zoom

Day ArchiveKush janë 3 shefat e policisë të arrestuar nga SPAK-u dhe i katërti i shpallur në kërkim

Prokuroria e Posaçme dhe Policia e Shtetit kanë realizuar një operacion të gjerë, ku kanë goditur disa grupe kriminale të përfshira në trafikun e drogës. Gjatë operacionit janë lëshuar disa masa sigurie të firmosura nga GJKKO, pas kërkesës së SPAK-ut.

Sipas burimeve, 4 nga masat e sigurisë janë për oficerë të policisë, ku janë arrestuar 3 efektivë policie, ndërkohë që një tjetër është shpallur në kërkim.

Një prej të arrestuarve është Shkëlzen Ruska, shef i krimeve në Himarë, i cili akuzohet për kultivim kanabisi, pjesëmarrje në grup kriminal të strukturuar, shpërdorim detyre dhe veprime të tjera të kryera nga organizata kriminale.

Po ashtu, është arrestuar edhe Ervis Alisinanaj, shefi i Krimeve në Komisariatin e Lushnjes, i cili përballet me akuzat e të njëjtave vepra penale, si dhe për ushtrimin e ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve të tjerë publikë.

Shefi i Komisariatit të Policisë Kufitare në Sarandë, Elvis Dërvishi, është shpallur në kërkim dhe akuzohet për “trafikim narkotikësh”, “Grup të strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” dhe “Shpërdorim detyre”.

Erdit Hazizaj është i katërti person për të cilin ka urdhër arrest. Ai ishte larguar nga policia në vitin 2022. Hazizaj akuzohet për trafik droge, kultivim bimësh narkotike, dhe përfshirje në grupe kriminale.

Hetimet e SPAK kanë nisur prej kohësh për këta efektivë, pasi janë zbuluar lidhjet e tyre me bandat kriminale nëpërmjet aplikacioneve të koduara si Sky Ecc, ku rezulton se ata ishin të përfshirë në veprimtari kriminale që lidhen me narkotikët dhe më gjerë./ Zoom.al

Aksion me urdhër të SPAK-ut/ 3 policë të arrestuar, një i shpallur në kërkim

Prokuroria e Posaçme, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore dhe Policinë e Shtetit mësohet se kanë nisur që prej mbrëmjes së djeshme një operacion të përbashkët.

Operacioni vijon edhe sot, ku janë ekzekutuar disa masa sigurie. Operacioni ka prekur disa qytete të Shqipërisë, përfshirë Tiranën, Kukësin, Fierin, Vlorën, Gjirokastrën dhe Sarandën.

Sipas informacioneve për Zoom.al janë firmosur 12 urdhër arreste, ku 4 prej tyre mësohen të jenë për oficerë policie; 3 janë arrestuar, ndërsa njëri prej tyre është shpallur në kërkim. Operacioni është në zhvillim e sipër, ende nuk ka detaje./Zoom.al

Zelensky mbërrin në Londër, konfirmon takimin me mbretin Charles, Starmer: Jemi me Ukrainën!

Pas vizitës së tij plot tensione në washington, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, mbërriti sot në Londër dhe u drejtua në DoWning Street ku po zhvillon bisedime me kryeministrin britanik Keir Starmer.

Menjëherë pas mbërritjes së tij, presidenti ukrainas u bombardua me pyetje të gazetarëve britanikë për takimin me Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe marrëdhëniet e Ukrainës me SHBA-në, të cilave ai shmangu përgjigjet.

BBC shkruan se Starmer përsërit mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën, duke thënë se “ne qëndrojmë me Ukrainën për aq kohë sa mund të duhet”.

“Dhe siç dëgjuat nga brohoritjet në rrugë jashtë, ju keni mbështetje të plotë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe ne qëndrojmë me ju, me Ukrainën, për aq kohë sa mund të duhet”, është shprehur ai.

Ndër të tjera, Starmer foli dhe për vendosmërinë e palëkundur për të arritur një paqe të qëndrueshme për Ukrainën.

“Ky është populli i Mbretërisë së Bashkuar që del për të demonstruar se sa shumë ju mbështesin, sa mbështesin Ukrainën dhe vendosmërinë tonë absolute për të qëndruar me ju, vendosmërinë tuaj të palëkundur, dhe për të arritur atë që ne të dy duam të arrijmë, që është një paqe e qëndrueshme.

Një paqe e qëndrueshme për Ukrainën e bazuar në sovranitetin dhe sigurinë për Ukrainën, kaq e rëndësishme për Ukrainën, aq e rëndësishme për Evropën dhe kaq e rëndësishme për Mbretërinë e Bashkuar”, tha ai.

Zelensky nga ana tjetër ka falenderuar Starmer për mbështetjen e tij dhe falënderoj dhe Mbretin Charles III, i cili pranoi një takim me të nesër.

“Ne jemi të lumtur që kemi partnerë të tillë dhe miq të tillë”, tha ai, sipas BBC.

Primaret e PD-së, mbyllet procesi i votimit në të gjitha qarqet. Raportohet për 41 mijë votues

Është mbyllur procesi i votimit për Primaret në Partinë Demokratike në 12 qarqet e vendit, për zgjedhjet e 11 majit 2025.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) pranë Partisë Demokratike, njofton se deri në orën 16:00 kanë votuar 41,666 anëtarë në të gjithë vendin.

Pjesëmarrja më e lartë është regjistruar në Tiranë me 10,779 votues, ndjekur nga Fieri me 4,240 dhe Korça me 3,738 votues.

Numri i vototave

Tirana– Votuan 10,779 anëtarë

Fieri– Votuan 4240 anëtarë

Korça- Votuan 3,738 anëtarë

Pogradeci– Votuan 687 anëtarë

Devolli- Votuan 1371 anëtarë

Kolonja– Votuan 557 anëtarë

Berat– Votuan 815 anëtarë

Lushnje- Votuan 1450 anëtarë

Divjakë– Votuan mbi 800 anëtarë

Kukësi- Votuan 935 anëtarë

Hasi– Votuan 1050 anëtarë

Tropoja– Votuan 830 anëtarë

Shkodër– Votuan 1785 anëtarë

Malësia e Madhe: Votuan 791 anëtarë

Vau Dejës– Votuan 701 anëtarë

Pukë– Votuan 586 anëtarë

Fushë Arrëz- Votuan 588 anëtarë

Belsh- Votuan 411 anëtarë

Me publikimin e rezultateve finale, do përcaktohet edhe pragu i votave për secilin kandidat për të ardhur në Kryesinë e PD. Më pas, do të jetë Kryesia e PD ajo e cila do të bëj renditjen e tyre që do jenë në listën e mbyllur dhe në listën e hapur të zgjedhjeve të 11 majit.

“Të gjithë valixhet gati!”/ Zarf i Zi në BBVA, pak orë para spektaklit

Pak orë na ndajnë nga Prime i sotëm, teksa një zarf i zi ka mbërritur në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, duke krijuar shqetësim dhe tension mes banorëve.

Sjelljet e përsëritura të konkurrentëve, duke fshehur rrobat apo sendet personale të njëri-tjetrit, kanë bërë që “Vëllai i Madh” të marrë këtë vendim drastik.

Ndërkohë, në zarfin e zi theksohet qartë se sjellje të tilla nuk do të tolerohen më, duke kërkuar që të kthehen menjëherë sendet e fshehura.

Pas paralajmërimeve të njëpasnjëshme, “Vëllai i Madh” ka njoftuar se sonte gjatë spektaklit do të merren masa të rrepta, prandaj të gjithë duhet të bëjnë gati valixhet.

Mbetet për t’u parë sontë në mbrëmje se çfarë do të ndodhë me banorët dhe cilat do të jenë masat e rrepta!

Përmbajtja e zarfit: Banorë, Vëllai i Madh ju ka mundësuar të gjitha kushtet për një bashkëjetesë sa më të mirë, pavarësisht izolimit. Megjithatë, veprimet tuaja të përsëritura për të fshehur sendet personale, përfshirë veshje dhe cigare, janë të papranueshme. Vëllai i Madh nuk ju toleron më dhe ju kërkon që të dorëzoni menjëherë sendet e fshehura, përfshirë cigaret. Sonte do të merren masa të rrepta, bëni gati të gjithë valixhet.

VIDEO/ Portieri e godet me shkelm në fytyrë, sulmuesi i Premier Ligës del me oksigjen dhe barelë nga fusha

Ndeshja mes Kristal Palas dhe Milluoll në Kupën FA ka regjistruar në minutat e parë një episod shumë të rëndë, kur portieri i skuadrës mike, Liam Roberts, ka goditur me shkelm në fytyrë sulmuesin e vendasve, Zhan-FIlip Mateta.

Mateta u nis drejt zonës kundërshtare dhe Roberts bëri një ndërhyrje horror duke e shtrirë në tokë me një shkelm në fytyrë.

Për çudinë e të gjithëve, gjyqtari Majkëll Oliver nuk dha as faull në ato momente, duke bërë shenjë që loja të vazhdonte. Por më pas ai u ftua nga VAR-i dhe i nxori kartonin e kuq portierit që në minutën e tetë të ndeshjes.

Mateta ndërkohë kishte pësuar një goditje të rëndë dhe për disa minuta kishte shqetësim për gjendjen e tij në fushë, nga e cila ai u largua me barelë dhe duke mbajtur maskë oksigjeni në fytyrë.

VIDEO

Pas Trump, edhe Elon Musk i kërkon “llogari” Zelenskyt: Ku janë miliardat që janë dërguar në Ukrainë?

Miliarderi amerikan, Elon Musk ka shënjestruar sërish presidentin ukrainas.

Në një reagim në rrjetin social X Musk ka theksuar se ka ardhur koha që të kuptohet se çfarë ka ndodhur me qindra miliardë dollarë ndihmë që Amerika i ka dhënë Ukrainës.

“Është koha për të kuptuar se çfarë ndodhi me të vërtetë me qindra miliarda dollarë që u transferuan në Ukrainë ”, tha Musk në platformën X.

Musk deklaroi në një postim një ditë më parë se Zelensky e kishte “shkatërruar veten” në sytë e amerikanëve.

“Zelensky e ka shkatërruar veten në sytë e popullit amerikan ”, ka shkruar Musk.

Presidenti i SHBA Donald Trump, duke komentuar një grindje publike me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë të premten, tha se presidenti ukrainas nuk është gati për negociata dhe se do të jetë jashtëzakonisht e vështirë për palët të bisedojnë në kushte të tilla.

Vizita e Zelensky në Shtëpinë e Bardhë u ndërpre të premten pasi presidenti ukrainas u angazhua në një shkëmbim të nxehtë me Presidentin e SHBA Donald Trump dhe Zëvendës Presidentin e SHBA J.D. Vance, të cilët e akuzuan atë për “mosrespektim” gjatë një takimi në Zyrën Ovale.

Pas kësaj, lideri ukrainas u largua nga Shtëpia e Bardhë pa koment, dhe Trump shkroi në platformën “Truth Social” se Zelensky nuk ishte gati për një zgjidhje paqësore të konfliktit ukrainas dhe se ai kishte treguar mungesë respekti për Shtetet e Bashkuara.

Udhëheqësi amerikan vuri në dukje gjithashtu se Zelensky mund të kthehet kur të jetë gati për paqe.

Dalin pamjet e arratisjes së Gjestit nga shtëpia e Big Brother Vip

Big Brother VIP Albania ka publikuar për herë të parë pamjet kur Gjesti është ngjitur në mur dhe është larguar nga shtëpia.

Kjo është një prej ngjarjeve që ka marrë vëmendje të madhe dhe pritet të diskutohet të shtunën në edicionin special të BBVIP Albania.

Australiani i humbur në Valbonë, dalin SMS-të e fundit: Kisha një darkë të çuditshme me një familje me 5 shqiptarë

Janë zbardhur mesazhet e 28-vjeçarit australian, Cameron Twiss, i cili rezulton i zhdukur në Valbonë prej 13 tetorit të vitit 2024.

Fati i të riut nuk dihet edhe pse kanë kaluar 5 muaj nga momenti kur ai humbi gjurmët në veri të vendit, por në emisionin me “Zemër të Hapur” të autores Evis Ahmeti në News 24, u publikuan mesazhet e fundit të 28-vjeçarit me vëllanë e tij, Stewart.

“Flasin shqip. Mendova se do të vdisja”, ka shkruar Cameron teksa informonte vëllanë e tij se po konsumonte darkë me pesë persona.

Por, në një tjetër mesazh më pas, ai thotë se personat në tavolinë, të cilët komunikojnë në gjuhën shqipe, po flasin për çmimet e apartamenteve në New York.

“Tani e kuptova që po flisnin për apartamentet në New York City dhe nuk kishin ndërmend të më vrisnin mua”, vijon i riu.

Mesazhet e Cameron me vëllanë e tij

Cameron: Kisha një darkë të çudishme me një familje me 5 shqiptarë, me një ushqim të mirë. Të gjithë flisnin shqip. Mund të flisnin anglisht por folën në gjuhën e tyre. Teksa po haja darkë dëgjova një nga ata që thotë: “biznes si zakonisht”, çmimi nuk është i njëjtë, nuk janë çmimet normale, por mund të kompensohet me pak ajër që është i mirë”. Në këtë moment, mendova se do të vdisja.

Mesazhi i vëllait: Flet shqip ti? (Qesh)

Cameron: Tani e kuptova që po flisnin për apartamentet në New York City dhe nuk kishin ndërmend të më vrisnin mua.

Mesazhi i Cameron Twiss me familjarët e tij mban datën 12 tetor 2024, ora 22:49 minuta. Të nesërmen e 13 tetorit, ai largohet nga Valbona në orën 5 të mëngjesit së bashku me 50 persona të tjerë, të apasionuar pas hiking, por rrugës ndahet nga grupi dhe udhëton në drejtim të Thethit.

Bloomberg: Skandali i Veliajt rrezikon trashëgiminë e Ramës dhe integrimin në BE

Disa javë para zgjedhjeve kombëtare, panorama politike e Shqipërisë u trondit me arrestimin e Erion Veliajt, kryebashkiakut të kryeqytetit Tiranë.

I konsideruar prej kohësh një aleat i ngushtë dhe pasardhës i mundshëm i kryeministrit të fuqishëm të vendit, Edi Rama, Veliaj u fut në darën e akuzave për kontrata publike të lidhura me bashkëpunëtorët dhe shpenzimet e qindra mijëra eurove për mallra luksi. Hetimi për korrupsion mund t’i japë fund karrierës politike të Veliajt, i cili ka mohuar të gjitha akuzat për keqbërje, përpara votimit parlamentar të Shqipërisë në maj.

Hetimet po i drejton Zyra e Prokurorisë Speciale, një organ i mbështetur nga SHBA dhe Bashkimi Evropian për të luftuar korrupsionin endemik në vendin e Adriatikut – dhe pjesë qendrore e aspiratave të Shqipërisë për t’u anëtarësuar në BE.

SPAK, siç njihet, ka vazhduar me mandatin e tij për të çmontuar strukturat e korruptuara dhe rrjetet e krimit të organizuar që kanë formësuar prej kohësh sistemin politik dhe ekonomik të Shqipërisë.

Rama, i cili synon që ta bëjë hyrjen në BE themelin e trashëgimisë së tij, ka mbrojtur prej kohësh punën e SPAK. Por duke qenë se hetimet u kthyen te një bashkëpunëtor i ngushtë, toni i tij ka ndryshuar.

Edhe pse ai këmbëngul se Partia e tij Socialiste nuk do të ndërhyjë, ai ka ngritur akuza kundër prokurorëve për tejkalim të kufijve të tyre dhe veprime pa përgjegjësi, duke e hedhur poshtë aktakuzën e Veliajt si një “roman 400 faqesh”.
Duke pasur parasysh pritshmëritë për Shqipërinë në Perëndim, Rama nuk po tregon asnjë shenjë se do të moderojë sulmet e tij. Ditët e fundit, ai ka shtuar sulmet ndaj SPAK-ut – në një moment ai mund të shihej në një video tashmë virale duke goditur me grushta – dhe lëshuar një paralajmërim që SPAK të mos i drejtonte hetimin ndaj tij.

“Kjo është shumë serioze! Shumë serioze! Shumë serioze!” u tha ai ligjvënësve në një mbledhje të partisë. “Më mirë të mos bëjnë gabim të vijnë të kërkojnë telefonin tim, sepse tashmë kanë mjaftueshëm.”

Socialistët e Ramës janë rreshtuar plotësisht pas Veliajt, duke e cilësuar rastin si një përpjekje për të dobësuar qeverinë përpara zgjedhjeve të 11 majit. Zyrtarët e partisë i kanë bërë jehonë kritikave të Ramës ndaj SPAK-ut, duke argumentuar se hetimet synojnë në mënyrë disproporcionale figurat e partisë në pushtet, ndërsa injorojnë të tjerët. Partitë e opozitës e kanë kapur skandalin, duke thënë se ai nxjerr në pah korrupsionin në radhët e socialistëve.

Ndërkohë, BE-ja ka riafirmuar mbështetjen e saj për SPAK-un si një spirancë në rrugën e Shqipërisë drejt bllokut 27-anëtarësh. “Reforma në drejtësi dhe ngritja e SPAK-ut janë një gur themeli i anëtarësimit të Shqipërisë në BE”, tha këtë javë delegacioni i BE-së në Shqipëri.

Shefi i SPAK-ut, Altin Dumani hodhi poshtë pretendimet për motivim politik, duke thënë se, ata që veprojnë në përputhje me Kushtetutën,
“nuk kanë asgjë për të frikësuar”. Në vend të kësaj, ai sinjalizoi se hetimi mund të zgjerohet, duke vënë në dukje se SPAK ka juridiksion mbi krimet zgjedhore.

Kjo mund të nxisë përshkallëzim të mëtejshëm – dhe më shumë telashe për Shqipërinë në përpjekjen e saj për t’u anëtarësuar në BE.