Aplikacion
Friedrich Merz ka mundësi të bëhet kancelari i 10-të i Gjermanisë pas Luftës së Dytë Botërore.
Ai iu bashkua partisë konservatore gjermane Bashkimi Kristian Demokrat më 1972 dhe u zgjodh deputet për herë të parë në Parlamentin gjerman në vitin 1994. Ngritja në krye të partisë megjithatë ka qenë e vonshme për zotin Merz, karrieria politike e të cilit në vitet 2000 dukej se kishte marrë fund. Kronika në vijim sjell detaje rreth biografisë dhe karrierës politike të zotit Merz.
Fituesi i zgjedhjeve kombëtare në Gjermani Friedrich Merz ka thënë se do ta bëjë përparësi unitetin evropian dhe sigurinë e kontinentit, ndërsa përballet me administratën e re amerikane të Presidentit Donald Trump.
“Sapo të arrijmë një qëndrim të përbashkët evropian, ne do të shihemi si një partner i fortë në Uashington”, tha zoti Merz gjatë fjalimit të tij në Forumin Ekonomik Botëror më 22 janar në Davos të Zvicrës.
Zoti Merz ka mbështetur prej kohësh një marrëdhënie të fortë transatlantike.
“Nuk kam asnjë iluzion për atë që po ndodh në Amerikë”, u tha ai mbështetësve. “Ne jemi nën trysni të madhe. Përparësia ime kryesore tani është të krijoj unitet në Evropë”.
Ai është gjithashtu mbështetës i Ukrainës.
“Lufta në Ukrainë është një pikë kthese epokale. Një nga detyrat qendrore të qeverisë së ardhshme gjermane do të jetë të sigurojë që Evropa jo vetëm t’i mbijetojë kësaj, por që ndoshta edhe të dalë pak më e fortë”, tha zoti Merz më 23 janar në Berlin.
Blloku i tij konservator, fitoi të dielën një numër të mjaftueshëm vendesh në parlamentin gjerman për të ndërtuar një koalicion me Socialdemokratët e qendrës së majtë (SPD), të kancelarit në largim, Olaf Scholz. Ai e ka përjashtuar mundësinë e koalicionit me partinë e së djathtës së skajshme, Alternativa për Gjermaninë (AfD), pavarësisht se kjo parti doli e dyta.
Fitorja e politikanit konservator 69-vjeçar është një histori rikthimi pasi karriera politike e zotit Merz dukej se kishte marrë fund në vitet 2000.
Arsyeja për këtë ishte Angela Merkel, dikur bashkëpunëtorja kryesore e tij në partinë demokristiane.
“Ata donin të reformonin partinë pas periudhës së gjatë nën udhëheqjen e Helmut Kohl-it. Më pas pati një konflikt për pushtet mes të dyve. Angela Merkel fitoi. Ajo u bë kancelare në vitin 2005 dhe më pas ai u largua nga politika”, thotë gazetari gjerman Volker Resing autor i biografisë së sapo botuar “Friedrich Merz: Rruga e tij drejt pushtetit”.
Ish Kancelarja Merkel e ka përshkruar zotin Merz si politikan me aftësi të shkëlqyera komunikimi. Megjithatë, ajo e ka pranuar se dëshira e të dyve për pushtet ishte një problem në marrëdhënien e tyre.
“Jemi pothuajse të një moshe… U rritëm krejtësisht ndryshe, gjë që ishte më tepër një mundësi se një pengesë”, shkruan ajo në librin e saj “Liria”.
“Megjithatë, kishte një problem, që nga fillimi: Të dytë donim të ishim në krye”, shkruan më tej zonja Merkel.
Të dy gjithashtu kanë një të kaluar shumë të ndryshme nga njëri tjetri. Angela Merkel lindi dhe u rrit në Gjermaninë Lindore. Zoti Merz përfaqëson një rajon rural në parlament që ishte pjesë e Gjermanisë Perëndimore.
“Ai vjen nga rajoni Sauerland. Ata janë njerëz që jetojnë në fshat, janë njerëz të arsyeshëm dhe ndoshta pak të rezervuar. Kjo është ajo që e ka formësuar zotin Merz: jeta rurale”, thotë gazetari Resing.
Friedrich Merz iu bashkua partisë konservatore gjermane më 1972 dhe u zgjodh në Parlamentin Evropian më 1989. Ai u bë deputet për herë të parë në Parlamentin gjerman në vitin 1994.
Zonja Merkel konsolidoi kontrollin e saj në qendrën e djathtë të Gjermanisë, pasi Bashkimi Kristian Demokrat humbi ngushtë në zgjedhjet e vitit 2002. Ajo e largoi zotin Merz nga pozita e udhëheqësit të grupit të saj parlamentar, duke e marrë vetë këtë detyrë, përveç asaj të udhëheqjes së partisë. Ajo vazhdoi të udhëheqë Gjermaninë nga viti 2005 deri më 2021.
Gjatë kohës kur nuk u mor me politikë, zoti Merz punoi si avokat dhe biznismen, duke udhëtuar shpesh në Shtetet e Bashkuara dhe Kinë.
Zoti Merz nisi rikthimin e tij në politikë vetëm pasi zonja Merkel dha dorëheqjen si udhëheqëse e partisë CDU më 2018.
Megjithatë, fillimisht ai humbi me rezultat të ngushtë ndaj kandidatëve me bindje më të qendrës, më 2018 dhe fillimet e 2021-shit.
Ai u zgjodh si udhëheqës i partisë në përpjekjen e tretë, pas humbjes së qendrës së djathtë përballë kancelarit në largim, Olaf Scholz, në zgjedhjet e vitit 2021.
Ai vlerësohet si shumë më konservator se sa zonja Merkel.
“Ai mbështet politika më të rrepta ndaj migracionit. Ai kërkon që fillimisht të mbyllen kufijtë që të marrë fund situata e mbingarkesës me të huajt që kemi momentalisht në Gjermani. Kjo çon në mosmarrëveshje me politikanët e qendrës”, thotë gazetari gjerman Volker Resing.
Sipas biografit të zotit Merz, Volker Resing, “mënyra e të bërit politikë nga Merz” nuk është të shmangë përballjet me çdo çmim.
“Friedrich Merz gjithashtu pëlqen të provokojë dhe beson se një sasi e caktuar provokimi mund të nisë një debat dhe ndoshta një zhvillim të vërtetë”.
Një fakt interesant për kandidatin kryesor për kancelar të Gjermanisë është se ai ka licencë piloti. Zoti Merz ndonjëherë e drejton vetë avionin e tij të vogël nga shtëpia në Sauerland në Gjermaninë perëndimore drejt Berlinit, herët në mëngjeset e së hënës.
Ai ka vazhduar të fluturojë, pavarësisht orëve të gjata nga puna e tij si udhëheqës i opozitës dhe kritikave herë pas here se ka një hobi të një njeriu të pasur.
“Kur flisni me të për fluturimin, sytë e tij shkëlqejnë”, tha gazetari gjerman Resing. “Ai thotë se kur je mbi re, ajo është liria”.
Si politikan, zoti Merz gjithmonë ka mbrojtur vlerat konservatore dhe ka theksuar rëndësinë e familjes.
Ai u njoh me bashkëshorten e tij, Charlotte, e cila tani është gjykatëse, ndërkohë që studionte për drejtësinë. Çifti ka tre fëmijë të rritur. Voa/
Elseid Hysaj humb ndeshjet e Shqipërisë me Anglinë dhe AndorrënStafi i mjekëve të Lacios është i bindur se Elseid Hysaj nuk do të rikthehet në fushat e lojës përpara grumbullimit të parë të Kombëtareve për 2025-ën.
Siç dihet Shqipëria nis fushatën e Eliminatoreve Kupa e Botës 2026 më 21 mars në “Wembley” përballë Anglisë ndërsa tre ditë më vonë pret në “Air Albania” ekipin e Andorrës.
Për të dy këto ndeshje Silvinjo nuk do të mund të grumbullojë mbrojtësin shkodran.
Sipas mejkëve të Lacios dëmtimi në kofshë parashikohet ta lërë jashtë fushave shkodranin edhe për gati 30 ditë të tjera.
Tiri shpreh pëlqim për një banore në shtëpi, reagon KrisaNë Big Brother VIP Albania, një bisedë mes Tirit dhe Aldos ka ngjallur shumë pikëpyetje dhe reagime.
Gjatë një diskutimi, Aldo e pyeti Tirin për një deklaratë të tij më parë, ku ai kishte thënë se i pëlqente një vajzë në shtëpi. Tiri u shpreh:
Jo që më pëlqen një vajzë… Mund të kem pëlqim
duke sugjeruar se mund të kishte interes për dikë, por pa e bërë të qartë se për kë ishte fjala.
Kur Aldo e pyeti më tej për emrin e vajzës, Tiri iu përgjigj me humor:
Kam një pikë të dobët për Rozana Radin.
Ky koment i Tirit e çoi bisedën më tej, dhe Aldo e quajti këtë një gënjeshtër.
Kjo situatë nuk mbeti pa reagime as jashtë shtëpisë. Krisa, e cila ka një lidhje me Tirin, e komentoi këtë ngjarje përmes një videoje që qarkulloi shumë. Ajo shprehu se shpresonte që gjithçka të ishte thjesht një lojë dhe një provokim i Tirit, pasi ishte një pjesë e dinamizmit të show-t.
Ajo shtoi se nuk mund ta hedhte poshtë Tirin për një thënie të tillë, duke theksuar se janë pjesë e një loje dhe provokimesh.
Shpresoj shumë që kjo të jetë një lojë, të mos jetë e vërtetë, uroj. Nuk mund ta hedh dot njeriun e zemrës poshtë për një fjalë, pra për atë që ka thënë sepse jemi në Big Brother është lojë provokimesh, lojë nervash. Ama di të them se nëse unë futem sërish në shtëpi, do sqarohen shumë situata, që janë të pazgjidhura, të lëna pezull, por edhe me Tirin sigurisht
Krisa gjithashtu u shpreh se nëse ajo do të kthehej sërish në shtëpi, do të ishte e gatshme të sqaronte shumë situata të pazgjidhura dhe të lëna pezull, përfshirë edhe ato që kishin të bënin me Tirin. Reagimi i saj tregoi se ajo ishte ende e hapur për të kuptuar më shumë për këtë situatë dhe për të ruajtur lidhjen me Tirin.
Organizata e Kombeve të Bashkuara hodhi poshtë të hënën rezolutën amerikane për të zbutur qëndrimin e Asamblesë së Përgjithshme ndaj luftës së Rusisë në Ukrainë. Presidenti amerikan Donald Trump po bën përpjekje të ndërmjetësojë paqen në Ukrainë, pas tre vjetësh luftë me forcat ruse. Votimi në OKB i jep Kievit dhe aleatëve evropianë një fitore diplomatike.
Asambleja e Përgjithshme prej 193 anëtarësh votoi mbi projekt-rezolutat rivale, një nga Uashingtoni dhe një e shkruar nga Ukraina dhe shtetet evropiane për të shënuar përvjetorin e tretë të sulmit rus në Ukrainë.
Shtetet e Bashkuara u detyruan të abstenonin në votimin e rezolutës së tyre, pasi vendet evropiane ndryshuan me sukses versionin e Uashingtonit për ta formuluar në një mënyrë të tillë që pasqyronte mbështetjen e OKB-së për Kievin gjatë luftës, përfshirë sovranitetin, pavarësinë, unitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.
“Kjo luftë nuk ka patur asnjëherë të bëjë vetëm për Ukrainën. Ka të bëjë me të drejtën themelore të çdo vendi për të ekzistuar, për të zgjedhur rrugën e tij dhe për të jetuar i lirë nga agresioni”, tha në fjalimin e saj përpara votimit zëvendësministrja e jashtme e Ukrainës, Betsa Mariana.
Përballja në Kombet e Bashkuara ndodhi pasi Presidenti Trump nisi përpjekjet për të ndërmjetësuar përfundimin e luftës, duke shkaktuar përçarje me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. Kjo përpjekje gjithashtu ka ngritur shqetësimin mes aleatëve evropianë se ata dhe Kievi mund të përjashtohen nga bisedimet e paqes. Zyrtarët amerikanë dhe rusë u takuan të martën e kaluar.
Rezoluta e ndryshuar e hartuar nga Shtetet e Bashkuara mori 93 vota pro, ndërsa 73 shtete abstenuan dhe tetë votuan kundër. Rusia dështoi gjithashtu të ndryshou tekstin e rezolutës së Shteteve të Bashkuara.
Përpara votimit për tekstin e Shteteve të Bashkuara, Ambasadorja amerikane në OKB, Dorothy Shea tha se ndryshimet e propozuara evropiane dhe ruse ishin “një luftë fjalësh në vend të përpjekjes të arrihet fundi i luftës”.
Votimi në Këshillin e Sigurimit
Asambleja miratoi rezolutën e hartuar nga Ukraina dhe vendet evropiane me 93 vota pro, 65 abstenime dhe 18 vota kundër. Së bashku me Shtetet e Bashkuara, disa vende të tjera që votuan kundër ishin Rusia, Koreja e Veriut dhe Izraeli.
“Sot kolegët tanë amerikanë e kanë parë vetë se rruga drejt paqes në Ukrainë nuk do të jetë e lehtë dhe do të ketë shumë që do të përpiqen të sigurohen që paqja të mos arrihet për aq kohë sa të jetë e mundur. Megjithatë, kjo nuk duhet të na ndalojë”, i tha asamblesë ambasadori i Rusisë në OKB, Vassily Nebenzia.
Teksti origjinal i propozimit amerikan ishte tre paragrafë, ku shprehej keqardhja për humbjen e jetëve gjatë “konfliktit Rusi-Ukrainë”, duke përsëritur se qëllimi kryesor i OKB-së është të ruajë paqen dhe sigurinë ndërkombëtare dhe të zgjidhë në mënyrë paqësore mosmarrëveshjet si dhe duke kërkuar një fund të shpejtë të konfliktit dhe një paqe të qëndrueshme.
Por amendamentet evropiane shtuan referenca për agresionin në shkallë të gjerë të Rusisë kundër Ukrainës dhe nevojën për një paqe të drejtë, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse në përputhje me Kartën themeluese të OKB-së dhe riafirmuan mbështetjen e OKB-së për sovranitetin, pavarësinë, unitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.
“Bota do paqe. Ukraina do paqe”, tha ambasadori i Kanadasë në OKB, Bob Rae. “Pyetja është: çfarë lloj paqeje do të jetë ajo? A do të jetë një paqe e bazuar në drejtësi dhe në kartën e OKB-së dhe në parimet për të cilat ne qëndrojmë? Apo do të jetë një paqe që është rezultat i një detyrimi?”.
Këshilli i Sigurimit prej 15 anëtarësh do të votojë gjithashtu për të njëjtin tekst të Shteteve të Bashkuara të hënën në mbrëmje. Një rezolutë e këshillit ka nevojë për të paktën nëntë vota pro dhe asnjë veto nga SHBA-të, Rusia, Kina, Britania ose Franca, për t’u miratuar.
Anëtarët evropianë të këshillit pritet të propozojnë një votim për të njëjtat amendamente në tekstin e Shteteve të Bashkuara që u paraqitën në Asamblenë e Përgjithshme. Një zyrtar i Departamentit të Shtetit tha se Shtetet e Bashkuara ishin të përgatitura për të vënë veton ndaj çdo amendamenti të propozuar. Voa/
Lulzim Basha regjistron partinë në emër të Endri Hasës. Nuk është kryetarPartia “Koalicioni Euroatlantik” i Lulzim Bashës ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, kërkesën për t’u regjistruar në zgjedhjet parlamentare të 14 majit.
Por çfarë bie në sy më kërkesën e depozituar në KQZ, është që Lulzim Basha nuk është kryetar i partisë.
Endri Hasa është paraqitur në cilësinë e kryetarit të koalicionit.
Kërkesa është dorëzuar një ditë para përfundimit të afatit.
Në një dalje për media, Endri Hasa ka thënë se “Koalicioni Euroatlantik” është në mbështetje të drejtësisë, në mbështetje të SPAK.
Sa i përket mundësive për koalicion, Hasa thekson se janë pro partive që i bashkohen konceptit për listë të hapur, për ata që mund të sjellin vlera, të ofrojmë kandidatët më të mire si dhe me ata duan t’i japin fund një kënete dhe një moçali politik 34-vjeçar.
Përpjekja e dëshpëruar e Veliajt/ Mediat pranë tij publikojnë audion e përplasjes me Ols DadonKryebashkiaku i Tiranës, Erion veliaj vijon nga qelia përpjekjen e dëshpëruar për të fituar ‘betejën’ ndaj prokurorit të Prokurorisë së Posaçme, Ols Dado.
Pas reagimeve të një pas njëshme Veliaj, publikoi sot një transkript të përplasjes së tij me prokurorin Dado ku pretendonte se ky i fundit e kishte kërcënuar dhe kishte përdorur ndaj tij fjalën fyese “ndyrësirë”.
Por në një reagim të mëvonshëm pas verifikimit të audios, Gjykata e Posaçme përgënjeshtroi dhe hodhi poshtë deklaratën e Veliajt.
“Pjesa e procesverbalit të publikuar nga personi nën hetim, Erion Veliaj, në rrjetin e tij social ‘Facebook’ është e pavërtetë”, deklaroi GJKKO në përgjigje të pyetjeve nga mediat. GJKKO tha gjithashtu se nuk kishte gjetur përdorim të fjalës “ndyrësirë”.
As avokati i Veliajt nuk kishte qenë i sigurtopër të njëjtën fjalë. I pyetur nga BIRN, ai nuk e kishte konfirmuar një gjë të tillë.
SPAK-u po ashtu reagoi duke publikuar edhe faksimile të procesverbalit zyrtar të gjyqit dhe mohoi përdorimin e fyerjes nga prokurori.
Mëgjithatë, disa orë më vonë, një nga mediat, pranë Veliajt dhe partisë Socialiste, publikoi audion nga debati Veliaj-Dado, por as aty nuk dallohet qartë, kush thotë çfarë.
Mundësi në karrierë dhe dashuri/ Marsi vjen me ndryshime pozitive për këto shenja horoskopiMuaji i parë i pranverës sjell zhvillime pozitive për disa shenja të zodiakut, të cilat do të shohin ëndrrat e tyre të realizohen, qoftë në fushën profesionale, qoftë në jetën personale.
Akrepi: Koha për ndryshime dinamike
Nga fillimi i marsit, personat e shenjës së akrepit do të ndiejnë energji intensive që do t’u japë forcë për të hedhur hapa vendimtare përpara. Ambicia e tyre do të shpërblehet, sidomos në fushën profesionale. Hëna e re do t’i ndihmojë të kapërcejnë frikën dhe të ecin me guxim për mundësi të reja.
Çfarë i pret akrepët gjatë marsit:
• Muaji ideal për projekte të reja ose përparim në karrierë.
• Vetëbesim dhe forcë në jetën personale.
• Takime që mund të ndryshojnë rrjedhën e jetës së tyre në dashuri dhe karrierë.
Këshillë: Jini të guximshëm dhe mos kini frikë nga rreziqet, pasi do t’ju çojnë drejt suksesit!
Bricjapi: Zhvillim në karrierë dhe stabilitet financiar
Ju presin mundësi të mëdha për promovime, përpjekje të reja profesionale ose investime fitimprurëse. Hëna e Re do t’i ndihmojë ata të arrijnë qëllimet e tyre.
Çfarë sjell marsi:
• Progres i rëndësishëm në karrierë dhe financa.
• Mundësi të reja profesionale që do të zgjerojnë horizontet e tyre.
• Stabilitet dhe harmoni në jetën personale.
Këshillë: Dëgjoni intuitën tuaj.
Virgjëresha: Zgjerimi i horizonteve dhe rritje personale
Marsi sjell frymëzim për Virgjëreshat. Do të jetë një muaj plot njohuri të reja, udhëtime dhe rritje personale. Yjet i inkurajojnë ata të zgjerojnë botëkuptimin e tyre dhe të realizojnë qëllimet e tyre.
Çfarë do të sjellë:
• Kreativitet dhe ide të reja për zhvillimin e karrierës.
• Mundësi udhëtimi që do të hapin perspektiva të reja.
• Harmonia në marrëdhënie të rëndësishme personale.
Këshillë: Lëreni rutinën pas dhe përqafoni sfida të reja – suksesi ju pret!
Peshqit: Takime romantike dhe fatale
Për Peshqit, Marsi do të jetë plot emocione dhe përvoja emocionuese. Jeta e tyre e dashurisë do të lulëzojë dhe do të tërheqin vëmendjen. Kjo është një periudhë e mirë për marrëdhënie të reja ose për thellimin e atyre ekzistuese.
Çfarë duhet pritur:
• Momente romantike dhe takime që mund të ndryshojnë jetën e tyre.
• Zhvillimi shpirtëror dhe intuitë e zgjeruar.
• Mundësi të reja për shprehje krijuese.
Këshillë: Jini të hapur ndaj ndjenjave të reja dhe lëreni dashurinë të hyjë në jetën tuaj.
Trump deklaratë të papritur: Ja kur mund të përfundojë lufta në UkrainëPresidenti amerikan Donald Trump a thënë se fundi i luftës në Ukrainë mund të vijë brenda pak javësh nëse palët tregohen të zgjuara.
Deklaratat Trump i bëri gjatë një kofnerence për shtyp me presidentin francez Emanuel Macron i cili mbërriti në Uashington këtë të hënë.
“Lufta mund të përfundojë brenda pak javësh, nëse jemi të zgjuar. Nëse jo, ajo do të vazhdojë e do të vazhdojë të marrë jetë njerëzish të bukur dhe të rinj të cilët nuk duhet të vdesin.”- tha Trump.
I pyetur nga gazetarët, Trump tha gjithashtu se Putin nuk do të ketë asnjë problem të pranojë trupa paqeruajtës në Ukrainë.
“Po, unë e kam pyetur specifikisht, nuk do të ketë asnjë problem. Sepse nëse arrijmë paqen, të cilën unë besoj se do e arrijmë, ai nuk do të jetë duke kërkuar më luftë.”- tha gjithashtu kreu i Shtëpise se Bardhë.
Ndërsa presidenti francez, Macron tha se Evropa është e gatshme për tu angazhuar më shumë e për të qenë një partner më i fortë në mbrojtje ndërsa kërkoi përfshirje në sigurimin e çdo zgjidhjeje për paqen në Ukrainë.
Ai përsëriti prpozimin që disa vende evropiane janë të gatshme për të dërguar trupa paqeruajtës në Ukrainë si garanci sigurie pas nënshkrimit të një traktati paqeje.
Hasmëria duket se është pista kryesore e ngjarjes që ndodhi pasditen e kësaj të hëne në një fshat të Laçit e ku u vra 67-vjeçari Dod Mamli.
Kjo pasi dy djemtë e viktimës, i cili u qëllua me armë zjarri fare pranë banesës së tij, kanë qenë të përfshirë në një ngjarje të vitit 2015 që njihet ndryshe si “masakra e Mamurrasit”.
Konkretisht, Enrik Mamli, ka vrarë Naim Tafënnë vitin 2015 për shkak të një konflikti të sjellë në Shqipëri nga një tjetër shtet e që e kishte zanafillën në një borxh prej rreth 250 mijë eurosh.
NGJARJA E VITIT 2015
Mesditën e 23 shtatorit të vitit 2015, rreth orës 11:30 minuta, Tom Mamli, Paulin Mamli, Enrik (Elton) Mamli kanë rrahur dhe goditur me sende të forta Dorjan Mamlin, pasi ky i fundit kishte ndërhyrë për të negociuar konfliktin që kishte Enrik Mamli me Edmond Tafën, djalin e xhaxhait të Naim Tafës (viktima). Sipas burimeve, konflikti mes tyre kishte nisur në Itali për një borxh prej 250 mijë eurosh që Enrik Mamli kishte pasur ndaj Tafës për hesape prostitucioni. Gjatë sherrit në lokal, i dëmtuar fizikisht mbeti Dorjan Mamli, i cili ishte qëlluar me grushte e mjete të forta nga kushërinjtë e tij.
Ndërkohë, kur vëllezërit Mamli po largoheshin me mjetin “Range Rover” me targa AA 481 JT, janë përplasur nga mjeti “Benz” me targa AA 077 CN në të cilin lëviznin Gentjan Elezi, Taulant Bebri (Arjan Tafa) dhe Naim Tafa. Këta persona ishin vënë në dijeni të konfliktit të ndodhur në lokal. Pas përplasjes së automjeteve, personat që ndodheshin në të dyja makinat kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të njëri-tjetrit, ku i vdekur mbeti Naim Tafa, 35 vjeç dhe u plagosën Altin Çoku, 30 vjeç; Idriz Tafa, 59 vjeç; Taulant Bebri (Arjan Tafa), 26 vjeç dhe Besim Xhetani 68 vjeç.
Në atë kohë policia raportoi se Elez Tafa, Besim Xhetani dhe Altin Çoku ishin kalimtarë të rastit dhe nuk kanë pasur asnjë lidhje me ngjarjen në fjalë. P as masakrës, policia arrestoi Enrik Mamlin, Taulant Bebrin (Arjan Tafa) dhe Dorjan Mamlin. Ndërsa, në kërkim u shpallën Tom Mamli (personi që u prangos me vone pas ngjarjes), Paulin (Roland) Mamli dhe Gentjan Elezi (Tafa). Në vendin e ngjarjes u sekuestruan 12 gëzhoja fishekësh të armëve të zjarrit, 11 prej të cilave brenda në makinën e Enrik Mamlit.
Kjo makinë u gjet nga policia e braktisur, rreth 300 m larg vendit të ngjarjes në përpjekje për t’u larguar. Gjithashtu, policia sekuestroi një armë zjarri automatik model 56 kalibër 7.62 mm, e përdorur prej Enrik Mamli. Prokuroria e Kurbinit kërkoi 107 vjet burgim në total për 4 personat e akuzuar për Masakrën e Mamurrasit. Të pandehurit Elton Mamli dhe Tom Mamli, vëllezër me njëri-tjetrin, në dt. 23.09.2015, kanë zhvilluar një konflikt të ashpër të armatosur me kushërinjtë Gazmir dhe Taulant Tafa, në qendër të Mamurrasit, pranë stacionit të Trenit.
Nga konflikti i armatosur mbeti i vdekur Naim Tafa, i cili ishte i përfshirë në përleshje. Ndërkohë që u plagosën rastësisht shtetasit Idriz Tafa dhe Altin Çoku, të cilët gjendeshin, bashkë me shumë persona të tjerë, në zonën e stacionit të trenit.
Në përfundim të gjykimit, Prokuroria e Kurbinit kërkoi dënimet si më poshtë:
Tom Mamli të dënohet me 33 vjet burgim
Elton Mamli të dënohet me 26 vjet burgim
Gazmir Tafa të dënohet me 24 vjet burgim
Taulant Tafa të dënohet me 24 vjet burgim
Gjithashtu, Prokuroria e Kurbinit kërkoi dënimin me 2 vjet burgim për shtetasin Dorian Mamli, i akuzuar për “Moskallëzim krimi”.
Edhe për ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me mot të vranët e intervale të shkurtra kthjellimi.
Prezencë e reshjeve të shiut me intensitet të ulët fillimisht përgjatë vijës bregdetare, kryesisht në pjesën e parë të ditës për tu shtrirë më pas në pjesën më të madhe të vendit.
Reshjet parashikohen të jenë të herëpashershme me intensitet të ulët të karakterit lokal.
Era do të fryjë e lehtë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi deri 8-10m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri në 15m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 5 deri 11°C
në zonat e ulëta 7 deri 16°C
në zonat bregdetare 8 deri 15°C