zoom

Day ArchiveDalin pamjet nga dhoma e rrëfimit/ Egli-Gjesti shkëmbejnë puthje pasionante

Gjesti dhe Egli Tako kanë shkëmbyer puthjen e parë gjatë improvizimit të shfaqjes së njohur “Bells of Notre-Dame de Paris”.

Ata luajtën rolin e çiftit dhe në një moment u përfshinë në një puthje pasionante, duke shënuar kështu një hap tjetër në lidhjen e tyre.

Megjithatë, duket se kjo nuk është puthja e tyre e vetme që kanë shkëmbyer në BBVA.

Në një klip të publikuar nga vetë produksioni, Egli dhe Gjesti shfaqen brenda dhomës së rrëfimit duke shkëmbyer një tjetër puthje.

Kjo e fundit pritet të jetë një nga temat që do të diskutohen në takimin e së martës ku do të dalin edhe më shumë detaje se si është situata mes të dyve.

Trump njofton tarifat për Kanadanë dhe Meksikën: Nuk ka më tolerime

Presidenti Donald Trump tha se nuk kishte asnjë shans për Meksikën apo Kanadanë për të shmangur tarifat që ai tha’ se t’i vendoste duke filluar nga e marta.

“Nuk ka më vend për Meksikën apo Kanadanë”, tha Presidenti Trump të hënën si përgjigje ndaj pyetjes nëse Kanadaja dhe Meksika mund t’i shmangin tarifat, duke arritur një marrëveshje për frenimin e flukseve të fentanilit drejt Shteteve të Bashkuara.

Javën e kaluar Presidenti Donald Trump tha se më 4 mars do të vendosë tarifa prej 25% për mallrat e importuara nga Kanadaja dhe Meksika ashtu siç kishte planifikuar fillimisht. Ai tha se dy vendet fqinje nuk po bënin sa duhet për të frenuar fluksin e drogës që hyn në Shtetet e Bashkuara.

Po kështu Presidenti Trump paralajmëroi në platformën e tij të mediave sociale ‘Truth Social’ se po të martën do t’i vendoste Kinës një tarifë shtesë prej 10%, krahas 10%-it që i vendosi Pekinit në fillim të këtij muaji. Kina iu kundërpërgj masës së parë amerikane, duke u vendosur produkteve të njëjtën tarifë prej 10 për qindësh.

“Droga vazhdon të hyjë në vendin tonë nga Meksika dhe Kanadaja në nivele shumë të larta dhe të papranueshme”, tha Presidenti Trump. “Një përqindje e madhe e saj, është në formën e fentanilit dhe prodhohet dhe furnizohen nga Kina”, shtoi ai.

Në fillim të këtij muaji Presidenti Trump njoftoi se do të vendoste tarifa ndaj Kanadasë dhe Meksikës, dy nga aleatët dhe partnerët tregtarë më të ngushtë të vendit.

Por ai e pezulloi vendimin për një muaj, deri më 4 mars, pasi Presidentja meksikane Claudia Sheinbaum tha se do të dërgonte 10,000 trupa në kufirin me SHBA-të për të ndihmuar në kontrollin e trafikut të drogës. Po kështu Kryeministri kanadez Justin Trudeau tha se do të emëronte një zyrtar që do të trajtonte çështjen fentanilit.

Meksika eksporton 80% të produkteve të saj në Shtetet e Bashkuara.

Zonja Sheinbaum tha në fillim të javës që shkoi se “ne presim të arrijmë një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara”, por nëse nuk arrihet, Meksika mund të vendosë si kundërpërgjigje tarifa ndaj produkteve amerikane.

Kur Presidenti Trump njoftoi për herë të parë tarifën për importet kanadeze, zoti Trudeau tha se ishte “krejtësisht e pajustifikuar” dhe premtoi të vendoste një tarifë prej 25%, si kundërpërgjigje, duke filluar nga 12 marsi për produktet e çelikut dhe aluminit amerikan. Kanadaja është eksportuesi kryesor i të dy metaleve në SHBA.

Ekonomistët thonë se tarifat që Presidenti Trump po vendos ka të ngjarë të rrisin çmimet e shitjes me pakicë për konsumatorët dhe koston e materialeve për bizneset. Meksika, Kanadaja dhe Kina, sipas kësaj renditjeje, janë tre partnerët më të mëdhenj tregtarë të Shteteve të Bashkuara, por Bashkimi Evropian prej 27 vendesh është partneri më madh.

Në mbledhjen e parë të kabinetit të tij të ri të mërkurën, Presidenti Trump tha se do të shpallte “shumë shpejt” një tarifë prej 25% për mallrat e importuara nga BE-ja.

BE-ja u zotua se do t’i përgjigjet “në mënyrë të vendosur dhe menjëherë” pengesave “të pajustifikuara” tregtare dhe sugjeroi se do të vendoste tarifat e veta ndaj importeve amerikane nëse Presidenti Trump vazhdon me planet e tij.

Në njoftimin e tij në “Truth Social”, Presidenti Trump tha se tarifat reciproke ndaj atyre vendeve që do tu vendosin tarifa mallrave amerikane, do të hynin në fuqi më 2 prill. Ai ka lënë të kuptohet gjithashtu për vendosjen e tarifave ndaj importeve në automobilë, lëndë drusore, produkteve farmaceutike e mallra të tjera.

Shumë ekonomistë kanë paralajmëruar vazhdimisht se tarifat mund të çojnë në çmime më të larta, duke nxitur rritjen e inflacionit në SHBA. Presidenti Trump ka pranuar se një gjë e tillë mund të shkaktojë dhimbje afatshkurtër për amerikanët, por ai ka shtuar se tarifat do të ishin përfundimisht të dobishme për ekonominë më të madhe në botë.

Presidenti Trump thotë se tarifat do të ishin një nxitje për kompanitë e huaja që të prodhonin më shumë në Shtetet e Bashkuara si një mënyrë për t’i shmangur ato.

Aksident me vdekje në Durrës, policia jep informacionet e para

Një person ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti automobilistik në Durrës.

Një këmbësor, rreth 65-vjeç është përplasur nga një automjet në segemtin rrugor Manzë-Kthesa e Ariut.

Forcat e Policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes kanë arrestuar drejtuesin e mjetit dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Durrës/Informacion paraprak
Në segmentin rrugor Manzë-Kthesa e Ariut, një automjet me drejtues shtetasin M. H, ka përplasur këmbësorin shtetasin S. A, rreth 65 vjeç, i cili ka humbur jetën në vendngjarje.
Shërbimet e Policisë kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. H.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Sporti në zi, ndahet nga jeta ish-futbollisti shqiptar

Është ndarë nga jeta në moshën 86 vjeçare, Ferdinand Shkalla, një nga sulmuesit më të mirë dhe më inteligjentë të Elbasanit. Shkalla sipas njoftimit të bërë nga familjarët e ti ndërroi jetë këtë fundjavë.

Futbollin e nisi në vitin 1953 por kulmi i karrierës së tij me ekipin e Labinoti ishte në vitin 1964 1970 kur luante së bashku me futbollistët më të shquar elbasanas si Enver Ibërshimi, Frederik Jorgaqi, Bashkim Rudi, Xhevahir Taushani, Fadil Kovaçi, Mjeshtër Sporti, Hyqmet Kratin, Mjeshtër Sporti e kapiten i ekipit dhe plot të rinj të talentuar që shkëlqenin në fushën e futbollit.

Shkalla u aktivizua në rolin e sulmuesit të avancuar në qendër dhe mbante fanellën me numër 9 te Labinoti.Ai që në moshën 18 vjeç u aktivizua me ekipin e parë të të Labinotit dhe ishte një nga sulmuesit më të mirë të këtij ekipi.

Ferdinand Shkalla është cilësuat si futbollisti më inteligjent elbasanas dhe kohë më parë u cilësua një nga 10 futbollistët më të mirë të Elbasanit me rastin e 100- vjetorit të ekipit të futbollit elbasanas.

Shkalla gjatë karrierës së tij si sulmues i Labinotit shënoi 196 gola në ndeshjet zyrtare, miqësore në ekipet e moshave dhe ekipin e parë të qytetit të Elbasanit.

Shkalla ishte në vitin 1961, fitues i kupës së gazetës “Zëri i Popullit” dhe në vitin 1962, fitues i kupës së gazetës “Mësuesi”. Analistët sportivë të kohës e patën cilësuar një përdorues të shkëlqyer të topit, përdorimi i talentuar i goditjeve me thembrën, goditës i rrezikshëm me rafishatë.

Ai shquhej për lëvizje të pabesueshme me top e pa top dhe shënues i golave spektakolarë me të gjitha pjesët e trupit. Shkalla bërë karrierë jo vetëm si sportist e ekonomist i shkëlqyer por edhe si drejtues institucionesh të rëndësishme të kohës.

“Do të çuditeni…”/ Meri Shehu bën parashikimin e fortë të horoskopit për muajin mars

“Ka aq shumë ndikime planetare saqë do të çuditeni të gjithë”, kështu e nisi fjalën e saj në studion e “Rudina” në Tv Klan astrologia Meri Shehu.

Si çdo fillim muaji ajo bëri parashikimin astrologjik për 12-të shenjat e horoskopit. Në bazë të ndryshimeve planetare dhe dy eklipseve që do të ndodhin gjatë muajit Mars, ajo renditi shenjat nga ato më pak me fat deri në ato që do të triumfojnë dhe do të korrin sukses. Për secilën prej tyre astrologia dha dhe nga një këshillë.

“Ky është një muaj shumë i rëndësishëm. Nga sot Afërdita që është në shenjën e Dashit kthehet i kundërt dhe do të ndikojë shumë tek Dashët, Peshoret, Bricjapët dhe Gaforret. Kurse në fund të muajit kundërshtimi i saj do ta çojë përsëri në Peshk, kështu që Virgjëreshët, Binjakët, Shigjetarët dhe Peshqit do të kenë një fund muaji të çuditshëm ose do u jepet mundësia që të rregullojnë ato problematika që nuk kanë rregulluar deri tani. Por, kemi eklipsin e parë të vitit në datën 14 Mars, është një eklips hënor. Nuk quhet Hëna e plotë e ujkut, por hëna e plotë e qenit në këtë rast sepse këtë ndikim ka. Ka ndikim shumë të fuqishëm, ngjyrë blu dhe është në shenjën e Virgjëreshës. Është nga më të fuqishmit dhe është eklipsi i parë për këtë vit. Do të ndikojë shumë tek Virgjëreshët, Binjakët, Peshqit dhe Shigjetarët. Por, kthehet dhe Mërkuri i kundërt në datën 16 në shenjën e Dashit, pra do të kemi një ngatërresë të vogël në mes të muajit. Në datën 20 futet Dielli në Dash dhe paralajmëron pranverën dhe kemi barazimin e ditës e natës. Kemi Hënë e re në datën 29 Mars në shenjën e Dashit dhe një lajm tjetër nga më të rëndësishmit është që Neptuni më 30 Mars lë shenjën e Peshqve dhe futet në Dash”, tha astrologia.

12. Demi – Kthehet Afërdita e kundërt në Dash. Afërdita në shtëpinë e 12-të tregon paqartësi në jetën emocionale, ekonomike, punën dhe problematika me shëndetin apo të kaluarën. Plus Mërkuri do të futet në Dash në shtëpinë e tyre të 12-të kështu që priten prapaskena, biseda të fshehta të cilat do të komplikohen më Mërkurin e kundërt në Dash, kështu që Demët duhet të kenë shumë kujdes nga prapaskenat. Mbetet për t’u parë se si do ta shfrytëzojnë Demët, hënën e plotë në Virgjëreshë, kryesisht e kanë në marrëdhëniet erotike. Kujdes në çështjet ekonomike, punën dhe prapaskenat.

11. Bricjapi – Shenjë e tokës e cila me katërkëndëshin që do të ketë më Mërkurin në Dash dhe Afërditën e kundërt në Dash, problematikat që lidhen me çështjet familjare mund të rikthehen për t’u rizgjedhur. Por, shumë Bricjapë mund të kenë udhëtime, ndryshime vendi apo pune. Gjithashtu do të kenë dhe përkushtime të reja në çështjet familjare, hapet ajo tendenca për çështjet familjare. Gjithashtu mund të kenë dhe bashkëjetesa. Çështjet ekonomike-familjare do të jenë më të rëndësishmet.

10. Akrepi – Nuk janë në një pozicion shumë të mirë, por do ta shijojnë shumë muajin Mars sepse Afërdita dhe Mërkuri në Dash tregojnë që do të kemi një intensifikim pune dhe të jetës së përditshme. Pavarësisht se do të harxhojnë shumë energji dhe lekë. Megjithatë mund të marrin dhe një lloj pozitiviteti me Hënën e plotë në Virgjëreshë. Gjithsesi në fokus do të jetë rutina e jetës së përditshme, por dhe ndonjë ndryshim me pamjen e jashtme, estetike. Do të kemi dhe rikthime të marrëdhënieve erotike, aq më tepër ato që kanë të bëjnë me punën.

9. Peshoret – Duke qenë se e kanë Afërditën përballë shenjës së tyre, ajo kthehet e kundërt sot, futet dhe Mërkuri përballë shenjës së tyre dhe do të intensifikohen shumë marrëdhëniet e bashkëpunimet të cilat rreth datës 16 mund të vonohen ose të keqkuptohen. Gjithë Peshoret që kanë pasur keqkuptime në një marrëdhënie të rëndësishme ose në martesë këtë muaj e kanë të destinuar që ta shikojnë më me kujdes. Rreth datës 14 duhet jenë më të kujdesshëm me anën shëndetësore. Kujdes burrin-gruan.

8. Virgjëresha – Keni Hënën e plotë, eklipsin e parë të këtij viti në jetën tuaj. Në jetën personale dhe në çështjet profesionale do të keni ndryshime të rëndësishme. Diçka do të zbulohet, do të zbulohet e vërteta. Pjesa e Hënës së plotë është thikë me dy presa. Në çështjet ekonomike mund që të keni një rregullim ose të tentoni që përgjatë gjithë muajit të Mars të rregulloni ato prapambetjet ose ngatërresat që keni pasur. Rreth datës 16 fillon një tendencë për të rregulluar gjërat. Merruni me veten, kujdes nga e vërteta dhe ajo se çfarë ju thonë të tjerët.

7. Binjakët – Rikthehet Afërdita e kundërt në Peshk pas datën 25 dhe do të rimarrin një pozicion që u duket sikur e kanë të humbur. Do të kenë se ku të kapen për të avancuar me karrierën dhe mundësitë e tyre. Ky muaj ka të bëjë më shumë me dukjen e qëllimeve se sa me karrierën në tërësi. Jupiteri është në shenjën e tyre prandaj dhe këto 2-3 muaj duhet që t’i shfrytëzojnë mirë për të arritur atje ku duan. Megjithatë rikthime nga e kaluara dhe partneritet do të ndodhin, por rreth datës 16 do të kemi dhe ngatërresa. Kujdes mos u hapni më shumë se sa duhet.

6. Peshqit – Neptuni do të ikë nga shenja e tyre. Këta në fund të muajit ose do të fillojnë një revansh të madh ekonomik ose një humbje të madhe ekonomike. Por, për momentin do të merren shumë me çështjet ekonomike, do të rregullojnë probleme dhe do të shikojnë se ku janë. Do të kemi një pikë delikate ose një shkëputje bashkëpunimesh rreth datës 14, me Hënën e plotë në shenjën e tyre. Por, mund të kemi dhe një problematikë në çift.

5. Gaforrja – Do të luajnë shumë me karrierën këtë muaj. Me Afërditën e kundërt u rikthehen disa mundësi për të rregulluar pozicionin e tyre. Dhe Mërkuri futet sot në Dash që ka të bëjë më shumë me karrierën e tyre. Do të përpiqen që të bëjnë iniciativa dhe veprime të shpejta e të zgjuara. Rreth datës 16 do të shikojmë se çfarë roli kanë pasur, sepse vetëm atëherë futet Mërkuri i kundërt. Kujdes nga dashuritë e idealet e mëdha, sa më e madhe një gjë aq më e çuditshme do të jetë.

4. Ujori – Janë shumë të favorizuar me planetet në Dash, sepse bëhen pjesë e një komunikimi shumë aktiv, ideve, kontakteve dhe takimeve. U rikthehen shanse nga e kaluara për të rregulluar qoftë ekonominë e tyre, qoftë situata të tjera. Por kanë një shans që të fitojnë akoma më shumë deri në fund të muajit, pastaj bëhen më shumë si ideatorë për të krijuar bashkëpunime me të tjerët. Me futjen e Neptunit në Dash do të shohin që dhe Ujorët do të bëhen udhëtarë të rëndësishëm.

3. Luani – Janë keqtrajtuar shumë në çështjet ekonomike dhe Hëna e plotë në datën 14 tregon për këta një mister shumë të madh për çështjet e tyre ekonomike. Megjithatë në fillim të muajit do të kenë mundësi të rehabilitojnë çështjet e tyre ekonomike, marrëdhëniet me të tjerët, çështjet ligjore dhe kontaktet me jashtë. Dalin nga zona e rrezikut.

2. Shigjetari – Pavarësisht se e kanë Mërkurin e kundërt, nëse kanë probleme ligjore ose i kapin në një gabim këta janë ata që dënohen më shumë nga të gjithë. Çështja është që kanë mbrojtje në këtë periudhë. Çështjet erotike dhe ato ekonomike fillojnë të funksionojnë dhe ecin në mënyrë më pozitive. Hëna e plotë në Shigjetar u jep një plus në lidhje me karrierën.

1. Dashi – Afërdita, Mërkuri janë në shenjën e tyre, futet dhe Neptuni në shenjën e tyre, prandaj do të ndodhin shumë gjëra. Por, duhet të kenë shumë kujdes shëndetin rreth datës 14. Është një muaj i mbarë dhe shumë i çuditshëm.

Dalin materialet/ SPAK përgjoi për 2 javë gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese Gent Ibrahimi

Prokuroria e Posaçme Anti Korrupsion ka përgjuar për dy javë gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese Gent Ibrahimi.

Dokumentet e publikuara nga gazetari Flamur Vezaj tregojnë se prokurori Klodian Braho, me miratimin e Dumanit, ka urdhëruar përgjimin e gjyqtarit Gent Ibrahimi (e jo vetëm) dhe vëzhgimin e tij për takime të mundshme me persona, që sipas SPAK, kanë qenë të interesuar për të ndërhyrë në Gjykatën Kushtetuese, për të ndikuar në vendimin e saj për përdorimin ose jo të përgjimeve të SKY ECC si prova në çështjet gjyqësore,

Kërkesa ishte dërguar në Gjykatën Kushtetuese nga i arrestuari i operacionit “Metamorfoza”, biznesmeni shkodran Pëllumb Gjoka. Ai akuzohet për porositje dhe organizim vrasjeje, në bashkëpunim me grupin e Bajrajve.

Sipas SPAK, ka indicie se persona të caktuar kanë ndërhyrë që në zbardhjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, të kishte arsyetime që favorizonin Pëllumb Gjokën. 

“Gjykata Kushtetuese ka njoftuar në faqen zyrtare elektronike se më datë 30.12.2024 ka marrë në shqyrtim çështjen gjyqësore të mësipërme dhe ka vendosur njëzëri rrëzimin e kërkesës.

Njoftimi i mësipërm nuk përmban vendimin e arsyetuar, por është bërë e ditur se vendimi i arsyetuar do të shpallet brenda afateve ligjore të parashikuara në ligjin nr. 8577, datë 10.02.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, si dhe në Rregulloren për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.

Në nenin 39, pika 11 të kësaj rregulloreje është parashikuar se vendimi arsyetohet brenda 30 ditëve nga përfundimi i seancës.

Aktualisht, edhe pse kanë kaluar më shumë se 30 ditë nga shqyrtimi i kërkesës dhe njoftimi i vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese, ende nuk është njoftuar apo botuar në Fletoren Zyrtare.

Gjatë kësaj periudhe, në pritje të shpalljes së vendimit të arsyetuar të Gjykatës Kushtetuese, ka informacione dhe dyshime nga persona të interesuar se po bëhen përpjekje për të favorizuar shtetasin Pëllumb Gjoka. Po ashtu, ekzistojnë dyshime se persona të tjerë me interesa të kundërta po kryejnë veprime për të ndikuar te anëtarë të caktuar të Gjykatës Kushtetuese, me synimin që vendimi të arsyetohet në një formë të favorshme për kërkuesin Pëllumb Gjoka. 

Sipas informacioneve, edhe pse Gjykata Kushtetuese ka vendosur rrëzimin e kërkesës, palët e interesuara po kërkojnë të ndikojnë në formulimin e vendimit të arsyetuar, me qëllim që të krijohet hapësirë për kushtezimin apo relativizimin e përdorimit të provave nga aplikacioni SkyECC në procesin gjyqësor. Ekzistojnë të dhëna se personat e interesuar mund të kenë ushtruar ndikim te gjyqtari Gent Ibrahimi me qëllim për te realizuar qëllimin e tyre në mënyrën e formimit të vendimit gjyqësor të arsyetuar, kundrejt përfitimit apo premtimit të përfitimeve të parregullta.” – thuhet në shkresën e SPAK.

Përgjimi është zhvilluar nga 10 deri më 25 shkurt 2025, pa miratim nga gjykata, pasi për përgjimet ambientale nuk është i nevojshëm vendimi i gjykatës, por SPAK mund t’i realizojë ato për 15 ditë me vendim të prokurorit.

Çështja në fjalë ka marrë vëmendjen e mediave në ditët e fundit pas një kërkese që kryetarja e Gjykatës Kushtetuese bëri për të marrë informacion./Zoom.al

E rëndë në BBV/ Egli pret nishanin që nuk i pëlqeu Gjestit. Rrjeti thirrje produksionit: Nxirreni jashtë

Ndjekësit e Big Brother VIP Albania janë shqetësuar masivisht dhe i kanë bërë thirrje produksionit të marrë masa pas disa pamjeve që po qarkullojnë nga brenda shtëpisë.

Në rrjet janë shpërndarë foto ku pretendohet se Egli shfaqet duke prerë një nishan që ka në njërën prej këmbëve, pasi banori tjetër, Gjesti i ka thënë se nuk ia pëlqen.

Vetë Gjesti dhe Egli, dy banorë që kanë një marrëdhënie paka të çudishme, kanë zhvilluar këtë bisedë.

“E di çfarë kam bërë unë këtu, masakër, nga nervat se çfarë më bëre ti,”- i është drejtuar ajo.

“Kush të ka thënë të bësh masakër,”-  i tha banori nga ana tjetër.

Ky veprim ka ngjallur shqetësim të madh. Në rrjetet sociale, disa ndjekës të show-t që shfaqet në Top Channel dhe Digitalb kanë bërë thirrje që Egli të nxirret jashtë, duke thënë se ajo është rënduar psikologjikisht. Po kështu, televizionit Top Channel i kërkohet që të mos përfitojë prej saj, por ta ndihmojë vajzën, e cila disa ditë më parë tha se, për shkak të gjendjes së saj psikologjike, kishte kërkuar të bisedonte me një psikologe. / Zoom.al

 

Ngordhje masive e shpendëve/ Karantinohet pularia e “Rea’s” në Durrës, nisin hetimet

Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve ka njoftuar se ka vendosur në karantinë një fermë pulash të kompanisë “Rea’”.

Masat janë marrë nga autoritetet e Durrësit pas një njoftimi nga Drejtoria Rajonale e Veterisë në Tiranë.
“Janë marrë mostra zyrtare dhe janë dërguar për analizim në Laboratorin e Referencës – ISUV. Aktualisht strukturat Rajonale, të Drejtorisë së Përgjithshme të AKVMB dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural janë duke kryer hetimin epidemiologjik, të rastit.”- thuhet në njoftim.

“Rea’s” ka në rrethinat e Durrësit katër kapanone pularie me rreth 227 708 krerë në total. Dëmtime janë raportuar vetëm në njërin prej tyre.

Gjithashtu, Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve lidhur me situatën: Është në fuqi Urdhri për rritjen e masave të Biosigurisë; ka njoftuar 68-subjektet e mbarështimit të shpendëve për angazhimin e tyre në marrjen e masave për biosigurinë në stablimentet e tyre; Ka njoftuar shërbimin veterinar rajonal në rang vendi, për rritjen e vigjilencës dhe monitorimin e situatës. Ka njoftuar Autoritetin Kombetar te Ushqimit per rrijen e vigjilences dhe marrjen e masave.

U akuzua për tradhti/ Del VIDEO e Wanda Nara me futbollistin senegalez

Pak kohë më parë, Wanda Nara u akuzua për tradhti me sulmuesin Keita Balde, gjatë kohës që ajo ishte në lidhje me Mauro Icardin.

Ishte ish-partnerja e lojtarit senegalez, Simona Gualtieri, e cila zbuloi se Wanda Nara kishte kaluar disa kohë me Keita Balde në Dubai, ndërsa i kishte dërguar edhe foto.

Ndër të tjera, ajo tha se në dijeni të tradhtisë ishte edhe sulmuesi Mauro Icardi, i cili i kishte treguar Gualteri-t prova nga kamerat e shtëpisë, kur kishte ndodhur takimi mes dy personave.

Mesa duket akuzat kanë qenë të vërteta, pasi në rrjetet sociale ka nisur të qarkullojë një video e Wanda Narës me Keita Balde.

“Wanda Nara”:
Porque la hamburguesa filtró un video con el Africano del Inter que se culeaba mientras Icardi no estaba en casa pic.twitter.com/pcvX2d2J6r

— Es tendencia en 𝕏 (@EsTendenciaEnX) January 9, 2025


Sipas mediave nga Amerika Latine, video është nga Janari i vitit 2023, në një dhomë hoteli, e cila konfirmon gjithçka.

E fundit nga Roma/ Papa Françesku në gjendje kritike për jetën

Gjendja shëndetësore e Papa Françeskut është rënduar sërish pasditën e kësaj të hëne.

Vatikani bëri të ditur se Ati i Shenjtë pësoi dy kriza të tjera të frymëmarrjes dhe u detyrua të rikthehet nën maskat e oksigjenit.

Papa i ishte rikthyer në një gjendje të qëndruashme gjatë fundjavës pas krizave që kaloi javën e shkuar.

Selia e shenjtë ka dhënë detjae të vazhdueshme, dy herë në ditë, për gjendjen e 88-vjeçarit i cili po qëndron në një spital në Romë prej më shumë se dy javësh.

Megjithë mungesën fizike, Françesku është munduar të qëndrojë në kontakt me publikun përmes komunikimeve në rrjetet e tij sociale.