Aplikacion
Kryeministri Edi Rama në një intervistë dhënë televizionit grek “Mega” është shprehur se ka ndryshuar mendim ndaj presidentit të SHBA, Donald Trump, referuar deklaratës së tij në vitin 2016 kur u shpreh se një fitore e mundshme e Trump do të ishte dëm për votën demokratike.
“Në 2016 nuk i kisha të gjithë flokët e bardhë. Isha më i ri dhe ai nuk ishte president ishte kandidat. Më pas u bë president. Munda ta shoh në veprim nga afër, e sigurisht kam ndryshuar mendim.
Për më tepër mendoj se nëse Europa do të fajësojë Trump për situatën e saj do të ishte gabim i tmerrshëm”, ka deklaruar Rama gjatë intervistës së dhënë në televizionin grek “Mega”.
I pyetur nëse mendon se ka mungesë qeverisjeje në BE, kryeministri Rama tha se kështu siç është Europa ngjan me një pacient me 27 mjekë.
“Europa është projekti më i mrekullueshëm i njerëzimit, por kështu siç është Europa ngjan me një pacient me 27 mjekë. Nuk është panoramë që të jep forcë e siguri. Jo vetëm se janë 27 mjekë por dhe patologë. Nuk është panoramë që të jep forcë e siguri. Jo vetëm se janë 27 mjekë por dhe patologë”, është shprehur Rama.
Në intervistën dhënë medias greke, Rama e quan kërcënimin më të madh që mund ti vijë Evropës, shndërrimin e tij në të parëndësishëm.
Sa i takon ecurisë së procesit të integrimit në BE, Rama tha se megjithë hapat e ndërmarrë duhet bërë shumë më tepër.
“Na duhej Vladimir Putin që Europa të zgjohej për të shtyrë këtë proces, e kemi plan që brenda 2027 ta mbyllim pjesën teknike. Objektivi im është 2030 të jemi së bashku në të njëjtën familje të madhe”, ka deklaruar Rama.
Thellohet skandali/ Edhe rektori i universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku mori tendera në shkelje me ligjin
25 masa arrest me burg u lëshuan sot për stafin e Universitetit Bujqësor në Tiranë, pasi u gjetën shkelje e abuzime miliona lekë me disa tendera për projektet e këtij institucioni.
Lidhur me skandalin, rektori i këtij universiteti, Fatbardh Sallaku njoftoi se do të dalë nesër në mbledhjen e gurpit të PS-së për sqarime, por rezulton se vetë ai është i përfshirë në një aferë të ngjashme.
Fatbardh Sallaku, rezulton i trepunësuar.
Subjekti ku rektori Sallaku ka qenë i punësuar si ekonomist në “Net Group”, rezulton se ka marrë tenderë nga UBT. Janë në total 6 transaksione me vlerë 4,544,165 lekë.

Laerti bëri një kërkesë drejt Vëllait të Madh, për të darkuar me Olën, gjë e cila u shoqërua me shumë debate.
Gjesti, Valbona dhe Aldo e qajtën veprimin e Laertiti si një gjest të shëmtuar vetëm për lojë, me banorët që u përplasën me njëri-tjetri, ndërsa Egli lëshoi një deklaratë të bujshme për banorin, që sipas saj, i pëlqente të nxirat në trup.
Laerti: Kur kam dëgjuar Olën në Prime që tha se i pëlqeja unë, kam parë një afrimitet, një ngrohtësi që mua më ka pëlqyer. Për këtë arsye i kërkova Vëllait të Madh që të kisha një darkë me të. Më dha të drejtën që të kisha darkën e parealizuar.
Valbona: Po gënjen.
Laerti: Valbona çdo dy-tre ditë përfundonte te cepi i “Lori Caffe” dhe më thoshte jetë të lumtur.
Valbona: Zoti Vasili, ke shprehur tre pëlqime në këtë shtëpi. Valbona, Livia dhe tani Ola.
Laerti: Sa për çështjen e Livias, e kam trajtuar si një fëmijë të vogël. Dhe kur kam kam kapur Danjën, e kam pyetur nëse kishte parë ndonjë shikim erotik timin ndaj Livias dhe më tha jo në asnjë mënyrë. Unë kam thënë që nuk zihem me Valbonën. Ajo më ka thënë që të tërhiqem. Nuk e di pse Egli kujtohet në ditën e 65 për këtë deklaratë. Çdo dy-tre ditë kam pasur nga një përqafim shumë të ngrohtë me Eglin dhe i kam thënë kujdes veten.
Egli: Nuk mundem as unë e askush të gënjejë këtu. Kur vishja një fund të shkurtër, Laerti më thoshte ma trego pak atë të nxirën.
Laerti: Egli po gënjen.
Egli: Arsyeja pse kam duruar pa i thënë gjërat, është pikërisht sepse sjellja tepër e mirë e këtyre njerëzve, është që të bën keq kur i bie. Laertiti i kam thënë një gjë, sa e çuditshme, që kur jemi njohur në fillim, kishe një epsh ndaj meje…
Laerti: Jo, jo. Të kam luajtur skenën e torturës.
Egli: Lëre skenën e torturës. Laerti kishte një afeksion ndaj të nxirave në turp, në Laertin që më kujtoi gjyshin kur më zgjonte në mëngjes.
Laerti: Këtë sjellje, e kam pasur para mesazheve?
Egli: Jo, nuk e ke pasur.
Rama intervistë për televizionin grek: Duam heqjen e Ligjit të Luftës, jemi dy popuj të ngjashëm që na ndau komunizmiKryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria e sheh si shumë të rëndësishme heqjen e Ligjit të Luftës që Greqia ka ndaj vendit tonë.
Këtë Rama e tha në një intervistë për televizionin grek “MEGA”, ku u shpreh se Shqipëria dëshiron të zgjidhë mosmarrëveshjet me Greqinë, teksa shpreson anëtarësimin në Bashkimin Europian deri në 2030-ën.
Ai tha se çështja “Beleri” ishte ajo çka shkaktoi probleme në rrugën pozitive mes dy qeverive për të zgjidhur këto mosmarrëveshje.
Pjesë nga intervista:
Mendoj se ende kemi problemin e të qenit fqinjë shumë të vjetër, por në të njëjtën kohë jemi fqinjë shumë të rinj, pasi patëm një ndërprerje prej 50 vjetësh. Greqia kaloi në një diktaturë të tmerrshme fashiste, por e kaloi më shpejt se ne komunizmin. Greqia pati bekimin e BE-së, ndërsa ne nga komunizmi dolëm shumë më keq se komunizmi në vendet e tjera. Kështu që ribërja bashkë e pjesëzave të historisë dhe kjo jetë e rilindur në oborrin tonë të përbashkët nuk ka qenë e lehtë.
Në disa raste kemi qenë viktima të kësaj të shkuare, dhe kemi më shumë se një herë pasur provën që jemi shumë shumë të ngjashëm, shumë ballkanik, shumë mesdhetar dhe sërish vazhdojmë të mbetemi pengje të historisë tonë.
Historia mund të jetë një kurth i madh, ose një burim i madh për të ecur përpara. Ta shohim historinë me sytë e së ardhmes. Marrëdhëniet janë mirë tashmë. Ishin keq për një kohë të gjatë, për një çështje që ishte e rëndësishme për Greqinë, por për ne ishte një ndër çështjet.
Çështja Beleri mund të shkojë në Gjykatën Evropiane…
Jemi një vend demokratik, Greqia është një vend demokratik, respektojmë gjykatat e Eruopës.
Për ne është e rëndësishme që të hiqet ligji i luftës
Është hequr nga Karolos Papulias
Jo, nuk ka ndodhur dhe për ne është e rëndësishme të hiqet. Kemi një traktat miqësie dhe një ligj lufte, kjo është një marrëdhënie skizofrenike.
Arrihet marrëveshja e mineraleve të rralla mes Ukrainës dhe SHBA-veKievi ka rënë dakord me Uashingtonin për një marrëveshjen e mineraleve që zyrtarët ukrainas shpresojnë se do të përmirësojë marrëdhëniet me administratën Trump dhe do të hapë rrugën për një angazhim afatgjatë të sigurisë së SHBA-ve.
Zyrtarët ukrainas thonë se Kievi tani është gati të nënshkruajë marrëveshjen për zhvillimin e përbashkët të burimeve të tij minerale, duke përfshirë naftën dhe gazin, pasi SHBA hoqi kërkesat për të drejtën e 500 miliardë dollarëve të ardhura të mundshme nga shfrytëzimi i burimeve.
Megjithëse tekstit i mungojnë garancitë e qarta të sigurisë, zyrtarët argumentuan se ata kishin negociuar kushte shumë më të favorshme dhe e përshkruanin marrëveshjen si një mënyrë për të zgjeruar marrëdhëniet me SHBA-të për të mbështetur perspektivat e Ukrainës pas tre vjet lufte.
“Marrëveshja për mineralet është vetëm një pjesë e tablosë. Ne kemi dëgjuar shumë herë nga administrata amerikane se është pjesë e një tabloje më të madhe”, tha Olha Stefanishyna, zëvendëskryeministrja e Ukrainës dhe ministrja e drejtësisë që ka udhëhequr negociatat, për Financial Times të martën.
Pasi Presidenti Volodymyr Zelensky hodhi poshtë atë tekst fillestar javën e kaluar, Trump e quajti atë një “diktator” dhe dukej se fajësonte Ukrainën për fillimin e luftës.
Versioni përfundimtar i marrëveshjes, i datës 24 shkurt dhe i parë nga FT, do të krijonte një fond në të cilin Ukraina do të kontribuonte 50 për qind të të ardhurave nga “monetarizimi i ardhshëm” i burimeve minerale në pronësi shtetërore, duke përfshirë naftën dhe gazin, dhe logjistikën përkatëse. Fondi do të investojë në projekte në Ukrainë.
Ai përjashton burimet minerale që tashmë kontribuojnë në arkën e qeverisë ukrainase, që do të thotë se nuk do të mbulonte aktivitetet ekzistuese të Naftogaz ose Ukrnafta, prodhuesit më të mëdhenj të gazit dhe naftës në Ukrainë.
Megjithatë, marrëveshja nuk i referohet garancive të sigurisë së SHBA-ve, për të cilat Kievi kishte insistuar fillimisht në këmbim të pranimit të marrëveshjes. Ai gjithashtu lë që pyetjet thelbësore të tilla si madhësia e aksioneve të SHBA-së në fond dhe kushtet e marrëveshjeve të “pronësisë së përbashkët” të përshkruhen në marrëveshjet pasuese.
Pas tre vitesh në të cilat SHBA ishte donatori kryesor i ndihmës ushtarake të Kievit, Trump e ka përmbysur politikën e Uashingtonit duke hapur bisedime dypalëshe me Rusinë, pa asnjë aleat evropian apo Ukrainën në tryezë.
Zyrtarët ukrainas thanë se marrëveshja ishte miratuar nga ministrat e drejtësisë, ekonomisë dhe të jashtme, dhe parashikonte mundësinë që Zelensky të udhëtonte në Shtëpinë e Bardhë në javët e ardhshme për një ceremoni nënshkrimi me Trump.
“Ky do të jetë një shans për presidentin që të diskutojë se cila është tabloja më e gjerë. Dhe pastaj pas tij, ne do të jemi në gjendje të mendojmë për hapat e ardhshëm”, tha një zyrtar.
Propozimi fillestar gjithëpërfshirës i administratës Trump bëri thirrje për një fond investimi rindërtimi në të cilin SHBA “ruan 100 për qind interes financiar”.
Ukraina do të kontribuojë me 50 për qind të të ardhurave të fondit nga nxjerrja e burimeve minerale, duke përfshirë naftën dhe gazin dhe infrastrukturën përkatëse, deri në një maksimum prej 500 miliardë dollarësh.
Këto kushte, të përshkruara si të papranueshme nga zyrtarët ukrainas, janë hequr nga drafti përfundimtar.
Mandati për fondin për të investuar në Ukrainë është një ndryshim i mëtejshëm që Kievi kishte kërkuar. Dokumenti thotë se SHBA do të mbështesë zhvillimin ekonomik të Ukrainës në të ardhmen.
Qeveria e Zelensky do të duhet gjithashtu të kërkojë miratimin nga parlamenti i Ukrainës, ku deputetët e opozitës kanë sinjalizuar se së paku do të kenë një debat të nxehtë përpara se të ratifikojnë një marrëveshje të tillë.
Karoline Leavitt, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, u tha gazetarëve të martën se ishte “kritike që kjo marrëveshje të nënshkruhet”, megjithëse ajo nuk dha një përditësim mbi bisedimet.
Cilat janë 39 partitë e regjistruara deri tani nga KQZ për garën e 11 majit39 parti politike kanë marrë dritën jeshile nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për të qenë pjesë e garës së 11 majit.
Komisioneri Ilirjan Celibashi regjistroi 24 subjekte politike, mes tyre PSD e Tom Doshit si dhe aleatet historik të Partisë Demokratike; si Republikanët, PBDNJ, Agrarët si dhe Fryma e Re Demokratike.
Pjesë e garës do të jenë dhe subjektet politike të krijuara pas shkëputjes nga gjiri i Partisë “Demokratike si Euroatlantikët” e Lulzim Bashës dhe “Djathtas 1912” e krijuar nga Enkelejd Alibeaj.
Edhe PDIU e Shpëtim Idrizit, i cili nuk ka mbyllur një marrëveshje me Sali Berishën për zgjedhje do jete pjese e garës.
Në zgjedhjet e pranverës do të marrë pjesë edhe “Fronti i Majtë” i Marko Dajtit. Një ditë më parë u regjistruan edhe dy partitë e mëdha PS dhe PD.
Sot në mesnatë skadon afati për regjistrimin e partive politike dhe komiteteve nismëtare.
PARTITË QË U REGJISTRUAN SOT:
Partia Unitetit Kombëtar
Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut
Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian
Partia Lëvizja Atdheu
Partia Lidhja Demokristiane Shqiptare
Partia Drejtësia Shoqërore
Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë
Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve të Shqipërisë
Partia Ora e Shqipërisë
Partia Emigracioni Shqiptar
Partia Komuniste e Shqipërisë
Partia Bashkimi Liberal Demokrat
Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve
Partia “Drejtësi Integrim dhe Unitet
Partia Republikane Shqiptare
Partia Lëvizja Demokratike Për Ndryshim
Partia Socialdemokrate
Fryma e Re Demokratike
Partia Lëvizja për Zhvillim Kombëtar
Partia Personat me Aftësi të Kufizuar
Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare
Partia Lidhja për të Drejtat e Punëtorëve Shqiptarë
Partia Fronti i Majtë
Partia Rruga e Vërtetë Shqiptare
PARTITE QË U REGJISTRUAN DJE:
Partia Lëvizja Shqipëria Bëhet
Partia Nisma Thurje
Partia Lëvizja Bashkë
Partia Mundësia
Partia Demokristiane e Shqipërisë
Partia Lëvizja e Legalitetit
Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë
Partia Kombëtare Konservatore Albania
Partia Demokratike
Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë
Partia “Balli Kombëtar Demokrat
Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar
Partia Balli Kombëtar
Partia e Lirisë
Partia Socialiste e Shqipërisë
Muaji i parë i pranverës sjell zhvillime pozitive për disa shenja të zodiakut, të cilat do të shohin ëndrrat e tyre të realizohen, qoftë në fushën profesionale, qoftë në jetën personale.
Akrepi: Koha për ndryshime dinamike
Nga fillimi i marsit, personat e shenjës së akrepit do të ndiejnë energji intensive që do t’u japë forcë për të hedhur hapa vendimtare përpara. Ambicia e tyre do të shpërblehet, sidomos në fushën profesionale. Hëna e re do t’i ndihmojë të kapërcejnë frikën dhe të ecin me guxim për mundësi të reja.
Çfarë i pret akrepët gjatë marsit:
• Muaji ideal për projekte të reja ose përparim në karrierë.
• Vetëbesim dhe forcë në jetën personale.
• Takime që mund të ndryshojnë rrjedhën e jetës së tyre në dashuri dhe karrierë.
Këshillë: Jini të guximshëm dhe mos kini frikë nga rreziqet, pasi do t’ju çojnë drejt suksesit!
Bricjapi: Zhvillim në karrierë dhe stabilitet financiar
Ju presin mundësi të mëdha për promovime, përpjekje të reja profesionale ose investime fitimprurëse. Hëna e Re do t’i ndihmojë ata të arrijnë qëllimet e tyre.
Çfarë sjell marsi:
• Progres i rëndësishëm në karrierë dhe financa.
• Mundësi të reja profesionale që do të zgjerojnë horizontet e tyre.
• Stabilitet dhe harmoni në jetën personale.
Këshillë: Dëgjoni intuitën tuaj.
Virgjëresha: Zgjerimi i horizonteve dhe rritje personale
Marsi sjell frymëzim për Virgjëreshat. Do të jetë një muaj plot njohuri të reja, udhëtime dhe rritje personale. Yjet i inkurajojnë ata të zgjerojnë botëkuptimin e tyre dhe të realizojnë qëllimet e tyre.
Çfarë do të sjellë:
• Kreativitet dhe ide të reja për zhvillimin e karrierës.
• Mundësi udhëtimi që do të hapin perspektiva të reja.
• Harmonia në marrëdhënie të rëndësishme personale.
Këshillë: Lëreni rutinën pas dhe përqafoni sfida të reja – suksesi ju pret!
Peshqit: Takime romantike dhe fatale
Për Peshqit, Marsi do të jetë plot emocione dhe përvoja emocionuese. Jeta e tyre e dashurisë do të lulëzojë dhe do të tërheqin vëmendjen. Kjo është një periudhë e mirë për marrëdhënie të reja ose për thellimin e atyre ekzistuese.
Çfarë duhet pritur:
• Momente romantike dhe takime që mund të ndryshojnë jetën e tyre.
• Zhvillimi shpirtëror dhe intuitë e zgjeruar.
• Mundësi të reja për shprehje krijuese.
Këshillë: Jini të hapur ndaj ndjenjave të reja dhe lëreni dashurinë të hyjë në jetën tuaj.
Papa Françesku ende në gjendje kritikeGjendja shëndetësore e Papa Françeskut mbetet kritike, por e qëndrueshme, sipas buletinit të fundit të Vatikanit.
Nuk janë shënuar episode të reja akute respiratore, ndërsa parametrat e tij hemodinamikë vazhdojnë të jenë stabël.
Kontrolle të vazhdueshme mjekësore
Në mbrëmje, Ati i Shenjtë iu nënshtrua një skaneri të planifikuar për të monitoruar evolucionin e pneumonisë bilaterale, por rezultatet e tij nuk janë bërë ende publike. Burime nga Vatikani shpjegojnë se mjekët janë ende duke i analizuar të dhënat, ndaj nuk është dhënë ende një përfundim zyrtar mbi gjendjen e tij pulmonare.
Pavarësisht se Papa vuan nga insuficienca renale, ajo cilësohet si “e lehtë” dhe “jo shqetësuese”, sipas burimeve nga Vatikani. Oksigjenimi me flukse të larta po vijon të përdoret për të ndihmuar frymëmarrjen e tij, me rregullime sipas nevojës.
Rikthimi në aktivitet pas Eukaristisë
Në mëngjes, Papa mori Sakramentin e Eukaristisë dhe më pas rifilloi aktivitetet e tij të punës, duke treguar një shenjë të qëndrueshmërisë së tij pavarësisht gjendjes delikate.
Prognosa mbetet e rezervuar
Mjekët mbeten të kujdesshëm në vlerësimet e tyre dhe prognosa vijon të mbetet e rezervuar. Vatikani nuk ka dhënë një afat të saktë për përmirësimin ose daljen e tij nga spitali.
Të gjithë besimtarët në mbarë botën vijojnë të luten për shëndetin e Atit të Shenjtë, ndërsa monitorimi mjekësor i tij vazhdon me kujdes maksimal.
“Të erdhi Ola nga ‘Përputhen’ dhe the po i futem”, Valbona xheloze për LaertinNjë debat i fortë ka ndodhur mes Valbonës dhe Laertit, pasi mesa duket moderatorja ka nisur të bëhet xheloze për aktorin.
Valbona shprehet se Laerti e ka “tallur” dhe se tani po merret me Olën, një nga banoret e reja.
DEBATI:
Valbona: Pse të kanë shkarkuar nga radio?
Laerti: Nga cila radio se nuk kam punuar në radio.
Valbona: Të erdhi Ola nga “Përputhen” dhe the po i futem.
Laerti: Po ti çfare ke, a ke refuzuar?
Valbona: Të të nxjerr fytyrën ty, o i poshtër se je tallur me mua, më the do të bëj femrën më të lumtur.
Laerti: Po, të thashë dhe ti më the jo.
VOA: Në Greqi interesim i ulët i shqiptarëve për regjistrimin në zgjedhjet e 11 majitKomisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat deri më 24 shkurt, ku vërehet se mbi 80 mijë shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në Greqi kanë kërkuar të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri.
Qytetarët shqiptarë në Greqi përbëjnë rreth rrreth 28% të kërkesave për të votuar nga rreth 227 mijë kërkesa që janë deri tani në total nga diaspora.
Qytetarët shqiptarë në Greqi renditen pas qytetarëve shqiptarë që jetojnë në Itali, të cilët kanë dorëzuar deri më tani në KQZ rreth 111 mijë kërkesa.
Sipas bazës elektronike të të dhënave të KQZ rreth 50 mijë qytetarëve shqiptarë që jetojnë në Greqinë fqinje u është pranuar kërkesa dhe janë miratuar si zgjedhës nga Komisioni Qëndror I Zgjedhjeve, ndërsa rreth 13 mijë prej tyre janë refuzuar për mungesë dokumentacioni.
Të dhënat e Ministrisë greke të Emigracionit në Janar të këtij viti flasin se rreth 277 mijë shqiptarë rezultojnë me lejeqëndrimi të rregullta në Greqi duke përbërë 55,9% të të huajve në këtë vend.
Kësaj shifre për shqiptarët në Greqi i shtohen edhe rreth 15 mijë pjesëtarë të pakicës greke të cilët kanë në Greqi një status tjetër atë të “homogjenit” dhe e kanë të drejtën për të votuar në Shqipëri pasi e kanë ruajtur nënshtetësinë shqiptare edhe pas emigrimit në Greqi.
Por, sipas analistëve të shtypit nga Athina, shifra e shqiptarëve me dokumente shqiptare në Greqi, por që nuk kanë ende lejeqëndrimi greke, mund të jetë shumë më e lartë se të dhënat e ministrisë greke të Emigracionit.
Regjistrimi deri tani i rreth 50 mijë prej për të votuar në zgjedhjet shqiptare flet për një ritëm ende të ulët ndërkohë që afati i regjistrimit për të votuar skadon më 4 mars.
Partitë kryesore politike shqiptare kanë zhvilluar ditët e fundit fushata intensive në disa zona të Greqisë të banuara në masë të madhe nga emigrantët shqiptarë duke i nxitur të regjistrohen dhe të votojnë.
Ndërkohë autoritetet shqiptare ndërmorën disa hapa fillimin e këtij viti për të mundësuar në disa ishuj greke pajisjen me dokumente identiteti të qytetarëve shqiptarë përmes platformave të lëvizshme për t`u mundësuar regjistrimin në zgjedhjet shqiptare të 11 majit.
Sipas vlerësimeve të Institutit shqiptar të Statistikave në studimin “Diaspora në shifra 2020” numri i shtetasve shqiptarë jashtë vendit llogaritet deri në këtë vit të jetë rreth 1,68 milionë të cilët përbjnë rreth 37 % të shtetasve shqiptarë në total.
Ndërkohë sipas të dhënave jo zyrtare në janar të vitit 2025 numri i shqiptarëve në diasporë ka shkuar në rreth 1,75 milionë.
Deri mesditën e së martës së 24 shkurtit në bazën e të dhënave për regjistrimin e votuesve nga jashtë të KQZ rezultonin 226780 shtetas shqiptarë që kanë bërë kërkesë për regjistrim për të votuar me postë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Deri tani sipas KQZ 181,371 shtetasve u është miratuar kërkesa dhe 39,282 u është refuzuar.
Qarqet me numrin më të madh të zgjedhësve nga jashtë vendit të regjistruar deri më tani janë Tirana, Fieri, Durrësi, Elbasani, Korça dhe Vlora. /voa