zoom

Day Archive“Duhet të merrni vendime të vështira”/ Shenjat e horoskopit që do të përballen me sfida gjatë marsit

Virgjëresha

Kjo lidhje ndikon drejtpërdrejt tek ju, si një shenjë e sunduar nga Mërkuri, ajo fokusohet veçanërisht në marrëdhëniet tuaja personale dhe profesionale. Nëse ka diçka që keni shmangur të përballeni, kjo është koha e duhur për ta bërë atë.

Ka mundësi që të kuptoni se një marrëdhënie, qoftë romantike apo miqësore, nuk ka një themel të fortë dhe do t’ju duhet të merrni vendime të vështira. Nëse jeni në një marrëdhënie toksike, do të kuptoni se është koha për t’u larguar.

Mund t’ju duhet gjithashtu të vendosni kufizime të rrepta për partneritetet që ju bëjnë presion. Edhe pse muaji mund të jetë kërkues emocionalisht, në fund do t’ju ndihmojë të qartësoni marrëdhëniet tuaja dhe të përqendroheni në ato që janë vërtet të vlefshme.

Shigjetari

Lidhja Mërkur-Saturn nxjerr në pah çështjet që lidhen me shtëpinë dhe familjen. Ky ndikim do të thotë se do t’ju kërkohet të merreni me çështje të vjetra ose përgjegjësi familjare që do të ndryshojnë ekuilibrin në marrëdhëniet tuaja.

Mund t’ju duhet të merrni më shumë përgjegjësi brenda mjedisit familjar. Mund të zbuloni diçka nga e kaluara që do t’ju shqetësojë ose do të përmbysë atë që dini. Nëse jetoni me familjen tuaj, mund të ndiheni të kufizuar dhe të pyesni veten nëse është koha për t’u bërë i pavarur.

Saturni ju bën thirrje të vendosni kufij dhe të merrni vendime që do t’ju ofrojnë më shumë stabilitet dhe siguri.

Peshku

Lidhja e Mërkurit me Saturnin sjell një nevojë të fortë për t’u përballur me realitetin. Do ta gjeni veten përballë vendimeve që kërkojnë përgjegjësi dhe një qasje më serioze ndaj jetës suaj. Ka mundësi që të kuptoni se disa ëndrra apo plane që keni pasur nuk janë aq reale sa keni menduar dhe do t’ju duhet t’i rishikoni ato.

Mund të ndjeni presion nga detyrimet që i kishit neglizhuar ose injoruar, por tani do t’ju duhet t’i merrni ato plotësisht. Ju mund të dëshironi të vendosni kufizime të rrepta për njerëzit që ju shfrytëzojnë emocionalisht.

Edhe pse kjo periudhë do të jetë kërkuese emocionalisht, do t’ju ofrojë mundësinë për të bërë zgjedhje më të pjekura dhe të qëndrueshme për të ardhmen tuaj.

Mandat arresti për 2 deputetë? SPAK mohon t’i ketë bërë kërkesë Kuvendit

Dy deputetë, një i Partisë Socialiste dhe një i Partisë Demokratike, drejt arrestimit?

Struktura e Posaçme Antikorrupsion i mohoi këto zëra që qarkullojnë ditëve të fundit, përmes një reagimi zyrtar për emisionin “Opinion”.

Sipas disa mediave online, SPAK ka dorëzuar kërkesë në Kuvendin e Shqipërisë për të hequr imunitetin e deputetit për dy figura të rëndësishme të politikës, Taulant Ballën dhe Flamur Nokën. Heqja e imunitetit do të hapte rrugën e arrestimit të tyre më pas.

Por SPAK, në reagimin e lexuar nga gazetari Blendi Fevziu, mohoi vërtetësinë e këtij lajmi.

“SPAK mohon që të ketë dërguar kërkesë. Lajmi që po qarkullon se në Kuvend është dërguar kërkesë për heqjen e imunitetit/mandatit të filanit dhe filanit është “fake news”. Gjithashtu Kuvendi thotë që nuk na ka mbërritur asnjë kërkesë nga SPAK deri tani. Ky është konfirmimi zyrtar nga dy institucionet”, tha Blendi Fevziu në studio./ Zoom.al

VIDEO/ Andi Bushati braktis studion: Ik o p*rdhu

Analisti Andi Bushati u detyrua, si rrallëherë, të braktisë studion televizive ku ishte i ftuar, mbrëmjen e kësaj të enjteje.

Bushati po përpiqej të shprehte mendimin në emisionin “Të Paekspozuarit” për historinë e Pëllumb Gjokës dhe betejën e këtij të fundit me drejtësinë, përballë gazetareve Klodiana Lala e Ola Xama.

Por, ndërhyrjet e shpeshta të të ftuarve të tjerë gjatë fjalës së tij sollën një reagim të pazakontë. Pasi përplasi tavolinën, Bushati u çua dhe duke u larguar shprehu hapur pakënaqësi ndaj drejtuesit të emisionit, Ylli Rakipit, për mënyrën e menaxhimit të debatit.

I zënë ngushtë, drejtuesi i emisionit Ylli Rakipi kërkoi  ndërprerjen e emisionit me një hapësirë publicitare, si zgjidhje për situatën e paprecedentë.

Andi Bushati: Ta mbaroj apo ta dhj*s…

Ylli Rakipi: Lëre, lëre, o Bushat…

Andi Bushati: Me kor histerizmi nuk flas dot. Ik o p*rdhu.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by zoom.al (@zoom.al)

Kjo nuk është hera e parë që të ftuarit ikin nga studioja e Ylli Rakipit, për shkak të mosmenaxhimit të duhur të emisionit./ Zoom.al

Dyshime se u helmuan nga ilaçi i minjve/ Mrekulli në Shkodër, shpëtojnë 7-vjeçarja dhe nëna shtatzënë

Vajza 7-vjeçare dhe nëna e saj shtatzënë, që dyshohet se u helmuan nga ilaçi kundër minjve në Shkodër, kanë kaluar rrezikun për jetën.

E mitura ishte prej 10 ditësh në terapi intensive në QSUT, në gjendje kritike për jetën.

Ajo u dërgua me urgjencë në spital, pasi shfaqi të njëjtat shenja si vëllai i saj 3-vjeçar që humbi jetën në spitalin e Shkodrës.

Së bashku me fëmijët, shenja helmimi kishte edhe nëna e tyre shtatzënë.

Kjo e fundit, pas trajtimit mjekësor, ka kaluar komplikacionet shëndetësore dhe ka sjellë në jetë fëmijën e tretë.

Stafi mjekësor konfirmon se familjes i është shtuar një tjetër vajzë./ Zoom.al

SHBA ndërpret ndihmat për Afrikën e Jugut

Departamenti i Shtetit ka urdhëruar një pauzë të menjëhershme për shumicën e ndihmës së huaj amerikane për Afrikën e Jugut, duke zbatuar zyrtarisht një urdhër ekzekutiv të diskutueshëm nga Donald Trump.

Direktiva, e lëshuar të enjten, zbaton Urdhrin Ekzekutiv 14204 që synon ato që administrata i quajti “veprime skandaloze” nga Afrika e Jugut. Ai urdhëron të gjitha entet e departamentit të shtetit të pezullojnë menjëherë disbursimet e ndihmës, me përjashtime minimale.

“Për të zbatuar në mënyrë efektive OE 14204, të gjitha zyrat, zyrtarët dhe misionet do të ndalojnë të gjitha detyrimet dhe/ose shpërndarjen e ndihmës për Afrikën e Jugut”, thuhet në kabllogramin, të nënshkruar nga sekretari i shtetit, Marco Rubio.

Ky vendim vjen pas një rivlerësimi më të gjerë të ndihmës së huaj të SHBA-së, që ndaloi disa ndihmë të huaja në pritje të shqyrtimit.

Miliarderi me origjinë nga Afrika e Jugut, Elon Musk, një super-aleat i Trump, i cili kryeson ekipin e efikasitetit të qeverisë së administratës dhe ka dënuar atdheun e tij për “politikat haptazi raciste”, shihet gjerësisht si ndikim në qëndrimin e administratës ndaj një vendi ku afrikano-jugorët e bardhë, vetëm 7% e popullsisë, ende kontrollojnë në mënyrë disproporcionale pjesën më të madhe të tokës./ The Guardian

Meteorologia tregon kur do të rikthehen reshjet e shiut

Meteorologia Lajda Porja bëri parashikimin e motit për ditët në vijim.

Sipas saj, në fundjavë do të vazhdojë të dominojë moti me diell dhe temperatura të larta.

Ndërsa në ditët e para të javës së ardhshme do të rikthehen reshjet e shiut. Megjithatë, termometri do të vazhdojë të regjistrojë temperatura të larta.

“Diell dhe temperatura të larta sot. Maksimumet ngjiten në 22 apo mbi 22 gradë celcius dhe qytetet më të nxehta për ditët e sotme janë Shkodra, Elbasani, por edhe Berati. Edhe pjesa tjetër e shtrirjes perëndimore do të shënojë temperatura mjaft të larta në mesditën e sotme, nga 19-21 gradë celcius. Çfarë do të ndodhë në për 5 ditët në vijim.

Mbetet edhe dita e premte në kushtet e motit të kthjellët. Kemi një tjetër rritje të vlerave termike në orët e para të mëngjesit. Ngjitet minimumi në zonat malore në 4 gradë celcius. Ndërsa në zonat e ulëta e bregdet minimalet do të ngjiten nga 10-12 gradë celcius. Maksimumi qëndron rreth 22 gradë celcius.

E shtuna e në vijim, kryesisht fundjava do të ketë shtim të vranësirave në territor. Reshje nuk ka për fundjavën. Megjithatë nga e premtja deri të djelën termometri luhatet nga 4 deri në 21 gradë celcius. E marta do të sjellë reshjet, fillimisht në veri e më pas në të gjithë territorin. Megjithatë termometri qëndron në vlera të larta”, tha meteorologia Porja.

Egli doli nga shtëpia/ Vëllai i Madh tjetër njoftim të rëndësishëm për banorët

Vëllai i Madh dha një tjetër njoftim të rëndësishëm për banorët, pasi njoftoi se Egli Tako ka lënë shtëpinë për arsye shëndetësore.

Për banorët e tjerë, që vijojnë ende garën, mbërriti një zarf, që mbante vendimin e Big Brother për të anuluar televotimin e javës.

“Anulohet televotimi! Vendimi si shkak i largimit të Eglit nga gara për arsye shëndetësore”, shkruhej në njoftimin zyrtar të Big Brother.

Egli Tako doli përfundimisht nga shtëpia pasditen e kësaj të enjteje. Në shumë situata të krijuara brenda në shtëpi, veçanërisht në raport me Gjestin, ajo shpeshherë është parë në gjendje të rënduar psikologjike, madje ka pranuar se ishte rikthyer tek antidepresantët.

Edhe thirrjet e ndjekësve për produksionin për ta nxjerrë jashtë Eglin dhe për t’i dhënë ndihmën e nevojshme mjekësore kanë qenë të vazhdueshme./ Zoom.al

Paqe me Ukrainën? Flet Vladimir Putin

Situata gjeopolitike vazhdon të jetë e tensionuar.

Presidenti amerikan, Donald Trump është angazhuar për të gjetur një rrugë që lufta mes Rusisë dhe Ukrainës të marrë fund.

Por përpjekjet e deritanishme kanë shkaktuar më shumë tension, me takimin e fundit Trump-Zelensky që u zhvillua në Shtëpinë e Bardhë dhe që nuk pati rezultatet e dëshiruara.

Pas zhvillimeve të fundit, presidenti rus, Vladimir Putin ka bërë të qartë se Rusia nuk do të falë asgjë në marrëveshje.

“Ne nuk duam asgjë që i përket të tjerëve, por nuk do të japim asgjë që na takon neve. Ne kemi nevojë për opsionin që do të siguronte zhvillimin e qëndrueshëm të vendit tonë në kushte paqeje dhe sigurie”, tha Putin.

Mediat e huaja kanë raportuar se të angazhuara për marrëveshjen e paqes janë edhe Franca së bashku me Britaninë. Krerët po hartojnë një draft, fillimisht për armëpushim afatshkurtër, që pritet t’i dorëzohet në ditët në vijim Donald Trump./ Zoom.al

Me kryq në ballë/ Sekretari amerikan i Shtetit i çudit të gjithë me daljen e tij në ekran

Dalja e fundit në ekran e Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio ka shkaktuar habi dhe reagime në rrjet.

Në një intervistë për televizionin Fox News, ai u shfaq me kryq në ballë, ndërsa u pyet për fjalimin e presidentit Donald Trump në Kongres, luftën në Ukrainë dhe situatën në Lindjen e Mesme.

Por çfarë domethënieje ka kryqi që mbante të vizatuar në ballë Rubio?

Kjo shenjë bëhet në nder të të mërkurës së hirit, që është festë për katolikët, luteranët, moravianët, anglikanët (episkopalët) dhe protestantët e bashkuar.

Në kalendarin katolik, kjo ditë simbolizon një mundësi për reflektim dhe pendim.

Por, në rrjet, imazhi i Rubios me kryq në ballë është komentuar ndryshe.

Për disa, ky ishte një mesazh që Sekretari amerikan i Shtetit po përcillte në mbështetje të Rusisë.

Të tjerë e lidhën atë me një nxitje të luftës fetare, ndërsa disa komentues të tjerë kujtuan se në fëmijëri, prindërit iu vizatonin kryqin në ballë për të treguar se kishin qenë fëmijë të këqinj.

E fundit/ Egli Tako lë garën, largohet nga Big Brother VIP

Egli Tako ka ndërprerë garën e Big Brother!

Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e BBV në Instagram.

Paraprakisht thuhet se banorja është larguar për arsye shëndetësore, pa specifikuar se çfarë ka ndodhur. Ndërsa në zarfin që iu është dërguar banorëve në shtëpi thuhet :“Vëllai i Madh ka marrë vendimin që konkurrentja Egli Tako të ndërpresë menjëherë garën. Egli ju uron suksese të gjithëve”.

Më shumë rreth këtij vendimi do të mësohet në Prime-n e së shtunës.