Aplikacion
Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar se përse është paraqitur në SPAK, aktori i humorit Gazmend Paja.
Lala tha se ai është pyetur lidhur me çështjen Veliaj-Xoxa, ndërkohë që i kanë sekuestruar edhe telefonin.
“Zoti Paja është anëtar i Këshillit Bashkiak, është pyetur në kuadër të çështjes Veliaj-Xoxa. Prokurorët i kanë marrë edhe celularin. Hetimet po vijojnë me intensitet. Janë edhe shumë persona të tjerë që do të pyeten.
Ai e deklaroi vetë që i kanë marrë celularin. Janë pyetur sërish edhe vartës të Ajola Xoxës, u pyet edhe ish deputeti i PS, Vladimir Kosta, nëse qendra Harabel ka paguar qira dhe apartamentin 11/4 te Sky Tower”, tha Lala e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”.
“FBI dhe DEA nuk kanë ikur nga SPAK”/ Analiza e Eduard Halimit: Tërmeti glonal i shembjes së USAIDNga Eduard Halimi
Pyetjet që shkaktuan tërmetin Global të shëmbjes së USAID. Shqipëria, të vërtetat e 5 çështjeve mbi reformën 10 vjet më parë dhe nevoja për një reformim të avancuar pro Doktrinës Trump 2025!
Ka një përpjekje për t’i ikur të vërtetës mbi efektin global të Doktrinës Trump 2025 dhe efektet e saj në Shqipëri. Në një muaj në detyrë, kjo doktrinë tronditi botën, duke e zhveshur politikën nga propaganda sfilitëse e majtë që kishte pushtuar njerëzimin. Për drejtësinë, tërmeti filloi prej aty. 98 akuzat penale ndaj Trump në SHBA u shuan si politike, prokurorë dhanë dorëheqjen, prokurorët e emëruar nga Soros u urdhëruan të largohen, USAID u pezullua në gjithë botën, përfshirë dhe Shqipërinë. OPDAT dhe USAID u larguan nga institucionet. Lideri i opozitës në Shqipëri doli nga izolimi, drejtësia e posaçme penale kreu arrestimin më të rëndësishëm në këto 10 vjet të një zyrtari në detyrë nga pushteti!
Retorika politike ndryshoi befas menjëherë sapo drejtësia penale nuk njoftonte më qeverinë mbi hapat dhe as ndërmjetësit e saj.
Më shumë se 3 herë në ditë pushteti përmend se amerikanët e braktisën drejtësinë e posaçme. E vërteta është se USAID dhe OPDAT janë larguar, por njësitë e përbashkëta hetimore të FBI dhe DEA, JO!. Janë aty në drejtësinë e posaçme. Ndaj entuziazmi i lajmit të braktisjes nuk duket të jetë i justifikuar.
Por ka një lajm për USAID dhe drejtësinë në Shqipëri dhe ai zbërthehet thjesht me pyetjet e kongresmenes amerikane Marjorie Taylor Greene, e cila në mënyrë shkatërruese i përmblodhi në deklaratën e saj:
“Pyetjet e vërteta, përgjigjet e të cilave duhet t’i dinë qytetarët, janë këto:
• Pse USAID po financonte programe të përbashkëta me fondacionet e Sorosit për të promovuar agjenda radikale sociale në botën në zhvillim?
• Pse USAID është përfshirë në financimin e ndryshimeve gjyqësore në Shqipëri që rezultuan në përndjekjen e liderit të opozitës shqiptare?
• Pse USAID është përdorur si mjet nga demokratët (e majta) për të bërë lavazh truri në mbarë botën me propagandë globaliste, për të imponuar ndryshime regjimesh në mbarë botën?
• Nëse ky është financimi që është bërë nga USAID, ajo duhet zhbërë.”
Kjo deklaratë e bërë dje më 26 shkurt 2025, shkaktoi tërmet global dhe shembi përfundimisht USAID, të paktën në Shqipëri, Hungari e Rumani.
Ndërkohë që për Shqipërinë ngjarjet që i referohen kanë filluar para 10 viteve. Dhe këtu ka disa lajme që duhet t’i ndaj me lexuesin:
• Është lajm se USAID ka përdorur agjendë radikale në Shqipëri. A ishte radikale reforma në drejtësi? Po. Ajo nuk u lejua dhe u refuzua të përdorej në asnjë shtet tjetër pas 2017, edhe pse pati tentativa.
• Përbën lajm se SHBA do kërkojë kthimin mbrapsht të parave ndaj përfituesve, përfshirë të afërmit e ministrave dhe ish-ministrave. Ndaj duhet te kene parasysh mos i shpenzojne ato fonde, sepse kanë për t’i paguar vetë dhe jo taksapaguesit shqiptarë!
• Nuk është lajm i vërtetë se SHBA e ka braktisur drejtësinë, ndaj zyrtarë, mos firmosni në kundërshtim me ligjin dhe mos sakrifikoni jetën tuaj dhe të familjes suaj për t’i besuar shefit, kushdo qoftë ai.
* 10 Vite më parë: A përputhet kjo me realitetin?
Nëse dikush përpiqet të mashtrojë opinionin publik sot, duhet të dijë se faktet nuk mund të ndryshohen. Pyetja thelbësore është: A ishte i përfshirë Fondacioni Soros në hartimin e paketës së reformës në drejtësi?
Absolutisht po. Nuk kam pasur asnjëherë simpati për ta dhe kam refuzuar bashkëpunimin me përfaqësuesit e tyre të mbipaguar, si dhe pagesat për ekspertët e opozitës 10 vjet më parë.
A bënë propagandë dhe lavazh truri për të imponuar axhenda radikale si paketa e reformës në drejtësi? Po.
Si provë, më poshtë gjeni letrën që i dërgova ambasadorëve më të rëndësishëm, si n/kryetar i Grupit Parlamentar ku paralajmëroja ata dhe publikun se çfarë do të ndodhte nëse drafti i përgatitur nga të superpaguarit e Fondacionit Soros (GENL) do të miratohej. Dhe ja çfarë u tha 10 vjet më parë:
https://www.balkanweb.com/reforma-ne-drejtesi-pd…/…
Kur unë dërgoja këtë letër me 5 çështje kryesore, dhe mbaja qëndrime të forta, shumë pak më mbështetën. Aktorët e drejtësisë aspak, jo se nuk donin, por disa kishin frikë nga propaganda dhe disa e mendonin si një ëndërr të parealizueshme. Ndërkohë, propaganda, siç thotë edhe kongresmenia e nderuar Marjorie Taylor Greene, thoshte:
“Kush është kundër draftit është kundër reformës!”
Por a kisha të drejtë? A është e vërtetë ajo që u paralajmërua? Shih 5 çështjet që ngrija në letrën zyrtare te cilat përmbledhtas për lexuesin janë:
Në 2015, u paralajmërua se:
1. Reforma do të përdorej për spastrime selektive në sistemin gjyqësor.
2. Emerimet e reja do të kontrolloheshin nga partia në pushtet.
3. Njerëz të lidhur me partitë politike do të merrnin kontrollin e drejtësisë në KPK, KPA, KED, ILD.
4. Institucionet e reja KLGJ, KLP, GJL, GJK do të kapeshin nga mazhoranca përmes emërimeve të njëanshme me 84 votat që i kishin në 2015.
5. Filtrat e përzgjedhjes do eleminojnë Presidentin aktual (atehere i opozitës) dhe 8 insitucionet do të përbëjne oktapod (tëtē këmbëshin) e kapjes politike.
Në 2025, 10 vjet më pas faktet tregojnë:
• Spastrimi ndodhi me metoda eksperimentale e selektive, ndërsa ata që bënë “pastrimin” (ish antarët e KPK) tani janë emëruar në Kryeministri dhe ministri si drejtorë të pushtetit.
• Shkolla e Magjistraturës është kthyer në një zyrë ligjore të eksponentëve të Partisë Socialiste, ku pedagogët sic raportojne mediat janë njëkohësisht avokatë të tyre, hapur ne konflikt me ligjin.
• Të gjitha institucionet e reja të drejtësisë KPK, KPA, KLGJ, KLP, ILD, KED, GJL, GJK etj u kapën nga mazhoranca me 84 vota gjatë 2016-2017.
Kjo është e vërteta sot dhe që doja ta ndaja me lexuesin pasi përputhet plotësisht me atë që u tha dje në Kongresin Amerikan. Doja ta ndaja për të theksuar se ndihem mirë me qëndrimet e mia, të cilat në atë kohë u interpretuan si kundërshti ndaj reformës, ndaj partnerëve dhe fatkeqësisht nuk më mbështetën duke më lënë vetëm.
Para se ta mbyll këtë argument, dua të theksoj se gjithçka që ka ndodhur në këto 10 vite nuk është vetëm pasojë e sa më sipër, por edhe e shantazhit që iu bë opozitës, veçanërisht që nga nëntori i vitit 2017, kur filluan emërimet në drejtësi – duke nisur me Prokurorin e Përkohshëm. Ata që më lexojnë dhe kanë qënë të vëmendeshem në atē kohë e kuptojnë mirë.
Ky shantazh u organizua dhe orkestrua nga një grup në Shqipëri, i cili korruptoi shefin e FBI-së për të prodhuar një dosje fake shantazhuese kundër opozitës dhe për ta përdorur atë si model ndaj kujtdo që do të dilte kundër. Dhe u funksionoi me disa faktkeqesisht pasi heshtën. Unë jo, edhe pse kurrë as u shantazhova dhe as u intimidova nga propaganda, ndaj ndihem mire sot kur lexova deklaratat ne Kongresin Amerikan.
SHBA 5 vjet me vonë, i bëri një shërbim të madh vendit kur dënoi vrasësin me pagesë, McGonigal, por nuk mund të ketë drejtësi të plotë pa u ndëshkuar grupi i strukturuar që organizoi, urdhëroi dhe pagoi (biznesmenët që organizuan, paguan dhe më pas përfituan nga qeveria, e cila u shpërbleu me pasuri publike), dhe jo vetëm ekzekutori McGonigal.
Zbardhja e kësaj dosjeje është një sfidë, dhe padyshim epoka e doktrinës së re Trump do ta çojë deri në fund.
* Po cila është Drejtësia në 2025?
Kam thënë 5 vjet më pare në 2019, para se ta thoshte kryeministri se drejtësia është kthyer në KÇK (shih shkrimin në:
https://www.panorama.com.al/kck-grupimi-me-i-madh…/
Por nëse më pyesni sot në 2025 cilat janë përgjigjiet?
* A largoi vetingu gjyqtarët e korruptuar?
Po, por selektivisht.
• A është më i ulët korrupsioni në drejtësi?
Jo! Shkoni në Gjykatën Administrative dhe shihni si trajtohen qytetarët bisneset.
• A është më e lirë drejtësia?
Jo! Pyesni bisneset dhe qytetaret që kanë çështje në Apelin Administrativ.
• A është më e shpejtë drejtësia?
Jo! 822 ditë për një çështje të zakonshme në Gjykatën Administrative. 338 ditë për të zbardhur një vendim.
* A ka ndonjë kontroll ILD ne keto gjykata nga procedura alarmante e gjykimit dhe zbardhjes se vendimit tek korrupsioni?
Zero.
• A është në kolaps drejtësia?
Shkoni dhe shihni Gjykatën e Apelit Juridiksion i Përgjithshëm. 1 vit ishte para 10 vjetesh afati per gjykimin ne apel, 8-12 ka shkuar sot në 2025 pas 10 vjetësh te reformës në drejtësi.
* Po Drejtësia Penale pas 2016 dhe sot në 2025?
Shihni përgjimet Sky ECC 2018-2020 (pas miratimit të reformës) për të kuptuar më shumë rreth nivelit të korrupsionit në gjykata e prokurori nga ata që kaluan vettingun. Shihni liderët e opozitës, të cilët janë vendosur nën masa sigurie 2 muaj para fushatës.
Konkluzione :
A dështuam me reformën në drejtësi në këto 10 vjet? Le të jemi realistë dhe më shumë optimistë. A e ulëm nivelin e korrupsionit në Shqipëri? Shihni pak aferat më të mëdha korruptive në qeverinë qëndrore dhe atë lokale në shëndetësi, infrastrukture, bashki. Kanë filluar në 2016-2017, fiks pas miratimit të paketës në drejtësi dhe emërimit të Prokurores së Përkoshme. Pushteti krijoi besim se kishte emëruar njerëzit e vet duke injoruar faktorin e huaj dhe humbjen e kontrollit më pas. Filluan nivelet më të larta të korrupsionit kur vendosën në shantazh opozitën dhe korruptuan shefin e FBI. Atëherë morrën jetë. Shihni raportimet e mediave sesi po prodhohen gjyqtarët dhe prokurorët e rinj nga shkolla që ka patur mbështetjen time personale më të madhe në 20 vitet e fundit.
Por a ka shpresë? A ka gjyqtarë dhe prokurorë të ndershëm në GJKKO dhe SPAK?
Po ka! Janë më shumë se 8 gjyqtarë dhe 7 prokurorë të ndershëm, që nuk i hapin telefonin asnjë politikani dhe janë “ujq të vetmuar”, duke u përpjekur të bëjnë më të mirën për vendin.
A ka gjyqtarë të ndershëm në gjykatat civile e administrative? Padyshim që ka, nga Lushnja e Tirana e deri në Shkodër, ka djem e vajza që punojnë me ndershmëri e përkushtim, nga shkalla e pare, apeli, Gjykata e Lartë dhe ajo Kushtetuese, ka profesionistë dhe të ndershëm që sigurisht mërziten pa fund kur shohin që antarët o organizatës KÇK, të korruptuar e shërbëtorë te bandave apo pushtetit që nuk kontrollohen kurrë dhe gëzojnë pasuri.
Por 10 vjet nuk janë pak. Drejtësia e 2025 nuk është më e re. Ajo ka nevojë per reformin te avancuar. Një reformim nga formimi fillestar dhe deri në nivelet e larta, larg qasjes se majtē dhe propagandës cfilitëse të së majtës së djeshme të Soros/USAID apo dhe atyre mbështëse në Europë. Kjo doctrine u shëmb dje në Kongresin Amerikan.
USA nuk e ka braktisur dhe nuk do e braktisë kurrë Shqipërine ndaj kot gëzohen me lajme të paverteta ata që gëzohen dhe kot përpiqen të intimidojnë ata që synojnë. PO, USAID nuk do vijë më pas atyre që dëgjuam dje, por doktrina e re amerikane do vijë.
Ndaj vendi ka nevojë për një qasje tē avancuar të drejtësisë rreth doktrinës së re globale, drejtësisë së re amerikane.
Mirë se vini në epokën e doktrinës TRUMP!
Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nga paraburgimi i Durrësit ku ndodhet prej 13 shkurtit, i është përgjigjur me shkrim disa pyetjeve të Top Story, në Top Channel me Grida Dumën në lidhje me arrestimin dhe reagimet e tij ndaj prokurorit të çështjes.
Pyetje: Çfarë beteje është të godasësh drejtësinë, kur ju vetë, kur keni dalë nga SPAK, keni folur me konsiderata të larta për standardet e reja të drejtësisë dhe i keni konsideruar kolegë Prokurorët e SPAK? Nga njëra anë, ju dhe gjithë Partia Socialiste jeni investuar ta tregoni Reformën në Drejtësi si produkt të PS, pse i ul kredencialet e tua duke goditur drejtësinë?
Erion Veliaj: Unë nuk po godas drejtësinë! Në SPAK ka plot njerëz dinjitozë, me 10-ta, me meritë dhe me profesionalizëm, që i bëjnë nder kësaj reforme. Dhe po, kolegë janë, punojmë të gjithë për Republikën, për Shtetin, për vendin. Koleg është edhe pastruesi e polici, edhe kryeministri dhe Presidenti – se punojmë të gjithë për një mision, Shqipërinë në Europë e Tiranën si pjesën më Europiane të saj.
Por, nuk ka pyll pa derra dhe nëse na shitet si ajkë dikush me 5-a, që e çan karrierën nga shtrati e jo nga shteti, me konflikt të pastër interesi dhe në shkelje të kritereve, patjetër që do të flas.
Unë jam në burg, Grida, djalit s’i kemi thënë ende.
Jemi në situatë komplet të pabarabartë: Unë në burg, ku as takoj njeri, as informohem dot. Sot as krerët e kulteve, as deputetët, as dy senatorë italianë, as nënkryetarët e Bashkisë, as anëtarët e Këshillit Bashkiak, e askush tjetër nuk lejohet. Kurse Sali kërma i 21 Janarit e Gërdecit, që i kërkon falje Olsit, është i lirë. Edhe kur ishte në arrest shtëpie dhe nuk i lejohej takimi me asnjë person, përveç familjarëve, ai vazhdonte qetësisht të priste me kuç e me maç pa e ndaluar kush dhe në kundërshtim të urdhërimit të SPAK dhe të vendimit të Gjykatës.
Po kështu, nuk patën guximin, kur ishte në arrest shtëpie e paraqitej në gjykatë, ta shoqëronin me automjetin e Policisë së Shtetit, por lëvizte me makinën e tij private, serbes-serbes. Jo e njëjta gjë ndodhi me bashkëshorten time, pasi në respektim të ligjit u paraqit ditën e seancës e shoqëruar nga punonjësit e Policisë së Shtetit dhe me automjetin e tyre.
I jap gjithë mbështetjen Drejtësisë, por nëse e duam vërtet, duhet t’ia themi kur ka një masë tumorale në formën-gjuhën-dëftesën-hilen e Ols Dados, që trupi i shëndoshë të mos gangrenizohet nga kati shtesë i kollovarit pa letra në pisllëkun që e emëroi në 2008.
Nuk ndahen mirë çifti në Elbasan/ Ish-e dashura i nxjerr fotot nudo të riut në Tik TokNjë qytetar nga Elbasani është drejtuar në emisionin“Stop” në Tv Klan pasi kur u nda nga e dashura me të cilën kishte bashkëjetuar për pak kohë, ajo hapi adresa false në Instagram dhe TikTok ku postonte foto nudo të ish-partnerit.
Në një bisedë me ish-të dashurën, kjo e fundit i thotë që nuk ia fal që e la.
Djali: Për ça m’i publikon ato fotot?
Vajza: Ça foto?
Djali: Fotot në TikTok me emrin tim.
Vajza: S’kam futur gjë.
Djali: I ke futur sepse fotot janë bërë nga ty.
Vajza: Aaa mirë, ke të drejtë!
Djali: Për çfarë i fut fotot?
Vajza: Okay, ti pse i vure të miat?
Djali: Sepse ke filluar ti e para dhe unë nuk të kam nxjerrë fytyrën, të kam bllokuar.
Vajza: Aaa, ti nuk më ke nxjerrë fytyrën mua?
Djali: Po.
Vajza: Okay, mirë! Pse, kur të thashë të takoheshim, ti refuzove?
Djali: Si, po çfarë fytyre ke të më takosh ti mua me ato që ke bërë?
Vajza: Po ti ca fytyre ke, me ato që më ke bërë ti mua?
Djali: Unë s’të kam bërë asgjë, pse u ndamë?
Vajza: Ti s’më ke bërë gjë mua?
Djali: Po se u ndamë, u ndamë, aq ishte lidhja.
Vajza: Domethënë me ato që bëre, nuk është asgjë për ty? Është vari leshtë?
Djali: Është pjesë e jetës të lidhesh e të ndahesh.
Vajza: Jo, jo nuk është fare. Ti atë që më bëre, nuk ma ka bërë kush në jetën time.
Djali: Çfarë të kam bërë?
Vajza: Ti e di shumë mirë çfarë ke bërë.
Djali: Që të erdha në Francë, ndenja një muaj me ty?
Vajza: Po, që pastaj ike dhe më lea mu si idiote.
Djali: Të lashë se e di shumë mirë për çfarë arsyeje të lashë.
Vajza: Jo, unë e di shumë mirë për çfarë më le ti mu dhe për çfarë e bëre këtë gjë.
Djali: Unë s’e kam bërë për asnjë arsye. Arsyeja ka filluar nga ty, ti e di shumë mirë.
Vajza: Arsyeja filloi, që ti shkove me atë k**vën tjetër. Është shumë e thjeshtë. Unë e di shumë mirë historinë, kështu që mos më mashtro mua me këto gjëra. Dëgjo dy sekonda! Ato, që kam bërë unë për ty…
Djali: Lëre ç’ke bërë, prandaj m’i hodhe fotot se kam shkuar unë me tjetër?
Vajza: Jo! Je treguar shumë mashtrues.
Djali: Jam treguar unë mashtrues? Ore unë mund të jem treguar mashtrues, por…
Vajza: Erdhe në shtëpinë time. Unë të çova deri tek mami im.
Djali: Shumë bukur, edhe unë e takova me respekt. Pasi ndodhi ajo që ndodhi, me të folurat e tua nëpër Snapchat, me të tjerë nëpër Snapchat, unë do t’i jap fund lidhjes.
Vajza: Ça ndodhi? Kurrë s’të kam tradhtuar ty, o idiot! Kurrë s’ta kam bërë këtë gjë, ti e di shumë mirë. Kurrë s’ta kam bërë këtë gjë, se unë të kam dashur me të vërtetë ty, idiot!
Gazetarja e “Stop” kontakton me vajzën, por ajo mohon publikimin e fotove intime, edhe pse në video dëgjohet zëri i saj.
Gazetarja: Fotot a i ke shkrepur ti?
Vajza: Jo!
Gazetarja: I ka shkrepur apo jo?
Djali: Po, ka edhe video duke qeshur.
Vajza: Ok! Tregoje!
Gazetarja: Po pra, është videoja. Problemei është që ti ia ke nisur dikujt këtë video nëse s’e ke hapur ti?
Vajza: Jo, nuk ka fare shans.
Gazetarja: Pra i bie që burimi i atyre fotove je ti?
Vajza: Nuk kam lidhje fare me këtë çështje.
Gazetarja: Të dy keni gabuar, por ti ke publikuar foto intime. Do të vazhdosh të postosh?
Vajza: Nuk kam postuar dhe s’do vazhdoj të postoj më. Atë, që ka bërë ai domethënë, ndaj meje dhe familjes sime, është gjë shumë e rëndë, kupton?
Gazetarja: Dakord, por kjo nuk do të thotë që ti të vazhdosh të postosh fotot e tij sepse edhe nga bisedat e shkëmbyera nga profilet e Instagram-it, vërtetohet shumë qartë që je ti për sa kohë flisni për një lidhje dhe për sa kohë flisni për fotot intime.
Vajza: Në Instagram?
Gazetarja: Po.
Vajza: S’kam folur kurrë me…në Instagram. Vetëm që, kur u ndamë… Nuk e di fare.
Gazetarja: Nuk ke dijeni?
Vajza: Jo, vetëm kam folur kur erdha në Shqipëri, që u takuam bashkë, hera e fundit që jemi takuar unë dhe ai dhe që atë ditë nuk kemi pasur më fare kontakte. As jemi parë, as jemi takuar, asgjë.
Gazetarja: Dhe ti nuk ke asnjë lidhje, as me TikTok-un, as me Instagram-in?
Vajza: Jo!
I riu thotë se është drejtuar pranë zyrës së krimit kibernetik në Policinë e Elbasanit dhe nuk i është marrë denoncimi.
Pak ditë më vonë ai shoqërohet në komisariat pasi vajza kishte bërë denoncim të njëjtë, por djali thotë se fotoja që ai kishte postuar ishte pa fytyrë dhe dukeshin vetëm flokët. Ai thotë se kishte postuar që ta shihte vetëm ajo dhe jo të tjerët. Megjithatë postimet në TikTok vazhdojnë dhe kërkesa e tij është që të fshihen fotot e videot intime dhe ato adresa të mbyllen.
Qytetari: Kam ardhur nga fundi i muajit te kibernetika.
Punonjësi: Dhe çfarë është bërë?
Qytetari: Po vazhdon vajza të ketë fotot në profil, gjërat e mia.
Punonjësi: Po deshe, pyet pak te informacioni se ato e dinë!
Qytetari: Një e di unë, që është me leje. (Punonjësi i kibernetikës)
Punonjësi: Ta jep ligji, nuk e merr vetë.
Qytetari: Po, normal!
Punonjësi: Ja, do e zgjidhim, mos ki merak!/tvklan.al
Veliaj intervistë nga burgu: Do çuditet i madh e i vogël, Ols Dado i ofroi kokën time Sali BerishësErion Veliaj ka dhënë një intervistë më shkrim për emisionin Top Story në Top Channel, me Grida Dumën.
Ai i është përgjigjur me shkrim pyetjeve të drejtuara nga Top Story, ku ka folur në lidhje me sulmet dhe reagimet ndaj prokurorit të çështjes së tij, Olsi Dado.
Pyetje: Nëse prokurori Olsi Dado ishte në konflikt interesi për të të hetuar ty, pse zgjodhe derisa të përballeshit në sallën e gjyqit për t’ia thënë këtë konflikt? Mendove se do ta intimidoje në sallën e gjyqit? Ia plotësove kërkesën dhe mendove se kjo do të lehtësonte? Pse reagove vetëm në sallën e gjyqit?
Erion Veliaj: Dita e gjyqit ishte edhe dita e fillimit të hetimeve, absurde apo jo? Pra, gjer në atë ditë, prokurori shpenzoi një vit e gjysmë duke bërë “ca verifikime”; pra, një hile për të bërë hetim për Nesti Angonin – që nuk ekziston – pa e regjistruar kurrë emrin në regjistër. Po të shikosh të ashtuquajturin kallëzim, që të ftoj ta gjesh e ta publikosh, do çuditet i madh e i vogël se në bazë të kësaj letre bakalli, kryetarit të Bashkisë më të madhe në vend i ka kaluar e gjithë jeta e tij, nga rinia e deri më sot, jo në një skaner, por në një MRI.
Po kështu, nga zelli i madh, prokurori ka shkelur ligjin, Kodin e Procedurës Penale dhe çdo normë tjetër ligjore, duke regjistruar hetimin dhe porositur arrestin në të njëjtën ditë. Imagjino zellin e madh, kur ashtu siç njoftonin me sms e telefonata familjen time ditë të shtunë, po kështu vendosën burgosjen time në ditë të dielë. Pas shumë peripecive, brenda Prokurorisë së Posaçme, ku gjenden plot zonja e zotërinj me integritet dhe profesionalizëm, më në fund arritën të gjejnë një prokuror për të kryer ekzekutimin tim politik. Pas 3 ditëve në izolim total, mundësia e parë për t’u përballur me prokurorin-ndërtues si person nën hetim qe dita e gjyqit. Leja e tij e ndërtimit është fakt dhe debatet për lejen i pranoi edhe vetë. Eshtë konflikt i pastër interesi dhe ia thashë me rastin më të parë që m’u dha, në mes të klithmave histerike “ndyrësirë… gënjeshtar patologjik… do të ta tregoj unë ty… do ta bëj edhe këtë surprizë” etj. etj.
Si e shpjegon, Grida, që Saliu, pasi poqi 26 vetë në Gërdec, vrau me plumba në mish 4 njerëz me duar në xhepa e që s’ka kërkuar falje për krime monstruoze, i kërkon falje dhe fshiu postimin për Ols Dadon dy ditë përpara se Olsi t’i dorëzonte kokën time? Mos u bëni naivë e të mos i fyejmë inteligjencën njëri-tjetrit. Kishte 500 ditë me Nesti Angonin, zgjodhi fillimin e fushatës! Pra, pas akuzave dhe më pas ndjesës së Saliut, Olsi vendosi të kalojë nga kostumet e tij, te fustanet e bashkëshortes sime! Please Sherlock!
Mbreti i Anglisë i dërgon letër porosi Trump, presidenti amerikan e lexon para kameraveMbreti i Anglisë, Charles III, i ka dërguar një letër presidentit amerikan, Donald Trump përmes kryeministrit britanik, Keir Starmer i cili po zhvillon një vizitë në Uashington.
Trump e ka pranuar letrën dhe e ka lexur përpara kamerave në zyrën ovale gjatë takimit me Starmer.

Monarku i ka bërë një ftesë kreut të Shtëpisë së Bardhë, për një vizitë të dytë shtetërore të paprecedentë në Skoci, në disa vendodhje në pronësi të monarkisë që janë edhe pranë fushave të golfit të Trump.
Kjo nuk ka ndodhur asnjëherë më parë me presidentët amerikanë të cilët në vizitat shtetërore, ose kanë pirë çaj ose kanë drekuar me mbretëreshën Elizabeth në kështjellën Winsdor që ndodhet në Londër.
“Siç do ta dini, kjo është e paprecedentë nga një president i SHBA. Kjo është arsyeja pse do të ishte e dobishme që ne të mund të diskutonim, së bashku, një sërë opsionesh për vendndodhjen dhe përmbajtjen e programit.”- thuhej në letër.
Donald Trump njihet për marrëdhënien e veçantë dhe vlerësimin e lartë që ka pasur me nënën e Charles, mbretëreshën më jetëgjatë të Britanisë së Madhe, Elizabeth.
Madje Trump kishte premtuar se do dëbonte nga SHBA-të Meghan Markle princeshën e Sussex, për mungesën e repsketit që ajo kishte shprehur ndaj familjes mbretërore. Zoom.al/
“11,3kg prova kundër saj”/ Belinda Balluku dërgohet në SPAKKreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka njoftuar se ka kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme kundër korrupsionit, zvkryeministren Belinda Balluku.
Përmes rrjeteve sociale, Bardhi ka thënë se ka dorëzuar disa kilogramë prova që sipas tij faktojnë se Balluku është e përfshirë në korrupsion. Bardhi thotë se do të dërgojë edhe më shumë prova në ditët në vijim.
Postimi i plotë:
“Belinda Balluku = Korrupsion!
11.3 kg prova për korrupsionin e nr. 2 të qeverisë kam dorëzuar këtë javë në SPAK! Edhe më shumë do të jenë nga nesër! Ju ftoj të më ndiqni të Premten, ora 11:30 në një konferencë për shtyp!
p.s. S’i ka ecur fare Ramës me zëvendëskryeministrat!”, shkruan Bardhi./ Zoom.al
Live nga burgu, Erion Veliaj flet sonte ne Top StoryKryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj do të shfaqet mbrëmjen e kësaj të enjteje në një intervistë televizive.
Një lëvizje kjo e paparë ndonjëherë më parë, megjithëse e gjithë prangosja, por edhe aktiviteti që Veliaj ka zhvilluar nga qelia këto kohë nuk kishin ndodhur më herët në Shqipëri.
Veliaj doli nga vetja menjëherë pas vendimit për t’i hequr lirinë, me gjuhë të ashpër ndaj prokurorit të çështjes Ols Dado në komunikimet e vazhdueshme përmes rrjeteve sociale.
Reagimet janë aq të shpeshta sa shumë e kanë konsideruar si një nisje fushate përpara afatit zyrtar./ Zoom.al
Putin paralajmëron Evropën kundër sabotimit të riafrimit SHBA-RusiPresidenti rus, Vladimir Putin ka paralajmëruar të enjten “elitat perëndimore” kundër sabotimit të një riafrimi potencial mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, duke thënë se Moska do t’i angazhonte diplomatët dhe shërbimet e inteligjencës për t’i penguar tentimet e tilla.
Duke folur para Shërbimit rus të Sigurisë (FSB), pasardhësit të KGB-së sovjetike – dikur agjenci e drejtuar nga Putin – presidenti rus ka thënë se është i kënaqur me përparimin që po bëhet për rindërtimin e marrëdhënieve mes Moskës dhe Uashingtonit, ndonëse është shumë herët.
“E theksoj që kontaktet e para me administratën e re amerikane sinjalizojnë një lloj shprese. Ka disponim reciprok që të punojmë për t’i përmirësuar lidhjet mes dy qeverive dhe që gradualisht të zgjidhim numrin e madh të problemeve strategjike që janë krijuar në arkitekturën e sigurisë në botë”, ka thënë Putin.
Ai ka folur me tone pozitive edhe për faktin që “partnerët aktualë” të Rusisë kanë demonstruar atë që ai e ka përshkruar si pragmatizëm dhe realizëm, dhe se janë duke braktisur ‘klishetë ideologjike” të paraardhësve të tyre, që sipas tij, kanë shkaktuar krizë në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Mirëpo, Putin ka thënë se është e qartë se jo të gjitha shtetet janë për përmirësim të marrëdhënieve në mes të dy fuqive më të mëdha bërthamore.
“E kuptojmë se jo të gjithë janë të lumtur me rikthimin e kontakteve ruso-amerikane. Disa elita perëndimore janë ende të vendosura që të ruajnë jostabilitetin në botë, dhe këto forca do të tentojnë të prishin dialogun që ka nisur”, ka thënë Putin.
Ai nuk e ka përmendur ndonjë vend me emër, mirëpo komentet e tij duken se ishin referencë për Bashkimin Evropian dhe Britaninë, të cilat kanë thënë se janë të shqetësuara për mundësinë që Rusia dhe SHBA-ja t’i japin fund luftës në Ukrainë, pa e pasur Kievin dhe BE-në në tavolinën negociuese, dhe që Uashingtoni do të mund të jetë i butë ndaj Moskës. Rel/
Nesër kufizohet qarkullimi në doganën greke, çfarë duhet të keni parasyshNë doganën greke nesër nuk do të qarkullohet si normalisht.
Punonjësit kanë njoftuar grevë më 28 shkurt dhe për pasojë, për qarkullimin e mjeteve do të ketë kufizime drastike.
Nga ora 08:00 deri në 24:00, përveç ambulancave dhe makinave funerale, asnjë mjet transporti nuk do të ketë leje kalimi.
Nga ana tjetër, qytetarët do të kenë mundësi të kalojnë lirshëm.