojtur SPAK-un nuk kishte nevojë që të dinte faktet që dispononte prokurori, pasi midis Prokurorisë Speciale dhe Kushtetueses ai personalisht kishte vendosur ti besonte të parës.
‘Kjo mendësi prej kasapësh në mbrojtje të “heronjve të fëmijëve tanë” me mbështetje të gjërë në sondazhet popullore, ma bëri të pamundur qoftë dhe artikulimin minimal të dilemave që me shqetësonin. E në këto kushte i rashë me grusht tryezës dhe u largova.
Por ky akt gjaknxehtësie, që mund të marrë shumë më tepër klikime sesa një shqetësim racional, në botën efemere të rjeteve sociale, është krejtësisht i papërfillshëm në raport me mendësinë që u bë shkas për provokimin e tij. Dhe kjo mendësi buron nga prirja populiste që po mbizotëron në pjesën dërrmuese të studiove televizive për tu konformuar me atë që del e pëlqyer në sondazhe.
Natyrisht unë jam i ndërgjegjshëm se një pjesë e madhe e publikut e sheh SPAK-un si një instrument hakmarrjeje. Të vjedhur, të nëpërkëmbur e të padëgjuar për tre dekada, instikti i tyre i revanshit përkëdhelet sa herë që dëgjojnë për izolimin e Berishës, rrëmbimin si bandit të ish presidentit dhe plasjen e tij në burg, rrënien dramatike të “zdromsit” të Tiranës dhe denigrimin e tij përmes publikimit të faturave marramendëse të mbathjeve dhe sytjenave që ka blerë e shoqja.
Por duke e kuptuar këtë, vijoj të këmbëngul se para se të konformohet me instiktet e hakmarrjes, një gazetar duhet të kërkojë faktet, një vëzhgues i ndershëm dhe neutral duhet të ketë qëllim të vërtetën, një njeri me formim intelektual duhet të shtrojë pyetjen se ç’do të pjellë më pas kjo dallgë populizmi.
Këto shqetësime po vriten me heshtje dhe po bien pre e një censure të pandërgjegjshme në arenën e debatit tonë publik. Prandaj për ti bërë ato qoftë edhe sadopak të dëgjueshme nganjëherë duhet ti biesh me grusht tryezës. Apo qoftë dhe të largohesh prej saj kur të pranishmit janë të pa interesuar ti thërresin në ndihmë arsyes.
Titulli i origjinalit: Populizëm shumë, fakte aSPAK
Zbulohen 8 emoji të reja për përdoruesit e iPhonePavarësisht nëse bëhet fjalë për një shkelje syri apo një kauboj që buzëqesh, mund të duket sikur ekziston tashmë një emoji për çdo situatë të mundshme.
Por çuditërisht, tani ka edhe më shumë dizajne të tjera. Apple ka zbuluar tetë emoji të reja që po vijnë zyrtarisht në iPhone si pjesë e përditësimit iOS 18.4.
Ndërsa ato janë të disponueshme vetëm në ‘beta’ tani për tani, këto simbole të reja duhet të shpërndahen për të gjithë kur përditësimi i plotë të lëshohet në fund të marsit ose në fillim të prillit.

Në përditësimin, përdoruesit do të jenë në gjendje të dërgojnë një gjurmë gishti shumëngjyrësh, ngjyrë vjollce të ndezur ose flamurin e ishullit Sark.
Ata gjithashtu do të jenë në gjendje të diskutojnë rreth kopshtarisë me emoji-t e rinj pa gjethe, me perime me rrënjë dhe me lopatë, ose të ndajnë anën e tyre muzikore me emoji-t e rinj.
Habit Trump: Më lehtë merrem me Putin sesa me ZelenskynDonald Trump ka thënë se e ka më të lehtë të punojë me Rusinë sesa Ukrainën, disa ditë pasi administrata e tij ndërpreu ndihmën ushtarake dhe inteligjencën për Kievin.
“Po e kam më të vështirë, sinqerisht, të merrem me Ukrainën . Dhe ata nuk i kanë kartat”, u tha Trump gazetarëve në Zyrën Ovale të premten. “Për sa i përket arritjes së një zgjidhjeje përfundimtare, mund të jetë më e lehtë të merresh me Rusinë”.
I pyetur nëse Putin po përfitonte nga pauza në ndarjen e inteligjencës amerikane dhe ndihmën ushtarake për Ukrainën, Trump u përgjigj: “Unë në fakt mendoj se ai po bën atë që do të bënte kushdo tjetër”.
Zyrtarë të lartë amerikanë dhe ukrainas planifikojnë të takohen në Arabinë Saudite javën e ardhshme, ndërsa Volodymyr Zelenskyy dhe këshilltarët e tij kërkojnë të “ringjallin” marrëdhëniet me SHBA-në pas një samiti të dështuar në Zyrën Ovale, gjatë të cilit Trump i tha Zelenskyy-t se po luante bixhoz me Luftën e Tretë Botërore.
Ndërkohë Rusia ka nisur një sulm masiv me dron dhe raketa ndaj objekteve energjetike të Ukrainës këtë të premte në vazhdën e vendimit të SHBA-së për të ndalur shkëmbimin e inteligjencës me Ukrainën që e kishte ndihmuar atë priste sulmet ajrore.
Të përqafuar dhe në lot/ Dalin pamjet e Eglit dhe Gjestit para se banorja të largohejNë një promo të publikuar nga faqja zyrtare e Big Brother VIP Albania, u shfaq një moment emocional përpara largimit të Eglit nga shtëpia ndërsa përshëndetet me Gjestin.
Momenti shënon një tjetër kulm të situatës që ka përjetuar banorja gjatë qëndrimit të saj në shtëpi.

Egli ka kaluar një periudhë të vështirë emocionale, e cila është përshkruar si shumë e rënduar edhe nga jashtë.
Produksioni tha se banorja po largohej për arsye shëndetësore pa specifikuar se çfarë kishte ndodhur.
Më shumë detaje do të bëhen të ditura në Prime-n e së shtunës. Brenda shtëpisë disa prej banorëve kanë hedhur akuza ndaj Gjestit, si shkaktar për gjendjen e saj emocionale.
Zbardhet axhenda/ Diplomatja europiane e zgjerimit viziton TiranënKomisionerja e Bashkimit Europian për zgjerimin, Marta Kos do të vizitojë Tiranën.
Gjatë qëndrimit në kryeqytet diplomatja europiane do të zhvillojë disa takime, fillimisht me presidentin Bajram Begaj më pas me kreyministrin Edi Rama.
Pas bisedimeve, komisionerja e zgjerimit dhe shefi i qeverisë do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.
Më tej, sipas axhendës Kos do të vijojë me një konferencë në Kolegjin Evropian me temë “Zgjerimi i BE dhe Ballkanit Perëndimor”.
Kos do të takohet gjithashtu me kryeparlamentaren Elisa Spiropali, nënkryetarin e kuvendit, deputetin e Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj, kryetaren e komisionit parlamentar për Integrimin, deputeten Jorida Tabaku dhe kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.
Nga qelia, Veliaj me mendjen të gratë dhe vajzat: Nesër i keni biletat e autobusit falasEdhe pse pothuaje prej një muaji në burg, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj duket se nuk ka harruar 8 Marsin, festën e gruas.
Në reagimin e rradhës nga qelia, ai thotë se i ka lënë porosi stafit të tij që nesër gratë dhe vajzat të mos paguajnë biletë nëse udhëtojnë me urban.
“Nesër është 8 Marsi dhe u lashë porosi kolegëve të Bashkisë që, të gjitha nënat, zonjat, dhe vajzat, të cilat i japin çdo ditë kaq shumë nga dashuria, përkushtimi dhe këmbëngulja e tyre qytetit, të udhëtojnë FALAS në të gjitha linjat e transportit urban të Bashkisë së Tiranës. Faleminderit për punën tuaj të jashtëzakonshme!- shkruan Veliaj.
Ky i fundit po qëndron në parabugrimin e Durrësit që prej datës 10 shkurt kur u vendos në pranga ndërsa përballet me akzuën për korrupsion pasiv, aktiv, fshehje të pasurisë si dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.
Akuzë e re ndaj P Diddyt/ “Detyroi punonjësit të përfshiheshin në akte sek*suale, dhe i kërcënoi me vendin e punës”Prokurorët kanë ngritur një aktakuzë të re ndaj reperit amerika P Diddy vetëm dy muaj përpara se ky i fundit të dalë në gjykatë për akuza të tjera që lidhen me dhunë dhe trafikim seksual.
“Diddy” Combs është akuzuar për dhunë fizike dhe abuzim seksual edhe ndaj punonjësve të tij.
Aktakuza tregon se Combs dhe bashkëpunëtorët e tij të afërt, kanë mbajtur në kushte të papërshtatshme punonjësit, duke i kërcënuar ata se do të humbnin vendin e punës apo do të përballeshin me pasoja të tjera.
Kushtet përfshijnë orët e gjata në punë, pagjumësinë, dëmin fizik, psikologjik, prishjen e reputacionit etj…
Në aktakuzë thuhet gjithashtu se P Diddy ka detyraur në disa raste punonjësit të përfshiheshin në akte seksuale kundër vullnetit të tyre.
Avokati i Combs ka mohuar akuzat, duke theksuar se ai mezi pret të paraqitet në gjykatë për të dëshmuar pafajësinë e tij. Sipas avokatit, shumë ish-unonjës janë bërë gati për sëshmitë e tyre dhe do të jenë mbështetës ndaj Diddyt.
E pabesueshme/ Distria Krasniqi mund në 26 sekonda xhudisten serbe (VIDEO)Sportistja nga Kosova, Distria Krasniqi ka shkëlqyer në Grand Prix të Linzit.
Kampionia olimpike ka arritur me sukses të kualifikohet në gjysmëfinale në kategorinë deri në 52 kilogramë.
Në çerekfinale, Distria dhuroi spektakël duke eliminuar për jo më shumë se 26 sekonda xhudisten serbe, Nikolina Nisavic.
View this post on Instagram
Megjithëse nuk mundi të arrinte në finale, pamjet e ndeshjes së Distria Krasniqit me xhudisten serbe kanë bërë xhiron e rrjetit duke ngritur peshë zemrat e shqiptarëve.
Si ndikon plakja tek aftësia për t’u përqëndruarAshtu siç mund të mos vraponi më aq shpejt siç bënit kur ishit të rinj, ashtu edhe aftësia për të mësuar, mbajtur mend dhe për të zgjidhur probleme, ngadalësohet me moshën.
Ju mund ta keni më të vështirë të mbani mend ose të përqendoheni në dy ose më shumë aktivitete njëkohësisht.
Këto ndryshime ndikojnë në aftësinë tuaj për t’u përqëndruar, kështu që ju mund ta gjeni veten duke u shpërqendruar më lehtë se sa ishit kur ishit më i ri.
AgroWeb.org në bazë të të dhënave, iu njeh më poshtë me ndikimin që ka mosha në aftësinë njohëse të trurit.
Çfarë ndodh me trurin tuaj kur plakeni?
Një shembull i thjeshë është humbja e dëgjimit që shpesh ndodh kur plakeni. Kjo gjë e bën më të vështirë dallimin e të folurit në një mjedis të zhurmshëm.
Meqenëse dëgjimi kërkon më shumë përqëndrim, edhe humbja e lehtë e aftësisë për t’u përqëndruar mund të ndikojë në të kuptuarit e të folurit.
Shumica e njerëzve fillojnë të vërejnë ndryshime gjatë moshës 50 dhe 60 vjeçare.
Edhe pse këto ndryshime mund të shkaktojnë tronditje, shumica e problemeve të lidhura me moshën dhe kujtesën nuk burojnë nga ndonjë një sëmundje e trurit siç është sëmundja e Alzheimerit.
Në vend të kësaj, mund të jetë thjesht një shpejtësi më e ngaldaësuar e përpunimit të informacionit si rezultat i përqëndrimit të ulët.
Edhe pse funksioni i trurit juaj mund të ngadalsohet, aftësia juaj për të kuptuar dhe për të formuar argumente ose gjykime të arsyeshme mbetet e paprekur.
Shumë nga këto probleme janë të kthyeshme dhe shumë prej tyre lidhen edhe me cilësinë e gjumit.
Gjithashtu edhe ndryshimet strukturore që ndodhin në trurin tuaj kur plakeni mund të shpjegojnë disa nga këto zhvillime.
Rajonet e trurit si të përfshira në përpunimin e kujtesës, pësojnë ndryshime anatomike dhe neurokimike me kalimin e kohës.
Prandaj ju duhet më shumë kohë për të përthithur, përpunuar dhe mbajtur mend informacionin e ri.
Humbja natyrale e receptorëve dhe neuroneve që ndodh gjatë plakjes, mund ta bëjë më të vështirë përqendrimin.
Prandaj, jo vetëm që përthithni më ngadalë një informacion të ri, por gjithashtu mund të keni më shumë probleme për ta rikujtuar.
Shumë njerëz mësojnë si t’i kompensojnë këto ndryshime duke bërë përpjekje për t’u përqëndruar tek informacionet e reja që përpiqen të mësojnë./AgroWeb.org